13.06.2013 Views

Procesverbal, datë 20.03.2013

Procesverbal, datë 20.03.2013

Procesverbal, datë 20.03.2013

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Datë 20.03.2013, ora 09:00

Drejton mbledhjen:

Fatmir Xhafaj – nënkryetar komisioni

Dokument parlamentar

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit.

2. Miratimi i kalendarit trijavor të komisionit.

3. Projektligji “Për të huajt”.

4. Projektligji “Për dekoratat, titujt, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e

Shqipërisë”

5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10119, datë 23.04.2009, “Për

planifikimin e territorit”, të ndryshuar”.

Marrin pjesë:

Viktor Gumi, Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Arenca Trashani, Tritan Shehu, Gent

Strazimiri, Paulina Hoti, Ylli Lama, Fatos Hoxha, Luan Skuqi, Ilir Bano, Pandeli Majko,

Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dashamir Peza, Ermonela Felaj, Vasilika Hysi,

Saimir Tahiri, Shegush Ligori, Florjon Mima, (deputet zëvendësues) Fatbardh Kadilli, (deputet

zëvendësues).

Mungojnë:

Ilir Rusmali, Astrit Bushati, Edi Paloka, Armando Subashi dhe Tom Doshi.

Të ftuar:

Gentian Jahjolli – përfaqësues i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Punëve të

Brendshme

1

Barabarta

Nikoll Ndoci – drejtor i migracionit në Policinë e Shtetit

Renata Palluçi – përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes

Manjola Xhiku – përfaqësuese nga Ministria e Mbrojtjes

Zhaneta Prifti – përfaqësuese nga Ministria Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të

Silva Banushi – drejtoreshë e politikave të migrimit, kthimit dhe riintegrimit në

Ministrinë Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

Brunilda Koco – përfaqësuese nga Ministria Punëve të Jashtme

Suela Janina – përfaqësuese nga Ministria Punëve të Jashtme

Gazmend Bardhi – përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë

Erdi Kule – përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë

Ernest Noka – zëvendësministër i Punëve Publike dhe i Transportit

Vjollca Bazaiti – përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Politikave të Planifikimit Urban

2

HAPET MBLEDHJA

Miratohet procesverbali.

Fatmir Xhafaj – Fillojmë mbledhjen e komisionit.

Sot në rendin e ditës kemi miratimin e kalendarit trijavor të komisionit, i cili është i

mbështetur në kalendarin e miratuar nga seanca.

A ka ndonjë koment rreth kalendarit? Nuk ka.

Kush është dakord? Dakord.

Miratohet kalendari.

Për shqyrtimin e projektligjit “Për të huajt” kemi të ftuar përfaqësues nga Ministria e

Brendshme, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe nga Ministria e

Punëve të Jashtme.

Fjalën e ka zoti Ndoci.

Nikoll Ndoci – Faleminderit, zoti kryetar!

Në kuadër të hartimit të projektligjit është ngritur grupi i punës, ndërinstitucional dhe

ndërministror, me urdhër të përbashkët të ministrit të Brendshëm, ministrit të Punëve të Jashtme

dhe ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Projektligji që ne kemi

përgatitur synon përafrimin e plotë të standardeve, kritereve dhe normativave për trajtimin e të

huajve që hyjnë qëndrojnë dhe punojnë në Republikën e Shqipërisë. Në vetvete ky projektligj

synon përafrimin e plotë të politikës migratore të Republikës së Shqipërisë me atë të Bashkimit

Europian. Hartimi i një projektligji të ri u nis nga disa nevoja:

Së pari, mbi bazën e rekomandimeve të dhëna nga grupi i ekspertëve të Bashkimit

Europian gjatë procesit të vlerësimit të standardeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian;

Së dyti, nisur nga ndryshimet pas miratimit të ligjit ekzistues “Për të huajt”, me vetë

normativën migratore të Bashkimit Europian;

Së treti, në disa ndryshime në legjislacionin e brendshëm pas përgatitjes dhe miratimit të

ligjit ekzistues “Për të huajt”;

Së katërti, në disa problematika të ndeshura gjatë implementimit të ligjit ekzistues.

Procesi i hartimit të këtij projektligji, së pari, ka kaluar në ngritjen e punës

ndërinstitucionale, siç e përmenda edhe më lart, dhe janë përzgjedhur ekspertë nga të gjitha

3

ministritë e linjës, të cilët janë konsideruar se mund të japin kontributin e nevojshëm në hartimin

e këtij projektligji;

Së dyti, vetë urdhri, mbi të cilin grupi i punës ka punuar dhe ka autorizuar, ka krijuar

mundësinë e bashkëpunimit me struktura jashtë grupit të punës, si struktura të tjera shtetërore por

edhe organizata të angazhuara me aktivitet në fushën migratore.

