Views
9 months ago

KADARE VEPRA POETIKE

ISMAIL

ISMAIL KADARE FUSHA SHTRIHET E ERRËT Fusha shtrihet e errët tutje. Drurët nxijnë tek-tuk si hajdutë. Diku larg vetëtin, bie shi. Un’ tek udha kam dalë edhe rri. Drurët nxijnë tek-tuk si hajdutë, Sikur ruajn’ mos vish ti që tutje. 1957 8

VEPRA POETIKE PELLGU Një ditë në fushë shëtisnim, Dhe ja, te ky pellg mu në fund Të qeshur të dy ne u pamë Në ujët që era lëkund. Tani erdha prap’ tek udha, Bredh tutje me mallin në gji. Por pellgu është tharë... siç duket, Që veten mos shoh në vetmi. 1957 9