Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
- 1 -
ALBERTO MORAVIA
KOSMA
DHE
BANDITËT
. novele .
Përktheu: FASLLI HALITI
Redaktore: Prof. Dr. KLARA KODRA
TIRANË 2007
1
- 2 -
Pak fjalë mbi novelën
Novela Koasma dhe banditët u botua me seri në gazetën
javore ”Sot„ nga tetori gjer më 6 dhjetor 1940, kjo novelë e
Moravisë i përket atij frymëzimi të goditur novelash me intrigё
ose - për të përdorur një titull - me subjekt intrigues. Intrigё,-
kuptohet e vazhduar dhe e zgjidhur magjistralisht; dhe,
domethënë e trilluar në mënyrë zbavitëse dhe po në mënyrë
zbavitëse, shkruar dhe zgjidhur. Një frymëzim, mbase jo shumë
i parapёlqyer nga të gjithë lexuesit e tij, por sigurisht i dashur
për të vjetrit dhe besnikët. Duke e riparaqitur më vete dhe me
titullin që pati atëherë, pikërisht, novela duhet të tërheqë
vëmendjen e lexuesve dhe veçanërisht të lexuesve më të rinj,
mbi këtë mënyrë të treguari, e nxitur, gati, nga loja e një
fantazie transparente dhe e lirë, për të cilën Moravia di të japë
vazhdimisht prova. Është për t'u shënuar se duke e botuar,
pastaj, libër më vete, shkrimtari ka bërë jo pak ritokime duke
hequr gjithë artificialitetin - i kuptueshëm për ato vite - duke e
lokalizuar në një vend të Evropës lindore.
2
- 3 -
I. KOSMA ECTE DREJTË VDEKJES
Ai, argjendari me emrin Dragotis, një nga argjendarët më të
Imëdhenj në kryeqytetin e atij shteti të vogël të Evropës Lindore,
pati një propozim me mjaft interes nga një sekser qё quhej
Ataman. Bёhej fjalё për të shkuar në një qytet të afërt me qёllim
qё t'i tregonin disa xhevahire me vlerë të madhe një njeriu të pasur
i cili i donte pёr të stolisur gruan e tij. Argjendarit iu duk qё ky
ishte një rast i mirë për djalin e tij tё vetëm qё t'i futej, me kёtё
rast, punës së tregtisë. Veç kësaj Kosma ishte ushtruar tashmё në
ujdisa llogarish të vogla; dhe, megjithëse i hutuar dhe i kthyer nё
indiferent pёr shkak tё gjendjes shpirtërore tё paqëndrueshme,
pasojё kjo e moshës rinore, ai tregonte se ishte i shkathët dhe i aftë
nga natyra; ndonjëherë Kosma e habiste të atin me zgjuarsinë e tij
të beftё. Argjendari i tha të birit se duhej të shkonte në atë qytet së
bashku me sekserin qё ishte njё njeri i besuar i tij. I ati do t’i jepte
tё birit një çantë meshini me gurë të çmuar. I bëri djalit të gjitha
sqarimet nё lidhje me çmimin dhe cilësinë e mallit. Pёrpos kësaj
nuk bëhej fjalë veçse për disa të dhëna paraprake; t‘i tregonte gurët
e çmuar zonjës e cila ishte shtatzënë dhe nuk qe në gjendje të
bёnte rrugën gjer në kryeqytet; pas kësaj babai do të shkonte vetë
qё tё përfundonte shitjen e mallit. Kosma, gjithmonë i gatshëm për
të pranuar çdo lloj detyre, e priti me kënaqësi këtë barrё. Jo se e
kishte dhe aq pёr zemër tregtinë e babait, por për Kosman qё ishte
ende i shpërqendruar dhe kureshtar njёkohёsisht, siç janë shpesh të
rinjtë njëzetvjeçarë, të shkonte e tё bёnte tregti me këta gurë të
çmuar, ishte një aventurë e vёrtetё; ishte tamam si të shkonte e tё
3
- 4 -
gjuante pёr derra tё egër nëpёr honet rreth kryeqytetit apo si të
rrezikonte veten natёn në lokalet më popullore. Ai ishte ende në
moshën e lumtur të zbulimeve, gjurmimeve, eksperimenteve dhe
pasigurive. Kjo prirje pёr aventurё, nga ana tjetër, s’do ta pengonte
atё që të ishte i vëmendshëm dhe i kujdesshëm, sipas porosive qё
kishte marrё nga i ati. Ai ishte si fëmijët që, edhe duke bërë
veprime si të mëdhenjtë, e dinë qё po luajnë dhe, megjithatë,
tregojnë në lojë më shumë seriozitet dhe zell se sa të mëdhenjtë në
punët e tyre të mëdha.
Kosma arriti i pari në takimin e caktuar nё orët e para tё
mëngjesit në sheshin e qytetit nga ku zinte fill rruga krahinore.
Ishte korrik dhe pisku i vapёs tashmë, bënte që të avullonte freskia
e rreme e natës. I veshur me rroba të bardha, me syzet e zeza mbi
hundë, me çantën e çmuar në sqetull, Kosma, e ndjente veten tё
lehtësuar dhe tё kënaqur, ai shijonte mё shumё shëtitjen se sa
fitimin. Autobusёt e mbushur plot me njerёz, ndalonin te sheshi
dhe pasi boshatiseshin përfundimisht nga pasagjerët, dy apo tri
kafene, nxirrnin disa tavolina nё kёtё shesh dhe i vendosnin në
hijen lozonjare të rrapeve me gjethe tё dendura ; në atë orë
kamerierët hidhnin kova me ujë mbi asfaltin e nxehtë, duke krijuar
kështu një freski të përkohshme që e magjepste Kosman. Edhe
çanta prej lëkure që shtrëngonte nёn sqetull, pёrbёnte pёr tё njё
arsye qё tё gëzohej dhe tё fantazonte. Mendonte se të tjerët
pandehnin qё ajo çantё ishte e mbushur me kostume banje ose me
sende të tjera të këtij lloji, por, përkundrazi, ajo ishte e mbushur
me byzylykë prej platini: situatë kjo si ”komedia e
keqkuptimeve”*, por ai ishte i vetmi që zotëronte fillin e lëmshit.
Megjithatë mendimi për një grabitje të mundshme i vetëtinte herë
pas here nё mend; por ky mendim ishte si diçka e largёt dhe e
këndshme në ankthin e saj, si një ëndërr e llahtarshme qё nuk arrin
të bëhet makth. Me të gjitha këto ide përzihej rregullisht, ideja e
4
- 5 -
shëtitjes. Njё shëtitje e bukur nëpër fshatin e lulëzuar qё kishte
fytyrën e njё qytetit të lashtë krahinor, ku ai nuk kishte qenë kurrë.
Me kёto mendime nё kokё vërtitej Kosma duke vështruar
autobusët që arrinin dhe niseshin prapё. Më në fund një makinë
ngjyrë kafe, e zbuluar, por me capote-n e ngritur lart, u ndal
përpara tij, pasi bëri një gjysmërrotullimi në sheshin e qytetit. Në
timon qëndronte një i ri hollak e thatim, me lëkurë tё zezё si metis,
i veshur me një palë tuta gri si prej mekaniku. Atamani rrinte ulur
mёnjanё nё mёnyrё komode nё sedilen e pasme tё makinёs, duke e
zënë atё të gjithën. Ai i bëri shenjë Kosmas që të ulej përpara,
pranë drejtuesit të makinës. Kosma hipi nё makinё dhe ata u nisën
menjëherë.
Për Atamanin, Kosma s'dinte asgjë, ndonëse e shihte shpesh
dhe jo vetëm për çështje pune. Ishte një burrë rreth tё
tridhjetepestave, i bardhë, i butë si rrobë e lagur dhe i majmë si një
derr. Kishte një fytyrë të gjerë, të flashkët dhe të zbehtë, me sy të
vegjël, hundëshqiponjë, me buzët tё holla, e sipërmja me mustaqe
të imta, e poshtmja e dalë. Ishte i shkurtër, me kokë e bark të
madh. Fliste shkurt e prerë, me seriozitet e plot sentenca,
veçanërisht kur ishte fjala për biseda të rёndomta. Kjo mënyrë
eliptike dhe serioze të foluri edhe kur donte të ishte hokatar, s'linte
kurrë pa nxitur te Kosma një të qeshur fëminore. Për këtë, Atamani
i dukej tepër simpatik, prandaj dhe kërkonte shoqërinë e tij. E dinte
se një çast i kaluar me Atamanin ishte një çast i sigurt argёtimi,
dhe kaq i mjaftonte. Nё kёtё mёnyrё Kosma e kujtonte simpati
mirёdashjen e pacipё dhe komike tё Atamanit; me naivitet shihte
dashuri, atje ku nuk kishte veçse shakara mekanike. Kosma s'e
dinte qё për Atamanin shakatë ishin një armë dhe një maskë
5
- 6 -
njёkohёsisht; i pastërvitur, ai s' kishte mësuar ende të mos u zinte
besë, përgjithësisht, njerëzve me humor.
Në tё vёrtetё Atamani nuk ushqente asnjë lloj simpatie për
argjendarin dhe djalin e tij; madje, përkundrazi, ushqente mllef dhe
zili. Me forcën e të qeshurës ai kishte hyrë drejt e në shtëpinë e
tyre, madje, si mik i familjes; por nën këtë qëndrim prej babaxhani
dhe të përzemërt, fshihej një indiferencë e pashpirt dhe mizore.
Atamani ishte një prej atyre njerëzve që s’dinë të veprojnë veçse
pёr përfitim personal duke e shoqëruar kёtё sjellje tё tyre me njё
agresivitet tё pabesё dhe sikur të mos kishte rrugë të mesme: ose të
mashtrosh ose të mashtrohesh dhe, si pasojё e kёsaj, mashtrimi i
tyre të mos ishte tjetёr veçse një hakmarrje e parakohshme për
tjetrin. Drejt një konceptimi të tillë të jetës atё e shtynte edhe
shpirti prej shtiraku, kaq i zhvilluar tek ai, për të cilin çdo gjë që
s’kishte të bënte me interesin e tij, nuk mund të ishte tjetër veçse
njё diçka e tepërt, e rreme dhe si qëndismë. Një vëzhguesi të
mprehtë, Atamani s’do mund t'i frymëzonte tjetёr përveçse
përbuzje. Por babai i Kosmas nuk shihte veçse sekserin tek ai; dhe
vetë Kosma s'ishte inteligjent.
Me këtë koncept pёr punën dhe pёr marrëdhëniet njerëzore,
s’është për t’u habitur qё Atamani, si lojtar dhe qejfli, të ishte futur
qysh herët nё telashe. Në të vërtetë ai ndodhej në një gjendje të
dëshpëruar kur i erdhi në mendje t’i propozonte babait të Kosmas
qё tё bёnin tregti me gurët e çmuar. Ishte fjala për një allishverish
real, po Atamani s'e kish syrin tek ato pak pare qё do tё fitonte si
ndërmjetës. Asnjëri prej kёtyre të treve qё ishin në makinё,
veçanёrisht Kosma, nuk duhej të arrinte kurrё nё atё qytet ku
ndodhej njeriu i pasur qё do tё blente diamantet. Çështja
qëndronte në të vërtetë në planin qё kishte përpiluar Atamani pёr tё
6
- 7 -
vrarё Kosman dhe t’i merrnin atij gurët e çmuar duke e paraqitur
kёtё si një grabitje. Kështu pra, Kosma ecte drejt vdekjes qё nga
çasti qё hipi në makinë dhe zuri tё qeshte vetëm nga qё e pa
Atamanin ashtu të shëndoshë dhe përtac, tё shtrirë mbi jastëkët e
sedijes së pasme. Por siç ndodh me disa lloj gazesh vdekjeprurës
që tё krijojnë një ndjenjë euforie, atij i duhej të qeshte gjersa t'i
vinte fundi.
II ATAMANI
K urrë, në fakt, Atamani s’ia kishte dalё si atё ditё qё
tё bёnte Kosman tё qeshte. Shakatë me shpirt, batutat, hokat,
shtrembërimet e fjalëve komike, historitë, frazat më të befta, nuk
pushonin së vërshuari, së gurgulluari plot freski nga sedilja e
pasme, ndërsa makina nxehej ndërkaq duke u ngjitur e duke zbritur
nëpër kodrat me diell. Kosma, me çantën e çmuar, vendosur mbi
gjunjë, s'bënte tjetër veçse qeshte, po me atë mospërmbajtje të
fuqishme, tipike me ato teshtimat qё shkakton duhani apo speci.
Atamani, i ngjashëm me një prej statujave baroke qё simbolizojnë
një lumë, qё mbajnë nё duar njё qyp qё derdhet dhe qё rrinё brinjas
me kёrthizёn jashtë, qëndronte shtrirё mbi jastëkë, me barkun që i
dridhej prej çdo lëkundjeje, i fshehur nёn velin e njё bluze me vija
të kaltra, e linte të rridhte pёrherё, shkulmin e bollshëm tё haresë
duke u shfaqur gjithnjё si serioz, Gjithçka e ngacmonte: pulat që
kapërcenin rrugën në çastin qё kalonte makina, gratë e shtëpive tё
rojtarёve tё rrugës. Atamani nxirrte kokën nga dritarja e makinёs
me qёllim që t’i shante, duke i lenë ato të habitura, e ngacmonin
makinat që e parakalonin, pamjet e fshatit, qielli, çdo gjë. Me këtë
7
- 8 -
rast përziente kujtimet, anekdotat, refrenet. Gjithçka e bёnte me një
ton të përpiktë e të sigurt prej bufoni që Kosmas i dukej i
këndshëm. Bashkëpunëtori i Atamanit nuk thoshte asnjë fjalë dhe
mezi buzëqeshte duke u rrudhur në faqet thatime me dy quka
majtas. Kishte një epitet të çuditshёm: «Torta», dhe Kosma
pandehte se ky ishte emri i tij.
Por kulmi i humorit të Atamanit dhe i tё qeshurёs së Kosmasit
arriti kur makina u kryqëzua me grupin e çiklistëve dhe me
makinat sportive qё shoqёronin rrethin çiklistik ndërballkanik.
Atamani la që të kalonte moria e çiklistёve, me fituesit entuziastё
dhe makinat e pluhurosura dhe turmën e gazetarëve dhe
mekanikëve, kur u ngjit vargu i të vonuarve dhe arritën çiklistët e
fundit që tashmё s’kishin asnjë shpresё, jo vetëm për tё fituar
garёn, por as të zinin ndonjë vend nderi, prapё ata rropateshin
njëlloj të djersitur e të vetmuar nën njё diell vdekjeprurës,
Atamani, si të thuash, e tejkaloi vetveten. Duke e nxjerrё trupin
pёrgjysmё jashtë dritares, filloi t‘i shajë ndyrё fatkeqёt. «Budalla…
idiot… pse vrapon?… Tani s’arrin më shumë… brinar… s’e sheh
që ke një fytyrë brinari?… Ti vrapon dhe e humbet garën kurse
gruaja jote sakaq të vë brirët atje nё shtёpi… këmbë shtupë… i
marrë… torollak…» e kështu me radhë. Çiklistët në rrugë, të gjithё
tё kërrusur mbi timonët e ulët, tёrboheshin, kurse Atamani
dyfishonte sharjet dhe Kosma mbante brinjët me duar dhe i
rridhnin lotët nga e qeshura e madhe.
Por pas rrethit çiklistik, Atamani u mbështet përsëri mbi
jastëkët dhe heshti papritur plotësisht, si njё dordolec qё i është
këputur filli. Më kot u mundua Kosma që ta ndizte sërish atë vatër
gëzimi dhe hareje. Atamani mezi iu përgjigj dhe vetëm pas pak
çasteve në makinë u vendos menjëherë një heshtje e plotë. Kosma
8
- 9 -
vështronte rrugën, Torta drejtonte makinën dhe Atamani dukej
sikur përgjumej, ai tundej e shkundej, krejt i bardhë dhe drithërues
ngaqё makina kërcente dhe hidhej pёrpjetё pёr shkak tё rrugёs
gjithё gropa.