Drafti i parë i projektligjit është hartuar nga grupi i punës. Në mesin e vitit 2012, përpara

se të fillonte hartimi, grupi i punës me mbështetjen e zyrës së IOM-it në Tiranë dhe me ekspertë

të ofruar nga IOM-Vjena ka bërë skrining të legjislacionit ekzistues, nga i cili nxori

domosdoshmërinë e disa ndërhyrjeve më teknike, që ekspertët e Bashkimit Europian kishin

rekomanduar gjatë procesit të vlerësimit të standardeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Mbi bazën e tyre, duke shtuar edhe rekomandimet e dhëna nga ekspertët e IOM-it filloi puna për

përgatitjet e draftligjit të ri. Pas përgatitjes së draftit të parë, u mor mendimi nga ministritë e

linjës, nga komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nga Avokati i Popullit. Në

ligjin e parë këto dy institucione nuk ishin të përfshira. Drafti u përkthye në anglisht dhe u

organizua një takim, me mbështetjen e IOM-it, me të gjitha ambasadat e huaja në Tiranë, të

gjykuara nga ana jonë si përfaqësues të grupeve të interesit, të cilët në të ardhmen do të synojnë

të hyjnë dhe të banojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Mbi bazën e fitback-ut të marrë

nga këto institucione dhe nga këto ambasada u përgatit dhe u ripunua përsëri draftligji ekzistues,

i cili përsëri u dërgua për mendim në institucionet që përmendëm më lart. Së fundmi, grupi i

punës përgatiti projektligjin përfundimtar. Pas miratimit në Këshillin e Ministrave, iu dërgua

parlamentit për procedurë miratimi.

Ky projektligj synon përafrimin e plotë, për aq sa kërkohet, të të gjithë normativës apo

acquis communaitare të Bashkimit Europian në fushën e migracionit. Ai parashikon parimet

kryesore të normativës migratore në Republikën e Shqipërisë. Por nga ana tjetër, duke qenë të

ndërgjegjshëm që çështja migratore është një çështje shumë fleksibël, e cila vitet e fundit ka

pasur një ndryshim në vetë politikën migratore të Bashkimit Europian, ligji, kriteret, procedurat

dhe dokumentacioni ia autorizon Këshillit të Ministrave që, në varësi të ndryshimit të politikës

migratore të Bashkimit Europian, të jetë fleksibël për sa i përket reflektimit dhe qasjes për të

qenë koherent në këtë politikë migratore. Ligji i ri në ndryshim me atë ekzistues ka disa risi të

reja në tekst dhe në të gjitha kapitujt, por unë do të përmend disa nga këto risi:

4

Së pari, e gjitha normativa apo konceptet mbi normativën janë të përqasura me konceptet

mbi normativën e Bashkimit Europian për fushën e migracionit;

Së dyti, për sa përket kushteve të hyrjes në Republikën e Shqipërisë është bërë përqasje e

plotë me ndryshimet e fundit në kodin Shengen;

Së treti, për sa i përket sistemit të vizave, ka një përqasje të plotë me kodin e ri Shengen

të vizave të vitit 2010.

Për qëndrimin në Republikën e Shqipërisë, ligji i ri parashikon disa lehtësi. Për

procedurat e hyrjes dhe qëndrimit të kategorive të ndryshme, gjithashtu ligji autorizon Këshillin

e Ministrave që në bazë të qëndrimit të reciprocitetit, të marrëveshjeve ndërkombëtare, apo të

qëndrimit të njëanshëm për interesa të Republikës së Shqipërisë, të përcaktojë politika

lehtësuese. Për sa i përket largimit të të huajve, kjo ka qenë pjesa ku ekspertët e Bashkimit

Europian bënin më shumë vërejtje, pasi ligji ekzistues përcaktonte politika shumë strikte dhe të

ngurta kryesisht për largimin dhe dëbimin e të huajve.

Ligji i ri ka përcaktuar disa hapa të ndërmjetëm, siç janë: masat e ndërmjetme që merren

apo vlerësimi rast pas rasti dhe jo strikt. Në ligjin ekzistues kishim të tilla masa, për vetë arsyen

që Republika e Shqipërisë në luftën kundër migracionit të paligjshëm merrte përsipër angazhime

më të forta se sa vetë Bashkimi Europian në drejtim të hyrjes në këto vende. Kjo falë

angazhimeve tona, por duke parë edhe pozicionin gjeografik të Shqipërisë që është në një nga

korridoret e flukseve migratore ilegale.

Gjithashtu projektligji i ri parashikon një sërë masash të tjera të ndërmjetme, që

zëvendësojnë kryesisht ndalimin e të huajve në qendra të mbyllura, që janë masat alternative, por

nga ana tjetër ligji gjithmonë në përputhje me direktivat aktuale synon të forcojë ndëshkimin e të

gjithë atyre që tentojnë të abuzojnë. Pra ka një forcim të masave administrative, pasi shpeshherë

masat tona të dobëta me dashje favorizonin një kategori shtetasish për të qëndruar në mënyrë të

paligjshme.

Në tërësinë e saj, kjo është përmbajtja e projektligjit të ri, në raport me ligjin ekzistues.

Ky është edhe synimi e qëllimi i këtij ligji. Grupi i punës është i hapur për pyetje dhe komente.

Faleminderit!

Fatmir Xhafaj – Faleminderit, zoti Doci!

Ka pyetje nga kolegët? Nuk ka.

Kalojmë te diskutimet.

5

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Çështja e relatorit nuk lidhet me këtë, por me faktin që ky është një projektligj shumë

voluminoz. Projektligji ka ardhur pardje dhe do kohë që, kur të diskutojmë nen për nen, kolegët

të jenë më të vëmendshëm.

Nuk ka diskutime.

