Views
1 year ago

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

grupacioneve (të

grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur’anit). Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm All-llahun, e mos t’i bëj shok Atij. Unë vetëm te Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm te ai është kthimi im!” 37. Dhe ashtu, Ne e shpallëm atë (Kur’anin) kushtetutë në arabishte. e nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta, shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje. 38. Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar. 39. All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, e edhe forcon (çka të dojë). vetëm te Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi). 40. Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënimin) që u premtojmë atyre, ose ta marrin (shpirtin) ty. Obligim yti është vetm kumtimi, kurse Jona është lloaria. 41. A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s’ka kusj që mund t’i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë. 42. Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga është e nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do të kuptojnë se kujt do t’i takojë ardhmëri e lumtur. 43. E ata që mohuan thonë: “Ti nuk je i dërguar!” Thuaj: “Mjafton që All-llahu është dëshmitarë midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)”. 14. Ibrahim Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Elif, Lamë, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirës në dritë; (t’i nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit. 2. Të All-llahut, i të cilit është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Ështtë mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret. 3. Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e Allllahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje. 4. Ne asnjë nga të dërguarit nuk e ërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtuqë ai t’u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti. 5. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë); xnirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues. 6. (përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: “Përkujtonie dhuntinë e All-llahut ndaj jush; kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonin dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e lënin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj. ” 7. Dhe (pëkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të 134

mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” 8. E Musai tha: “Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim, i lavdishëm (vetvetiu”. 9. A nuk jeni të njohur me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adnit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta poa All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i vënin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta: “Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni”. 10. Të dërguarit e tyre u thanë: “A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t’ju falur mëkatet dhe për t’ju vazhduar (jetën deri në një afat të caktuar!” Ata thanë: “Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!” 11. Të dërguarit e tyre ju thanë: “Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si dhe edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon të sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra, besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut. 12. E përse të mos i mbështetemi All-llahu derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejt). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do të përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut let’i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten. 13. Ata që mohuan të dërgarit e vet thanë: “Për Zotin, ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!” E atyre (të dërguarëve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do t’i shkatërrojmë zullumqarët. 14. Dhe pas tyre Ne do t’ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim. 15. Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelartë idhnak pësoi dështim. 16. E pas tij (kryelartit) është Xhehennemi, në të cilin i jepet ujë të ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura0, 17. Përpiqet ta përbijë, po nuk mund ta gëlltis atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë. 18. Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh. 19. A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re. 20. E kjo, nuk është vështirë (rëndë) për All-llahun. 21. E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) u thonë parisë (udhëheqëse): “Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të nalehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?” Ata (paria) thonë: “Sukur të na kishte udhëzuar Allllahu, ne do t’ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim). 22. E të kryhet çështja (të hyjnë ata të Xhennetit dhe të Xhehennemit në të, Xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjeratën e shëmtuar) dhe u thotë: “Vërtet, All- 135