Në të vërtetë po afrohej vendi i studiuar dhe i paracaktuar me
kohë, në të cilin Atamani, nё një mendje me Tortën, kishte
vendosur ta hiqte qafe, t’i lante hesapet me Kosman. Atamani i
kishte gjetur forcat pёr tё bёrё shaka deri sa arritën tek rrethi
çiklistik. Por pastaj mendimi zotërues e mposhti. Iu kujtua se po të
vazhdonte të tallej, s’do t‘i mbetej mjaft forcë për të vënë në jetë
planin e tij. Veç kësaj, tani më shumë se sa të qeshte dhe të bënte
të tjerёt tё qeshnin, ishte e nevojshme të mësonte veten dhe, në
njëfarë mënyre edhe Kosman, me atë që po bëhej gati të ndodhte.
Më në fund, makina, me të lënë kodrat, po hynte në një zonë
gati shkretirё. Një fushë e gjerë me bar dhe e zbehtë, e kufizuar në
nga malet e zhveshur gurishtorё, me njolla shkurresh të njё pylli të
dendur, gati për tё filluar prerja. Asnjë pemë, vetëm ndonjë shkurre
e ulët aty-këtu hidhte një hije të shkurtër nën diell. Kuaj hergjele,
me bishta tё gjatë dhe të trashë, galoponin lehtë mbi bar. Midis
atyre livadheve me dredha, të vetmuara, të shkreta, rridhte me
dredha një lumë. Herë pas here Atamani shihte pas shkurreve të
dendura që lëshonin hije, rrjedhën e bardhë dhe shndritëse si
argjendi tё lumit. Dita, ndërkaq, po fillonte të thyhej. Nga një re e
vogël u përhap dalëngadalë në gjithë qiellin një masё resh
pupëlore. Kjo masё tentonte të errësohej dhe të shtrëngohej, duke
formuar vetëm një re gri dhe të lartë, të ngjashme me një ballë të
vërejtur dhe të menduar. Një dritë e ftohtë, e njëjtë munduese,
përhapej mbi gjithë fushën.
9
- 10 -
Atamani dhe Torta kishin zgjedhur atë vend si më të
përshtatshmin për bëmën e tyre. Përveç vetmisë, diçka e rastit
përcaktoi një zgjedhje të tillë. Prej kohësh në gjithë krahinën, endej
një bandë, gati kriminale qё pёrbёhej nga hajdutё rrugёsh. Kjo
bandë e kryesuar, nga një njeri i dëshpëruar me emrin Glinka, gjer
atёherё kishte arritur të kryente mjaft grabitje. Gazetat nuk flisnin
për të, me qëllim që të mos pengonin veprimet e policisë, por dihej
në mënyrë të turbullt se një ushtri e vërtetë rojash i ndiqte
keqbërësit tё cilёt, megjithatё kishin mundur t'i shpëtonin
gjithmonë kapjes nё saje të egërsisë së skajshme dhe vendosmërisë
me anё të cilën kur i ndiqnin a përlesheshin me ta nuk nguronin tё
vrisnin kundёrshtarёt dhe nё saje të bashkëpunimit të fshehtë me
shumë fshatarë dhe banorë të periferisë. Atamani, keqbërës i
padënuar mё parё dhe i rastit, e kish llogaritur qё krimin qё do tё
kryente t'ia ngarkonte kёsaj bande duke përfytyruar me të gjitha
hollësitë një sulm të tillë, të barabartë me ato, ku së fundi kishin
mbetur viktima, udhëtarë të tjerë të zonёs. Për këtë qëllim, prej
kohësh, pa rёnё nё sy, kishte marrё tё dhёna pёr zakonet dhe
veprimet e bandës nga njё komisar, i njohuri i tij. Ishte e vërtetë se
banda vepronte në të gjitha anët e krahinёs, në largësi të madhe
nga vendi i zgjedhur nga Atamani, por ky nuk shqetësohej për kaq
pako gjё; veç kësaj banda vetë, jepte prova për lëvizje të mëdha
duke dhënë goditjet e saja në zona të ndryshme dhe të
paparashikuara. Pastaj, edhe nëse banda, njё herё e kapur, do të
refuzonte autorësinë e krimit, askush s’do ta besonte bandёn për
këtë. Dhe ai ndërkaq, pasi tё kalonte pak kohë, do të dinte shiste
pёrsёri nёn dorё gurёt e çmuar, të shndërruar nё mёnyrё tё
pёrshtatshme.
10
- 11 -
Plani, siç shihet, ishte studiuar gjer në hollësitë më të imta.
Atamani, bashkё me Tortan kishte bërë nja dy udhëtime në atё
vend, për të përcaktuar trajtat e tij. Tani si gjithë njerëzit me shpirt
tё vogёl dhe të ulët, Ataman kishte një besim të madh tek teknika.
Saktësia e planit të sajuar prej tij, ishte bërë për të një
domosdoshmëri edhe më e ngutshme e nevojёs sё tij tё dëshpëruar
për para. Ky plan ishte sajuar në mënyrë të tillë sa Atamanit tanimё
i dukej e pamundur të mos e vinte nё jetё. Atamani sado që e
kishte rrotulluar nga çdo anë, nuk kishte arritur të gjente në të asnjë
mangësi. Kaq kishte mjaftuar që tё zhdukej çdo mëdyshje nga
shpirti i tij.
Për këtë Atamanin nuk e turbullonte as ankthi më i vogël. Ai
tani e ndjente veten afër sendёrtimit të planit të tij, si ai zhytësi që
ka ecur gjer në fund të dërrasës së trampolinës dhe bëhet gati të
hidhet. Atamani ndihej i qetë, sepse në këtë ujë të pabesë nё të
cilin ai përgatitej të zhytej, përkundej një barkë që në rast rreziku
do ta shpëtonte. Kjo barkë ishte banda e hajdutëve.
Atamani jo vetëm që e ndjente veten tё qetë për sa i përkiste
sendërtimit tё planit të vet, por ndihej gjithashtu i lirё nё shpirt,
ndonёse në mënyrë të ethshme dhe tё ndёrprerё, siç ndodh në
çastet e tensionit. Me njё liri gjeniale dhe nervoze qё i vinte nga
gjetjet. Gjetja e parё, kishte qenё ajo që e bёri Kosman të qeshte
gjatë shëtitjes. Qё ta bënte të qeshte, Atamanit i dukej një mënyrë
krejt e vetvetishme dhe e errët pёr t'i hequr Kosmas forcat, ashtu si
ca lloj merimangash që i injektojnë viktimës sё tyre një lëng
paralizues, para se ta shqyejnë. Çdo e qeshur e Kosmas ishte njё
dëshmi se ai ishte i çarmatosur dhe s’dyshonte pёr asgjë. Çdo e
qeshur e Kosmas e siguronte Atamanin pёr epёrsinё e tij dhe pёr
suksesin e komedisë sё luajtur prej tij. Pa llogaritur qё me gjithë
11
- 12 -
ato shaka, ai shkarkonte tensionin që më vonë mund të ishte
pengesë për kryerjen e krimit.
Gjetja e dytë qëndronte në të folurit ashtu si kot dhe me shaka
për bandën që rrezikonte krahinёn. Gjithmonë me instinkt,
Atamani e kuptonte se gënjeshtra më e pëlqyer është ajo që
ndërtohet me elementë tё vetё realitetit.
Në këtë mënyrë realiteti bëhet bashkëfajtor me njeriun me anё
tё shfaqjeve tё veta mё tё njohura dhe mё tё padyshimta gjer nё
çastin qё njё akt vullneti e ndriçon papritur duke zbuluar tek ai
rrezikun e fshehur. Atamani e kuptonte se s’ka asgjë që të mos e
qetësojё më shumë viktimën se sa të luash para saj me thikën qё
më vonë do t'i shërbejë atij për t'i prerë gurmazin. Nga ana tjetër,
në këtë mënyrë, jo vetëm se e end mё fuqishёm rrjetën e
gënjeshtrës, por arrin edhe njё qëllim tjetër, të familjarizohesh me
përdorimin e grackёs dhe me veçoritë e saj. Atamani tha se nuk
përjashtohej rreziku që të ndesheshin me bandën dhe atëherë do të
ishte për ta një fatkeqësi e vërtetë. Mbase atyre u leverdiste që t'i
gëlltisnin xhevahiret para se të ishte tepër vonë. Karficat do t'i
hante Torta, aq thatim sa ç’ishte, unazat Kosma, për sa u përkiste
byzylykëve dhe sendeve tё tjera më kaba, do ta bёnte punёn ai, si
mё i shëndoshi nga tё gjithё. Kosma ishte i heshtur dhe s'fliste
para Tortës për gjërat e çmuara që kishte çanta, pasi nuk e njihte.
Bile në fillim, ishte orvatur të jepte përshtypjen se ruante mostra të
ndryshme stofrash. Por Atamani duke e marrë me mend arsyen e
mëdyshjes së tij, tha se s'kishte asgjë për t'u trembur, që Tortës
mund t'i besonte së paku aq sa dhe vetё atij. Prapё, Atamani i
tregoi atij fije për pe, gjithë atë që dinte nga komisari, miku i tij, në
lidhje me bandën. Për Atamanin, Kosma tashmë ishte si i vdekur
dhe ato lajmet e çmuara kishin po atë rrezik përhapjeje sapo të
ishin mërmëritur mbi një arkivol të gozhduar mirë. Atamani e
thuri dhe e stërthuri veçanërisht fjalën mbi praninë në bandë të një
gruaje me emrin Albina; e bukur mesa dukej dhe e egër dhe më
mizore dhe mё e vendosur se vetë burrat. Ky emër iu duk se i
interesoi Kosmas në mënyrë të veçantë dhe i bëri shumë pyetje
12
- 13 -
Atamanit i cili nuk i kurseu hollësirat, në pjesën më të madhe të
trilluara. Kosma i përhumbur tha se ai emër dhe përshkrimi që
Ataman i kishte bërë për gruan ia bënin tërheqëse atë. Do t'i
pëlqente të kishte një aventurë me një femër të tillë. Atamani e
talli, por pranoi se diçka e tillë s'do të qe pa shije. Më në fund u
frymëzua nga logjika e metodës së vet deri nё atё pikё sa zbuloi,
gjoja si rastësisht, nën sedile, një çekiç të madh prej druri dhe e
pyeti Tortan se për çfarë mund të shërbente vallë kjo vegël dhe në
mos, rastësisht, donte ta përdorte, pёr t’u mbrojtur nga hajdutёt.
Kështu pra, çekiçi ishte, pikërisht, për të goditur Kosman.
Për sa i përket gjetjes së tretë: Atamani s'e kishte përgatitur, ajo
i qe dhёnё rastësisht. Në një kthesë të rrugës, në një pikë të shkretë,
ja duken dy roja me mushketat hedhur krahaqafë qё qёndronin pa
lëvizur pranë një muri të ulёt në hijen e një çiçibanozi. Nё çast
Atamani, me një frymëzim të befasishëm i thirri Tortas që të
qëndronte, sepse do ta pyeste diçka nё lidhje me rojat. Me t'u
ndalur makina, Atamani zgjati kokën dhe u bëri shenjë dy rojave të
qё dëshironte t'u fliste. Dy rojat u afruan si pa dëshirë dhe atëherë
Atamani i pyeti, nëse ato kishin edhe shumë rrugë për tё bёrё gjer
në S., qytet i vogël ky për ku ishin drejtuar. Rojat u përgjigjën se
mund të ishin ende dhe nja shtatëdhjetë kilometra. Atamani duke
bërë shaka dhe si në mirëbesim pyeti, nëse ishin të sigurt nëpër
këtë rrugë dytësore qё nuk rrihej shumё dhe, nëse nuk kishte rrezik
që të sulmoheshin nga ato bandat, për të cilat rojat, sigurisht qё
kishin dëgjuar të flitej. Por rojat nuk e morën kёtё çështje me
shaka, siç i pëlqente e siç dëshironte Atamani.
III. BANDA DHE ROJAT
S’kishte dyshim qё banda ishte njё fakt i fshehtё dhe kobzi
dhe Atamani e kishte gabim qё fliste me aq mendjemadhësi pёr tё.
Ose, mbase, ishin aty, pikërisht, për të kapur elementёt keqbёrёs
dhe kjo pyetje e hapur, përveçse i bezdiste si një mungesë respekti,
13
- 14 -
i vinte në vështirësi. E vёrteta është se në vend që t'u përgjigjeshin
pyetjeve të Atamanit, njeri prej rojave kërkoi me vrazhdësi t'u
kontrollonte dokumentet qё të treve si dhe patentën e shoferit.
Atamanit mezi kishte pritur rastin të krijonte dy dëshmitarë tё
ardhshёm me çmim të lirë dhe krejt i kënaqur zgjati kartat duke iu
dhёnё me njё rrёke fjalёsh shumё hollësira për jetёn e tyre,
gjendjen e tyre dhe arsyet e udhëtimit. Roja pёrherё e vrazhdё ia
kthehu dokumentet Atamanit duke i thënë qё të udhёtonte i qetë;
nga këto anë nuk kishte banda. – Njerëz pa pikë humori –,
komentoi Atamani ndërsa roja kthehej te muri i ulёt dhe makina
vazhdoi rrugën sёrish.
Atamani kujtonte se kjo gjetje e fundit me rojat do ta kishte
vёnё cungalin nё majё tё ndёrtesёs sё krimit tё planifikuar mirё.
Por, siç ndodh shpesh me njerëzit e zot që s'janë kurrë të kënaqur
me gjetjen e tyre të fundit dhe duan që ajo të tejkalohet, e kishte
tepruar. Në vend të kulmit të çatisë, pa e kujtuar kishte vënë një
minë në qilar e cila shumë shpejt do të pëlciste duke shkaktuar
shembjen e gjithë ngrehinёs. Po të kishte shikuar më mirë përreth,
nё vend qё t’i dorëzohej gёzimit tё rrezikshёm tё improvizimit, do
të kishte parë se prapa murit të ulёt, lidhur tek çiçibanozi,
qëndronin dy kuaj të rojave. Vërtet rojat, jo gjithmonë shkojnë në
këmbë, shpesh ato kalërojnë. Por kalërojnë me kuajt dhe jo me
mushkat me shalё tё thjeshtё dhe aspak tё përshtatshme pёr
ushtarakёt. Po të kishte qenё mё i vёmendshёm Atamani, do të
kishte parë në hijen e çiçibanozit pikërisht dy mushka të tilla. Në të
vërtetë rojat ishin dy pjesëtarё të maskuar të bandës dhe ishin
ngarkuar që të lajmëronin shokët e tyre që kishin zënë pritë më
poshtë pёr llojin e veçantё tё udhёtarёve qё kalonin andej. Rruga
në atë pikë vazhdonte dredhёn e lumit duke bërë një lakore të
madhe. Lumi rridhte nga ana e jashtme e kësaj lakoreje tё rrugës,
vetë lakorja ishte e zënë nga një preri e gjerë e mbushur me
shkurre. Lakorja ishte shumë e gjerë dhe që një makinë ta
pёrshkonte, i duhej njё çerek ore. Por dy rojave të rreme do t’u
mjaftonte t'u hipnin mushkave të tyre dhe tё ecnin gjer te një
kodrinë e pyllëzuar që ngrihej në mes të livadheve dhe qё
14
- 15 -
zotëronte gjithё kthesën. Që prej atje poshtë, me sinjale të
përshtatshme, mund të lajmëronin shokët e tyre se sё afërmi
arrinin aty. Ose, nёse ishte e nevojshme prania e tyre, troku i
shpejtë i mushkave i çonte nё mes tё bandës para se makina të
kishte përshkuar gjithё lakoren e rrugёs. Po kur flitej pastaj për
karroca, shumё mё të ngadalta se makinat, sinjalistika dhe pritat
bëheshin edhe më të lehta. Edhe atë ditë, me t'u nisur makina e
Atamanit, dy rojat e rreme këmbyen mes tyre një vështrim
marrëveshjeje, kapërcyen murin, iu hodhën mushkave mbi kurriz,
dhe ia dhanë vrapit mes shkurreve.
