14.11.2017 Views

SKENDER BUCPAPAJ

Transform your PDFs into Flipbooks and boost your revenue!

Leverage SEO-optimized Flipbooks, powerful backlinks, and multimedia content to professionally showcase your products and significantly increase your reach.

SKËNDER BUÇPAPAJ

JUBILEU I SHIUT

TË ÇMENDUR

poezi

Onufri

Redaktore

Elida Buçpapaj

© Autori, 2017

ISBN 978-9928-226-80-4

PRINTED AND BOUND IN ALBANIA BY ONUFRI

Rr. “Konferenca e Pezës”, Nr. 71, Kodi Postar 1027, Tiranë;

Tel & Fax 00355 42 220 017 / 270 399

www.onufri.com; E-mail: info@onufri.com

4

JUBILEU I SHIUT

TË ÇMENDUR

MBI MALIN E HEKURAVE DIKUR

Isha unë dhe ishin ato, tridhjetë e tri, sa tridhjetë e tri

brinjët e mia

Unë rruzulli i tyre, ato tridhjetë e tri palët e këmishave të

ajrit që e veshin rruzullin

Evat e mia vilnin mollë, bënin dashuri me mua, lindnin

dhe rritnin fëmijë, djepat nuk ishin asnjëherë bosh mbi

Malin e Hekurave

Bënin dashuri me mua dhe klithnin, rritnin fëmijë dhe

këndonin ninulla, vilnin mollë dhe qeshnin hareshëm

Klithmat e tyre, ninullat e tyre, qeshjet e tyre më parë i

merrnin yjet dhe më pastaj i merrja unë dhe planeti në

formë jehonash yjore

Yjet i kishim aq pranë, yjet nuk shuheshin kurrë, ditëve i

ulnin fitilat e llambave të tyre, netëve i ngrinin fitilat e

llambave të tyre me vaj hyjnor

Yjet atëherë ishin hyje, një hyll, shumë hyje, dhe hyjnisht

kundronin bukurinë e planetit tim, deheshin me

bukurinë time dhe të Evave të mia

Unë, parahënësi i parë, me djemtë e mi, djemtë e djemve

të mi, djemtë e djemve të djemve të djemve të

djemeve të djemve, ngarkonim varkat me mollë dhe i

7

zbarkonim në Shkëlzen, në Pashtrik, në Shar, në Korab,

në Tomorr, në Apenine, në Arafat, në Ararat, në Himalaje,

në Kilimanxharo, në Kordiljere, në Ande, me një fjalë në

tridhjetë e tri vargmalet dhe grumbujt malorë që kishte

atëherë planeti

Dhe merrnim qershi nga Shkëlzeni, arra nga Pashtriku,

boronica nga Shari, ftonj nga Korabi, verë nga Tomorri,

gështenja nga Apeninet, hurma nga Arafati, kafe nga

Ararati, mango nga Himalajt, banane nga Kilimanxharo,

kivi nga Kordiljeret, avokado nga Andet

Pjesën tjetër të kohës unë hidhja me shkrim mendimet e mia

në pergamenin e syve të Evave, parahënëseve të para

Ashtu fjalë pas fjale, fjali pas fjalie, kryeradhë pas kryeradhe,

fletë pas flete, krijoheshin palimpsestet e pafundme të

mendimeve të mia

Ose vetëm çlodhesha, vetëm meditoja duke lexuar mendimet

e mia të mëparshme, apo thjesht mahnitesha duke parë si

më përfshinin në kornizat rrethore të irisëve të tyre mua të

tërin në shkallë të kushedisatë zvogëlimi, unë asnjëherë, në

fakt, nuk e kam matur

Ato mendime të miat, të hedhura atëbotë, me shkrim,

përcillen nëpër breznitë e të gjitha Evave me sy të shkruar

Nganjëherë na merrnin me vetë delfinët poshtë ujërave, na

thoshin: a nuk mërziten duke parë pejzazhet yjore vetëm

nëpëmjet lentes së hollë të ajrit, a nuk provoni t’i shikoni

ato nëpërmjet lentes së trashë të ujërave?

