Views
1 year ago

Albanian translation of the Quran

Read and/or download the Holy Quran translated into Albanian. You may also like: - Listen to the Quran online and download mp3 files at www.QuranReciter.org. - Read & download Islamic books at www.IslamicGlobe.com. - Listen, Read Islamic khutbas/articles at www.IslamicFinder.info.

ndëshkim fort të

ndëshkim fort të dhëmbshëm dhe pos All-llahut nuk do t’i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës. 174. O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë. 175. Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Aido t’i fusë në mëshirën (Xhennetin) e Tij dhe do t’i gradojë e do t’i udhëzojë për në rrugë të drejtë. 176. Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “All-llahu ju përgjigjet për çështjen e “kelales” (ai që nuk prindër as fëmij që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëlezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send. 5. Maide Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t’i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtetë, All-llahu vendos atë që dëshiron. 2. O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shejtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyrë (për vizitë) shtëpinë e shejtë (Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë ghahtoni. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos iu shtyej të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë. 3. Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit,ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shparja (nga i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shhumë dhe është mëshirues. 4. Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: “U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani, pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendie emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa. 5. Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta 64

(u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve. 6. O ju që besuat! Kur doni të ngriteni për të falur namazin, lani ftrat tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim,ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyne (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t’iu sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastroj të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni. 7. Përkujtoni dhuntinë e All-llahut, që ju dha (fenë Islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marr prej jush kur thatë: “Dëgjuam e respektuam”. Kinie frikë All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në gjoksa (në zemra). 8. O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhni të drejtë se ajo është më afër devotshmërisë. Kinie dro Alahun se All-llahu di holësiht për atë që veproni. 9. Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh. 10. E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë banues të Xhehennemit. 11. O ju që besuat! Përkujtone të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një populltentoitë zgjasë duart e veta (për mbytje)kundër jush, krse Ai zmbrapsi duart e tyre prej jush. Respektonie All-llahun (duke zbatuar urdhërat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët. 12. në të vërtet All-llahu pat marrë zotimin e beni israilve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: “Unë jamë (mbrojtës) me ju!” Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hirë të All-llahut hua rë mirë, Ai patjetër do t’ju shlyejmëkatet tuaja dhe do t’ju shtie në zhenete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë. 13. Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqu tyre. Allllahu ido ata që bëjnë mirë. 14. Ne e morëm zotimin dhe të atyre që thanë: “Ne jemi nesara” e edhe ata e harruan një pjesë të saj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne kemi ndërsyer armiqësinë e urrejtjen ndërmjet tyre deri në dtën e kijametit. E më vonë All-llahu do t’injohtojë ata me atë që bënë. 15. O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit 65