You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
ISMAIL KADARE

PUSHIME DIMRI

Në udhëtim

U nisa për në qytetin tim,

Pushimet të kaloj.

Janari rreth shfryn me thëllim,

Drejt jugut udhëtoj.

Pas xhamash shoh qiellin pus;

Nis bora qëmëton.

Vrapon i yni autobus,

Furtuna s’e ndalon.

Një plakë kam përbri. Ajo

Mendon me siguri:

Makina s’ndal, se ashtu do

E madhja perëndi.

Dhe një student politeknik

Përpara meje rri,

Dhe mekanizmit motorik

I ka besim ai.

10