Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
HILMI DAKLI

Ahmed

Dakli

Onufri

1
2
Hilmi Dakli

AHMED DAKLI

Njeriu i ndershëm, gazetari

i guximshëm, kryebashkiaku i zot,

atdhetari i flaktë

Botimi i dytë, i rishikuar dhe i pasuruar

Onufri

3
Redaktor:

Astrit Bishqemi

Parathënia, përpunimi i kreut X (“Gazetar...”), si dhe shkurtimet nga

botimi i parë janë bërë nga Skënder Qorri.

Korrektore:

Miranda Prisoj

Botimi i parë: Ahmed Dakli patriot i shquar dhe gazetar trim e

përparimtar i “Ura e Shkuminit”- “Lira”, Tiranë [pa vit bot., 1997],

Redaktor: Petrit Bidoshi

Botimi i dytë: 2017

© Shoqata ADE Elbasan, 2017

Financues

Rudin Dakli

ISBN 978-9928-226-53-2

PRINTED AND BOUND IN ALBANIA BY ONUFRI

Rr. “Konferenca e Pezës”, Nr. 71, Kodi Postar 1027, Tiranë;

Tel & Fax 00355 42 220 017 / 270 399

www.onufri.com; E-mail: info@onufri.com

4
PËRMBAJTJA

i.

ii.

iii.

iv.

v.

vi.

vii.

viii.

ix.

x.

xi.

xii.

xiii.

xiv.

xv.

Parathënie ..........................................................................7

Në dorë... një abetare shqip ..............................................15

Nëpunës praktikant ..........................................................21

Kualifikohem si financier në Manastir, 1907 ....................25

Veprimtar i shoqërisë “Bashkimi” ......................................29

Për Kongresin e Elbasanit dhe shkollën Normale.

Miqësia me Luigj Gurakuqin etj. .....................................37

Pjesëmarrës në kryengritjen e përgjithshme 1912 .............45

Në Qeverinë e Princ Vidit më 1914.

Kryetar i Bashkisë në Elbasan, më 1916 ..........................51

Në Kongresin e Durrësit...

Në ndihmë të Luftës së Vlorës .........................................55

Ministër i financave në tri kabinete qeveritare ...............59

Gazetar i guximshëm dhe drejtues i partisë

“As e Pashës, as e Beut” ...................................................63

Përndjekja. Endja jashtë atdheut. Dekreti i faljes. ............71

Kryetar Bashkie në Durrës ..............................................81

Kryetar Bashkie në Elbasan .............................................89

Pushtimi fashist. Burgimi... ..............................................93

Internimi në Itali ...........................................................107

5
xvi. Pranë familjes, larg politikës ..........................................127

xvii. Gjermanët. Kohë të nxehta... .......................................137

xviii. Goditjet e pushtetit komunist... ....................................149

xix. Më mirë vdekja, sesa... ...................................................157

xx. Pluhur harrese e mohimi mbi atdhetarin e shquar ..........163

xxi. Deklarata të shqetësimit intelektual ..............................181

xxii. Vlerësime për gazetën “Ura e Shkuminit” ...................189

xxiii. Disa shkrime nga “Ura e Shkuminit” ..........................231

6
PARATHËNIE

Ahmed Dakli (15.12.1879 – 2.11.1947) në historinë e

popullit tonë zë një vend nderi në gjysmën e parë të shek. XX.

Personaliteti i tij spikat në disa fusha të veprimtarisë patriotike:

1. Ai ka kontribuar gjërësisht në formimin e shoqërive

patriotike dhe në hapjen e shkollave të para legale shqipe në

trevën e Elbasanit.

Është pjesëtar i grupit politik që veproi ilegalisht në Elbasan

nga viti 1900, të cilin në ditarin e vet e quan “Partia nacionaliste”.

Më vonë, kur veprimtaria e asaj shoqërie pjesërisht legalizohet, do

të emërtohet Klubi “Bashkimi” i Elbasanit. Dakli kujton: “Për herë

të parë flamuri me shkroja shqipe valoi në ballkonin e klubit dhe po atë

ditë po ai flamur shëtiti në të gjitha rrugët e qytetit me nji brohori të

madhe. Ishte dita 28 korrikut 1908…”

Si financier i këtij Klubi, Ahmedi së bashku me vëllanë

Hysenin, në periudhën gusht1908 - shkurt1909, do të realizojnë

ngritjen e infrastrukturës për hapjen dhe funksionimin e 13

shkollave të para legale shqipe në trevën e Elbasanit, ku japin

mësim 16 mësues. Më tej A. Dakli është pjesëmarrës në Kongresin

e Elbasanit, kontribuon në përbërjen e Këshillit Administrativ të

Shkollës Normale. Te kjo shkollë forcohet bashkëpunimi i Daklit

me Luigj Gurakuqin, veprimtari që vazhdoi pa ndërprerje në të

gjitha ngjarjet kombëtare që pasuan në vitet 1909-‘24.

