14.07.2013 Views

Shkarko - Gjuha Ime

Shkarko - Gjuha Ime

Shkarko - Gjuha Ime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Plaku i Vlorës

NË KUJTESËN E BREZAVE

ARDITA KIKA

Tri rrëfime për Flamurin

Ismail Qemali e ngriti në Vlorë flamurin

e kuq me dy krerë shqiponjash,

për të cilin rrëfehet në tri

variante. I pari thotë se këtë e qëndisi

Marigona, një nuse e shtëpisë

ku fjeti Ismaili natën e fundit; i dyti

– se atë e solli Spiridon Ilo nga

SHBA dhe varianti i tretë i Eqrem

bej Vlorës, sipas të cilit Spiridon Ilo

ia kishte dhënë Plakut të Vlorës flamurin

që ia kishte falur Aleadro

Kasstriota, burri i një princeshe që

pretendonte të ishte pasardhëse e

Skënderbeut.

Vendimi i parë i Ismail Qemalit,

pas firmosjes së deklaratës së

Pavarësisë dhe marrjes së detyrës si

kryeministër, është dërgimi i lajmit

në të gjitha qarqet e vendit dhe

dërgimi i telegrameve në shtetet e

mëdha për njohjen e pavarësisë.

Kopja e dokumentit të Shpalljes së

Pavarësisë, e publikuar në vitin

2007, mendohet se i përket Lef

Nosit, i cili në qeverinë e parë

shqiptare ishte ministër i Postë-

Telegrafës. Teksti shqip i Deklaratës

së Pavarësisë përbëhet vetëm prej

katër rreshtash dhe aty thuhet:

“Shqipëria të jetë më vete, e lirë

dhe e mosvarme”. Më pas, vijojnë

dy rreshta në turqishten e vjetër.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

nuk u njoh që më 28 Nëntor të vitit

1912 nga Evropa. Pavarësia e

Shqipërisë nga shtetet evropiane u

njoh vetëm në vitin 1913, gjithashtu

këtë vit u njoh edhe Ismail Qemali

si kryeministër i Shqipërisë.

Udha e lavdishme e Plakut

Ismail Qemali e pati nisur karrierën

e vet politike si përkthyes në Ministrinë

e Jashtme të Turqisë Osmane

në vitin 1860. Detyra e dytë në administratë

e Ismail Qemalit qe ajo e

4

drejtorit në Sekretariatin e Zyrës

Juridike në Sofje të Bullgarisë

(1868). Më pas,e mori detyrën e

nënprefektit të rajonit të Rusçuk-ut,

një detyrë që e mbajti pesë vjet. Në

vitin 1873, ai dha dorëheqje. Në

vitin 1876 u emërua sekretar i

përgjithshëm i Ministrisë së

Jashtme të Turqisë, që e ndihmoi

shumë të njihte diplomacinë turke

nga brenda, por edhe atë të huaj.

Shërbimi i sigurisë së administratës

turke zbuloi që Ismail Qemali

kishte hartuar një dokument për

projektin e një Shqipërie të pavarur.

Ky ishte edhe një nga shkaqet më të

mëdha të përndjekjes që u ndërmor

ndaj tij. Kështu, më 1877 e dënuan

me internim shtatëvjeçar në Kytahja

të Anadollit. Më pas u

emërua vali në Siri. Qe edhe

këshilltar personal i sulltan Avdylhamitit.

Më 1908, me ndihmën e

shqiptarëve të veriut të Maqedonisë,

Ismail Qemali u zgjodh deputet

i rrethit të Beratit, por,në të

vërtetë, ishte përfaqësues i gjithë

Shqipërisë. Ai luajti rol të rëndësishëm

në Parlamentin e Turqisë

moderne.

Dy varret e Ismail Qemalit

Ismail Qemali vdiq në rrethana

misterioze, më 24 janar të vitit

1919, në Peruxha të Italisë, pak

çaste para se të mbante një konferencë

për shtyp. Deri sot nuk ka një

variant të besueshëm të vdekjes së

tij. Dyshohet se ishte helmuar nga

qarqet antishqiptare greke e italiane.

Kufoma e Ismail Qemalit qe

mbajtur në Peruxha dy javë, gjoja

për t’u balsamosur. Por, kjo i shtoi

edhe më shumë dyshimet për

helmim, pasi ia nxorën organet e

brendshme, për të zhdukur çdo

shenjë për autopsinë.

Ismail Qemali është varrosur dy

herë: herën e parë në shkurt të vitit

1919 në Kaninë, në vendin e lindjes

dhe të paraardhësve të tij. Nga Peruxha,

trupi i pajetë i Ismail Qemalit,

i balsamosur, i shoqëruar

nga djemtë e tij, u nis drejt Brindisit.

Aty u vendos mbi luftanijen

italiane "Alpino" dhe arriti në Vlorë

në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919.

Ceremonia e varrimit u krye dy

ditë më pas, të mërkurën e 12

shkurtit 1919. Aty qe grumbulluar

gjithë popullsia e Vlorës, si edhe

reparte ushtarake italiane me

bandën e tyre muzikore. Kortezhit

i prinin 12 kurora lulesh, të dërguara

nga populli i Vlorës, organet

e qarkut e të krahinës së Vlorës,

shkollat fillore të qytetit, qyteti i

Fierit, shoqëria "Djelmoshat e

Vlorës”. Më tutje, një grup

ushtarësh të regjimentit të 86-të, si

dhe një repart italian mitraljerësh.

Pas tyre vinte karroca që mbante

arkivolin e mbështjellë me flamurin

kombëtar. Karrocën e tërhiqnin

gjashtë kuaj të murrmë. Anës karrocës

ecnin dy rreshta ushtarësh.

Më pas vinin hoxhallarët. Pas tyre

tre djemtë e Ismail Qemalit. Pastaj

vinte gjenerali Settimio Piacentini,

kundëradmirali Lubetti, autoritetet

ushtarake e civile të krahinës,

parësia e qytetit dhe e qarkut, qytetarët,

nxënësit e shkollave fillore të

qytetit dhe një tufë ushtarësh

kalorësie.

Varrimi i dytë është bërë më 28

nëntor 1932 në Vlorë, me urdhër të

posaçëm të mbretit Ahmet Zogu, në

20-vjetorin e Pavarësisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!