8

Dhe ne zbrisnim atje, mbeteshim të hutuar, duke kundruar

lart, gati harronim të dilnim sipër ujërave përsëri

E vërteta është se yjet ishin aq pranë, ishin aq të mëdhenj dhe

qiejt ishin aq të ngushtë, si korridore

Zogjtë që fluturonin më shumë se të tjerët, shkonin shpesh

aq lart sa harronin të ktheheshin

Atëherë nuk kishte zogj që nuk e harrojnë kurrë folenë, nuk

kishte kurrë zogj shtegtarë që ikin në vjeshtë e kthehen në

pranverë

Kishte zogj që ikin dhe ktheheshin dikur, kishte zogj që

ktheheshin kushedi kur, kishte zogj që nuk ktheheshin

kurrë

Atëherë njësi matëse e kohës ishin netët, nuk ishin ditët

Një natë prej netësh a një kohë prej kohësh, Evat, duke vjelë

mollë, ishin ankuar më shumë se herët e tjera pse netët

janë aq të gjata dhe ditët aq të shkurtra aq të papërfillshme

Shpesh, kur bënin dashuri me mua gjithë natën, vetëm

mëngjeseve i zinte gjumi dhe zgjoheshin pasi përsëri

kishte rënë nata dhe ato kishin mall për të parë ditë me sy,

Ndonëse nata si gjithnjë vinte e bukur deri në magji, ato ishin

ankuar pse të mos jenë ditët më të gjata, pse planeti ynë të

mos ketë ditë aq sa ka natë

9

Lart ishin dëgjuar ankimet e tyre dhe, nga brinja e

tridhjetetretë e Tokës, u krijua për herë të parë Hëna

Askush nuk e pa si ndodhi, krijuesi vuri gjithçka në

gjumë gjatë krjimit të Hënës

Dhe prej atëherë filloi të thuhej jo një natë prej netësh,

por një ditë prej ditësh, netët, pra, filluan të jenë pjesë

e ditëve

Ditët dhe netët filluan të tkurreshin dhe bymeheshin

duke i dhënë e duke i marrë hapësirë njëra-tjetrës

Yjet, përfshirë Tokën, filluan të tkurren, papushim të

tkurren, ndërsa qiejt filluan të bymehen, papushim të

bymehen

Hëna filloi të luante me ujërat, i tërhiqte ato nga brigjet,

pastaj i lëshonte edhe përtej tyre

Përplasja e tyre krijoi erën, era filloi të luajë me retë,

retë filluan të luajnë me shira, shirat me ylberë, me

vetëtima dhe bubullima

Dielli, prej atëherë na i mbajti fshehur yjet, prej atëherë

vetëm në mungesë të tij do të na shfaqeshin yjet

Hëna bënte të llastuarën tashmë, nga nata në natë do të

dilte me profile të plota, me profile të paplota, ose do

të mungonte fare

10

Falë saj tashmë filluan të bëhen të përveçme ditët, filluan

të lindnin javët, muajt, vitet dhe shekujt

Evat e mia vazhdonin të bënin dashuri me mua, të

lindnin e të rritnin fëmijë pas-hënës, të bënin plazh,

disa nën Diell, disa të tjera nën Hënë, pjesën tjetër të

kohës kryesisht të vilnin mollë

Mollët kishin pak a shumë formën e zemrës sime. Dhe sa

herë ato preknin mollët, aq të lehta dhe aq të bukura

prekjet e tyre në mollë sa asnjë fllad tjetër në botë, unë

ledhatohesha në zemrën time

Në çdo pemë molle kishte nga një gjarpër të bukur

dhe fjalëmbël që fliste me Evat e mia që ato të mos

