Transform your PDFs into Flipbooks and boost your revenue!
Leverage SEO-optimized Flipbooks, powerful backlinks, and multimedia content to professionally showcase your products and significantly increase your reach.
Arben Kurteshi
Macja Artë dhe Shtriga
Tregime për fëmijë
Botues
ProkultPress
Biblioteka
Simfonia e fjalës
Redaktor gjuhësor
Fatmir Halimi
Ilustrimet në libër
Arben Kurteshi
Dizajni
Saranda Halimi
@ - Të gjitha të drejtat i takojnë autorit.
Arben Kurteshi
Macja Artë dhe Shtriga
Tregime për femijë
Shtëpia Botuese
ProkultPress
Prishtinë
2025
5
‘’ Poeti Arben Kurteshi, i njohur për
pasionin e tij të madh ndaj letërsisë, kësaj here
hyn fuqishëm në letërsinë për fëmijë me librin
e tij të mrekullueshëm “Macja Artë dhe
Shtriga”.
Përmes këtyre tregimeve, autori zbret me
delikatesë në botën magjike të fëmijëve, duke
ushqyer te të vegjlit ndjenjën e dashurisë dhe
pasionit për të komunikuar me kafshët.
Libri shfaq një gërshetim të përsosur
midis imagjinatës dhe realitetit, duke lënë
gjurmë të thella në botën shpirtërore të
lexuesve të rinj.”
Ma.Sc. Fatmir Halimi
6
Macja Artë dhe Shtriga
Na ishte njëherë një mace e vogël dhe shumë e veçantë,
që quhej Arta. Ajo jetonte në një fshatar në një fshat
plot gjallëri, bashkë me shumë kafshë të tjera. Por Arta
nuk ishte si macet e tjera – ajo kishte një sy të gjelbër si
bari dhe një sy tjetër të artë që shkëlqente si rrezet e
diellit. Syri i saj i artë mund të shihte gjëra që askush
tjetër nuk i shihte minjt që fshiheshin në vrima dhe
madje edhe përtej mureve të trasha të fermës.
Në fermë ku jetonte, fshatari i zellshëm me familje i cili
kujdesej për kafshët dhe kultivonte një lloj fasule
shumë të shijshme në arat e tij. Këto fasule ishin të
famshme në gjithë tregun dhe për to paguhej shumë.
Por, ajo që askush nuk e dinte, ishte se këto fasule ishin
dhuratë nga një plakë shumë vite më parë, që nuk e
kishte takuar më kurrë. E vërteta ishte që kjo plakë
ishte një shtrigë, e cila jetonte, në një mal të fshehtë.
Falë pijes së saj magjike që ajo vetë përzinte; shtriga
ishte e padukshme për njerëzit dhe kafshët.
Për pijen e saj magjike asaj i nevojiteshin disa kokrra të
fasules së shijshme të cilat ajo ia kishte dhuruar
fshatarit para një kohe shumë të gjatë, dhe që nga
atëherë fshatari i zellshëm i kultivonte ato. Falë
padukshmërisë së saj shtriga mund të futej gjithkund;
edhe në bodrumin e shtëpisë së fshatarit ku gjendeshin
thasët me fasule që i nevojiteshin asaj për pijen
magjike.
7
8
Arta Ishte ulur para derës së bodrumit dhe pastronte
shputat e saj të zeza derisa nga pastërtia shkëlqenin.
Një ditë, Arta ishte ulur para derës së bodrumit dhe
pastronte shputat e saj të zeza derisa nga pastërtia
shkëlqenin. Papritur, syri i saj i artë kapi diçka në qiell:
një zog i madh me krahë vjollcë po fluturonte drejt
fermës. Ai u ul pikërisht para derës së bodrumit dhe
shndërrohet në një grua të çuditshme me një mantil të
gjatë të zi. Ishte shtriga! Arta e pa me habi teksa shtriga
nxori një çelës të ndryshkur dhe hapi derën e bodrumit.
