03.04.2013 Views

15 mars_Layout 1.qxd

15 mars_Layout 1.qxd

15 mars_Layout 1.qxd

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NGA FEHMI RAMADANI

Lugina e Preshevës (PMB) së

bashku me Komunën e Likovës

dhe Rrafshin e Kumanovës deri

në fshatin Haraçinë të Shkupit janë

vendbanime me shumicë shqiptare, që

kanë një pozitë mjaft të rëndësishme

politike e gjeostrategjike, si për shkak

të korridorit 10, por edhe për shkak të

pozitës së saj që lidh Perëndimin me

Lindjen. Jo rastësisht, për këtë rajon

janë zhvilluar beteja të rëndësishme

për mbizotërimin e tyre. Sundimi i tyre

nga serbët dhe sllavo-maqedonasit u ka

sjellë interesa nacionale, si dhe përfitime

të mëdha materiale. Beteja për

sundim përfundimtar të kësaj hapësire

shqiptare ende nuk ka mbaruar, por

përpjekjet janë në vazhdimësi e sipër.

Në fokus të kësaj beteje janë

edhe zhvillimet e fundit në këto vendbanime

shqiptare, sidomos me

largimin masiv të banorëve të saj nëpër

shtetet e Europës Perëndimore, për të

kërkuar "azil", apo strehim të përhershëm.

Që nga 19 dhjetori i vitit 2009,

me fillimin e procesit të liberalizmit të

vizave ndaj Serbisë dhe Maqedonisë,

nga vendbanimet shqiptare të Luginës

së Preshevës, Likovës, Kumanovës

dhe qyteteve tjera të Maqedonisë për

në shtetet e Europës Perëndimore deri

më tani janë larguar rreth 200.000

banorë të saj, kryesisht shqiptarë. Pas

eksodit të madh të shqiptarëve nga

Toplica, Nishi dhe Vranja në vitin

1913, ky është eksodi më i madh që po

i ndodh këtij populli në vitin 2010 të

shekullit XXI.

Tani, shtrohet pyetja, pse

vërtet po largohen shqiptarët e Luginës

dhe Maqedonisë nga trojet e tyre të

lashta? Cilat janë shkaqet kryesore që

këta njerëz kaq lehtë të lënë familjet e

tyre, shtëpitë, tokën, varret e të parëve

dhe gjithçka tjetër vetëm të ikin dhe

shkojnë në "tokën e premtuar" për një

jetë më të mirë? Cilët janë fajtorët

kryesorë për varfërinë, papunësinë, paperspektivën,

pasigurinë dhe gjendjen

e tyre të mjerë sociale? Çfarë do të

ndodhë nesër me Shqipërinë dhe

Kosovën, nëse vjen deri te liberalizimi

i vizave? A do të zbrazen edhe këto

troje, edhe pse janë shtete, njëra gati

për 100 vjet, ndërsa tjetra dy vjet përpjekje

të formësimit të saj? A është fajtore

edhe vetë Europa për një gjendje

të tillë? Në llogari të kujt shkon kjo sit-

Redaksia e “ Albania”

fton të gjithë ata që

dëshirojnë të bëhen

pjesë e misionit tonë

shumëdimensional.

AKTUALITET

Shprehu

20 MARS FAQE 4

Ky largim shqiptarësh në Ballkanin e sotëm

NJË MASË TJETËR E PADREJTË

DHE E PARAKOHSHME

Gjeostrategjia e PMB-së

dhe Rrafshit të Kumanovës

uatë? Këto janë vetëm disa pyetje që

do të shqyrtohen në këtë analizë.

Numri i banorëve të PMB-së

dhe Rrafshit të Kumanovës

Lugina e Preshevës (PMB), në

regjistrimin e vitit 1991, ka pasur rreth

107.000 banorë, ndërsa në vitin 2002,

rreth 77.000 banorë shqiptarë. Sipas

UNHCR-së, gjatë luftës së Kosovës,

në vitin 1999, këto treva i kishin braktisur

rreth 30.000 banorë, kryesisht

shqiptarë, të cilët kurrë nuk janë

kthyer. Ndërsa, tani nga dhjetori i vitit

këto vendbanime i kanë braktisur edhe

10.000 banorë të saj. Presheva kishte

rreth 45.000 banorë, prej tyre 41.850

shqiptarë, pra rreth 93 për qind, ndërsa

7000 janë serbë, romë etj., të cilët përbëjnë

rreth 7 për qind. Bujanoci ka

rreth 50.000 banorë, prej tyre 31.000

shqiptarë, rreth 62 për qind, ndërsa të

tjerët janë serbë, romë etj. Medvegja

kishte rreth 15.000 banorë, prej tyre

kanë qenë 4.800 shqiptarë, apo rreth 32

për qind, ndërsa 10.000 janë serbë,

romë etj.

