03.05.2013 Views

bluth faqe e pare.indd

bluth faqe e pare.indd

bluth faqe e pare.indd

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2 - THASH&THEM

BREGU e BASHA: Sa bukur

ishte në kohën e KOP-it

Dy ministrat e rinj dhe simpatikë të kabinetit “Berisha” kanë një

prejardhje të përbashkët në politikën elitare. Ata vijnë nga fusha të

ndryshme, por dikur i bashkoi KOP-i në një ideal të përbashkët. Ishte

një fillim i vështirë, duket se po mendojnë edhe Majlinda Bregu e

Lulzim Basha në një bisedë të lirë para seancës parlamentare. Por sigurisht, që

të dy duket janë në një mendje se nuk ishte aq i vështirë sa ç’është kjo periudhë

që po kalojnë në qeverisje. Berisha atëherë ishte më dashamirës me ta, sepse

ishin të rinj, por tani kërkesat e Doktorit janë shtuar, dhe madje shumë.

E shtunë 21 Qershor 2008

Majko dhe avokat Ngjela, konsulta

para votimit për dekretet

Avokat Spartak Ngjela ka pasur gjithmonë një afërsi me deputetët e opozitës,

por sidomos me ata që janë anëtarë të Komisionit parlamentar të Ligjeve.

Përpara seancës ku do të votohej për dekretet e 5 gjyqtarëve të emëruar nga

Presidenti Bamir Topi, ai ka takuar rastësisht deputetin e PS-së, Pandeli

Majko, për të shkëmbyer dy mendime. Ashtu si rralle ndonjëherë, Avokati ka qene i

shkurtër në mendimet e tij, e ndërsa ka lejuar Majkon të shkojë në seancë, vetë ka

preferuar që të pijë një kafe pranë Parlamentit përpara se sa të fillonte seanca e gjatë

e votimeve.

LESKAJ dhe BRAÇE, të ngarkuar

me fakte për Gërdecin

Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj dhe nënkry

etari Erion Braçe kanë një bashkëpunim shumë të ngushtë. Janë të

vetmit që koordinohen shumë mirë, si për daljen në konferenca shty

pi, ashtu edhe për tematikën e tyre. Sipas një plani të paracaktuar, në seancën e

votimit për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut, Braçe kishte si detyrë që të mbushte çantën

e tij me dosje dhe fakte kundër Kryeministrit Berisha, ndërsa Vali do të bënte prezantimin e

tyre në seancë. Sigurisht, pa u shkëputur nga njëri-tjetri në asnjë rast, ata kanë lënë edhe

orën e takimit para seancës.

INA

gjen një

moment

për t’i

buzëqeshur

diellit

Ka qenë shumë e

zënë kohët e fundit

kryeprokurorja Ina

Rama. Madje,

kështu paraqitet edhe vera

për të, me shumë punë dhe

angazhime. Edhe pse shumë

pranë detit, duket se sivjet

asaj nuk do t’i dalë kohë të

bëjë as plazh me afat të gjatë. E duke menduar paksa për veten e saj, sidomos edhe pas

Këshillit të Prokurorëve, ajo ka dalë në shkallët e Hotel “Tirana International” dhe ndërsa

bisedonte në telefon, po merrte disa rreze dielli. Aq shumë është kënaqur kryeprokurorja

Ina Rama, sidomos nga ai diell që dilte pas disa ditëve me shi, sa që kjo është dukur edhe

nga buzëqeshja e fytyrës së saj, edhe pse sytë ishin mbuluar me syze.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!