“Mjau, ç’po ndodh këtu?” – tha Arta me zë të ulët. Me
hapa të lehtë, ajo ndoqi shtrigën deri në bodrum dhe e
pa teksa mbushte një shportë plot me fasule. “Kjo është
vjedhje!” – mendoi Arta. Arta e shikonte se si shtriga
nxori nga manteli i saj një çelës të ndryshkur, e hapi
derën e bodrumit, dhe hyri brenda. –‘’Unë do të shkoj ta
kontrolloj se çfarë dëshiron të bëjë në bodrum shtriga,-
tha macja me vete“, dhe i shkoi pas shtrigës. Shtriga as
që e shikonte macen duke besuar se ajo është e
padukshme. Pa u ngutur fare mbushte shportën e saj
me fasulet e shijshme dhe të vlefshme. - Ah prit tash, po
mendohet Arta në vete. Ti s’do të mbetesh pa u dënuar
pasi që po i vjedh fasulet e zotit të shtëpisë.
Pa bërë zhurmë, ajo u ngjit shkallëve dhe me shumë
mund e mbylli derën e bodrumit, duke e lënë shtrigën
brenda.
9
10
E entuziazmuar, Arta vrapoi të thërriste zotin e
shtëpisë për ti treguar se çka ka zënë në bodrum, por ai
sot kishte shkuar në fshat për të blerë gjëra dhe macja
e takoj në shtëpi vetëm qenin besnik të
shtëpisë. Arapin. “Eja shpejt, Arap, kam zënë një
shtrigë në bodrum!” – tha ajo. Por Arapi qeshi: “Ti ke
parë ëndërr, Arta. Shtrigat nuk ekzistojnë.” Megjithatë,
ai shkoi me të për të parë se çfarë kishte ndodhur. Por
kur mbërritën, shtriga kishte zhdukur – ajo kishte
përdorur fuqitë e saj magjike për t’u kthyer në mi dhe
kishte dalë nga një vrimë.
“Aha, Arta, kjo ishte një histori interesante, por unë
mendoj se minjtë i kanë vjedhur fasulet dhe zoti i
shtëpisë nuk do të ndahet i kënaqur kur të sheh se
fasulet prap janë vjedhur – tha Arapi me të qeshur. Arta
u ndje keq, por ajo nuk hoqi dorë nga plani i saj për të
zbuluar sekretet e shtrigës.
Kur një mëngjes Arta e gjeti të hapur derën e bodeumit
prit se tash të tregoj diçka u mendua macja, dhe i hapi
thonjtë e këmbës së parë për ta gërvishtur shtrigën. Por
Arta e kishte vërejtur shumë vonë derën e mi hapur të
bodrumit; shtriga vetëm se kishte shkuar dhe mbrapa
kishte lënë vetëm pak kokrra të fasules në bodrum.
Gjersa Arta po qëndron brenda në bodrum, vetëm se
dëgjoi se si u mbyll dera e bodrumit. - Mjau, mjau, mjau,
më le të dalë jashtë,- thërriste kot maja. Edhe Arapi nuk
e dëgjonte, sepse ishte duke e gërryer një
kock. Kaluan shumë orë dhe Arta ishte e etuar dhe
uritur shumë.
11
12
Në errësirë kërkonte diçka që mund ta hante, nëse nuk
gjej diçka të pirë dhe ngrënë do të ngordhi nga etja dhe
uria,- mendohej macja. Me thonjtë e saj të prehtë e çau
një thes për të parë se mos gjen diçka për të ngrënë. Por
nga plasa ranë vetëm disa kokrra të bardha të fasules.
Zoti i shtëpisë e kishte blerë në treg këtë thes me fasule
të një lloj tjetër si rezervë për dimër, pasi që vera e
kaluar kishte qenë shumë e thatë dhe shumë pakë
fasule të shijshme kishte mbledhë në arat e veta.
Përsëri vetëm fasule,- mendohej macja e zhgënjyer. Ajo
nuk e vërejti se, disa nga kokrrat e fasuleve të blera që
ranë nga thesi në tokë u përzien me disa kokrra të
fasuleve ‘’magjike“ të shtëpisë. Kaluan dy ditë derisa
zoti i shtëpisë e hapi derën e bodrumit i cili kishte
ardhur në bodrum për të marrë diçka. Atij i erdhi mirë
dhe çudi kur pa Artën në bodrum, e cila sillej rreth
këmbëve të fshatarit. Arta u gëzua që u lirua nga
‘’burgu“ në bodrum. Kur fshatari vërejti se macja ka
shqyer thesin rezervë me fasule i bërtiti pak dhe i tha
Artës se, prej kur ti ke filluar me ngrënë fasule në vend
të minjve!?