Pas takimit me rojat, makina e drejtuar gjithmonë nga Torta i
qetë dhe i aftё që dukej sikur nuk e prekte fare, pothuaj, timonin
me duart eshtake, përpiu një copë të gjatë, të drejtë rruge. Gati në
fillim, një shteg anësor veçohej nga rruga dhe zbriste, mes
shkurreve, në lumë. Përveç shtegut që i kishte lejuar të arrinin në
lumë me makinë, Atamani kishte zgjedhur këtë pikë, jo vetëm pёr
shtegun qё do ta lejonte tё arrinte me makinё tek lumi, po edhe
sepse, po tё ndodhte tё kalonte njё automjet si kishte pak tё ngjarё,
rruga e drejtё do ta lejonte ta shihte nga lart.
Sapo hyri në rrugën e drejtë, Torta e ngadalësoi makinën dhe
sapo arriti përballë shtegut e ndali plotёsisht, siç ishin marrë vesh,
dhe u hoq sikur makinёs iu prish diçka dhe u shtir sikur u habit për
këtë defekt. Pasi i shkoi kotë çdo përpjekje pёr ta vёnё në lëvizje
makinën, Torta heshti pёr një çast, pastaj mërmëriti diçka në
mënyrë të pakuptueshme. Ndërkaq, zhurmën aq të ulёt tё motorit
sa dukej sikur s’punonte, e kishte zёvendёsuar gumёzhima e fortё
dhe metalike e gjinkallave tamam si kur hap derën e njё ofiçinё
dhe shurdhohesh nga zhurma e vrullshme dhe e papritur e
makinerive.
Mbase Torta ishte i shqetësuar, ose mendonte që po të kishte
folur qartë, Kosma do ta kishte kuptuar kurthin ; sidoqoftë asnjë
nga dy të tjerët nuk kuptoi gjë nga ato që ai kishte thënë. Atamani,
papritmas e humbi durimin duke e parë ashtu të palëvizshëm dhe të
plogët, atëherë i bёrtiti që ai ta ripërsëriste frazën. Torta u përgjigj
me zë të ulët, por që u dëgjua, se motorit duhet t’i ishte prishur
15
- 16 -
diçka. Atamani iu lut Kosmas që të zbriste e të shihte pak në
kofano se ç'kishte ndodhur aty. Kosma s'priti që ai t'i lutej, kërceu
në tokë, dhe hapi kofanon. Zbriti dhe Atamani duke thёnё se do të
bënte pak ujët e hollë, po ndërkaq po shtrëngonte tokmakun dhe në
çastin kur Kosma u përkul mbi motor i dha vetëm një goditje, por
njё goditje të fortë e të rrezikshme nё zverk.
Kosma menjëherë, pa asnjë ofshamë, ra përpara, hundebuzё mbi
motor. Njëra nga duart që e kishte futur brenda qё tё shihte
aparatin, i rrëshqiti në hapёsirёs midis radiatorit dhe helikës dhe
lëvizi në të lopatëzat e helikës. Por Atamani, i gatshëm, hodhi
çekiçin në makinë dhe e kapi Kosman për mesi duke e mbajtur
peshё. Torta zbriti me ngut nga makina, por në vend që tё
ndihmonte Atamanin shkrepi dhe mbylli kofanon. – Përse nuk i
vihesh lustrimit tё tunxheve? – kërcëlliti dhëmbët Atamani i
tërbuar dhe gulçues, por i pazoti të ndryshonte edhe në këtë çast
tonin e zakonshëm moralizues dhe hokatar. – Litarin, mor i
humbur !
Torta e kuptoi dhe duke hapur kasetën e veglave nxori prej saj
dy litarë me gjatësi të njëjtë. Atamani kishte zgjedhur këtë mënyrë
të ndërlikuar për ta hequr qafesh Kosman sepse trembej që një
goditje me kobure, përveç që do tё tregonte se Kosma kishte qenë
goditur në shpatull, do mund të ndotte me gjak jastëkët e makinës.
Nga ana tjetër, duke mos pasur kobure, Atamani nuk kishte
guxuar ta blinte atё kaq pak kohë para ditës së caktuar për krimin.
Qё tё dy me Tortan ia lidhën dhe ia shtrёnguan fort kërcitë dhe
duart Kosmas së mjerë dhe, pastaj e kapёn nga këmbët dhe
sqetullat dhe e vunё me kujdes në sedilen e pasme. Atamani kërceu
brenda në makinë në vend të Kosmas, Torta u kthye në timon.
Makina u vu në lëvizje dhe lёvizi përmes rrugës mbi akullin që
kërciste. Kofanoja kishte mbetur përgjysmë e hapur dhe lëkundej
nga këto manovrimet. Atamani s'e kishte mbyllur derën, por e
mbante afёr krahut, i gatshëm të kërcente në tokë.
Torta dukej se i kushtonte tërë kujdesin manovrimit të makinës
sikur, në vend të atij trupi të lidhur, të kishte sjellë pajisjet e
16
- 17 -
peshkimit, që të shkonte e të hidhte grepin në lumë. Makina la
rrugën dhe duke kërcyer butësisht me rrotat mbi dherishten e lagur
tё mbuluar me bar, rrëshqiti poshtë midis shkurreve që fshiknin
kapote-n dhe fusnin brenda degët e tyre, kurioze për të parë me
anё tё tyre atë që ishte mbi sedilen e pasme. Si arritёn një hap larg
nga bregu, Torta ndali befas dhe zbriti. Zbriti dhe Atamani nga ana
tjetër, hapën që të dy dyert e makinёs dhe nisën të nxirrnin jashtё
trupin e Kosmas. Torta e zuri nga sqetullat, kurse Atamani nga
këmbët, Torta hipi në makinë dhe Atamani u ul midis kaçubave,
më në fund me shumë mundim e nxorën nga sedilja dhe e çuan
para radiatorit. Midis shkurreve që përkuleshin para shihej një copë
e vogël e sipërfaqes së lumit: ca shtjella të vogla që afroheshin
duke u vërtitur te bregu dhe pastaj largoheshin prej tij me shpejtësi
të paqëndrueshme si fluturat, dëshmonin thellësinë e ujit në atë
pikë. Atamani dukej aq i këputur dhe gulçues, aq shumë i rridhte
djersa rrёke nga balli, sa Torta, i cili mbante me qetёsi trupin e
Kosmas nga sqetullat duke e pandehur Atamanin të pazotin për një
mundim tjetër, e vendosi Kosman mbi bar. Por Atamani tha se
s'ishte nevoja pёr njё përpjekje tjetër dhe se s’kishin mё kohë për
të humbur. U afruan atëherë në buzë të bregut që ishte i lartë dhe i
rrënuar dhe duke e tundur vetёm një herë trupin e Kosmas e
hodhën atё në ujë. Trupi bëri një stërpikje të madhe, vetëm një nga
ana e lumit. Por nga ajo anë e bregut, trupi u duk se u zhyt me
delikatesё në ujë. Tashmё e panë të lëvizte duke u zhytur, pastaj të
kthehej kokёposhtё e tё fundosej poshtё. Një shtjellë e çoi atё larg,
jashtë rrezes sё shikimit tё tyre.
Atamani hodhi pas çekiçin prej druri, pastaj nxori një ofshamë
lehtësimi, tha se puna më e shumtë ishte bërë dhe u ul rëndshëm
mbi pedalen e makinës. Atamani s’ishte aq i tronditur, por mё
tepër merakosej se mos harronte imtёsinё mё tё vogël tё planit tё
tij aq tё përsosur. Për këtë arsye mendonte me forcё se ç'duhej bërë
menjëherë pas kryerjes sё krimit. Dëgjohej një zukatje mizash në
intervalet e së cilës përzihej nota qelqore e ndonjë bretkose
gjysmë e zhytur në ujë. Më në fund Atamani u çua, mori çantën me
gurët e çmuar dhe i tha Tortës : - Shkojmë.
17
- 18 -
Ata e kishin planifikuar me kohё nё ç’vend do t’i fshihnin
diamantet dhe nё ç’mёnyrё do t’i vendosnin; pastaj, sapo jehona e
krimit të ishte shuar, njeri nga të dy do të shkonte fshehtas që t'i
merrte sërish. Torta, gati e shfaqte habinë e vet qartё nё fytyrё
duke parё se Atamani po mendohej aq gjatё mbi njё gjё aq tё qartё
dhe tё vendosur qёkur. S’e kuptonte se Atamani, i rraskapitur nga
sforcimi, pёr njё çast s’kishte mundur ta kujtonte atё hollësi tё
planit, megjithëse e kishte paramenduar; tamam si degëzat qё i
merrte rryma s’e kapnin dot bregun, ndonëse i afroheshin sa s’ka
mё. Në të vërtetë Torta ndihej kaq i qetë dhe zot i vetes, sepse për
çdo gjë i besonte Atamnit, duke u mbështetur tërësisht tek ai; por
Atamani nuk kishte asnjë njeri të cilit t'i besonte dhe duhej, pra t'i
besonte vetëm vetvetes.
U futën në shkorret duke ndjekur një rrip ranor midis shkurreve
i cili dukej si një shteg, kurse në të vërtetë, nuk ishte veçse një
rrallim aksidental i florёs. Atamani shtrëngonte çantën në njërën
dorë dhe bënte përpara me maturi duke çarё shkurret me gjoks dhe
ndonjëherë me krahë, aty ku ato ishin më të dendura. Torta që ishte
më i gjatë, përkulej pas tij si maçok nga frika se mos i dilte koka
mbi shkurret.
Ecën njё copё rruge tё mirё para se të arrinin në pikën e
caktuar. Shkonin drejt një peme, e vetmja e kësaj zone, një liqe e
lartë, e trashë me gjethe tё dendura, ngrihej mbi kaçubet me tri tё
katrat e trungut tё saj e dukshme edhe nga një largësi e madhe që
nga rruga. S'ka rrezik të gabohemi, tha Atamani, pemë të tilla nuk
gjenden në këto anë me një rreze largësie, së paku, prej një
kilometri. Shkorreti përqark pemës ishte më i dendur se gjetiu dhe
për të arritur atje, madje, tё dyve iu desh të përkuleshin dhe tё
gërvishtin fytyrat dhe duart në shkurrёzat më të vogla. Por
Atamani dinte ç'bënte dhe me të arritur nën pemë, i tregoi Tortës
me gjest mësimor se si ishte zgavruar trungu. Ishte një e çarë në
formë trekëndëshi i gjerë në bazë dhe i ngushtë lart, me buzë të
zeza dhe si tё pёrthara. Degëza me gjethe të njoma, me një blerim
të butë, të mbira mbi buzët e zgavrës e fshihnin pjesërisht atё. E
çara, duke u nisur nga rrënja, arrinte shumë lart duke u shtrënguar
18
- 19 -
në një plasë gjersa humbiste midis degëve të kaçubave që rrethonin
këtë liqe. Atamani e futi çantën prej lëkure në zgavër duke e
rrotulluar përsëri dhe duke kërkuar një strukë më të vogël. Pastaj,
në të njëjtën mënyrë siç shpjegohet një lojë shpejtësie, e tërhoqi
jashtë duke ia treguar çantёn Tortës. E vuri përsëri brenda dhe
duke i marrё dorën Tortës qё t’i tregonte me saktësi pikёn në të
cilën e fshehu atё. Atamani i shumonte gjestet demonstrative pasi
duke i kryer, ndjente se kёshtu qetёsonte shqetësimin e vet. Me zë
të ulët i tha Tortës se e kishte fshehur çantën në atë mënyrë që jo
vetëm qё nuk do të mund të binte në tokë, edhe sikur të ndodhte
një përmbytje, gjë kjo pak e mundshme në këtë stinë të vitit, s'do të
kishte asnjё rrezik që uji ta merrte e ta çonte tutje: tё gjitha gjëra
këto që Torta tashmë i kishte dëgjuar të shpjegoheshin edhe herë të
tjera dhe qё ai i dinte saktësisht. Atamani u qetësua shumë, aq sa
këputi një batutë humoristike duke ia zgjuar njё buzëqeshje tё lehtё
Tortas, me ata dhёmbё qumёsht tё bardhё. Pastaj ata u kthyen me
makinё nga rruga nga e cila kishin ardhur.
IV. ATAMANI DHE TORTA ZHVISHEN LAKURIQ
Atamani tani që kishte fshehur gurët e çmuar e ndjente veten
shumë më rehat; krimi qё kishte kryer po i largohej nga kujtesa. Ai
ndjente se vitet e ardhshme do tё ndikonin qё ta harronte fare atё;
pejsa tjetër e planit i shkoqitej tashmë në mendje pa shumë
vështirësi as fantazira. Me të arritur te makina tha se duhej ta çonin
atё përsëri në rrugë. Këtu duhej ta bllokonin duke i hequr prej saj
një pjesё të çfarëdoshme.
Por para se të ktheheshin, duhej të zhvisheshin lakuriq. Kjo
ishte mënyra e ndjekur nga banda pёr tё penguar viktimat qё t’i
ndiqnin, po ajo mёnyrё qё zbatonin të gjitha bandat kriminale të të
gjitha kohërave. U zhveshën qё tё dy, Atamani nga njëra anë e
makinës dhe Torta nga ana tjetër tё saj. I bёnё pako rrobat e tyre,
futёn këpucët brenda nё to dhe të dy pakot i hodhën në lumë.
19
- 20 -
Pastaj hipën në makinë dhe Torta i dha asaj menjëherë prapa. Me
të arritur nё krye tё shtegut, Atamani shkoi të shihte, nëse rruga
ishte e bosh. Makina pasi xhiroi mbi çakëll, shkoi e u ndal njëqind
metra larg nga shtegu. Torta zbriti dhe duke u përkulur mbi motor
hoqi një pjesë tё motorit dhe e hodhi tutje midis shkurreve. Tani,
tha Atamani, duhet të shkojmё në këmbë, zbathur, në kёtë mënyrë,
deri në fshat. Kështu ndodhte gjithnjё me viktimat e bandës dhe
kështu duhej të bënin dhe ata.
Njeri pranë tjetrit, filluan të ecnin nëpër rrugë, duke vazhduar
në drejtim të kundërt të asaj nga e cila kishin ardhur. Zhegu dhe
vështirësia e të qenit lakuriq, i bënin hapat e tyre të ngadalta e të pa
sigurta. Ata ndryshonin njeri nga tjetri sa s’ka mё. Atamani krejt i
bardhë qё nga koka gjer te këmbët, me qimen e zezë dhe të
dredhur që ia nxinte gjoksin dhe barkun, dangën e ulët e të fryrë,
këmbët e shkurtra me pulpa të trasha dhe me prapanicën e flashkët;
ashtu lakuriq siç ishin, Torta i zi e shndritës si prej bronzi, pa qime,
i gjatë dhe hollak; të bardhë kishte vetëm pubisin dhe një pjesë të
vitheve, muskujt nё kofshё e nё krahё i kishte të dukshëm si litarë.
Torta, i mësuar me banjë në lumë, ecte lehtësisht me këmbët e
gjata dhe të holla, Atamani, përkundrazi mbështeste këmbët e buta
dhe të shëndosha mbi çakëll dhe kërcente herë pas here nga qё i
shponte kёmbёt ndonjë guriçkë qё ishte më majëmprehtë se të
tjerat. Atamani edhe duke ecur i përsëriste për të njëqindtën herë
mësimin Tortës: se ata ishin sulmuar nga banda, se Kosma me t’u
rebeluar ishte goditur me qytën e pushkës dhe pastaj e kishin
hedhur në lumë që pasi u kishin shkatërruar makinën, banditët i
zhveshёn dhe ua mbathur këmbëve. Në një pikё tё caktuar,
Atamani u kthye dhe tregoi me kënaqësi pemën që ngrihej e
vetmuar më lart se shkorreti gumёzhitёs, përkundrejt sfondit të
qiellit të vërejtur.
– Dhe kujdes pemën,– tha. Torta buzëqeshi.
Ecnin prej gati dhjetë minutash kur ja tek shfaqen në fund të
rrugës dy roja me kuaj; ishin të armatosur me pushkë, krejt të
ngjashëm me ata të dy që u kishin kontrolluar dokumentet më pak
se një orë më parë. Atamani tha që sigurisht ishin po ata; nuk e
20
- 21 -
gënjenin sytё. Dy rojat e rreme kishin shkuar të lajmëronin shokët
e tyre në pritën e zёnё më poshtë, kishin pritur bashkё me ta.
