Transform your PDFs into Flipbooks and boost your revenue!
Leverage SEO-optimized Flipbooks, powerful backlinks, and multimedia content to professionally showcase your products and significantly increase your reach.
MAXHUN PEKA

Onufri

NJË JETË

NË DIPLOMACI
Maxhun Peka

NJË JETË NË DIPLOMACI

Kujtime

Onufri
Redaktor

Rexhep Shahu

© Onufri, 2018

ISBN 978-9928-261-18-2

PRINTED AND BOUND IN ALBANIA BY ONUFRI

Rr. “Konferenca e Pezës”, Nr. 71, Kodi Postar 1027, Tiranë;

Tel & Fax 00355 42 220 017 / 270 399

www.onufri.com; Email: info@onufri.com
“Një jetë në diplomaci” ishte edhe jeta jote, Natasha. U

njohëm kur ishe vetëm 18 vjeçe dhe nga ajo kohë, nuk

u ndamë kurrë. Bashkëshorte dhe bashkudhëtare në të

mira dhe vështirësi, nënë e lumtur, por edhe e përvuajtur,

e përmallur në vitet larg fëmijëve, të detyruar nga ato

rregulla të egra të regjimit, që nuk ishin vetëm për ne të

dy.

Bashkë kaluam vite të këndshme që na jepte profesioni

i diplomacisë, vitet e luftës në Vietnam, vitet e paqes.

Bashkë përballuam mungesën e Albanës dhe Dritanit,

derdhëm lot sa herë ndaheshim dhe lumturoheshim kur

takoheshim dhe ritakoheshim me ta.

Si mund t’i harroj ato vite kur isha në Shëmri dhe

Bicaj. Shumë rrallë vija në Tiranë. Për mua mbesin të

pashlyera ato çaste, kur ti më prisje te stacioni i trenit.

Ç’kënaqësi ndieja kur shikoja Albanën e Dritanin që

vraponin drejt meje dhe më hidheshin në krahë. Të dy të

vegjël, të veshur bukur, ndërsa ti e re, e bukur, e mbytur në

halle si e papunë dhe me të ardhme të papërcaktuar, vije

me ngadalë prapa fëmijëve për të më pritur.

Kjo ishte jeta jonë, Natasha, jeta jonë në shumë

kryeqytete, jeta jonë me familje të punonjësve të përfaqësive

diplomatike, jeta jonë në pritje, dreka, darka, që ishin të

pashmangshme në profesionin e diplomacisë.

Mirënjohje për ty që dite të krijoje marrëdhënie

njerëzore me të gjitha familjet në përfaqësitë diplomatike

në ato kryeqytete ku punuam dhe jetuam, që u kujdese

gjithnjë për të më ndihmuar dhe lehtësuar punën.

Faleminderit bashkëshorte, nënë dhe gjyshe e

plotësuar!
E FSHEHTA E JETËS PARALELE

Parathënie nga Mehmet Elezi

Një libër i mirë s’ka nevojë për komente. Ai është si kroi në mal:

mjafton të bësh me shenjë ku ndodhet, i eturi shkon te gurra vetë.

“Një jetë në diplomaci”, - vetëm një jetë? Diplomati bën jetë

paralele. Punët e dukshme, përditshmëria, si për çdo zyrtar, janë

njëra. Por diplomati duhet të lexojë gjëra që syri i të tjerëve nuk i

sheh. Jo rrallë profesioni e do që tjetër të kesh në mendje e tjetër të

thuash, tjetër të dëgjosh me veshë e tjetër të dëgjosh me mendje.

E do të buzëqeshësh kur të dhemb shpirti ose e kundërta. Në këtë

kuptim, ambasadori Peka mund të flasë për dy jetë.

Vazhdimësia në detyrë në dy epoka aq larg njëra-tjetrës, nga

diktatura në demokraci, është një përvojë e pazakontë. Po aq sa

dhe misionet diplomatike “flakë e borë”: nga Vietnami në zjarr,

ku skenat e luftës dridhnin planetin, në Parisin vezullues, ëndërr

për çdo diplomat; nga bota arabe me veçoritë e kulturës dhe

ekzotikën, në një metropol aziatik si Pekini, që tronditi botën me

ritmet marramendëse të zhvillimit.

Një kaleidoskop diplomatik i papërsëritshëm, me të cilin

autori josh, intrigon, jo nën trysninë e emocioneve. Me të vërteta

arritjesh dhe mosarritjesh.

