Views
1 year ago

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

udhëtarëve, lypësve

udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit. 178. O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllau i vet atëherë ajo le të përcillët (e atij që e fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t’i bëhet me të mirë. kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtim), ai ka një dënim të idhët. 179. O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri tjetrit). 180. Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejtë. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer. 181. Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di. 182. E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtetë All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron. 183. O ju që besuat, agjërimi (saum 63 ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. 184. (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aqë më mirë për te. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju. 64 185. (ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni. 65 63 Saum do të thotë agjërim, gjegjësisht mosngrënie, mospirje dhe mospasje e kontaktit seksual mes bashkëshortëve prej agimit deri në perëndim. 64 Urdhëri i këtij ajeti është ndërprerë (abroguar) me zbritjen e ajetit të ardhshëm (2:185), me disa përjashtime, psh. ndaj personit shumë të moshuar, shtatëzënes etj. 65 Transmetoi Talha bin ‘Ubejdull-llah: Një beduain me flokë të shprishura erdhi te Lajmëtari i All-llahut a. s. dhe tha: “O Lajmëtar i All-llahut! Më informo çka ka bërë All-llahu të obliguar për mua lidhur me faljen (salat)!” Ai u përgjigj: “Je i detyruar t’i kryesh pesë faljet e detyrueshme gjatë ditës dhe natës (24 orëve) me përkryerje, përveç nëse dëshiron të falesh edhe vullnetarisht (nafile). ” Beduini pastaj pyeti: “Më informo çka ka bërë All-llahu të obliguar për mua lidhur me agjërimin (saum)?” Ai u përgjigj: “Duhet të agjërosh gjatë tërë muajit Ramadan, përveç nëse dëshiron të agjërosh edhe vullnetarisht (nafile). ” Beduini pastaj pyeti: “Më trego çfarë sasie zekati ka urdhëruar All-llahu për mua?” Kështu i Dërguari i All-llahut a. s. e njohtoi për të gjitha Ligjet (fundamentale) të Islamit. Atëherë beduini tha: “Pasha Atë që të ka nderuar, unë as nuk do të bëj ndonjë vepër vullnetare, e as që do të pakësoj diçka nga ajo që më ka urdhëruar All-llahu. ” I Dërguari i All-llahut a. s. tha: “Nëse e thotë të vërtetën, do të ketë sukses (do të hyjë në Xhennet). ” (Sahihul-Buhari, vëll. 3, had. 115). 22