7
Në Vlorë më 1921 A. Dakli bashkë me L.Nosin, si

përfaqësues të shoqërive patriotike “Përparimi” e “Afërdita” të

Elbasanit, kontribuojnë për formimin e Federatës “Atdheu”.

Ahmedi zgjidhet në komisionin për përgatitjen e Statutit dhe,

unanimisht nga delegatët, caktohet financier i shoqërisë së re me

shtrirje kombëtare; kryetar i Shoqërisë zgjidhet një nga iniciatorët,

patrioti Avni Rustemi.

2. A. Dakli njihet për vlerat parësore në hedhjen e themeleve

të Autonomisë së Pushtetit Vendor në Shqipëri.

Një veprimtari e shkëlqyer si Kryetar Bashkie: në Elbasan

në vitet 1916-’17, në Durrës nga 1929 deri 1937, rishtazi në

Elbasan nga marsi 1937 deri 6 prill 1939; Mbreti e transferoi,

sepse Mbretëria nuk mundi ta përballonte presionin në rritje të

fashizmit kundër administrimit vendor të realizuar nga Dakli në

Durrës. Ashtu si pritej, në Elbasan Dakli kundërshtoi aktivitetin

profashist të Shefqet Vërlacit. Veprimtaria si kryetar Bashkie u

karakterizua nga profesionalizmi, ndershmëria e përkushtrimi në

detyrë. Gama e gjërë e veprimtarisë lokale e realizuar në favor të

trevës në juridiksion ku Dakli drejtoi, është dëshmi faktike e ecurisë

së autonomisë Vendore. Më konkretisht: projekti i ujësjellësit të

Durrësit, mbrojtja e monumenteve të kulturës, privatizime me

përparësi të kapitalit vendas, mbledhja e administrimi i taksave,

ndërprerja e energjisë elektrike godinës mbretërore për mospagim

taksash, ngritja e disa proceseve gjyqësore kundër përfaqësuesve

të Pushtetit Qendror dhe fitimi i tyre. Projektimi e ndërtimi i

ujësjellësit të Elbasanit me kontributin vullnetar të qytetarëve

dhe të komunitetit Bektashian (vepër në të cilën Vërlaci nuk

pranoi detyrimin financiar). Në 1917 bashkëpunoi në ngritjen e

Bibliotekës së Elbasanit, riorganizoi bandën muzikore, e cila u

shqua me motivet kombëtare edhe kur u çlirua Vlora heroike (siç

e emërton Dakli në shkrimet e tij).

8
3. Një fushë tjetër e veprimtarisë patriotike, është kontributi

i Daklit në publicistikën shqiptare. Në vitet 1923-1924, ai

drejtoi e botoi në Elbasan gazetën “Ura e Shkuminit”, duke qenë

pronar, drejtor dhe kryeredaktor i saj. Kjo gazetë, si zëdhënëse e

ideve të borgjezisë, u bë tribunë e mendimeve më përparimtare e

demokratike të kohës. “Ura e Shkuminit” ishte organi i së parës

parti të borgjezisë “As e Pashës, as e Beut”, njëherazi gazeta

kontribuoi për ngritjen e një niveli të ri cilësor të shtypit opozitar,

dha ndihmë të çmueshme për demokratizimin e jetës shqiptare

në vitet ‘20.

4. Fusha kryesore e veprimtarisë patriotike të A. Daklit

është politika.

Si politikan me shpirt atdhetar për 42 vjet rresht, nga 1905

deri 1947, kur diktatura ia mori jetën, diti të orientohet drejt;

busulla e tij tregoi vetëm interesat kombëtare që i mbrojti me çdo

çmim.

Ideja politike nga e cila u udhëhoq Dakli ishte ajo e shndërrimit

të Shqipërisë në një shtet borgjez të tipit të demokracive

Perëndimore sipas modelit francez. Këtë ide ai e propagandoi me

guxim: në gazetën “Ura e Shkuminit”, në programin e partisë

“As e Pashës, as e Beut” që themeloi, në veprimtarinë praktike si

kryetar bashkie dhe në të gjitha aktivitetet kombëtare të realizuara

nga 1905-1947, ku Dakli ishte jo vetëm i pranishëm, por një nga

patriotët më aktivë të kohës.

- Administrator i suksesshëm i hapjes së shkollave të

para legale shqipe në Elbasan 1908-1909, duke përfshirë dhe

Normalen, veprimtari për të cilat bashkëpunon edhe me Dervish

bej Biçakun.

