14.07.2013 Views

Shkarko - Gjuha Ime

Shkarko - Gjuha Ime

Shkarko - Gjuha Ime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Dhe ku?

Mu në sheshin e dasmës së

madhe,

ku i folët popullit për lirinë,

ku ngritët flamurin

kryengritës,

ku dhatë betimin për liri o

vdekje.

Ja ku jeni pranë e pranë, si

dikur, njëri me vendimin e Lidhjes

së Prizrenit, tjetri me një

kobure në dorë. Sytë ju shikojnë

diku larg, larg në

ardhmërinë, diku edhe përtej

kohës sonë. Çani përpara me

vendosmëri, syçeltësi dhe me

guxim, të gatshëm të shtini në

orët e liga që afroheshin nga të

katër anët.

Jo, ore, jo! Atëbotë, horizonti

shqiptar kishte një mijë

anë. Dhe nga të njëmijtat ia

mësynin armiq të dukshëm e të

padukshëm, që të na e prishnin

dasmën e madhe, që të na e

rrëmbenin nusen nga duart mu

te pragu i shtëpisë.

Lumëbardhi ushton, këndshëm,

si dikur.

A po shihni?

Kalaja ngrihet po aq madhështore

dhe po aq krenare

kundruall.

Mungojnë trokëllimat e

patkonjve të kuajve, jehona e

daulleve, krismat e pushkëve,

zërat e alarmeve.

Po çuditeni?

Po e ndieni veten të vetmuar?

Ju ka marrë malli për kohët

e shkuara?

Oh, jo! – më duket se më

thonë buzët tuaja të bronzta.

Po si ta ndiejmë veten të vetmuar

në shesh të një qyteti?!

Vërtet si? Çuditem tash me

veten time. Ku më vete mendja

edhe mua?!

Po ju kurrë nuk jeni vetëm.

Çdo ditë vijnë t’ju vizitojnë

grupe-grupe nxënës, studentë,

punëtorë, fshatarë, turistë…

Hyjnë në muze, ku Komiteti

juaj i bënte mbledhjet, shikojnë

armët tuaja, vendimet, fo-

FJALË TË URTA PËR ATDHEUN

Atdheu mbi të gjitha.

Duaje atdhenë si shqiponja folenë.

Atdheu e nëna nuk harrohen.

Balta më e ëmbël se mjalta.

Bijë vendi, pikë argjendi.

Dy duar për një kokë, koka për atdheun.

Gjuha ruhet atje ku shkruhet.

Guri i rëndë në vend të vet.

tografitë, veshjet… Në ministritë

tuaja kemi hapur galerinë

e arteve figurative. Aty

kemi vendosur portretet e

bustet tuaja dhe të bashkëluftëtarëve

tuaj, tablotë nga betejat…,

që mbi veprat tuaja të

mos bjerë kurrë veli i harresës.

Më duket se jua shoh gazin

në buzë, shkëlqimin në sy.

Më bëhet se e ndiej se si ju

zgjerohet kraharori nga kënaqësia,

se si ju rrah sërish

zemra…

Nuk na paskan përpirë gojët

e pangopshme të armiqve!

Nuk na paskan copëtuar

topat e tyre!

Nuk na paskan djegur zjarret

e tyre!

Nuk na paskan kalbur

burgjet e tyre!

Nuk na e paskan humbur

farën trekëmbëshat e tyre!

Ne paskemi mbetur gjallë,

madje të fuqishëm, krenarë, të

zotë të vetvetes!

Edhe kënduakemi në gjuhën

tonë!

Edhe pikturuakemi me

ngjyrat tona!

Edhe ju ngritkemi përmendore!

Sa të lumtur që dukeni që

pas njëqind vjetësh jeni sërish

pranë e pranë!

Sa të lumtur jeni që gjendeni

sërish në këtë shesh!

Sa fatlumë jeni që erdhët

prapë midis nesh!

E të tillë, të pandarë e madhështorë,

të çmuar e të nderuar

do të mbeteni për jetë të jetëve.

Lumë si ju, krenaria dhe

dashuria jonë e pamatur!

(Shkruar me rastin e 100vjetorit

të Lidhjes Shqiptare të

Prizrenit, më 1978)

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!