14.07.2013 Views

Shkarko - Gjuha Ime

Shkarko - Gjuha Ime

Shkarko - Gjuha Ime

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plaku i Vlorës në kujtesën e brezave

ARDITA KIKA

Kush është Ismail Qemali,

plaku

flokëbardhë që e ngriti

flamurin dhe e shpalli

Pavarësinë e Shqipërisë?

Ismail Qemali lindi më 16

tetor 1844, në Vlorë. Në tekstet

e historisë, si ditëlindja e

tij njihet 24 janari. Ditëlindjen

e tij e ndërruan, ngaqë

përkonte me atë të Enver

Hoxhës.

Ismail Qemali, në të vërtetë,

quhej Ismail bej Vlora. Emri i

tij u ndryshua gjatë regjimit

komunist për shkak të titullit

“Bej”, por, asnjëherë, asnjë

historian dhe asnjë personalitet

nuk e ka shpjeguar këtë

ndryshim.

Ismail Qemali ishte një nga

protagonistët më të rëndësishëm

të familjes së njohur

Vlora, një familje e

28 Nëntori,

Dita e flamurit

Në vitin 1443, Gjergj Kastrioti

Skënderbeu e ngriti flamurin

kombëtar në kalanë e Krujës.

Ndërkaq, 469 vjet më vonë,

më 28 nëntor 1912, Ismail

Qemali e ngriti flamurin në

Vlorë dhe e shpalli pavarësinë

e Shqipërisë. Këto ngjarje të

rëndësishme më 28 Nëntor,

bashkë me ditëlindjen e komandantit

legjendar, Adem

Jashari, festohen sot nga

shqiptarët kudo që jetojnë: në

Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,

Mali i Zi, në Kosovën Lindore

dhe në diasporë.

2

pasur dhe me shumë tradita.

Ai ishte djali i Mahmut bej

Vlorës,i cili disa herë u

ndëshkua nga Porta e Lartë,

dhe i Hadije Hanëmit nga

familja e njohur Alizoti e

Gjirokastrës.

Ismail Qemali jetoi 72 vjet, 3

muaj e 8 ditë ose gjithsej

2628 ditë. Ai kishte një shtat

mesatar dhe një peshë po

mesatare.Mbante një veshje të

kohës, me kostum të kohës,

kravatë të kohës, flokë të thinjur

të krehur me kujdes dhe

me një mjekër të bardhë të

krehur. Ngjyra e kostumeve,

në përgjithësi, ishte e zezë dhe

në kokë mbante kapelë.

Jetën e shkoi në Shqipëri,

Greqi, Turqi, Itali, Bullgari,

Siri dhe për pak kohë në

Francë, Angli, Zvicër e Gjermani.

U diplomua në gjimnazin

“Zosimea” në Janinë,

shkollimin e lartë e përfundoi

në Paris për shkenca juridike

dhe ekonomike. Me këtë

edukim, ai ishte një nga më të

arsimuarit në administratën

turke të asaj kohe.

Ismail Qemali njihej edhe si

poliglot, një armë që i shërbeu

në gjithë aktivitetin e tij

politik për çështjen shqiptare.

Ai i njihte shkëlqyeshëm

shqipen, osmanishten,

turqishten, latinishten, italishten,

gjuhën frënge dhe greqishten

e vjetër.

Ismail Qemali e ngriti flamurin

e Pavarësisë në Vlorë, më 28

Nëntor 1912, dhe e shpalli

Shqipërinë shtet të pavarur,

duke u kërkuar fuqive të

mëdha ta njihnin këtë vendim.

Në asnjë rrethanë, ai nuk e

përdori këtë moment sublim

për përfitime dhe për favore.

Madje, në fjalimin e tij ditën e

Shpalljes së Pavarësisë, ai

ishte shprehur se, siç e donte

Zoti që të ishte i pari ta

ngrinte flamurin e pavarësisë,

ashtu të bëhej edhe hero i parë

i shtetit shqiptar.

Ismail Qemali është kryeministri

dhe kryetari i parë në

historinë e shtetit modern

shqiptar. Ai qëndroi në krye të

qeverisë nga data 28 nëntor e

vitit 1912 deri më 22 janar

1914, pra 12 muaj e 56 ditë.

(Vijon në faqe 4)

MINISTRIA E DIASPORËS E

REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Revistë për fëmijët

e diasporës

Viti I, nr. 1, 2012

Kryeredaktor

Rushit Ramabaja

Rekaksia:

Ardita Kika

Arif Demolli

Anita Kadriu

Bajram Shatri

Ymer Avdiu

Nebih Bunjaku

Lektura dhe korrektura:

Sabrie Grainca

Realizimi

kompjuterik&disenji

Hekuran Rexhepi

Shtypi dhe ballina

Orienti

Adresa e Redaksisë:

Ministria e Diasporës

(ish-ndërtesa e shtëpisë së

mallrave), sheshi “Nëna

Tereze”, Prishtinë

Tel. 03820017023

e-mail:

revistaura@rks-gov.net

Dorëshkrimet nuk kthehen

Fjala e ministrit

Ju shkruajmë

NGA DHEU I SHQIPTARËVE

Të dashur fëmijë!

Pikërisht në vigjilje të 28 Nëntorit,

pra në 100-vjetorin e mëvetësisë së

Shqipërisë, kësaj Zonje Mëmë, po

vijmë te ju me revistën “URA”,

duke shpresuar se kjo do të bëhet

lidhje e përgjithmonshme mes jush

dhe atdheut. Dhe jo vetëm kaq. Kjo

do të krijojë atë lidhjen e bukur mes

zemrave tuaja dhe dashurisë sonë.

E ju, duke qenë pjesë e komuniteteve

ku jetoni, tërthorazi do të

bëheni ura jonë e dashurimtë ndërmjet

shqiptarëve dhe pjesës tjetër të

botës. Pra, do të krijojmë ura e ura

që shqiptarët dhe njerëzimi nesër të

jenë më të dashur e më të lumtur.

Me faqet e “URËS” synojmë ta

keni atdheun më afër, mu në mes

fanitjeve dhe zemrave tuaja. Po

kështu do t’ju dojë edhe ju dheu i

shqiptarëve, që nga Molla e Kuqe e

deri në Çamëri. Revista jonë, me

temat e llojllojshme nga kultura e

përgjithshme, nga kultura gjuhësore,

nga letërsia shqipe, nga historia,

nga gjeografia e atdheut, nga

etnografia, nga artet shqiptare, nga

mitologjia etj., ka për qëllim t’ju

futë ngadalë e natyrshëm në të

kaluarën dhe të tashmen e etnisë

pellazgo-iliro-dardane, që të mund

ta formësoni qartë kuptimin për

rrënjët tuaja, për historinë e kulturën

e të parëve tuaj dhe të krenoheni

me to. Sot dhe veçan nesër,kur

të rriteni edhe ca, do t’ua shpjegoni

mocanikëve e miqve tuaj nga etnitë

e tjera se e keni prejardhjen pikërisht

nga toka e perëndive të lashta,

ku e pati selinë, madje, edhe kryehyjnia

Zeus. Do t’u flisni, për shembull,

për Lekën e Madh e për Gjergj

Kastriotin që i ruajtën Evropës

qytetësinë, duke mbyllur në sar -

kofagë barbarizmat e shkelësve të

kohëve të tyre; për Konstandinin e

Madh, që i la emrin trashëgim

qytetit të shtatë kështjellave në

Bosfor dhe që i hapi portat Jezusit,

Yllit të Shpëtuar të krishterimit;

për Justinianin që solli që nga Kina

mëndafshin për t’i zbukuruar shtatin

vendlindjes dhe i shkroi ligjin për të

sunduar zemrën e dehur; për Jan

Kukuzelin që ngujoi gjithë shpirtin

e kohëve në këngë, duke e mbëltuar

në sistemin e shkrimit muzikor dhe

për Nënën Tereze,e cila u shndërrua

në brerore të gjithëkohshme të

mëshirës. Do t’u kallëzoni, natyrisht,

edhe për shenjtorët tanë dardanë

e ilirë - Shën Pali, Shën Je ro nimi

e Shën Niketa- dhe për shumë personalitete

të tjera që lanë gjurmë në

harkun e historisë. Nga historia më e

re, patjetër, do të rrëfeni për prijësin

e rezistencës paqësore Ibrahim Rugova

e për komandantin e UÇK-së,

Adem Jashari. Dhe duke rrëfyer, do

ta ndieni dhe do ta kuptoni se jeni

pjesë e lulnajës më të bukur të

qytetësisë së botës.

Qoftë i mbarë takimi juaj me

“URËN” dhe, nëpërmjet saj, me

atdheun e me të dashurit tuaj këtu!

Ibrahim Makolli,

Ministër i Diasporës

3

Plaku i Vlorës

NË KUJTESËN E BREZAVE

ARDITA KIKA

Tri rrëfime për Flamurin

Ismail Qemali e ngriti në Vlorë flamurin

e kuq me dy krerë shqiponjash,

për të cilin rrëfehet në tri

variante. I pari thotë se këtë e qëndisi

Marigona, një nuse e shtëpisë

ku fjeti Ismaili natën e fundit; i dyti

– se atë e solli Spiridon Ilo nga

SHBA dhe varianti i tretë i Eqrem

bej Vlorës, sipas të cilit Spiridon Ilo

ia kishte dhënë Plakut të Vlorës flamurin

që ia kishte falur Aleadro

Kasstriota, burri i një princeshe që

pretendonte të ishte pasardhëse e

Skënderbeut.

Vendimi i parë i Ismail Qemalit,

pas firmosjes së deklaratës së

Pavarësisë dhe marrjes së detyrës si

kryeministër, është dërgimi i lajmit

në të gjitha qarqet e vendit dhe

dërgimi i telegrameve në shtetet e

mëdha për njohjen e pavarësisë.

Kopja e dokumentit të Shpalljes së

Pavarësisë, e publikuar në vitin

2007, mendohet se i përket Lef

Nosit, i cili në qeverinë e parë

shqiptare ishte ministër i Postë-

Telegrafës. Teksti shqip i Deklaratës

së Pavarësisë përbëhet vetëm prej

katër rreshtash dhe aty thuhet:

“Shqipëria të jetë më vete, e lirë

dhe e mosvarme”. Më pas, vijojnë

dy rreshta në turqishten e vjetër.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

nuk u njoh që më 28 Nëntor të vitit

1912 nga Evropa. Pavarësia e

Shqipërisë nga shtetet evropiane u

njoh vetëm në vitin 1913, gjithashtu

këtë vit u njoh edhe Ismail Qemali

si kryeministër i Shqipërisë.

Udha e lavdishme e Plakut

Ismail Qemali e pati nisur karrierën

e vet politike si përkthyes në Ministrinë

e Jashtme të Turqisë Osmane

në vitin 1860. Detyra e dytë në administratë

e Ismail Qemalit qe ajo e

4

drejtorit në Sekretariatin e Zyrës

Juridike në Sofje të Bullgarisë

(1868). Më pas,e mori detyrën e

nënprefektit të rajonit të Rusçuk-ut,

një detyrë që e mbajti pesë vjet. Në

vitin 1873, ai dha dorëheqje. Në

vitin 1876 u emërua sekretar i

përgjithshëm i Ministrisë së

Jashtme të Turqisë, që e ndihmoi

shumë të njihte diplomacinë turke

nga brenda, por edhe atë të huaj.

Shërbimi i sigurisë së administratës

turke zbuloi që Ismail Qemali

kishte hartuar një dokument për

projektin e një Shqipërie të pavarur.

Ky ishte edhe një nga shkaqet më të

mëdha të përndjekjes që u ndërmor

ndaj tij. Kështu, më 1877 e dënuan

me internim shtatëvjeçar në Kytahja

të Anadollit. Më pas u

emërua vali në Siri. Qe edhe

këshilltar personal i sulltan Avdylhamitit.

Më 1908, me ndihmën e

shqiptarëve të veriut të Maqedonisë,

Ismail Qemali u zgjodh deputet

i rrethit të Beratit, por,në të

vërtetë, ishte përfaqësues i gjithë

Shqipërisë. Ai luajti rol të rëndësishëm

në Parlamentin e Turqisë

moderne.

Dy varret e Ismail Qemalit

Ismail Qemali vdiq në rrethana

misterioze, më 24 janar të vitit

1919, në Peruxha të Italisë, pak

çaste para se të mbante një konferencë

për shtyp. Deri sot nuk ka një

variant të besueshëm të vdekjes së

tij. Dyshohet se ishte helmuar nga

qarqet antishqiptare greke e italiane.

Kufoma e Ismail Qemalit qe

mbajtur në Peruxha dy javë, gjoja

për t’u balsamosur. Por, kjo i shtoi

edhe më shumë dyshimet për

helmim, pasi ia nxorën organet e

brendshme, për të zhdukur çdo

shenjë për autopsinë.

Ismail Qemali është varrosur dy

herë: herën e parë në shkurt të vitit

1919 në Kaninë, në vendin e lindjes

dhe të paraardhësve të tij. Nga Peruxha,

trupi i pajetë i Ismail Qemalit,

i balsamosur, i shoqëruar

nga djemtë e tij, u nis drejt Brindisit.

Aty u vendos mbi luftanijen

italiane "Alpino" dhe arriti në Vlorë

në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919.

Ceremonia e varrimit u krye dy

ditë më pas, të mërkurën e 12

shkurtit 1919. Aty qe grumbulluar

gjithë popullsia e Vlorës, si edhe

reparte ushtarake italiane me

bandën e tyre muzikore. Kortezhit

i prinin 12 kurora lulesh, të dërguara

nga populli i Vlorës, organet

e qarkut e të krahinës së Vlorës,

shkollat fillore të qytetit, qyteti i

Fierit, shoqëria "Djelmoshat e

Vlorës”. Më tutje, një grup

ushtarësh të regjimentit të 86-të, si

dhe një repart italian mitraljerësh.

Pas tyre vinte karroca që mbante

arkivolin e mbështjellë me flamurin

kombëtar. Karrocën e tërhiqnin

gjashtë kuaj të murrmë. Anës karrocës

ecnin dy rreshta ushtarësh.

Më pas vinin hoxhallarët. Pas tyre

tre djemtë e Ismail Qemalit. Pastaj

vinte gjenerali Settimio Piacentini,

kundëradmirali Lubetti, autoritetet

ushtarake e civile të krahinës,

parësia e qytetit dhe e qarkut, qytetarët,

nxënësit e shkollave fillore të

qytetit dhe një tufë ushtarësh

kalorësie.

Varrimi i dytë është bërë më 28

nëntor 1932 në Vlorë, me urdhër të

posaçëm të mbretit Ahmet Zogu, në

20-vjetorin e Pavarësisë.

Vlora është qytet i lashtë

dhe një nga portet kryesore

të Shqipërisë. Sot

është porti më i madh, pas Durrësit.

Ndodhet në jugperëndim

të vendit, buzë Adriatikut, në

gjirin me të

njëjtin emër.

Ka 128 kilometra

katrorë

dhe 124. 000

banorë.

Në lashtësi njihej

me emrin

Aulona. Në

shekullin IV

para Kr. rrethohej me mure guri

të latuar. Duke qenë një nyjë e

rrugëve detare e tokësore, e

njohur për verën, ullinjtë e

kripën, u bë porti kryesor i

Ilirisë pas rënies së Apolonisë e

QYTETE DHE KRAHINA TË ATDHEUT

VLORA, kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur

Orikumit. Në mesjetë, fatet e

qytetit lidhen me kështjellën e

Kaninës. Më 1081 u pushtua

nga normanët, më 1205 nga

Venediku, pastaj kaloi nën

sundimin e Hofenshtafëve gjermanë

dhe më

1272 u përfshi

në Mbretërinë

e Arbërisë.