Mund të thuhet se Maxhun Peka ka pasur fat? Me gjasë, fati

në këtë botë vështirë përjashtohet si faktor. Por fati ka diçka të

përbashkët me talentin. Të dyve duhet t’u shërbesh fort me punë.

Thonë fati duhet mbërthyer për flokësh. Si mund të mbërthehet

“për flokësh” në diplomaci?

7
maxhun peka

Ka një formulë të thjeshtë sa dhe të ndërlikuar, u thotë Peka

pasardhësve me këto kujtime. Profesionalizmi mbi politikat e

brendshme të ditës, mbi ideologjitë. Dashuria për vendin tënd,

përkushtimi për të, jo për partitë e individët.

Lëndë jetësore tepër e vëllimshme, si me e përmbledhë në

një libër të vetëm? Në jetën profesionale të Pekës ka edhe plot

ngjarje e imtësi, që bërtasin e shtyjnë me bërryla. Hapuni, edhe

ne duam hapësirë në libër, kemi sharm, kemi domethënie. Duke

hyrë në lëkurën e autorit, e ndiejmë që s’e ka pasur lehtë, çka me

përzgjedhë më përpara?

Zgjidhja më e mirë për këto “hatërmbetje”, një libër i dytë.

Nuk dimë ç’ka në mendje ambasadori Peka, mendjet e

diplomatëve janë të palexueshme.

8
MIDIS SHQIPËRISË

DHE VIETNAMIT
TË PËRJETUARA

Isha edhe unë aty. I përjetova ato vite të tmerrshme lufte në

Vietnam, që dhe sot bëj pyetjen: a ishte e vërtetë apo ëndërr e

keqe? I përjetova bombardimet, shkatërrimet, i pashë avionët

B-52, kështjellat e ajrit, kur hidhnin bombat, kur mbillnin vdekjen,

kur shkretonin gjithçka. I pashë në qiell tepër krenarë, por edhe në

tokë të gjunjëzuar, të kthyer në hekurishte pa vlerë. Edhe sot në

shtëpinë time kam unaza apo objekte artistike të tjera të punuara

nga artizanët vietnamezë me copat e këtyre avionëve, të kthyer në

relikte.

E pashë rrugën “Kham Thien” në Hanoi të kthyer në gërmadhë

brenda një minute në mbrëmjen e datës 18 dhjetor 1972,

ekskavatorët që nxirrnin nga gërmadhat e asaj rruge kufomat, kur

i fusnin në thasë celofani, i hidhnin në kamionë për t’i varrosur

diku jashtë qytetit në varre të përbashkëta. Takova rastësisht, të

nesërmen, një vajzë 12-13-vjeçare në trotuaret afër ambasadave

që nuk dinte as të qeshte dhe as të qante. Mësova se prindërit

e saj kishin vdekur një natë më parë në rrugën “Kham Thien”.

Fëmijë? Ajo nuk dinte ç’është fëmijëria. E rritur? Tepër e vogël në

moshë për të mbijetuar. Mësova se këshilli i lagjes e strehonte dhe

e ushqente diku në qendrat e ngritura për fatkeqët.

E pashë spitalin Kim Lien, njërin nga spitalet më të mëdhenj

të qytetit të shkatërruar, gërmadhë, pashë gropën e stërmadhe ku

bomba e një nate më parë kishte rënë mbi një gropë bombe të një

nate tjetër të mëparshme, edhe ftesat e dasmës së një infermiereje

të spitalit të shpërndara andej-këndej dhe mësova se dasma nuk

do të bëhej kurrë. Ëndërr e bukur, ëndërr në përjetësi, ëndërr në

kohë lufte.

11
maxhun peka

Njoha një vajzë të vogël që priste vdekjen në një spital lufte.

Kërkonte krehër të krihte flokët për të vdekur e bukur. Pashë

punëtorin e një miniere qymyri që kur u kthye në shtëpi e gjeti atë

të shkatërruar, gruan dhe gjashtë fëmijët të vdekur. Shtrëngonte

grushtet para gërmadhave, para sendeve, fotografive të fëmijëve.

I pashpresë, i pafuqishëm, i mbushur me urrejtje, vetëm urrejtje.