Kush është dakord në parim? Kundër? Nuk ka.

Miratohet.

Meqenëse ky është një projektligj shumë voluminoz dhe teknik, Njësia e Përafrimit të

Legjislacionit në Kuvend ka paraqitur një dokument i cili duhet të shikohet edhe nga grupi i

punës. Për t’u dhënë mundësi kolegëve deputetë të njihen më mirë me detajet e dispozitave, për

shkak se koha është e shkurtër, mendoj që shqyrtimin e këtij projektligji ta ndërpresim këtu, për

ta vazhduar javën e ardhshme, ditën e martë me shqyrtimin nen për nen.

Jeni dakord?

Faleminderit!

Sekretar Përgjegjëse e sektorit të

Viktor Gumi komisioneve parlamentare

Euzheni Pengili

6

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Datë 19.03.2013, ora 09:15

Drejton mbledhjen:

Fatmir Xhafaj – nënkryetar komisioni

Dokument parlamentar

Rendi i ditës:

Projektligji “Për dekoratat, titujt, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e

Shqipërisë”

Marrin pjesë:

Viktor Gumi, Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Arenca Trashani, Tritan Shehu, Gent

Strazimiri, Paulina Hoti, Ylli Lama, Fatos Hoxha, Luan Skuqi, Ilir Bano, Pandeli Majko,

Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dashamir Peza, Ermonela Felaj, Vasilika Hysi,

Saimir Tahiri, Shegush Ligori, Florjon Mima, (deputet zëvendësues) Fatbardh Kadilli, (deputet

zëvendësues).

Mungojnë:

Ilir Rusmali, Astrit Bushati, Edi Paloka, Armando Subashi dhe Tom Doshi.

Të ftuar:

Gazmend Bardhi – përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë

Erdi Kule – përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë

7

Fatmir Xhafaj – Kalojmë te projektligji “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt

vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”.

Për prezantimin e projektit kanë ardhur nga Ministria e Drejtësisë zoti Gazmend Bardhi

dhe zoti Erdi Kuke.

Zoti Bardhi, keni fjalën.

Gazmend Bardhi – Faleminderit, zoti Xhafaj!

Projektligji “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në

Republikën e Shqipërisë” synon reformimin dhe plotësimin e rregullave, lidhur me dhënien e

dekoratave titujve të nderit dhe medaljet.

Aktualisht çështjet që lidhen me dekoratat, titujt e nderit dhe medaljet janë të shpërndara

në disa ligje.

Synimi ynë ka qenë jo vetëm plotësimi i rregullave, por edhe përmbledhja në një ligj të

vetëm për të standardizuar procedurat lidhur me dhënien e dekoratave dhe përcaktimin në

mënyrë shteruese të organeve kompetente për dhënien e tyre.

Nga pikëpamja strukturore ligji përmban katër krerë.

Kreu i parë përcakton parimet e përgjithshme, ku përfshihet edhe qëllimi i ligjit, i cili

është: “Njohja dhe përkushtimi ndaj Republikës së Shqipërisë, interesave kombëtare dhe

shoqërisë, nëpërmjet përcaktimit të rregullave për vlerësimin e personave me merita dhe

kontribut të veçantë për vendin, si dhe shpërblimin e tyre”.

Projektligji përcakton që dhënia e dekoratave, medaljeve, titujve të nderit apo titujve

vendorë të nderit mund të shoqërohet me një shpërblim financiar të miratuar nga Këshilli i

Ministrave.

Në kreun e dytë janë përcaktuar në mënyrë të detajuar dekoratat që jepen nga Presidenti i

Republikës.

Më tej përcaktohen medaljet dhe kuptimi i tyre, që jepen nga Kuvendi, Kryeministri dhe

ministrat.

Në kreun e tretë është përcaktuar procedura që ndiqet për dhënien e medaljeve, ku

parashikohet ngritja e një komisioni këshillimor i cili do të këshillojë autoritetin kompetent gjatë

procedurave për dhënien e dekoratave.

Më tej jepet mënyra e organizimit të ceremonisë për dhënien e dekoratave.

Në kreun e katërt parashikohen dispozitat e fundit të projektligjit.

8

Mendojmë se miratimi i projektligjit i shërben standardizimit të procedurave për njohjen

e vlerave dhe shpërblimin e kontributit ndaj kombit dhe shoqërisë.

Përcaktimi i qartë i akteve që vlerësojnë kontributin për vendin dhe zhvillimin në një

fushë të caktuar, si dhe sanksionimin e autoriteteve kompetente për dhënien e tyre i shërben

shmangies së konfuzionit mbi shprehjen e mirënjohjes dhe nxitjen e akteve në shërbim të kombit

dhe shoqërisë.

Faleminderit!

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Kush ka pyetje?

Zoti Fino, urdhëroni!

Bashkim Fino – Unë e kam lexuar projektligjin dhe është shumë interesant, siç thatë

edhe ju, por kam disa pyetje.

Te neni 6 thuhet: “Dekoratat dhe titujt e nderit jepen kryesisht nga Presidenti”. Nuk e

kuptoj fjalën “kryesisht”. Dekoratat ose jepen nga presidenti, ose nuk jepen.