Vlora u bë një

qendër e

lulëzuar

tregtare e zejtare,

si

despotat më

vete. Në shekullin XIV kaloi nën

sundimin e Balshajve. Ishte e

dëgjuar për punimin e hekurit,

të shpatës, të mëndafshit, për

nxjerrjen e kripës etj. Osmanët

e pushtuan më 1417. Ishte i

DRENICA, krahinë e rezistencës

Drenica dikur ishte në

pjesën qendrore të

Dardanisë ilire, ndërsa

sot ndodhet në qendër të

Kosovës. Banorët e saj kanë

qenë dardanët, fisi më i

madh ilir. Drenica është

krahinë tipike rurale. Shtrihet

në 700 km katrorë. Përshkohet

nga shumë lugina,

toka pjellore, ujëra dhe pasuri

nëntokësore. Popullsia e

saj pothuajse është e tëra

shqiptare dhe jeton në 105

vendbanime. Skenderaj dhe

Drenasi janë komuna me

rreth 140.000 banorë. Pjesa

veriore e Drenicës, e cila ka

qendër administrative Skënderajn,

i ka 65000 banorë

që jetojnë në 50 fshatra.

Në Drenicë kanë ndodhur

ngjarje të mëdha dhe nga aty

kanë dalë figura të rëndësishme.

Në Betejën e Darda -

nisë (1389) Milesh Kopili,

arbër nga Kopiliqi i

Drenicës, e vrau sulltanin

osman Murati I. Në këtë

krahinë shqiptare, më 26

mars 1903

u mbajt

Kuvendi i

Marinës, i

udhëhequr

nga Ahmet

Delia e

Hasan

Prishtina.

Këtu e

patën fillesën luftërat për

çlirimin e Mitrovicës,

Vushtrrisë, Ferizajt,

Prishtinës e Shkupit.

Po nga këtu nisi kryengritja

kundër terrorit serb (1912),

pari port në Adriatik i pushtuar

prej tyre.

Në historinë e re, Vlora ka mbetur

më së shumti në kujtesën e

brezave si kryeqyteti i parë i

Shqipërisë së pavarur që nga 28

Nëntori 1912. Këtu, Kuvendi

Kombëtar e shpalli pavarësinë

dhe e formoi qeverinë me Ismail

Qemalin në krye. Por, në dhjetor

të vitit 1914 u pushtua nga italianët.

Më 1920 u krijua

komiteti “Mbrojtja Kombëtare”,

që i organizoi forcat që

morën pjesë në Luftën e Vlorës,

të cilat i mposhtën pushtuesit

italianë duke i detyruar të

tërhiqen, më 2 shtator 1920.

Për herë të dytë u pushtua

përsëri nga italianët në Luftën e

Dytë Botërore dhe u çlirua përfundimisht

më 15 tetor 1944.

e udhëhequr nga Azem dhe

Shote Galica, pastaj ajo e

vitit 1945 nga Shaban

Polluzha, tevona rezistenca

e Tahir Mehës më 13 mars

1981 etj.

Nga fshatrat e Drenicës,

ndër më të

rëndësishmit

është Prekazi

me rreth

3900 banorë.

Ngjarjet dhe

betejat më të

rëndësishme

për çlirim nga

osmanët dhe

nga serbët janë të lidhura me

Prekazin. Përveç të tjerash,

në Prekaz, më 28 nëntor

1955 lindi komandanti

legjendar dhe udhëheqësi i

UÇK-së, Adem Jashari.

5

Ministria e Diasporës, këtë

vit, ka zhvilluar dhe po

përgatit një varg aktivitetesh

për organizimin,

lehtësimin dhe thellimin e mësimit

plotësues në diasporë dhe në mërgatë.

Portali “Gjuha ime…”

Është hapur në bashkëpunim me

MASHT-in, në shkurt të vitit

2012. Ky portal u ofron nxënësve

dhe mësuesve informacione të

ndryshme nga gjuha, letërsia, kultura,

gjeografia, historia e atdheut,

informacione ditore dhe libra

të ndryshëm shkollorë e të tjerë.

Libra dhe lektyra shkollore

Ministria e Diasporës, gjatë vitit

2012, ka shpërndarë rreth 40

mijë libra shkollorë, lektyra shkollore

dhe libra të ndryshëm për

nxënësit dhe mësuesit, për bibliotekat

shkollore, ku mbahet

mësimi plotësues në diasporë, si

dhe libra për bibliotekat publike

në qytete të ndryshme të vendeve

të Evropës, SHBA dhe në Kanada.

6

Libra janë dërguar në Kroaci,

Slloveni, Itali, Austri, Zvicër,

Francë, Belgjikë, Gjermani,

Suedi, Finlandë, Danimarkë,

SHBA dhe në Kanada.

Konsulta e Shtutgartit

Më 10 e 11 mars, në Etringen

(afër Shtutgartit në Gjermani), u

mbajt me sukses Konsulta për arsimin,

me temën “Gjendja aktuale

e mësimit plotësues në diasporë

dhe hapat konkretë për institucionalizimin

e tij”. Konsulta i

hartoi 10 tezat kryesore për Konferencën

Kombëtare për Institucionalizimin

e mësimit plotësues

në diasporë, që mbahet në Prishtinë

(për këtë Konsultë janë mbajtur

procesverbalet, është hartuar

dokumenti kryesor me 10 tezat

për mësimin plotësues). Në këtë

konsultë morën pjesë ministri i

MeD-së, Ibrahim Makolli, ministri

i MASHT-it, Ramë Buja, udhëheqësit

e UP-së, përfaqësuesit

diplomatikë, si dhe mësues nga

shumica e vendeve evropiane ku

zhvillohet mësimi plotësues.

Ekskursione dhe vizita

Ministria e Diasporës ka organizuar

dhe ka ndihmuar realizimin

e vizitave dhe të ekskursioneve në

Kosovë. Në prill ka ndihmuar organizimin

dhe realizimin e ekskursionit

të 100 nxënësve nga

Suedia në Kosovë dhe në Shqipëri,

në kuadër të 100-vjetorit të

pavarësisë së Shqipërisë. Po në

prill, Ministria e Diasporës ka organizuar

dhe ka realizuar një ekskursion

njëjavor për nxënës dhe

mësues shqiptarë nga Turqia në

Kosovë. Gjithashtu, në gusht MeD

ka ndihmuar realizimin e një vizite

të nxënësve shqiptarë nga qyteti i

Frajburgut të Gjermanisë në

Kosovë, e organizuar nga shoqata

“Skënderbeu” e këtij qyteti.

Kuizi i diturisë

Në kuadër të manifestimit

tradicional “Ditët e Diasporës

në Kosovë”, më 28 korrik

është mbajtur kuizi i diturisë

për nxënës nga mërgata, i organizuar

nga MeD. Ky kuiz

është mbajtur në studion e

RTK-së dhe është regjistruar e

është transmetuar. Në këtë ngjarje

morën pjesë nxënësit finalistë

nga Gjermania, Zvicra

dhe Belgjika. Ekipi garues nga

Anglia ishte i pranishëm në

kuiz, por nuk garoi. Nxënësit

garues treguan nivel të lartë të

dijes.

Kampi (shkolla) veror

Organizim tjetër i rëndësishëm që

u zhvillua në kuadër të manifestimit

“Ditët e diasporës” në

Kosovë ishte mbajtja e shkollës

(kampit) verore për nxënës nga diaspora.

Ky kamp u organizua në

kampin turistik “Rugova” në

Malaj të Rugovës, nga 6-14 gusht.

Morën pjesë 50 nxënës nga vende

të ndryshme - Gjermania, Austria,

Franca, Zvicra, Italia, Suedia, Anglia,

Greqia dhe nga Turqia. Ata u

shoqëruan edhe nga një grup i

nxënësve të shkollave fillore të komunës

së Pejës. Me nxënës punuan

mësues nga Kosova, Shqipëria dhe

nga diaspora. Pos mësimit, aktiviteteve

sportive dhe kulturore që

u organizuan në kamp, nxënësit

vizituan edhe shumë vende dhe institucione

të ndryshme, si Bibliotekën

Kombëtare dhe

Universitare në Prishtinë,

Prekazin, masivin e bjeshkëve të

Rugovës, qytetin e Pejës dhe atë të

Burimit, burimin e Drinit të

Bardhë në Radac të Pejës, Kullat e

Gllogjanit, Çarshinë e Gjakovës,

Prizrenin, masivin e maleve të

Sharrit, Shpellën e Gadimes etj.

Nxënësit i vizitoi ministri Ibrahim

Makolli, pastaj u pritën nga drejtori

i Arsimit i komunës së Pejës, si

dhe e vizituan kazermën e FSK-së

në Burim. Këtë shkollë verore e

ndihmoi FSK-ja, duke e siguruar

shërbimin mjekësor gjatë gjithë

kohës, si dhe nga IMD - Instituti

për Menaxhim dhe Zhvillim në

kuadër të projektit të zyrës zvicerane.

Ministria e Diasporës i ka bërë të

gjitha përgatitjet për organizimin

e një kampi dimëror me nxënës nga

diaspora, i cili, në bashkëpunim me

DA-në e komunës së Prishtinës,

synohet të realizohet në qendrën

turistike të fëmijëve në Brezovicë.

Binjakëzimi i shkollave

MeD, sipas planit të veprimit dhe

me qëllim të bashkëpunimit sa më

të mirë ndërmjet nxënësve nga diaspora

dhe nxënësve e shkollave

në vendlindje dhe për integrimin

sa më të lehtë të nxënësve në

vendet ku jetojnë e shkëmbimit të

kulturave, planifikon edhe binjakëzimin

e shkollave nga Kosova

me shkolla të vendeve të ndryshme

ku zhvillohet mësimi plotësues. Në

këtë kuadër, në nëntor do të bëhet

binjakëzimi ndërmjet shkollës fillore

“Tefik Çanga” të Ferizajt dhe

një shkolle të mesme të këtij qyteti

me një shkollë fillore dhe një

shkollë të mesme nga qyteti

Alvesta i Suedisë. Planifikohet që

në të ardhmen të shtohet binjakëzimi

i shkollave të Kosovës me

shkolla të vendeve të ndryshme.

Konferenca kombëtare

për institucionalizimin e

mësimit plotësues

Ministria e Diasporës do ta organizojë

konferencën kombëtare

“Institucionalizimi i arsimit në diasporë”.

Në këtë konferencë, që do

të mbahet në Prishtinë, do të marrin

pjesë udhëheqësit dhe ekspertët

e MASHT-it të Kosovës, MASH-it

të Shqipërisë, përfaqësuesi i arsimit

i Republikës së Maqedonisë,

të Malit të Zi dhe të Luginës së

Preshevës, përfaqësuesit e Ministrisë

së Jashtme të Kosovës dhe

ata të Shqipërisë, përfaqësuesit e

Universitetit të Tiranës, të Prishtinës

dhe të Tetovës, ambasadorët e

vendeve të ndryshme në Prishtinë,

mësues dhe aktivistë të shoqatave

të ndryshme që ndihmojnë shkollën

shqipe nga të gjitha vendet e

botës.

7

Bisedë me ata që s’janë më

Gjashtë herë më dënuan me vdekje

Ky atdhetar e demokrat

yni kulmor lindi në

Vushtrri. Studimet e

larta për shkencat politike-juridike

i kreu në Stamboll. U

zgjodh tri herë deputet në parlamentin

osman, të cilin gjithmonë

e përdori si tribunë për

mbrojtjen e të drejtave kombëtare

shqiptare. Në fillim të

vitit 1912, bashkë me Ismail

Qemalin, e organizoi kryengritjen

e përgjithshme për çlirimin

e tokave shqiptare nga zgjedha

turke.

“URA”: Po pas viti 1912,

kur sërish gjysmën e tokave

tona i pushtuan serbët e

malazeztë?

HASAN PRISHTINA: Vazhdova

të luftoja me të gjitha forcat

që gjymtyrët e shkëputura

të atdheut t’i bashkoheshin

shtetit shqiptar. Kështu, më

1918, si kryetar i delegacionit

të komitetit “Mbrojtja kombëtare

e Kosovës”, mora pjesë

në Konferencën e Paqes në

Paris, ku u mundova ta bindja

Evropën hipokrite se kufiri i

dheut të shqiptarëve shtrihet

deri atje ku ujit i thonë ujë e

bukës bukë, siç pati thënë Isa

Boletini.

“URA”: E më vonë?

HASAN PRISHTINA: Më

1921 e kryesova njërën ndër

qeveritë demokratike në

8

Hasan Prishtina (1873-1933)

Shqipëri, mora pjesë aktive në

përgatitjen e Revolucionit të

Qershorit (1924) dhe sërish, në

shtator të po këtij viti, shkova

në Lidhjen e Kombeve në

Gjenevë, ku protestova kundër

barbarizmave serbe në Kosovë.

“URA”: Po pas dështimit të

Revolucionit të Qershorit?

HASAN PRISHTINA: U detyrova

të largohesha nga atdheu.

Por, edhe gjatë tetë vjetëve të

mia në mërgim (1925-1933),

luftova po me atë zjarr për

demokratizimin e Shqipërisë

dhe për çlirimin e Kosovës.

“URA”: E ç’zezona të tjera

keni përjetuar në jetë?

HASAN PRISHTINA: Katër

herë armiqtë organizuan atentat

kundër meje. Gjashtë herë

më dënuan me vdekje. Dy herë

më burgosën serbët e bullgarët.

“URA”: Thatë “Gjashtë herë

i dënuar me vdekje”, po nga

kush?

HASAN PRISHTINA: Kush?

Xhonturqit, pastaj feudali e

vegla e Serbisë Esat Pashë Toptani,

më vonë qarqet shoviniste

serbe dhe tri herët e fundit

mbreti Zog. Më në fund, po ky,

tok me qeverinë jugosllave, organizoi

atentat kundër meje

dhe kështu më vranë në Selanik,

më 14 gusht 1933.

SHQIPE HASANI

MËVETËSIA DARDANE

E pashë qiellin e Kosovës

Me shumë ngjyra të përziera,

Ishte festë e Pavarësisë

Pritur shekujve të robërisë.

Qyteti me shumë flamuj,

Fëmijët këngës ia thonë,

Mbretëron gjithkah liria,

Të rritemi gazmorë.

Shumë u flijuan

Për këtë ditë të madhe,

Gjithmonë qoftë e bekuar,

Mëvetësia dardane!

Drita

e historisë

Kur u hap shkolla e parë shqipe

Deri vonë thuhej se shkolla e parë shqipe u hap

në Korçë, më 1887. Mirëpo, kritiku dhe historiani

i letërsisë, dr. Ibrahim Rugova, thoshte se

shkolla e parë shqipe në të vërtetë u hap në Kosovë, pikërisht

në qytezën e Janjevës, para 342 vjetësh. Mësuesi i parë

ishte Lukë Bogdani.