Pashë edhe robërit amerikanë, pilotët e kështjellave të ajrit,

në konferenca shtypi kokulur. Nëse ndonjëri guxonte të ngrinte

kokën, vietnamezi që e shoqëronte, që nuk arrinte me trup as në

gjysmën e trupit të pilotit, i thoshte: “Ul kokën, je rob lufte!” I

dëgjova pilotët kur thoshin emrin, mbiemrin, numrin e ushtarit.

Pashë rrugë të shkatërruara, qytete që nuk ekzistonin më,

njerëz të gjymtuar. Pashë, pashë e ç’nuk pashë në ato vite lufte.

Sot bëj pyetjen, përse? Kujt i shërbeu? Kush fitoi? Në logjikën

e sotme, askujt dhe askush. Përse miliona të vrarë, të humbur, të

sakatuar, të gjymtuar, përse qytete të sheshuara, uzina, fabrika, ura,

spitale të shkatërruara. Përse vuajtje, uri, pasiguri? Përse rini pa

shpresa, pa të ardhme, pa lumturi? Përse, përse, përse?

Përse-të nuk mbarojnë kurrë kur shikon se jeta vazhdon

në një mënyrë krejt tjetër, kur shikon se si Vietnami, ashtu dhe

Amerika, bëjnë të pamundurën për t’i forcuar marrëdhëniet, për

të forcuar miqësinë, për të harruar të kaluarën, për të harruar

të gjithë ata që ranë heroikisht për të mbrojtur, në logjikën e

vietnamezëve, atdheun, lirinë, sovranitetin, bashkimin e vendit të

ndarë padrejtësisht në vitin 1954 dhe në logjikën e Amerikës, ata

që ranë për hir të angazhimit të Amerikës, të demokracisë më

të madhe në botë, për fitoren e lirisë, demokracisë në çdo vend

të globit, për hir të angazhimit për të qenë garant të normave

civilizuese, ata që ranë heroikisht për të mbajtur Amerikën të

gjallë, ata që kombi duhet t’i shohë si shembuj të vetësakrificës

për nderin e Amerikës...

Ata të rënë në atë ndeshje gjigante në emër të moralit, të

12
një jetë në diplomaci

dy kategorive të kundërta morali, kujtohen vetëm një herë në

vit, në ditën e martirëve të Vietnamit, dhe në ditën e të rënëve

në Vietnam që prehen në përjetësi në varrezat e Arlingtonit në

Uashington.

Sot shkruhet se Vietnami ishte një gabim, se lufta në Vietnam

ishte idiote, ishte një luftë ku Amerika u thye, u mund, nga e cila

doli e humbur.

Por a është e mundur që sot të gjykojmë objektivisht për

luftërat e një gjysmë shekulli më parë?!

Lexova librin “Zemra e Patriotit” (Heart of a Patriot) të Max

Cleland with Ben Raines, përkthyer aq bukur në shqip nga Etleva

Sakajeva, për të cilin “Vietnami do të thoshte humbje: humbje

këmbësh, humbje krahu, humbje rinie, humbje pafajësie, luftë e

humbur...” Po aty lexova diçka nga libri i gjeneralit Moor “Dikur

ishim ushtarë... dhe të rinj”, lexova për betejën në luginën “Ia

Drang” (Lugina e vdekjes). 450 burra (amerikanë) të rrethuar

nga 2000 ushtarë vietnamezo-veriorë. Tri ditë luftime, 79 ushtarë

amerikanë të humbur dhe më shumë se 1000 vietnamezo-veriorë.

Në vitin 1990 gjenerali Moor takohet me gjeneralin Nguyen

Huu An, komandant i trupave vietnamezo-veriore. Ata darkuan në

Pleiku, zonë ku u bënë luftimet në Vietnamin e Jugut. “Gjenerali

vietnamez e mbërtheu gjeneralin Moor për shpatullash, pastaj e

përqafoi dhe e puthi në dy faqe. Në përgjigje, Moor i dha orën e

tij të dorës, në shenjë të miqësisë së tyre. Kur vdiq gjenerali An,

Moor u rikthye në Vietnam dhe vizitoi shtëpinë e gjeneralit An.

Në një cep të shenjtë të zyrës së tij, Moor gjeti orën që i pati

dhënë...” Ç’gjë e bukur: në luftë armiq për vdekje, në paqe miq

deri në vdekje. Dy gladiatorë apo dy shahistë të mëdhenj. Mbas

betejës i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit. Dy epoka: ajo e luftës dhe

ajo e paqes. Kush kishte të drejtë, brezi që bëri luftën apo brezi i

sotëm i përkushtuar për bashkëjetesë?