E dyta, thuhet “me propozim...” dhe keni një mori emrash: Kryetar Kuvendi,

Kryeministër, ministra madje edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, e të tjera. Mos i keni harruar me

vetëdije drejtuesit e pushtetit vendor, që edhe ata mund të bëjnë propozime pranë Presidentit për

të dhënë dekorata? A është shumë e domosdoshme të jetë edhe kjo?

Mos duhen vënë në këtë nen edhe propozimet që mund të bëjnë kryetarët e partive

politike, të cilat janë një aset i rëndësishëm në Shqipëri, sepse nga ato dalin Presidenti,

parlamenti, gjykatat e kështu me radhë?

Kam edhe një pyetje që lidhet me nenet 10 dhe 15.

Në nenin 10 ju thoni: “Lloji i medaljes që jep Kuvendi”. Pra jepka edhe Kuvendi

medalje. Një risi kjo. “Me propozim të 1/5 të deputetëve jep titullin/medaljen “Qytetar nderi i

Republikës së Shqipërisë”. Po ta krahasojmë me nenin 15, që ka të bëjë me dhënie titujsh të

autoriteteve lokale që e jep këshilli qarkut, këshilli bashkiak apo këshilli komunal, pretendoni se

titujt vendorë jepen edhe me propozimin e një anëtari të thjeshtë të këshillit të bashkisë dhe të

komunës. Pra një anëtar i thjeshtë i një këshilli komune apo bashkie bën një propozim i cili

merret në konsideratë dhe këshilli vendoset të jepet.

9

Nuk më duket normale, që një anëtar këshilli komunal, me 300 apo me 1000 banorë, bën

një propozim dhe jep një titull ndërkohë që për të dhënë një titull, nga Kuvendi duhet 1/5 e

deputetëve.

Zoti Xhafaj, problemin më shumë e kam te pyetja e parë, duhet të ketë njësi të barabartë

të propozimeve që bëhen. Përderisa kemi futur këtu KLSH-në, Gjykatën e Lartë, Kryetarin e

Gjykatës Kushtetuese, pse pushteti vendor jo?

Faleminderit!

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Zoti Bardhi, urdhëroni!

Gazmend Bardhi – Për sa i përket pyetjes që dekoratat dhe titujt e nderit jepen kryesisht

nga Presidenti i Republikës, nuk bëhet fjalë që mund të ketë ndonjë autoritet tjetër për dhënien e

dekoratave. Fjala “kryesisht” nënkupton që Presidenti mund ta japë dekoratën edhe pa pasur

propozim. Kjo procedurë është ndjekur edhe tani. Aktualisht Presidenti i Republikës jep dekorata

sipas vlerësimit të tij.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Është paragrafi i dytë: “Presidenti i Republikës është i vetmi autoritet që jep dekorata dhe

tituj nderi në nivel kombëtar”.

Për sa i përket pyetjes së dytë lidhur me drejtuesit e pushtetit vendor, ka një dallim midis

dekoratave, medaljeve dhe titujve të nderit. Dekoratat dhe titujt e nderit jepen për merita apo

trimëri ndaj kombit shqiptar dhe interesave të tij. Janë interesat kombëtare dhe jo ato në nivel

vendor që mundësojnë dhënien e një dekorate nga Presidenti i Republikës. Ne nuk e kemi çmuar

të arsyeshme që një drejtues i pushtetit vendor, i cili ka në kompetencë vetëm një njësi të caktuar

vendore, të bëj propozime për të dhënë dekoratë ndaj një personi, për ta vlerësuar atë për merita

të veçanta ndaj shtetit shqiptar dhe kombit. Kjo ka qenë arsyeja pse nuk janë futur në listë

drejtuesit e pushtetit vendor dhe janë futur titullarët e institucioneve kushtetuese.

Për sa i përket pyetjes për dallimin midis nenit 10 dhe 15, duhet mbajtur në konsideratë

që medalja “Qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë”, që jep Kuvendi, nuk është i njëjti

vlerësim krahasuar me medaljen “Qytetar nderi”, që jepet në nivel vendor. Prandaj ne kemi

menduar që propozimi për dhënien e kësaj dekorate nga Kuvendi të bëhet nga 1/5 e deputetëve.

Ndërkohë, një këshilltar në komunë apo në bashki mund të bëjë propozimin, por kjo nuk

nënkupton se do të miratohet.

10

(Ndërprerje pa mikrofon nga salla.)

Propozimi nuk mund të jetë urdhër për autoritetin që e miraton. Propozimi është

propozim. Ne kemi përcaktuar listën e titullarëve të institucioneve kushtetuese, me përjashtim të

drejtorit të Policisë së Shtetit. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është institucion i parashikuar

shprehimisht nga Kushtetuta. Ne kemi ndjekur këtë logjikë.

Fatmir Xhafaj - Ka pyetje të tjera? Unë kam disa shqetësime. Të jem i sinqertë,

pikëpamja ime është se ky është një vend inflacioni në çështjen e dekoratave. Shikoj se keni

marrë modelin italian dhe atë francez. I keni vënë edhe vlerën e lekut. Harroni se janë tradita dhe

territore të ndryshme. Ju thjesht i keni përshtatur.