Makina, sipas llogarive të tyre nuk do të mundte të vonohej më
shumë se dhjetë minuta, maksimumi. Përkundrazi, koha kishte
kaluar pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë, njëzetë, tridhjetë minuta dhe
makina s'po dukej tё vinte. Atëherë kapobanda që ishte pikërisht
një prej dy rojave të rreme, u kishte thënë shokëve që të qëndronin
në pritë; ata do të ngjisnin rrugën përsëri që të shihnin se ç'kishte
ngjarë. Por pas një copë rruge të gjatë, kur tashmё ata po fillonin të
mendonin sikur makina të ishte kthyer prapa pёr ndonjë shkak, ja
ku u shfaqёn atje poshtë dy burra tё zhveshur. Habia e dy rojave të
rreme qe e madhe kur panë ata dy njerëz të katandisur ashtu duke e
ditur mirё se, tё paktёn nё kёtё rast, ata s’kishin asnjë faj.
Duke e kuptuar turbull se diçka e pazakonshme kishte ndodhur,
kryetari i bandës e urdhëroi shokun që të zbriste nga mushka.
Zbritën nga mushkat, i lidhën në një kaçubë pranë murit të ulёt dhe
vazhduan tё ecnin në këmbë duke vajtur përballë dy të zhveshurve.
Atamani duke parë rojat, i tha shokut se ishte një fat i vërtetë qё
qenё po ata që i patёn ndalur edhe më parë; kjo ishte gati një alibi;
dhe shpejt filloi të vraponte me gulçim duke lëvizur krahët. Si arriti
rojat, Atamani u dha tё njohur atyre duke shpjeguar se ishin
pikërisht ata dy tё cilёve pak më parë, pasi i kishin ndalur, u kishin
kontrolluar dokumentet. – Na thatё se nuk kishte banda nga këto
anë ,– shtoi Atamani pa frymë,– pa shikoni pak si na kanë
katandisur. Dhe vazhdoi duke iu treguar sakaq historinë se si e
kishin sulmuar. Herë pas here e ndërpriste historinë duke iu
drejtuar Tortës me një ''apo jo? ose ''të kujtohet?'', vërejtje të cilave
Torta ngutej t'u përgjigjej në mënyrë pohuese. Dy rojat e dëgjonin
pa nxjerrë fjalë nga goja, s'të linin aspak qё të kuptoje atё qё
mendonin, me përjashtim tё faktit që më i vogli, një biond,
shkëmbente kohë pas kohe vështrime të çuditshme me shokun qё
ishte një zeshkan me fytyrë tё mprehtё si turi cjapi. Me të mbaruar
Atamani, biondi me një theks të prerë e ushtarak, ngulte këmbë që
ata të përsërisnin skenën e vrasjes. – Ju thoni se mikun tuaj e
qëlluan me qytën e pushkës dhe e hodhën tё lidhur në lumë ?
21
- 22 -
–Pikërisht kështu – tha Atamani me një ton të të shtirur, – i
gjori Kosma…më duket sikur e shoh ende…i gjori djalë, – dhe
hiqej sikur ndjente keqardhje dhe vinte dorën nё fytyrë gjoja sikur
ende ishte i trullosur nga ajo qё i kishte takuar të shihte.
Dhe juve, – vazhdoi biondi – përkundrazi s'ju paskan bërë
asgjë, vetëm se ju kanë zhveshur ?
Atamani iu përgjigj se ata ia detyronin jetën urtësisë sё tyre.
Ndryshe nga Kosma ata iu bindёn urdhrave të banditëve.
– Por ndoshta hajdutët kanë pasur simpati për ju, – tha biondi
pa buzëqeshur si duke shprehur me zë të lartë një mendim dhe
shtoi menjёherё: – Po kush më thotë mua që kjo nuk është një
komedi dhe që atë mikun tuaj të mos e keni vrarë,pikërisht ju ?
Kaq shumё tё gjёra i ka shpatullat banda e Glinkёs…
Nga këto fjalë, Atamani mbeti i hutuar pasi pёr gjithçka mund
t’i shkonte mendja përveç kёsaj akuze kaq tё drejtpёrdrejtё dhe tё
mprehtё. Por mendoi se roja e bënte pyetjen nga dyshimi i vet
profesional, më shumë për ta nxitur që t'i ngopte me prova se sa
pёr tё shprehur vërtet njё dyshim, sa mori veten, protestoi nё çast
me gjallëri. Ai ishte miku i Kosmas dhe i familjes sё tij; veç kësaj
ai nuk donte as të përgënjeshtronte një hamendje aq absurde në një
çast tё dhembshёm pёr tё; nëse donin, ai mund të përshkruante mё
mirё banditёt; kështu në mënyrë të heshtur do të jepte një provë të
pakundërshtueshme të së vërtetës për aq sa kishte thënë. Roja
këtyre protestave duket se u besoi këtyre kundёrshtimeve dhe gati i
kërkoi falje duke thënë se ata do të mendonin për gjithçka;
sidoqoftë le t'i përshkruante, pra, banditët: kjo do të ndihmonte nё
identifikimin e tyre.
Atamanit i dukej pak i çuditshëm ky lloj hetimi në mes të rrugës
me ata dy njerëz kështu lakuriq, por iu bind pyetjes së rojёs.
Komisari, miku i tij, i kishte bërë një përshkrim të shkurtër për
disa nga hajdutët kryesorë, midis të cilëve pёr gruan dhe
kapobandёn dhe numëroi tё gjitha hollёsitё mbante mend, por duke
pasur kujdes që të mos trillonte asgjë. Mbi të gjitha u ndal mbi
gruan për të cilën efektivisht dinte pak më tepër se për të tjerët; por
për kapon nuk zbuloi tjetër përveç faktit se ishte biond. Roja tha se
22
- 23 -
ishte pak, pasi me kaq pak tё dhёna, zor se do tё mund tё mbante
njё procesverbal; ai përfundoi duke thënë se do t’i përshkruante
vetё disa nga hajdutët, kurse Atamani do tё pohonte, nëse
përshkrimi përputhej me tё realitetin. Tanimë hetimi largohej
gjithnjë e më shumë nga dyshimi i parë, pa hezitim rastësor, po,
për çudi i saktё; dhe Atamani i lehtësuar u përgjigj se do të ishte
shumë i kënaqur ta ndihmonte qё t'i njihte ata kriminelë: ai digjej
nga dёshira pёr t’u hakmarrё pёr vdekjen e mikut të vet. Roja duke
folur ngadalë filloi të përshkruajë kapobandën: biond, i shkurtër,
me shpatulla të gjëra, qafok, me nofulla të mëdha, me gojën e gjerë
e buzë të holla, sytë e vegjël dhe të groposur nën një ballë të dalë,
hundën e shtypur, veshët e kuq. Ai përshkruante me saktësinë e një
përmbaruesi që lexon një tabelë kriminale; por në çdo çast të
përshkrimit ndalej, shtonte «si unë» dhe shikonte ngultas
Atamanin. Mbaroi me një shenjë të veçantë: mungesa e falangës së
fundit të gishtit tregues të dorës së majtë. Këtë herë nuk tha «si
unë», por rastësisht, dora e majtë i shkoi nga shpatulla e djathtë që
të rregullonte rripin e pushkës dhe me këtë gjest, të dy lakuriqët
mundën të shihnin që gishtin tregues i tij ishte një cung i
rrumbullakët të cilit i mungonte pikërisht falanga e fundit.
Përfundoi: - Me një fjalë një njeri në përgjithësi i ngjashëm me
mua - dhe pas një çasti qetësie pyeti, nëse përshkrimi përputhej me
realitetin dhe nëse ishte e nevojshme të vazhdonte me pjesëtarët e
tjerë të bandës.
Atamani me atë breshërinë e «si unë» kishte ndierë një ankth
të lehtë t'u pushtonte shpirtin; por kur pa lёvizjen e dorës me
gishtin cung dhe dëgjoi frazën e fundit dhe pa vështrimin që e
shoqëronte e ndjeu veten tё ngrinte. I pazoti që të fliste, gëlltiti
pështymën duke bërë një shenjë negative me kokë që të thoshte me
tё se e kishte kuptuar, se s’ishte nevoja për përshkrime të tjera. E
kishte kapur ngashërimi, më kot kërkonte të fshihte turbullirën nën
maskën e rëndë dhe të madhe të fytyrës. Torta, përkundrazi me
muskujt e tij të tendosur e dridhës nën lëkurën e zeshkët si të një
zagari, rrinte i heshtur duke pritur atë që do të bënte ose do të
thoshte Atamani; mbase s'kishte kuptuar asgjë. Biondi tha: -
23
- 24 -
Kështu po - dhe me të hequr nga supi pushkën e drejtoi tytën e saj
në barkun e Atamanit dhe shtoi: - Dhe tani ecni para nesh dhe na
çoni tek vendin ku keni fshehur gurët e çmuar. Dhe shtoi me
shumë qetësi, se po të pёrpiqeshin të iknin ose të hidhnin shkelma
ata do t'i qëllonin: pushkët ishin të mbushura, automatike. Kështu
dy tё zhveshurit përpara dhe rojat e rreme prapa, filluan të ngjisnin
rrugën.
Ecën në heshtje. Torta dukej më i binduri, mbase sepse ishte
më i pakët dhe me hap më të ngadaltё. Por Atamani ca nga të qenit
i shëndoshë dhe ca nga ai çaklli që i vriste këmbët, ca nga vetëdija
e ngatërresës ku ishte futur, shkonte përpara me ngadalë dhe si pa
qejf. Dhe biondi që dukej se kishte një mllef të veçantë kundër tij,
herë pas here e qёllonte fort me tytën e pushkës, në masёn
dhjamore sipër vitheve duke e nxitur që të ecte përpara më shpejt.
Atëherë Atamani dyfishonte hapin. Ai ishte akull në fytyrë dhe
Torta që i hidhte shpesh njё vështrim pyetës si për t'i kërkuar atë që
duhej të bënte, e shihte të ulte gushën mbi gjoks, me sytë drejtuar
përtokë, thellësisht i shqetësuar. As ishte e mundur për të që t'i
rrëmbente atij një vështrim të vetëm të ngulët. Kaluan makinën qё
kishte ndalur pranë hendekut, arritën në rrugë. Këtu Atmani bëri
një përpjekje të ndrojtur që të ecte ai përpara gjatё rrugës; por këtë
herë biondi e goditi me aq egёrsi në shpinë sa ai rënkoi. - Këtu jeni
vërtitur - tha biondi duke treguar vazhda qё kishin lënё mbi çakëll
rrotat e makinës, - mos luani torollakun…për kë më merrni ju
mua? E dini qё unë ju qëlloj ?
Në këtë kohë Atamani shpejtoi hapin duke hyrë, pa mëdyshje,
në shteg, midis shkurreve. Por me të arritur pak larg bregut biondi
arriti t'i ndalë qё tё dy dhe doli para tyre. Ishte e qartë që trembej
se mos ata tentonin të iknin e hidheshin me not në rrjedhën e ujit.
Për një çast dy rojat dhe dy lakuriqët qëndruan pa lëvizur dhe
shumë afër njeri- tjetrit në vendin e ngushtë dhe gjithë zheg, midis
zukatjes së mizave.- Këtu e keni vrarë,- tha me thjeshtësi biondi ,-
dhe donit qё fajin të na e hidhnit neve, ë!…Na tregoni ku i keni
fshehur gurët e çmuar.
24
- 25 -
V. ALBINA
- Këtej - tha Atamani dhe u fut menjëherë në shkorret në
drejtim të pemës.
Në të vërtet Atamani e kishte kuptuar se tashmë s'kishte
mundësi të bënte më asgjё: gurët e çmuar ishin të humbur. Por
humbja e xhevahireve e bënte më të pranueshme, madje të
pakundërshtueshme alibinë e kusarëve. Dhe siç i kishte pëlqyer
plani i parë që e çoi në vrasjen e Kosmas, në të njëjtën mënyrë e
tërhiqte tani saktësia e këtij plani të dytë. Qëllimi i planit të parë
ishte të shtirej sikur po bënte një vjedhje, qëllimi i dytё, pa e
dashur ai vetë, ishte që të fshihte një vrasje. Atamani dëshironte aq
shumë ta ngushëllonte veten për një ngatërresë kaq shumё sterile,
sa arriti të mendonte që babai i Kosmas, i hidhëruar nga vdekja e të
birit, do ta zhdukte dyqanin ; dhe ai atëherë si miku i tij i
rëndësishёm dhe si viktimë e të njëjtit sulm që i kishte marrё jetën
Kosmas, do tё arrinte ta ngrinte atë me pak shpenzime.
Kështu, me të kaluar pështjellimi i parë, Atamani fillonte dhe
planifikonte përsëri të ardhmen e tij. Por ndërkaq duke u dorëzuar
gurët e çmuar vjedhësve, i jepte një vulë të vërtetës absolute,
përrallës që kishte trilluar vetё. Pastaj, do të ishte e pamundur që të
mos i ngarkoje bandës edhe atë krim për të cilin ishte e pafajshme,
bashkё te më të shumtët që realisht kishte bërë.
Këto mendime i dhanë përsëri Atamanit gjithë sigurinë e
zakonshme, ai shkoi përpara me çiltërsi drejt pemës, i ndjekur
ngaTorta dhe nga dy rojat e rreme. Përkundrazi, me guximin që i
jepte plani i ri, iu zgjidh nё çast gjuha që e kishte tё lidhur gjer
atëherë nga befasia. Dhe tha që të mos trembeshin, se ai po i çonte
drejt e atje ku ishin fshehur gurët e çmuar. Biondi iu përgjigj pa
bёrё shaka se ata nuk i trembeshin asgjëje; përkundrazi qëndruan të
25
- 26 -
vëmendshëm, prandaj Atamani dhe shoku i tij tё kishin mendjen
se në qoftё se gurët e çmuar nuk gjendeshin tek pema, do t'i
vrisnin qё tё dy nё vend. Pa u trembur fare nga ky ton kërcënues,
Atamani gjeti ende guximin t'i thotë: - Është ditë me fat për ju …
mbase janë treqind mijë korona gurë të çmuar dhe mbase edhe më
shumë…nuk s’do t'ju qëllojë qё tё keni gjithmonë njё fat tё tillё…
Në këtë mënyrë Atamani kërkonte qё t'i kthente gjërat në shaka;
pasi i mbetej tё kishte pak frikë lidhur me qëllimet e vërteta të
këtyre dy njerёzve ndaj tyre. Por s'pati tjetër përgjigje veç shpimit
të ftohtë, të zakonshëm me tytën e pushkës mu në shpinën e
shёndoshё. – Megjithatё duhet të na falënderoni, - vazhdoi
Atamani i dhënë gjithmonë pas asaj idesë së tij që t'i qetësonte
armiqtë me shakara.- Punën më të madhe e kemi bërë ne… ju të
tjerët, si tё thuash, nuk keni veçse të përkuleni e t'i mblidhni gjërat.