E kush mund të japë një përgjigje racionale?

13
maxhun peka

Epoka të ndryshme, mentalitete të ndryshme, morale të

ndryshme. Në vitet ’60 socializmi dhe rendi socialist ishin akoma

tërheqës për popujt e shtypur. Barazia shoqërore, premtimet për

punë për të gjithë, shërbime mjekësore për të gjithë, shkollim falas

për të gjithë, bollëk e jetë të lumtur kishin gjetur shtrat te popujt

e vuajtur të të gjitha kontinenteve. Utopi, por e këndshme, ëndërr,

por njerëzit e thjeshtë pëlqenin ta jetonin. Ideologjia majtiste kishte

arritur të krijonte “moralin” e gatishmërisë për vetësakrifikim për

arritjen e qëllimeve. Me këtë moral ishin gatuar edhe vietnamezët,

të cilët, në ato vite lufte, ishin të gatshëm të jepnin jetën për të

fituar mbi imperializmin.

Morali i shoqërisë kapitaliste ishte krejt tjetër, ishte ai i

demokracisë në çdo vend të globit, i të drejtave të njeriut. Flamurin

për mbrojtjen e lirisë, demokracisë, të drejtat e njeriut e kishin

marrë përsipër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duhej ndaluar

shtrirja e komunizmit. Nëse rendi komunist do të fitonte edhe në

Vietnamin e Jugut, rreziku i shtrirjes së tij në Kamboxhia, Tailandë,

Malajzi, e me radhë në vendet e tjera të Azisë ishte eminent.

“Efekti domino” e angazhoi Amerikën në Vietnam. Përpjekja nuk

ishte vetëm e Shteteve të Bashkuara – Vietnam, por luftë midis

dy sistemeve, sistemit kapitalist dhe atij socialist. Fushë lufte ishte

Vietnami, mish për top ishin vietnamezët, të cilët, në disa breza,

ishin lindur dhe rritur në luftë, që nuk dinin të bënin asgjë tjetër

më mirë se luftën. Shtetet e Bashkuara nuk kishin përballë vetëm

Vietnamin e vendet tjera të bllokut socialist, por edhe lëvizjen e

madhe kundër luftës në vetë Shtetet e Bashkuara dhe vendet e

tjera perëndimore.

Shumë politikanë dhe analistë thonë se Shtetet e Bashkuara

të Amerikës e humbën luftën në Vietnam. Ata qortojnë politikën

amerikane të atyre viteve për një angazhim të tillë. Amerika u

tërhoq “e humbur”, por me “nder” në saje të Marrëveshjes së

Parisit.

A është e vërtetë që Amerika humbi? Kjo varet nga këndvështrimet.

Por po të bëjmë pyetjen: pse presidentët amerikanë u

angazhuan aq fort në këtë luftë, del e qartë se objektivi i tyre nuk

ishte thjesht Vietnami i Jugut, por të ndalohej “efekti domino”,

14
një jetë në diplomaci

shtrirja e komunizmit në vende të tjera të Azisë Juglindore.

Amerika humbi Vietnamin, por fitoi Azinë Juglindore, humbi

luftën në terren, por arriti të realizojë objektivat për të cilat u

angazhua.

Pati shumë të humbur, shumë arkivole, shumë kujtime të

hidhura, shumë familje të dërmuara, shumë amerikanë të vrarë.

Ky është fati i Amerikës. Në vitin 1961, presidenti John F.

Kennedy deklaronte me besim në vete (confidently) se Amerika

ishte mjaft e fortë të “paguajë çdo çmim, të mbajë çdo barrë” për

të siguruar suksesin e lirisë. Ky është fati i amerikanëve. Të jesh

amerikan është nder, është privilegj, por është edhe sakrificë. Të

udhëheqësh botën është e natyrshme që do të kesh edhe detyrime

ndaj vendeve të ndryshme të botës. Kjo justifikon angazhimin në

Vietnam në vitet ’60, justifikon angazhimin në Irak, në Kosovë,

do të justifikojë angazhimin e Amerikës edhe në vende të tjera të

globit për hir të lirisë dhe demokracisë.

