22.03.2016 Views

testet gjuha 4

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Teste Gjuha shqipe 4

Teste për Gjuhën shqipe

Provo veten

4

Botimet shkollore Albas

1

Teste Gjuha shqipe 4

Rubrika 1: Çdo ditë së bashku

Test nr. 1

Varianti I

Lexo tekstin e mëposhtëm

Ilira dhe Genti janë motër e vëlla. Ata jetojnë në Tiranë në një apartament

në qendër të qytetit. Dëshira e tyre më e madhe është të kenë një qen me të

cilin të kalojnë ditën.

Një ditë ata ua shprehën prindërve dëshirën e tyre. Mami dhe babi i dëgjuan

me vëmendje. Në fund ata u thanë se s’mund t’ua plotësonin këtë dëshirë.

Qenushi kërkonte kujdes. Shtëpia e tyre ishte shumë e vogël dhe gjatë ditës

aty nuk kishte njeri. Donte edhe kohë për t’i përgatitur ushqimin, për ta larë,

për ta shëtitur etj.

Genti u mërzit shumë. Papritur iu kujtua diçka. Mori albumin e fotove dhe

menjëherë shkoi pranë mamit. Në një foto kishte dalë mami e vogël me një

qen me emrin Tomo. Mami i kishte treguar histori shumë të bukura për qenin

e saj. Ai i mbante mend të gjitha dhe kënaqej sa herë i dëgjonte.

- Mami, unë dhe Ilira duam që ju ta mendoni dhe një herë dëshirën tonë.

Pas disa ditësh Ilira dhe Genti mbetën të habitur kur panë mamin dhe babin

me një qen të vogël në dorë.

- Tani kujdesuni dhe kënaquni me qenin tuaj, ashtu sikur jam gëzuar unë

kur kam qenë e vogël, - iu tha mami.

Sa shumë u gëzuan fëmijët!

2

Teste Gjuha shqipe 4

Rretho përgjigjen e saktë

1. Dëshira më e madhe e fëmijëve ishte: 1 pikë

a. të shkonin me pushime.

b. të kishin një mace.

c. të kishin një qen.

tëbëninfotografi. ç.

2. Pse prindërit nuk donin t’ua plotësonin dëshirën: 1 pikë

a. nuk i donin kafshët.

b. nuk kishin mbajtur ndonjëherë kafshë.

c. shtëpia e tyre ishte e vogël.

ç. nuk kishte kush të kujdesej për qenin.

3. Prindërit ua plotësuan dëshirën më pas, sepse: 1 pikë

a. Fëmijët ua kërkuan disa herë këtë gjë.

b. Iu kujtua fëmijëria e tyre.

c. Nuk donin që fëmijët e tyre të mërziteshin.

4. Zgjidh nga hyrja, zhvillimi dhe mbyllja e tekstit të mësipërm një ose dy fjali 6 pikë

dhe shkruaji.

Hyrja: ...........................................................................................................

Zhvillimi: ..........................................................................................................

Mbyllja: ...........................................................................................................

5. Përcakto pikat e planit të tregimit. 5 pikë

6. Shkruaj shenjat e pikësimit që përdoren në dialog. 4 pikë

3

Teste Gjuha shqipe 4

7. Gjej katër përemra pronorë në tekstin e mësipërm dhe shkruaji. 2 pikë

8. Ndaj në fund të rreshtit fjalët e mëposhtme. 3 pikë

mësim .......................................................

plep .......................................................

luani .......................................................

9. Kthe në numrin shumës, në trajtën e shquar, këto grupe fjalësh: 6 pikë

një trup i hollë ..............................................................................

një nxënëse e mirë ..............................................................................

një pyll i madh ..............................................................................

10. Në tekstin e mësipërm nënvizo foljen jam dhe kam kur janë përdorur 4 pikë

si folje ndihmëse dhe shkruaji më poshtë.

11. Shkruaj një fjali ku të përdorësh emrin Tiranë në numrin njëjës, 2 pikë

trajta e shquar, rasa gjinore.

