Views
1 year ago

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

vetvetes (e lërë më

vetvetes (e lërë më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi. 44. Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne u pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)? 45. Thuaj: “Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja”. 46. E sikur t’i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: “Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi”! 47. Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjelllim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës. 48. Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin e të vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit. 49. Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit. 50. Edhe ky (Kur’ani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni. 51. Ne i dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi). 52. Kur ai babai dhe popullit të vet u: “ç’janë këto statuja që i adhuroni?” 53. Ata thanë: “I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin”. 54. Ai u tha: “Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!” 55. Ata thanë: “Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!” 56. Atëherë ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve e i tokës, ështëai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!” 57. Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t’ia bërë atë që duhet statujave tuaja! 58. Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata më shpresë se atij do t’i drejtohen (për të kuptuar se kush i theu). 59. (Kur u kthyen ii panë) Ata thanë: “Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!” 60. (pastaj) hanë: “Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim”. 61. Ata thanë: “Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënijmë)”. 62. I thanë: “A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?” 63. Ai tha: “Jo, por atë, e bëri i madhi i tytre, ju pyetni ata nëse janë që flasin?” 64. Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: “Vërtet, ju jeni ata të gabuarit (pse adhuroi gjëra të këto)”. 65. Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në koëfortësi) dhe thanë: “Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!” 66. Ai tha: “A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?” 67. Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?” 172

68. Atëherë ata thanë: “Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t’u ndihmoni!” 69. Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” 70. Ata deshën t’i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit. 71. E Ne shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz. 72. Dhe ia falën atij Is-hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë). 73. Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në falljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë. 74. Lutit Ne i dham të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanim) që bënë punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur. 75. Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve. 76. (Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe luttjen)e ate dhe familjen e tij e shpëtuam nga ia tmerri i madh. 77. Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë ata. 78. (Përkjto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çëshjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e ati populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre. 79. E sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjegjen e saktë), po secilit (prej) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne e bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashk me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë. 80. Ne e mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që të ju mbrajnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë? 81. Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës se tuj ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithëdijshëm për çdo gjë. 82. Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin). 83. (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!” 84. Ne iu përgjegjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, ia dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe bëmë prkujtim për të devotshmit. 85. (Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin, që të gjithë ishin të durueshëm. 86. Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve. 87. (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më ouna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” 88. Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtoëmë Ne besimtarët. 89. (Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)”. 90. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u 173