Transform your PDFs into Flipbooks and boost your revenue!
Leverage SEO-optimized Flipbooks, powerful backlinks, and multimedia content to professionally showcase your products and significantly increase your reach.
HISTORI

TË REJA TË

MIQVE TË

VJETËR
Rexhep Mejdani

Servet Pëllumbi

Hajdar Muneka

Paskal Milo

Maxhun Peka

Tahir Elezi

Liri Lika

Petraq Pojani

Idriz Çelmeta

Fatbardh Dedja

Agron Fico

Ymer Minxhozi

Kristaq Teneqexhiu

Iljaz Spahiu

Emil Lafe

Ylli Pepo
4
Rexhep Mejdani

Si president i Shqipërisë, Rexhep Mejdani e vizitoi Kinën në vitin 1999, me qëllim që

“t’i shërbeja krijimit të një raporti të ri, një dimensioni të ri në marrëdhëniet midis dy

vendeve tona, pas disa dekadash ftohjeje e ngrirjeje”. Gjatë takimit me presidentin e

atëhershëm të Kinës Jiang Zemin, ai ritheksoi parimin e “Një Kine”.

Gjatë një interviste për Radion e Jashtme e Kinës, z. Mejdani shpjegoi këmbënguljen

e tij në parimin e “Një Kine”: “Gjatë presidencës sime do të thosha se e vlerësoja

pozicionin e Kinës në marrëdhëniet me shtetet e tjera, dhe njëkohësisht nuk e

pëlqeva atë lëvizje të gabuar të Maqedonisë në atë periudhë, ku një delegacion i këtij

vendi jo vetëm që shkoi në Tajvan, por pretendoi për njohjen e Tajvanit. Aty unë kuptova

se si duhej vlerësuar situata në marrëdhënien me një nga shtetet mike, siç është Kina,

por njëkohësisht një shtet që është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kështu është vlerësimi im personal miqësor dhe i perspektivës së RP të Kinës.”

Presidenti Mejdani shprehu edhe urimet e tij më të bukura për bashkimin e Kinës:

“Unë personalisht jam i bindur që me tezën e rëndësishme të ‘Një Kine’ - fillimisht ‘Një

Kinë, dy sisteme’, por sot me procesin e reformimit ekonomik në Kinë mund të flasim

thjesht për një Kinë. Sepse është po ajo popullsi, janë po ato ndjenja, janë po ato dëshira

e aspirata dhe unë uroj me gjithë zemër një bashkim të tillë sa më të shpejtë.”

Presidenti Mejdani është pozitiv dhe aktiv lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë në

nismën kineze “Një brez, një rrugë” dhe mekanizmin e bashkëpunimit “16+1” midis

Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore:

“Një iniciativë e rëndësishme është shpallur nga qeveria kineze prej disa vitesh,

‘16+1’, dhe këtu bën pjesë dhe Shqipëria. Unë mendoj se iniciativa ‘16+1’ duhet të

përshpejtohet dhe të shikohet më me interes nga Shqipëria. Po e njëjta gjë është dhe

me iniciativën e dytë të qeverisë kineze, ‘Një brez, një rrugë’, që lidh të gjithë zonën

rreth Kinës dhe kujton ‘Rrugën e Mëndafshit’ të dikurshme, pasi rrit bashkëveprimin.

Ky është një projekt më i madh sesa ‘16+1’. I sugjerova qeverisë shqiptare të jetë pjesë

e kësaj iniciative.”

Duke folur për miqësinë tradicionale Shqipëri-Kinë, z. Rexhep Mejdani u shpreh për

Radion e Jashtme të Kinës: “Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe kinezëve nuk kanë pasur

asnjë problem, por mundet politika të ketë shërbyer jo pozitivisht. Në këtë drejtim

të gjitha kontaktet kulturore, shkencore, politike apo ekonomike duhet t’i shërbejnë

kësaj miqësie dhe Shqipëria duhet ta kuptojë që, duke zhvilluar më tej këto lidhje të

gjithanshme me Kinën, natyrisht që garanton dhe mbështetjen e një shteti të fuqishëm

siç është Kina, jo thjesht një vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së,

por si një nga shtetet më të fuqishme ekonomike në botë.”