Ndërkaq kishin arritur te pema dhe Atamani tha se e kishte
fshehur çantën në zgavrën e trungut tё pemёs. Dhe i nxitur nga
fisnikëria dhe nga ana ceremoniale deri aty sa e ftoi biondin që t’i
kërkonte ai vetë. Ishte shumë e lehtë, shpjegoi, edhe një fëmijë
mund t’i gjente, mjafton që të zgjaste dorën. Por biondit tё ashpër,
gati i ngjallte neveri kjo lloj bashkëlidhje e ngushtë me krimin që i
propozonte Atamani. I tha që t'i linte shakatë dhe t'i dorëzonte vetë
ai gurët e çmuar, duke shoqëruar këtë urdhër me veprimin e
zakonshëm të tytës së pushkës. - Menjëherë, nëse nuk doni veçse
këtë, - tha lehtë Atamani. Dhe, duke bërë një hap përpara, futi
krahun mes pështjellimit të degëve dhe rrëmoi në trung duke u
drejtuar pa nguruar drejt asaj pike të zgavrës ku mbante mend se e
kishte fshehur çantën. Por i ngriu gjaku në damarë dhe iu prenë
gjunjët duke ndjerë që çanta nuk ndodhej aty. Mendoi se nuk
kishte kërkuar mirë dhe rrëmoi përsëri gjithandej zgavrrёs, por
gishtat e tij edhe kёtё herё nuk takuan veçse sipërfaqen e rrudhosur
të zgavvrrёs sё pemës. Nën djersët që po i lanin ballin, ndjeu një të
ftohtë që po ia ngrinte pikat e djersës nё ballё, u hodh përpara me
pasion dhe rrëmoi për të tretën herë në zgavër, duke kёrkuar këtë
herë sa më lart që të ishte e mundur, gati sa i vajti mendja se
ndonjë kafshë, banore e zgavrës, e kishte çuar çantën diku më lart
26
- 27 -
në shtrofullën e saj. Por nuk takoi veçse lëkurën e ashpër, aty këtu,
të kalbur dhe të lagshtë tё çarës sё pemёs. Mendoi se mos çanta
kishte rënë nga ana tjetër përmes ndonjë vrime dhe shikoi përtokë
rreth e rrotull pemës, por nuk gjeti gjë. Më në fund, me fytyrë të
shtangur, u kthye drejt nga të tjerëve duke thënë : - Çanta nuk
qenka…dikush duhet ta ketë marrë këtu…
Por biondi duke vërejtur vetullat tha që të mos bënte numra,
çanta duhej të ishte aty ose gjetkë, të pushonte së shtiruri dhe ta
dorëzonte. Atamani e kuptoi menjëherë që çështja po bëhej e
rrezikshme, megjithëse nuk e kuptoi se cili mund të ishte
përfundimi ; dhe u mbështet mёnjanё në grumbullin e shkurreve që
duke kërcitur ia bёnё tё zbehtё fytyrën e larë në djersë tamam si
fytyrёn e njё tё vdekuri. Tha që atje e kishte fshehur çantën dhe për
këtë s’kishte kurrёfarё dyshimi, i besonin ose jo. Por biondi i cili
dukej se mё shumё donte të ndëshkonte Atamanin, me atë shqiptim
të prerë, se sa për të mposhtur një rezistencë që e përfytyronte
tashmë të ligështuar, iu afrua pa i thënë asnjë fjalë, i dha nja dy
pëllëmba në të dyja faqet dhe shtoi që të kërkonte ende. Për një
çast Atamani,i trullosur nga shuplakat, mbeti i shtangur, gati duke
mos i besuar fatkeqësisë së vet; kështu qё, në terrorin kёrcёnues, i
pazoti tashmë të shpikte një plan të ri tё tretë veprimi, nuk diti të
bëjë tjetër veçse të hidhej e të lëvizte këmbadoras në tokë për të
kërkuar çantën. Por ishte i sigurt se nuk do ta gjente; tani i gjithë
vendi i dukej i nxitur nga një ligësi e kobshme; këtë, e ndjeu
papritur, ishte vendi i vdekjes së tij. I gjunjëzuar, mbeti pa lëvizur,
me sytë e zgurdulluar në boshllëk, gjunjët e dërrmuar nga
dherishtja, faqet të ndezura nga pëllëmbët, duke parë para vetes.
Shihte dy ose tre trungje shkurresh me të gjitha degët që zinin fill
në ta, tokёn blerake e të zezё, pastaj trungun e madh gri të pemës,
me rrënjët që zgjatoheshin përreth duke u kallur në tokë si kthetrat.
Midis rrënjëve, atje ku toka e zezë dukej e fryrë nga lëvoret e
kalbura të pemës, rritej një bimë e keqe, me një lloj kalliri me ca
kokrra tё kuqe e ca jeshile, me shkëlqim dhe ngjitëse, drejt midis
gjetheve të tulta. Ajo bimë i ngjallte neveri, në mënyrë të veçantë
Atamanit; i dukej se tregonte praninë afёr ndonjë gjarpri ose kafshe
27
- 28 -
tjetër të neveritshme. Ndjeu të goditej me forcë nga njё tytё e
pushke në prapanicё dhe duke u kthyer përgjysmë tha me mllef se
çanta nuk ishte. Biondi i urdhëroi atëherë që t'i shoqëronte në
shtrofullën e vërtetë. Me acarim të menjëhershëm Atamani iu
përgjigj se e kishin kot, se çantën e kishte lënë atje dhe, nëse nuk
ishte, mundoheshin kot ta kërkonin gjetiu. Për një çast ra heshtja,
pastaj biondi e pyeti Tortën, nëse ishte e vërtetë se çanta ishte
fshehur në atë vend. Torta iu përgjigj se Atamani po thoshte tё
vërtetën dhe biondi atëherë i dha urdhër atij që të kërkonte edhe ai
duke i treguar me gisht një pikë në tokë, jo shumë larg nga ku
ndodhej Atamani. Atamani e pa kështu veten bri Tortës që pa e
ditur se ç'po bënte duke u gjunjëzuar dhe, rrëmonte në myshkun e
drurit. Atëherë në kulm të zemërimit, u kthye dhe përsëriti se ishte
e kotë që të kërkonte, se dhe Torta s'kishte për të gjetur gjë. Por si
ktheu kokën, mori njё breshëri tё plotë mbi vete në anë fytyrës dhe
ra përmbys hundë e buzё, pikërisht mbi atë bimë që i kishte krijuar
shumë neveri. Menjëherë më pas gjëmoi e shtena e dytë dhe Torta
i goditur në zverk, ra, në fillim përpara dhe, pastaj, në grahmat e
fundit, brinjas, i kruspulluar si një qen. Me një vështrim, biondi që
kishte humbur durimin, gati si xhelat urdhёroi masakrën. Me një
vështrim tjetër i bëri shenjë shokut që të kthehej prapa.
Sa për Kosman, atë e shpëtoi kapela gjithë zhele që, për të parë
më mirë motorin, e kishte futur atё në zverk. Goditja qё i dha
Atamani me çekiç, mbase qe e mjaftueshme për ta vrarë, por ajo
vetëm sa e kishte trullosur Kosman. Çekiçi duke rrёshqitur në njё
farë mënyre mbi kapele dhe mbi palat e strehës e zbuti goditjen.
Por u alivanos; dhe kur erdhi në vete u gjend i shtrirë mbi sedilen e
pasme me duart dhe këmbët e lidhura, ndërsa makina zbriste, mes
shkurreve, shtegut, drejt lumit. Ndiente një dhimbje që i përhapej
në gjithë trupin dhe diku ndjente një therje më të mprehtë. S’u
pёrpoq as edhe të lëvizte, sepse me vështrimin e parë që u bёri nga
lart shpinave të dy xhelatëve, kuptoi se gjëja më e mirë që mund të
bënte, ishte të shtirej si i vdekur. Ai s'e kuptonte se për ku ishte
drejtuar makina; e la veten që ta merrnin nga këmbët e nga
sqetullat, gati kureshtar që të shihte atë që do tё ndodhte; e
28
- 29 -
çuditërisht, nuk provonte frikë që tani së bashku me vetëdijen po i
kthehej ndjenja e një aventure rinore. Por nuk e priste që ta hidhnin
në lumë dhe zhytja për të qe një e papritur e tmerrshme: e kuptoi se
i lidhur në atë mënyrë ishte, gati, e pamundur që të mos mbytej.
Ndjeu qё po e çonin tutje poshtë tek rrjedha e lumit dhe pastaj qё
po e ta mbështillnin dhe duke u përpëlitur, u përpoq të kthehej mbi
sipërfaqe tё ujit. Gjithmonë duke u përdredhur, për një çast qëndroi
drejt dhe, me habi ndjeu që takoi fundin e lumit. Iu duk qesharake
dhe e padrejtë në të njëjtën kohë, që të mbytej në një metër e
gjysmë ujë dhe duke u përpëlitur e duke rënë me fytyrë në ujë,
arriti t'i afrohet disi bregut. Por rrjedha e tërhiqte pёr nga mesi i
lumit, nga përdredhjet qё bënte, ndihej i rraskapitur dhe shihte se
po i vinte çasti qё do të mbytej vërtet, kur, me lehtёsim, ndjeu të
dilte nga rrjedha kryesore dhe të kalonte në një degëzim anësor të
saj. Tani, ky degëzim rrjedhe e shtynte direkt drejt bregut. U lëshua
brinjas dhe shumë shpejt u gjend nën shkurret e ulëta që e
mbulonin me hije bregun. Me forcën e fundit ia doli përsëri të
qëndronte në këmbë, pastaj të turrej me fuqi drejt bregut. Ra, por
këtë herë nё ujin që i vinte gjer në mes të gjoksit dhe me fytyrën në
baltë. Rrjedha në atë pikë nuk ishte e fortë, ai e ndiente tek i
vёrshonte mes këmbëve. Çoi duart në gojë dhe u përpoq të brente
litarin që i shtrëngonte kyçet e duarve. Por litari i lagur i rrëshqiste
nën dhëmbë. Provoi një dhembje më therëse në zverk dhe i ra të
fikët. Këtë herë erdhi në vete me përshtypjen se po zgjohej nga një
ëndërr mbrojtëse më shumë se nga një i fikët, në kontakt me një
dorë që i shkopsiste jakën e këmishës nën mjekër. Por si hapi sytë
pa rreth vetes degë dhe bisqe dhe pastaj një dorë i kaloi përpara që
shtrëngonte një thikë të gjatë të shndritshme nga ato që hapen e
mbyllen. Nuk dyshoi se Atamani dhe Torta e kishin peshkuar dhe
tani, duke i shkopsitur jakën bëheshin gati ta thernin dhe duke
ndierë gjithë hidhërimin e fatit të tij, i pashmangshëm tashmë,
mbylli përsëri sytë dhe lëshoi një rënkim të gjatë, të ngjashëm me
atë që lëshon njeriu në mbarim të maktheve kur bëhen më shtypëse
dhe më të mbyllura. Por thika as e fshiku qafën e tij dhe pas një
çasti e ndjeu që po i sharronte litarin që i lidhte duart. Hapi përsëri
29
- 30 -
sytë atëherë dhe, gjëja e parë që pa ishte njeriu me thikë që
përkulej sipër tij për t'i prerë litarët që e shtrëngonin i cili mbante
veshur një xhaketë ushtarake, po thuaj, me xhepa të mëdhenj e të
vegjël nga ato që quhen sahariane. Por xhaketa sahariane në gjoks
ishte e shkopsitur dhe Kosma pa në pjesën e hapur të tundej dhe të
lëvizte në hije një sisë e zeshkët, e gjatë dhe e mprehtë, por e
ngritur: ai njeri ishte një grua. Shikoi më lart dhe zbuloi fytyrën e
njё gruaje qё qëndronte e përkulur mbi tё, me ballë të ulët nën
flokët e zinj tё lëshuar e të varur me cullufe të shpupuritura,
hundëshkabë e ngjashme me sqepin e një zogu grabitqar, me buzë
të kuqe kapriçioze ku buza e sipërme dilte mbi të poshtmen. Një
fytyrë e dobët dhe e rreshkët, me mollëza eshtake dhe me shprehje
tё mundimshme, siç e kanë ndonjëherë njerëzit me tuberkuloz.
Ajo ishte kaq e përqendruar nё prerjen e litarëve që mbanin tё
lidhur Kosman sa s’e vuri re që i riu kishte ardhur sërish në vete.
Dhe atëherë atij i erdhi në mendje që të shtirej prapё sikur i
kishte rёnё tё fikёt, ca për lojë, ca për ëmbëlsinë e papritur të gjirit
femëror, i parë vagëllimthi në hijen e xhaketës sahariane. Kështu
që i mbylli përsëri sytë duke i dhënë kokës mёnjanё dhe priti. Me
të mbaruar së preri litarin që i lidhte këmbët, e panjohura me sa
duket e befasuar nga zgjatja e tё fiktit, për një çast s'diti ç'të bënte.
Pastaj ai ndjeu një dorë që i përkëdhelte ballin duke i rregulluar
flokët e ngjitur dhe plot baltë. Ishte një dorë e thatë dhe e ashpër
por e zjarrtë. Dora nga balli zbriti në qafë dhe shkoi drejt në gjoks,
majtas: gruaja donte të sigurohej nёse zemra e Kosmas rrihte ende.
Mbi gjoks dora u ndal pak duke i shtypur zemrёn dhe Kosma u
tremb se mos e tradhtonte zemra, rrahjet e së cilës me prekjen e
asaj femre ishin dyfishuar. Ishte e qartë se gruaja lëkundej midis
dëshirës që Kosma të përmendej dhe një ndjenje më të turbullt,
mbase soditëse. Sepse herë pas here e ndërpriste të fërkuarit dhe
tundjen e të riut, si të thuash, për ta parë. Qe një kundrim i gjatë
dhe pastaj Kosma ndjeu një frymëmarrje të nxehtë, të ashpër mbi
buzë dhe pas një çasti ndjeu buzët e gruas të mbështeteshin mbi të
tijat, lehtë, me një puthje të dobët dhe të thatë, të ngjashme me
çukitjen e sqepit të një zogu të vogël. Atëherë nuk mundi të rrinte
30
- 31 -
pa i hapur sytë dhe pa shtrirë në të njëjtën kohë një krah që t'i
rrokte belin. Por gruaja u kujtua dhe u çua menjëherë në këmbë. Si
i trullosur, duke u shtirur se nuk po kuptonte asgjë, Kosma u ngrit
ndenjur.
Gruaja që ishte në këmbë e shikonte, e turbulluar dhe me
mosbesim. Ai e pa menjëherë që shtrëngonte çantën me gurë të
çmuar nën krah dhe me dorën tjetër mekanikisht ajo mbyllte
xhaketën e shkopsitur sahariane. Xhaketa i rrinte e gjerë, me
mëngët që i arrinin gjer në gjysmën e dorës; poshtë kishte veshur
një fund të thjeshtë stofi në ngjyrë të blertë, të errët. - E morët
veten - tha ajo me një zë të trashë e të ashpër dhe si me inat, - ju
kishin lidhur si një sallam… ishte një mrekulli që s'u mbytët.
VI. AlBINA DUKE ECUR PËRPUNOI PËRRALLËN
E gjitha kjo, pa nënqeshur, gjithmonë duke kopsitur
xhaketën sahariane. Shtoi me shpejtësi se tani që e kishte marrë
veten mund ta gjente vetë rrugën kryesore. Dhe bëri një gjest si për
të ikur.
Por Kosma, ca për çantën që ajo me aq zhdërvjelltësi e mbante
të shtrënguar poshtë krahut dhe ca për atë kujtimin e asaj puthjes,
nuk e mendonte në këtë mënyrë. – Prit pak, djalli e mori, thirri ai;
dhe e pyeti sesi kishte mundur ta zbulonte vallë; duke shtuar ndër
të tjera se i ishte shumë mirënjohës, përveç që e kishte shpëtuar,
por edhe që i kishte gjetur atë çantë e cila ishte e tija dhe që ajo
mbase s'e dinte. U duk sikur ajo s'e përfilli të dhënën mbi çantën
dhe u kufizua të tregonte se si, duke u ngjitur mbi një pemë për të
parë disa gjëra që ajo i kishte për zemër, kishte soditur pa dashur
krejt skenën e sulmit, atje poshtë në rrugë. Kishte parë Atamanin t'i
binte Kosmas me çekiç në zverk dhe pastaj i ndihmuar nga Torta
ta lidhte e ta vendoste në makinë, pastaj kishte parë makinën të
zbriste drejt lumit pёrmes shkurreve. Kureshtare, ajo kishte
31
- 32 -
qёndruar mbi pemë, megjithëse shkorreti ia fshihte krejt pamjen e
makinës. Por pak më tej kishte parë shkurret të lëviznin njëra pas
tjetrës sikur të kalonte dikush, pikërisht në drejtim të pemës mbi të
cilën ajo gjendej. Atëherë zbriti nga pema me shpejtësi dhe u fsheh
prapa një shkurreje. Nga shtrofulla e saj kishte parë Atamanin të
vendoste diçka në zgavrën e liqes. Me t'u nisur ata dy, e zbuloi
dhe mori çantën. Por meqë e mbante mend goditjen tij në zverk,
shkoi në lumë me mendimin që dy vrasësit mund ta kishin hedhur
në të. Në fakt, nuk ishte shumë e vështirë ta gjente, përgjysmë në
ujë e përgjysmë jashtë, të alivanosur. - Në të vërtetë, hoqa një
mundim të madh për t'ju tërhequr lart, - përfundoi ajo me një lloj
admirimi në zërin e saj të ngjirur.
