21.02.2013 Views

LIBRI SHQIP 1555-1912 - Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

LIBRI SHQIP 1555-1912 - Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

LIBRI SHQIP 1555-1912 - Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Parathënie për këtë botim

10

PARATHëNIE PëR KëTë BOTIM

11

Parathënie për këtë botim

Më në fund kultura shqiptare ka “librin e librave” të saj: Bibliografinë

Retrospektive të Librit Shqip në dy pjesët e para, 1555-1912 (I) dhe 1913-1944

(II). Më bie detyra të pohoj me bindje se është fjala për një botim që përbën

ngjarje historike. Në çdo kulturë flitet dendur për “ngjarje” në rastin e botimit

të librave, pa qenë të sigurtë se sa jetëgjatë do të jenë ata, nga njëra anë, si edhe

sa të shumëpritur mund të kenë qenë, nga tjetra. Ndërkaq botimi i Bibliografisë

Retrospektive të Librit Shqip përbën një arritje të lakmuar ndoshta qysh këtu e 90

vite të shkuara, kur qeveria e ardhur në Tiranën kryeqytet nga Kongresi i Lushnjës

merrte vendimin për themelimin e një “biblioteke kombëtare” në Shqipëri. E

pamundur do të ketë qenë që ideatorët e institucionit në fjalë të mos kenë ëndërruar

që shqiptarët të kenë një ditë për duarsh edhe regjistrimin e gjithçkaje që ishte

shkruar e botuar deri më atëherë në gjuhën shqipe, nga Buzuku deri tek ata, në atë

vit të largët 1920.

“Nuk mund të ketë bibliotekë kombëtare pa bibliografi kombëtare”: mbaj

mend t’ua kem kujtuar këtë të vërtetë bashkëpunëtorëve të mi, këtu e vite të

shkuara, kur fillova punën për të drejtuar Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë

së toku me ta. Para se librat të përdoren dhe/ose të studiohen, duhet të dihet që

ata ekzistojnë: ky është parimi lëvizës që shërben si shtysë në hartimin e çdo

bibliografie. Dhe ata që e njohin mirë e bukur këtë parim janë pikërisht punonjësit

e bibliotekave, - të çdo biblioteke me funksion publik, - sepse ato krijohen për

t’u shërbyer nevojave të grupeve më shumë se atyre të një individi. Punonjësve

të bibliotekave, dhe jo “mendjes njerëzore” në përgjithësi, u njihet në historinë e

qytetërimit merita e shpikjes së mjetit universal për realizimin e këtij informacioni,

që është bibliografia.

Afërmendsh: orvatjet për një Bibliografi Retrospektive të Librit Shqip kanë

pasë nisur prej vitesh në Bibliotekën Kombëtare, e cila prej më se 50 vjetësh

harton dhe boton Bibliografinë Kombëtare të Librit Shqip, d.m.th. atë të botimeve

korrente. Se si dhe se pse ajo gjithnjë nuk përfundohej për t’ua ofruar përdoruesve,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!