30.01.2020 Views

Udhezues i Klubit te Kodimit

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PËRSËRITJA

Kur vëreni grupe të udhëzimeve të përsëritura në kodin tuaj,

në vend se t’i shkruani ato çdo herë, mund të përdorni përsëritjen.

Përsëritja është mënyrë për t’i treguar

kompjuterit të përsërisë udhëzimet:

Disa herë

Derisa të

përmbushet

kushti

Pambarim

Për shembull, një lojë kompjuteri mund

ta përsërisë pambarim muzikën

në sfond, deri në momentin

kur lojtari ndalon lojën.

Përsëritjen e përdorim edhe

në jetën e përditshme!

Nëse në një lojë me letra i ndani letrat

me një mikun tuaj, do të duhet të ndani

një letër për mikun, një për vete.

Këtë do ta përsëritni derisa letrat të mbarojnë.

Mundohuni ta përdorni përsëritjen për të krijuar animacione!

Përsëritja është shumë e përshtatshme për ta bërë

personazhin juaj të ecë, kërcejë ose fluturojë.

Shikoni faqen jumpto.cc/animation për të mësuar

si ta përdorni përsëritjen për krijimin e animacioneve.

A mund të krijoni animacionet tuaja?

Dëshironi të dini më shumë për Klubin e Kodimit? Kontrolloni faqen www.codeclub.org.uk

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!