Gjithë tregimi u bë shkurt e me natyrshmëri të skajshme; sikur
të ishin gjëra të përditshme, si të shihje se si vidhnin dhe si
vrisnin një njeri dhe, sidoqoftë, ajo nxitonte për t'i dhënë fund
tregimit që të mund të ikte. Mbi të gjitha, i lehtë e fluturues kishte
qenë toni i gruas çdo herë që fliste për çantën e Kosmas. Në të
vërtetë, e panjohura, që s'ishte askush tjetёr veçse Albina
vjedhacake, për të cilën kishte folur Atamani, pati vetëm një çast
zbutjeje para Kosmas biond dhe të bukur, të alivanosur dhe, duke
iu nënshtruar kësaj ndjenje e kishte puthur në buzë. Por tani edhe
për një dyshim instinktiv tё njeriu të ulët dhe të jashtëligjshëm, për
Kosman që s'kishte pse t'i trembej as ligjit, as varfërisë, s'mendonte
asgjë tjetër veçse të ikte duke u çuar shokëve prenë e
jashtëzakonshme. Detyra, nëse quhet detyrë, është ajo që ndiejnë
hajdutët për të ndihmuar njeri - tjetrin dhe ndarja e përbashkët e
presë, kishte fituar epërsi ndaj instinktit femëror; ajo trembej se
mos Kosma i zhvaste gurët e çmuar duke menduar se ishte vetëm
me të dhe krejt e pazonja për t'i rezistuar, kur ai mund t'i hidhej
mbi shpinë. Kërkonte kështu, pa iu dukur gjë, të largohej nga i riu;
dhe ndërkaq shtrëngonte fort çantën e çmuar poshtё krahut. Kosma
në fillim e kishte pandehur për ndonjë rrugaçe apo arixheshkë; por
çështja e çantës që ajo nuk pranonte t'ia kthente, ndonëse i kishte
dhënë të kuptonte tashmë shumë herë, se ishte e tija, e bënte të
32
- 33 -
dyshonte; ishte ende larg nga zbulimi i së vërtetës. - Po ç'bënit atje
lart mbi pemë? - e pyeti Kosma, pasi ajo e mbaroi tregimin e saj.
- Shikoja, - u përgjigj ajo me seriozitet.
- Çfarë shikoje ?
- E ç'ju intereson, juve, kjo?
- Por ju jeni Albina - thirri Kosma duke iu kujtuar në çast
përshkrimi i Atamanit; dhe duke kuptuar më në fund rrezikun që
kërcënonte xhevahiret e tij, kërceu në këmbë.
-Nga e dini ju? - pyeti ajo me dyshim.
-Ju jeni e njohur - tha Kosma dhe, i tregoi se si Atamani i kishte
folur për të. Ajo u shtir sikur deshi të qeshte duke u hequr si e
përkëdhelur; por mendonte si e si të gjente mënyrën më të
përshtatshme që t'ia mbathte, sepse e kuptoi që Kosma i merrte me
mend qëllimet e saja. Krisën, menjëherë, dy të shtëna pushke,
njëra pas tjetrës dhe mjaft afër dhe Kosma u kthye për të parë se ku
qenë zbrazur ato armё. Albinës iu duk se ky ishte çasti më i mirë
dhe bëri një tё kёrcyer në shkorret. - Çanta ime, ç'bëni kёshtu? -
bërtiti Kosma dhe e ndoqi pas. E arriti lehtësisht në një çeltinë
ranore, por në vend që ta kapte për shpatullash, mbase duke sjellë
ndërmend kohën kur luante me top vezak, iu hodh te këmbët duke
e rrëzuar poshtë. Ajo u plandos përmbys dhe luftoi me forcë duke
kërkuar tё lirohej dhe duke e mbajtur çantёn larg duarve të
Kosmas, në majё të krahut të tendosur. Më në fund Kosma, më i
fortë, e përkuli atë krah, mori çantën dhe e hodhi anash, pastaj e
mposhti Albinën e cila luftonte me duar e me thonj dhe u pёrpoq
gjer edhe ta kafshonte. E rraskapitur, ajo u shtri përmbys dhe tha e
bindur, si të fliste me bimët përreth: - kur nuk ju lashё të
mbyteshit, ja ç’duhej të kisha bërё.
Kosma buzëqeshi dhe për një çast nuk tha asgjë. E ndjente
veten tё ndrojtur para atij trupi gruaje që shtrëngonte mes gjunjëve
dhe që të mos e jepte veten thithte njërёn nga të gёrvishtjet e dorës
që i kishte bërë Albina duke u përleshur me të. Por ja gjëmuan në
luginë dy të shtëna të tjera pushke, të ndjekura menjëherë nga dy tё
shtёna të tjera pastaj. Tri përshëndetje tё shtena pushkësh. Gruaja
që tashmë dyshonte për dy të shtënat e para, nga kjo batare u hodh
33
- 34 -
përpjetë duke u përpëlitur me një energji të dëshpëruar që e bindi
shpejt Kosman. Ajo bërtiste që ai ta lëshonte, sigurisht shokët e saj
gjendeshin në rrezik, ajo duhej ta vërtetonte këtë. Kosma e la të lirё
dhe ajo menjëherë vrapoi nëpër kaçubet drejt xinës, pak më larg.
Njё degё e madhe e pemës përkulej gjer në tokë, Albina hipi mbi
atë degë dhe nga dega e pёrkulur, hipi mbi një bigaçe qё ndodhej
midis gjetheve të dendura. Qё kёtu ajo mund të shihte kёdo, pa e
parё askush. Kosma e ndoqi gjer atje mbi bigaçe dhe iu qep pas,
duke i hedhur duart mbi shpatullat. Batareja kishte mbaruar duke
lënë në luginë një jehonë tё përhapur, asgjë nuk dukej përtej
shkorretit, mbi rrugën e bardhë e të shkretë, me përjashtim të
makinës së Atamanit qё qёndronte me të dyja dyert e hapura.
Kosma ishte i detyruar për shkak të ngushtësisë së bigaçes, të
shtrëngohej pas gruas dhe po ndiente se ajo nuk e kish trupin aq të
dobët sa fytyrën, përkundrazi, e kishte të butë e të formuar mirë.
Pastaj atje poshtë, në rrugë, ja ku duket në atë dritë të turpëruar të
qiellit të vërejtur dhe me zagushi, një procesion i vetëm. Në fillim
dy roja mbi kuaj me pushkë në dorë, pastaj një grup me shtatë ose
tetë vetë të veshur ndryshe, më në fund nja pesëmbëdhjetë roja të
tjera, këta, në këmbë, të gjithë me pushkë me bajonetë. Dy roja të
tjera mbi kuaj, mbyllnin kortezhin e ngadaltë dhe melankolik. Me
këtë pamje Albina çoi mekanikisht grushtin në gojë dhe tha : -
Mbaroi, - si të fliste me vete. Ndërkaq kortezhi i vogël duke ecur
me ngut, kthehet prapa harkut të rrugës dhe, shumë shpejt
kavalieri i fundit i eskortës u zhduk nga sytë e dy përgjuesve.
Ajo, që kishte parë gruaja, ishte në të vërtetë fundi i bandës. Të
shtënat e para të pushkëve që kishin vrarë Atamanin dhe Tortën
ishin ndjekur nga të shtëna të tjera të rojave që kërkonin bandën
dhe u kishin tërhequr vëmendjen me ato të shtëna. Tani rojat e
çonin tutje gjithë bandën, përveç gruas dhe, mbase ndonjë tjetri që
kishte arritur t'ia mbathte. Por Glinkën, biondin, kapobandën, të
dashurin e saj që i interesonte mbi të gjithë, ajo e kishte parë të
futej në grupin e të burgosurve.
Pasi kortezhi i hajdutёve dhe i rojave u zhduk, Albina dhe
Kosma, mbetën njeri pranë tjetrit, pa thënë asgjë, mbi atë degë
34
- 35 -
furkaçe, midis gjetheve të dendura. Një gjinkallë gërvishte qetësinë
e thatë, kaq afër ishte, sa të dukej sikur e dëgjoje të rrihte krahët në
zgavrën e veshit. - Kush e di se ku kanë përfunduar dy vrasësit, me
të cilët kam ardhur, - mërmëriti Kosma, të cilit fundi i bandës, s’e
dinte as ai vetё, përse i kishte sjellë në mend dy shokët e tij të
poshtër; dhe, në të njëjtën kohë, si rastësisht, e pushtoi me një dorë
belin e gruas. Ajo s’u shmang, por u hodh përpjetë dhe, me zë
shumë pak të çuditur tha duke treguar poshtë: - A e shihni, duhet të
jenë ata.
I hutuar, Kosma pa drejt vendit të treguar. Bigaçja mbi të cilën
gjendeshin, ishte e lartё nga toka disa metra, por i duheshin shtuar
edhe rreth dy metra të tjera të lartësisë nga e cila shikonin sytë e
tyre. Kështu një thellësi prej katër metrash, prapa njё perde shumë
tё dendur degësh dhe gjethesh, ai pa me qartësi dy trupa të hedhur
mbi njeri - tjetrin, pranë trungut të pemës. Në fund të gjithë atij
gjelbërimi që filtronte dhe shmangte dritën, trupat dukeshin të
largët si në fundin e një uji të kulluar, por të gjallë, të ngjashëm me
trupat në fund të detit, edhe ata dukeshin sikur lëviznin,
megjithëse pa gjallёri dhe nё mёnyrё rastësore; ndërsa në të vërtetë
ishin të palëvizshëm. Kosma njohu menjëherë Atamanin nga
bardhësia dhe nga të qenit i shëndoshë dhe Tortën të mbledhur
kruspull, e njohu nga dobësia dhe nga ngjyra e zezë. Lakuriq dhe tё
vdekur, kjo ishte e çuditshme.
Një zog u kthye me puplat midis gjetheve, pastaj rrahu krahët
tutje me një cicërim të vetme të mprehtë. Dy trupat lëkundeshin
dhe valëzonin të pajetë, atje poshtë nën këmbët e Kosmas, në fund
të atij gjelbërimi. - Të shkojmë t’i shohim, - tha Kosma; dhe i
ndjekur nga gruaja lëvizi me kujdes nga dega furkaçe.
Zbritën nga pema dhe duke u rrotulluar rreth saj, zbuluan dy të
vdekurit. Pasoja e tё shtënave ishte e tmerrshme në tё parё, me
gjithë gjakun e mpiksur prapa qafës dhe nё shpatulla, nga të cilat,
nëpërmjet shpinës lakuriqe gjaku zbriste me rrëkeza të holla, gjer
në tokë. Kosma i shtangur ishte gati të mallëngjehej. Jo dhe aq për
Tortan që s'e njihte, por për Atamanin që e mbante mend të gjallë
dhe plot jetë. Por Albina tha me zërin e saj të ngjirur dhe pa
35
- 36 -
shprehje, se ata kishin marrë atë që meritonin, kerrmat e dreqit që
kishin dashur të vrisnin një mik. Kishte në gjykimin e saj gjithë
përbuzjen e bandites së sinqertë dhe të guximshme për dy
tradhtarët burracakë dhe tё pandershёm. Veç kësaj Albina s'e
kishte fare hallin te dy shokët e vrarë të Kosmas. Banda ishte
arrestuar, ajo gjendej vetëm dhe pa mbrojtje dhe trembej se mos
me ndonjë mënyrë Kosma do t'ua dorëzonte rojave. Ose, së paku,
s'do të përpiqej qё ta shpëtuar nga arrestimi. Mënyra se si Kosma e
shtrëngonte tani çantën e tij nën sqetull me dyshim, nuk i ndillte
asgjë të mirë Albinёs. Duke arsyetuar në këtë mënyrë ajo i
nёnshtrohej zakonit tё frikёs dhe dyshimit qё pёrligjej nga tёrё jeta
e saj kriminale dhe ikanake. Ajo s’e kuptonte se Kosma nuk ishte
argjendar dhe as kishte shpirt argjendari; se ishte vetëm një djalë i
ri të cilit do t'i mjaftonte një puthje tjetër nga ato puthjet e saj, që të
harronte jo vetëm se Albina ishte hajdute, por ai do të harronte dhe
gjithë gurët e çmuar të babait të tij. Përkundrazi i trembej shpirtit tё
tij prej pronari, të ashpër dhe dhe tё pandjeshëm, kaq të ngjashëm
me atë të një banditi, vetëm se i pari mbrohet dhe tjetri sulmon;
dhe mundohej pёr tё shpikur njё pёrrallё që do tё mund ta
mallëngjente dhe ta bindte që të mos e tradhtonte.
VII. U BË ERRËSIRË E PLOTË
Kështu, në vend që ta joshte siç do të ishte shumë e lehtë pёr
tё, vendosi që ta gënjente dhe ta mallëngjente, gjë gjithashtu e
lehtë, por që i zhvendoste marrëdhëniet e tyre nё një plan
krejtësisht fals dhe konvencional. Kosma rrinte i habitur dhe i
përhumbur para dy të vdekurve të strukur nën pemë dhe, gjëja e
parë, duke pasur frikë që ky vend fatal të mos dilte i tillë edhe për
të, sepse rojat mund të vinin nga çasti në çast, ajo kërkoi që ta
36
- 37 -
tërhiqte tutje. Duke i thënë se ishte e kotë të ndaleshin aty, për më
tepër se s'kishin ç'të bënin më fare, se ata ishin të vdekur dhe, tek e
fundit, kishte qenë thjesht drejtësi ajo që i gjeti, i kishte gjetur
pikërisht ajo që ata kishin përgatitur për të. Kosma që s'e dinte
nëse duhej tё pështynte mbi ato kufoma apo t'i rregullonte me
qёllim qё qëndrimet e tyre tё dukeshin më pak kafshërore; nëse
duhej t'i ruante apo t'ua linte milingonave dhe insekteve të tjera të
shkorretit, pranoi me kënaqësi këtë lloj tutele të gruas; dhe e la
veten tё largohej tutje, larg nga vendi i masakrës.
Ecën nëpër shkorret, gruaja duke i prirë Kosmas. Ai tani ndihej
i pavendosur midis lodhjes sё fillimit dhe dëshirёs së topitur, por të
fortë pёr tё shtёnё nё dorё gruan. I pëlqente ideja, gati mitike, e një
shtroje mbi të cilën të shtrihej, por ky mendim nuk ishte i
shkëputur nga puthja që kishte marrë gjatë të fikëtit të tij të rremë,
nga gjiri i vogël që kishte parë të lëkundej në saharianёn e hapur.
Nga ana tjetër, ai e ndjente veten tё nxitur që ta çonte gjer në fund
këtë fitore, si një çështje nderi; ai ishte ende në moshën e re kur
çdo grua e bukur është pre, dhe do të qe dobёsi të hiqte dorë prej
saj për shkak të lodhjes apo për njё motiv tjetёr të ngjashëm; qoftё
edhe goditja e çekiçit në zverk dhe banja e detyruar në lumë. Në
këto mendime e sipër tha se ishte i lodhur dhe gruaja e gatshme iu
përgjigj se e do ta çonte në një kasolle peshkatarësh, ku do të
kishin mundësi të çlodheshin dhe të mendonin se ç'do të bënin.
Ndërkaq Albina, edhe duke ecur, e kishte përpunuar përrallën dhe
me theks të penduar dhe të nënshtruar filloi t'ia tregonte Kosmas.