Natyrisht, që Arta ishte shumë e dëshpëruar, edhe pse
ajo bënte mjau, mjau para fshatarit. Ai nuk mundi ta
kuptonte macen se çka kishte ndodhur. Vera kaloi dhe
pas vjeshtës erdhi dimri. Macja kishte pasur shumë
kohë të mendohej se pse shtriga po i vjedhë fasulet e
bardha dhe se si do të vepron nëse përsëri vjen shtriga.
Ishte acar i madh dhe bora kishte rënë si një mantel e
bardhë gjithë andej që shkëlqente nga rrezet e diellit.
Arta po pushonte në pragun e dritares dhe dielli e
ngrohte mbi gëzofin e saj të trashë dimëror.
13
14
Nganjëherë Arta i hapte sytë me vështirësi që të shikon
se mos po kalon ndonjë zog , por kush po vjen duke
fluturuar, nga këndi i syrit po e vëren se si po vjen
shtriga e paturpshme në pikë të ditës dhe shkoi direkt
te bodrumi dhe zbriti nga fshesa e saj. Arta si vetëtimë
shkoi fshehtas te bodrumi. Qëndron ulur para derës së
bodrumit, që mos e mbyll përsëri shtriga në bodrum.
Arta me gjithë guximin e saj bëri mjau ,- Stop shtrigë,
leri fasulet mos i merr se përndryshe do ta thërras zotin
e shtëpisë dhe ai të dëbon ty! Aha ti je Arta , a mos po
dëshiron që të mbyllë ty përsëri në bodrumin e errët
dhe pastaj minjtë vallëzojnë jashtë para teje,- i tha
shtriga Artës duke qeshur. Shko, thirre zotin e shtëpisë.
Ai mua nuk mund të më sheh dhe fasulet nuk janë të tij,
unë ja kam dhuruar para disa viteve. Macja eci disa
hapa shkallëve të bodrumit dhe u ul direkt para
fasuleve. Arta shikonte nganjëherë në drejtim të derës
së bodrumit se mos po e mbyll shtriga si herën e
fundit. Ti ‘’shtrigë“ mjau i tha Arta, desha të të pyes
diçka: Ti vetë u lirove kur të mbylla unë ty në bodrum.
Si munde ti të dalësh jashtë bodrumit?! Shtriga ishte
krenare që të tregon për aftësitë e saj magjike. ‘’Ah ti
mace që nuk kupton asgjë!’’. Fasulet e zotit të shtëpisë
suaj kanë fuqi magjike. Unë e hëngra një kokërr, dhe u
shndërrova në mi, e pastaj dola nga një vrimë që është
në derën e bodrumit.
Kur dola jashtë e kafshova edhe një kokërr tjetër të
fasules, dhe përsëri u shndërrova në shtrigë sikur që
isha më parë“. Arta u çudit dhe i tha: interesant!
15
16
Arta e dinte që fasulet e shtëpisë kishin një shije të
mrekullueshme, por ajo që mësoi atë ditë, ishte krejt e
re për të: këto fasule kishin fuqi magjike. Me syrin e saj
të artë, Arta vështroi një kokërr të fasules magjike dhe
vërejti se ajo shkëlqente ndryshe, me një dritë të
veçantë plot fshehtësi.
- “Shtrigë, të lutem më trego, a është e vërtetë që
këto fasule kanë forcë magjike?” pyeti ajo. “A mund të
shndërrohesh përsëri në një mi?”
Shtriga qeshi dhe iu përgjigj:
- “Sigurisht që mundem, por nuk jam aq budallaqe
sa të shndërrohem në mi, që pastaj ti të më hash…! Por
nëse ti dëshiron, mund të shndërrohem në një pulë.”
Pa humbur kohë, shtriga përpiu një kokërr fasule dhe
menjëherë u shndërrua në një pulë të madhe, me kapele
të gjatë dhe krahë ngjyrë të zezë e violete.
-“A po e sheh? Ka, ka, ka!” – kakarisi ajo krenare.
“Është shumë e thjeshtë!”
Pulë e shndërruar ecte lart e poshtë me krenari në
bodrum, duke shfaqur magjinë e saj. Arta e vështroi me
habi dhe i tha:
- “E meriton një duartrokitje. Kjo ishte vërtet
mahnitëse!”