Kam disa pyetje. Cilat janë kriteret? I thuhet tjetrit: “Po të jap flamurin e kombit tim”, por

me çfarë kriteresh? Të ra rruga njëherë këtej nga unë, apo se të takova diku? Jepet një dekoratë

që dikush do ta mbajë brenda apo jashtë territorit të këtij vendi, do ta përdorë, do ta mbajë për

tërë jetën e kështu me radhë, po për çfarë kriteresh e ka marrë?

Kemi një kakofoni. Një ditë të bukur mund të ndodhë që tre ministra apo titullarë

institucionesh t’i japin medalje të njëjtit person njëkohësisht, sepse nuk ka një zyrë të koordinojë

këtë çështje. Mund të ndodhë të bëjmë një figurë të keqe në këtë histori. Duhet të jetë diçka e

koordinuar.

Mirë e mori, po heqja e medaljes si bëhet? I është dhënë titull nderi, një medalje, një

personi që sot e meriton këtë gjë ndaj vendit tënd, por në sjelljen apo veprimtarinë e tij bën një

shkelje të rëndë të ligjit, një akt të rëndë të papajtueshëm me interesat kombëtare dhe me ligjet e

vendit: atëherë çfarë bëhet në këtë rast? Ka rregulla për këtë gjë?

Refuzimi është në heshtje apo është refuzim i shprehur kur nuk e jep? Sikur dikujt t’i

shkrepet dhe të ankimojë dekretin kur nuk merr titullin dhe të shkojë në gjykatë: bëhet hero atje?

Rri mirë ky ligj, pa një ligj për Presidentin e Republikës në këtë vend? Unë dhe ndonjë

koleg tjetër kemi vite që e ngremë këtë çështje. Më mbetet vetëm ta shkruaj atë dhe besoj se do

të më jepet mundësia më vonë. Me Kushtetutë jemi të detyruar të kemi një ligj për Presidentin e

Republikës, ku do të normohej e gjithë kjo veprimtari protokollare dhe të mos lihej në

subjektivizmin e secilit që qëndronte në atë funksion të nderuar.

Gazmend Bardhi - Lidhur me pyetjen e parë, për përcaktimin e kritereve, ne mendojmë

se përcaktimi në dispozita i rasteve se kur jepet dekorata, pra motivacioni që duhet të ketë për

dhënien e dekoratave në vetvete, është kriter. Për shembull, dekorata e flamurit u jepet

11

personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e kombit dhe

të popullit shqiptar. Ky është kriteri se kur jepet kjo dekoratë. Është e pamundur të përcaktohen

në mënyrë shteruese kriteret për dhënien e dekoratave. Kriteri në këtë rast është i barabartë me

motivacionin.

Për sa i përket pyetjes për dhënien e medaljeve njëkohësisht nga tre ministra, do të thosha

se projektligji parashikon në mënyrë të qartë se ministri jep medalje brenda fushës së

veprimtarisë së tij. Është pamundur që një personalitet të ketë merita të veçanta në fushat e tre

apo katër ministrive njëkohësisht. Ministri i Drejtësisë nuk mund të japë medalje për një person

që është shquar në fushën e mbrojtjes apo anasjelltas. Është e pamundur që një individ të jetë i

shquar profesionalisht në fushën e mbrojtjes, të drejtësisë apo atë të shëndetësisë. Prandaj rreziku

që tre ministra të japin njëkohësisht medalje është pothuajse i pamundur.

Për sa i përket rregullave për heqjen e dekoratave, në bazë të Kodit Penal, neni 38 është

dënim plotësues. Ai parashikon: “Heqja e dekoratave dhe e titujve të nderit vendoset nga gjykata

për personat që kanë kryer një vepër penale që dënohet me burgim dhe çmohet se mbajtja e tyre

nuk pajtohet me natyrën e veprës penale të kryer. Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit është e

përhershme kur personi dënohet për krim mbi dhjetë vjet”. Ne mendojmë se çështja e heqjes së

dekoratave për raste të shkeljeve flagrante të ligjit që përbëjnë vepër penale është e normuar nga

Kodi Penal.

Për sa i përket refuzimit, projektligji parashikon në dispozitat ku rregullohet veprimtaria e

organeve këshillimore që, në rast se autoriteti kompetent vendos mosmiratimin për propozimin e

komisionit këshillimor për dhënien e dekoratës, të medaljes apo të titullit të nderit, njofton

komisionin këshillimor i cili është i detyruar të njoftojë propozuesin për refuzimin e dhënies së

dekoratës, të medaljes apo të titullit të nderit.

Për sa i përket të drejtës së ankimit, kjo çështje është zgjidhur që në dispozitat e pjesës së

përgjithshme të projektligjit, ku thuhet se: “Të përfituarit e një dekorate, medalje apo të titullit të

nderit apo të titullit vendor, nuk është një e drejtë dhe nuk mund të kërkohet si e tillë në rrugë

individuale apo institucionale”. Kjo nënkupton që në rast se propozimi nuk miratohet, çështja

nuk mund të ankimohet në gjykatë.

Për sa i përket pyetjes, nëse mund të qëndrojë ky ligj, pa një ligj organik që rregullon

organizimin dhe funksionimin e institucionit të Presidentit, mund të them se çështja e dhënies së

dekoratave është e rregulluar me ligj. Kemi ligjin e vitit 1996. Kemi ligjet që rregullojnë

12

medaljet në Forcat e Armatosura, që është i vitit 2004, si edhe medaljet e punonjësve të policisë,

që është i vitit 2007. Ky ligj parashikon në mënyrë të hollësishme edhe procedurën që ndjek

organi këshillimor që e ngre Presidenti në rastin e dhënies së dekoratave, mund të qëndrojë pa

ligjin organik të Presidentit, i cili sigurisht që është i domosdoshëm.

