29.01.2018 Views

KADARE VEPRA POETIKE

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PARATHËNIE

popullore edhe në ditët e sotme, mbase për atë tjetërsim të qelqtë, por

prapë tjetërsim, të njeriut nga njeriu në një mjedis kryeqytetas. Muret

janë të qelqta, por sot njeriu dhe natyra rreth tij, njeriu dhe e natyrshmja

si përvojë, si komunikim, janë ngjethshëm e rreptësisht larg njëri-tjetrit,

janë të papërputhshëm fizikisht e shpirtërisht:

Ca pika shiu ranë mbi qelq.

Për ty unë befas ndjeva mall.

Jetojmë të dy në një qytet,

Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Disa nga kryeveprat e tij të mëpasme, si poezitë: Kristal, Dreri, Pas

darke, Monolog, Akullnaja, Mundja e ballkanasve, Në studion dimërore, etj.,

shënojnë një tjetër nivel mjeshtërie. Në këto poezi merr rëndësi tonaliteti.

Ndeshim në një tonalitet të zymtë, të ngrysët, tragjik e, prapë, shumë intim.

Organizimi gjuhësor dhe ai kompozicional janë të karakterit klasik, por

ndjeshmëria, krejt moderne, është aq e hollë, pothuaj fare e brishtë. Është

po ai Kadare që mëton kthjelltësi e qartësi gjuhe, por, përtej fjalëve, në

këto poezi diçka është ngjeshur aq thellë e aq mjeshtërisht, sa edhe trysnia

që ngjiz kristalet. Ndjesia e dikurshme e hapësirave pa fund, tashmë ia

ka lënë vendin një dramaticiteti të mbyllur me thekse nga tragjikja. Tej

rreptësisë së formës poetike, në realitetin e gjithçkasë poetike të kësaj

kohe, shfaqet një dhembje e grumbulluar prej kohërash pa fund, prej

kohërash të përmasave biblike. Organizimi gjuhësor pëson një ngjeshje

jo të zakonshme. Ngjeshjen e gjenezave që çojnë në krijimin e botëve

të reja. Një ndjesi tjetër të pushton, një ndjesi e kozmikes. Vijnë pengje

tragjike të një mistike, të cilat, sado thekshëm e ngushtësisht intime të

ngjajnë, aq dhe të përbotshme janë. Dhe, përmbi gjithçka të tillë, lartohet

një imagjinatë e ndezur, një imagjinatë e sovranes, një fantazi që rreket të

na e japë në pëllëmbë të dorës atë që përjetojmë, por që nuk e rrokim dot

kurrë me shqisat tona. Dhe nuk do t’i prekim dot, se jemi të kufizuar, të

paaftë për të kuptuar realitetet tona intime. Kështu jemi. Ndaj na duhet

arti, jo dhe aq shumë si art për veten e tij, por si një alternativë për atë çka

xviii

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!