Perandori që i dha emrin një kryeqyteti

Perandori romak me prejardhje dardane,

Kostandini, i mbiquajtur “i

Madh”, ishte djali i parë i Kostandin

Klorit. Ai lindi në Naissus (Nish) të Moesisë,

në Ilirikun Lindor. Luftoi përkrah të atit, i

cili u vra në betejën fatale të Jorkut. Kostandini

u bë Cezar (306) dhe pastaj August

(308). Gjatë marshimit për në betejën

vendimtare të urës së Milvianit në Romë, ai

pa vizionin e kryqit të shndritshëm në qiell

dhe fjalët “Me këtë do të sundosh”. Ai vit

(312) shënon përqafimin e krishterimit nga

ana e tij. Duke mposhtur me luftë perandorin

e mbetur, Licinin, ai vuri nën kontroll

Ilirikun, Maqedonin dhe Akeian (314). Në

vitin 324 ishte i vetmi perandor i Romës. Që

në fillim të karrierës së tij, ai nxori urdhëresën

e famshme për ndalimin e përndjekjes

të të krishterëve (311) dhe, dy vjet më

pas (313), urdhëresën tjetër për përkrahje të

krishterimit. Në vitin 325, ai e thirri

Këshillin e Krishterë të Nikesë, ku morën

pjesë 318 peshkopë. Largimi përgjithmonë i

Kostandinit nga Roma, më 326, ishte

ndoshta simbol i shkëputjes së tij nga e kaluara

pagane e Romës. Ai e shpërnguli selinë e

tij nga Roma në Bizant, të cilit ia dha emrin

e vet Kostandinopojë dhe e përkushtoi në

vitin 330. Gjatë organizimit të ri të perandorisë,

Iliriku përbënte një nga provincat e

mëdha. Ajo ndahej në dy pjesë: Iliriku

Perëndimor (Illyricum Occidentale), që përmblidhte

vetë Ilirikun, Panoninë e Norikun,

dhe Iliriku Lindor (Illyricum Orientale), ku

përfshiheshin Dakia, Moesia, Maqedonia dhe

Traka. Kostandini u pagëzua nga historiani

kishtar Eusebi pak kohë para vdekjes, më

337. Fronin e trashëguan tre bijtë e tij të

paaftë: Kostandini, Kostandi e Kostani. Ky i

fundit trashëgoi Ilirikun, Italinë dhe Afrikën.

Kush e shkroi vjershën e parë për fëmijë

Vjersha e parë shqipe për fëmijë mendohet

të jetë “Ylli i vogël lart në qiell” e

Konstandin Kristoforidhit. Para saj, në

vitin 1592, Lekë Matrënga e shkroi vjershën

“Kënga e përshpirtshme” dhe Naum Veqilharxhi

vjershën “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Këto dy vjersha, ndonëse për të rritur, lehtë

kuptohen edhe nga fëmijët.

9

POETË EMBLEMATIKË SHQIPTARË

ALI HURUGLICA

Gishtërinjtë e vegjël

Dy gishtërinj të vegjël, të vegjël!

Gishtërinj të bardhë

E gëzojnë

Dhe

E madhërojnë plakun,

Se ia kallin çakmakun

E me çakmak

Llullën.

E për dy gishtërinjtë e vegjël

E për dy gishtërinjtë e bardhë,

Sikur një dardhë,

Plaku

E jep edhe kullën

Edhe tufën me ogiç

Edhe s’i dhimbsen hiç.

Këta gishtërinj të vegjël,

Këta gishtërinj të bardhë,

Mbjellin dardhë,

Edhe pikturojnë ylbere.

Rifat Kukaj

Kashta e Kumbarës

10

Astronautët

janë kalorës të gjithësisë,

shalojnë raketa

të shpejta si shigjeta

nëpër mot të mirë

dhe mes për mes stuhisë.

Nga bishti i raketës

ndriçojnë flakët.

Po këtyre kalorësve

u prin e mbara

dhe i prijnë së mbarës:

kurrë nuk e djegin

Kashtën e Kumbarës.

Adelina Mamaqi

Fëmijëve të Kosovës

Unë jam një teze, lindur në Tiranë,

Që për fëmijët shkruaj poezi.

Ju dua fort edhe ju ndjej aq pranë,

Si të ishit mbesat e nipërit e mi.

Si lulet fushave, që i çel pranvera,

Nga shpirti më lulëzojnë vargjet. Kështu

Po ju dërgoj këtë tufë me vjersha.

Do të jem e lumtur po t’i pëlqeni ju.

ISMAIL KADARE

Nuset dhe dasmat

Të veshura me mjegull

Me copëra yjesh

Nuset e krahinave të Shqipërisë.

Aq të bukura dasmat

N’atë dekor të zi,

Sa që dhëndër do ndjeheshe

Njëfarësoj gjithsesi.

Si në polemin e luleve,

Që spërkat gjithçka,

Diçka nga yllësi e nuseve

Mbi supe na ra.

Ti trim që rri në shkallë,

Pse rri i menduar,

Nëneja që të ka djalë

S’të lë pa martuar.

Të njëmbëdhjetë rrëfimet e

vëllimit "TREGIME TË

MOÇME SHQIPTARE"

të Mitrush Kutelit (1907-

1967, emri i vërtetë i të cilit

ishte Dhimitër Pasko), siç e

thotë edhe vetë titulli, janë

rikallëzime të motiveve tona

popullore - të baladave, të

eposit të kreshnikëve dhe të

kohës së luftërave të gjata

shqiptaro-osmane.

Këto tregime, të veshura me

bukuritë artistike të njërit nga

mjeshtrit e mëdhenj shqiptarë

të rrëfimit MitrushKuteli, monumentalizojnë

universe e drama

të papërsëritshme të tri kohëve

të etnisë - të kohës kur arbërit

sfidoheshin nga fuqi të padukshme

e nga bajlozë dhe shkelës

gjithfarësh që vinin nga toka e

deti ("Rozafati", "Besa e Kostandinit",

"Gjergj Elez Alia" e

"Ymer Agë Ulqini"), të kohës së

kreshnikëve, pra të shekujve

pas zbritjes së fiseve endacake

sllave në tokat e Ilirisë ("Muji

dhe zanat", "Muji dhe Behuri",

"Ajkuna qan Omerin" e "Omeri i

Ri") dhe të kohës së treqind

kryengritjeve shqiptare kundër

osmanëve ("Shega e Vllastari",

"Turku rrëmbeu një arbëre" dhe

"Skënderbeu e Ballabani").

Në tregimin "ROZAFATI", njëri

nga motivet më të dhimbshme

të kohëve që humbin në

moçminë mitike, që të qëndrojë

në këmbë kështjella që po e

ngrinin të tre vëllezërit mbi

Bunë, do të duhej që në muret e

saj të murosej e gjallë nusja e

vëllait të vogël, gjiri i së cilës

LIBRA PËR JU

Tri kohët

e Arbrit

(Mitrush Kuteli: "TREGIME

TË MOÇME SHQIPTARE")

RUSHIT RAMABAJA

vazhdon të pikojë qumësht edhe

mijëra vjet më pas (simbol i

dashurisë së pavdekshme të

nënës për fëmijën që e kishte

lënë për gjiri).

Në tjetrin kallëzim "BESA E

KONSTANDINIT", i ndërtuar

mbi dy baladat arbëreshe (të

Doruntinës që hasej në Sicili

dhe të Garentinës që njihej në

Kalabri), krahas luftës së vazhdueshme

të arbërve kundër

shkelësve të huaj dhe vdekjes së

dymbëdhjetë djemve të Zonjës

Mëmë, ngrihet si një obelisk i

paplakur ligji i pakthyeshëm i

besës, i mbrujtur thellë në

ndërgjegjen e etnisë: Konstandini,

djali më i vogël, për ta

mbajtur fjalën që i kishte dhënë

nënës, ngrihet nga varri për ta

sjellë Doruntinën, të motrën,

nga larg, ku qe e martuar.

Në "GJERGJ ELEZ ALIA",

ndërkaq, pa dyshim balada jonë

më monumentale e të gjitha kohëve,

përkatësisht në rikallëzimin

po me këtë titull të

Mitrush Kutelit fuqizohet

mjeshtërisht metafora e qëndresës

me ngritjen e heroit nga

shtrati i vdekjes për t'i dalë zot

atdheut.

Ndërkaq, motivi i besës sërish

mbruhet e metaforizohet si

veçanti e etnisë në tregimin

tjetër "YMER AGË ULQINI":

Ymer Agën, të cilit që të nesërmen

e martesës iu desh të

rendte në luftë në mbrojtje të

atdheut dhe që më pas bie rob i

mbretit të Spanjës, vetëm me

besën e dhënë mundi ta shpëtonte

gruan që e kishte pritur

nëntë vjet dhe veten nga burgjet

e mëtejshme të të zezës Spanjë.

Tregimet me motive nga eposi i

kreshnikëve, në dramat e të

cilave marrin pjesë aktivisht

edhe zanat (si jehonë e largët e

përzierjes së perëndive pagane

në fatet njerëzore në "ILIADA"

e "ODISEU" të Homerit), vishen

me bëmat e heronjve (Mujit,

Halilit, Omerit, Ajkunës, Bohurit

etj.) që kapërcejnë tej

pragut të të pamundurës për ta

legjendarizuar kështu qëndresën

dhe flijimin për tokën

mëmë.

11

ARTE DHE ARTISTË

12

Është kryesorja e familjes së instrumenteve

harkore, si për nga

forma, ashtu edhe për nga përfitimi i zërit. Te

shqiptarët, violina ka qenë e popullarizuar shumë

herët. Forma që ka sot rrjedh nga shekulli XVI, kur,

nga modifikimi i instrumentit REBAB, e përsosi mjeshtri

Gashpar Dasalo, ndërsa mësuesi më i dalluar i violinës

mbetet Nikolla Amati (Itali).Violina më e vjetër mendohet se është ajo e vitit 1551,

që e bëri Andrea Amati. Violina përdoret jo vetëm si instrument solistik, por edhe si

anëtare e orkestrave popullore, argëtuese, kamertale, simfonike dhe filarmonike.

Ylli që s’u shua kurrë

(Aleksandër Moisiu, 1879 – 1935)

Ky aktor i madh botëror, me prejardhje

shqiptare, lindi në Kavajë.

Rridhte nga familja shqiptare e

Moisive, e cila për shkaqe ekonomike

pati emigruar në Trieste. Shkollën e

mesme e mbaroi në qytetin Grac (Austri),

më 1898. Pas vdekjes së babait, familja

Moisiu u vendos në Vjenë. Për

një kohë të shkurtër, Aleksandri

e ndoqi Konservatorin

e Vjenës, por për

arsye ekonomike u detyrua

të punonte si

duartrokitës në Opera

dhe si figurant në

Burgteatër.

Krijimtarinë teatrore

Aleksandri e nisi më

1898, në skenën e

Burgteatrit. Më 1903 debutoi

me sukses në Teatrin gjerman të Pragës,

më 1904 në Berlin, në teatrin “Skena

popullore”. Më 1905,Maks Rainhardi e

mori në teatrin e tij, duke i dhënë

mundësinë që të vlerësohej si aktor në

rolet e Osvaldit, Pozës, Hamletit etj.

Vetëm rolin e Fedjas, nga drama e Tol-

stoit “Kufoma e gjallë”, e interpretoi

1200 herë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore u zu rob

nga francezët, por me ndërhyrjen e

bashkatdhetarit Viktor Eftimiu u lirua.

Më 1917 mori një certifikatë, ku dëshmohej

kombësia e tij shqiptare. Më 1921

e pranoi ftesën e Viktor Eftimiut

për të dhënë shfaqje në Rumani.

Pastaj i vizitoi Rusinë

e Amerikën. Për shkak të

persekutimeve naziste,

Moisiu më 1932 u vendos

në Zvicër. Po këtë vit,

ai triumfoi me “Faustin”

e Gëtes nëpër skenat e

Evropës. Më 1933 e plotësoi

dokumentin për ta marrë

shtetësinë shqiptare, që iu dha

një vit më vonë. E mori vdekja e

parakohshme në kulm të krijimtarisë.

I mbylli sytë në Vjenë. U varros në

Lugano të Zvicrës. Në ceremoninë e varrimit,

artisti Basermane hodhi mbi trupin

e Moisiut unazën tradicionale të aktorit

Infland, në shenjë nderimi që u bëhej

artistëve të jashtëzakonshëm.

Është arti i pasqyrimit vëllimor në hapësirë i figurave

të njerëzve, i kafshëve ose i sendeve të gdhendura, të

modeluara dhe të derdhura në materiale të forta.

Në hapësirat shqiptare, skulptura shfaqet në terrakotat

neolitike të figurës së gruas nënë, të idhujve skematikë

të kafshëve, si dhe në enët antropomorfe e

zoomorfe, duke arritur nivel të lartë artistik (“Gruaja

e ulur” e Dunavecit), neoliti i mesëm: vazoja antropomorfe e Kamnikut; neoliti i vonë: vazoja antropomorfe

e Maliqit etj.

Në kolonitë bregdetare të antikitetit, që nga shek. VI para Kr., skulptura e mbështetur në traditën helene

ka zhvillim të madh në funksion të arkitekturës dhe të monumenteve të varrit.

E punuar në mermer ose në gur, ajo jep shtatore dhe koka të perëndive, si dhe të atletëve në stilin klasik,

duke fituar tipare lokale (Perëndesha e Butrintit, shek. IV para Kr.).

Zhvillim të madh kanë edhe statujat prej bronzit, ndërsa te rakota trajton edhe tema laike në një skulpturë

zhanri (Hydrofora, Apolloni, shek. IV para Kr. dhe “Bariu me qengj”, Durrës, shek. III para Kr.)

Ajo që e bëri këngën më skofiare

Marie (Palucaj) KRAJA

Kjo këngëtare jona e shquar lindi në Zarë (Dalmaci),

më 1911. Arsimin profesional e mori në shkollën e

mesme muzikore të Vjenës (Austri), ndërsa në Konservatorin

e Gracit i kreu studimet e larta (1929 – 1934).

Me t’u kthyer në Shqipëri, punoi mësuese në gjimnazin

“Donika Kastrioti” (Shkodër) dhe në Institutin Femëror

(Tiranë). Gjatë kësaj kohe zhvilloi edhe një sërë veprimtarish

koncertale, duke futur në repertor edhe shumë këngë

popullore. Pas Luftës së Dytë Botërore, dha mësim në

shkollën e mesme artistike “Jordan Misja”, punoi në

Teatrin e Operës e të Baletit, ku interpretoi një sërë figurash

e rolesh kryesore të operave botërore e kombëtare.

Më vonë, punoi si pedagoge e udhëheqëse e klasës së

këngës në Konservatorin Shtetëror të Tiranës. Veprimtaria

e saj e gjerë përfshin tërë gjinitë e muzikës vokale të kultivuar,

që nga muzika e dhomës (këngë, romancë), oratoriale

e deri te muzika skenike.

Marie Kraja u shqua për veti individuale të karakterit interpretues

e stilistik në të kënduarit e këngëve popullore,

me një teknikë të kulluar, nënvizoi me ngjyrën e timbrit të

zërit brendinë e tyre, zbërtheu në një shkallëzim dinamik thelbin emocional, duke krijuar

variante të reja koncertale të këtyre këngëve. Edhe në botë, Marie Kraja e ka përfaqësuar

denjësisht artin lirik shqiptar.

13

Ku ishte kryeqyteti i

MBRETËRISË DARDANE

Rezultatet e studimeve të fundit të historianëve çojnë

drejt pandehmës se krahina e Gallapit në antikë

paraqiste bërthamën e qytetërimit të Mbretërisë

Dardane. Bazuar në këto studime, historianët janë afër

identifikimit të qyteteve më të vjetra dhe më të rëndësishme

të Dardanisë pikërisht në këtë trevë – që nga Aria e

Bërskova e deri te kryeqyteti Damastion. Studiuesit e

mëhershëm patën thënë se Damastioni i kishte themelet

diku në një rajon xehetar, ngaqë në monedhën e prerë këtu

(që gjithashtu quhej Damastion), përveç figurës së Apollonit,

shquhej edhe çekani i xehetarit. Historianët dhe

arkeologët mendojnë se Damastioni do të duhej kërkuar në

vetë Artanën (ish-

Novobërda) ose në

rrënojat e qyteteve

antike përreth.