5
Takim me presidentin e atëhershëm të Kinës Jiang Zemin (Pekin, dhjetor 1999)

Me presidentin e atëhershëm të Kinës Jiang Zemin duke kaluar në revistë rojën e nderit (Pekin, dhjetor 1999)

6
Takim me kryeministrin e atëhershëm të Kinës Zhu Rongji (Pekin, dhjetor 1999)

Takim me kryetarin e atëhershëm të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Li Peng (Pekin, dhjetor 1999)

7
Takim me ish-ambasadorin kinez në Shqipëri Tian Changchun

Vizitë në një ekspozitë

Vizitë në Pallatin e Dimrit

Me bashkëshorten në

Murin e Madh Kinez

8
9
10
Servet Pëllumbi

Si kryetar i Kuvendit, prof. Servet Pëllumbi ka vizituar shumë vende, por vizita në Kinë

“për mua ka pasur një vend të veçantë, jo vetëm si politikan, por edhe si studiues, që

kam admiruar gjithnjë filozofinë kineze,” shprehet ai gjatë një interviste për Radion

e Jashtme të Kinës.

Prof. Pëllumbi tha se i ka studiuar praktikat e reformimit në Kinë nga këndvështrimi

i politikës së sotme, por edhe nga historia e mendimit filozofik.

Prof. Pëllumbi mendon se reforma ekonomike është çelësi për t’i hapur rrugën reformimit.

“Sidomos nga viti 1978, nëpërmjet reformave dhe duke zbatuar idetë racionale të Ten

Hsiao Pinit për Reformën dhe Hapjen, iu dha mundësia fshatarëve që të kishin një liri

më të madhe në veprimtarinë e tyre, që një pjesë të prodhimit ta mbanin për vete dhe

një pjesë ta çonin në treg. Kjo u shoqërua me një rritje të paparë të prodhimit dhe ishte

shumë inkurajuese, sepse u pa që ky ishte një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dhe

pas kësaj u pa mundësia që reformimi të shtrihej edhe në fushën e industrisë. Brenda

një kohe të shkurtër, Kina fillon të marrë frytet e kësaj reforme,” shprehet ai.

Prof. Pëllumbi nënvizon se Kina jo vetëm po zgjidhte hap pas hapi problemet ekonomike,

por edhe të fushave të tjera: “Vlen për t’u përmendur reformat në fushën e

marrëdhënieve politike, në fushën e marrëdhënieve të popullit me shtetin e në fushën

e standardeve morale, ku populli vihej në qendër të pushtetit, që standardet morale të

ishin në qendër dhe jeta e popullit të harmonizohej me këto fusha.”

Në këtë dimension, prof. Pëllumbi sheh një vizion filozofik të mirëfilltë: “Kur një shoqëri

arrin të shtrojë çështje të tilla etike, çështje të moralit, të mobilizimit të njerëzve

në fushën e moralit, për t’i bindur për të mirat që ka kjo reformë, që të punojnë për të

mirën e tyre e për brezat e ardhshëm, sigurisht që kjo ka një vlerë të veçantë.”

Studiuesi i njohur i filozofisë politike thekson se kjo përvojë e Kinës është e rëndësishme

edhe për vendet e tjera, e në mënyrë të veçantë për vendet ish-socialiste, duke përfshirë

edhe Shqipërinë. Ai mendon se reformimi i Kinës është një model i veçantë dhe origjinal

zhvillimi. Ky zhvillim nuk është i rastit, por është një strategji zhvillimore realiste dhe e

goditur e rezultative. Prof. Pëllumbi vë në dukje se lidhja e tradicionales me aktualitetin

është një nga momentet kryesore që i ka hapur rrugën zhvillimit të Kinës.