- “Mirë, e dashur pulë. A mund të shndërrohesh
përsëri në shtrigë?” – pyeti Arta, duke ia kthyer
qetësisht vështrimin.
Shtriga kakarisi përsëri dhe tha:
- “Më pyet për diçka tjetër, se kjo është tepër e
thjeshtë për mua!”
17
18
Duke folur, shtriga çukiti me sqep një kokërr fasule që
Arta i kishte shtyrë nga thesi i fasuleve të zakonshme.
Por kësaj here, asgjë nuk ndodhi. E habitur, ajo filloi të
çukiste edhe kokrra të tjera, njëra pas tjetrës, por
përsëri, nuk mund të shndërrohej.
Arta e vërejti këtë dhe, si vetëtimë, doli nga bodrumi
dhe mbylli derën pas saj.
Brenda, shtriga e shndërruar në pulë kakariste me zë të
lartë dhe çukiste në derë, duke kërkuar të dilte.
Brenda, shtriga e shndërruar në pulë kakariste me zë të
lartë dhe çukiste në derë, duke kërkuar të dilte.
Arta iku nga bodrumi, duke shkuar drejt vendit Të
prefereruar te dritarja ku shkëlqente dielli, kaloi
përrrethë qenit Arapi duke e vështruar me një shikim
triumfues.
Të nesërmen, gruaja e fshatarit shkoi në bodrum për të
marrë fasule për darkë. Papritur, nga bodrumi fluturoi
një pulë me kapele të zezë dhe krahë violetë. Gruaja e
kapi pulën dhe e dërgoi në kotec me pulat e tjera.
Fillimisht, pulat e tjera u frikësuan nga kjo pulë e
pazakontë, me ngjyrat dhe kapelën e saj të çuditshme.
Por shpejt, ato filluan të qetësohen, sepse pula e re iu
tregonte përralla interesante, të cilat pulat e tjera i
dëgjonin me kënaqësi.
Shtriga, tani e shndërruar në pulë, gjeti një jetë të re
mes pulave të tjera. Ajo që dikur kishte qenë e vetmuar
në mal, tani ishte në qendër të vëmendjes. Vezët e saj
ishin më të mëdha, me një shije të veçantë, dhe
shkëlqenin ndryshe – një shkëlqim që vetëm syri i artë
i Artës mund ta dallonte.
19
20
Macja Artë dhe dhelpra
Një mëngjes me diell, pula e fshatarit shëtiste jashtë
oborrit me dhjetë zogjtë e saj të vegjël. Ata sapo kishin
dalë nga vezët disa ditë më parë dhe mezi prisnin të
mësonin si të shpupurinin në pleh. Zogjtë kërcenin dhe
fluturonin të gëzuar mbi plehun e kafshëve. Njëri prej
tyre, Puci, nga gëzimi kërceu aq lart, sa përfundoi mbi
murin afër. Por, ohoho! Nga mospërvoja, rrëshqiti dhe
ra në anën tjetër të murit, në tokën e fortë.
“Auu, ahh!” - filloi të qante Puci. Ai kishte thyer këmbën
e majtë dhe thërriste me zë të lartë për ndihmë.
Në atë çast, macja Arta, me syrin e saj të artë, po shtrihej
para dritares duke u ngrohur në diell. Kur dëgjoi zërin
e zogut të vogël që qante “ciu, ciu, ciu”, ajo kërceu dhe
shkoi të shikonte çfarë kishte ndodhur. Aty pa pulën e
shqetësuar që kakariste dhe vogëlushin Puci të lënduar.
Arta me syrin e saj të artë menjëherë vërejti se zogu i
vogël Puci kishte thyer këmbën e majtë.
21
22
Macja e zgjuar shkoi me vrap dhe e thirri fshataren.
Fshatarja e mori Pucin me kujdes dhe e çoi në kuzhinë.
“Mos ki frikë, aventurier i vogël,” - i tha ajo. Me butësi,
ia pastroi këmbën ja lyu me një cremë që e kishte
prodhuar nga fasulet magjike dhe ia lidhi. “Disa ditë do
të qëndrosh tek unë, derisa të shërohesh.”