Pse pikërisht

krahina e Gallapit

të sotëm supozohet

të ketë qenë

bërthama e

qytetërimit të

mbretërisë sonë më

të lashtë? Në radhë

të parë, për shkak

të pasurive minerare (pothuaj në çdo katund edhe sot e

kësaj dite gjenden gjurmët e minierave dhe të shkritoreve

antike), por edhe për shkak të pozitës gjeografike (Gallapi

lidhej natyrshëm me fushëtirat e Naissusit dhe më gjerë).

Në kohën e pushtimit, pas Luftës së Dytë Botërore, vetëm

në Artanë (ish-Novobërdë, ose Argjentinë siç e quante

Pjetër Bogdani) qenë bërë gërmime të herëpashershme,

kryesisht nga arkeologë serbë, rezultatet e të cilave i dimë

fare pak ose hiç. Dihet se serbët kërkonin të fshehtat historike

vetëm deri në mesjetën e tyre dhe çdo gjë që nuk

mund të futej në këtë kornizë, ose heshtej, ose mbulohej

me mister edhe më të mugët. Por, as arkeologët tanë,

fatkeqësisht (me përjashtime të vogla), nuk u treguan vullnetmirë.

Sot, kur s’mund të flitet më për indiferencë sidomos

të historianëve të rinj, kërkohet më shumë se kurrë

ndihma e arkeologëve, pa të cilët s’mund të zbritet, natyrisht,

në kohët e shkëlqimit stërgjyshor. Një botë e tërë e

mijëvjeçarëve, e varrosur thellë, pret përpushjen e dorës së

arkeologëve.

14

GJËEGJËZA

Kur i lidh ikin,

kur i zgjidh,

rrinë.

(Këpucët)

Zu-zu-zu, zu-zu-zu,

Shkon atje e shkon këtu,

Punon ditë e punon natë,

Na jep dyllë e na jep mjaltë.

(Bleta)

Është identike

plotësisht si ti,

emrin e ka:

Fara e zezë,

ara e bardhë.

(Fotografi)

(Libri)

Mbi dy brigje, qëndron shtrirë,

Këmbët n'ujë ngulur mirë,

Përmbi të makinat shkojnë,

Nën të ujërat gurgullojnë.

(Ura)

Është porsi çadër,

Me një këmbë rri,

Fushave të gjera,

Del kur bie shi.

(Kërpudha)

As nuk hahet, as nuk pihet,

Por pa të nuk rrihet.

(Gjumi)

Portrete

nxënësish

TË ATDHEUT

Bota e vogëlushit shtatëvjeçar nuk sillet vetëm rreth librave

për moshën e tij. Erlisi lexon për gjeografinë, historinë dhe

për trashëgiminë e popujve, madje edhe libra për universin

Shtatëvjeçari

Shtatëvjeçari

QË LEXON LIBRA SHKENCORË

Anita KADRIU

Është vetëm shtatëvjeçar. Por, bota e tij nuk sillet

rreth shkronjave dhe mësimit të tyre për të

arritur të jetë i mirë në drejtshkrim dhe lexim

të bukur për moshën që ka. Ai e ka kaluar këtë fazë

shumë më herët. Ende pa u bërë parashkollor, i kishte

mësuar numrat dhe shkronjat. Ky është Erlis Arifi,

nxënës i klasës së dytë në shkollën fillore “Hasan Prishtina”

në Prishtinë. Dita e tij fillon me përgatitjet për

t’u nisur në shkollë, ku qëndron prej orës 12:30 deri në

15:30.E kur kthehet nga shkolla, së pari i kryen detyrat

e shtëpisë, pastaj gjithë orët e pasdites zhytet në

librat e astronomisë, të gjeografisë dhe të historisë

botërore. Sot Lisi i njeh të gjithë flamujt e shteteve të

botës. Mjafton ta pyesësh dhe ai t’i tregon ngjyrat dhe

simbolikën e secilit flamur. Megjithatë, ky shtatëvjeçar

tërë interesimin e tij ia ka kushtuar krijimit të universit.

Ai posedon një bibliotekë të vogël me atlase

botërore, të cilat janë shtypur për t’u përdorur nga studentë

e studiues, e po ashtu edhe atlase që në përmbajtje

të tyre e kanë krijimin e tokës dhe të galaktikës

sonë. Lisi, siç e quajnë me dashuri prindërit e tij, të

cilët janë të obliguar së paku një herë në javë ta dërgojnë

në librari për të blerë botime të reja(të dedikuar

për studiues e studentë dhe jo për fëmijë të moshës së

tij), që e kanë vështirë ta largojnë nga libraria

pa marrë shumë libra, po ashtu e kanë

vështirë ta shkëputin edhe nga emisionet

eksplorer për shkencën. E fundit

që i është bashkëngjitur bibliotekës

së tij është enciklopedia botërore. Interesimi

i tij për filma vizatimor, përralla

e lojëra tashmë është harruar. Ai

thotë troç se do të bëhet shkencëtar. Po

nuk pate si bashkëbisedues njohuri për

tokën, florën dhe faunën, me Lisin, qofsh

edhe 40- vjeçar, e ke problem të hysh në

bisedë. Për të, biseda për lojëra dhe librat shkollor

për klasën e dytë është e mërzitshme, i duket e thatë,

ndërsa ndien shumë kënaqësi kur takon dikë që ka njohuri

për të arriturat shkencore, me të cilin mund të de-

batojë ose të dëgjojë nga ai ndonjë gjë që nuk e di.

Porosia e tij për fëmijët e diasporës është t’i shfrytëzojnë

mundësitë dhe kushtet e shkollimit që kanë. Lisi

ëndërron ta vizitojë një nga qendrat studimore, prej

nga me teleskop do të kishte mundësi t’i shihte yjet,

hënën. Një pjesë e librave të tij përfshin edhe përmbajtje

rreth jashtëtokësorëve-alienëve. Prindërit e tij,

Bekimi e Shqipja, thonë se, me gjithë shtrëngesën

ekonomike që mbretëron në Kosovë, nuk kursejnë që

Lisit t’ia plotësojnë nevojat që ka për libra, të cilët nuk

gjenden në librarinë shkollore, për shkak se janë të

dedikuara për mosha të tjera. Ata duhet t’i blejnë ato

në katalogun e botimeve të reja. Në bisedën për revistën

tonë, Lisi tregon për testin e fundit të

matematikës, të cilin e ka plotësuar 100 për

qind, ndërkaq mësuesja e tij nuk është

mjaftuar vetëm me kaq, ia ka shkruar

në fund edhe vlerësimin “Të lumtë”.

Matematika është pasioni i tij, por e

nxit shumë edhe historia e Egjiptit, për

të cilën thotë se ka hulumtuar në

“google”. Ai tregon se si përdor shprehje

në gjuhën angleze për të hulumtuar

në internet materiale që i interesojnë, sidomos

ato rreth historisë. Tani, Lisi fantazon se

si t’i mësojë të gjitha gjuhët e botës. Thotë se këtë e

ka ëndërr. Rrëfen se në shkollë për njohuritë e tij nuk

flet me mësuesen apo me shokët. Frikësohet se s’do të

gjejë mirëkuptim.

15

TREGIMI

Takim

Arif DEMOLLI

I PËRJETSHËM

Këtu,

në këtë shesh,

njëqind vjet më parë ra

fuqishëm daullja e lirisë.

U mblodhën krushqit, burra

të fjalës, të penës dhe të

pushkës, nga të gjitha tokat

shqiptare.

U mblodhën shumë krushq,

mija e mija, sepse liria nuk

ishte çfarëdo nuseje. Ajo nuk

vinte dot pa mija krushq, pa

mija pushkë. Këto pushkë

duhej të shtinin me mija herë

në orët e liga, që nxitonin nga

të gjitha anët t’ua prisnin

rrugën dasmorëve, t’ua shitonin

nusen, t’ua varrosnin shpresat

shekullore.

Kjo ishte dasma më e

madhe në këto troje që nga

koha e Skënderbeut.

E në ballë të kësaj dasme

madhështore

— ju dy,

me fjalën zjarr,

me syrin pishë,

me zemrën hekur.

Pas jush vinin Sylejmani,

Mici, Shaipi…

Secili më mendjendritur se

tjetri,

më i guximshëm,

më besnik,

më i gatshëm të flijohej për

atdhe.

16

Duke shikuar shtatoret e Abdyl

Frashërit dhe të Ymer Prizrenit

Kështu marshuat drejt

lirisë.

Tmerr i armiqve,

shpresë e zemrave

shqiptare.

Atdheu u bë det i kuq.

U bë flakë.

U bë shkrumb e hi.

E ju, megjithatë, çatë përpara.

Nëpër flakë.

Nëpër gjak.

Nëpër shkrumb.

Nëpër hi.

Shpuar nga plumba.

Çarë nga jataganë.

Kush ia ka dalë t’i ndalë në

gjysmë rruge krushqit tanë?

Orët e liga të Evropës e të

Azisë nuk mund ta duronin

marshimin tuaj drejt lirisë.

Ato i verbonte flamuri në

duart tuaja.

I turbullonte dielli shkëlqimtar

në qiellin tonë.

I tmerronte dhe i mllefoste

guximi juaj për t’u ngritur, të

vetëm, kundër një bote të tërë,

e cila nuk donte ta pranonte as

qenien tonë kombëtare.

Atëherë bota ishte bërë një

gojë e tmerrshme e një luani

gjigant, që donte t’ju përpinte

me një të përçapur po të mos i

bindeshit.

Po ju shkuat sypatrembur

drejt cakut tuaj.

Vaj medet!

Sa e madhe bota

dhe sa i shkurtër vargu i

krushqve tuaj!

Ata ranë njëri pas tjetrit në

fushë të betejës.

U copëtuan në grykë topi si

Mici.

U dogjën në flakë.

Mbetën shpesh edhe pa varr,

edhe pa këngë.

E ju mbetët o pa vendlindje,

o pa atdhe.

Larg ju mbetën eshtrat,

ndonëse mendjen dhe zemrën

këtu e patët gjithmonë.

Sërish ranë daulle të reja.

Krushq të rinj u mblodhën

për dasmë të re, po për atë

nuse.

Ata patën fat më të mirë, po

ju nuk e pritët gëzimin e madh.

Njëqind vjet nuk u patë me

njëri-tjetrin.

Njëqind vjet larg vendlindjes

o atdheut.

Ju dogji malli për shokushokun,

për bashkëluftëtarët,

për trojet tuaja, për ne.

E, ja, pas njëqind vjetësh,

ngrihemi ne, pasardhësit tuaj

mirënjohës, dhe ju bashkojmë

sërish.

Dhe ku?

Mu në sheshin e dasmës së

madhe,

ku i folët popullit për lirinë,

ku ngritët flamurin

kryengritës,

ku dhatë betimin për liri o

vdekje.

Ja ku jeni pranë e pranë, si

dikur, njëri me vendimin e Lidhjes

së Prizrenit, tjetri me një

kobure në dorë. Sytë ju shikojnë

diku larg, larg në

ardhmërinë, diku edhe përtej

kohës sonë. Çani përpara me

vendosmëri, syçeltësi dhe me

guxim, të gatshëm të shtini në

orët e liga që afroheshin nga të

katër anët.

Jo, ore, jo! Atëbotë, horizonti

shqiptar kishte një mijë

anë. Dhe nga të njëmijtat ia

mësynin armiq të dukshëm e të

padukshëm, që të na e prishnin

dasmën e madhe, që të na e

rrëmbenin nusen nga duart mu

te pragu i shtëpisë.

Lumëbardhi ushton, këndshëm,

si dikur.

A po shihni?

Kalaja ngrihet po aq madhështore

dhe po aq krenare

kundruall.

Mungojnë trokëllimat e

patkonjve të kuajve, jehona e

daulleve, krismat e pushkëve,

zërat e alarmeve.

Po çuditeni?

Po e ndieni veten të vetmuar?

Ju ka marrë malli për kohët

e shkuara?

Oh, jo! – më duket se më

thonë buzët tuaja të bronzta.

Po si ta ndiejmë veten të vetmuar

në shesh të një qyteti?!

Vërtet si? Çuditem tash me

veten time. Ku më vete mendja

edhe mua?!

Po ju kurrë nuk jeni vetëm.

Çdo ditë vijnë t’ju vizitojnë

grupe-grupe nxënës, studentë,

punëtorë, fshatarë, turistë…

Hyjnë në muze, ku Komiteti

juaj i bënte mbledhjet, shikojnë

armët tuaja, vendimet, fo-

FJALË TË URTA PËR ATDHEUN

Atdheu mbi të gjitha.

Duaje atdhenë si shqiponja folenë.

Atdheu e nëna nuk harrohen.

Balta më e ëmbël se mjalta.

Bijë vendi, pikë argjendi.

Dy duar për një kokë, koka për atdheun.

Gjuha ruhet atje ku shkruhet.

Guri i rëndë në vend të vet.

tografitë, veshjet… Në ministritë

tuaja kemi hapur galerinë

e arteve figurative. Aty

kemi vendosur portretet e

bustet tuaja dhe të bashkëluftëtarëve

tuaj, tablotë nga betejat…,

që mbi veprat tuaja të

mos bjerë kurrë veli i harresës.

Më duket se jua shoh gazin

në buzë, shkëlqimin në sy.

Më bëhet se e ndiej se si ju

zgjerohet kraharori nga kënaqësia,

se si ju rrah sërish

zemra…

Nuk na paskan përpirë gojët

e pangopshme të armiqve!

Nuk na paskan copëtuar

topat e tyre!

Nuk na paskan djegur zjarret

e tyre!

Nuk na paskan kalbur

burgjet e tyre!

Nuk na e paskan humbur

farën trekëmbëshat e tyre!

Ne paskemi mbetur gjallë,

madje të fuqishëm, krenarë, të

zotë të vetvetes!

Edhe kënduakemi në gjuhën

tonë!

Edhe pikturuakemi me

ngjyrat tona!

Edhe ju ngritkemi përmendore!

Sa të lumtur që dukeni që

pas njëqind vjetësh jeni sërish

pranë e pranë!

Sa të lumtur jeni që gjendeni

sërish në këtë shesh!

Sa fatlumë jeni që erdhët

prapë midis nesh!

E të tillë, të pandarë e madhështorë,

të çmuar e të nderuar

do të mbeteni për jetë të jetëve.

Lumë si ju, krenaria dhe

dashuria jonë e pamatur!

(Shkruar me rastin e 100vjetorit

të Lidhjes Shqiptare të

Prizrenit, më 1978)

17

Nëntori krenar

Nëntor krenar

Për shqiptari

Që një shekull

Në pavarësi.

Brez pas brezi

Këtë ditë e kujtojmë

Lavdinë e trimave

Kurrë s’e harrojmë.

Anita Zeqiraj,

Zallq

Marigonë

Marigonë,

Faleminderit për atë qëndismë

Më 28 nëntor

Ia dhe Ismail Qemalit në dorë.

Shumë trima gjak derdhën,

E dhanë jetën për ne.

E tash ne festojmë

Me gëzim e hare.

Blerta Dobërdolani,

Prishtinë

Shqipja në Flamur

28 Nëntori

është Ditë e Mbarë

kur Marigona

Zbriti shqipen në Flamur

Majlinda Berisha,

Prishtinë

18

E bardha ditë

Një festë e madhe

Për shqiptarë,

Ditë e bardhë,

Ditë e mbarë.

Vjollca Berisha,

Saradran

E kremtja e shenjtë

Na u gëzua Kosova

Diaspora e Shqipëria

Na erdhi e shumëpritura

PAVARËSIA.

Po rrezon dielli,

Po shndrit hëna,

Feston fëmija,

Gëzohet nëna.

Fjolla Dushi,

Vushtrri

Flamuri I Dheut të

Shqipes

Është ditë e bukur, ditë e madhe

Kombi ynë hedh valle.

Është ditë e lirisë, Ditë e Flamurit

kuqezi,

Ditë e Dheut të Shqipes.