Një nga traditat që prof. Pëllumbi përmend në intervistën për Radion e Jashtme të

Kinës është filozofia e Konfucit:

“Konfuci e personalizoi filozofinë dhe e vuri theksin te organizimi politik. Cili duhej të

ishte organizimi politik i filozofisë? Përgjigjja e tij ishte: Shoqëria duhet të organizohet

si një familje e madhe. Ashtu siç synohet që të ketë harmoni në familje që secili të ketë

vendin e tij, ashtu duhet synuar edhe në shoqëri që ajo të ketë sukses. Konfuci thoshte:

11
‘Sillju tjetrit ashtu siç do të dëshiroje ti që tjetri të të sillet ty’. Pas gati 15 apo 20 shekujsh

në Europë, Kanti formulon një imperativë kategorike, por ndryshe nga Konfuci që e vinte

theksin tek sjellja e mirë, Kanti e vë theksin tek ndalesa. Njëkohësisht Konfuci thotë: ‘Mos

i bëj tjetrit atë që nuk dëshiron të ta bëjnë ty’. Pra, kemi të bëjmë me një mendim filozofik

të mirëfilltë, që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Kinë.”

Duke vlerësuar miqësinë e Shqipërisë me Kinën, ish-kryeparlamentari shqiptar thekson se

ajo është një histori më vete: “Një vend i vogël prej 3 milionë banorësh me një vend të

madh me rreth 1.5 miliardë banorë. Në vështrimin e parë mund të duket sikur ky vendi i

madh mund ta marrë nëpër këmbë këtë vendin e vogël. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur

në miqësinë midis Shqipërisë dhe Kinës, përkundrazi, ka ekzistuar partneriteti, respekti reciprok,

mbështetja reciproke, pra një miqësi e mirëfilltë. Shqipëria ndikoi për anëtarësimin e

Kinës në OKB dhe Kina asnjëherë nuk ia harroi Shqipërisë këtë kontribut modest që ajo dha

në këtë drejtim. Në të gjitha takimet që kemi zhvilluar, është përmendur fakti që Shqipëria

ka ndihmuar për rivendosjen e të drejtave të ligjshme të RP të Kinës në OKB. Ky ishte një hap

që e nderonte Shqipërinë, por në radhë të parë nderonte Kinën, pasi një vend aq i madh nuk

duhej të ishte jashtë organizmave ndërkombëtare. Në këtë drejtim mendoj se Shqipëria bëri

një vepër shumë të mirë. Shqipëria gjithashtu ka mbajtur një qëndrim të qartë dhe vazhdimisht

ka njohur vetëm ‘një Kinë’, ka përshëndetur zhvillimin e Kinës dhe e ka mbështetur në

të gjitha aspektet.”

Nga ana tjetër, vazhdon prof. Pëllumbi, “Kina ishte ajo që e shpëtoi Shqipërinë nga një

kolaps i vërtetë pas prishjes së marrëdhënieve me ish-Bashkimin Sovjetik. Kjo ndihmë nuk

mund të mos reflektohej në miqësinë midis popullit shqiptar dhe atij kinez, që ruhet në

ndërgjegjen e popullit, pavarësisht se kanë kaluar dekada.”

Takim me kryetarin e atëhershëm të Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi me homologun kinez Wu Bangguo 2004

12
Takim me kryetaren

e atëhershme të

Federatës

Pan-Kineze të Grave

Gu Xiulian (2004)

Takim me drejtorin e atëhershëm te Komitetit te

Përhershëm të Asamblesë Popullore të Bashkisë së

Qytetit Dalian të Kinës Li Yongjin (2004)

Me delegacionin e Kuvendit të

Shqipërisë në Murin e Madh Kinez

Udhëtim me tramvaj

në qytetin Dalian

13
14
Paskal Milo

Zoti Paskal Milo, si politikan ka kontakte të gjera me Kinën, ndërsa si historian,

ai ka dhe një horizont të veçantë për këtë vend të lashtë.