12. Vendos emrat e nënvizuar në tekstin e mësipërm në tabelë dhe 20 pikë

plotësoje atë.

Emri Lloji Konkret abstrakt Rasa Trajta Gjinia Numri

Vlerësimi

Pikët 0-10 11-18 19-26 27-34 35-42 43-49 50-55

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Shënim: Për pyetjen 10, 11 do të punohet me tekstin në fillim të testit nr. 1.

4

Teste Gjuha shqipe 4

Varianti II

1. Nënvizo fjalinë që nuk është pjesë e tekstit: 1 pikë

Frutat janë një ushqim i rëndësishëm për njeriun. Në vende të ndryshme të botës kultivohen

fruta të llojeve të ndryshme. Shqipëria bën pjesë në kontinentin evropian. Fëmijët duhet të

konsumojnë çdo ditë fruta.

2. Rretho përgjigjen e saktë. 1 pikë

Një ditë tre shokë të ngushtë po bisedonin me njëri-tjetrin për qenin e Gentit.

I entuziazmuar Genti shprehet:

-Jam shumë i gëzuar që unë dhe motra ime tashmë kemi një qen në shtëpi!

-Edhe unë do të doja shumë të kisha një qen, por prindërit e mi nuk ma blejnë dot, sepse

nuk e mbajmë dot qenin në pallat, - thotë Andi.

-Unë mendoj se qeni më mirë duhet të rrijë në shtëpi ku ka oborr, ku edhe ai të ketë shtëpinë

e tij, jo të rrijë në një ambient bashkë me njerëzit, - u thotë dy shokëve Blendi.

-Po ne i kemi bërë një shtëpi të vogël në dhomën tonë... - përgjigjet Genti.

-Vërtet ju ia keni bërë shtëpinë, por ai do një shtëpi të vërtetë, ashtu siç kemi dhe ne, - ia

kthen Blendi.

-Kurse nëna ime thotë që nuk mund ta lëmë qenin vetëm në shtëpi kur ne ikim të gjithë në

shkollë dhe punë, - shton Andi.

-Atëherë unë do ta çoj qenin tim te gjyshi, pasi ai ka një shtëpi të madhe me oborr, dhe do

shkoj çdo pasdite ta shoh dhe të luaj me të.

-Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për qenin tënd, Genti, - shprehet Blendi

Teksti i mësipërm është:

a. dialog

b. diskutim

c. bisedë

3. Qarko emrin e shkruar gabim: 1 pikë

Elona ketri kaltrina Drini

4. Qarko ndarjen e saktë të fjalës përpunonte. 1 pikë

a. përpuno-nte

b. përp-unonte

c. përpunont-e

5

Teste Gjuha shqipe 4

5. Emri qershi në rasën dhanore, numri njëjës, trajta e shquar është: 1 pikë

a. qershisë

b. e qershisë

c. qershinë

ç. qershia

6. Erinda filloi t’i shkruajë një letër shoqes së saj. Ajo nuk e mbaroi atë. 4 pikë

Vazhdoje ti?

Tiranë, më 12.11.2010

E dashur Ola,

Sapo erdha nga shkolla. U gëzova shumë kur pashë mbi tavolinë një zarf me emrin tënd.

Më ka marrë malli shumë. Mezi pres pushimet e dimrit që të vij në Voskopojë. Babi më ka

premtuar të më blejë një palë ski, me të cilat

7. Gjej gabimet në dialogun e mëposhtëm dhe korrigjoji ato. 2 pikë

Mami më tha:

-Nesër do të shkojmë në Plazhin e Gjeneralit.

Sa mirë! Po ku ndodhet ai e pyeta unë.

-Ndodhet disa kilometra larg plazhit tonë, më tha ajo.

8. Rretho përgjigjen e saktë. Emri kërcim është: 1 pikë

a. emër konkret

b. emër abstrakt

9. Rretho përgjigjen e saktë. Emri djalit është në rasën: 1 pikë

a. Emërore

b. Gjinore

c. Dhanore

ç. Kallëzore

d. Rrjedhore

6

Teste Gjuha shqipe 4

10. Shkruaj pesë fjali ku emri libri të përdoret në të gjitha rasat. 5 pikë

1.............................................................................................................................................