Rozeta Pjetraj,

Dujakë

Atdheu

Atdheu im është Kosova

Këtu u rrita e u mësova.

Unë jam krenar që jam shqiptar,

Evropën e falënderoj,

Vendlindjen nuk e harroj.

Për atdheun shkruaj shumë

Sepse këtu kam lindur unë

Kelmend Ibishi,

Përlepnicë

Qëndistarja

Më 28 nëntor u ngrit

flamuri në Vlorë

e qëndisi vajza

me emrin Marigonë.

Këtë vajzë të bukur.

këtë vajzë të urtë

do ta ruajmë në zemër

përgjithmonë.

Egzona Ismajli,

Ramjan

Vjershë për

Agim Ramadanin

U linde, u rrite,

Me shumë vështirësi,

Jetën ia fale atdheut….

Që ne të jetojmë në liri.

Jemi sot krenarë

Për luftën që zhvillove

Më në fund, Agim

Lirinë e fitove.

Jetmira Ajeti,

Lladovë – Gjilan

Biblioteka

Ky tempull i dashur

Mendjen ma ndriçon

Shpirtin dhe imagjinatën

Gjithë fëmijëve ua zgjon.

E dua bibliotekën

Shpesh e vizitoj

Librat e përzgjedhur

Me shumë ëndje i lexoj.

Andra Dedolli,

Prishtinë

Besa-besë

Edhe pse shikoj me sy

Por me kokë mendoj

T’u betova ty atë ditë

Fjalë të këqija s’do të lëshoj.

Kur isha shumë e re

Gjyshi një herë më qortoi

Unë i dhashë fjalë bese

Fjalë të keqe s’do të lëshoj.

Kur të flasësh fjalën

Mirë duhet menduar

Se mund të hapësh plagë

Dikë duke e helmuar.

Hikmete Pulaj,

Prizren

Dëshmori

Ai si fëmijë

Luftoi për liri

Dha jetën e tij

Për pavarësi.

Sa shumë e pritëm

Dhe e ëndërruam,

Por falë dëshmorëve

Lirinë fituam.

Si trim i rrallë

Ti re për tokë

Me flamur në kraharor.

Elmedinë Abedini,

Muzeqinë, Shtime

Ëndërroja

Kur kam qenë e vogël,

Që në fëmijëri

Desha të jetoja

Veç në liri.

Beslinda Hadri,

Skivjan

19

Vizita e nxënësve dhe e mësuesve nga Turqia në Kosovë

Rikthimi në atdhe

PAS 100 VJETËSH

Me iniciativën e Ministrisë

së Diasporës, për

herë të parë pas 100

vjetësh, në prill 2012, fëmijët

e bashkatdhetarëve tanë nga

Turqia e vizituan Kosovën, atdheun

e të parëve. Kjo vizitë u realizua

në kuadër të projektit

“Vizitë njohëse e nxënësve dhe e

mësuesve të bashkatdhetarëve

nga Turqia në Kosovë”. Nxënësit

dhe mësuesit që i shoqëronin vizituan

qytete të ndryshme, si: Prishtinën,

Prizrenin-Mamushën,

Pejën, Gjakovën, Skenderajn-

Prekazin, Gjilanin dhe Zhegrën.

Me këtë rast, ata vizituan edhe

monumente të ndryshme kulturore

dhe historike. Veçanërisht

vlen të përmendet vizita në

Prekaz, te varri i komandantit

legjendar Adem Jashari, me

ç’rast mysafirët u njohën me historinë

e popullit shqiptar dhe me

20

sakrificat e kësaj familjeje heroike

për lirinë e Kosovës. Gjatë

kësaj vizite emocionuese, njëra

nga nxënëset tregoi se kur ishte

nisur për në Kosovë, gjyshi e

kishte porositur që kur ta

vizitonte varrin e komandantit

Adem Jashari, të bënte shumë fotografi,

por jo vetëm aty, po në

tërë Kosovën, në mënyrë që t’i

“çonte” pak vendlindje, të cilën

nuk kishte arritur asnjëherë ta

vizitonte. Vendlindjen, që gjyshi e

kishte lëshuar para 100 vjetëve

nga ndjekja e serbit, vetëm pas

100 vjetësh mbesa po kthehej në

“vatanin” e lirë.

Në mesin e mysafirëve ishte edhe

Jashar Bullut, një prind, i cili tërë

kohën, sa qëndroi këtu, i kërkonte

rrënjët e familjes së vet. Ai bëri

një lutje që tash e tutje të ketë

kontakte më shumë me bashkatdhetarët

në Turqi, të mos lihen

anash, të krijohet një urë lidhëse

mes tyre dhe institucioneve tona,

të ketë kontakte sa i përket arsimit,

kulturës, pastaj t’u jepet

mundësia të shkollohen edhe këtu,

të krijohet një lidhje më e madhe

afërsie.

Ndërkaq, mësuesi Nizam, me

origjinë nga Gaçka e Ferizajt,i cili

e fliste një shqipe të vjetër (sepse

edhe familja e tij kishte emigruar

që më 1912), premtoi se kur të

kthehej në Turqi, do ta mësonte

më mirë gjuhën shqipe dhe do të

angazhohet për hapjen e kurseve

të shqipes në vendlindjen e vet,

në Adana. Mësuesi, ndonëse

ndonjëherë gabonte dhe shkaktonte

të qeshura, nxënësve

mysafirë u sugjeronte të flisnin

vetëm shqip, duke u thënë se këtu

janë në vendlindjen e gjyshërve e

të stërgjyshërve. E veçanta e këtij

mësuesi është se në çdo shkollë,

qëështë vizituar, ka folur shqip,

pa kompleksin a gabonte apo jo.

Mysafirët nga Turqia i vizituan

edhe disa shkolla. Për nder të

tyre, në Gjilan u dha edhe një program

kulturo-artistik.Gjatë kësaj

kohe sa qëndruan, ata krijuan

shoqëri me moshatarët e tyre. I

shkëmbyen adresat, duke premtuar

se, sapo t’u jepej mundësia,

do të vinin sërish në Kosovë.

Shokëve dhe shoqeve që i njohën

u bënë ftesë që ta vizitonin

vendin e tyre. Në fund, bashkatdhetarët

tanë u kthyen nga kjo vizitë

me përshtypje jashtëzakonisht

të mira, me shpresë se do të ketë

edhe vizita e bashkëpunime të

tjera.

SEBAHAT MURTURI

LETËRSI E HUAJ

Liza Tecner

Një mbret kishte një zog

shumë të bukur. Fatkeqësisht,

një ditë zogu u largua nga

oborri i mbretit. Atë e zuri një

plak. Donte t’ia kthente të

zotit, por nuk e dinte rrugën.

Papritur i doli një burrë. Plaku

iu lut t’ia tregonte udhën, por

ai iu përgjigj:

-Nëse ma jep gjysmën e shpërblimit

që do të të japë

mbreti për zogun, të çoj unë

atje.

Ç’të bënte? E pranoi

propozimin. Arritën në kështjellën

e mbretit. Përpara

portës qëndronte një ushtar, i

cili nuk i la të futeshin brenda.

-Të lë të hysh brenda vetëm

nëse ma jep gjysmën e shpërblimit

që do të marrësh për

zogun, - tha ushtari.

-Por unë gjysmën e

shpërblimit ia kam

premtuar udhërrëfyesit,

- ia ktheu

plaku.

-Atëherë gjysmën

e asaj që mbetet, - u

përgjigj ushtari.

Plaku premtoi, vazhdoi

më tej e

arriti te

kësht-

Plaku i zgjuar

jella. Aty qëndronte përsëri një

ushtar tjetër që e ndaloi.

-Do të lejoj të hysh nëse ma

jep gjysmën e shpërblimit, - i

tha ai.

-Gjysmën ia kam premtuar

udhërrëfyesit.

-Mirë, pra, gjysmën që

mbetet.

-Gjysmën e asaj që mbetet

ia kam premtuar atij që rrinte

te porta, meqë më la të hyja.

-Mirë, pra, ma jep pjesën

që do të mbetet.

Plaku pranoi dhe kështu

hyri te mbreti. Udhërrëfyesi

qëndroi jashtë, te dera. Madhëria

u gëzua shumë kur e pa

mikun e dashur zogun dhe tha:

-Çfarë do si shpërblim që

ma solle zogun tim?

Plaku u mendua.

“Nëse marr

një grosh, gjysmën

do ta

marrë udhërrëfyesi,

çerekun

ushtari i parë

dhe atë që

mbetet

ushtari i

dytë. Nëse marr 100 rubla, po

e njëjta gjë. Sado që të marr,

për mua nuk mbetet asgjë”.

Pasi bëri këtë llogari, i tha

mbretit:

-Dua 100 goditje me kamxhik!

Mbreti u çudit.

-Me të vërtetë do 100

goditje me kamxhik?

-Po, po, me të vërtetë, - tha

plaku. – Gjysmën e tyre ia kam

premtuar udhërrëfyesit.

Mbreti dërgoi ta thërrisnin.

Ky hyri i lumtur te mbreti,

duke kujtuar se kushedi sa

para do të fitonte. Por, ishte

gabuar. I thanë të shtrihej në

një stol dhe shërbëtorët i

dhanë 50 goditje kamxhiku në

kurriz. Pas kësaj, mbreti tha:

-Tani, plak, shtrihu ti!

-Jo, mbret i nderuar, gjysmën

e gjysmës tjetër ia kam

premtuar ushtarit që më lejoi

të hyja te porta.

Mbreti dërgoi të thërrisnin

ushtarin. I dhanë edhe atij 25

goditje kamxhiku. Përsëri i

kërkoi mbreti ushtarit të shtrihej.

Por, ai ia ktheu:

-Çerekun e fundit ia kam

premtuar ushtarit të dytë, që

më lejoi të vija tek ju.

Mbreti dërgoi ta thërrisnin

ushtarin e dytë dhe kështu

edhe ai mori pjesën që i

takonte. Më në fund, plaku

u largua me një dhuratë të

madhe, jo për zogun, por

për zgjuarsinë e vet.

(Nga gjermanishtja

Jonida Bishqemi)

21

REPORTAZH

I thërret

ZËRI I ATDHEUT...

22

Arif DEMOLLI

Para disa vjetësh ka zënë fill një

aktivitet domethënës: organizimi

i ekskursioneve mësimore

në trojet shqiptare me nxënësit e diasporës.

Nxënësit po shoqërohen nga

mësimdhënësit e tyre shqiptarë dhe

nga përfaqësuesit e komunitetit të

prindërve. Ekskursionet po zgjasin një

javë dhe kjo kohë po mjafton që

nxënësit t’i vizitojnë vendet më emblematike

të trojeve shqiptare.

Grupi i fundit që vizitoi trevat

shqiptare erdhi nga Suedia e largët

dhe e ftohtë, mirëpo ftohtësia veriore

nuk ua kishte ftohur aspak këtyre

fëmijëve dashurinë për atdheun e të

parëve të tyre.

Ata patën rastin t’i njihnin qytetet më

të mëdha të Kosovës, vendet më piktoreske

të saj, monumentet më të

rëndësishme kulturo-historike (si

shtëpinë e Jasharëve në Prekaz, Lidh -

jen e Prizrenit, kullat e Gllogjanit etj.)

dhe për ta përshkuar autostradën e

kombit.

Vizita që i bënë Vlorës (sidomos

Shtëpisë ë Pavarësisë) dhe Krujës

(Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik)

u la mbresa të jashtëzakonshme.

Po kështu, vizita në një shkollë të

Vlorës dhe në një shkollë të Krujës, me

programet e përbashkëta kulturo-artistike,

ishin momente të veçanta.

Vlen të theksohet se nxënësit e ardhur

nga Suedia kishin përgatitur një program

të larmishëm me recitime, këngë,

valle dhe me interpretime instrumentale

muzikore në gjuhën shqipe. Po

ashtu, ndonëse të lindur e të rritur mijëra

kilometra larg vendlindjes të të

parëve të tyre, të gjithë e flitnin shumë

bukur gjuhën shqipe. Kjo ndodhte,

sepse prindërit e tyre ishin kujdesur për

edukim në këtë frymë dhe sepse kishin

ndjekur edhe mësimin plotësues në

gjuhën shqipe.

Ata bënë shumë fotografi, blenë shumë

libra e suvenirë, u bënë njohje të reja, u

krijuan shumë miqësi dhe këmbyen

shumë adresa me fëmijët e Kosovës dhe

me ata të Shqipërisë. Komunikimi

elektronik midis tyre mund të vazhdojë

tërë jetën.

LETËR NGA WUPPERTALI

Festa e dijes në Gjermani

SYLEJMAN SALIHU

Në Wuppertal të Gjermanisë, që

gjendet në landin e Nord-Rhein-

Westffalen-it, më 23 qershor u organizua

festa e dijes së nxënësve

të shkollave shqipe në Gjermani,

që ndryshe quhet “Kampionati i

diturisë”. Nxënësit e shkollave

nga shumë anë të Gjermanisë, të

udhëhequr nga mësuesit e tyre

dhe të shoqëruar edhe nga

prindërit, kishin mësyrë gjimnazin

“Am Kotten” në Wuppertal të

Gjermanisë, me dëshirën e madhe

që t’i provojnë dijet e tyre tok me

moshatarët e shkollave simotra

për kulturën, historinë,

gjeografinë e atdheut dhe gjuhës

shqipe, të cilën vazhdojnë ta kultivojnë

me entuziazëm dhe me

dashuri, këtu në diasporë, duke u

bërë digë që lufton kundër asimilimit

të tyre. Që nga larg, në

shtrirje ballore horizontale, binin

në sy fjalët ”100-vjetori i

Pavarësisë së

Shqipërisë”. Kampionati

i 21-të, i

mbajtur në

Wuppertal,

këtë herë

mblodhi 14

ekipe nxënësish

që garonin

në fushë

të dijes dhe,

krahasuar me vitet

e kaluara, paraqiti

një pjesëmarrje mjaft të

vogël, derisa dimë se në Gjermani

kemi një pjesëmarrje me rreth

6000 nxënës shqiptarë në shkollat

shqipe gjithandej Gjermanisë. Por,

peri i traditës nuk u këput.

Përshëndetën Etleva Mançe, mësuese,

Xhemshir Haziri, kryetar i

KASH-it në Gjermani, Skënder

Xhakalia, ambasador i

posaemëruar në Gjermani, Nuhi

Gashi, zyrtar i MASHT-it të

Kosovës, dhe vetë mësuesi nikoqir

Sami Thaçi. Të gjithë radhazi i

përgëzuan fëmijët për kurajën e

tyre që të garonin me bashkëmoshatarët

e tyre në Gjermani

dhe uruan për suksese të larta.

Pjesëmarrja e tyre,- u tha,- është

vetë një sukses që në momentin

kur ata kanë marrë përsipër një

punë të tillë për pasurimin

e tyre me

dije, prandaj,

ndonëse të gjithë

nuk do t’i fitojnë

tri vendet e

para,

prapëseprapë

me vetë pjesëmarrjen

e tyre

dalin dhe vlerësohen

të fituar që në

fillim.

Vajzat e shkollës së Wuppertalit

shpërfaqën talentin e tyre

në vallëzim, kurse nxënësit e Shtutgartit,

të udhëhequr nga mësuesit

Zejnije dhe Zeqir Asllani, Valdrin

Asllani, Xhenita Shabani, Valesa

Asllani dhe Saranda Elezaj, përcollën

mesazhe dhe emocione të forta

te shikuesit me poezitë për flamurin

dhe për gjuhën shqipe. Por,

pika kulmore e programit artistik

ishte kur Valdrin Asllani realizoi

një pikë tepër emocionale me

monologun e njohur nga kohët e

luftës ”Dheu i Kosovës”, dhe për

këtë mori urime dhe duartrokitje të

mëdha nga publiku.