Kur ishte ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, por edhe për shkak të

aktivitetit shkencor, zoti Milo ka pasur mundësinë të ketë kontakte të gjera

me përfaqësues zyrtarë të Kinës, por edhe me kolegë historianë në mjaft konferenca

ndërkombëtare.

Nga këndvështrimi i z. Milo, “Kina është një vend i madh dhe madhësia e saj nuk

është vetëm gjeografike, por edhe nga pikëpamja e rolit që ajo luan në arenën

ndërkombëtare, nga pozicioni i saj si fuqi globale, nga fuqia e saj e madhe ekonomike,

nga roli që ajo kryen si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si një

aktor i pazëvendësueshëm në botën e sotme. Gjithashtu dua të theksoj se Kina ka

një histori të madhe, duke u rritur nga një fuqi rajonale në një fuqi globale. Sot Kina

ka një zhvillim të gjithanshëm dhe një sipërmarrje politike”.

Duke folur për zhvillimin e shpejtë të Kinës, z.Milo përmendi vizitat e tij të para në

Kinë. “Në vizitën time të parë në Kinë, në fillim të nëntorit të vitit 1997 si ministër

i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kur udhëtova nga aeroporti për në Pekin, vura

re shumë shtëpi të vjetra që përveç stilit të ndërtimit nuk më bëri përshtypje gjë

tjetër, por kur u riktheva në Kinë në dhjetor të vitit 1998, vura re ndryshime dhe nuk

e besova se e njëjta rrugë ishte transformuar tërësisht. Në vend të atyre shtëpive

të vjetra që kisha parë në fillim tani ngriheshin ndërtesa të mëdha shumëkatëshe.

Ishte një ndryshim dramatik që mua më bëri përshtypje. Madje në vizitat e mëvonshme

mendoje se nuk gjendeshe në Kinë, por në një vend të Europës Perëndimore

apo të Shteteve të Bashkuara. Është diçka e jashtëzakonshme dhe unë e kam

konstatuar me sytë e mi atë zhvillim ato ritme të shpejta zhvillimi sa që dhe brenda

një viti kur kam shkruar në Kinë kam parë ndryshime të mëdha aq as imagjinata

nuk mund t’i rrokte.”

Z. Milo mendon se ndryshime të tilla mund t’i bëjë një vend që ka dinamikë të

madhe zhvillimi dhe një vizion të qartë për të ardhmen e tij. Pa mëdyshje këto

mund t’i bëjë një popull që e ka të qartë rrugën e tij të së ardhmes.

Gjatë një interviste për Radion e Jashtme të Kinës, zoti Milo tha se Kina “më

tërheq në mënyrë të veçantë si politikan”. Në fakt, kjo tërheqje nga Kina është jo

vetëm për zotin Milo, por edhe për shqiptarët. “Në sytë e shqiptarëve, sidomos

pas viteve 1990, Kina është ridimensionuar si një fuqi e madhe botërore, politike

15
dhe ekonomike. Është ridimensionuar për mundësitë e mëdha që ekzistojnë për

zhvillimin e marrëdhënieve shqiptaro–kineze, prandaj njohja e Kinës tani ka hyrë

në një proces të pandalshëm edhe në Shqipëri. Tani shqiptarët duan të dinë për

botën kineze në të gjitha dimensionet e saj, kontributet dhe misteret e saj.”