Kumanova ka rreth 77.000

banorë, prej tyre 47.743 sllavo-maqedonas

(62,60%), 18.278 shqiptarë

(23,96%), 5.230 serbë (6,86%) dhe

4.056 romë (5,32%). Kurse Komuna e

Likovës ka 27.058 banorë, prej tyre 97

për qind shqiptarë, 1,4 për qind serbë,

0,6 sllavo-maqedonas dhe 0,6 për qind

të tjerë. Kjo është një komunë e re,

themeluar pas vitit 1990 dhe përfshin

22 fshatrat shqiptare në kufi me Luginën

e Preshevës. Supozohet se vetëm

nga këto treva, deri më tani, janë

larguar rreth 40 mijë shqiptarë, ndërsa

nga trevat e tjera, sidomos të Maqedonisë

Perëndimore, janë larguar rreth

160.000 qytetarë të saj. Këtë numër së

fundi e kishte konfirmuar edhe vetë

MUP-i i Maqedonisë.

Diskriminimi politik

dhe mjerimi social

Ky eksod masiv i popullatës shqiptare

nga trevat e tyre të vjetra bëhet për

shumë shkaqe, ndërsa kryesorët janë:

diskriminimi politik, pasiguria, varfëria,

papunësia, dhe paperspektiva për

të ardhmen e tyre. Dihet se Lugina e

Preshevës ishte zona më e prapambetur

në ish-Jugosllavi dhe Beogradi për 50

vjet nuk kishte investuar ndonjë investim

serioz në këtë rajon. Mbi 80 për

qind e popullatës shqiptare të Luginës

merret kryesisht me bujqësi dhe nuk ka

kurrfarë të ardhura të tjera nga shteti.

Pak fabrika që ishin ndërtuar në kohën

e komunizmit më shumë ishin punëtori

politike se sa fabrika prodhimi. Aty

punësoheshin më shumë serbë dhe të

tjerë, bile kishte raste kur këta punëtorë

barteshin me autobusë nga Vranja

e Kumanova për të punuar në Preshevë

e Bujanoc. Kishte një diskriminim të

hapur ndaj popullatës shumicë.

Tani, një pjesë e njerëzve të

Luginës jetojnë dhe punojnë nëpër Europë

dhe Amerikë dhe nga atje mbajnë

familjet e tyre. Ky është burimi kryesor

i jetesës së tyre. Pas vitit 1990, edhe

ato pak fabrika që ishin u shkatërruan

plotësisht dhe nuk punon asnjë firmë

shtetërore. Mbi 60 për qind e popullatës

së Luginës janë të papunë, ndërsa

të rinjtë që shkollohen kryesisht në

Kosovë nuk i njihen diplomat e këtij

shteti dhe mbesin në rrugë. Ata nuk

shohin asnjë perspektivë për të

ardhmen e tyre dhe për këtë shkak janë

të detyruar të braktisin vendin e tyre.

Gjithashtu, faktori i pasigurisë së popullatës

shqiptare, sidomos me milita-

rizimin e rajonit dhe trysnisë xhandaresko-policore,

atëherë kjo edhe më

shumë po nxit largimin e tyre.

Beogradi në Luginë ka stacionuar rreth

1500 pjesëtarë të ushtrisë, xhandarmërisë

dhe policisë serbe, ndërsa

vetëm në Boroc të Bujanocit ka ndërtuar

bazën ushtarake për 1000 pjesë-

Ju mund të dërgoni shkrimet në adresë të redaksisë dhe kujdesuni që

shkrimet tuaja:

-të përmbajnë një argument të qëndrueshëm dhe një përfundim logjik,

-të përçojnë një perspektive e cila të dëshmojë një lidhje të drejtpërdrejtë

a të anasjelltë me interesat dhe vlerat e botës shqiptare dhe më tej,

-të jenë të ndërtuara mirë dhe mbështetur në shembuj relevante,

-të kenë stil,

-të jenë të shkruara duke patur në mendje se masa e lexuesve nuk është

në korent me të gjitha ngjarjet, pra me një gjuhe shpjeguese dhe të

thjeshte,

Për më tepë jeni të lutur të kontaktoni me redaksinë e gazetës

journal_albania@hotmail.com

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!