Në pjesën e dytë dhe kryesore të

këtij takimi, nxënësit i provuan

dijet e tyre, për të cilat kishin

sakrifikuar shumë kohë dhe

durim. Nga 14 ekipe, dhjetë u

eliminuan në mënyrë gradative,

sado treguan përgatitje solide,

dhe kështu tri më të mirat, vlerësuar

me pikë nga juria, i ndanë

vendet fituese.

Vendin e parë e zuri Shkolla e

Viersenit me nxënësit: Ardit

Ejupi, Trim Ejupi, Urim Ejupi,

Arbesa Abazi dhe Arlinda Selimi

me mësuesin Adem Shala; vendin

e dytë e zunë nxënësit nga

Shkolla e Neussit me nxënësit:

Jehona Emini, Blinera Ismajli,

Ardiana Muçolli, Alma Mustafi

dhe Arbenita Jakupi me mësuesen

Nexhmie Hamiti; kurse vendin

e tretë e zuri Shkolla e Hammit

me nxënësit: Ardita Hasani,

Zelihe Kërqeli, Amire Dobra, Arlinda

Hasani dhe Albana Lubishtani

me mësuesen Nexhmie

Reçica.

23

Kampi veror

“TA NJOHIM ATDHEUN”

Këtë vit, në kuadër të

manifestimit tradicional

“Ditët e Diasporës në

Kosovë”,i organizuar nga Ministria

e Diasporës, u mbajt edhe

kampi veror "Ta njohim atdheun".

Pjesëmarrës të këtij

kampi ishin nxënësit shqiptarë

nga diaspora që e vijojnë

mësimin plotësues në shtetet e

ndryshme evropiane.

Nga kantoni Vaud, pjesëmarrëse

e këtij kampi ishte Antig-

ona Iseni, nxënëse e rregullt e

shkollës shqipe të mësimit

plotësues në Rolle.

Përshtypjet e saj nga ky qëndrim

10-ditor në kampin veror

24

"Ta njohim atdheun":

Ditët më të lumtura të jetës

Quhem Antigona Iseni, jam

nxënëse e klasës 8VSG në

Rolle.

Isha me fat që mora pjesë në

kampin veror, së bashku me

fëmijët e tjerë të diasporës.

Ky pushim veror ka qenë më i

miri për mua, sidomos dhjetë

ditët në kampin e Rugovës. Aty

njoha shumë shokë dhe shoqe

nga diaspora dhe nga Kosova.

Gjithashtu, njoha edhe mësues

shumë të mirë. Ata na mësuan

shumë gjëra nga historia,

gjeografia, gjuha shqipe, kultura

muzikore, edukata fizike

etj.

Këto ditë, kemi shëtitur dhe

kemi parë shumë vende të

Kosovës- Prekazin, Prizrenin,

Pejën, Istogun, Gllogjanin,

Krushën e Vogël, Prevallën,

Shpellën e Gadimes, Bjeshkët

e Rugovës, Gjakovën etj.

Jam shumë e lumtur që i vizitova

këto vende, sepse të

gjitha kishin historinë e vet.

Pas një dite të bukur shëtitje

nëpër Kosovë, mbrëmja bëhej

edhe më e këndshme duke kënduar

dhe duke vallëzuar me

shokë dhe shoqe.

Nga ato ditë, kam bërë shumë

miq moshatarë të mi që jetojnë

në atdhe dhe në diasporë.

Ditën e fundit kemi marrë edhe

certifikata, të cilat na u dhanë

nga Ministria e Diasporës, në

prani të ministri të saj, zotit

Ibrahim Makolli.

Këto ishin ditët më të lumtura

të jetës sime!

(Nga portali

i LAPSH-së – Zvicër)

E Bukura e Dheut

EBukura e Dheut është

figurë e tregimeve

popullore

shqiptare. Paraqitet si

një vajzë që ndriçon

nga bukuria. Atë e

shohim me disa tipare

që na kujtojnë

magjistricën Circe. Të

dyja figurat kanë lidhje me

mbretërinë e nëntokës. Ashtu si Circia, edhe E

bukura e Dheut banonte në një pallat që e ruante

kuçedra ose një qen me tri kokë, i llojit të Cerberit.

Dhe, sikundër Circa i shndërronte njerëzit në

derra, edhe E bukura e Dheut, me ndihmën e një

shtrige, i nguroste shpesh trimat.

Helena

Ishte gruaja e Menelaut, mbretit të Spartës,

dhe një nga heroinat kryesore

të “Iliadës” dhe

të ciklit trojan. Që e

vogël, Helena ishte e

dëgjuar për bukurinë

e saj. Kur Paridi,

princi trojan, e rrëmbeu

dhe e çoi në

Trojë, Menelaui thirri

në ndihmë të gjithë

heronjtë akej dhe ata e organizuan

fushatën kundër Trojës (Lufta e Trojës).

Pas vdekjes së Paridit, Helena u martua me vëllanë

e tij Deifofin, por shpejt e tradhtoi atë dhe

pasi u mposht Troja, gjatë plaçkitjes së qytetit,

burrin e saj ia dorëzoi Menelaut, i cili e vrau.

Pas vdekjes së Menelaut, Helenën e dëbuan nga

Sparta në Rod, ku e vranë.

Miti përHelenëni ka frymëzuar shumë shkrimtarë

të vjetër dhe të rinj.Ky mit është pasqyruar edhe

në krijimtarinë e piktorëve e të kompozitorëve.

Afërdita

Ishte hyjneshë e dashurisë, e pllenimit dhe e

bukurisë. Sipas Homerit, Afërdita ishte bija e

Zeusit (kryehyjnisë) dhe e Dionës. Sipas një

legjende më të përhapur, që e gjejmë te Hesiodi,

ajo doli nga shkuma e detit.

Afërdita u martua me

Hefestin dhe pati shumë

fëmijë: Harmoninë,

Erosin, Fobin, Anterotin,

Eneun etj.

Sipas Homerit, ajo i

përkrahu trojanët në

luftën kundër akejve

dhe ndërhyri për t’i

mbrojtur Paridin, Eneun dhe

trupin e Hektorit. Gratë që martoheshin, i

dhuronin Afërditës brezin që e endnin vetë.

Në Romë, Afërdita identifikohej me Venerën. Jul

Cezari e quante Venerën si nënën e Eneut dhe si e

tillë ishte stërgjyshja e Julëve (e gjinisë perandorake).

Në artin antik, Afërditën (Venerën) e paraqitnin

si një grua në lulëzimin e forcës dhe të bukurisë.

Në lashtësi ishte e njohur sidomos statuja e Knidit,

vepër e Praksitelit. Nga më të dëgjuarat është

statuja e Afërditës së Milosit (Luvër).

Ajkuna

Ajkuna është e shoqja e Mujit, heroi kryesor

i ciklit shqiptar të këngëve të kreshnikëve

dhe nëna e Omerit. Ndonjëherë paraqitet

edhe si motra e Mujit dhe me emrat Ajka ose

Kuna. Ajkuna shquhet jo vetëm si nënë me zemër

të madhe, por edhe si bashkëshorte e zgjuar, e

urtë, trimëreshë, e denjë për kreshnikun Muji. Ajo

shndrit sidomos në rapsodinë elegjike “Ajkuna

qan Omerin”.

Hyjnesha e hakmarrjes

Nemesida (Nemesis),

e bija e Natës,

ishte hyjnesha

e hakmarrjes dhe e

drejtësisë. Në fillim,

Nemesida duket të

ketë qenë vetëm hyjneshë

e hakmarrjes. Që

nga shek. VI para Kr., ajo

bëhet edhe hyjneshë e drejtësisë.

Atë e paraqitnin si një grua të qetë me fytyrë

të ashpër, që mbante fustan të gjerë, duke mbajtur

gishtin tregues në gojë. Nganjëherë paraqitej në

trajtën e një gruaje që qëndron në rrotat e një qerreje,

për të treguar me ç’shpejtësi dënohej krimi.

25

Lexues dhe studiues i shquar i

gjuhës shqipe, veprimtar i

Rilindjes Kombëtare, i arsimit

dhe i kulturës. Lindi në Elbasan.

Nga viti 1847 e ndoqi

gjimnazin “Zosimea” të Janinës,

ku e ndihmoi J. G. Hanin për ta

studiuar shqipen e për të hartuar

një fjalor shqip-gjermanisht. Shkoi

në Stamboll më 1857 dhe, për të

treguar nevojën e një pune të re me

përkthimet shqipe, hartoi një

memorandum për gjuhën shqipe.

Qëndroi në Maltë deri

më 1860, në një semi-

nar protestant, ku,

ndërkohë,e përfundoi

përkthimin e Dhiatës së

re toskërisht e gegërisht.

Paraqiti disa nga

idetë e rilindësve për

njësinë e Shqipërisë autonome,

për lashtësinë e

virtytet e shqiptarëve, si

edhe gjendjen e arsimit

e të dialekteve të

shqipes në punimin

“Shënime mbi

Shqipërinë, gjuha dhe

përkthimi i shkrimeve të

shenjta (1860)”. U vendos

mësues në Tunis deri

më 1865, kur hyri në

marrëdhënie me përfaqësuesin

e Shoqërisë

Biblike të Londrës në

Stamboll. E botoi më

1866 përkthimin e parë

gegërisht “Katër Ungjijtë

dhe punët e Apostujve”

dhe vijoi për shumë

vjet përkthimet: “Psalmet”

(1868 toskërisht, 1869

gegërisht), “Dhiata e re” (gegërisht

1869, toskërisht 1879), “Të

bërët dhe të dalët” (toskërisht

1880), “Nomi i dytë” (toskërisht

1882),“Fjalët e urta të

Solomonit” dhe “Vila e Isës”

(toskërisht 1884). Ka lënë

dorëshkrim “Krijesa dhe të dalët

gegërisht”, si edhe disa shkrime të

tjera që nuk janë gjetur. Udhëtoi

disa herë nëpër Shqipëri që nga

26

viti 1870, për të mbledhur fjalë e

shprehje nga goja e popullit, për t’i

përhapur librat e vet dhe për t'ua

mësuar bashkatdhetarëve shqipen

letrare. Shoqëria Biblike i ndërpreu

marrëdhëniet me të më 1874,

pa paralajmërim, sepse u vërtetua

që ai nuk besonte në frymëzimin

hyjnor të Biblës. U detyrua të

shiste dru e qymyr e të hapte një

pijetore në Tiranë, por jepte fshehurazi

mësime të shqipes. Më

1884 përfundimisht u vendos në

SHKRIMTARËT

tanë nga tradita

E DERI SOT

KONSTANDIN NELKO KRISTOFORIDHI

(1827 - 1895)

Elbasan, ku vijoi të jepte shqipen

fshehurazi, derisa vdiq.

Veprimtaria e tij themelore ishte

në dy fusha të lidhura ngushtë: për

gjuhën dhe për shkollën shqipe. Më

1867 e botoi Abetaren gegërisht,

më 1868 toskërisht dhe libra të

vegjël për nxënësit. Bashkë me atdhetarë

të tjerë mori pjesë në

Komisionin për alfabetin e për arsimin

më 1867, në Stamboll, dhe

më pas i vazhdoi përpjekjet e përbashkëta

për alfabetin. U përpoq

me Hasan Tahsinin e të tjerë të

ngrinte shkollën shqipe. Idetë më

të rëndësishme i ka shprehur në një

letër drejtuar Nikolla Naços, më

1888.

Vepra themelore e Kostandin

Kristoforidhit, për të cilën punoi

gjithë jetën, është Fjalori i gjuhës

shqipe. Më 1882 e botoi Gramatikën

e gjuhës shqipe sipas dialektit

toskë; ka lënë edhe disa

dorëshkrime me shënime

gjuhësore. E

përkrahte teorinë për

prejardhjen pellazge të

shqipes. Nxori në dritë

vlera të shumta të visareve

të gjuhës së popullit,

dha ndihmesë të

veçantë për pastërtinë e

gjuhës dhe dëshmoi se

dialektet e shqipes nuk

kishin dallime të mëdha.

Me lëvrimin që i bëri

gjuhës shqipe në përkthimet

e në veprat e

tjera, ndihmoi për

themelimin e gjuhës letrare

kombëtare. Provoi

prozën me tregimin e

shkurtër “Gjahu i malësorëve”.

(Hija e Tomorit,

botuar më 1902).

Punoi për një sistem arsimor

kombëtar, i

mbështetur në një pedagogji

e didaktikë përparimtare

demokratike.

Në pikëpamjet politikoshoqërore,Kostandin

Kristoforidhi ishte iluminist

demokrat. Si rrugë kryesore e shihte

zgjimin kombëtar nëpërmjet

shkollës e kulturës dhe gjuhën

amtare e shihte si mjetin më të

rëndësishëm për përparimin kombëtar.

Ishte ndër përfaqësuesit e

parë që u bënë shprehësit ideorë të

lëvizjes kombëtare dhe bëri përpjekje

për ta vënë në jetë programin

e rilindësve në fushën e kulturës e

të arsimit. Ai vdiq në vitin 1895.

GJAHU I MALËSORËVE

(Fragment)

- Ç’muaj është tani?

- Janar.

- Sa ka muaji sot?

- Sot ka pesëmbëdhjetë ditë.

- Ka bërë mot i mirë.

- A dalim nesër për gjah?

- Dalim.

- Me të vërtetë?

- Po, besa.

- N’ç’anë?

Vemi në mal të Tomorrit. – Po,

atje të vemi të gjithë, sepse atje ka

mjaft egërsira. – Atje ka edhe

bisha, atje ka edhe derra të egër e

ujq, e çakej, arusha e drerë, e

kaproj, dhi të egra, dhelpra e lepuj.

Atje ka edhe thëllëza mali. Në

marrshin erë qentë e bien në ndonjë

tufë të madhe, kemi për të vrarë

shumë prej tyre. Nesër, pra, të

dalim për gjah.

-Fort mirë.

-Cilin të vëmë të parë në gjah, të

prijë përpara e të urdhërojë?

Vëmë Mark Shalëgjatin.

- Po, i mirë është Mark Shalëgjati.

- - Ai është gjahtar i vërtetë, atij s’i

trembet syri, është dhe trim, s’ka

frikë nga vdekja, është burrë i

vërtetë.

- - Urdhëro, pra, o Mark, ç’duhet

të bëjmë, se ty të kemi të parë.

Mark Shalëgjati urdhëron e thotë:

- Fort mirë, o zotëri, kështu kemi

për të bërë.

- Bëfshi natën e mirë, o shokë!

- Tungjatjeta! Tungjatjeta! Të

nesërmen vijnë gjahtarët dy nga dy

e tre nga tre e mblidhen në Kodrën

e Kuqe.

- Mirëmëngjes! Mirëmëngjes!

- Mirë se erdhët! Mirë se erdhët!

- Ç’kohë është?

- Është natë, do edhe shumë të

gdhihet. S’ka zbardhëlluar, po këndojnë

gjelat.

- Ja tek po vijnë gjithë gjahtarët.

- Si u gdhitë?

- Mirë, mirë. Po zotëria juaj?

- Mirë.

- S’paska ardhë Mark Shalëgjati?

- Ja tek po vjen.

- Mirëmëngjes, o gjahtarë.

- A jeni mbledhë të gjithë?

- Po, zotëri, të gjithë këtu jemi.

S’ka mbetur njeri pa ardhë.

- A i keni mbushur armët?

- Plot i kemi.

- Lëshoni qentë e langonjtë të prijnë

përpara, bëhuni varg dy e nga

dy e shpejtoni këmbët të zëmë

malin pa zbardhur dita.

Udhë e mbarë!

Udhë e mbarë! Ty, ty, ty, ty! Ty, ty

ty! Ty, ty ty! – bie trumbeta e bririt.