- Veprimtar aktiv në përgatitjen dhe pjesëmarrës i Kongresit

Kombëtar të Elbasanit, më 1909.

- Është një nga organizatorët e pjesëmarrësit në Kryengritjen

9
e Përgjithshme të 1912-s në Qarkun e Elbasanit; mori pjesë në

formimin dhe në aksionet e çetave të Byshekut e të Martaneshit;

mbante lidhje me H.Prishtinën.

- Dakli drejton organizimin e financave në Qeverinë I.

Qemalit. Ja telegrami i L. Gurakuqit dërguar A. Daklit: “... Pasi

për organizimin e financimin e Qeverisë së Përkohshme shifet nevoja

për nji njeri të zotin dhe zotënia Juaj në ate degë asht e ditur, u pa e

pëlqyeshme qi sot ta merrni Ju përsipër dhe posa të mirrni ky telegram,

të niseni për këtu ”.

- Dakli e përkrahu Qeverinë e Vlorës edhe pas dorëheqjes së

tij datë 31.08.1913 (nuk ishte dakord me shpenzimet financiare).

Në librin e Drejtorisë së përgjithshme të arkivave “Qeveria e

Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj”, evidentohet vazhdimi

i kontributit të patriotit pas dorëheqjes, njëherazi kundërshtimi me

forcë i ambicjes së E. Toptanit, i cili (sipas Daklit) dëmtoi rëndë

interesat kombëtare. Qartazi këto pikëpamje politike tregohen në

letrën drejtuar në Rumani personalitetit të Lëvizjes Kombëtare,

mikut të tij të shquar doktorit Ibrahim Temo. Paraqesim një pjesë

të letrës: “…Jam i sigurtë se vepra e atyre të Durrësit do të përfundojë

me nji disfatë. Dhe atëhere patriotët tonë do të pendohen shumë që iu

banë shokë Esat Pashës. Po asht punë e natyrshme të vonojë përparimi

i Shqipërisë ku njerëzit tonë të shquar ndahen në dy parti në këte kohë

delikate dhe ku nji pjesë e tyre shkojnë pas qerres së Esat Pashës që

asht nji tradhtar me plot kuptimin e fjalës. Kjo gjendje na dëshpron

ne, dashamirësit e Atdheut dhe na prish besimin e mirë që kemi për

njerëzit e mëdhenj. Qeveria e formuar nën kryesi të I. Qemalit si

brenda dhe jasht asht e fortë, partia e Esat Pashës asht e tundur…

Shpresohet të marrë fund shpejt kjo gjendje. Ju paraqes nderimet dhe

dëshiroj të kem me vete simpatinë Tuaj.”

- Merr pjesë në Qeverinë e Vidit si sekretar e këshilltar

i Ministrit të Brendshëm Aqif Pasha, i cili e pati Daklin

bashkëpunëtorin më të ngushtë nga 1910 deri 1922, aq sa

10
ashkëkohasit, përfshirë Dishnicën, shpreheshin: “Ku asht Aqif

Pasha gjindet Ahmed Dakli”.

Më tej, në 1914-n, detyrohet të shkojë në emigracion politik

(në Elbasan rrebelët e Haxhi Qamilit i djegin bibliotekën,

i burgosin vllanë); në 1915 është në grupin e patriotëve që

grumbullohen në Shkodër. Mbi vështirësitë e atij emigracionit

mësojmë edhe nga letra e L. Gurakuqit dërguar Daklit në 1919,

ku midis të tjerave i kujton sesi të dy patriotët emigrantë politikë

kishin ngrënë bukë me rrush.

- Në 1918 është pjesëmarrës në Kongresin Kombëtar të

Durrësit; radhitet në grupin e delegatëve atdhetarë më të avancuar

politikisht dhe kontribuoi në miratimin e platformës kombëtare

të atij kongresi.

- Në vitet 1921-1922 emërohet ministër i financave në tri

kabinete qeveritare të drejtuar respektivisht nga kryeministrat: P.

Evangjeli, Q. Koculi e H. Prishtina (me H. Prishtinën vazhdonte

miqësinë e 1909-s, që u kristalizua me hapjen e Shkollës Normale

dhe u forcua me Kryengritjen e 1912-s).