Një prej dimensioneve është mekanizmi i bashkëpunimit Kinë-Vendet e Evropës

Qendrore e Lindore “16+1”. “Shqipëria është e përfshirë dhe përmes bashkëpunimeve

ekonomike dhe investimeve kineze do të krijohen ura të fuqishme bashkëpunimi

midis nesh. Në Shqipëri, padyshim që Kina ka gjetur dhe do të gjejë një

mjedis mikpritës për bashkëpunimin ekonomik, por edhe për fusha të tjera. Unë

besoj se shqiptarët janë mjaft të interesuar për ta rinjohur Kinën, për ta rizbuluar

Kinën, në kuptimin e traditës së marrëdhënieve që kanë ekzistuar midis dy vendeve

tona dhe ky fakt dukshëm manifestohet edhe tek brezi i ri ku shumë të rinj

janë duke e përvetësuar gjuhën kineze përmes kurseve të rregullta që zhvillohen

këtu nga Instituti Konfuci dhe kjo ka një rritje shumë të madhe duke e krahasuar

nga një vit në tjetrin. Pra, interesimi për Kinën, vjen gjithnjë në rritje në Shqipëri, jo

vetëm për gjuhën dhe kulturën, por për Kinën në tërësi si një vend i madh me një

zhvillim të jashtëzakonshëm.” shpjegon z. Milo Radios së Jashtme të Kinës.

Zoti Milo ka besim të plotë në perspektivën e mirë të marrëdhënieve midis

Shqipërisë dhe Kinës: “Dua ta nënvizoj këtë, për shumë arsye. Jo vetëm për shkak

të traditës shumë të mirë të marrëdhënieve shqiptaro–kineze, por edhe për shkak

të faktit që kinezët dhe shqiptarët janë popuj që i respektojnë popujt e tjerë dhe

kanë një ndjesi respekti të natyrshëm ndaj njëri tjetrit pavarësisht se janë larg.

Kjo miqësi nuk është e nxitur vetëm nga politika as edhe nga interesi i veçantë

ekonomik që mund të kenë dhe që shpresoj se mund të vijë në rritje, por është në

mes kultura, interesi i tyre për të njohur botën. Janë komunikimet e vazhdueshme

njerëzore që sa vijnë e po rriten. Ne i kemi mirëpritur dhe shqiptarët janë shumë

të familjarizuar me komunitetin kinez që jeton në Shqipëri dhe që i shohin me

simpati pasi ata janë njerëz shumë të mirë, njerëz të qetë, njerëz punëtorë dhe një

urë që shpresoj se do të vijë duke u rritur. Prandaj politika e të dy vendeve, duke

pasur parasysh gjithë këtë kompleks interesash, në radhë të parë këtë komunikim

të ndërsjellë midis popujve, duke pasur parasysh kulturën e tyre si kombe që duan

të zhvillojnë marrëdhënie me kombe të tjerë, duke pasur parasysh marrëdhëniet

politike midis dy vendeve tona, por edhe bashkëpunimin ekonomik për të cilin

jam i bindur që do të vijë në rritje, unë besoj se perspektiva e marrëdhënieve do

të jetë shumë premtuese. Ne të gjithë duhet të bëjmë përpjekje, secili në frontin

e vet, për më shumë mirëkuptim, për më shumë bashkëpunim për ta parë Kinën

dhe popullin kinez si një vend e popull mik që ka ende shumë për të thënë e për

të bërë në Shqipëri e për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar. Shqiptarët janë dhe

do të jenë miq të sinqertë të popullit kinez dhe të Kinës.”

16
Takim me presidentin e atëhershëm të Kinës Jiang Zemin (Pekin, dhjetor 1999)

Takim me nënpresidentin e atëhershëm të Kinës Hu Jintao (Pekin, dhjetor 1999)

17
Takim me ministrin e atëhershëm të Jashtëm kinez Tang Jiaxuan (Tiranë, dhjetor 2000)

Vizitë në qytetin Suzhou të Kinës Vizitë në qytetin Chengdu të Kinës (dhjetor 1999)

18
19
20
Tahir Elezi

Tahir Elezi ishte ambasador i Shqipërisë në Kinë gjatë viteve 1991-1997.

Që nga kryerja e studimeve në vitet ’60, ai ka kaluar gati gjysmën e jetës në Kinë.