186. E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. 66 187. Natën e agjërimit u është lejuar afrimi të gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pinin derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhamia, mos t’u afroheni atyre (për marëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen. 188. Dhe mos e hani pasurinë e njëri- tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjyakatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë). 189. Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: “Ato janë përcaktime të kohës prë njerëzi dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqiat). Në shtëpia hyni kah dyert e tyre dhe kinie frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim. 190. Dhe luftoni në rrugën e All-llahut 67 kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se (vazhdon prej faqes së kaluar) b) Transmetoi Ebu Hurejre r. a. : I Dërguari i All-llahut a. s. tha: “Agjërimi është mburojë (prej zjarrit * ), prandaj agjëruesi duhet ta lë kontaktin seksual me gruan e vet dhe nuk guxon të sillet keq dhe me paturpësi, dhe nëse dikush e sulmon ose e shan, le t’i thotë dy herë “Unë agjëroj”. Lajmëtari a. s. shtoi: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, era që vjen nga goja e agjëruesit është më e mirë te All-llahu sesa era e miskut. ” (Allllahu thotë për agjëruesin): “Ai i ka lënë ushqimin, pirjen dhe kënaqësitë për hir Tim. Agjërimi është për Mua ** , dhe unë do ta shpërblej për këtë, dhe shpërblimi për veprat e mira i është shumuar për dhjetë herë. ” (Sahihul- Buhari, vëll. 3, had. 118). * Shih Fet’hul-Bari vëll. 5, fq. 5 ** Edhepse të gjitha veprat e adhurimit janë për All-llahun, këtu All-llahu e veçon agjërimin, sepse agjërimi nuk mund të praktikohet për t’u treguar, siç nuk mund ta dijë askush se a agjëron ndonjë njeri apo jo, përveç Allllahut. Prandaj, agjërimi është vepër e pastër që nuk mund të kryhet me dyfytyrësi. Fet’hul-Bari vëll. 5, fq. 10 c) Transmetoi Ebu Hurejre r. a. : I Dërguari i All-llahut a. s. tha: “All-llahu nuk ka nevojë që dikush ta lë ushqimin (për hir të agjërimit) nëse nuk i le të folurit e rrejshëm, dëshminë e rrejshme, të vepruarit me këto (rrena) dhe veprat e këqia. (Dmth All-llahu nuk do t’ia pranojë agjërimin * )” (Sahihul-Buhari, vëll. 3, had. 127). * Shih Fet’hul-Bari vëll. 5, fq. 18 66 Transmetoi Ebu Hurejre r. a. : I Dërguari i All-llahut a. s. tha: All-llahu tha: “Do t’i shpall luftë atij që tregon armiqësi ndaj robit Tim fisnik! Veprat më të dashura me të cilat më afrohet robi janë ato që ia kam bërë obligim (fardet). Ai vazhdon të më afrohet edhe më tepër me anë të veprave vullnetare (nafile), derisa unë e dua, atëherë bëhem ndijesa për dëgjim me të cilën dëgjon, ndijesa e të pamurit me të cilën sheh, dora me të cilën rrëmben (mbërthen), dhe këmba e tij me të cilën ecë. Nëse ky rob Më kërkon (diçka), Unë do t’i jap, nëse kërkon strehimin Tim, vërtet Unë do ta strehoj atë. Unë nuk nguroj për asgjë më tepër se në marrjen e shpirtit të robit Tim fisnik: ai e urren vdekjen, e Unë e urrej që ta dëshproj. ” (Sahihul-Buhari, vëll. 8, had. 509). 67 Xhihadi tekstualisht përkthehet si përpjekje, por nëpër ajete dhe hadithe ka kuptimin: luftë e shenjtë në rrugë të All-llahut, me të gjithë forcën njerëzore dhe luftarake (ushtarake) me qëllim që të vendoset Ligji i All-llahut në tokë. Xhihadit i jepet rëndësi shumë të madhe në Islam, dhe është një ndër shtyllat në të cilat mbështetet. Islami themelohet me anë të xhihadit, me ç‘rast Fjala e All-llahut (se nuk ka zot tjetër pos Tij) bëhet më e lartësuara, dhe feja e vetme e pranuar te Ai propagandohet ashtu siç duhet. Me braktisjen e xhihadit (All-llahu na mbroftë prej kësaj) shkatërrohet Islami dhe muslimanët bien në pozitë të nënçmuar, atyre u humbet nderi, i humbin tokat, sundimi dhe autoriteti i tyre zhduket. Xhihadi është vepër e obligueshme në Islam për çdo musliman, dhe ai që përpiqet t’i shmanget kësaj detyre, ose as nuk dëshiron në brendësinë e zemrës së tij ta 23