- Më 26.10.1923 A. Dakli formoi në Elbasan partinë e parë të

borgjezisë “As e Pashës, as e Beut”. Natyrshëm programi i partisë

qe vazhdim i problemeve madhore të Shqipërisë, të shprehura më

parë në gazetën e tij “Ura e Shkuminit”. Kjo parti e drejtuar po

nga Ahmed Dakli, u ballafaqua me guxim dhe si e barabartë me

Partinë e bejlerëve, drejtuar nga Shefqet Bej Vërlaci, i cili ishte

përfaqësuesi më i fuqishëm e më ambicioz i asaj klase në vitet ‘20

e ‘30 në Shqipëri, ambicie që arriti kulmin te bashkëpunimi me

fashizmin.

- Në emigracionin e dytë politik 1924-1928, A. Dakli u

shpëtoi dy atentateve. (“ I dashur Ahmet, kemi marrë vesh me siguri

se kundër teje do të bahet atentat në Bari. Janë caktue njerëzit dhe

janë dërguar prej këtej. Prandaj largohu ose merr masat e nevojshme.

Lajmërimin po ta baj nga Shkodra, ku kam ardhur apostafat. Të fala,

11
Kasem Haxhihyseni” i shkruan elbasanasi, bashkëluftëtar i Tij në

1912-n). Si në emigracionin e parë, ashtu edhe në të dytin, Dakli

nuk pranoi statusin e emigrantit, dmth asnjë ndihmë ekonomike

të afruar, as nga italianët, as nga jugosllavët, as nga austriakët;

jetoi në ato shtete me veprimtarinë e tij private e me ndihmën e

familjes.

- Veprimtaria patriotike dhjetravjeçare dhe tradita e familjes

natyrshëm e radhiti A. Daklin kundërshtar politik të fashizmit.

Antifashist i orëve të para, më 7 prill 1939 jep dorëheqje si

Kryetar Bashkie dhe njëherazi inkurajon e drejton në Elbasan

veprimtarinë kundër pushtuesve. Fashizmi e përndjek Patriotin,

e burgos në Elbasan, e transferon në burgun e sigurisë së lartë

në Tiranë dhe e internon në Itali. Nga fundi i 1941-shit A.

Dakli lirohet nga internimi. Në Elbasan me keqardhje konstaton

përçarjen e rezistencës antifashiste dhe tendencën e komunistëve

për të imponuar rrugën e tyre. Kjo gjendje e tensionur midis

vetë shqiptarëve e detyron të mos radhitet tek asnjë palë; Dakli

vazhdoi të besonte te mundësia e bashkimit të forcave antifashiste,

mirëpo fatkeqësisht bashkimi nuk u realizua. Më vonë ftohet dhe

merr pjesë në Asamblenë Kombëtare të 1943-shit, ku realizohet

shkëputja e Mbretërisë Shqiptare nga Mbretëria Italiane (bashkim

i imponuar pas pushtimit 1939).

- Kulmin e persekutimit politik e ekonomik Ahmed Daklit e

familjes së tij ia shkaktoi Diktatura Komuniste. Komunizmi kësaj

figure historike kombëtare i bëri presione të jashtëzakonshme

politike e ekonomike. Në mënyrë ultimative i kërkuan të dilte

familjarisht nga shtëpia 100-vjeçare ku banonte prej tri brezash,

të likuidonte një tatim që binte ndesh si me ligjin e kohës, ashtu

e me mundësitë e ekonomisë familjare, e cila ishte dëmtuar rëndë

gjatë luftës. Në këte situatë të imponuar me forcë nga regjimi,

pranoi ndihmën ekonomike të dy miqve antifashistë (I. Qorri

dhe S. Domi) dhe arriti t’i likuidonte detyrimet e jashtligjshme

12
ekonomike. Mirëpo absurdi i Diktaturës vazhdoi me kurdisjen

e një proçesi të montuar gjyqësor, me qëllim denigrimin dhe

eleminimin fizik. Fshehtas Dakli u lajmërua se do ta akuzonin

si agjent i fuqive perendimore (!?)... Patrioti që ishte orientuar

drejtë për 45 vjet rresht duke kontribuar me pastërti qelibari

në çdo eveniment kombëtar, njëherazi kishte kaluar me sukses

presionet e vështirësitë e pushtimit otoman, gjatë luftës së parë

e të dytë botërore… nuk mundi të përballote akuzën e pritshme

absurde politike, me forcën e denjitetin që e karakterizonte nuk i

dha mundësi diktaturës komuniste sadopak t’i cënonte pastërtinë

e veprimtarisë patriotike. Më 02.11.1947 vetë i dha fund jetës,

pikërisht në dyqanin e tij që kishte qenë qendër e takimeve për

hapjen e shkollave shqipe, për organizimin e kryengritjes së 1912-

s, për partinë “As e Pashës, as e Beut”, për rezistencën antifashiste...

Populli i Elbasanit me pjesëmarrje masive e përcolli me nderime

në banesën e fundit, duke shprehur respektin për birin e vet e

njëherazi kundërshtimin ndaj Diktaturës.