Ardhja e tij e parë në Kinë ishte në vitin 1961 në moshën 18 vjeçare kur sapo

mbaroi shkollën e mesme. “Pata fatin e mirë që në atë kohë Kina kishte nisur

të na mbështeste në të gjitha aspektet, e një ndër to qe dhënia e mjaft bursave

për studentët shqiptarë, ndër të cilët isha dhe unë.” tha Elezi gjatë një interviste për

Radion e Jashtme e Kinës. “Kur kam ardhur unë kemi qenë afërsisht 100 vetë por të

ndarë në tre grupe. Me sa di unë ky ka qenë edhe grupi më i madh i studentëve që

kanë ardhur ndonjëherë në Kinë.”

Pas 8 muaj studimi të gjuhës kineze, Elezi filloi studimet në fakultetin e Kimisë të Universitetit

të Pekinit. Duke kujtuar vitet e para, ai tha: “Në vitin e parë, në vitin e gjuhës,

dola me rezultate të larta, por kur shkova në fakultet ishte krejt ndryshe. Atje unë isha

i vetmi i huaj në të gjithë kursin dhe pedagogu nuk mund të shpjegonte ngadalë për

t‘u kujdesur vetëm për mua, kështu që në këtë anë kisha vështirësi sidomos në vitin e

parë. Megjithatë këto vështirësi kapërceheshin me përpjekjet e mia dhe sidomos një

ndihmë shumë të madhe më kanë dhënë dhe shokët kinezë të grupit dhe pa dyshim

pedagogët, të cilët në mënyrë të vazhdueshme interesoheshin për të parë se a po

ndiqja mësimin, ku kisha vështirësi më shumë etj., dhe sipas mundësive caktonin për

shembull pedagogë të ushtrimeve të një lënde për të më ndihmuar që t’i kuptoja më

mirë ato pjesë, ndërkohë shokët e klasës, ata që ishin më mirë me mësime, rrinin me

radhë me mua dhe vinin në dhomë për të më ndihmuar si për gjuhën ashtu edhe për

mësimet.”

Për jetën në universitet, Elezi kujton në veçanti katër shokë të dhomës. “Të gjithë më

kanë ndihmuar shumë dhe kanë qenë edhe shumë të suksesshëm në punët e tyre. Kur

kam paraqitur kredencialet, dy deri tre ditë më vonë më ka ardhur një letër. Ishte një

nga shokët e klasës më shkruante. Për fat të mirë ata që mundeshin vinin dhe në pritje

me rastin e festës sonë kombëtare apo raste të tjera kur ka pasur ndonjë përvjetor dhe

mbanim gjithmonë lidhje me pedagogët.”

Në vitin 1966 Elezi ndërpreu studimet në Universitetin e Pekinit dhe u kthye në atdhe,

si pasojë e shpërthimit të Revolucionit të Madh Kulturor në Kinë. Ai vijoi studimet

në degën e Kimisë në Universitetin e Tiranës dhe pas diplomimit punoi në Fakultetin e

Shkencave të Natyrës.

Në vitin 1974, Elezi realizoi një specializim dy vjeçar në Institutin Kërkimor të Katalizës

në Dalian të Kinës Verilindore, ku fitoi titullin “Doktor”. Por pas mbarimit të këtij

specializimi, marrëdhëniet midis dy vendeve u keqësuan për shkaqe politike. “Shihej

që ne në një farë mënyre po krijonim një ndarje të plotë me Kinën. Atëherë unë dhe

21
shokët e mi mendonim se nuk do kishim më mundësi as të vinim në Kinë e as të përdornim

gjuhën kineze.”

Por koha e provoi që nuk qe ashtu. Në qershor të vitit 1992, ai u propozua të punonte

si ambasador në Kinë. “Mendoj se në punën time më ndihmoi qenia në Kinë për 7 vjet si

student dhe specializant,” i thotë z. Elezi.

Si ambasadori i parë pas ndryshimit të sistemit politik të Shqipërisë, ambasadori Elezi

punoi shumë për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Gjatë punës sime nuk do të kishte më pengesa ideologjike e politike si në të kaluarën.