Le të bashkëjetojnë sot Amerika me Vietnamin, le të

nderohen ata që dhanë jetën në atë luftë në emër të idealeve, të

idealeve utopike socialiste për vietnamezët, në emër të lirisë dhe

demokracisë për amerikanët. Le të respektojmë idealet e secilës

palë, të fitimtarit dhe të humburit. Po të jetë nevoja që në emër të

këtyre idealeve të ndeshen gjeneralë si Moor dhe Nguyen Huu An,

le të jenë në luftë armiq për vdekje dhe në paqe miq deri në vdekje.

Të bindur në fitoren e së drejtës, në fitoren e lirisë, demokracisë.

Në përfundim do të ketë fitore për palët në konflikt, nuk do të

ketë të humbur, sepse Amerika dhe trupat amerikane nuk janë

pushtuese, ato sjellin lirinë, demokracinë, sjellin të ardhmen.

15
Dhjetor 1982. Isha ulur në sallonin VIP të aeroportit ndërkombëtar

të Hanoit, në pritje të avionit të linjës së rregullt çeke,

që bënte fluturimin Pragë-Hanoi dhe kthim një herë në javë.

Vinte një delegacion i Ministrisë së Financave, i kryesuar nga një

zëvendësministër. Do të nënshkruhej një marrëveshje dypalëshe

lidhur me kursin e monedhave dhe me këtë rast, delegacioni bënte

dhe një vizitë miqësore në Vietnam.

Ardhja e një delegacioni nga Shqipëria, për ne, pak familje

shqiptare që punonim e jetonim në përfaqësinë diplomatike në

Hanoi, ishte një ngjarje e rrallë dhe e shumëpritur. Merrnim letra

nga fëmijët dhe familjarët, na vinte posta zyrtare nga Ministria e

Punëve të Jashtme, përmes së cilës informoheshim me hollësi rreth

zhvillimeve në vend. Në takimin e parë që bënim në ambasadë, të

ardhurit na flisnin për jetën në Shqipëri. Për pak çaste na krijohej

përshtypja se dhe ne jetonim atmosferën e zhvillimeve në vend,

frymën politike në ato kohë të ngjarjeve të veçanta. Kishte kaluar

një vit nga vrasja (vetëvrasja) e kryeministrit më jetëgjatë e më

autoritar të Shqipërisë, Mehmet Shehu. Ishim informuar se në

përvjetorin e parë të vrasjes (vetëvrasjes), Enver Hoxha kishte bërë

vlerësime të veçanta për figurën e Shehut në librin që sapo kishte

dalë në qarkullim, të titulluar “Titistët”.

I vetëm në sallon, pak çaste mbasi piva çajin që më kishin

servirur, ngrihem, i afrohem dritares dhe hedh vështrimin në

qiellin e pastër të asaj pasditeje dhjetori për të kapur avionin në

ulje. Ishte me vonesë, gjë krejt e pranueshme në një linjë kaq

të gjatë që normalisht e kryente për 18 orë fluturim, llogaritur

këtu dhe dy eskale, në Kuvajt dhe në Bombej. Ndërsa qëndroja

i përhumbur te dritarja, ndiej një dorë mbi supin tim të djathtë.

16
një jetë në diplomaci

Kthehem dhe përballem me ambasadorin e një vendi të Europës

Lindore, i cili, si dhe unë, kishte dalë për të pritur miq nga vendi

i tij.

Me diplomatë të vendeve të Europës Lindore kontaktet

zyrtare i kishim shumë të kufizuara, për shkak të nivelit zero

të marrëdhënieve midis partive në pushtet. Shkëmbenim vizita

kortezie, të njohjes ose të lamtumirës, merrnim pjesë në pritjet

që jepeshin për festat kombëtare, natyrisht pa bashkëshortet.

Reciprociteti ishte vendosur dhe zbatohej me rigorozitet nga ne

dhe ata. Të qëndroje gjatë në takime kortezie apo pritjet zyrtare

ishe i rrezikuar, sepse ndodhte që njëri nga kolegët, qoftë dhe

shoferi, i cili të çonte në takim apo pritje, ta ngrinte në mbledhjen

e parë të organizatës së partisë apo të kolektivit dhe pasojat

ishin jo neglizhuese. Njoftohej Ministria dhe natyrisht Komiteti

Qendror dhe pa kaluar shumë ditë, kërkohej të jepje shpjegime.

Prandaj gjithçka bëhej brenda normave. Kur rastiste të takoje një

diplomat lindor në aeroport, si në rastin konkret, në pishinën e

klubit të diplomatëve, ku zakonisht shkonim dy-tri herë në javë,

apo në ndonjë ambient tjetër në qytet, mund të bisedoje më gjatë

dhe pa rrezikuar se mund të prishje normat protokollare.