- Mbas ndryshimeve politike me vendosjen e pluralizmit, më

1992 me rastin e 80-vjetorit të Pavarësisë, Shoqata e historianëve

të Elbasanit bëri propozimin, Këshilli i Rrethit e miratoi dhe

Presidenti i Republikës, me dekretin nr. 403, i akordon Ahmed

Daklit Urdhërin për veprimtari patriotike të Klasit të Parë me

motivacionin: “Si një nga figurat më me zë në lëvizjen kombëtare

para dhe mbas pavarësisë”. Me vendim të Këshillit të Rrethit

Elbasan, më 21.12.1995 inagurohet gjimnazi me emrin “Ahmed

Dakli”; Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit me vendimin nr.132,

dt.16/10/1996 i jep Daklit titullin “Qytetar Nderi i Durrësit” me

motivacionin “Intelektual dhe patriot i shquar. Pjesëmarrës aktiv në

çetat e para për pavarësi. Publicist e demokrat i njohur me reputacion

dhe kontributin e veçantë në qytetin e Durrësit, Kryetar Bashkie për

vitet 29-1937 ”.

Gjithashtu, edhe Këshilli i Qarkut Elbasan në ditën

13
ndërkombëtare të shtypit, maj 2013, i akordon A. Daklit titullin

“Qytetar nderi i Qarkut Elbasan”.

Autori i librit, avokat Hilmi Ahmed Dakli, i diplomuar në

Itali më 1937 në shkencat juridike dhe ekonomike, pas vdekjes

2008, dekorohet nga presidenti Mjeshtër i Madh i Punës, botoi

në 1997 librin që keni në duar.

Qëllimi i botimit është që me fakte të argumentohet

aktiviteti patriotik i Ahmedit, njiherazi me dokumente të hedhë

poshtë heshtjen dhe shtrembërimet e periudhës komuniste për

veprimtarinë nacionaliste të A. Daklit.

Libri ka vlerë dokumentare edhe se paraqet infrastrukturën

arsimore të Elbasanit në vitet 1890-1894 dhe dokumente autentike

të shkollave të para legale shqipe në Elbasan gjatë viteve

1908-1909, ku njihemi me institucionet, arsimtarët, pagat e tyre e

librat që përdoreshin.

Me të drejtë, enciklopedia “Elbasani”, botuar në vitin 2000,

te pjesa për shkollat e para në Elbasan, citon fjalë për fjalë

paragrafe të librit mbi A. Daklin. Libri ka vlera dhe për njohjen e

veprimtarive patriotike të bashkëkohësve të Daklit, që citohen në

gazetën e tij “Ura e Shkuminit”.

14
I.

Në dorë... një abetare shqip

Ahmed Dakli lindi në Elbasan më 15 dhjetor 1879.

I ati, Ibrahim Sulejman Dakli, në atë kohë ishte administrator i

pasurisë së Sulejman Beut, i cili ishte njëri nga tre djemtë e Ibrahim

Pashës (gjyshit të Aqif Pashë Elbasanit). Para kësaj detyre private,

Ibrahim Dakli kishte qenë komandant xhandarmërie në Durrës

(1870 -1876) i caktuar nga sudimtari i qytetit Jusuf Beu (xhaxhai

tjetër i Aqif Pashës) dhe kishte për detyrë mbrojtjen e rendit.

Kur u kthye në Elbasan dhe filloi punën private si administrator,

në radhë të parë rregulloi shtëpinë që i pati lënë i ati (Sulejmani).

Dhe kur ishte 32 vjeç, Ibrahimi u martua, nga martesa pati tre

fëmijë: dy djem dhe një vajzë. Më i vogli ishte Ahmedi. Si u rritën

pak fëmijët, për djemtë mendoi t’u jepte arsim.

Mirëpo në ç’shkollë? Në atë kohë qeveria turke i kishte ndarë

shqiptarët më dysh: turq (muslimanët) e kaurrë (të krishterët). Të

parët futeshin në “mejtepe”, shkolla gjoja turke, ku krejt mësimi

ishte feja: mësohej Kurani përmendësh. Të dytët futeshin nëpër

shkolla greke të hapura për propagandë.

