(Shqiptar) Koronavirusi nuk është një princ (as një princeshë)
Koronavirusi nuk është një princ (as një princeshë) Një përrallë nga Coco Hernando Korrigjimi: María R. Coco Ilustrimi: Sara Ramírez Korrigjimi: María R. Coco
Koronavirusi nuk është një princ (as një princeshë)
Një përrallë nga Coco Hernando
Korrigjimi: María R. Coco
Ilustrimi: Sara Ramírez
Korrigjimi: María R. Coco
Do you know the secret to free website traffic?
Use this trick to increase the number of new potential customers.
Korrigjimi:
Ilustrimi:
Koronavirusi
nuk është një princ
Një përrallë nga
(as një princeshë)
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Çfarëdo formë e riprodhimit, shpërndarjes, komunikimit publik ose
transformimit të këtij punimi mund të bëhet vetëm me autorizimin
e pronarëve të saj, me përjashtim të parashikuar me ligj.
Titulli: Koronavirusi nuk është një princ (as një princeshë)
Autori: María Coco Hernando www.mariacoco.es
Ilustrimi dhe modelimi: Sara Ramírez Sáez www.shine.es
Korrigjimi: María Rodríguez Coco www.mariacoco.org
Përkthim: Venera Gudaci
Tipografi shkronjash: Sergio Jiménez dhe Pablo Cosgaya
Për Manun dhe Tomin.
Për Elisën dhe Huliën.
Sepse nganjëherë nuk është e thjeshtë ti shpjegosh këto gjëra.
Sepse tregimet janë dritarja më e mirë në të cilën shikojmë dhe udhëtojmë.
Sepse jo gjithçka shkon ashtu siç duam.
Sepse së bashku kalojmë gjithçka.
Sepse çdo ditë në shtëpi është një mundësi më
shumë për të vazhduar të mësojmë nga ju.
2
Sot nuk ka shkollë.
Këto javë janë shumë të NDRYSHME.
Prej disa ditësh, të moshuarit flasin për një të
ashtuquajtur koronavirus.
Kur i dëgjoj, mendoj për një
princ ose një princeshë.
Koronavirusi është SHUMË SHUMË I VOGËL
Kalaja e tij është e mbushur plot me shokë.
Jam i sigurt se ai nuk shkon në shkollë.
A mund ta shohim atë nën mikroskop?
3
4
Babi pastron shtëpinë me nervozë dhe mami
nuk ndalet së punuari në kompjuter.
Bisedon me MJEKUN dhe ka një fytyrë të
lodhur. Ndoshta po sëmuret.
I THËRRASIM GJYSHËRIT dhe u kërkojmë
që të mos dalin nga shtëpia.
Duhet të jetë shumë ftohtë sepse
në rrugë NDRIÇON DIELLI.
5
6
Mendoj se si mund të jetë Koronavirusi.
A do të jetë ROKER apo do të ketë KOSTUM
POMPOZ? Familja ime pëlqen muzikën,
prandaj preferoj të jetë roker.
A thua ku jeton meqë
lëviz AQ SHPEJT?
Mami thotë që mbase do të takohemi një ditë.
7
8
I kalojmë ditët në shtëpi.
LUAJMË SHUMË me mamanë dhe babin.
Ushtrojmë me konzolë.
Pikturojmë dhe presim.
QESHEMI gjithë kohën.
9
10
Asnjëherë nuk kemi kaluar kaq
shumë kohë pa dalë jashtë.
Edhepse më pëlqen shumë!
Ndërsa tani hapim dritaren dhe BISEDOJMË
ME FQINJËT përballë. As ata nuk dalin.
Duartrokasim së bashku natën.
E bëjmë atë për njerëzit që punojnë
që në të jemi më mirë.
Gjithçka është ndryshe.
11
12
Gjithashtu shpesh i LAJMË duart
dhe lahemi pa nxitim.
Pastrojmë shtëpinë dhe ndihmojmë në gatim.
Bëjmë GJËRA TË REJA.
Sot ka filuar të më dhemb FYTI
dhe kam pak temperaturë.
NUK DO TË SHKOJMË TEK MJEKU.
Babi dhe nëna thonë se Koronavirusi ka
mbërritur, por unë ende nuk e shoh atë.
Po, duhet të jetë i vogël.
Do ta kërkoj me lupë.
15
16
Kur TESHTIJ dhe mbuloj gojën me pjesën e
brendshme të BËRRYLIT, më japin 2 pikë.
Nëse i laj duart shumë edhe midis
gishtërinje fitoj edhe 1 pikë më shumë.
Çmimi është të hash ÇOKOLATË në mesvakt!
17
Gjyshërit gjithashtu kolliten.
Ata gjithashtu nuk largohen nga
shtëpia dhe çdo ditë bisedojnë
më mjekun përmes telefonit.
Ne bëjmë VIDEO BISEDA dhe tregojmë shaka.
18
Është argëtuese!
19
20
Do të vonojmë të
kthehemi në shkollë.
Në mëngjes bëjmë
DETYRAT që na japin mësuesit
ndërsa pasditeve LUAJMË.
Tashmë jemi adaptuar.
Ndihem më mirë.
21
E gjetën atë tashmë!
Në lajme thonë se një grua
e ka parë atë me mikroskopin e
saj, sa me fat ka qenë ajo!
E dija se mund të shihet!
Do të bëjnë një VAKSINË në mënyrë
që të gjithë të bëhemi mirë.
23
24
Unë kam bërë një vizatim të KORONAVIRUSIT.
Jua prezantoj.
Tani që e njohim njëri-tjetrin, do TË
MËSOJMË TË BASHKËJETOJMË.
25
Nëse të gjithë dëgjojmë dhe
qëndrojmë në shtëpi,
SHUMË SHPEJT DO TË KTHEHEMI NË
SHKOLLË me shokët tanë.
27
KEMI SUPER FUQINË
QË TË MBROHEMI
Larja e duarve është kënaqësi. Le të bëjmë një sfidë!
Mendoni për këngën tuaj të preferuar dhe këndojeni
të tërën ndërsa i fërkoni mirë duart me sapun.
Mos e prekni gojën, hundën dhe sytë. Nëse e bëni këtë,
do të keni një pikë më pak për super mesvaktin!
Kur kolliteni ose tështini, mbulojuni me pjesën e brendshme
të bërrylit tuaj. Çfarë gjërash të tjera keni bërë më parë
me të? Mendoni deri në tre. A është e vështirë?
28
Nëse keni frikë, bisedoni me nënën dhe babin. Ata
do t’ju kuptojnë dhe do t’ju shpjegojnë se çfarë po
ndodh. Është normale që të ndjeheni të frikësuar.
Gjithë ditën në shtëpi dhe mund të bëjmë një mijë gjëra!
Është koha për të ndihmuar me pastrimin, të mësoni të lidhni
këpucët tuaja, të zbuloni se cila është pica jonë e preferuar….
Nëse të dhemb koka ose fyti, tregoni nënës dhe
babit. Ata gjithmonë do të kujdesen për ty.
Nëse mërziteni, afrojuni tek tregimet. Kap një libër
dhe lexo. Ata janë portali për botërat e tjera.
ÇDO GJË DO TË SHKOJË MIRË
29