13.03.2017 Views

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

8zpz7dxQc

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri | 1. Hyrje

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse rregullohet nëpërmjet një

standardi ndërkombëtar, “Standardi EITI” që siguron më shumë

transparencë rreth administrimit të burimeve të naftës, gazit dhe

mineraleve të tjera. Standardi EITI zëvendësoi rregullat e mëparshme EITI

në korrik 2013. Në kuadrin e përmirësimeve të vazhdueshme Standardi

EITI u ndryshua më tej në janar 2015 dhe shkurt 2016.

Standardi EITI është hartuar nga një koalicion ndërkombëtar i qeverive,

shoqërive që operojnë në këtë industri dhe organizatave të shoqërisë civile,

që veprojnë njëkohësisht edhe si mbikqyrës të zbatimit të tij. Ai bazohet në

besimin se përdorimi i matur i burimeve natyrore sjell rritje ekonomike,

zhvillim të qëndrueshëm dhe reduktim të varfërisë në vendet e pasura me

burime natyrore.

Sipas këtij standardi, shoqëritë publikojnë atë që paguajnë dhe shtetet

publikojnë atë që arkëtojnë. Këto pagesa paraqiten në raportin vjetor të

EITI-t, i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe do të promovohet në mënyrë

aktive që t’i lejojë qytetarët të kuptojnë se sa mbledh Shteti nga përdorimi i

burimeve natyrore të vendit dhe të nxisë ata të kërkojnë një përdorim të

drejtë të këtyre të ardhurave.

1.2 EITI në Shqipëri

Standardi EITI 2016

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri (AlbEITI,

www.albeiti.org) u themelua në vitin 2009 nga Shteti shqiptar. Shqipëria u

bashkua si kandidate e EITI-t në maj 2009 dhe fitoi statusin e plotë të

anëtarësisë në maj 2013. Që prej aderimit fillestar Shqipëria ka publikuar

raporte vjetore duke përmbledhur aktivitetet dhe pagesat e çdo viti duke

filluar nga viti 2009 deri në vitin 2014. Ky raport përfshin aktivitetet dhe

pagesat për vitin 2015.

Zbatimi i nismës në Shqipëri mbikqyret nga Grupi Ndërinstitucional i Punës

(“MSG” ose “Grupi Shqiptar i Punës”), rregulluar nëpërmjet urdhërit nr. 71

të Kryeministrit datë 21 korrik 2011. Grupi Shqiptar i Punës përbëhet nga

disa grupe interesi të EITI-t duke përfshirë Qeverinë, shoqëritë private,

shoqërinë civile etj. dhe kryesohet nga Zv. Ministri i Energjisë dhe

Industrisë. Sekretariati i EITI-t në Shqipëri (“AlbEITI”) mbështetet Grupin

Shqiptar të Punës në përmbushjen e detyrave të tij përgjatë zbatimit të

nismës.

Banja HEC, Devoll Hydropower

Gramsh

Me anë të urdhërit nr. 454 datë 30 dhjetor 2016, Ministri përgjegjës për

energjinë miratoi një rregullore të re për MSG-në e cila përcakton rolin dhe

principet e punës, përzgjedhjen dhe vlerësimin e performances së

anëtarëve të MSG-së. Kjo rregullore së bashku me listën e azhornuar të

anëtarëve të MSG-së është publikuar në faqen e internetit të ALBEITI-t:

www.albeiti.org.

07

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!