Shkollat muhamedane ishin shkolla private feje, pa program,

15
të çelura nga ndonjë imam (fetar) mëhalle, që dinte të lexonte

vetëm librin e shenjtë, Kuranin, dhe pak, fare pak turqisht. Këto

shkolla si lokal kishin në verë sofanë e xhamisë dhe në dimër -

ndërtesën e brendshme të saj. Dikush nga imamët e thurte me

dërrasa apo me mur sofanë e xhamisë që të mund të rrihej aty

edhe në dimër. Çdo djalë do t’i paguante hoxhës (mësuesit) një

shumë të pacaktuar në krye të çdo muaji (50 santim ar e më

poshtë). Mbasi ishte hoxhë, njeri me çallmë e me mjekër ai që

jepte mësim, kishte marrë emrin “hoxhë” edhe lokali ku bëhej

mësimi. Pra, shkolla quhej “hoxhë” dhe mësuesi - po “hoxhë”.

Nxënësit rrinin këmbëkryq e rrafsh, nëpër një dërrasë të gjatë

dy metro, që qëndronte e mbërthyer rreth njëzet centimetra lart

tokës. 150-200 djem të çdo moshe vendosnim librat (suparaquhej

abetarja arabishte që mësohej në atë kohë) dhe të gjithë

djemtë lexonin secili me zë të lartë mësimin që u kishte caktuar

hoxha. Ai vetë rrinte po këmbëkryq mbi postiqe (lëkurë bagëtie e

regjur). Mbështetur shpinën në mur, kishte përpara dy a tre stola

të vegjël ku do të vinin librat nxënësit që do të thoshin mësimin

përpara hoxhës. Në fillim ai i linte nxënësit një orë që secili të

mësonte vetë mësimin me zë të lartë. Vendi vlonte nga zërat e tyre

dhe herë pas here hoxha jepte një britmë me sa fuqi kishte për t’i

bërë që të kërrusnin kryet në libër ata që, të hutuar e të harruar

në gjëmën e zërave, ishin me libër në dorë dhe me sytë në hatulla.

Si mbaronte ora e përgatitjes, me thirrjen e hoxhës ngriheshin

menjëherë 30 - 40 djem, kush të mundte më shpejt dhe të vendosej

përpara hoxhës, për të lexuar secili mësimin e vet. Kështu, nga tre

a katër menjëherë, ia thoshin atij mësimin. Dhe hoxha hidhte sytë

sa te njëri dhe sa te tjetri për t’i kontrolluar. Tërheqjet e veshëve,

shuplakat fytyrës, grushtet kurrizit ishin shumë të shpeshta për

ata që thonin mësimin përpara hoxhës, por nuk mungonte herëherë

edhe dajaku nga ana e tij. Si mbaronte një palë, u caktonte

atyre pjesën tjetër që duhej të mësonin. Fillimin e mbarimin e

16
pjesës ua shënonte në libër me nga një copëz dylli, e cila thirrej

‘ders’, që natyrisht do të thotë ‘mësim’. Mësimet përmblidheshin

në abetaren arabisht dhe në Kuran. Djemtë që kishin kryer së

lexuari 10-15 herë Kuranin, rrallë arrinin të lexonin ndonjë libër

të vjetër turqisht, që fliste mbi dogmat fetare.

Shkollat greke ishin shkolla fillore me program të përgatitur

e të rregulluar prej qeverisë greke. Gjithashtu, kishte edhe

inspektorë grekë. Mësuesit dhe shpenzimet e tjera paguheshin

prej mitropolitëve, që lidheshin me Patrikanën e Stambollit.

Patrikana, më tepër se një qendër feje, ishte qendra e greqizmës

në Turqi.

Pra, Elbasani dhe shumë qytete të tjera, nuk kishin asnjë

shkollë fillore të qeverisë. Fort rrallë ishin ata, sidomos nga

muhamedanët, që dinin shkrim e këndim turqisht, se gjuha shqipe

as që dihej se mund të shkruhej e të lexohej!

Unë.- shkruan Ahmedi në ditarin e tij,- i lindur i imët dhe i

vogël, i dobët nga trupi prej sëmundjeve në vegjëli, rritesha i hollë e i

pafuqishëm. Vazhdova më tepër se një vit “në hoxhë” të mulla Tahiri

dhe nuk arrita t’i shtrohesha mësimit aspak, megjithëse isha mjaft i

urtë. Në këtë kohë ishte viti 1890, një farë Abdyl Abdulla Xhinsi, që

kishte mbaruar normalen turke në Stamboll, hapi një shkollë private

në Elbasan, në vendlindjen e vet, një shkollë fillore turke, por krejt

sipas sistemit më të ri që mund të bëhej asaj kohe në Turqi. Bankat,

për t’u ulur nxënësit, u përdorën për herën e parë në shkollën e tij dhe

pastaj bënë të tilla edhe shkolla e shkallës së dytë,“Ryzhdie” turke,

megjithëse kishte kohë që funksiononte në Elbasan. Hyra edhe unë në

shkollën e re fillore. Nisa abetaren turqisht në klasën përgatitore dhe

e mbarova shpejt. Kalova në klasë të parë. Mësimet ishin në rregull,

me gjimnastikë, muzikë (këngë) etj. Më kapi një qejf e një dëshirë për

mësim aq sa s’kishte ku të shkonte më tej.

