Views
1 year ago

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

67. E banuesit e qytetit

67. E banuesit e qytetit (sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrin. 68. Tha: (Luti): “Këta janë mysafirët e mi, e mos më turpëroni mua, 69. Edhe kinie frikë All-llahun e mos më nënçmoni!” 70. Ata thanë: “A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)? 71. Ai (Luti) tha: “Ja, këto (gratë) bijat e mija, nëse do të bëni (martohuni me to)!” 72. Pasha jetën tënde (Muhammed), s’ka dyshim se ata (Populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre. 73. E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme. 74. Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuammbi ta shi (të dheut të pjekur në Xhehennem) si gurë. 75. Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë. 76. Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës. 77. Për ata që besojnë, ka fakte në të. 78. Edhe populli i “Ejkës” ishin zullumqarë. 79. E Ne ndërrmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken. 80. Edhe populli i “Hixhres” i përgënjeshtroi të dërguarit. 81. Ne u patëm parashtruar atyre (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato. 82. Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt. 83. E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues. 84. Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan. 85. E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s’ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhamme) sillu me njerëzishmëri. 86. Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi. 87. Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm. 88. E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë. 89. Dhe thuaj: “Unë jam qortues i hapët (për dënimin nga Zoti për ata që kundërshtojnë). 90. (u sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bëjnë ndarjen. (e librave të mëparëshme). 91. Të cilët e bënë Kur’anin të ndarë në pjesë. 92. Pasha Zotin tënd, ata gjithë do t’i marrim në përgjegjësi. 93. Për atë ç’vepruan. 94. Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve. 95. S’ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen, 96. të cilët All-llahut, i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre). 97. Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata. 98. Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur). 99. Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja). 140

16. Nahl Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutje (ardhjen para kohës), e tij! E pstër dhe e lartë është madhëria e Tij në krahasimme atë që ata i shoqërojnë (shokë). 2. Me urdhërin e Tijia zbret engjëjt me shpalljen atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke thënë) t’ua tërhiqni vërejtjen (t’i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën. 3. I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka ata (idhujtarët) i shoqërojnë. 4. E krijoi njeriun nga një pikël (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët. 5. Edhe kafshët Ai krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani. 6. Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë). 7. Ato bartin barën tuaj (të rëndë) nnë ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues. 8. Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t’ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini. 9. Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t’u kishte udhëzuar që të gjithëve. 10. Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirëdhe prej tij të keni bimë që në to do t’i kullotni (bagëtinë). 11. Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron. 12. Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhërin e Tij. vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon. 13. Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj. );ka fakte për një popull që di të merrë përvojë. 14. Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i bani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushti,ë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin). 15. Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni. 16. Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve. 17. Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni? 18. Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron. 19. All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni. 141