Views
1 year ago

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

këqijave) dhe me ata

këqijave) dhe me ata që janë bamirës. 17. Isra Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Pa të metaështë Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e aloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. vërtet, Ai është dëgjuesi ( i fjalëve të Mu hamedit), pamësi (i punëve të Muhammedit). 2. Edhe Musai Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët që të mos marrin, përveç Meje, ndonjë që i besojnë çështjet. 3. Pasardhësit të atyre që i batëm (ishpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës!) Vërtet ai ishte rob shumë falënderues. 4. Ne u kumtuam në libër beni israilve: “Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh”. 5. Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i preë. 6. Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti. 7. Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë të fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë heërn e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë. 8. Zoti juaj do t’ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni 9të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E Xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët. 9. Është e vërtet se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që ështëmë se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh. 10. Ndëkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgaditur një dënim të rëndë. 11. Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm. 12. Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem me (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që të mësoni njehësimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme. 13. Secili njeri ia kemi njgjeshur në qafë fluturakën (shënimin - për veprimin) e tij, në ditën e gjykimit, Nee do t’ia prezentojmë atij libër të hapur, 14. “Lexo librn tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes”. 15. Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askushnuk do ta batë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin. 16. kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e 148

atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi ei merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht. 17. Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues i mëkateve të robëve të Tij. 18. kush është që ka për qëllim vetëm kët botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në Xhehennem i nënqmuar, i përbuzur. 19. E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtarë, përpiqet për të ashtu si i tako asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti). 20. Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar. 21. Shiko se si Ne i kemi dallluar disa prej tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe. 22. E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur. 23. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). 24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. 25. Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen. 26. Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepëre pa rrugë. 27. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij. 28. Nëse detyrohesh t’ua kthesh shpinën atyre (të afërme etj. ), duke kërkuar mëshirën, të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t’i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fja;ë të mira (të lehta). 29. Dhe mos e bën dorën tënde të lidur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të bmetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt). 30. S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robtë e vet dhe i vështron. 31. Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh. 32. Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai shtë vepër e shëmtuar dhe është një rrugë e keqe. 33. Dhe mos mbytni njerin që All-llahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (pprej Zotit). 34. Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë të mirë (për t’ia shtuar), derisa ai të arijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatonie, pse për premtim ka përgjegjësi. 35. Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë. 149