2.............................................................................................................................................

3.............................................................................................................................................

4.............................................................................................................................................

5.............................................................................................................................................

11. Lako emrin lodër në trajtën e pashquar. 5 pikë

Emërore: ........................................

Gjinore: ........................................

Dhanore: ........................................

Kallëzore: ........................................

Rrjedhore: ........................................

Rretho përgjigjet e sakta.

12. Në fjalinë “Harabeli sqepin e ka të madh, ndërsa këmbët të shkurtra.”, 2 pikë

mbiemrat janë:

a. Harabeli

b. sqepin

c. të madh

ç. këmbët

d. e shkurtra

13. Emri çantë në trajtën e shquar, rasa kallëzore është: 1 pikë

a. çanta b. çantës

c. çantën ç. çantë

14. Në fjalinë “Pranë qytetit tonë ndodhet një pyll i madh.” përemri pronor 1 pikë

është:

a. qytetit b. pranë

c. pyll ç. tonë

15. Përemri pronor i saj është në: 1 pikë

7

Teste Gjuha shqipe 4

a. vetën e parë b. vetën e dytë c. vetën e tretë

16. Në fjalinë “Ata kishin dëgjuar shumë histori të bukura.”, folja ndihmëse 1 pikë

është:

a. kishin b. dëgjuar

17. Qarko fjalinë ku folja jam është përdorur si folje ndihmëse. 1 pikë

a. Ai është i stërvitur në volejboll.

b. Ata janë mësuar të fitojnë çdo garë.

c. Mirela është në ballkon.

18. Gjej dhe analizo emrat në fjalinë “Një ditë Mujit i humbi një lopë në bjeshkë”. 20 pikë

Emri Lloji Konkret/abstrakt Trajta Rasa

Vlerësimi

Pikët 0-14 15-21 22-27 28-32 33-38 39-44 45-50

Nota 4 5 6 7 8 9 10

8

Teste Gjuha shqipe 4

Rubrika 2: “Mirësi dhe paqe”

TestI nr. 2

Varianti I

Lexo poezinë.

Dardhës së Bardhës

I është tharë fyti

Për një gotë ujë

Dielli e mbyti

Kumbullës sumbullës

I është tharë goja

Nga vapa e verës

Lëngon e gjora

I pari kopshtari

Ngrihet që me natë

Pemëve të etura

u jep limonadë.

Rretho përgjigjen e saktë.

1. Poezia e mësipërme ka: 1 pikë

a. 2 strofa b. 4 strofa

c. 5 strofa ç. 3 strofa

2. Një strofë ka: 1 pikë

a. 3 vargje b. 4 vargje c. 5 vargje

3. Vargjet që rimojnë me njëri-tjetrin janë: 1 pikë

a. vargu i parë me vargun e dytë

b. vargu i parë me vargun e tretë

c. vargu i dytë me vargun e katërt

4. Shkruaj cila është tema dhe ideja e poezisë. 4 pikë

Tema: ...............................................................................................................

Ideja: ..............................................................................................................

5. Përshkruaj stinën për të cilën flet poeti në poezi. 4 pikë

9

Teste Gjuha shqipe 4

6. Gjej sinonimet e fjalëve të mëposhtme: 3 pikë

vapë ..........................................

kopshtari ..........................................

çohet ..........................................

7. Gjej antonimet e fjalëve të mëposhtme. 3 pikë

e bardhë ..........................................

natë ..........................................

i uritur ..........................................

8. Shkruaj dy kuptimet e figurshme të fjalës qafë. 2 pikë

Qafa e njeriut: a) ..........................................,

b) ..........................................

9. Provo të shkruash një poezi me disa vargje. Përdor si model vjershën 6 pikë

“Atdheu” ose “Skënderbeu”.

10. Shih figurën e mëposhtme dhe përshkruaj atë që sheh. 10 pikë

Vlerësimi

Pikët 0-7 8-12 13-17 18-22 23-27 28-31 32-35

Nota 4 5 6 7 8 9 10

10

Teste Gjuha shqipe 4

Varianti II

Rretho përgjigjen e saktë.