Me ambasadorin që sapo erdhi në sallon shkëmbejmë përshëndetjet

përzemërsisht. Ai e njihte mirë Shqipërinë. Në disa

raste më kishte folur për kohën kur kishte qenë universitar.

Dhomën në konvikt e kishte ndarë me njërin nga studentët e

shumtë shqiptarë që kishin pasur fatin të kryenin studimet në

kryeqytetin e vendit të tij, kishte njohur dhe motrën e kolegut

shqiptar, ndaj së cilës kishte ushqyer ndjenja dhe emocione të

veçanta, por e kishin pasur të pamundur të konkretizonin lidhjen

për faktin se marrëdhëniet midis dy vendeve po shkonin çdo ditë

e më keq, po shkonin drejt prishjes përfundimtare. Asnjëri nuk

kishte pranuar të rrezikonte.

Në përgjigje të pyetjes për të rejat nga vendi, i them se kisha

dalë për të pritur një delegacion, nga i cili do të mësonim shumë

gjëra, kryesisht rreth vetëvrasjes së ish-kryeministrit Shehu dhe se

libri “Titistët” i Enver Hoxhës, i cili sapo kishte dalë në qarkullim,

i kushtonte një pjesë të konsiderueshme Shehut, ish-mikut të tij

17
Një libër i mirë s’ka nevojë për komente. Ai është si kroi në mal: mjafton

të bësh me shenjë ku ndodhet, i eturi shkon te gurra vetë.

“Një jetë në diplomaci”, - vetëm një jetë? Diplomati bën jetë paralele.

Punët e dukshme, përditshmëria, si për çdo zyrtar, janë njëra. Por diplomati

duhet të lexojë gjëra që syri i të tjerëve nuk i sheh. Jo rrallë profesioni

e do që tjetër të kesh në mendje e tjetër të thuash, tjetër të dëgjosh me

veshë e tjetër të dëgjosh me mendje. E do të buzëqeshësh kur të dhemb

shpirti ose e kundërta. Në këtë kuptim, ambasadori Peka mund të flasë

për dy jetë.

Vazhdimësia në detyrë në dy epoka aq larg njëra-tjetrës, nga diktatura

në demokraci, është një përvojë e pazakontë. Po aq sa dhe misionet diplomatike

“flakë e borë”: nga Vietnami në zjarr, ku skenat e luftës dridhnin

planetin, në Parisin vezullues, ëndërr për çdo diplomat; nga bota arabe me

veçoritë e kulturës dhe ekzotikën, në një metropol aziatik si Pekini, që

tronditi botën me ritmet marramendëse të zhvillimit.

Një kaleidoskop diplomatik i papërsëritshëm, me të cilin autori josh,

intrigon, jo nën trysninë e emocioneve. Me të vërteta arritjesh dhe mosarritjesh.

Mund të thuhet se Maxhun Peka ka pasur fat? Me gjasë, fati në këtë

botë vështirë përjashtohet si faktor. Por fati ka diçka të përbashkët me

talentin. Të dyve duhet t’u shërbesh fort me punë. Thonë fati duhet mbërthyer

për flokësh. Si mund të mbërthehet “për flokësh” në diplomaci?

Ka një formulë të thjeshtë sa dhe të ndërlikuar, u thotë Peka pasardhësve

me këto kujtime. Profesionalizmi mbi politikat e brendshme të

ditës, mbi ideologjitë. Dashuria për vendin tënd, përkushtimi për të, jo për

partitë e individët.

Lëndë jetësore tepër e vëllimshme, si me e përmbledhë në një libër të

vetëm? Në jetën profesionale të Pekës ka edhe plot ngjarje e imtësi, që

bërtasin e shtyjnë me bërryla. Hapuni, edhe ne duam hapësirë në libër,

kemi sharm, kemi domethënie. Duke hyrë në lëkurën e autorit, e ndiejmë

që s’e ka pasur lehtë, çka me përzgjedhë më përpara?

Zgjidhja më e mirë për këto “hatërmbetje”, një libër i dytë.

Nuk dimë ç’ka në mendje ambasadori Peka, mendjet e diplomatëve

janë të palexueshme.

Mehmet ELEZI

ISBN 978-9928-226-18-1

9 789928 226181

www.Onufri.com

Çmimi 2000 lekë