Prej shkollës së re filluan t’i pakësoheshin nxënësit shkollave të

17
tjera e, në veçanti, asaj të mulla Tahirit, ku kisha qenë edhe unë.

Mulla Tahiri, i mbetur keq, thoshte me dëshpërim: “Dolën djemtë prej

Rrahamanit (rrugës së drejtë) e shkojnë në shkollë të Shejtanit. Nga

mbarimi i vitit shkollor i shpifën diçka mësuesit të shkollës private, të

varfrit Abdyl Sollakut, që e detyruan të ikte natën nga Elbasani për në

Stamboll. Në atë kohë ishte ndërtuar edhe një ndërtesë shkolle qeveritare

në qendër të qytetit, në anën e djathtë të xhamisë “Mbret”. Ishte folur

atëherë për Abdyl Sollakun se kishte qenë caktuar të kalonte si mësues

në shkollën qeveritare dhe një shok i tij ia ngrehu lakun (shpifjen) për

t’i zënë vendin. Poshtërsitë e njeriut të mallkuar, që kërkon të sigurojë

jetesën e vet në dëm të tjetrit. Më vonë, mbasi u emëruan mësuesit e

shkollës fillore qeveritare, u mor vesh pafajsia e të mjerit Abdyl, ashtu

edhe qëllimi i shpifjes. Në shkollën fillore qeveritare u futa edhe unë, -

vazhdon Ahmed Dakli në ditarin e tij. - Duke qenë se shkoja shumë

mirë në mësime, kalova në shkollën Ryzhdije, pa e plotësuar kohën e plotë

të qëndrimit në shkollën fillore, duke fituar kështu një vit. Ndër 40-50

nxënësit e klasës, unë isha i pari, si në fillore, ashtu edhe në Ryzhdie. Gjatë

katër vjetëve në këtë shkollë të fundit, isha unë gjithmonë i pari i klasës,

si në mësime, ashtu edhe në sjellje, duke fituar simpatinë e mësuesve dhe

të atyre që vinin për provime. Megjithkëtë, sistemi i mësimit ishte i keq

si dhe zhvillimi i mësimeve - i parregullt. Bënim gramatikë e sintaksë

për tri gjuhë të lindjes: turqishtes, arabishte dhe persishtes. Mësime feje të

shumta dhe në kohën që tepronte, e cila ishte e pakët, mësoheshin: historia

e Turqisë, aritmetikë e gjeografi. Merret me mend se sa mund të fitonte e

të mësonte një nxënës dituri të gjalla në një shkollë, në të cilën shumicën

e mësimeve e përbënin dituritë e vdekura: feja e gjuhët e saj. Kështu,

kur mbarova Ryzhdijen, kisha mësuar mirë, në krahasim me të tjerët

që kishin bërë po aq mësime, por megjithatë s’isha i zoti të hartoja diçka

në asnjërën prej atyre gjuhëve. Kur mora diplomën e asaj shkolle, vetëm

atëherë e mora vesh se duhet të kisha mësuar edhe frëngjishten. Këtë e

kuptova nga shënimet e shtypura në diplomë.

18
Më 1894, motmot para se të mbaroja shkollën Ryzhdie, një natë

dimri, mbas darke, kur ishim duke ndenjur rreth zjarrit përqark

votrës, vëllai im i madh, Hyseni, nxjerr një libër nga xhepi dhe i thotë

babës: “Babë, kjo është abetarja e gjuhës sonë, shqip. Shqipja që flasim

është dhe kjo gjuhë që shkruhet e lexohet, veçse qeveria e ka ndaluar.

E kam marrë këtë abetare për të mësuar gjuhën tonë me e shkrue e

me e lexue”. Baba i përgjigjet: “E kam dëgjuar këtë punën e shqipes

dhe të Shqipërisë qëkur ka ardhur këtu njëherë një hoxhë çam, Hoxha

Tahsini. Di edhe që Konstandin Nelkoja (Kristoforidhi) merrej me

shqipen që prej kohe... Mësojeni, por duhet të keni kujdes dhe të ruheni

nga sherri i qeverisë!”.