1. Fjalia ku fjala faqe është përdorur në kuptimin e saj të parë është. 1 pikë

a. Faqja i ishte skuqur nga të ftohtët.

b. Era frynte më fort në faqen e malit.

c. Albi ktheu faqen e librit për të parë figurën.

2. Shkruaj një fjali ku fjala dorë të përdoret me kuptim të figurshëm. 2 pikë

3. Sinonimi i fjalës shtëpi është: 1 pikë

a. pallat b. ndërtesë

c. dhomë ç. banesë

4. Antonimi i fjalës mërzitem është: 1 pikë

a. habitem

b. gëzohem

c. dëshpërohem

5. Shkruaj antonimet e fjalëve të dhëna: 3 pikë

zbardh .....................................

i ëmbël .....................................

lumturi .....................................

6. Ndajfolja prapa është: 1 pikë

a. ndajfolje kohe

b. ndajfolje vendi

c. ndajfolje mënyre

ç. ndajfolje sasie

7. Në fjalinë “Ata e kërkuan gjithandej.”, ndajfolja është: 1 pikë

a. ata b. kërkuan c. gjithandej

8. Formo dy fjali, një me ndajfolje kohe dhe një me ndajfolje mënyre. 4 pikë

1......................................................................................................................

2......................................................................................................................

9. Në fjalinë “Ata vrapuan të trembur, kurse Eldi qëndroi në vend.”, 1 pikë

11

Teste Gjuha shqipe 4

lidhëza është:

a. vrapuan b. të trembur

c. ata ç. Kurse

10. Formo dy fjali ku të përdorësh lidhëzat që kur dhe në qoftë se. 4 pikë

1. .....................................................................................................................

2...................................................................................................................... .

11. Rretho lidhëzën e shkruar gabim. 1 pikë

a. kudo që b. porsa

c. ndër sa ç. kurse

12. Nënvizo lidhëzat në fjalitë e mëposhtme. 2 pikë

a. Entela dhe Ledia janë shoqe të mira.

b. Ose Mira, ose Ela do të bëjë pastrimin e shtëpisë.

c. Ne duhet të nisemi sapo të na njoftojnë.

ç. Unë nuk do të shkoj, në qoftë se nuk shkon ti.

13. Rretho dhe korrigjo fjalët e shkruara gabim. 3 pikë

a. mendje .................................... ç. vendas ....................................

b. vënd .................................... d. zëmër ....................................

c. qengj .................................... dh. qëndër ....................................

14. Formo fjalë me kuptim të kundërt, duke përdorur parashtesa. 4 pikë

a. i larë ....................................

b. bllokoj ....................................

c. marrëveshje ....................................

ç. lodhem ....................................

15. Nënvizo prapashtesat përkëdhelëse që janë përdorur në fjalët 6 pikë

e mëposhtme dhe formo fjali me dy prej tyre.

a. Djalth b. Lepurush c. Arush ç. bebush

1...................................................................................................................... .

2...................................................................................................................... .

Vlerësimi

Pikët 0-7 8-12 13-17 18-22 23-27 28-31 32-35

Nota 4 5 6 7 8 9 10

12

Teste Gjuha shqipe 4

Rubrika 3: Lojëra dhe fantazi

Testi nr. 3

Lexo tekstin e mëposhtëm.

Dejvi është një djalë 7-vjeçar. Sot ai po pushon në plazh me familjen dhe kushërinjtë

e tij.

Duke pushuar poshtë çadrës e zuri gjumi. Dejvi filloi të shohë një ëndërr të bukur

sikur po lundronte me varkë në det. Bashkë me të ishte dhe Livia dhe Dioni,

dy kushërinjtë e tij. Ata kishin marrë me vete kamerdare, krahëza dhe syze uji.

