Views
11 months ago

KADARE - VEPRA POETIKE

PARATHËNIE për të

PARATHËNIE për të gjitha vendet komuniste. Në fakt, poezia e realizmit socialist ka qenë e kundërta e artit. Jo vetëm për frymën e saj propagandistike, por edhe se është anormale për një vend që të ketë kaq botime në poezi dhe në një poezi që ka qenë më naivja, më e prapambetura, më konfuzja. Në vendet e përparuara është normale që poezia të botohet sa më pak. Kështu, pas librit Shekulli im, librat e tjerë, si Motive me diell dhe Koha, vijnë me ndërprerje të gjata në vite. Madje, Kadareja atëherë është qortuar për mendjemadhësi, ngaqë nuk po botonte më poezi. Një përmbledhje e poezive të tij, botuar në Francë, mbyllet me poezinë Krishtlindjet në New York. Ai deklaroi se kjo do të ishte poezia e tij e fundit. Pas tetë vjetësh, ai ka shkruar poemën Tirana në dimër, mars-prill 2005, një gjë krejt e re dhe, si gjithmonë, ai thotë se kjo do të jetë poema e fundit. Pakënaqësia ndaj letërsisë shqipe të kohës, sidomos ndaj poezisë, Ismail Kadarenë e çon gjer te një ndryshim i klimës në veprat e tij. Siç e ka shpjeguar në një nga intervistat e tij, ai i uli në disa gradë temperaturat e vendit të vet. Shtoi mjegullat, retë, shirat, acarin, thua se edhe nga ana klimaterike e gjeografike po përpiqej që ta tërhiqte Shqipërinë në thellësi të kontinentit europian. Ky nuk ishte veçse fillimi. Në poezinë programatike Monolog, (1984), ftohja dhe zymtia e klimës arrijnë kulmin: Në natën plot acar një zjarr desha të ndez Por, nata ish e ftohtë, ah, ç’tmerr i zi që ish, Ndaj që të mbahej gjallë ky zjarrth n’atë rrebesh Diçka përherë kërkonte, kërkonte vazhdimisht. Ndaj si shtegtari murg, që shkarpat mbledh në terr, Unë hidhja n’atë zjarr gjymtyrët pa pushim. Por ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rresht Mbi të nisa të hedh copëra të shpirtit tim. x

VEPRA POETIKE Në strofat e fundit poezia bëhet krejt tragjike, ndër më tragjiket e pesimistet e letërsisë shqipe: I lodhur nganjëherë kam thënë: shuhu pra, Në qoftë se nuk të duan, të bjerë natë e pafund. Të verbtit sytë tuaj kështu ndoshta do t’jenë Në terrin absolut pa shqetësim kurrkund. Po prapë diçka më shtynte të ngrihem si somnambul, Si murgu shkretimtar që shkarpat verbtaz mbledh, Dhe sipër zjarrit prap’ të hedh gjymtyrët akull Dhe copërat një nga një të shpirtit tim të hedh. “Monolog”, (1984) Mbase kjo poezi shpreh dramën e lashtë të moskuptimit me vendin e vet të shumë brezave shkrimtarësh e poetësh shqiptarë në shekuj. Ky moskuptim zë fill që me poetin e parë përfaqësues të letërsisë sonë, me peshkopin Pjetër Budi, me peshkopin tjetër, Frang Bardhi, leksikografi i parë shqiptar, e gjer te peshkopi F. Noli, i cili, më 1924, kur u largua pa kthim nga atdheu, e anatemoi popullin e tij nëpërmjet zërit të Moisiut biblik: Skllevër, bij skllevërish, s’e meritoni, / se liri s’doni. Shumë prej poezive të Ismail Kadaresë kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë. Poema Rrugëve të Moskës do ta çojë te romani Muzgu i perëndive të stepës, poezia Piramida e Keopsit do të sillte më pas romanin Piramida, poezia Kali i Trojës paralajmëron romanin Përbindëshi. Por tek ai ka ndodhur edhe procesi i kundërt. Meqë ky roman nuk u botua, ndalimi i tij lind vjershën e gjatë Laokoonti, një nga krijimet më të rëndësishme të tij. xi

Të qënurit palë Domethënia e Sarkozisë Dashuria e Parë ... - saktivista
Download (PDF, 7.45MB) - AleancaKuqeZi
TE SEMURE, E PA SHPRESE - Gazeta Express
01 - ballina N52.cdr - knsh.org
SHenja 023:Shenja.qxd - revistashenja
2. Njësia e Gjyqtarëve të EULEX-it
Vlerësimi i Kompanive Private të Sigurisë në Kosovë - QKSS
NE KONFLIKT PER GUVERNATORIN - Gazeta Express
KONFRONTIMET NE SHESH - Gazeta Express
revista shen antoni nr 9.pdf - Famulliabinqes.com