I tregoi se gjer në moshёn njëzet vjeç kishte qenë punëtore në
fabrikën e pëlhurave të S., e varfër, por e padënuar. Por Glinka,
edhe ai punëtor, e kishte mashtruar dhe pas shumë të përpjetave
dhe të tatëpjetave të jetës, e kishte përfshirë në grabitjen e tij të
parë. Megjithatë ajo s'kishte pushuar së urryeri, qoftë Glinkën
qoftё edhe jetën që ai e detyronte të bënte; duke kërkuar shpesh të
ikte, por duke qenë gjithmonё e penguar si nga varfëria e saj, ashtu
dhe nga fakti që tanimë, megjithëse pa dashje, ajo ishte kthyer në
njё bashkëpunëtore pasive e tij në shumë krime dhe nuk donte tё
ikte nga banda e hajdutëve për të rënë në duart e policisë. Tha
37
- 38 -
gjithashtu se ëndrra e saj kishte qenë qё të ishte një nënë e mirë
dhe familjare, e martuar me një punëtor të ndershëm që e donte
punën, tё ishte e vlerësuar, e qetë. Përfundoi me njё theks tё
turpëruar tё cilit s’i mungonte çiltërsia, duke thënë se tashmё ajo
nuk shpresonte më asgjë dhe se me kënaqësi do tё pranonte qё ta
arrestonin. Por më parë donte të shkonte në fshat për të
përshëndetur nënën e saj, një plakë që banonte vetëm dhe që
s’jetonte veçse për të, duke mos e ditur jetёn e saj kriminale dhe
duke e pandehur edhe tani punëtore. Do të shkonte ta gjente
vjedhurazi natën, do të ndante me të darkën e varfër, do të shtrihej
në shtratthin e saj të fëminisë dhe një ditë më pas, sikur gjithë ato
vite jetë me Glinkën të mos kishin ekzistuar kurrë, do të paraqitej
me shoqet në fabrikë. Do ta arrestonin dhe kështu do të mbyllej
fati i saj i keq.
Ishin të gjitha gënjeshtra të llojit më të rëndomtë të mundshëm ;
brenda atyre rregullave tё vendosura që i përshtateshin kushteve të
Albinës dhe edukimit të saj nё veçanti zanatit të saj si punëtore. E
vetmja gjë e vërtetë ishte se ajo kishte qenë punëtore; për gjërat e
tjera e vërteta ishte kthyer përmbys dhe zëvendësuar me trillime.
Përmbys kishte qenë fakti i mashtrimit dhe i ndikimit të kobshëm i
Glinkës mbi të; përkundrazi e vërteta ishte se qe ajo që e kishte
shtyrё Glinkën të kryente grabitjen e parë dhe pastaj të merrte
malin. Nga ana tjetër ajo kishte qenë shpirti i bandës, i atyre
krimeve nё tё cilat pretendonte se kishte marrë pjesë në mënyrë
pasive, në të vërtetë ajo kishte marrë pjesë nё to me njё kënaqësi
mizore. Për sa i përket hollësisё sё nënës plakë dhe uloke që e
priste atje në shtëpinë ku kishte lindur, pranё fabrikёs, hollësi e
dhimbshme dhe me efekt të madh, ishte krejtësisht e trilluar:
Albina ishte bijë prindërish tё panjohur.
Kështu që Albina ndoqi rrugën më të gjatë për të arritur një
qëllim për të cilin do të mjaftonte një përkëdheli e thjeshtë. Por ato
gënjeshtra bënë një efekt të madh mbi Kosman. Mbi të gjitha, ai
s’kishte pёrvojё nё këto gjёra dhe i zgjohej lehtё mëshira.
Gënjeshtrat e Albinës që do ta kishin bërё të qeshte edhe më të riun
e policëve, përkundrazi atё e mallëngjyen nё mёnyrё tё veçantё.
38
- 39 -
Kishte në to atё përsosje tё çuditshme që për ata qё i njohin
njerёzit është shenja e parë e mashtrimit, por qё i tërheq pa
ngurrim mendjet e çarmatosura. Nëse Albina do të kishte trilluar
që nëna ishte sëmurë, efekti do të kishte qenë edhe më i sigurt;
nëse duke shtuar dozën do tё kishin hedhur fjalën se ishte duke
vdekur, nuk do të kishte bërë tjetër veçse do të përkryente tablonë
e kryer tashmë. Edhe gjëra të tjera do të mund të shtonte, jo më pak
detyruese, pa zgjuar për këtë mosbesimin e Kosmas: histori e
zakonshme e fëmijës që nuk kishte në botë tjetër veçse atë, deri te
ndonjë vrasje ndërgjegjeje fetare të sajuar mirë për të nxjerrë në
dritë ndonjë shkëndijë bardhësie që mund të kish mbetur në
shpirtin e saj. Jo se gjëra të tilla nuk mund të ndodhin e nuk
ndodhin; as edhe që fati i vёrtetё i Albinës qe më pak patetik se
ato dhe i denjë për mëshirë. Por mund tё jemi tё sigurt që po të
kishin qenё të vërteta, përfytyrimi i rremë që ajo kishte për
Kosman do ta kishte nxitur që t'i fshihte, për të kërkuar ndonjë
përrallë tjetër më të përshtatshme, sipas saj, për synimin që ajo
kishte. Ndërkaq mendja e Kosmas lëshohej pa u matur nëpër rrugët
qё i tregoi Albina. Ja një fatkeqe, s’rrinte dot pa menduar ai, që po
të mos kishte jetuar në atë mjedis, po të mos kishte rënë nën
sundimin e atij tipi të poshtër, do të kishte mundur të bëhej një
grua e mirë dhe e ndershme shtëpiake. Sa mё e denjë pёr interes
ishte ajo se sa zonjushat e qyteteve, sa mё njerëzore dhe e çiltër se
ato. Gjithashtu i dukej që i takonte tё bёnte gjithçka për ta
ndihmuar, për ta shpëtuar nga burgu që s'e meritonte, t'i jepte dorën
qё të rifillonte një jetë të re. Kjo ide e jetës së re, e peshkuar
kushedi se ku, i pëlqente shumë Kosmas. Çfarë shprehte pastaj,
nuk dinte ta thoshte as edhe ai vetё. Por po t'i kishin sugjeruar që
jeta e re për Albinën do të thoshte që të bëhej një dyqanxheshë e
vogël grabitqare dhe pispilingë, ose një shërbyese e kёputur nga
lodhja, nga larja me zell e shkallëve dhe dyshemeve, kishte tё
ngjarё se do ta kishte refuzuar me tmerr atë sugjerim. Mbi të gjitha
hollësia pёr plakёn që priste Albinën dhe s'dinte asgjë për jetën e
saj endacake kriminale, ajo hollësi qё binte nё sy, veshtull e vërtetë
për të kapur me të mizat, e preku Kosman. Ç'fakt i dhimbshëm, i
39
- 40 -
mëshirshëm, me të vërtetë njerëzor dhe dramatik. Ç'shpirt delikat
dhe i thellë nën atë lëvore të ashpër. Gati, gati duke ecur prapa
Albinës, i dukej se po shihte një aureolë rreth kokës së shpupuritur
të bandites. Nёse Albina s’do tё kishte pasur kaq frikë se mos e
arrestonin dhe në vend që të thurte gënjeshtra pёr t’u mbrojtur, të
kalonte në sulm, kishte tё ngjarë qё tё mos ia arrinte me shumë
vështirësi me anё tё ndonjë përralle tjetër të përshtatshme qё tё
bindte Kosman që t'i dhuronte asaj spontanisht ato xhevahire tё tё
atit qё ai ishte përpjekur t’i shtinte prapё nё dorё Me këto
xhevahire ajo do të kishte mundur të ndërtonte vërtet një jetë të re.
Por Albina, duke marrё me mend me mungesën e pёrvojёs dhe
naivitetin e Kosmas, nuk e vuri re deri ku arrinte ky naivitet.
Kështu në luftë një gjeneral e humbet betejën ngaqë s'diti të dallojë
në thellësi dobësinë e kundërshtarit.
Por kjo ndjenjë e re e Kosmas nuk përkonte me dëshirën rinore
që edhe tani i frymëzonte Albina. Ajo, bile tani, i ngjallte respekt;
dhe në hutim i dukej që po të pёrpiqej të bënte dashuri me të do të
ishte si të abuzoje me një fatkeqe të poshtëruar tashmё tepër nga të
tjerët; si të vihej në të njëjtin plan me një Glink. Kështu
gënjeshtrat e Albinës e tërhiqnin Kosman larg nga e vërteta e thellë
e marrëdhënieve të tyre në një zonë, çuditërisht, ende më të rreme
se zona në të cilën ajo kishte dashur ta shtynte. Nga gënjeshtra
lindte gënjeshtra; dhe Kosma bile pati tentuar, për hir të moralit që
të mos bënte atё gjë që t’i bashkonte vёrtet. Dyshonte për ndjesitë
e veta dhe përkundrazi u besonte fantazmave që Albina i servirte
për ta nënshtruar. Por mjaftonte që ajo të lëvizte me pak gjallëri, të
çante përpara shkorretin dhe trupi i saj i ri t'ia tendoste fundin nën
xhaketën sahariane, qё dëshira ta brente përsëri më çiltër dhe më
fort se kurrë. Kështu midis këtyre alternativave, arritën në kasolle.
Me të hapur degët e fundit të kaçubës u duk kasollja e ndërtuar
gjysma në breg e gjysma mbi shtylla të ngulura mbi rërën lumore.
Shtrati i lumit në atë pikë ishte shumë i gjerë; rrjedha e ndarë nga
gjuhë rëre të verdha e përzierë me zaje të bardhë, dukej dembele
dhe e dobët, kështu qё dukej gati e pamundur që pak më lart të ajo
mund të ishte tepër e thellë sa të mund të mbytej një njeri. Kasollja
40
- 41 -
e ndërtuar me kallama të lidhura së me loze hardhie ishte në formë
konike. Kallamat të gjithë të nxirë e të kalbur formonin në majë një
lloj xhufke: në këtë vend të vetmuar, kundrejt qiellit të rënduar
nga retë tё bënin të mendoje për ndonjë ndërtim barbar në breg të
një lumi pa histori. Por me të hyrë brenda nëpërmjet njё të çare që
shërbente si derë, ata gjetën të grumbulluara mbi njё dysheme prej
dërrase, një rrjetë me sytha të mëdha, e pajisur me plumba dhe
tapa. Kishte një errësirë tё përsosur në atë vend që binte erë myk
dhe lagështirë, por pas pak duke u mësuar sytë, nuk mbeti veçse
një gjysmerrësirë; dhe ishte e kёnaqshme të shihje nëpërmjet të
çarës, rrjedhën e lumit që kalonte mbi pengesën e një rripi rëre, me
rrudhat e vogla dhe me lehtësinë e një tisi mëndafshi. Albina,
menjëherë me shkathtësi, i tha Kosmas që këtu ai mund të
pushonte për rehat të vet; ndërkaq le të zhvishej dhe t'i jepte
kostumin qё e kishte ende tё qullur dhe të ndotur krejt me baltё
dhe ajo do tё kujdesej t'ia nderte jashtё mbi shkurre. Jo pa zor,
Kosma u zhvesh duke u ulur pastaj vetëm me të mbathura mbi
grumbullin e rrjetave. Albina mori rrobat dhe nga pragu i kasolles
e pyeti, nëse kishte uri. Si mori njё përgjigje pohuese nga Kosma,
u zhduk dhe pas pak u kthye sёrish me një shami plot me pjeshkë. I
tha që i kishte këputur atë mëngjes në kopshtin e një fshatari, duke
i vënë pastaj në atë vend ku kishte vendosur të bënte banjë pasdite.
Hëngrën pjeshkёt në heshtje, njeri bri tjetrit, të ulur mbi rrjeta.
Lumi rridhte jashtë dhe zhurma e ti ishte e lehtë dhe lozonjare si
ajo e një përroi. Kosmas i iku lodhja menjëherë; si hëngri pjeshkën
e fundit, e hodhi bërthamën në ujë dhe pothuaj pa menduar për të,
rroku me një krah belin e gruas. Por ajo e pa me habi, por edhe e
kënaqur njёkohёsisht si për t'i thënë: « Ç'të ka hipur tani? ». Në
vend që t'i përgjigjej, Kosma bëri një gjest pak a shumë qesharak,
me tё cilin, zakonisht fillonte t’u vinte rrotull grave, gjest ky qё, siç
e kishte provuar, ia arrinte pothuaj gjithmonë qëllimit. Ky
qëndronte tek puthja e majave të gishtave dhe pastaj prekja me të
njëjtët gishta të buzëve të gruas së lajkatuar duke e parë ngultas në
sy. Nëse gruaja i përgjigjej duke i puthur dhe ajo gishtat e sapo
puthur nga ai, do të thoshte që ajo e pranonte lajkatimin dhe ia
41
- 42 -
kthente puthjen dhe atëherë ai mund të provonte ta puthte në buzë.
U duk që gjesti nuk u kuptua nga Albina e cila nuk ia ktheu
puthjen; por sytë e saj të zinj u ndezën; dhe vetja u duk që po i
zgjohej tёrё trupi. - Nuk do ?- i mërmëriti Kosma duke përsëritur
gjestin. Atëherë, ajo papritur u kthye dhe e urdhëroi të shtrihej nё
kurriz, drejt, pa lëvizur. Kosma kureshtar u bind. Gruaja iu hodh
mbi kurriz dhe duke i kapur duart ia pёrkuli krahët gjatë ijëve, si
ç'bёjnё me një të vdekur kur e rregullojnё në arkivol. - Kështu, -
shqiptoi ajo, me egërsi e me kënaqësi sensuale. - Kështu.
Pastaj iu ul afër dhe duke u përkulur mbi të, papritmas filloi ta
puthte në fytyrë dhe në qafë. Ishte një breshëri puthjesh të dendura
dhe të thata si çukitjet me sqep të një zogu të tërbuar; dhe ato
zgjonin në lëkurën e Kosmas një gudulisje që e bënte të qeshte
kundër dëshirës së tij. Pastaj u duk sikur ajo e shtyu lesën me
këmbë si majmuni me qёllim që tё zinte vrimën e kasolles; sepse
përnjëherësh u bë errësirë e plotë.
VIII. DHE ZEMRA E TIJ ISHTE ME TË
Në fund, u shtrinë që të dy mbi rrjetë, njeri bri tjetrit. Tani
Kosma ndihej në siklet dhe gjithë brejtje ndёrgjegjeje. Me të
kënaqur ndjenjat, gënjeshtrat që gruaja i kishte injektuar nisnin
prapё tё ndikonin tek ai; dhe qortonte veten që kishte veprua në
këtë mënyrë, qoftë edhe me pëlqimin e hapur të saj ; që ishte sjellë,
pra, me të pak a shumë si Glinka dhe të gjithë të tjerët që duhet të
kishin vajtur me të. Nuk e kuptonte se veçse një puthje e vetme e
gruas ishte më e vërtetë se gjithë historitë mallëngjyese që ajo i
kishte dhënë më parë; dhe ruante më shumë forcë për të ardhmen
se gjithë planet fisnike tё shpëtimit. Nga ana tjetër mjeti i vetëm
për të arritur vërtet ndonjë ringjallje sado tё vogël, do tё ishte
pikërisht tё kuptoje qenien e vërtetë e Albinës dhe të vepronte si
42
- 43 -
pasojë. Albina atëherë do të kishte parë mbase, dashuri atje ku tani
nuk dallonte veçse njё aventurë kalimtare.
