15.04.2015 Views

Studimi i Remitencave në Kosovë 2010 - Banka Qendrore e ...

Studimi i Remitencave në Kosovë 2010 - Banka Qendrore e ...

Studimi i Remitencave në Kosovë 2010 - Banka Qendrore e ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Studimi i Remitencave në Kosovë 2010

Në lidhje me vështirësinë e mbulimit të shpenzimeve të blerjes së librave, 38 përqind e familjeve klasifikojnë

këtë shpenzim si vështirësi mesatare, ndërsa 33% e ka mjaft të lehtë për të mbuluar këtë shpenzim (Tabela

6).

Kemi një dallim prej 1 përqind në klasifikimin e raportuar të vështirësisë së blerjes së librave në mesin e

familjeve në zonat rurale dhe familjeve në zonat urbane: përqindja e kryefamiljarëve të familjeve që klasifikojnë

vështirësinë e blerjes së librave si, “shumë të vështirë”, “deri diku të vështirë” ose “mesatare” është

1% më e lartë në mesin e familjeve në zonat rurale se sa familjeve në zonat urbane. Megjithatë, pjesa e kryefamiljarëve

të cilët kanë klasifikuar vështirësinë e blerjes së librit si “shumë të vështirë” është 2% më e lartë

në mesin e familjeve në zonat urbane sesa familjeve në zonat rurale. Ky ndryshim i vogël në mes të niveleve

të raportuar të vështirësisë në mes të vendbanimeve urbane dhe rurale do të thotë se lloji i vendbanimit

nuk paraqet ndonjë vështirësi në shpenzimin e blerjes së librave.

Në zonat rurale, femrat kryefamiljare të familjeve që pranojnë remitenca e gjejnë më pak të vështirë për të

mbuluar shpenzimet e blerjes së librave nga femrat kryefamiljarë të familjeve që nuk pranojnë remitenca.

Meshkujt kryefamiljarë të familjeve që pranojnë remitencat e gjejnë më pak të vështirë për të mbuluar këtë

shpenzim se sa ata që nuk pranojnë remitencat, dhe dallimi midis dy kategorive në klasifikimin e dhënë

nga ta është më i theksuar se sa me femrat kryefamiljare.

Në zonat urbane, nuk ka ndonjë dallim domethënës në mes të familjeve të kryesuar nga femrat të cilat pranojnë

remitenca dhe atyre që nuk pranojnë remitenca. Megjithatë, meshkujt kryefamiljarë të familjeve

pranuese e gjejnë më pak të vështirë të mbulojnë shpenzimet e blerjes së librave.

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!