-Ha, ha, ha! Ha, ha, ha!-ndërsejnë

qentë.

Kam, kam, kam! Kam, kam, kam!

Kam, kam, kam! – lehin qentë.

-Taf, tuf! Taf, tuf! Taf, tuf! – kërcasin

pushkët.

-Prite, oNikollë, se po vjen një derr

i madh që m’i ka dhëmbët një pëllëmbë

nxjerrë jashtë nofullave.

Vëre pushkën në sy, shënoje mirë.

Bjeri në lule të ballit. A e vrave? –

Të lumtë!

- Prite, o Andre, se të doli përpara

një dre me një palë brirë të mëdhenj.

Taf. I ra drerit në ije dhe

plumbi e shpoi tejpërtej. Dreri ra

në gjunjë dhe derdhi lot nga sytë.

- Ah, seç bëra unë! – thotë gjuetari.

– Më mirë të mos e kishim vrarë

atë dre, shih si derdh lot nga sytë e

qan porsi njeri.

- Bjeri atij ujku që po shkon aty

drejt!

- Mos e vra, mos e vra,- thotë tjetri.

– Le t’i lëshojmë qentë ta shqyejnë

e ta bëjnë copa-copa.

- Sa mirë ia bëmë atij ujku që na

hante dhentë!

- Ja tek u duk një arushë e murrme.

Posa e panë qentë, e rrethuan

përqark. Atëherë arusha u ngre në

këmbë porsi njeri, hapte gojën një

kut të gjerë e pëlliste si lopë e

pështynte qentë.

- Bjeri, o Gjergj, se e ke përpara.

Vraje se po të përqesh!

- Mos e vrisni, mos e vrisni! – thotë

Gjergji, - se po vete unë e po e zë të

gjallë.

- Mos, o Gjergj, se të kafshon me

dhëmbë.

- Pushoni, ju s’dini gjë: arusha nuk

të kafshon me dhëmbë, po të

shtrëngon me dy këmbët e para e

të merr frymën. Qëllon edhe me

gurë, të godet, po qëllon për së

prapthi, jo për së mbari. Ngjitet

edhe në majë të pemës si njeri. Unë

s’e kam frikë arushën kurrë, - thotë

Gjergji.

- Prite, o Toskë atë dhelpër, se e

kanë vënë përpara qentë e po ta

bien drejt. Taf! Qëllon me pushkë

Toska, po i shkon plumbi dëm, s’e

godet dot, sepse dhelpra bëri

dredha e ndrroi udhën.

- Ah, e mallkuar! – thotë Toska – se

ma la pushkën në faqe pa e vrarë dot.

- Bjeri ti, o Gegë, asaj dhelpre!

- Taf! Qëllon Gega mbi dhelprën e i

këputi bishtin plumbi, por s’e vrau

dot.

- Ah, ajo dinakja që na vjedh pulat

natën, si më turpëroi pushkën! –

thotë Gega.

- Prite ti, o Arbër, se na e zbardhe

faqen, - thonë shokët.

Kur erdhën gjuetarët ta merrnin

tek dergjej përdhe, ajo u ngrit

njëherësh në këmbë dhe iku më

vrap, sepse bënte sikur kishte

ngordhur.

- Bini, o gjahtarë, bini, o gjahtarë,

se u turpëruam.

- - Taf, tuf! Taf, tuf! Qëllojnë me

pushkë të gjithë gjahtarët dhe e

vrasin.

- Ty, ty, ty! Ty, ty, ty!

- Kush i bie kësaj trumbete kështu?

– pyesin gjahtarët.

- Lini pushkët e mos gjuani më, o

gjahtarë! – urdhëron Mark Shalëgjati.

- Mjaft më, se u ngrys e po na zë

nata këtu në pyll. Mblidhni gjahun

që kemi vrarë, se tashti vijnë edhe

shërbëtorët e ngarkojnë.

- Fort mirë, po të kishim gjuajtur

edhe pak, - thonë gjahtarët.

- A nuk u lodhët tërë ditën së gjuajturi?

- S’lodhen burrat nga gjahu.

- Nuk po gjuajmë më, se s’ka mbetur

kohë. Tjetër herë, prini përpara,

o gjahtarë, ecni me vrap, të zëmë

fshatin me kohë, përpara se të

erret e të na zërë nata në udhë. Si

të vemi në shtëpi, atje do të ndajmë

gjahun, të hedhim short e të marrë

secili pjesën që t’i bjerë e të bëjë në

shtëpi të tij, të hajë e të pijë e t’i

bëjë zemrën e mirë.

(Përgatiti: Nebih Bunjaku)

27

LEXOJMË

PYESIM

Gjeni zanoret dhe bashkëtingëlloret në fjalinë e

parë dhe vendosini në dy kolona.

Sa zanore dhe bashkëtingëllore ka fjalia e

parë?

Sa shkronja ka fjalia e parë?

Sa zanore e bashkëtingëllore ka gjuha shqipe?

Sa shkronja ka gjuha shqipe?

Sa shkronja të thjeshta (njëshe) dhe të përbëra

(dyshe) ka në fjalinë e parë?

Sa shkronja të thjeshta dhe të përbëra ka gjuha

shqipe?

MËSOJMË

Gjuha e sotme shqipe e ka sistemin e saj të

tingujve. Këta tinguj i quajmë fonema (nga greqishtja:

phone – zë). Çdo gjuhë ka një numër të

caktuarfonemash. Gjuha shqipe i ka 36 fonema:

7 zanore :a, e, ë, i, o, u, y dhe 29 bashkëtingëllore:

b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p,

q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.

Zanoret janë tinguj që artikulohen në hapësirën e

gojës pa hasur asnjë pengesë. Bashkëtingëlloretjanë

tinguj që artikulohen në hapësirën e gojës

duke kapërcyer një pengesë. Bashkëtingëlloret e

gjuhës shqipe janë:

1. Të zëshme: b, d, dh, h, g, gj, v, x, xh, z

dhe zh.

2. Të pazëshme: m,n,nj,j,l,ll,r,rr ,p, t, th ,

k, q, j ,c, ç, s dhe sh.

Tingujt (fonemat) shkruhen me shenja grafike.

Shenjat grafike që përdoren për t’i paraqitur tingujt

(fonemat) quhen shkronja.Tingujt (fonemat) i

shqiptojmë dhe i dëgjojmë, ndërsa shkronjat i

shkruajmë, i shohim dhe i lexojmë.Të gjitha

shkronjat që paraqesin tingujt e të folurit të një

gjuhe përbëjnë alfabetin e asaj gjuhe.Alfabeti i

gjuhës shqipe i ka 36 shkronja, të renditura si

vijon: a, b, c, ç, d, dh, e, ë, f, g, gj, h, i, j, k, l, ll,

m, n, nj, o, p, q, r, rr, s, sh, t, th, u, v, x, xh, y, z,

zh. Nga këto, 27 shkronja janë të thjeshta dhe 9

të përbëra: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh. Këto

shkronja quhen dyshkronjësha ose diagrame.Në

28

KULTURË GJUHE

ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET E GJUHËS SHQIPE

gjuhën shqipe dyshkronjëshat nuk paraqesin

vështirësi të mëdha.Për këtë duhen ditur dhe

duhen respektuar disa rregulla. Në rastet kur një

fjalë mbaron me s dhe t dhe fjala tjetër fillon me

h, atëherë shkronjat lexohen të ndara: p.sh.

meshollë = mes-hollë, Ethem = Et-hem,

shtathedhur = shtat-hedhur etj.

USHTROHEMI

1. Cilat janë fonemat që i kanë të gjitha këto

fjalë?

këmbë, shtambë, pëllëmbë, mbrëmje, llambë

Gjeni katër fjalë që fillojnë me këto fonema.

2. Cilat janë fonemat që shërbejnë për t’i dalluar

fjalët e mëposhtme?

batis – bitis, fal – fall, fat – fut, pulë – pullë,

halë – valë, kokërr – dokërr, qorr – morr.

Ç’fonema janë: zanore ap obashkëtingëllore?

3. Në fjalinë: Flokë-flokë, ngadalë, po bie bora,

fonema që përdoret më shpesh është o-ja. Gjeni

dhe shkruani dy fjali ku fonema që përdoret

më shpesh të jetë a-ja.

USHTROHEMI

1. Cilat janë fonemat që i kanë të gjitha këto

fjalë?

këmbë, shtambë, pëllëmbë, mbrëmje, llambë

Gjeni katër fjalë që fillojnë me këto fonema.

2. Cilat janë fonemat që shërbejnë për t’i dalluar

fjalët e mëposhtme?

batis – bitis, fal – fall, fat – fut, pulë – pullë,

halë – valë, kokërr – dokërr, qorr – morr.

Ç’fonema janë: zanore apo bashkëtingëllore?

3. Në fjalinë: Flokë-flokë, ngadalë, po bie bora,

fonema që përdoret më shpesh është o-ja.

Gjeni dhe shkruani dy fjali ku fonema që

përdoret më shpesh të jetë a-ja.

Alpet Shqiptare

Janë malet më të larta në

Shqipëri dhe ndër më të

lartat në Ballkan. Ato

kanë një sipërfaqe prej 2240

kilometrash katrorë. Alpet

Shqiptare kanë 13 maja, me

mbi 2500 metra lartësi

mbidetare. Ndër to është

Maja e Jezercit, ajo e Kolatës,

Grykat e Hapta, Maja e

Radohinës, Shkëlzeni etj.

Nerodimja

Në fund të Fushës së

Kosovës, në afërsi të

Ferizajt, rrjedh lumi

Nerodime, i cili, pastaj, degëzohet

në dy degë. Njëra degë

derdhet në lumin Sitnicë, që

shkon në Detin e Zi, ndërsa

tjetra në lumin Lepenc, që

derdhet në Detin Egje.

Fenomeni i ndarjes së lumenjve

quhet bifurkacion.

Mirusha

Lumi Mirushë e ka

burimin në Banjë të

Malishevës dhe është i

gjatë 37 kilometra. Në rrjedhën

e poshtme të Mirushës,

NCIKLOPEDIA

NCIKLOPEDIA

prej prerjes së thellë kanionike,

formohen ujëvarat e

mrekullueshme dhe prej tyre

16 liqene që derdhen në njëritjetrin.

Sa vëllezër i kishte Naimi

Poeti ynë Naim Frashëri,

përveç dy vëllezërve të

tij të njohur – Abdylit e

Samiut, i kishte edhe tre

vëllezër të tjerë: Sherifin,

Tahsinin dhe Mehmetin.

Kur u botua Abetarja e

parë në Kosovë

Në Kosovë, Abetarja e

parë në gjuhën shqipe

u botua më 19 nëntor

të vitit 1946. U shtyp në

Prizren. Kishte 58 faqe dhe

doli në 5000 ekzemplarë.

PAQËSORI është oqeani

më i madh i botës.

AZIA, ndërkaq, është kontinenti

më i madh.

ANTARTIKU e ka lartësinë

më të madhe

mbidetare nga kontinentet

(2200 metra mbi nivelin e

detit).

MONT EVERESTI është

maja e malit më të lartë

në botë.

NILI është lumi më i gjatë

i botës.

Në DETIN E VDEKUR

është pika më e ulët e

Tokës.

Kanioni MARIAN është

vendi më i thellë në botë

(gjendet te ujdhesa Guam

në Paqësor dhe ka një

thellësi prej 11034 metrash).

GRENDLANDA në

Amerikën Veriore është

ujdhesa më e madhe e

botës. Ka një sipërfaqe

prej 2,17 milionë kilometrash

katrorë.

SAHARA në Afrikë është

shkretëtira më e madhe e

botës, me sipërfaqe prej 7.

000 000 kilometrash katrorë.

ANGELI në Venezuelë

është ujëvara më e madhe

e botës, me një lartësi prej

1054 metrash katrorë.

29

Nëse jeni më pak se 11 vjeç

dhe nuk keni dalë kurrë

në shi ose nuk keni hipur

në pemë, është mirë që të filloni

t’i zbuloni edhe këto gjëra. Këtë

këshillë jua jep “National Trust”,

i cili, për t’i shkëputur fëmijët nga

kompjuteri dhe nga televizori, ka

hartuar një listë me 50 gjërat që

duhen bërë deri në moshën

11-vjeçare, për shembull, si

të ecësh në ekuilibër mbi një

trung peme ose të shijosh

një mollë të sapokëputur.

Pjesa më e madhe e fëmijëve

të këtij brezi nuk i kanë

provuar kurrë këto gjëra.

Vetëm 10 për qind e fëmijëve

të sotëm luajnë jashtë,

kundrejt 70 për qind që luanin

dikur. Një në tre fëmijë

nuk është ngjitur kurrë në një

pemë. Këto statistika e kanë detyruar

Entin britanik t’i shpallë

luftë asaj që pedagogu amerikan,

Richard Louv, e ka quajtur “çrregullime

nga deficiti i natyrës”.

“Fëmijët po humbasin shumë gëzime,

mirëqenien fizike dhe

psikologjike, duke mos luajtur në

ajër të pastër e duke mos e eksploruar

natyrën në gjithë kaosin

e saj”, -ka thënë Fiona Reynolds,

GJËEGJËZA

Ç’ju

këshillon

pedagogu Luani sa më

SHUMË NË NATYRË!

30

drejtoresha e përgjithshme e

bamirësisë britanike për mbrojtjen

e trashëgimisë kulturore dhe

të mjedisit. Nëse gjunjët e vrarë

dhe gërvishtjet e ndryshme ishin

karakteristikë për të vegjlit e

dikurshëm, sot janë vërtet të

paktë fëmijët që luajnë jashtë

shtëpisë. Sipas një studimi të real-

izuar nga “Trust”-i, fajin e kanë

më shumë prindërit që i mbrojnë

sesa televizori dhe kompjuteri.

“Përqindja e fëmijëve që bëjnë

ç’të duan, pa ndërhyrjet e të rriturve,

është ulur 90 për qind nga

vitet ’70 e deri sot. Shumë të

rritur, ende sot, e kujtojnë me

mall emocionin e atyre momenteve.

Gëzimi u duhet kthyer

edhe fëmijëve të tyre”, -shton

Reynolds.

Burrat, tryeza, lapsi dhe iriqi

Tre burra shumë të mëdhenj qëndrojnë

nën një ombrellë të vogël.

Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk laget.

(Sepse nuk bie shi)

I shërbejnë ushqim, vetë qëndron në

katër këmbë, mirëpo nuk mund të hajë.

(Tavolina)

Nuk është rastësi që për të

shkruar listën, “National Trust” u

kërkoi anëtarëve të saj t’i ndanin

kujtimet e fëmijërisë që i kishin

nxitur ata ta donin natyrën.

Pesëdhjetë pikat nuk janë gjë

tjetër, veçse përzgjedhja e 400

sugjerimeve. Kjo listë tregon edhe

një herë se si e kalonin kohën

fëmijët dikur, duke organizuar

gara kërmijsh,

duke kapur flutura apo

duke këputur fruta të

freskëta nga pemët. Për t’i

ndihmuar të vegjlit të arrijnë

qëllimet e listës, duke

filluar nga ndërtimi i një

strehe, te gjuetia e fosileve,

“National Trust” ka

angazhuar disa të rinj, të

pagëzuar “Ranger Elite”.

Qëllimi i gjithë kësaj nisme është

që fëmijëve t’u rikthehet marrëdhënia

me natyrën. Të ndihmohen

që t’i zbulojnë emocionet dhe ndjenjat,

të cilat “Playstation” ose

“X-Box” nuk mund t’ua japin.

“Fëmijët që luajnë në natyrë, i

njohin më shumë gjërat, ndihen

dhe kuptohen më mirë, janë më

bashkëpunues dhe më të shëndetshëm

fizikisht”, - përfundon

Stephen Moss, autore e raportit.