Kosma pra, filloi me zë të lehtë dhe dashamirës t'i mërmëriste
Albinës atë që mendonte për të; t'i thoshte të gjitha planet që po
formulonte për ta shpëtuar, jo vetëm nga policia, por edhe nga një
kthim në jetën e mëparshme endacake dhe kriminale. Do ta sillte
përkohësisht në qytet, do ta bënte kameriere në një shtëpi të vogël
që kishte një mik i tij në periferi. Atje do mund tё shiheshin,
dalëngadalë do të gjenin mënyrën ta bёnte ose të ikte jashtë ose
edhe të ndërronte emrin dhe identitetin. Në një farë mënyre , pra, ai
do të arrinte të bënte qё jo vetëm policia, por edhe ajo vetë tё
harronte Albinёn e dikurshme vjedhacake. Kosma mallëngjehej
vёrtet duke shpalosur këto plane; e puthte Albinën në ballë; në
çast i shkrepte deri dhe ideja që të martohej me të. Por Albina duke
e ndjerë veten që t'i ktheheshin prapё të ngrohta dhe prapë se
prapë jo më pak të pështira gjepurat që i kishte servirur pak më
parë, nuk provonte veçse bezdi dhe neveri. Ajo mendonte që
Kosma ishte shumë më i bukur se Glinka, ashtu biond dhe i hollë
dhe i hijshëm; por krejt fals dhe i zhytur në një seriozitet
moralizues; ndërsa Glinka ishte i ngjashëm me të dhe s'dinte të
fliste veçse me terma të dëshpëruara dhe të sakta për famë, para,
dashuri fizike, forcë, dhelpëri, burgim, vdekje. Kosma ishte vërtet
një djalë zotëri shumë i edukuar ; dhe asaj gati i dukej sikur e
urrente, duke provuar kundër tij një mllef të prapë dhe përçmues si
kundër dikujt që kishte jetuar gjithmonë në rehati dhe se nga ajo
rehati ishte tërhequr që të mos shihte si qëndronin realisht gjërat.
Albina s’e vinte re që Kosma fliste siç e kishte sugjeruar ajo vetё të
fliste; dhe që krejt ai moralizim i neveritshёm nuk ishte kaq brenda
Kosmas sesa brenda saj, në thellësinë më të fshehtë të shpirtit të
saj, mbeturinë e çiltërsisë e adoleshencës së largët që ajo tani, pasi
ishte shkëputur prej saj s'e përdorte më veçse për të gënjyer.
Si përfundim, pas shumë bisedash me të riun me të cilin ajo
kufizohej t'i përgjigjej me zërin e saj të ngjirur: - Tani fli… duhet
të jesh i lodhur … pse nuk fle … për gjithçka do të flasim më
pas… tani fli - Kosma fjeti vërtet. S’e mori vesh sa fjeti. Por me
43
- 44 -
zgjimin e tij, gjëja e parë që pa nëpërmjet vrimës së kasolles, ishte
njё dritë më e qetë dhe e zbehtё mbi rrjedhën dhe ranishtat e lumit;
dhe mendoi se ishte pasdite vonë. Pastaj, befas pa me habi që
Albina nuk ishte bri tij. I lindi dyshimi i parë, kërkoi çantën në
qoshe ku e kishte vendosur dhe nuk e gjeti. I hutuar, ende dyshues,
u çua dhe rrëshqiti jashtë kasolles. Gjeti kostumin të qё rrinte ende
i nderur mbi majat e kaçubave, por pa që xhepi i pasmë i
pantallonave ku mbante portofolin ishte kthyer mbrapsht.
Portofolin nuk mundi të gjente as në xhepat e tjerë. Në të njëjtën
kohë, ndërsa e vërteta tanimë i shkreptinte në mendje, ndjeu një si
boshësi në qafë ku mё parё varej një zinxhir ari me një medalje të
vogël të Madonës, dhuratë e nënës së tij, dhe me të çuar dorën në
gjoks pa që në të vërtetë ai mungonte. Atëherë filloi të mallkonte
me zë të lartë hajduten e pandreqshme dhe çiltërinë e vet. Posi, jetë
e re, ringjallje posi,: Albina ia kishte mbathur duke marrë me vete
diamantet, portofolin, dhe zinxhirin, por nuk kishte marrë orën e
dorës që kishte të ngjarë të ishte prej ari, vetëm se kishte pasur
frikë që duke ia hequr mund ta zgjonte. Kosma i bënte këto
arsyetime me zë të lartë duke e goditur çdo herë veten me grushte
të fortë në gjoks dhe duke përsëritur « mea culpa ». U vesh
përsëri duke vazhduar të shante Albinën dhe veten. E kuptonte që
kishte dalë përfundimisht nga klima aventurore e ditës dhe po
rifillonte të mendonte për babanë e tij dhe atë që do t'i thoshte ai
kur të mësonte si kishte lejuar në mënyrë kaq të marrë t'i vidhnin
gurët e çmuar. Por për fat diamantet ishin siguruar.
Me këto mendime nё kokё, lëvizi me vendosmëri drejt rrugës
kryesore. Vononte të dilte nga ky shkorret i kobshёm ku nuk
ndodhnin veçse grabitje, vrasje, gënjeshtra dhe zhgënjime. Por
duke dalë nga shkorreti dhe pasi eci jo më pak se një gjysmë
kilometri, ja ku duket në fund të rrugës një grup i vetëm, pamja e të
cilit në fillim e habiti, por pastaj e mbushi me gëzim. Ishin dy roja
me pushkë në krah, dhe midis tyre një grua tek e cila njohu
menjëherë Albinën. Njëra nga rojat, në mungesë të prangave i
shtrëngonte duart, tjetra ecte përbri me diçka në dorë, në të cilën ai
njohu menjëherë çantën e tij të shtrenjtё. Herë pas here, siç dukej,
44
- 45 -
Albina shpërthente nё tё shara duke ngulur këmbët dhe duke
refuzuar të ecte dhe atëherë roja qё mbante çantën, si e fuste sendin
nën sqetull, me shtytje të forta e shtrëngonin të vazhdonte ecjen.
Albina bërtiste, si u afrua, dëgjoi që ajo luste rojën që ta lёshonte,
në se e lëshonte, ajo do të ecte midis tyre pa hedhur shqelma. Por
roja që, siç duket nuk besonte, nuk e braktiste pritën. Pa u ngutur,
Kosma iu afrua rojave dhe kur qe afër tha që çanta ishte e tija dhe
se duhej të kishin gjetur edhe një portofol dhe një zinxhir prej
floriri. Në portofol, veç kësaj, duhej të ishte karta e identitetit.
Rojat u ndalën të habitura, Albina shtirej sikur shihte gjetiu. Pastaj
roja qё kishte portofolin e nxori atё nga xhepi, e pyeti Kosman për
emrin dhe shkoi tё kontrollonte në teser. Kosma priste me çiltërsi
që rojat t'i kthenin çdo gjë. Përkundrazi ata e urdhëruan që të vihej
në dispozicion të tyre dhe të vinte me ta gjer në fshatin më të afërt:
atje gjendej i madhi i rrjetit, rojat e tjera dhe komandanti me të
cilin ai do të kishte mundur të shpjegohej. Ai e mbylli fjalёn duke
e pyetur Kosman nëse e njihte Albinën.- Patjetër, - tha Kosma; por
pastaj heshti menjëherë i hutuar, sepse i vinte turp të thoshte se
ç'lloj marrëdhëniesh kishin pasur bashkё. U kujtua nga ana tjetër
që s’ndjente mё asnjë lloj mërie kundër gruas; madje duke e parë
kaq të vogël dhe tё shpupurishur midis dy rojave, i ngjalli shumë
dhembshuri. Por Albina që shikonte mënjanë, befas u kthye dhe iu
turr me ashpërsi duke e pyetur përse vallë nuk vazhdonte dhe nuk
thoshte si e kishte njohur. Të dy rojat ishin çuditur dhe shikonin
me dashakeqёsi Kosman. - Pse s’ua thua ? - filloi ajo të bërtiste me
zërin e saj të ngjirur,- jo më shumë se një orë më parë ne kemi bërë
dashuri bashkë…ja si më ka njohur…të poshtër… të poshtër…të
poshtër …- dhe pushoi e stërlodhur. Pas këtyre sharjeve, Kosman e
pushtoi një turp djegës. Sigurisht gruaja ishte një hajdute e
pandreqshme; por ajo i ishte dhёnё atij; dhe ai,kur e pa përsëri nuk
diti të bënte tjetër veçse t'i turrej çantës së vet. Befas e pushtoi një
dëshirë e madhe që të shlyhej, ta hiqte nga ankthi në të cilin
ndodhej; dhe aty për aty, si me një lloj përndritjeje e kuptoi shpejt
se si do të bënte. Kishte dalluar që hajdutja, kish të ngjarë qё të
mos i kallëzonte shokët, nuk kishte bërë fjalë fare për Atamanin
45
- 46 -
dhe Tortan e vrarë në shkorret. I erdhi në mendje se në qoftё se do
tё arrinte qё t’i sillte rojat në atë dendësi, në një farë mënyre do
mund të bënte që të ikte Albina. Kështu dy të vdekurit do të kishin
shërbyer së paku për diçka. Atëherë iu kthye rojёs qё mbante
çantën dhe i tha se donte të denonconte një krim të rëndë. Tregoi
përmbledhtas atë që kishte ngjarë: domethënë se ata të bandës
kishin vrarë dy shokët e tij pasi këta kishin tentuar ta vrisnin dhe e
kishin zhveshur nga diamantet e tij. Por paralajmëroi që Albina
nuk hynte këtu dhe se ai i detyronte asaj jetën. Veç kësaj,
përfundoi, duke parë fytyrat mosbesuese të rojave, le të vinin me
të dhe t'u tregonte dy kufomat. Dy rojat u këshilluan me një
shikim. Por dëshira që të fitonin lavdi me zbulimin e një krimi kaq
shtazarak dhe kaq tё ndёrlikuar, ishte më e fortë se mosbesimi. -
Mirë… atëherë na ço në atё vend, - tha ai qё mbante çantën. - por
ndërkaq…më lejoni, - dhe me gjest të shpejtё duke e prekur nga
sqetullat poshtë gjatë ijëve, rrëmoi në kurrizin e Kosmas për të
parë nëse mbante armë. Ishte e qartë që pas britmës së Albinës që e
denonconte si të dashurin e saj, rojat nuk besonin tek ai veçse gjer
në një farë pike. Për t'u siguruar, ndërsa ecnin drejt shtegut, Kosma
filloi t'u fliste me plot fjalё tё kota, duke iu shpjeguar se si e kishin
hedhur në ujë dhe se si Albina me zemërgjerësi e kishte shpëtuar.
Me këto lavdërime shpresonte t'i jepte të kuptonte gruas që ecte
përbri tij krejt e mvrejtur dhe e zymtë që ai dëshironte ta
ndihmonte. Por mё tepër se çdo gjё ajo pjesё e bisedёs qё lidhej me
makinёn u duk se i bindi rojat: një automobil, në fakt, të cilit i
mungonte një pjesë dhe i boshatisur ishte gjetur pak më parë në
rrugë.
Tanimë ishte muzg, të gjitha retë që kishin rënduar gjatë
ditës, ishin zvogëluar në horizont, duke krijuar vetëm në një re të
gjatë e të hollë; një dritë gati dheras dhe e blertë, përhapej nga
prapa maleve të largëta, nëpër qiellin e qetë, ndërsa fusha fundosej
ngadalë në hije. Kundër këtij shkorreti, qielli, çiçibanozët, gjer në
gjethet më të pakta projektonin profile të zeza të dhëmbëzuara dhe
të palëvizshme. Kosmas iu duk që kjo dritë mbrëmësore lejonte t'i
bënte një shenjë Albinës; pa u kuptuar nga; dhe si arritën tek
46
- 47 -
automobili i ndalur buzë rrugës, gjeti një rast të volitshëm atёherё
kur rojat përkuleshin përpara, kureshtare, që të shikonin aty
brenda, qё të prekte ijën e gruas. Ajo uli sytë dhe Kosmo gati bëri
një gjest shprehës që tregonte arratisje. E pa që të jepte pëlqimin
me qepallat; dhe e ndjeu veten të lehtësuar. Mbёrritën në shtegun
gati të errët midis kaçubave ; dhe Kosma deklaroi që, nëse e
lejonin, do të ecte përpara që të çante rrugën; t'i vinin, madje, nëse
nuk i besonin, pushkët mbi shpinë. Rojat pranuan dhe kështu që të
katër u futën në shkorret. Kur arritën pranë bregut, Kosma pa që
lumi tanimë ishte i errët dhe gjykoi se rojat që ecnin prapa tij nuk
do të mund ta shihnin. Vazhdoi kështu burrërisht dhe me të bërë
akoma një hap, u rrokullis në zbrazëti. Përfytyroi se do ta prekte
shpejt tokën, përkundrazi hyri në ujë gjer në fyt dhe mbeti në
sipërfaqe vetëm sepse mekanikisht u kap në ca rrënjë që vareshin
nga bregu i shembur. - Ndihmë ! - thirri - Ndihmë!… Po mbytem
!…
Siç e kishte parashikuar dy rojat u afruan mbi breg duke u
përkulur përpara dhe duke e kapur për dore. Pa turbull që roja që i
shtrëngonte dorën Albinës, edhe duke u përkulur përpara drejt tij,
s'e kishte lëshuar gruan; duke e detyruar, madje, që edhe ajo të
përkulej në zbrazëtirë, midis kaçubave. Atëherë edhe ajo u kap me
të dyja duart dhe ajo te dora e rojёs dhe, duke u shtirur sikur po
rrëshqiste , i dha një shtytje të fortë. Roja, humbi ekuilibrin që të
shmangte rënien në ujë, u tërhoq prapa duke e lëshuar Albinën dhe
u kap te kaçubet; dhe rrëshqiti për t'u ulur mbi breg. Gati në të
njëjtin çast ndodhën një zhytje dhe një stërkalë të ndjekura nga një
llokoçitje e dikujt që notonte: Albina ishte hedhur në lumë.
Vazhdoi një skenë e ngatërruar dhe e tërbuar. Me të tërhequr
sipër Kosman, dy rojat e veshën duke e akuzuar që kishte lehtësuar
arratisjen e Albinës; duke i thënë që ishte bërë fajtor për krimin e
përkrahjes dhe rrezikonte ndonjë vit burg tё mundshёm; që
ndërkaq, duhej ta quante veten në gjendje arresti. Kosma
kundërshtonte duke ua kthyer që ishte rrëzuar aksidentalisht në ujë;
fundja, le ta çonin në burg. Më në fund, pas shumë shpjegimesh
zemërake ia doli t'i bindte dy rojat dhe t'i dërgonte te liqja nën të
47
- 48 -
cilin gjendeshin dy të vdekurit. Tanimë ishte bërë krejtësisht natë
dhe shkorreti plot xixëllonja që ndërronin ngjyrën dhe bëheshin
miza në breroren e të fortë të llambës që roja e parë udhëhiqte mbi
kaçubet për të drejtuar hapat e tyre. Dëgjohej me copa në heshtje
rrjedha e njëjtë të lumit dhe Kosma nuk mund të rrinte pa menduar
për Albinën që në atë orë do të kish arritur bregun tjetër dhe
vraponte midis kaçubave duke ngjitur të përpjetën drejt maleve. Si
arritën nën liqe, në dritën e kaltër të llambës së xhepit, Atamani u
zbulua i bardhë si sallo midis degëve dhe gjetheve që e mbulonin;
Torta, përkundrazi i çngjyrosur, nga i zeshkët ishte bërë gri. Me t'u
dalë përpara kjo pamje rojave iu davarit humori i keq. Këta dy të
vdekur për ta vlenin shumë më tepër se Albina e gjallë. Të kapur
nga një gjallëri e papritur, gati duke harruar Kosman, filluan të
diskutonin se ç'duhej të bënin. Më në fund u vendos që të linin të
vdekurit aty ku ishin, së paku ata nuk iknin; dhe do të shkonin të
dy të lajmëronin Komandën. Kosma sjellja e të cilit nuk ishte e
qartë, do të shkonte me ta. U kthyen kështu në shteg dhe nga ky u
ngjitën në rrugë. Duke ecur midis rojave disa minuta më pas,
Kosma pyeti se sa vjet mund të dënohej Albina nëse do ta kapnin. -
Sa Vite ? - tha një nga rojat me një të qeshur. - me burgim të
përjetshëm.
Por Kosma tani e kuptonte që ndërsa i fliste Albinës në kasolle,
çështja mё e rёndёsishme pёr Albinёn s’kishte qenё tё fillonte njё
jetё tё re dhe fraza tё tilla si kjo, po mё ashpër dhe qartё para saj
shtrohej alternativa: liri ose burg. Dhe zemra e tij ishte me të.
Përktheu Faslli Haliti
48