Presidenti i atëhershëm, zoti Berisha, ishte i mendimit se marrëdhëniet me Kinën mund

të zhvilloheshin në të gjitha drejtimet, pra, unë përfaqësoja një qeveri e një president që

ishin krejtësisht të hapur për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Kinën. Edhe

në planin personal e dëshiroja një gjë të tilla prandaj e them me plot gojë që isha me

fat që u krijuan kushtet në mbështetje të punës sime dhe unë duhet të angazhohesha

shumë për t‘i vënë në jetë këto.”

Gjatë mandatit të tij si ambasador, u realizua vizita e presidentit Sali Berisha në Kinë.

“Ishte një vizitë tepër e rëndësishme, pati mirëkuptim të plotë, doli dhe një komunikatë

e përbashkët e cila theksonte zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve, u nënshkruan

edhe dy marrëveshje njëra për bashkëpunimin tekniko-shkencor dhe mbi marrëdhëniet

mes dy vendeve. Kjo vizitë shtronte rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve

me Kinën.”

Elezi thotë se i ka jetuar në ato kohë kur miqësia shqiptaro-kineze ishte në lulëzim e

për vite me radhë ka qenë e tillë deri sa u ndikua në vitet ’70.

Megjithatë ai e ka ndjerë vetë se si kjo miqësi është ruajtur tek dy popujt dhe padyshim

ka ndikuar për mirë. Edhe kur ishte ambasador ai e ka ndjerë që kjo ka qenë një

mbështetje e madhe për punën e tij.

“Kur zoti Berisha vizitoi Kinën në janar të vitit 1996 në darkën që shtroi presidenti i

atëhershëm Jiang Zemin, biseda që ata zhvilluan me njëri tjetrin ishte kaq e lirshme si

miq të njohur prej shumë kohësh dhe madje një pjesë të mirë të bisedës ata e zhvilluan

në anglisht. Pa dyshim kjo më gëzoi e më preku sepse shihja që pa dyshim nuk mund

të ndodhte që ata takoheshin për herë të parë dhe të ishin aq të lirshëm në bisedën që

zhvilluan me njëri tjetrin.” kujton Elezi.

Pas përfundimit të mandatit të tij si ambasador, Elezi nuk e mendonte se do të vazhdonte

jetën e punën në Pekin. “Meqenëse bashkëshortja kishte një vend pune këtu dhe

djali ishte student menduam që të qëndronim dhe një apo dy vjet dhe djali të përforconte

gjuhën. Pa kuptuar kemi qëndruar deri tani. Nisa të ndihmoj tregtarët tanë që vinin në

Kinë. Kjo nisi krejt rastësisht si punë, veç kësaj gjatë këtyre viteve jam përpjekur shumë

që të vazhdoj punën që kisha nisur në ambasadë.”

Z. Elezi ka menduar vazhdimisht se marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve do jenë

shumë të mira në të ardhmen.

“Janë krijuar më shumë kushte pas themelimit të mekanizmit ‘16+1’ që kryeministri e

propozoi në Varshavë para disa vjetësh dhe sidomos tani me nismën e udhëheqësit Xi

Jinping, ‘Një brez, Një rrugë’. Po krijohet mundësia për të zhvilluar më tej marrëdhëniet

ekonomike tregtare.”

22
Takim me presidentin e atëhershëm të Kinës Jiang Zemin, gjatë vizitës së ish-presidentit shqiptar Sali Berisha në Kinë (Pekin, janar 1996)

Dorëzimi i letrave kredenciale të presidentit të atëhershëm të Kinës Yang Shangkun (1992)