  • Page 1 and 2: Projekti për tubimin e literaturë
  • Page 3 and 4: 1. Fatiha 7 (çelja) 8 7 Sureja Fat
  • Page 5 and 6: 4. Sunduesit të ditës së Gjykimi
  • Page 7 and 8: esojnë. 7. All-llahu vëndoi vulë
  • Page 9 and 10: engjëjve dhe u tha: “Më tregoni
  • Page 11 and 12: Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes
  • Page 13 and 14: publikojnë? 78. E ka disa prej tyr
  • Page 15 and 16: askujt nuk mund t’i bënin dëm d
  • Page 17 and 18: 128. Zoti ynë, bëna neve dyve bes
  • Page 19 and 20: perëndimi, Ai e vë në rrugën e
  • Page 21: mizori se kur do ta shohin dënimin
  • Page 25 and 26: shtatë ditë kur të ktheheni, kë
  • Page 27 and 28: i madh) 79 , por pengimi nga rruga
  • Page 29 and 30: sepse kush i tejkalon dispozitat e
  • Page 31 and 32: llahu është dhurues i madh, i dij
  • Page 33 and 34: kujdestarë të atyre që nuk besua
  • Page 35 and 36: këshillë (udhëzim ) prej Zotit t
  • Page 37 and 38: urra, atëherë një burr e dy gra,
  • Page 39 and 40: libri, pasi që u erdhi e vërteta,
  • Page 41 and 42: të përsosurit. 47. Ajo tha: “Zo
  • Page 43 and 44: 71. O ithtarët e librit, përse, d
  • Page 45 and 46: 103. Dhe kapuni që të gjithë ju
  • Page 47 and 48: punuar (në të keqen). 136. Shpër
  • Page 49 and 50: 163. Ata kanë dallim te All-llahu,
  • Page 51 and 52: shtëoive të tyre dhe emigruan, u
  • Page 53 and 54: vetëm atëherë kur t’i vjen vde
  • Page 55 and 56: 43. O ju që besuat, mos iu afroni
  • Page 57 and 58: 75. ç’keni që nuk luftoni për
  • Page 59 and 60: 99. Atyre do t’ua falë All-llahu
  • Page 61 and 62: dhe ruheni se (padrejtësisë), All
  • Page 63 and 64: shumë nga rruga e All-llahut, Ne u
  • Page 65 and 66: (u janë lejuar). Gratë e ndershme
  • Page 67 and 68: 30. Atëherë epshi i tij e bindi a
  • Page 69 and 70: tyre se ishin me ju? I shkatërruan
  • Page 71 and 72: janë njerëzit me armiqësi të fo
  • Page 73 and 74:

    108. Ky (rregull) është më afër

  • Page 75 and 76:

    meje e jush, e mua më është shpa

  • Page 77 and 78:

    është All-llahu më i dijshmi pë

  • Page 79 and 80:

    shpërblejmë bamirësat. 85. (shp

  • Page 81 and 82:

    xhinët e djallëzuar, që me fjal

  • Page 83 and 84:

    është i përsosur në punët e Ti

  • Page 85 and 86:

    163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tj

  • Page 87 and 88:

    nuk mund të shtyhet për një ashn

  • Page 89 and 90:

    63. “A mos u çuditët që shpall

  • Page 91 and 92:

    99. A mos u siguruan ata prej ndës

  • Page 93 and 94:

    141. Përkujtoni (o beni israil) ku

  • Page 95 and 96:

    shkatërrojë ose dënojë me një

  • Page 97 and 98:

    nuk shohin. 199. Ti (Muhammed) merr

  • Page 99 and 100:

    27. O ju që besuat, mos e tradhton

  • Page 101 and 102:

    57. Po nëse i ndesh (i zë) ata n

  • Page 103 and 104:

    përdhunues. 11. Po, nëse ata pend

  • Page 105 and 106:

    për çdo gjë. 40. Nëse nuk e ndi

  • Page 107 and 108:

    veta në këtë jetë dhe në jetë

  • Page 109 and 110:

    99. Po, ka edhe disa nga beduinët

  • Page 111 and 112:

    126. A nuk e shohin ata se për çd

  • Page 113 and 114:

    kishte mbuluar ndonjë copë e err

  • Page 115 and 116:

    as më e madhe, por vetëm sa ësht

  • Page 117 and 118:

    97. Edhe sikur t’u kishin paraqit

  • Page 119 and 120:

    mbrojtës pos All-llahut. Atyre u s

  • Page 121 and 122:

    57. Nëse kundërshtoni, unë ju ku

  • Page 123 and 124:

    nuk është larg prej jush. 90. Kë

  • Page 125 and 126:

    ndonjë dredhi, s’ka dyshim, djal

  • Page 127 and 128:

