Views
1 year ago

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

më i humburi i rrugës

më i humburi i rrugës së drejtë. 73. Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovijnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik. 74. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta. 75. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh. 75. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të do të gjeje mbrojtës kundër nesh. 76. Ata gati të shqetësuar në tokë (në Mekë) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin). 77. Ky është ligji i Tij edh me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim. 78. Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur. 79. Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur’anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm. 80. Dhe thuaj: “Zoti im, më shpjer në vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë yë ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese”. 81. Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur. 82. Ne të shpallim Kur’anin që është shërim për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u dhton tjetërpërpos dëshprim. 83. E kur e begatojmë (me të mira) njerin, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën. 84. Thual: “Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë”. 85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “shpirti është çështëje që i përket vetëm Zoti tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”. 86. Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që të shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruane. 87. Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje, vërtet është e madhe. 88. Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin”. 89. Ne sqruam njerëzve në këtë Kur’an shëmbuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin. 90. Ata thanë: “Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime. 91. Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre. 92. Ose, (nuk të besojmë derisa) të bjerë mbi qiell copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellësh All-llahun dhe engjëjt pranë nesh. 93. Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjirtesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!” Thuaj “Subhanallah - i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?” 94. Po njerëzit nuk i pengojnë tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre shpallja, vetëm se 152

thoshin: “A thua All-llahu dërgoi njerin pejgamberë!” 95. Thuaj: “Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t’u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!” 96. Thuaj: “All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hpllësisht injeh dhe i sheh robtë e vet”. 97. Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e le të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhe, të verbër, memecë të shurdhët. Vendi ti tyre është Xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka Ne u shtojmë flakën e zjarrit. 98. Ai (dënim) është meritë e tyre, ngase ata mohuan argumentet tona dhe thanë: “A pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë e re?” 99. A nuk e kuptuan ata se All-llahu që krijoi qiejt e tokën është i plotëfuqishëm që të krijojë ështu siç janë ata, dh Ai u ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim, po zullumqarët nuk deshën tjetër vetëm të refuzojnë. 100. Thuaj: “Sikur të kishit depotë e begative të Zotit tim, nga frika se po shpenzohen, do të bëheni koprracë; njeriu është dorështrënguar”. 101. Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti (Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojën) kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atiji pat thnë faraoni: O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur! 102. Ai (Musai) tha: “Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon! se ti je shkatërruar”. 103. Ai (faraoni) deshi t’i dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e përmbysëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të së bashku. 104. Pas tij beni israilve u thamë: “Rrini në vend, e kur të vijë koga e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier”. 105. Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur’anin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues. 106. Dhe (ta shpallëm) Kur’anin që Ne e ndam pjesë - pjesë për t’ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një. 107. Thuaj: “I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga lbrat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hudhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde”. 108. Dhe thonë: “I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuar”. 109. Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur e dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton eshe më përuljen (ndaj All-llahut0. 110. Thuaj: “Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me të cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos e ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, e mes kësaj kërkoje njërrugë mesatare”. 111. Dhe thuaj: “Falederua qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon”. 153