Fatmir Xhafaj - Ka pyetje të tjera? Nuk ka. Ka diskutime? Ne mund të japim këtu

ndonjë dekoratë? Ne miratojmë ligjin, jemi komision përgjegjës.

(Diskutime në sallë.)

Ka kundër? 1 votë kundër. Abstenim? 2 abstenime.

Miratohet.

Kam një pyetje: a ka qenë i përfshirë institucioni i Presidentit?

Gazmend Bardhi – Po ka qenë. Ligji i është dërguar për mendim paraprakisht

institucionit të Presidentit dhe e kemi marrë me shkrim mendimin e tij mbi projektligjin.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Në qoftë se do të dëshironi, mund t’jua vëmë në dispozicion.

Është shkresë e sekretarit të Përgjithshëm të institucionit të Presidentit.

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Meqenëse e votuam projektligjin në parim, e ndërpresim këtu shqyrtimin e çështjes së

parë për të vazhduar me pikën tjetër të rendit të ditës.

Faleminderit!

Sekretar Përgjegjëse e sektorit të

Viktor Gumi komisioneve parlamentare

Euzheni Pengili

13

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Datë 20.03.2013, ora 09:30

Drejton mbledhjen:

Fatmir Xhafaj – nënkryetar komisioni

Dokument parlamentar

Rendi i ditës:

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10119, datë 23.04.2009 “Për

planifikimin e territorit”, të ndryshuar”.

Marrin pjesë:

Viktor Gumi, Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Arenca Trashani, Tritan Shehu, Gent

Strazimiri, Paulina Hoti, Ylli Lama, Fatos Hoxha, Luan Skuqi, Ilir Bano, Pandeli Majko,

Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dashamir Peza, Ermonela Felaj, Vasilika Hysi,

Saimir Tahiri, Shegush Ligori, Florjon Mima, (deputet zëvendësues) Fatbardh Kadilli, (deputet

zëvendësues).

Mungojnë:

Ilir Rusmali, Astrit Bushati, Edi Paloka, Armando Subashi dhe Tom Doshi.

Të ftuar:

Ernest Noka – zëvendësministër i Transportit, Punëve Publike dhe të Telekomunikacionit

Vjollca Bazaiti – përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Politikave të Planifikimit Urban në

Ministrinë e Transportit, Punëve Publike dhe të Telekomunikacionit

14

Fatmir Xhafaj – Fillojmë me shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime

në ligjin nr. 10119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar”.

Për ta prezantuar këtë projektligj prezent kemi zotin Ernest Noka, zëvendësministër i

Transportit, Punëve Publike dhe të Telekomunikacionit, dhe zonjën Bazaiti, përgjegjëse sektori

në Drejtorinë e Politikave të Planifikimit Urban po nga kjo ministri.

Fjalën e ka zoti Noka.

Ernest Noka – Faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuara zonja e zotërinj deputetë,

Kemi ardhur sot këtu para jush për të paraqitur projektligjin “Për disa shtesa dhe

ndryshime në ligjin nr. 10119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar”.

Siç jeni edhe ju në dijeni, ligji nr. 10119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të

ndryshuar” rregullon veprimtarinë e administrimit, të planifikimit dhe të zhvillimit të territorit.

Ne kemi sjellë sot këtu para jush disa amendime të këtij ligji duke zgjeruar konceptet e tij, me

qëllim rritjen e frymës së përgjegjësisë së aktorëve që parashikon ligji në procesin e hartimit dhe

të miratimit të planeve urbane, rritjen e autoritetit të pushtetit vendor gjatë këtij procesi

administrimi dhe hartimin e rregullave që krijojnë shanse të barabarta për zhvillimin e planeve

zhvillimore urbanistike në territorin e Shqipërisë.

Ligji nr. 10119, i miratuar më datë 23.4.2009, i cili ka pësuar disa ndryshime vitin e

kaluar, është përpjekur të rregullojë të gjithë veprimtarinë në fushën e rregullimit të territorit.

Meqenëse gjatë ushtrimit të këtij ligji janë vërejtur fenomene të cilat nuk janë pasqyruar

siç duhet në ligj ose ligji i ka koncentruar në mënyrë të tillë që vendimmarrja shpeshherë e vonon

procesin, janë bërë disa ndryshime që gjatë procesit të vendimmarrjes të shkurtohen disa hallka

administrative, që janë konsideruar të tepërta ose jo shumë të zhdërvjellëta, duke e forcuar në

këtë mënyrë autoritetin e pushtetit vendor e duke krijuar mundësinë që pushteti vendor për

elemente të planifikimit të territorit të mos ketë nevojë ose detyrim të paraqitjes të çdo plani

qoftë ai pjesor ose më pak se pjesor tek organet qendrore, siç është Këshilli Kombëtar i

Territorit.