Ditët kalonin dhe këmbët e Pucit filluan të
përmirësoheshin, por ai mezi priste të bashkohej me
motrat dhe vëllezërit e tij. Kur fshatarja harroi derën
hapur, Puci doli jashtë dhe nisi të kërkonte familjen e
tij. Në rrugën e tij, takoi qenin Arapin, i cili e këshilloi:
“Puci, tuci, mos ec shumë larg! Këmba jote ende është e
dobët.” Por Puci i vogël nuk dëgjoi. Ai eci deri tek një
pellg, kishte edhe dhimbje në këmbë derisa u gjend
pranë një mali dhe u shtri nën hijen e një pishe për të
pushuar.
23
24
Papritmas, dëgjoi një zë të thellë dhe të frikshëm:
“Mirë se erdhe, dreka ime!”
Aty ishte dhelpra dinake. E uritur dhe e rrezikshme, ajo
iu afrua Pucit dhe tha: “Një zog si ti është perfekt për një
supë të shijshme!” Dhelpra mori zogun me vete, dhe e
çoi në shpellë. Unë jam i vogël tha Puci me zë të
frigësuar, nuk është mishi me rëndësi për mua por
shija, shija ja ktheu dhelpra. Aty e mbylli derën dhe vuri
një tenxhere me ujë mbi zjarr.
Ndërkohë në shtëpi në shtëpi të gjithë e kishin
vërejtur se Puci mungonte dhe ishin të brengosur.
Gjithkush e kërkonte me padurim.
“Unë po hipi në kulmin e stallës, ndoshta nga lart mund
ta shoh Pucin!” – tha Arta, duke iu drejtuar pulave të
shqetësuara. Me syrin e saj të artë, Arta shikonte përtej
largësive, madje edhe ndërmjet mureve të shtëpive.
Papritmas, syri i saj vërejti diçka në shpellën ku jetonte
dhelpra. Puci ishte aty, ulur pas një cepi, shumë i
frikësuar, ndërsa dhelpra kishte vendosur një tenxhere
me ujë mbi oxhak!
25
26
“E gjeta Pucin!” – thirri Arta, por nuk ua tregoi
pulave në çfarë gjendjeje ndodhej ai. E
shqetësuar, filloi të mendonte si ta shpëtonte
shokun e saj të vogël.
Pas pak, një ide i lindi. Ajo vrapoi me nxitim në
bodrum dhe mori dy kokrra fasule me forcë
magjike. Këtë e kishte mësuar nga shtriga, se
kishin aftësi të jashtëzakonshme. Pasi i futi në
xhep, Arta nxitonte drejt shpellës së dhelprës,
duke ndjerë pak frikë, por edhe vendosmëri.
27
28
Kur mbërriti te dera e shpellës, Arta përpiu një nga
kokrrat magjike të fasules. Në atë çast, ajo u shndërrua
në një pulë të madhe e të trashë. Kur pula trokiti në derë
dhelpra duke u menduar kush po e pengon në këtë
moment, e hapi derën.
Para saj, qëndronte një pulë me pamje të majme dhe të
shijshme.“Përshëndetje, dhelpër!” – i tha Arta, duke u
përpjekur të mos tregonte frikë. “Dëgjova që ke zënë një
zog për të bërë supë. Por kam një propozim për ty. Nëse
e liron zogun, mund të bësh supë me mua. Jam shumë
më e majme dhe do të dalë një supë shumë më e mirë!
Dhelpra, e kënaqur me këtë ofertë, nuk hezitoi dhe
shkoi ta lironte Pucin. Puci, i rraskapitur, vrapoi jashtë
shpellës.
“Hyj tani brenda, pulë e majme! Uji është gati duke
vluar!” – tha dhelpra, duke treguar me padurim
tenxheren.
Pasi hyri brenda, Arta e përpiu kokrrën e dytë të fasules
dhe u shndërrua sërish në një mace. Pa u vënë re nga
dhelpra, ajo shkoi drejt fundit të shpellës, ku ishte
errësirë.
Dhelpra, e etur për të kapur “pulën”, u kthye dhe e
kërkoi në errësirë. Por përpara saj ndodhej një mace
me thonj të mprehtë, e gatshme për sulm. Arta e goditi
në hundë, duke shkaktuar një ulërimë të madhe. E
frikësuar, dhelpra vrapoi jashtë shpellës me sa fuqi që
kishte, duke u përpjekur të shpëtonte nga sulmet e
mëtejshme të maces.
29
30
Pasi largoi dhelprën, Arta e mori Pucin mbi
shpinën e saj dhe të dy, të lumtur, u nisën drejt
shtëpisë.
