Views
1 year ago

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

144. O ju që besuat,

144. O ju që besuat, mos zini miq jobesimtarët e t’i lini manash besimtarët! A doni t’i sillni allahut argument të qartë kundër vetës! 145. S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund0 të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës, 146. Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhepraktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shprblim të madh. 147. çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk ishton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm. 148. All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm. 149. Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë. 150. S’ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë” e mes këtij duam të marrin rrugë. 151. Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët. 152. E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t’u jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues. 153. Ithtarët e librit (jehuditë) kërkojnë prej teje t’u sjellësh një libër (komplet) nga qielli. Po ata patën kërkuar prej Musait edhe më tepër e i patën thënë: “Dëtfona Zotin shesheas” (ta shohim me sy) e për shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja. mandej edhe pasi që iu patën shfaqur atyre mrekulli të qarta, ata adhuruan. Ne u patëm falur atë, e Musait i dhamë argumente të forta. 154. Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur’in pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin)’ u patëm thënë: “Hyni në derë (të bejtul mukadesit) të përulur, dhe u patëm thënë: “Mos e thyeni të shtnën” (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besëtë fortë. 155. Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbuluara” (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush. 156. Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes; 157. madje për shkak të thëhies së tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata asnuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. 158. Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm. 159. Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t’i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre. 160. Dhe për shkak të mizorisë së tyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan 62

shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara. 161. Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre. 162. Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpallty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t’u japim shpërblim të madh. 163. Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm hënë Zeburin. 164. Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta,dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë. 165. të dërguar që ihin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të kenë fakt (arsyetim) pars All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë. 166. (Jehuditë i thanë se nuk të besojnë në shpallje Muhammedit) Por allahu dëshmon për atë që t’u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues. 167. Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg. 168. Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t’i falur as nuk ka për t’i drejtuar në rrugë , 169. Përpos rrugës së Xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për Allllahun kjo është lehtë. 170. o ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra të i besoni se është më e dobishme për ju. por nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç’ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahudi (gjendjen e robëve), është më urti. 171. O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të kektë fëmijë. ç’ka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur. 172. Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai so t’i ringjallë dhe do t’i tubojë të gjithë pranë Tij. 173. E përsa i përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, Atyre do t’ju përmbushet shpërblimi i e merituar, por edhe do t’iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tëhoqën dhe mbajtën veten kryelartë, ata do t’i ndëshkojë me një 63