Duke lundruar nëpër valë, një tufë me delfinë u shfaqën pranë tyre. Më i vogli nga

delfinët i ftoi të hidheshin në ujë dhe të notonin me të. Fëmijët u hodhën në det dhe

delfini filloi t’iu tregonte vendin ku ai jetonte. Sa bukur! Sa shumë peshq, korale,

yje deti, guaska, midhje, oktapodë, sfungjerë, kandila deti etj. Dejvi kishte dëshirë

të shihte një balenë. Delfini i tregoi se balenat jetonin më larg. Dejvit u kujtua se

mund t’u dilte ndonjë peshkaqen dhe filloi ta zinte paniku. Ai i kërkoi mikut të tij që

të ktheheshin më mirë në breg. Delfini ua plotësoi dëshirën.

Befas dëgjoi një zë. Ishte mami që po e thërriste.

- Çohu Dejvi! Eja të lahemi në det, - i tha ajo.

“Sa mirë të jesh pranë mamit!”, mendoi ai me vete.

Rretho përgjigjen e saktë.

1. Dejvi po pushonte: 1 pikë

a. në pishinë

b. në pyll

c. në plazh

2. Fëmijët kishin marrë me vete: 1 pikë

a. patina

b. ski

c. pajisje plazhi

3. Dejvin e zuri paniku, sepse: 1 pikë

a. mund të mbytej,

b. mund të mos kthehej më në tokë,

c. mund të vinte ndonjë peshkaqen.

13

Teste Gjuha shqipe 4

4. Dejvi u kënaq, sepse: 1 pikë

a. u kthye në tokë,

b. ishte pranë mamit,

c. pa shumë gjallesa ujore.

5. Tregimi i mësipërm është: 1 pikë

a. realist b. fantastik c. shkencor

6. Shkruaj se cilat janë elementet fantastike të tregimit. 5 pikë

7. Në tekstin e mësipërm gjej dy lidhëza dhe shkruaji. 2 pikë

8. Në tekstin e mësipërm nënvizo tri ndajfolje dhe shkruaj llojin e tyre. 3 pikë

9. Formo fjalë me kuptim të kundërt duke përdorur 5 pikë

parashtesat pa-, mos-, ç-, zh-.

i rregullt ....................................................

i përdorur ....................................................

mirënjohës ....................................................

i drejtë ....................................................

rrënjos ....................................................

10. Përshkruaj ndonjë situatë kur ti ke dashur shumë të jesh 10 pikë

pranë prindërve ose familjarëve të tu.

Vlerësimi

Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-23 24-7 28-30

Nota 4 5 6 7 8 9 10

14

Teste Gjuha shqipe 4

Rubrika 4: E shkuara në përralla dhe tregime

Testi nr. 4

Varianti I

Lexo përrallën e mëposhtme

Njëherë e një kohë na ishte një mbret që kishte tre djem.

Anizi ishte një djalë jetim që shërbente në pallatin mbretëror. Ai lodhej gjithë ditën,

por në darkë ulej dhe i binte fyellit. Të gjithë uleshin pranë tij dhe kënaqeshin duke

dëgjuar tingujt e fyellit.

Mbretit nuk i pëlqente kjo gjë dhe e ngarkonte Anizin me punë të vështira.

Një ditë ai ia prishi fyellin dhe Anizi u largua duke qarë. Rrugës takoi një plak të

vjetër dhe, pasi i tregoi se çfarë i kishte ndodhur, plaku e mori në shtëpinë e tij. Ai i

bëri një fyell të ri me dru bambuje më të mirë se fyelli i parë. Anizi i binte fyellit dhe

jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët e pyllit vinin dhe e dëgjonin.

Një ditë mbreti thirri djalin e tij të madh dhe i tha:

- Mbrëmë pashë në ëndërr një lepur të bardhë me një pullë të zezë në ballë. Shko

në pyll, gjeje, kape dhe ma sill!

Djali i mërzitur u nis për në pyll. Ai takoi plakun dhe ia tregoi hallin e tij. Plaku e

qetësoi dhe i tha të takonte Anizin.

Anizi i premtoi se do ta gjente lepurin, kur kafshët të mblidheshin për ta dëgjuar,

por ai duhet të paguante për lepurin 1000 stringa.