Kur arritën, të gjithë banorët e shtëpisë u gëzuan
pa masë. Pulat përqafonin Pucin dhe e
falënderonin Artën për trimërinë e saj.
31
32
Pas disa ditësh, Puci u shërua plotësisht dhe nisi
të luante sërish me familjen e tij.
Si shenjë falënderimi e mirënjohjeje, pulat e
shpërblyen Artën me një vezë të freskët, të cilën
ajo e shijoi me kënaqësi, duke e lëpirë dhe ngrënë
ngadalë.
33
34
Macja Artë dhe qeni Arapi
Macja Arta dhe qeni Arapi ishin ulur së bashku në oborr
dhe shikonin pulat teksa shëtisnin zogjtë e tyre të
vegjël. Pak ditë më parë, zogu i vogël Puci kishte
humbur dhe për pak sa nuk ishte bërë pre e një dhelpre.
Por Arta, me një guxim të madh, kishte arritur ta
shpëtojë Pucin nga shpella e dhelprës në momentin e
fundit.
“Arap, ti sigurisht e ke përjetuar kur erdha unë në këtë
shtëpi. A e njeh nënën dhe babanë tim?” – pyeti Arta me
kureshtje.
“Vërtet dëshiron ta dëgjosh historinë tënde?” – ia ktheu
Arapi duke buzëqeshur.
“Po, po, më trego menjëherë!” – iu përgjigj Arta gjithë
padurim.
“A të kujtohet ajo shtriga që jetonte afër malit?” – e
pyeti qeni.
Arta lëvizi kokën në shenjë pohimi: “Po, më kujtohet!”
35
36
“Një ditë, kur shtriga fluturonte me fshesën e saj, ajo
erdhi shpejt mbi oborrin tonë. Për të shmangur
përplasjen me një zog, ajo bëri një kthesë të madhe dhe
ti, që ishe ulur mbrapa saj mbi fshesë, nuk munde të
mbahej mirë dhe u rrëzove. Për fat, ra mbi plehun në
oborr. Pulat të nxorën prej aty dhe të sollën këtu, në
këtë shtëpi.”
Arta e shikoi Arapin me sy të hapur dhe e habitur nuk
dinte ç’të thoshte.
Pas një momenti, Arapi filloi të qeshte me zë të lartë:
“Ah, Arta, vetëm po bëja shaka!”
“Ti bën shaka me mua!” – tha Arta duke qeshur.
“Mirë pra, tani do të tregoj të vërtetën,” – tha Arapi.
Disa ditë më parë kishte rënë shumë shi dhe lumi afër
arave kërcënonte të dilte nga shtrati. Fshatari, i
shqetësuar, më thirri mua për ta ndihmuar të shikojmë
çfarë po ndodhte. Kur mbërritëm te lumi, dëgjuam një
zë të dobët, si një vaj fëmije. I shqetësuar, fshatari pa një
kuti kartoni që lundronte mbi ujë dhe që kishte ngecur
në një degë. “Arap, më duhet ta nxjerr kutinë nga lumi!”
– më tha ai.
37
38
Unë i solla një shkop të gjatë, e afruam dhe unë
kapa kutinë, dhe pastaj së bashku të nxorrëm nga
lumi. Brenda saj ishe ti, një mace e zezë e vogël, e
lagur dhe duke u dridhur. Fshatari të mbështolli
me mantelin e tij dhe të mbajti ngrohtë derisa të
arrinim në shtëpi.
39
40
Kur mbërritëm në shtëpi, fshatarja të mori me
kujdes dhe të vendosi në një shportë të mbuluar
me një shami pranë oxhakut. Të ngrohu dhe të
dha qumësht me shishe, të cilin ti e pije me
kënaqësi, duke u përpjekur t’i falënderosh ata me
sytë e tu të lodhur.
Njëri sy i yti, ai i majti, ishte i sëmurë dhe nuk
hapej dot. Por fshatarja kujdesej çdo ditë për ty,
duke ta pastruar syrin me ujë të fasuleve.
Gradualisht, ti u përmirësove dhe, një mbrëmje,
fshatarja pa se syri yt i majtë shkëlqente si ari.
