Views
1 year ago

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

44. Kush nuk besoi,

44. Kush nuk besoi, barrën e mosbesimit të vet e ka kundër vetes, e kush e bëri punë të mirë, ata vetvetes i përgaditë vendin (Xhennetin). 45. QË t’i shpërblejë Ai (All-llahu) nga të mirat e veta, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vërtet, Ai nuk i do jobesimtarët. 46. Nga argumentet e Tij është edhe: Që Ai t’i lëshojë erërat myzhdexhinj dhe t’u shijojë juve nga meshira e vet (shiun); dhe të lundrojë anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të mirat e Tij dhe ashtu, ju jeni mirënjohës. 47. Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa mdëshkuese. Obligimi yni ishte të ndihmojmë besimtarët. 48. All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë e i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen. 49. Edhe para se t’u binte (shiu) atyre, ata më para tij ishin të dëshpruar. 50. E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës). 52. Në të vërtetë, ti (Muhammed) nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit e as nuk mund ta bësh që të shurdhëti të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën. 53. Dhe as që je ti udhëzues i rë verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur. 54. All-llahu është Ai që ju krijoi në gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi. 55. e ditën kur të bëhet kijameti ( ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës. 56. E atyre që iu është dhënë dija dhe besimi thonë: “Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!” 57. E ata ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen. 58. Ne në këtë Kur’an u kemi sjellë të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t’u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thoin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni veçse mashtrues (gënjeshtarë). 59. Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë. 60. Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë. 31. Lukman Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Elif, Lamë, Mimë. 2. Ato janë ajetet të librit me plot urtësi të përsosur. 3. E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë. 4. Të cilët rregullisht e falin namazin dhe japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të 214

plotbindur për botën tjetër (Ahiretin). 5. Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet dhe janë fatlumë. 6. Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e më qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm. 7. E kur lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje atë më një dënim të dhëmbshëm. 8. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë Xhennetet e begatshme, 9. që në to janë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut i prerë, e Ai është i gjithfuqishmi, i urti. 10. Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme. 11. Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e me trgoni pra mua se ç’krijuan ata të tjerët pos Tij. jo. asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund. 12. Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh Allllahun, e kush falënderon, e Mira e ati falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtet, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm. 13. (prkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vetr i tha: “O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!” 14. Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë kthimi juaj. 15. E nse ata të dy tentojnë ë ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, o në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mande kthimi juaj është te Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar. 16. O djali im, s’ka dyshim se edhe ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehurnë rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar. 17. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqiat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara. 18. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allllahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet. 19. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin ënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit. 20. A nuk e dini j se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshmen e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm. 21. Dhe kur atyre u thuhet: “Pasoni atë që e shpall All-llahu” ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë!” E edhe sikur t’i kishte thirrur ata në dënimin e 215