mërziten kurrë duke vjelë mollë

Ato vilnin mollë dhe nganjëherë hanin mollë, kafshonin

aq ëmbël e aq butë, si të ishin duke kafshuar në

zemrën time

Njëra nga pemët e mollëve kishte vetëm një kokërr mollë,

më e kuqe se të gjitha të tjerat, krejtësisht si zemra ime

Ajo pulsonte bashkë me zemrën time, Evat duke

kundruar atë mollë ashtu mund ta kundronin zemrën

time dhe ta shihnin veten e tyre në zemrën time sa

herë të donin dhe sa kohë të donin

Ato mund ta preknin zemrën time, mund të nuhatnin

aromat e saj që nuk ishin asnjëherë të njëjta dhe që

ishin secila më gjallëruese se tjera

11

Por nuk mund ta kafshonin zemrën time, nuk mund

ta hanin zemrën time, sepse pastaj nuk mund ta

kundronin më, nuk mund ta preknin më, nuk mund ta

ledhatonin më, nuk mund ta shihnin veten atje kurrë

më

Gjarpri që ruante pemën e mollës nuk kishte ditë që

nuk u dërdëlliste: pse nuk e provoni një herë mollën e

ndaluar, pse për ju të ketë gjëra të ndaluara, pse ju të

keni për sytë tuaj vetëm Adamin, pse të mos ketë në

sytë tuaj gjithçka u takon atyre për të pasur

Sa të jetë kjo kokërr molle në këtë pemë, sytë tuaj do të

jenë gjithmonë të ngopur, kur të mos jetë kjo kokërr

molle në këtë pemë, sytë tuaj dhe mendja juaj do të

jenë të hapur për të parë gjithçka që ju nuk e keni parë

deri sot

Unë ndjeva shtrëngim në zemër atë ditë dhe po vrapoja

drejt mollës së ndaluar, kur pashë si ato e kafshonin

me radhë, njëra prej tyre ma lëshoi edhe mua në fyt

njërën prej atyre kafshatave

Unë desha ta qortoja gjarprin, por ai nuk m’u përgjigj

kurrë,

Deri atë ditë njeriu fliste me gjithkënd dhe me gjithçka,

prej asaj dite njerëzit do të flisnin vetëm me njëri

tjetrin

12

Me gjarpërinjtë e prishëm besën që kishim pasur dhe

lidhëm një besë të re, një besë të re që ua mundësonte të

shlyenin mëkatin e gjarprit të Mollës së Ndaluar

Një ditë ende pa aguar diçka si gjëmë, si hata, po fanitej

në horizont, një si mjegullnajë i mbulonte qiejt, e

vranësonte Tokën

Qiejve po u ndërrohet kripi i kresë, thanë Evat, nga të

kaltër, po bëhen gri, ashtu si foshnjave iu ndërron nga i

zi në biond

Qiejt, thanë ato, po ndërrojnë moshë, nga foshnjëria qiejt

po hyjnë në fëmijëri

Mjegullnaja u afrua deri aty ku prekte në atmosferë

dihatjen e Evave

Pastaj u rikthye përsëri te qiejt, u davarit, u tret dhe

gjithçka u kthjell

Të nesërmen në agim u përsërit e njëjta orvatje, por edhe

ajo u zmbraps, tashmë nga ngrohtësia e Tokës dhe nga

afshi i Ujit të Madh

Ditën e tretë mjegullnaja ia behu më e vendosur se më

parë, e thërrmuar në fjolla. Po flokojnë qiejt, thanë Evat

Ishin fjolla të bardha si ‘o’-të që dalin nga gojët e Evave,

në kulmet e kënaqësive të tyre më të thella, duke

përfunduar në ‘oh’

