10.08.2017 Views

SME Albania

Newsletter-Korrik-2017

Newsletter-Korrik-2017

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Krahas programeve të trajnimit

dhe seminareve, Instituti

SME Albania do të zhvillojë

takime midis sipërmarrësve në

sektorin e Ndërmarrjeve të Vogla

dhe të Mesme dhe zyrtarëve të

lartë në sektorin publik, ambasadat

e huaja në Shqipëri, si

dhe ekspertë në fusha të

ndryshme.

Trajnim i SME Albania në Tirana Business University

SME Albania’, platformë e re për

mbështetjen dhe rritjen e bizneseve

Fokusi i Institutit SME Albania është ofrimi i konsulencës për aktivitetet e

biznesit dhe edukimi e trajnimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

(SME) në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve. Ky Institut do ti ofrojë

mundësi sipërmarrësve të mësojnë dhe të njihen me praktika e koncepte

të reja gjatë drejtimit të bizneseve të tyre, në mënyrë që të kenë mundësi

të adresojnë problematikat që lindin në sektorët dhe bizneset përkatëse.

Do të zhvillohen mekanizma mbështetjeje dhe programe të reja të zhvillimit

të biznesit që ndihmojnë sipërmarrësit aktualë dhe të ardhshëm në

rritjen e biznesit të tyre dhe zhvillimin e kapaciteteve, në rritjen e njohurive

të tyre vazhdimisht lidhur me mundësitë në Shqipëri dhe në tregjet

ndërkombëtare, zhvillimet në sektorët përkatës, menaxhimin financiar

dhe formulimin e strategjive që rrisin shitjet dhe fitimet.

Një rëndësi e veçantë do t’i jepet

sipërmarrjeve Start-up dhe

gruas sipërmarrëse. Aktivitetet

kryesore të Institutit do të përfshijnë

ndër të tjera mbështetje

në draftimin e projektpropozimeve

(projekte të BE-së

dhe donatorëve të tjerë),

mbështetje për aplikime

në programe të BE-së, nxitja e

performancës në biznes dhe

konfidencës së sipërmarrësve të

rinj, dhënia e konsulencës dhe

mbështetjes ndaj SME-ve në

linjë me parimet e Aktit të

Biznesit të Vogël (SBA) dhe

dokumenteve të tjerë strategjikë

kombëtarë e evropianë, nxitja e

bashkëpunimit mes biznesit,

universiteteve dhe institucioneve

shtetërore.

Prezantimi i SME Albania me sipërmarrës dhe ekspertë të SME-ve

SME Albania në Akademinë e Biznesit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!