Fjalët ‘abetare’, ‘gjuhë shqipe’, ‘shkrimi e këndimi i saj’ më bënë një

përshtypje në shpirt. I hodha sytë mbi librin që mbante në dorë vëllai

dhe shikoj për herë të parë shkronja që s’i kisha parë deri atëherë. Vëllai

m’u kthye mua dhe më tha: “Ahmed, si ta mësoj unë, do ta mësoj edhe

ty mbasandej”. Mbas këtyre fjalëve vëllai nisi të studiojë shkronjat e

shqipes, format e tyre me ndihmën e shkronjave turqisht, se ato ishin

pranë, të shtypura në abetare. Vëllai e mbajti në dorë librin deri në

kohën e gjumit. Kur të gjithë të shtëpisë shkuan të flenë bashkë me

vëllanë, unë e rrëmbeva librin menjëherë dhe nisa ta studioj. Kam

ndenjur nja tri orë vetëm duke e studiuar. Atë natë s’bëra gjumë fare,

sepse përfytyroja me sy mbyllur shkronjat e shqipes, për t’i futur në

mendje. Në mëngjes u ngrita para të gjithëve, me 2-3 orë natë, dhe

me të shpejtë me librin në dorë. Kur nisi të zbardhte drita, atëherë

unë munda t’i përmbledh katër shkronjat “l o p a” dhe të nxjerr prej

atij bashkimi shkronjash kuptimin e asaj kafshe të bekuar të shtëpisë,

që njihet prej çdo njeriu në Shqipëri. Nuk më shkonte në mendje

kurrë në atë minutë se bashkimi i shkronjave “l o p a” do të jepte

një emër aq të njohur. Mirëpo, sapo e nxori goja bashkimin e atyre

katër shkronjave, mendja, që në atë çast ishte e zënë krejt në leximin e

drejtë të tyre, papritur e befas, e kuptoi aty për aty dhe domethënien. E

shpirti bashkë me zemrën, sikur të ishin gati, u mbushën me gëzim me

19
shpejtësinë e përshkimit elektrik. Goja, pa dashtë, u vue nën urdhrin

e zemrës dhe të shpirtit që vlonin në gaz dhe, si mjet i shfaqjes së atij

gëzimi, përsëriti tue thanë “lopa, lopa...”. Habitje, gëzim. Dy ndjenja

që së bashku përbëjnë lumturinë më të madhe në çastet e këndshme të

jetës së njeriut. Kjo ka qenë përshtypja që më bëri për së pari mësimi

e këndimi i shqipes. Kjo përshtypje zuri vend në shpirt e që prej asaj

dite, dashuria e gjuhës dhe e kombësisë luajti rolin më të madh në jetën

e pastajme timen”.

Në këtë kohë Ahmed Dakli ishte 15 vjeç!

20
II.

Nëpunës praktikant...

Që më përpara, por sidomos pasi mora diplomën e Ryzhdijes, u

shtrua në shtëpi, në mes të babës, nënës e vëllait, çështja e dërgimit tim për

studime në Manastir a Stamboll. Ky ishte shumë larg, kurse Manastiri,

që ishte edhe qendra nga ku varej Elbasani dhe që kishte edhe një gjimnaz,

anonte mendimin e shumicës. Në Manastir shkohej nga Elbasani në

kurriz të kalit dhe udhëtimi zgjaste katër ditë. Në dimër, shpesh herë

qiraxhinjtë ishin të detyruar të qëndronin një ose dy ditë më tepër nëpër

hanet, deri sa të hapej rruga që mbyllej nga dëbora dhe nga të ftohtit e

madh. Në verë, herë-herë zihej rruga prej njerëzve të liq, që dilnin për të

grabitur ose për të marrë skllevër, që t’i lironin pastaj kundrejt një shume

të hollash. Kështu, udhëtimi në atë kohë ka qenë i vështirë, si në dimër dhe

në verë. Prej kësaj, mëma ime, më tepër se të tjerët, nguli këmbë që të mos

dërgohesha unë për studime larg qytetit, në vështrim edhe të shëndetit

tim të dobët, se kisha vuajtur ethe të shpeshta malarieje. E në se vetë

kisha dëshirë të ndiqja shkollën, por të them të drejtën, jo në atë gradë sa

ta kërkoja me këmbëngulje. Po të kisha ngulur këmbë, besoj se prindërit

do të ishin bindur. Kjo, se kam pasur një zakon të keq: Sa i butë e i

urtë që isha, aq tepër i prapë bëhesha po të më ngulej mendja për diçka...

21
“Si privat, jam munduar të jetoj me nder, e si nëpunës kam qëndruar larg

korrupsioneve të kohës, duke mos iu përkulur as magjisë së arit e komoditeteve

të jetesës dhe as ashpërsisë së forcës e të frikës së vuajtjeve.”

Ahmed Dakli

(pjesë nga ditari)

ISBN 978-9928-226-52-5

9 789928 226525

www.Onufri.com

Çmimi 1500 lekë