Views
1 year ago

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

10. Të tillët janë mu

10. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët, 11. të cilët e trashëgojnë Firdewsin, aty janë përgjithmonë. 12. Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. 13. Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shëndrruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurtë. 14. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues! 15. Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni. 16. E në ditën e kijametit ringjalleni. 17. Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam. 18. Ne lëshaum me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim ate (ujin). 19. Dhe me anën e tij Ne mundësuam pë ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre. 20. Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit. 21. Ju ede nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shimë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni. 22. Dhe mbi to e anije bartni (hypni). 23. Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e tha: “O populli im, adhuronie vetëm Allllahun, se nuk ka zot tjetër pos tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?” 24. E paria e atij populli që nuk besuan thanë: “Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i latrë se ju. Po të dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e kemi dërguar as nga ta parët tanë!” 25. Ai nuk është tjetër pos një njeri i sëmurë mentalisht, andaj pritni (keni durim) edhe për një kohë. 26. Ai (Nuhu) tha: “Zoti im, më ndihmo për atë që më përgënjeshtrojnë. 27. Ne e i shpallëm: “Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhërit Tonë, e kur të vijë urdhëri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja atëherë ti hgarko në të prej secilit lloj nga një qift (palë), edhe familjen tënde, me përjashtim të atij ndaj të cilit ka marrë fund vendimi, kundër tij pra ti mos kërko (falje) prej Meje për ata janë të përmbytur. 28. E kur të vendosësh ti dhe kush është më ty në anije, atëherë thuaj: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!” 29. Dhe thuaj: “Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!” 30. Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë. 31. Mandej pas tyre Ne ei sollëm popull tjetër. 32. Edhe atyre u dërguam pejgamber mga mesi i tyre (që u tha): “Adhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!” 33. Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: “Ky nuk është tjetër 180

pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!” 34. E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do të jeni të humbur e të mashtruar. 35. Mos vallë ai po ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhe e eshtra (të kalbur), do të nxirreni të gjallë?” 36. Sa larg është sëndërtimi i asaj që premtoheni. 37. Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe nuk do të ringjallemi! 38. E ai (Hudi(nuk është tjetër pos njeri që trillon gënjeshtra ndaj All-llahut, po ne nuk i besojmë atij. 39. Ai (Hudi) tha “Zoti im, më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë!” 40. E Ai (Zoti) tha: “Së shpejti do të dëshprohen ata”. 41. Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur me qenë hedhurina (mebturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqarë. 42. Mandej pas tyre Ne sollëm brezni të reja. 43. Asnjë nga popujt (e shkatërruar) nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin e caktuar. 44. Ne më pas dërguam pejganberët tanë një pas një, mirëpo, çdo herë që një popull i erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata (me dënim) njein pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë populli që nuk beson! 45. Më pas Ne dërguam Musain dhe vëllain e tuh Harunin me mrekulli dhe argumente tona të qarta, 46. te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelartë, sepse ishin popull mendjemadh. 47. Dhe thanë: “Si t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbim tonë?” 48. Kështu, ata i përgënjeshruan që të dy, andaj me të drejtë i shkatërruam. 49. Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë. 50. Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraq itëm si argumente (mrekulli) dhe ivendodëm që të dy në një rrafshnaltë dhe më ujë rrjedhës. 51. (ne u patë thënë): “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni. 52. Kjo feja juaj është e vetmja fe e Unë jam Zoti juaj, runju dënimit Tim. 53. E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvehtësuar për vete. 54. Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre. 55. A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke udhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët, 56. Nxitojmë t’u ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë. 57. Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë. 58. ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet, 59. dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet, 60. dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara, 61. Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato. 181