23
Takim me kryeministrin e atëhershëm kinez Li Peng

Takim me ministrin e Jashtëm të atëhershëm të Kinës Qian Qichen

24
Me delegacionin ushtarak shqiptar gjatë vizitës në Kinë

Me bashkëstudentë kinezë

25
Me bashkëstudentë kinezë

Vizitë me

familjen në Pallatin

e Dimrit

Vizitë në Sanxia

Djali i z. Tahir me

mësueset dhe shokët e

shoqet kineze të klasës

26
27
28
Hajdar Muneka

Z. Hajdar Muneka ka qenë ambasadori i Shqipërisë në Kinë gjatë viteve 1997-2000.

Ardhja e tij e parë në Kinë ishte në vitin 1973, si anëtar i një grupi studentësh

shqiptarë që ndoqën studimet në Institutin e Gjuhës të Pekinit. Duke folur lidhur

me këtë përvojë për Radion e Jashtme të Kinës, z. Muneka thotë: “E konsideroj

veten me fat që kam studiuar katër vjet aty, por dhe që kam kaluar katër vjet të jetës

sime në Kinë, që është një vend i bekuar.”

Por fati nuk e ka shoqëruar gjithmonë: “Në momentin kur unë mbarova studimet në

Kinë, edhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona pësuan një krisje, e cila vazhdoi për

njëfarë kohe. Imagjinoni, ne ishim të rinj dhe po mësonim gjuhën kineze, me objektivin

që do të jepnim një kontribut për forcimin e marrëdhënieve të miqësisë midis dy vendeve

tona. Papritur kjo ëndërr jona u duk sikur u pre në mes.”

Megjithatë, “sinqerisht ju them se asnjëherë nuk i shkëputa kontaktet me Kinën dhe

kinezët” thotë z. Muneka. “Unë personalisht kisha afeksion të madh dhe cila ishte rruga

e vetme që mund t’i ruanim këto lidhje. Duke qenë se unë punoja në Radiotelevizionin

Shqiptar (RTSH), aty ne kishim akses të abonoheshim në shtypin kinez. Vetëm për të

mbajtur kontaktet me Kinën, në atë kohë u abonova në gazetën ‘Renminribao’, që jepte

një panoramë të përgjithshme të jetës në Kinë. Për të mësuar diçka më shumë për

jetën në Pekin, kuriozitetet dhe çfarë ndodhte në këtë qytet, jemi abonuar për 10 vjet

me radhë në gazetën ‘Beijing Uanbao’”.

Këmbëngulja 10-vjeçare e z. Muneka nuk shkoi kot. Në fillim të viteve ‘90, ai pati rastin

të punonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke u ngarkuar shumë shpejt me

detyrën e sekretarit të parë të Ambasadës së Shqipërisë në Kinë. Duke kujtuar ndjenjat

e atëhershme, z. Muneka thotë ende me emocion: “Mund të them se kjo ka qenë një

nga ngjarjet më të shënuara dhe më të këndshme për mua, sepse po rikthehesha në

vendin ku kisha kaluar ëndrrat e rinisë sime, me statusin e diplomatit. Kjo më jepte

mundësi të jepja një kontribut direkt në forcimin e marrëdhënieve tona.”

Në vitin 1997 z. Hajdar Muneka u emërua ambasador i Shqipërisë në Kinë. “Ky ishte

një nder shumë i madh, por natyrisht dhe një obligim shumë i madh, sepse të jesh ambasador

ke detyra të rëndësishme dhe përgjegjësi të mëdha. Unë asnjëherë nuk e mora

me frikë apo emocion këtë, sepse kisha përkrahjen jo vetëm të qeverisë sime, por dhe

qeverisë dhe popullit kinez. Të emërohesh ambasador në një vend ka dy kushte kryesore.

I pari është që ta njohësh atë vend dhe i dyti është ta duash atë vend.”

Prova erdhi dy vjet pas ngarkimit me detyrën e ambasadorit. Në vitin 1999, Maqedonia

vendosi marrëdhënie diplomatike me Tajvanin. Lidhur me këtë, z. Muneka i tha

Radios së Jashtme të Kinës: “Në atë kohë frika ishte se mos kjo lëvizje e Maqedonisë do

të luante efektin e dominosë, por edhe kjo ishte një frikë pa asnjë bazë, sepse Shqipëria

29