Në këtë drejtim, ligji ka pësuar ndryshime në disa nene të tij, ku më kryesore është futja e

konceptit të planit të detajuar vendor të planifikimit. Me ligjin aktual kemi vetëm një plan të

përgjithshëm vendor të planifikimit, pra plan vendor të planifikimit, pa e cilësuar të përgjithshëm

ose të detajuar. Plani vendor sipas ligjit aktual duhet detyrimisht që nga hartuesi të kalojë në

15

këshillat bashkiakë dhe nga këshillat bashkiakë të kalojë në regjistrin kombëtar, regjistër, i cili,

sipas ligjit aktual, duhet të jetë një interlokutor midis hartuesve të planit, vendimmarrësve të

planit dhe aktorëve ose grupeve të interesit. Pra gjatë 55 ditëve që plani qëndron në regjistër,

duhet të ketë një bashkëbisedim të vazhdueshëm midis grupeve të interesit dhe të aktorëve të

ndryshëm. Pas këtij procesi, pasi të jenë reflektuar të gjitha ndryshimet që mund të kenë qenë të

nevojshme të bëhen, të kalojë në Këshillin Kombëtar të Territorit.

Natyrisht, rregullimet që po paraqesim sot i kemi konsideruar të tilla që për planet e

përgjithshme kjo procedurë të mbetet e detyrueshme dhe të vazhdojë në përputhje me ligjin

aktual.

Ndërkohë është futur koncepti i ri i planit të detajuar vendor, i cili për pjesë të vogla ose

për rastet kur në një territor të caktuar të një njësie vendore ka nevojë për investime, siç është

rasti i një shkolle ose i një investimi industrial, pushteti vendor të mos jetë i detyruar që vetëm

për këtë kërkesë të hartojë të gjithë këtë procedurë me hapa të gjatë kohorë. Një nga hapat e gjatë

kohorë është qëndrimi në regjistër dhe pastaj mbledhja e KKT-së, por duhet t’i jepet e drejta

pushteteve vendore që për këtë element të vogël ose për pjesë të ndryshme të territorit ta marrë

vetë vendimin në përputhje me instrumentet që ka autoriteti vendor nëpërmjet këshillave teknikë

dhe atyre bashkiakë.

Më konkretisht, ne kemi sjellë sot për miratim nga ju disa ndryshime që prekin nenet 3, 8,

27, 66, 72 dhe 76 të ligjit ekzistues. Shtohen disa nene të reja në ligjin ekzistues, siç është neni

30/1 dhe një seksion i tërë, siç është seksioni 2/1 me nenet nga 70/1 deri në nenin 70/33. Pra,

seksioni 2 ka rreth 33 nene që shtohen. Disa nene të tjera në ligjin ekzistues ndryshojnë: neni 71,

pikat 1 dhe 2, kurse nga pika 3 mbetet germa “d” dhe pika 4; në nenin 73 hiqet pika 1 dhe mbetet

pika 2, si dhe hiqen tërësisht nenet 74, 75, 77 dhe 78 të ligjit ekzistues.

Të nderuar deputetë, nëse ju do të dëshironi që unë t’i citoj një e nga një, siç ishin dhe si

janë reflektuar në amendamentin që kemi sjellë, pra me ndryshimin e ligjit ekzistues, jam i

gatshëm.

Ky ishte një prezantim në vija të përgjithshme, ndërsa më në detaje ju mirëpresim me

pyetje.

Faleminderit!

Fatmir Xhafaj – Faleminderit, zoti Noka!

Ka pyetje nga kolegët?

16

Fjalën e ka zoti Fino.

Bashkim Fino – Unë kam disa pyetje, por, ajo që më bën më shumë përshtypje është

fakti që po të kishte ardhur ky projektligj që më 2009-n, kur u bë ligji, megjithëse u bë efektiv

më 2012, dhe sot për pak muaj vijnë ndryshime të tjera, do të kishte sens, por në momentin kur

po vjen një projektligj me shumë ndryshime, mos kemi gjë kthim pas në kohë me këtë ligj? Unë

atëherë kam votuar kundër dhe kam thënë se nuk po bëjmë mirë me këtë planifikim, duke ia

hequr të gjitha kompetencat pushtetit vendor, ndërkohë tani rikthehemi me një projektligj dhe

themi që për një pjesë të vogël i duhet pushtetit vendor të japë mendim, për ndërtimin e një

shkolle, për shembull, nuk mundet të stërzgjatet me morinë e ligjit që ishte në fuqi, por me këtë

projektligj që keni sjellë sot i japim mundësinë pushtetit lokal të veprojë menjëherë. Ndërkohë që

më 2009-n ka qenë e kundërta. Për shkak se kishim ndërtime kaotike në shumë qytete, për të

vënë rregull në planifikimin e territorit të tyre, ne përgatitëm ligjin më 2009-n. Por, çfarë ndodhi?

Na rezulton se ne rikthehemi pas tre vjetësh dhe bëjmë disa amendamente, për t’i dhënë

mundësinë pushtetit vendor të veprojë edhe në pjesëza të vogle toke tani, duke dhënë leje

ndërtimi, ndërkohë që me ligjin e 2009-s nuk bëhej fjalë të bëhej diçka e tillë pa kaluar

masterplani apo plani urbanistik i qytetit.