Ditën tjetër Anizi ia dorëzoi lepurin dhe e këshilloi që ta mbante mirë se, nëse i

ikte, ai nuk do t’ia gjente më.

Kur po largohej djali Anizi filloi t’i binte fyellit dhe lepuri i iku djalit nga duart.

Mbreti urdhëroi të dy djemtë e tjerë t’i gjenin lepurin. Por iu ndodhi e njëjta gjë

dhe atyre. Atëherë mbreti vendosi të shkonte vetë në pyll. Kur Anizi po përgatitej t’i

binte fyellit, të gjitha kafshët u mblodhën rreth mbretit. Ai u tmerrua dhe iu lut Anizit

që ta shpëtonte. Anizi pranoi, por me një kusht: kur të shkonte në mbretërinë e tij,

gjysmën e pasurisë t’ua shpërndante të varfërve.

Mbreti pranoi dhe bëri ashtu siç i tha ai.

Anizi jetoi i lumtur pranë miqve të tij.

15

Teste Gjuha shqipe 4

Rretho përgjigjen e saktë.

1. Mbreti u mërzit, sepse: 1 pikë

a. Anizi nuk punonte.

b. Anizi i binte shumë bukur fyellit.

c. Anizi nuk i bindej mbretit.

2. Anizin e ndihmoi: 1 pikë

a. një familje tjetër

b. një plak i vjetër

c. djali i mbretit

ç. një magjistar

3. Mbreti pa në ëndërr: 1 pikë

a. një kalë të bardhë

b. një lepur

c. një dragua

ç. një kuçedër

4. Pse djemtë e mbretit nuk mund ta mbanin lepurin? 2 pikë

5. Shkruaj kushtin që Anizi i vuri mbretit. 2 pikë

6. A je dakord ti me kushtin që Anizi i vuri mbretit? Pse? 3 pikë

Po

Jo

7. Shkruaj emrin e personazhit kryesor dhe të personazheve të tjera 2 pikë

të përrallës.

16

Teste Gjuha shqipe 4

8. Në fjalinë e mëposhtme nënvizo me ngjyrë të kuqe kryefjalën 2 pikë

dhe me ngjyrë blu kallëzuesin.

Anizi i binte shumë bukur fyellit.

9. Krijo një fjali ku të përdorësh fjalën mbret si kryefjalë. 2 pikë

10. Nënvizo rrethanorët në fjalitë e mëposhtme. 4 pikë

Çdo natë ata mblidheshin në pyll.

Mësuesja pa me vëmendje detyrat e shtëpisë.

Në raft vendosa me kujdes të gjithë librat e mi.

Ajo shkruante mjaft bukur.

11. Nënvizo kundrinorët në fjalinë e mëposhtme. 2 pikë

Nxënësit pyesin mësuesen për dukuritë natyrore.

12. Shkruaj pyetjet të cilat të ndihmuan të gjeje kundrinorët. 2 pikë

13. Krijo një tekst me 6 fjali, ku të përdorësh kundrinorë, rrethanorë 6 pikë

dhe përcaktorë.

Vlerësimi

Pikët 0-6 7-10 11-14 15-18 19-22 23-26 27-30

Nota 4 5 6 7 8 9 10

17

Teste Gjuha shqipe 4

Varianti II

Lexo përrallën e mëposhtme.

Plaka misterioze

Një ditë feste, katër vasha shkonin udhës të zbukuruara si asnjëherë dhe

shend e verë.

Para tyre u doli një plakë gjithë zhele, e shëmtuar dhe e ndotur këmbë e

kokë. Në duar mbante një kabash të mbushur me ujë të pastër. Plaka i thotë

vajzës së parë:

-Moj vashë, eja më laj pak!

-Ç’të thotë mendja, të bëhem unë pis për ty? Shih si jam veshur! - ia priti ajo.

-Eja më laj ti! - i thotë plaka vajzës së dytë.

-Nuk dua! - ia priti ajo.

-Po ti do të më lash? - pyeti sërish plaka, kësaj radhe vajzën e tretë.