Majën nën thikë, fillon të hollohet, shënon

vizë- pikë, por ngadalë shkurtohet.

(Lapsi)

Rrumbullak e strumbullak, me bë më e

prek të bën me gjak.

(Iriqi)

Letra e një mësuesi mërgimtar

Një ekskursion i paharruar në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Me përkrahjen e institucioneve

arsimore të komunës

së Ägelholmit dhe

në bashkëpunim me ato të Republikës

së Kosovës, tash e disa vjet

është bërë traditë e vazhdueshme

organizimi i ekskursioneve të

tilla, me moton “Ta njohim atdheun”.

Por, ekskursioni i sivjetmë

(2-6 prill 2012) ishte më i

veçantë, sepse u organizua në

vigjilje të 100-vjetorit të Pavarësisë

së Shqipërisë. Përveç vizitës

në Kosovë, u vizituan edhe Vlora

dhe Kruja. Ekskursioni i sivjetmë

u organizua nën patronazhin e

Ministrisë së Diasporës, MASHTit

të Kosovës dhe MASH-it të

Shqipërisë. Në të morën pjesë

100 nxënës dhe mësues shqiptarë

të Shkollës Shqipe të Mësimit

Plotësues në Suedi (si simbolikë e

100-vjetorit të Pavarësisë së

Shqipërisë) nga tetë qytete: Ängelholm,

Höganäs, Bostad

(Förslov), Helsingborg, Landskrona,

Halmstad, Kristianstad

dhe Eslov, nën përkujdesjen e mësuesve

dhe të mësueseve të tyre:

Xhevat Isufi, Florinda Fejza,

Sylë Berisha, Rexhep Jashari,

Rashit Berisha, Emine Thaçi,

Sherife Morina, Shaban Gashi

dhe Nuhi Mazreku, si dhe të udhëheqësve

e përfaqësuesve të

shoqatave kulturore shqiptare dhe

këshillave të prindërve: Bashkim

Jashari, të Landskronës,

Mustafë Berisha, Muhamet Sopi,

Hajdin Selaci, Sylejman Berisha,

Hasim Uka, Hakif Popova. Ekskursioni

shoqërohej edhe nga

përfaqësues të arsimit e të kulturës

të komunës së Ångelholmit,

Mia Janerdahl, drejtoreshë në

gjimnazin “Valhal”, dhe Eva

Manola, profesoreshë në gjimnazin

“Rone-skolan” të Suedisë,

përgjegjëse për kulturë.

Nikoqirë formalë ishin drejtoritë

komunale të arsimit, respektivisht

shkollat homologe: në Prishtinë

(Shkolla fillore “Asim Vokshi”),

në Vushtrri (Shkolla fillore

“Vëllezërit Frashëri”), në Deçan

(Shkolla fill. “Lidhja e

Prizrenit”), në Gjakovë (Shkolla

fill. “Zekeria Rexha”), në Krujë

(Shkolla fill. “Nr. 1”) dhe në

Vlorë (Shkolla 9-klasëshe “Ismail

Qemali”). Ekskursioni kishte

karakter njohës-mësimor dhe u

zhvillua brenda një jave: 2 - 6

prill 2012 (tri ditë në Kosovë dhe

dy ditë në Shqipëri). Një e re e

veçantë e këtij ekskursioni ishte

profili i tij ndërkulturor. Prezenca

e nxënësve dhe e personelit pedagogjik

joshqiptar (në këtë rast

suedezë) e bënë më atraktiv dhe

më ndërveprues në kuptim të komunikimit

ndërkulturor dhe të

zhvillimit të kompetencës

ndërkulturore në të gjitha rrafshet

e mundshme.

Ditën e parë e kaluam në Prishtinë,

me nxënës e mësues nikoqirë

të “Asim Vokshit” të Prishtinës.

Pasdite, në Qendrën e Rinisë, e

mbushur përplot me shikues, u

dha një program i përbashkët kulturor-artistik

me shkollën nikoqire,

ansamblin e fëmijëve

“Xixëllonjat” dhe grupin e baletit

“Mjellmat”.

Ditën e dytë, fillimisht, e vizituam

varrin e ish-presidentit të Kosovës,

Ibrahim Rugova, pastaj shkuam

në Prekaz, vizituam memorialin

përkujtimor “Adem Jashari”, ku

mërgimtarët u njohën me luftën e

komandantit legjendar dhe të

bashkëluftëtarëve të tij, dhe në

sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj

u këndua e u vallëzua

gjatë. Pasdite ishim në Vushtrri,

me ç’rast, pas një programi të përbashkët

me shkollën nikoqire

“Vëllezërit Frashëri”, e vizituam

atë shkollë, Kalanë e Vushtrrisë

dhe Urën e Vjetër të Gurit.

Ditën e tretë, paradite ishim në

Deçan dhe në sheshin e këtij qyteti

i vizituam përmendoret e heronjve

Sali Çekaj e Luan Haradinaj, pastaj

Kullën/Memorialin e dëshmorëve

në Gllogjan, e në vazhdim

shkollën fillore “Lidhja e

Prizrenit” në Deçan. Pasdite e

vizituam Gjakovën, ku u pritëm

solemnisht nga personeli dhe nga

nxënësit e shkollave “Zekeria

Rexha” dhe “Kolë Jakova”.

Ditën e katërt, herët në mëngjes,

nga Prishtina udhëtuam për në

Vlorë. Atje na pritën personeli e

nxënësit e shkollës 9- vjeçare

“Ismail Qemali”; u mbajt një orë

historie, u dha një program kulturo-artistik

i përbashkët dhe e

vizituam Muzeun e Pavarësisë.

Aty nxënësit u njohën me rrugën e

pavarësisë së Shqipërisë, panë

dokumente origjinale e fotografi

të udhëheqësve të saj.

Ditën e pestë ishim në Krujë. E

vizituam shkollën fillore “Nr. 1”

të Krujës. Aty na pritën personeli

i shkollës dhe nxënësit e saj, u

mbajt një orë historie, u fol për

historinë e Krujës e rrethinës së

saj dhe të heroit kombëtar Gjergj

Kastrioti – Skënderbeut, u dha

një program i përbashkët, vizituam

kabinete të pajisura me

mjete të ndryshme mësimore.

Pastaj vizituam Kështjellën e Krujës,

Muzeun Kombëtar “Gjergj

Kastrioti-Skënderbeu” dhe atë

Etnografik, ndërkaq në orët e

vona u kthyem në hotel, në Prishtinë,

prej nga të nesërmen udhëtuam

për në Suedi.

31

PËRRALLË SHQIPTARE

E bija e Hënës dhe e Diellit

Na ishte njëherë, diku në një fshat, një

gjuetar trim që jetonte vetëm me

nënën e tij. Nënë e bir jetonin në varfëri

dhe djali e nxirrte bukën e gojës vetëm me

gjueti në mal. Dikur në shpellat e malit u shfaq

një kuçedër shumë e egër që vriste e hante çdo

gjë të gjallë që shikonte. Njerëzit në fshat, të

cilët jetonin më shumë me gjuetinë në mal, filluan

të vuanin nga uria. Askush nuk guxonte

më të shkonte në mal për të gjuajtur. Kuçedra

e egër dhe mizore kishte ngrënë mjaft nga

djemtë e fshatit.

Gjuetari ynë trim vendosi dhe u nis për ta

vrarë Kuçedrën në mal. Shumë u mundua dhe

u përgjërua e ëma që ta ndalonte të birin të

ndërmerrte këtë detyrë,

por nuk ia arriti. Vasha

e tij kish kërkuar që ai ta

vriste kuçedrën dhe

gjahtari trim, ngaqë e

donte vajzën me shpirt,

dëshironte t'ia plotësonte

të gjitha dëshirat. Por

Lubia (kuçedra) nuk

kishte mëshirë as edhe për

një të dashuruar, madje u

egërsua shumë kur mori

vesh se dikush qenka nisur

për te shpella e saj për ta

vrarë.

Kuçedra filloi të tallej me

djalin që sapo ishte futur

në strofullin e saj me shpatë

në dorë. Ndërsa djali u bë gati ta godiste me

shpatë, kuçedra e tërbuar vetëm një herë e

goditi Tokën me forcë, me bishtin e saj gjigand,

dhe mali u drodh. Djalit i ra shpata nga

dora dhe mbeti i paarmatosur përballë kuçedrës

mizore.

- Tashti e kam gati darkën me mish njeriu, -

mendoi kuçedra e gëzuar dhe u bë gati ta

copëtonte djalin.

- Ndal të lutem!- i tha djali. Kur ika, nuk

munda të përshëndes nënën dhe vashën time

dhe do të kisha dëshirë që t'u them lamtumirë

miqve dhe shokëve.

Kuçedra e vërejti me sy mosbesues, por djali i

dha besën se do të kthehej përsëri. Kuçedra e

dinte se kur dikush në fshat e jepte besën, e

mbante sikur edhe të vdiste.

-Mirë, shko,- i tha Kuçedra. Por nesër në

32

mëngjes herët dua që të jesh këtu.

-Ta jap besën time,- i tha djali dhe u nis për në

fshat.

Me lot në sy, të qara e përgjërime, pasi u nda

nga e ëma që nga meraku ishte plakur edhe

më shumë, mori uratën e saj dhe u nis për ta

takuar vashën e dashur. Kur vasha e mori vesh

se çfarë kishte ndodhur, tha me vendosmëri:

-Do të shkojmë bashkë tek Kuçedra në mal.

Më kot u mundua djali ta ndalonte, vasha nuk

dëgjonte të rrinte në fshat. Kur në vend të një

njeriu kuçedra pa dy veta para shpellës se saj,

u gëzua pa masë.

-Ohohoho,- tha e gëzuar,- nga një m'u bënë

dy!- Nga një nuk ke

asnjë, - u përgjigj

vasha me guxim. Unë

jam bija e Hënës dhe

e Diellit. Fjala ime

sjell jetën dhe jo vdekjen.

Mallkimi im bie

mbi këdo që mundohet

të sjellë vdekjen

dhe mjerimin. Ti, o

kuçedër mizore, je

pjellë e vdekjes dhe

sjell mjerim, ndaj

unë të urdhëroj ty të

shkosh përsëri andej

nga ke ardhur. Shko

në ferr dhe digju

përjetë!

Në momentin që vajza i tha këto fjalë, toka

u hap, dhe flakë e vullkan përpinë kuçedrën,

që e lemeritur u zhduk në fund të gropës së

madhe të hapur midis të shpellës.

Djali ende i habitur nga vasha, u gëzua pa

masë dhe e mori vashën në krah deri në fshat.

Atje ai tepër i gëzuar i dha dy lajme të mira

nënës së tij të dashur: Nusja e tij është bija e

Hënës dhe e Diellit. Kuçedra në mal është zhdukur

përgjithmonë.

Njerëzit në fshat u gëzuan pa masë dhe të

gjithë morën pjesë në dasmën e gjuetarit

fatlum. Që nga ajo ditë, jeta në fshat vazhdon

e lumtur dhe njerëzit janë të bekuar nga

vasha. Nëse njerëzit në këtë përrallë ende jetojnë,

ata tregojnë këtë histori me shumë krenari.

Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerëzit që nga

ajo ditë jetojnë e punojnë të lumtur.

Fotografia

Lushi i vogël, duke luajtur

me shokë në oborr të shkollës,

e lëndoi paksa këmbën.

Kujdestari i klasës e këshilloi

të shkonte te mjeku dhe të

bënte një fotografi.

-Fotografi! – u çudit Lushi.

-Po.

-Atëherë po shkoj në shtëpi

t’i vesh rrobat e reja.

Prerja e flokëve

-Desha të them diçka nëse

nuk më keqkupton,- i tha

Agroni shokut të tij të

bankës.

-Për çka e ke fjalën?

-Se flokët të janë rritur

shumë. Do të bëje mirë t’i

shkurtoje pak. Po të ishin të

miat, do t’i hiqja!

-Mirë e ke: edhe unë do t’i

shkurtoja po të ishin tuat!

Molla

Dy nxënës, gjatë pushimit,

bisedojnë në korridorin e

shkollës:

-A dëgjove ç’na tha mësuesja

për mollën?

-Ëhë!

-Kurrë më s’do të fus mollë

në gojë.

-Pse!?

-Ajo tha se molla përmban

hekur! E unë s’dua të ha

hekur, por mollë!

34

Ora për të qeshur

Talenti

Një shkrimtar i patalentuar i

dha kritikut gjerman Lesing

(1729-1781) librin e vet për

ta shqyrtuar. Libri quhej "Fat

dhe talent".

Kur shkoi për të marrë

përgjigje, Lesingu i tha:

-Më vjen keq që po ta them

troç, por ti shkruan për dy

gjëra që nuk i njeh. Prandaj,

fat i vërtetë do të ishte sikur

njerëzit të mos e lexonin

fare.

Pianoja

Dy veta bartin pianon në

katin e shtatë të një pallati.

Pasi arrijnë të mbushur

frymë dhe të lodhur, njëri

thotë:

-Të drejtën, unë më shumë e

dua flautin!

-Pse?

-Ka zë më të këndshëm dhe

s’të lodh kaq shumë!

Nuk po lexoj

Një grua në tren i shkruante

letër burrit. Pas saj qëndronte

një njeri dhe lexonte

atë që shkruante gruaja. Ajo,

e nervozuar, i shkroi burrit:

“Nuk mund të vazhdoj,

ngaqë pas krahëve kam një

budalla që po e lexon letrën

time!”

Burri u mbrojt:

-E keni gabim. S’jam duke

lexuar!

Duart

Nëse do t’i kisha tetë portokaj

në dorën e djathtë dhe

dhjetë portokaj në dorën e

majtë, çfarë do të duhej të

kisha?

-Duar shumë të mëdha.

Gropa

-Çfarë mund të zmadhohet

pa e rënduar?

-Një gropë.

Merimanga

-Kamerier, në supën time po

shikoj një mizë!

-Mos u shqetësoni, zotëri:

merimanga që ndodhet në

bukën tuaj do ta vrasë atë!

Deti i Vdekur

-Pegi, çfarë mund të më

thoni për Detin e Vdekur?

-Në të vërtetë, asgjë. Unë as

që e dija se ai ka qenë i sëmurë.

Ministri Ibrahim Makolli në mesin e nxënësve

në kampin Rugova

Nxënës mërgimtarë bëjnë gjimnastikë në mëngjes

Letër e një nxënëseje

Fotoreportazh

Një orë mësimi

Nxënësit e diasporës vizitojnë kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz Një vizitë në Prizren

Fushat kishin lule, krojet kishin ujë

Në kuadër tëmanifestimit “Ditët e diasporës”,

nga 6 deri më 14 gusht u organizua edhe

shkolla verore për nxënësit tanë jashtë vendit.

Këtu morën pjesë nxënës nga Gjermania, Austria,

Franca, Zvicra, Italia, Suedia, Anglia, Greqia e

Turqia, të shoqëruar nga nxënësit e shkollave fillore

të Pejës. Në ditën e parë, në kampin turistik “Rugova”,

në Malaj të Rugovës, dëgjoheshin të gjitha

gjuhët. Do të thoshe se qenë kthyer fëmijët biblikë të

Adamit e të Evës. Në ditën e fundit, ndërkaq, të

gjithë flisnin, qeshnin e gëzoheshin vetëm shqip. Dhe

ndodhi ngjashëm si në një këngë tonën popullore:

krushqit e një dasme, duke shkuar për ta marrë

nusen, kaptojnë fusha pa lule e hasin kroje pa ujë.

Por, por kur po ktheheshin me nusen në qerre –

fushat qenë mbushur me lule e krojet me ujë.

35

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!