    40. Ata që adhuroni përveq All-ll

  • Page 129 and 130:

    për të bërë shkatërrime në to

  • Page 131 and 132:

    me shpallje. A nuk udhëtuan ata n

  • Page 133 and 134:

    ata, edhe prindërit, gratë dhe f

  • Page 135 and 136:

    mirat, e nëse përbuzni, s’ka dy

  • Page 137 and 138:

    mund t’i fshihet asnjë në send

  • Page 139 and 140:

    38. deri në kohën e ditës së ca

  • Page 141 and 142:

    16. Nahl Me emrin e All-llahut, Më

  • Page 143 and 144:

    nga ata që isshte i gjykuar me hum

  • Page 145 and 146:

    qiejt as nga toka dhe as që kanë

  • Page 147 and 148:

    110. Pastaj Zoti yt, atyre që pasi

  • Page 149 and 150:

    atyhit (të jenë në rrugë), e at

  • Page 151 and 152:

    Zoti i vërtetë), shpresojnë në

  • Page 153 and 154:

    thoshin: “A thua All-llahu dërgo

  • Page 155 and 156:

    fjetur). Njëri prej tyre foli e th

  • Page 157 and 158:

    krijimin e vetë atyre, e as nuk mo

  • Page 159 and 160:

    (Xhenneti) dhe atij nga ana Jonë d

  • Page 161 and 162:

    20. Ajo tha: “Si do të kem unë

  • Page 163 and 164:

    Vetëm Atij i takon e tërë çësh

  • Page 165 and 166:

    19. Ai (All-llahu) i tha: “Hidh a

  • Page 167 and 168:

    cili a mësoi magjinë, unë do t

  • Page 169 and 170:

    përfundojë shpallja e tij te ti,

  • Page 171 and 172:

    nuk shprehin mendjemadhësi në adh

  • Page 173 and 174:

    68. Atëherë ata thanë: “Digjen

  • Page 175 and 176:

    22. Haxhxh Me emrin e All-llahut, M

  • Page 177 and 178:

    është te shtëpia e lashtë. 34.

  • Page 179 and 180:

    thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti

  • Page 181 and 182:

    pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu

  • Page 183 and 184:

    89. Ata do të thonë: “Në dorë

  • Page 185 and 186:

    denjë. 18. All-llahu sqaron për j

  • Page 187 and 188:

    krijon çka të dojë, pse vërtet

  • Page 189 and 190:

    10. Është i madhëruar Ai, i cili

  • Page 191 and 192:

    njelmët e i idhët, mes tyre bëri

  • Page 193 and 194:

    29. (faraoni) Tha: “Nëse ti beso

  • Page 195 and 196:

    105. Edhe populli i Nuhut gënjeu t

  • Page 197 and 198:

    179. Pra kini frikë (dënimin nga)

  • Page 199 and 200:

    vetëm All-llahut që na dalloi (me

  • Page 201 and 202:

    56. Përgjegje e popullit të tij n

  • Page 203 and 204:

    2. Këto janë ajetet e librit (të

  • Page 205 and 206:

    36. E kur Musai ua solli atyre argu

  • Page 207 and 208:

    kijametit, cili zot pos All-llahut

  • Page 209 and 210:

    19. A nuk e kanë vërejtur ata se

  • Page 211 and 212:

    ethuar në të gjitha anët jobesim

  • Page 213 and 214:

    tokë dhe Ai është mbizotëruesi,

  • Page 215 and 216:

    plotbindur për botën tjetër (Ahi

  • Page 217 and 218:

    që ata të gjejnë rrugën e drejt

  • Page 219 and 220:

    përgatitur ndëshkim të dhembshë

  • Page 221 and 222:

    vështirësi (mëkat) në martesë

  • Page 223 and 224:

    marrin përsipër atë u frikësian

  • Page 225 and 226:

    ndalen, kthejnë fjalën (fyese) nj

  • Page 227 and 228:

    10. Kush e dëshiron krenarinë (le

  • Page 229 and 230:

    tyre, ndonëse ata ishin edhe më t

  • Page 231 and 232:

    ata kur janë duke u zënë mes vet

  • Page 233 and 234:

    27. E kthehen e ia hedhin përgjegj

  • Page 235 and 236:

    106. Vërtet, kjo ishte sprovë e q

  • Page 237 and 238:

    1. Sad. Pasha Kur’anin që ësht

  • Page 239 and 240:

    51. Aty do të jenë të mbështetu

  • Page 241 and 242:

    11. Thuaj: “Unë jam i urdhëruar

  • Page 243 and 244:

    kishin fituar. 51. Ata i goditën t

  • Page 245 and 246:

    12. ky (dënimi) është, pse kur b

  • Page 247 and 248:

    lehtësoj dënimin, bile një ditë

  • Page 249 and 250:

    6. Thuaj: “Unë jam vetëm njeri

  • Page 251 and 252:

    43. Ty nuk po të thuhet tjetër p

  • Page 253 and 254:

    gjithfuqishmi, ngadhënjyesi. 20. K

  • Page 255 and 256:

    43. Zuhruf Me emrin e All-llahut, M

  • Page 257 and 258:

    48. Dhe Ne nuk u treguam asnjë mre

  • Page 259 and 260:

    hakmerremi. 17. Ne përpara tyre e

  • Page 261 and 262:

    përçarjes së tyre. 18. Pastaj, N

  • Page 263 and 264:

    arti dhe me vështirësi e lndi, e

  • Page 265 and 266:

    jedhin lumenj, e ata që nuk besuan

  • Page 267 and 268:

    espeketoni, e (All-llahun) ta madh

  • Page 269 and 270:

    kundërshtimin, ua bëri që t’i

  • Page 271 and 272:

    32. Kjo është ajo që u premtohet

  • Page 273 and 274:

    “Është magjistar ose është i

  • Page 275 and 276:

    11. Zemra nuk mohoi atë që pa 12.

  • Page 277 and 278:

    18. Adi përgënjeshtroi, e çfarë

  • Page 279 and 280:

    35. Juve dy grumbujve u derdhet pë

  • Page 281 and 282:

    40. Janë shmë nga më të vonshmi

  • Page 283 and 284:

    ai ka një shpërbllim të mirë. 1

  • Page 285 and 286:

    përshirë çdo send në dijen e ve

  • Page 287 and 288:

    nuk do t’u ndihmojnë atyre, po e

  • Page 289 and 290:

    13. O ju që keni besuar, mos u miq

  • Page 291 and 292:

    5. E kur u thuhet: “Ejani te i d

  • Page 293 and 294:

    shlyen të këqijat dhe ia shton sh

  • Page 295 and 296:

    10. Dhe thonë: “Sikur të kishim

  • Page 297 and 298:

    43. Shikimet e tyre janë të përu

  • Page 299 and 300:

    6. Atyre u duket ai larg, 7. Kurse

  • Page 301 and 302:

    72. Xhinn Me emrin e All-llahut, M

  • Page 303 and 304:

    74. Mudeththir Me emrin e All-llahu

  • Page 305 and 306:

    19. Dhe pastaj është obligim i yn

  • Page 307 and 308:

    12. E për cilën ditë atyre u ës

  • Page 309 and 310:

    79. Nazi’at Me emrin e All-llahut

  • Page 311 and 312:

    37. Atë ditë secilit njeri i mjaf

  • Page 313 and 314:

    22. E s’ka dyshim se vepërmirët

  • Page 315 and 316:

    11. Pasha qiellin që kohë pas koh

  • Page 317 and 318:

    25. Pra, ditën kur nuk dënon si A

  • Page 319 and 320:

    10. As lypësin mos e përzë! 11.

  • Page 321 and 322:

    100. ‘Adijat Me emrin e All-llahu

  • Page 323 and 324:

    108. Kewther Me emrin e All-llahut,

  • Page 325 and 326:

    Përmbajtja: (N. rendor) Surja: faq

  • Page 327 and 328:

    67. Mulk...........................

  • Page 329:

    paraqet verzion të shkurtuar të k