-Kur të kthehem nga festa, të shohim, - i thotë kjo, duke e vënë në lojë.

Atëkohë doli përpara plakës vajza e katërt, që ishte më e bukura nga vajzat.

-Do të të laj unë, moj gjyshe! Ja, ngrije pak fytyrën, të lutem!

Dhe vasha filloi ta lante. Plaka krejt e lumtur i thotë:

-Kam diçka në kurriz. A ma fërkon pak, po deshe!

-Patjetër, gjyshe! - i thotë ajo.

Po sa u habit vasha, kur pa në kurrizin e varfanjakes, mes teshave të saj, një

xhep plot me stoli, me tesha dhe sandale, me perla plot.

-Ç’janë këto? - e pyeti ajo.

-Janë për ty, bijë, sepse ti më lave e më çlodhe kockat. Ty të erdhi keq për

mua. Tani vishu dhe zbukurohu dhe shko në festë.

Kur shoqet e panë të veshur e të stolisur, e pyetën se ku i kishte gjetur gjithë

ato gjëra të bukura.

-M’i dha plaka që hasëm rrugës e që e ndihmova, - u tha ajo.

Vajzat rendën për te plaka, por, aha, ajo ishte zhdukur.

Dhuratat që dha plaka misterioze mbetën gjithnjë të reja.

- kabash - kanë uji

18

Teste Gjuha shqipe 4

Rretho përgjigjen e saktë.

1 pikë

1. Vashat po shkonin në:

a. në treg b. në qytet

c. në kishë ëestf në ç.

2. Ato takuan gjatë rrugës: 1 pikë

a. një zanë të bukur b. një grua të re

c. një plakë të vjetër ç. një magjistar

3. Plakën e ndihmoi: 1 pikë

a. vajza e parë b. vajza e dytë

c. vajza e katërt ç. vajza e tretë

4. Vajza e ndihmoi, sepse: 1 pikë

a. i erdhi keq për të

b. ishte e edukuar

c. i respektonte të moshuarit

ç. besonte se ajo do t’i falte diçka

5. Si mendon, pse rrobat që i dha plaka vajzës mbetën gjithmonë të reja? 4 pikë

6. Shkruaj mesazhin e përrallës. 4 pikë

7. Shkruaj përbërësit e përrallës: 5 pikë

Koha: ..................................................................................................................

Vendi: .................................................................................................................

Personazhi kryesor: ............................................................................................

Personazhet ndihmëse: ......................................................................................

Elementet fantastike: ..........................................................................................

19

Teste Gjuha shqipe 4

8. Nënvizo kryefjalën në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë

Vajza e katërt e ndihmoi plakën.

9. Formo një fjali ku kryefjala të jetë shprehur me grup fjalësh. 2 pikë

10. Nënvizo kallëzuesin në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë

Plaka mbante në duar një kalbas me ujë të pastër.

11. Formo një fjali ku kallëzuesi të jetë shprehur me foljen jam+emër. 2 pikë

12. Nënvizo përcaktorët në fjalitë e mëposhtme. 2 pikë

Vajza e mirë u vesh me stoli të çmuara.

13. Formo një fjali ku të përdorësh një përcaktor. 2 pikë

14. Nënvizo kundrinorët në fjalitë e mëposhtme dhe shkruaj llojin e tyre. 5 pikë

Plaka iu lut vajzave për ndihmë. Tri vajzat e para nuk e ndihmuan plakën. Vajza e katërt u

soll shumë mirë me plakën. Plaka i dhuroi vajzës stoli të çmuara.

Kundrinorët

Lloji

15. Formo një fjali ku të përdorësh kundrinor të zhdrejtë. 2 pikë

16. Nënvizo rrethanorët dhe shkruaj llojin e tyre. 5 pikë

Në fshat po binte borë. Ne arritëm vonë. Ishte shumë qetësi. Aty këtu dëgjohej ndonjë e lehur

qeni. Atë natë gjyshja nuk flinte. Ajo na priste me padurim. Sa u gëzua kur na pa në derë!