13

Ku ‘h’-të përpiheshin lart nëpër fytnajat e humnerave të

hyllive

Ndërsa ‘o’-të zbrisnin poshtë për të zbardhur Tokën

Pastaj era i merrte, i ngrinte lart, i zbriste dhe i bënte

vrundull, ‘o’-të holloheshin, dërmoheshin dhe

shndërroheshin në kristale, asnjëri si tjetri

Për të përfunduar në Tokë

Evat e mia filluan të bënin plazh mbi borën që e zbardhte

vazhdimisht rruzullin

Ato që ishin bronzuar nën diell, u zbardhën përnjëherësh

Ndërsa ato që ishin bronzuar nën Hënë, mbeten të

bronzuara përgjithmonë

Në ditët, javët, muajt që vinin rrotull nesh u shfaqën male

gjigante akulli, grumbuj-grumbuj, ato shkapeteshin

mes tyre, përhapeshin, mblidheshin dhe udhëtonin të

gjitha drejt Veriut

Duke ikur linin pas ylberë të mëdhenj, ylberë 360

gradësh, si sy të braktisur

Uji i Madh filloi të shpërbëhet në ujëra më të mëdha dhe

në ujëra më të vogla

Qiejt, më të mëdhenj apo më të vegjël, ikin përpjetë të

trembur nga ujërat

14

Ujërat, më të mëdhatë dhe më të voglat, tashti ikin

teposhtë të trembura nga qiejt

Duke u larguar nga Mali i Hekurave, ujërat tumireshin

me ne ‘mirë vafshi’, ‘mirëmbetshi’, nostalgji të reja

zinin fill

Largoheshin me peizazhet e tyre dhe frymët e tyre

nënujore

Prapa tyre jepnin shpirt koralet dhe nga vdekja e tyre

merrnin jetë pyjet, livadhet, kullotat, faunat, të butat

dhe të egrat

Kurrë më varkat nuk do të ankoroheshin në Malin e

Hekurave, moli në Malin e Hekurave do të mbetej

vetëm për vetëm me qiejt

Kështu mori fund foshnjëria e Tokës dhe e njerëzimit,

kështu hynë në moshën e re Toka dhe njerëzimi

15

QYTETI BREGQIELLOR

Qytet bregqiellor

Është qyteti i vendlindjes sime

Është qytet i vetes

Rrugët që dalin nga qyteti

Shkojnë vetëm në yje

Rrugët që vijnë në qytet

Vijnë vetëm nga yjet

Sa dalin nga qyteti

Rrugët bëhen me flatra

Nuk i kap dot

As syri i njerëzve

As syri i zogjve

Sa kthehen në qytet

Rrugët bëhen me zhgoje

Prej rrënjësh të drurëve

Sa të vjen t’i marrësh këmbët e tua përdore

Që të mos ia lëndosh rrugët

Është qytet vetëm i vetes

Netëve mbi çatitë e tij rrinë zgjuar yjet

Poshtë çative të tij flenë zogjtë

Ditëve mbi çatitë e tij rrinë zgjuar zogjtë

Poshtë çative të tij flenë yjet

16

Njerëzit këtu janë gjysmazogj

E gjysmayje

Qyteti është gjysmatokë

E gysmaqiell

Nuk dihet cili cunam qiellor e la këtu

Dhe a lindi ai para meje apo linda unë para tij

17

Skënder Buçpapaj e përfshin të gjithë leksikun e gjuhës

shqipe, në mënyrën më elegante supreme, mjeshtër i metaforave

dhe asosacioneve, mjeshtër i figurave të kuptimit e

shqiptimit poetik, mjeshtër i kontrasteve, duket se i ka

shterur HAJKU të gjitha ME fjalët VETËTIMA

e kësaj jete, asnjë objekt i kësaj bote

s’ka mbetur jashtë orbitës së poetit pa u përmendur, emër

për emër, gjithë universi është brenda, universi i natyrës

dhe Një universi vetëtimë i shpirtit kalli të me njeriut, shkrepëse sa vjen vetëtimat një moment e tjerakur

duket Një se bubullimë vargjet i shkruan i mbyti në subkoshienca fyt bubullimat e poetit e tjera në një

dëlir Ranë e jerm qafë niçean, më qafë shumë të vdekura afër cakut nga e kufirit dëshpërimi ku poeti vë

në dyshim vetveten a është njeriu apo është vetë Zoti.

Një vetëtimë mori në thua tek tjetra ELIDA BUÇPAPAJ

Tjetra pas tjerës një pas një

Me Në figuracionin një efekt e domino freskët, të pafund pasur dhe origjinal kjo poezi

arrin gjithnjë të na befasojë.

Një re, si një vajzë bardhoshe SULEJMAN MATO

Luante litarthi me një vetëtimë

Poezia Sapo e Buçpapajt e pashë, m’u dëshmon zhduk për sysh qëndrueshmërinë e tij por

edhe për tërë atë energjinë, të cilën rrallë mund ta ketë

gjithkush Një vetëtimë për bërë fluturon ndërlidhjen nga syri në i mes majtë unit në syrin dhe jetës, e djathtë

e aq Një më tjetër tepër, vetëtimë kur kemi fluturon parasysh nga se asnjëherë syri i djathtë nuk jetohet në syrin e majtë

pa begatinë Sytë e mi: e filozofisë qiej që nuk së jetës. bëjnë armëpushim as në gjumin e

SEJDI BERISHA përjetshëm.

Skënder Nata shtrigë Buçpapaj kallogre shkruan në frymën moderne, sado që

ngjarjet Pa shtiza na duken dhe pa krejt bosht reale, me emra të njohur, me

toponime I thur vetes të njohura, triko me ato i vetëtima janë nënshtruar një frymëzimi

karakteristik,

Marr një vetëtimë veçantë

dhe

dhe

lidh

një dore

këpucën

të sigurt

e majtë

artistike.

Prof. Dr. XHAVIT ALIÇKAJ

Marr një tjetër vetëtimë dhe lidh këpucën e djathtë

Nuk jam as në qiell, as në tokë

Skënder Buçpapaj është poet i lindur!

PETRO MEJDI

ISBN 978-9928-226-80-8

9 789928 226808

www.Onufri.com

18

Çmimi 700 lekë / 5 Euro

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!