Zoti Zëvendësministër,

Ky projektligj është prekje në thelb i ligjit të 2009-s, në shumë nene. Unë dua të di: mos

duhet të bëjmë më parë një konsultë me Shoqatën e Urbanistëve, Shoqatën e Arkitektëve,

Shoqatën e Ndërtimit dhe, në mënyrë të veçantë, me Shoqatën e Bashkive dhe të Komunave?

Nëse e keni bërë, a mund të na thoni diçka rreth kësaj konsulte? Këto shoqata janë të prirura të

marrin pjesë në hartimin e këtij projektligji të rëndësishëm, por prania e tyre është edhe shumë e

domosdoshme.

Me dashamirësinë që kam për t’i miratuar ligjet për planifikimin e territorit, sepse nuk i

shërbejnë vetëm qeverisë, por edhe pushtetit vendor, dua të them se gjatë gjithë këtyre viteve që

jam deputet nuk kam parë ndonjë projektligj tjetër të shkruar në formë hartimi apo romani. Ligjet

nuk janë shkruar asnjëherë në këtë formë, ku një pikë e një neni është shprehur me fjali shumë të

gjatë, aq sa duhen 10 minuta për ta lexuar nga fillimi në fund. Ligji bëhet me një formulim të

saktë, ndërkohë që ky që ka ardhur është në formën e një udhëzimi. Nuk është mirë kështu.

detajimet e tepërta mund t’i kishit shkruar në udhëzime, sepse duhet të jepen, por jo në ligj.

17

Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj, zoti Zëvendësministër, për të gjitha shqetësimet dhe

pyetjet që ngrita, pasi ky është një ligj shumë i rëndësishëm dhe duhet miratuar, pasi me të do të

bëhet efektiv ligji për planifikimin e territorit. Ka tre vjet që vetëm tallen, se nuk është bërë

efektive asgjë, ndërsa po hyri ky në fuqi do të fillojnë të jepen lejet dhe planifikimi do të bëhet

efektiv. Por, përpara se të hyjë në fuqi, unë dua të dëgjoj shoqatat që përmenda më sipër dhe të di

se çfarë mendimi kanë ato në lidhje me këtë projektligj.

Faleminderit!

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Ernest Noka – Në lidhje me pyetjen e parë të zotit Fino, dua të them se ligji nr. 10 190,

datë 23.04.2009 është përpjekur të vërë rregull në administrimin e territorit në Republikën e

Shqipërisë dhe të forcojë përgjegjësitë e autoriteteve, qofshin ato vendore apo qendrore. Ligji i

asaj kohe u bë me pjesëmarrjen aktive të Bashkisë së Tiranës, ku zoti Rama ka qenë një nga

aktorët kryesorë të hartimit të tij, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve Publike

dhe Transportit dhe bashkitë e tjera. Jam dakord me mendimin e zotit Fino, që ligji ekzistues, pa

ndryshimet që kemi sjellë sot, ka pasur tendencën e koncentrimit apo përqendrimit të lejeve.

Ndoshta tendenca e asaj kohe ka qenë për të rregulluar dhe për të ndaluar frymën e mbrapshtë të

ndërtimeve pa leje, e cila kishte përfshirë të gjithë shoqërinë shqiptare.

Është parë që gjatë këtyre viteve ka frenuar iniciativën dhe përgjegjësinë e pushtetit

vendor, sidomos për elemente të veçanta, të cilat ju i përmendët me radhë, zoti Fino. Edhe

bashkitë e qyteteve të tjera janë shprehur se me këtë ligj u është hequr e drejta e ushtrimit të

kompetencave të tyre në lidhje me ndërtimet. Prandaj, edhe ministria jonë i ka parë si të

domosdoshme këto ndryshime të ligjit, që i kemi sjellë sot te ju për miratim.

Pyetja e dytë ishte: “A është marrë mendimi i Shoqatës së Bashkive?”. Shqetësimi për të

cilin ne kemi ardhur sot është ngritur pikërisht nga bashki të ndryshme dhe nga Shoqata e

Bashkive. Ne kemi pasur disa takime me shoqatat, por edhe me USAID-in, për këtë ligj dhe

shqetësimet që kanë dalë nga këto takime i kemi reflektuar në këtë projektligj.

Në lidhje me shqetësimin tuaj të tretë, zoti Fino, se ligji është shumë më i gjatë nga sa

duhet, dua të them se ndaj të njëjtin opinion me ju. Ligji duhet të jetë sa më konciz, sa më strik

dhe sa më i qartë, por çështjet për të cilat ju thoni se mund t’i fusim nëpër rregullore apo

udhëzues, janë futur këtu për të mos lejuar abuzivitetin me këtë ligj.

Faleminderit!

18

Fatmir Xhafaj – Faleminderit!

Ka pyetje të tjera? Nuk ka.

Meqenëse në komision është kërkuar të thirren tri shoqata të rëndësishme, për të cilat

është depozituar kërkesa, jemi të detyruar ta vazhdojmë javës tjetër këtë projekt, duke thirrur në

seancë edhe shoqatat.

E mbyllim mbledhjen këtu, për t’u takuar ditën e martë të javës së ardhshme.

Mirupafshim dhe faleminderit të gjithëve!

MBYLLET MBLEDHJA

Sekretar Përgjegjëse e sektorit të

Viktor Gumi komisioneve parlamentare

Euzheni Pengili

19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!