Views
10 months ago

KADARE VEPRA POETIKE

PARATHËNIE Prej këndej

PARATHËNIE Prej këndej vjen kjo poezi, prej të tilla situatash, situata me një lehtësi e mundësi krimi midis. Mbas gati njëzet e pesë vjetësh nga poezia Vjeshtë tiranase, (1975), ku qielli është pa formë dhe si tru idioti, prapë një poezi me motivin e vjeshtës. Këtë herë nxjerrë nga romani Koncert në fund të stinës. Në qiell ja u nis një tufë rosash t’egra. I fundmi ar i vjeshtës u shua e më s’u ndez. Dhe dimri po afron me grinë e tij funebre. Me ngricë e me acar dhe një plenum në mes. “Afrim dimri”, (1981) Në këtë libër ka shumë poezi për vjeshtën, për dimrin... Një shqetësim, një preokupim i vazhdueshëm për grinë funebre, për vjeshtën në gjithë kampin socialist. Por, larg të gjitha mesazheve, ne mund t’i referohemi poezisë, vetëm asaj çfarë është dhe mbetet të jetë edhe sot e gjithë ditën poezia si e tillë, poezia në vetvete. Një poet, një poezi maten mbase nga prodhimi me anë të gjuhës i një lloj diturie që është e ndryshme nga ajo e prozës (Harold Bloom). Një dituri kjo që është e re, origjinale, por edhe tepër fluide për t’u formuluar në caqet e arsyetimit logjik. E lexojmë atë, e pëlqejmë dhe kaq u mjafton poetit, poezisë. Disa të tjerë, meqë letërsia është gjuhë, vlerësojnë organizimin gjuhësor, shprehësinë e lartë që fiton gjuha në penën e një poeti. Dikush vlerëson imazhet e reja, krejt origjinale e të pahasura te poetët e tjerë paraardhës. Dikush tjetër, duke i marrë të dyja bashkë, organizimin gjuhësor dhe begatinë e imazheve, vlerëson atë që quhet stil, një mënyrë e re e të vështruarit të botës, në mos, krijimin e një realiteti të ri, krejt origjinal, krejt të vetin. Këtë realitet artistik të ri, sa e ndeshim, themi: po, ky është i Migjenit, është i Lasgushit... i Kadaresë. Një nga tiparet më të dukshme të stilit të Kadaresë, siç u tha më xvi

VEPRA POETIKE lart, është zymtia e klimës. Në Shqipërinë e Kadaresë (Shqipëria reale ka mesatarisht treqind ditë të plota me diell në vit) pothuaj vazhdimisht bën mot i keq. Në përbërje të stilit të Kadaresë hyn simbolika e malit, e malësorit tradicional shqiptar, simbolika e qytetit (Tiranë, Nju-Jork, Paris, Moskë, Amsterdam, Elsinor, Helsinki, Pekin, Romë, Athinë, Jeruzalem, Stamboll, Frankfurt, Gjakovë, Prishtinë, Gjirokastër etj.), më tej, ndërfuten dhe disa nga mitet më thelbësore të njerëzimit (Troja, tragjeditë antike, piramida, Kali i Trojës, Laokoonti, akullnaja, Saharaja, fushata mongole, Hamleti, Ledi Makbeth, Nata, Ferri, Parajsa...). Shkrimtarin e shquar një popull i vogël si ky i yni, nuk e lind përditë. Vepra e tij është përgatitur gjatë nga ky popull, shumë kohë më përpara sesa ajo të shkruhej. Kur popujt e vegjël ndeshin në një shkrimtar të tillë, ata vënë re në veprat e tij diçka nga filozofia e tyre e mbijetesës së mundimshme, por edhe një filozofi të mbijetesës së gjithë njerëzimit në shekuj. Duke folur për poezinë e tij, asnjëherë nuk duhet të harrojmë Kadarenë prozator. Nuk mund t’i ndajmë. Shënimet në fund të këtij libri (sado që ato, për mendimin tim, nuk mjaftojnë, sepse meritojnë një studim të gjerë, një studim më vete) tregojnë atë që Kadareja i prozës dhe ai i poezisë janë i njëjti autor. Me po të njëjtin merak që kërkon ndërtimi i një romani, Kadareja ulet i përkushtuar dhe në kompozimin e një poezie lirike, e cila shpesh nuk i kalon as njëzet vargje ose, po kështu, përthyhet përunjësisht në thurjen e një poeme të shkurtër, e poemave të tilla, si: Lokomotiva, Antena, Tirana në dimër, Rrugëve të Moskës... duke përmendur këtu vetëm disa nga poemat e tij më mjeshtërore, poemat më të spikatura artistikisht. Kthjelltësia e derdhur në një gjuhë fare të lirshme, pa asnjë sforcim, vërehet që te lirikat e librit Ëndërrimet, por edhe te poezitë e viteve të studimeve në Moskë, prej së cilave po përmendim Edhe kur kujtesa, Kthimi në Moskë, Llora, etj. Kjo mjeshtëri e tejdukshmërisë gjuhësore vërehet edhe te pamjet e natyrës në Tiranë, ku vjeshta si luaneshë krifëverdhë ruan ditët e fundit nga dimri, te poezia Mall, që është bërë aq xvii