20

Teste Gjuha shqipe 4

Rrethanori

Lloji

17. Shkruaj në gjuhën standarde tekstin e mëposhtëm. 6 pikë

Nganjiher i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrën e dlirë dhe pa puça, mësuesi ia

ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ia merr dorën, e shikon me sy pëllumbi dhe kishte me

dashtë t’i fali diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. E Luli i vocërr çka mund t’i fali mësuesit tjetër?

Veç në i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojën si me dashtë me e hangër mësuesin. Po,

po, tollumbat e Lulit të vocërr kanë me e hangër mësuesin.

(“Luli i vocërr”, Migjeni)

Vlerësimi

Pikët 0-9 10-15 16-21 22-27 28-33 34-39 40-45

Nota 4 5 6 7 8 9 10

21

Teste Gjuha shqipe 4

Varianti III

1. Shkruaj katër elementet përbërëse të përrallës 4 pikë

2. Në fjalinë “Përballë kështjellës së mbretit jetonte një princ.”, kryefjala është:

1 pikë

a. Përballë kështjellës b. së mbretit c. një princ

3. Në fjalinë “Ne shkuam në Valbonë.”, kryefjala është e shprehur me: 1 pikë

a. emër b. përemër c. grup fjalësh

4. Në fjalinë “Fshatarët nga fshati Balzat do të ngjiten në mal.”, kallëzuesi 1 pikë

është:

a. fshatarët b. fshati

c. do të ngjiten ç. në mal

5. Në fjalinë “Ata janë të gëzuar.”, kallëzuesi është shprehur me: 1 pikë

a. folje

b. foljen jam + mbiemër

c. foljen jam + emër

6. Krijo një fjali ku të përdorësh kallëzues të shprehur me foljen 2 pikë

jam + emër.

7. Në fjalinë “Shtëpia e tij ndodhej pranë pyllit.”, nënvizo dhe shkruaj 1 pikë

grupin emëror.

8. Në fjalinë “Një majmun i zgjuar i punoi një rreng gjirafës.”, përcaktori 1 pikë

është:

a. një majmun b. i zgjuar c. gjirafës

22

Teste Gjuha shqipe 4

9. Formo një fjali ku të përdorësh një përcaktor. 2 pikë

10. Nënvizo me të kuqe grupin e kryefjalës dhe me blu grupin 2 pikë

e kallëzuesit

Bariu i mirë ndezi një zjarr me karthje.

11. Në fjalinë “Fëmijët dëgjonin përrallat me kënaqësi.” , 1 pikë

kundrinori i drejtë është:

a. fëmijët

b. dëgjonin

c. përrallat

ç. me kënaqësi

12. Krijo një fjali ku të përdorësh kundrinor të drejtë. 2 pikë

13. Në fjalinë “Nxënësit i shkruan mësueses një kartolinë”, fjala e 1 pikë

nënvizuar është:

a. rrethanor

b. përcaktor

c. kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë

14. Krijo një fjali ku të përdorësh kundrinor të zhdrejtë me parafjalë. 2 pikë

15. Në fjalinë “Nxënësit shkuan në ekskursion me mësuesen.”, fjala e 1 pikë

nënvizuar është:

a. rrethanor

b. përcaktor

c. kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë

ç. kundrinor i zhdrejtë me parafjalë

16. Krijo një fjali ku të përdorësh kundrinor të zhdrejtë me parafjalë. 2 pikë

17. Në fjalitë e mëposhtme nënvizo rrethanorët. 3 pikë

Atë çast u dëgjua një e trokitur në derë. Ishte Gomari Jori. Ai trokiti shumë. Derrkuci Piglet

23

Teste Gjuha shqipe 4

po vinte me vrap.

18. Krijo një fjali ku të përdorësh rrethanor vendi. 2 pikë

19. Rrethanorët e nënvizuar në ushtrimin më sipër vendosi në tabelë 5 pikë

dhe përcakto llojin.

Rrethanori

Lloji

Vlerësimi

Pikët 0-7 8-12 13-17 18-22 23-27 28-31 32-35

Nota 4 5 6 7 8 9 10

24

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!