41
42
Ditën tjetër, të liruan të dalësh në oborr. Kur më
pe, hipje mbi shpinën time dhe më bëje masazh
me thonjtë e tu të vegjël. Edhe pse fillimisht isha
i pakënaqur, shpejt e kuptova se ti thjesht po
kërkoje shoqëri. Prej atëherë, u bëmë miqtë më
të mirë.
Kur ishe mace e vogël, më së shumti kishe dëshirë
të luanim fshehurazi. Natyrisht, me nuhatjen
time, unë të gjeja ty shumë shpejt. Por edhe ti më
gjeje mua po aq shpejt. Madje, edhe kur fshihesha
në bodrum, mbrapa thasëve të fasules, më gjeje
gjithmonë. Unë të akuzoja se nuk i mbyllje sytë
mirë kur unë shkoja të fshihesha në bodrum. Ti
më thoje se nuk më kishe shikuar kur isha
fshehur, por më kishe vërejtur përmes mureve.
Unë nuk të besoja dhe të thashë: “Ma vërteto
këtë!”
“Mirë,” më the ti. “Shko dhe fshihu pas drurit dhe
unë do të tregoj çfarë je duke bërë.”
Pas drurit, unë u shtriva në shpinë dhe të pyeta:
“Çfarë jam duke bërë tani?”
“Ti je shtrirë në shpinë,” – m’u përgjigje ti.
Shpejt u zgjova në këmbë dhe të thashë: “Ti më ke
parë kur u fsheha!”
“Jo, vërtet jo, Arap,” – më the ti.
43
44
“Provo edhe njëherë në ndonjë vend tjetër,” –
vazhdove ti.
Kësaj here shkova në stallë, hyra brenda dhe e
mbylla derën. Pastaj të pyeta: “Arta, çfarë jam
duke bërë tani?”
“Ti je duke qëndruar në tri këmbë!” – m’u
përgjigje ti.
Po, ishte e vërtetë. Më në fund mu desh të pranoja
se ti me të vërtetë mund të shikoje përmes
mureve.
“Kjo ka diçka të bëjë me syrin tënd të artë,” – u
mendova unë.
“Mjau,” – më the ti, “edhe unë mendoj se është
ashtu.
45
“
46
Pas këtyre fjalëve, Arta u mbështet te qeni
Arapi, shpëtimtari i saj, dhe pastaj shkoi për të
pushuar në vendin e saj të preferuar tek dritarja
e kuzhinës.
47
48
BIOGRAFIA E AUTORIT
Arben Kurteshi lindi në Gjilan. Shkollen fillore e
mbaroi në "Selami Hallaçi“, ndërsa të mesmen në
gjimnazin, „Zenel Hajdini" në Gjilan.
Në vitin 1991 migroi në Zvicër. Atje vazhdoi shkollimin
e lartë në "Akademikergemeinschalt" (AKAD) ne Cyrih
dega ekonomi. Është menaxher në kompani globale
farmaceutike.
Arbeni është njohes i mirë i giuhes giermane, angleze ai
është baba i dy vajzave. Hobi i tij është sporti, dhe pasin
leximi e letërsia. Librat e botuara:
- 2015 , Tingujt e zemrës* poezi
- 2019 përmbledhje „Tingujt e zemrës", poezi,
tregime, thënie, pentagrame.
- 2021 Romani „Plisi"
- 2021 libri „Pak flozof*
- 2024 riboton përsëri librin „Tinguit e zemrës".
- 2024 përmbledhje „Shfaqje teatrale".
- 2025 „Macja Artë“ Trilogji libër për fëmijë.
50
Libra tjera të autorit
Shkarko:
51
Libra tjera nga Autori:
52
Përmbajtja
Macja Artë dhe Shtriga, ...6
Macja Artë dhe dhelpra,...20
Macja Artë dhe qeni Arapi, ...34
Biografia e autorit, ...49
53
Arben Kurteshi
Macja Artë dhe Shtriga
Tregimi per femije
Përfaqësues për botim të librit:
SHB ProkultPress, Prishtinë
Kontakti në tel: 00383 44 480 422
E-mail:shbprokultpress@gmail.com,
fatmir.halimi@hotmail.com
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
821.18-93-32
Kurteshi, Arben
Macja artë dhe shtriga : tregime për fëmijë / Arben
Kurteshi. - Prishtinë : ProkultPress, 2025. - 53 f. :
ilustr. ; 20 cm. - (Biblioteka : Simfonia e fjalës)
ISBN 978-9951-834-69-8