16.11.2017 Views

KADARE TRI SPROVA MBI LETERSINE BOTERORE

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të detyruar të ndjekim projektin e tij spekulativ, por dhe

ta dekodifikojmë atë në dritën e rrugëtimit të artit të tij.

Vetëm duke i lexuar veprat sipas kritereve sinoptike mund

të rrokim plotësisht simbiozën e ndërtekstorësisë për të cilën

flasin Bachtin dhe Kristeva: edhe tekstet kanë një histori

marrëdhëniesh mes tyre, që duhet respektuar në mënyrën

më absolute. Për pasojë, nga këndvështrimi i historisë së

shkrimit të eseve do thënë se ato u përkasin periudhave të

ndryshme, pra pasqyrojnë një prirje shpirtërore të veçantë të

autorit në çastin kur ka vendosur t’i shkruajë ato.

Shkrimi i esesë për tragjeditë e Eskilit, për shembull, i

përket vitit 1985; u botua për herë të parë si hyrje e vëllimit

të tragjedive që Kadare i përktheu vetë në shqipe, ashtu siç

kishte bërë Pier Paolo Pasolini me italishten. Ndërsa pesë vjet

më vonë, në 1990, teksti i esesë u botua si vëllim më vete. Nga

viti 1990 deri më sot kanë dalë botime të tjera me variante

jo pa rëndësi që kanë meritën të dokumentojnë evolucionin

e mendimit kadarean si dhe punën e pareshtur kritike që i

ka lejuar shkrimtarit shqiptar të rishohë fragmentet më të

rëndësishme të variantit të parë dhe, ndonjëherë, të bëjë

plotësime me vlerë shpjeguese. Ndër to do përmendur leximi

kritik i Homerit, me të cilin më 1999 studiuesi francez i

historisë greke antike Pierre Carlier ka komentuar shfaqen

e parë ekfrastike në mbarë historinë e letërsisë me vargjet

e pavdekshme të këngës XVIII të Iliadës ku përshkruhet

parzmorja e Akilit. Pikërisht te ky interpretim i Carlier

Kadare ka gjetur një dëshmi të jashtëzakonshme të ritit të

gjakmarrjes, e prej këtej ka forcuar bindjen se ligjet zakonore

shqiptare mund ta kenë prejardhjen nga lashtësia greke.

Ndryshe qëndron puna me dy esetë e tjera, të cilat

pavarësisht varianteve tekstore që hasen në botimet e

xii

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!