19.01.2013 Views

Farsharotu 30 - TV-Radio Makedonia

Farsharotu 30 - TV-Radio Makedonia

Farsharotu 30 - TV-Radio Makedonia

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

10 SUMEDRU-ANDREU 2009 TETOR-DHJETOR 2009

REPORTAZH

Në gjurmët e historisë

Kur zbret nga Nemerçka për në

Qefallovriso (Mixhide), Janinë në

krahun e majtë, në vendin e quajtur

Bushkopullo, shtihej dikur një fshat i

madh (në formën e një qyteze), po me

të njëjtin emër, Bushkopullo, ose

Pajuhoarë (sic e thërrasin vllehët),

banuar krejtësisht me vllehë fërshërotë.

Sot aty kanë mbetur vetëm disa

gërmadha, kun ë mes tyre shquhen

konturet e një pallati të madh. Ky është

vendbanimi më jugor i vllehëve

fërshërotë, i braktisur rreth viteve 1822-

30, por sipas disa të dhënave, boshatisja

përfundimtare u bë në vitin 1860. Skaji

më verior i vendbanimeve të vllehëve

fërshërotë është Grabova e famshme

me historite dhe bëmat e saja, e shtrirë

në këmbët e Vala Mares dhe afër

Lenies. Pra dy skaje. Njëri jugor i kthyer

në gërmadhë dhe tjetri më veriori, që

gjallëron akoma, për të na tyreguar

historinë e vërtetë të këtij populli të

lashtë. Ky është pra atdheu i vllehëve

fërshërotë, që për 2000 e ca vjet, në këto

rrugë, në këto pllaja kanë kaluar kope

me bagëti, karvanarë, tregëtarë,

mjeshtra të punimit të enëve, armëve,

muratorë të talentuar, që i dhanë jetë

këtij trualli, për shekuj e shekuj. Kishim

menduar këtë radhë të bënim një

udhëtim drejt Grabovës. Si gjithmon

me mikun tim Kristo Goçi. Nu kisha

qenë ndonjëherë atje, kështu që nuk e

dija rrugën nga të shkoja. Kristua më

sugjeroi në telefon të bëja një

“aventurë”. –Mos i bjerë nga asfalti –më

tha, por ndiq rrugën e vjetër të

karvaneve tona Nemërçk-Lenie. Unë

nuk do ta bëja me kënbë, por andej nga

do të kaloja me makinë, p;othuajse ishte

parallel me rrugën e lashtë. Ndoshta në

këto rrugë dhe shtigje, e bridhte

popullin e vet me çadra edhe Filipi,

babai i Aleksandrit të Madh të

Maqedonisë. Është Korrik dhe vapa bën

punën e vet. U nisa herët nga

Gjirokastra, me mendimin, që ndalesën

e parë ta bëja në Ersekë. Dhe kështu

bëra. Në orën 12 të drekës arrita tek

restoranti i kushuririt tim Nikolla Mejdi.

Një godinë tre katëshe, me restorantin

në katin e parë, i rrethuar nga një

ambient çlodhës, në hyrje të Ersekës, që

binte në sy për çdo udhëtar, që kalonte

aty. Një kafe me Kolën, më nxorri nga

monotonia e makinës. Më bëri një skicë

nga duhet të kaloja, duke theksuar

shumë herë mos harro: -Korçë-Maliq-

Moglic-Bulçarë. –Kjo është rruga e vjetër

e linjës Korçë-Gramsh, më tha. Me

skicën në dorë u nisa për rrugë. Kalova

Maliqin dhe pas disa kilometrash,

rruga nuk ishte e asfaltuar, por e

NGA SPIRO POÇI

mirëmbajtur. Ndalova në Moglicë, për

të pirë pak ujë dhe për tu orientuar për

më tutje. Një burrë rreth të 50-tave, mu

afrua me dashamirësi dhe ma spjegoi

gjithë rrugën nga duhet të kaloja. Në

fund shtoi me shaka: - Aventurë po

bën, telefoni celular nuk kap rrugës,

mund të kesh ndonjë avari të makinës

rrugës dhe ç’farë do bësh. Rruga është

e shkretë, ka pak lëvizje. U përshëndeta

me të dhe u nisa. Rruga ishte e ngushtë

dhe kalonte nëpër male dhe hone. Po

të të dilte ndonjë makinë përballë, ishte

e zorshme për tu shkëmbyer. Por fati

Ky y është është vendbanimi vendbanimi më më jugor jugor i i vllehëve vllehëve fërshër fërshërotë, fërshër otë, i

i

braktisur braktisur rr rreth rr eth viteve viteve 1822-30, 1822-30, por por sipas sipas disa disa të të dhënave, dhënave,

dhënave,

boshatisja boshatisja për përfundimtar

për për fundimtar fundimtare fundimtar e u u bë bë bë në në në vitin vitin vitin 1860. 1860. Sk Skaji Sk aji më më verior

verior

i i i vendbanimeve vendbanimeve të të vllehëve vllehëve fërshër fërshërotë fërshër otë është është Grabova Grabova e

e

famshme famshme me me historite historite dhe dhe bëmat bëmat e e saja, saja, e e shtrirë shtrirë në në në këmbët

këmbët

e e V VVala

V ala Mar Mares Mar es dhe dhe a aafër

a afër

fër Lenies. Lenies. Pra Pra dy dy sk skaje. sk aje.

Njëri Njëri jugor jugor i i kthy kthyer kthy er në në gërmadhë gërmadhë dhe dhe tjetri tjetri më më veriori, veriori, që

që

gjallër gjallëron gjallër on ak akoma, ak oma, për për për të të na na tyr tyr tyreguar tyr tyreguar

eguar historinë historinë e e vërtetë vërtetë vërtetë të

të

këtij këtij populli populli populli të të lashtë. lashtë. lashtë. K KKy

K y është është pra pra atdheu atdheu i i vllehëve

vllehëve

fërshër fërshërotë, fërshër otë, që që që për për për 2000 2000 2000 e e e ca ca ca vjet, vjet, vjet, në në këto këto rrugë, rrugë, në në në këto këto

këto

pllaja pllaja k kkanë

k anë k kkaluar

k kaluar

aluar k kkope

k ope me me me bagëti, bagëti, k kkarvanarë,

k arvanarë, tr tregëtarë, tr tregëtarë,

egëtarë,

mjeshtra mjeshtra të të të punimit punimit punimit të të enëve, enëve, armëve, armëve, muratorë muratorë të të talentuar,

talentuar,

që që i i dhanë dhanë jetë jetë jetë këtij këtij trualli, trualli, trualli, për për shek shekuj shek uj e e shek shek shekuj. shek uj.

qe me mua. Nuk u shkëmbeva me asnjë

makinë rrugës. Arrita në fshatin

Bulçarë, në orën 3 mbas dite. Këtu do

të prisja Kriston që vinte nga Tirana.

Këtej kthehej edhe rruga për në

Grabovë. Në orën 6 u bashkuam të dy

dhe u nisëm drejt Kuratës (fshat afër

Grabovës). Këtu do të linim makinën,

se më tutje rruga bëhej vetëm me

Toyota. Todi Buzo, miku jonë nga

Grabova, i kishte marrë masat. Një

djalë me një makinë “Toyota” na pristë

aty në errësirë. Ishte natë dhe nuk

pashë asgjë rrugës. Nga tronditja e

makinës kuptova se rruga ishte shumë

e keqe. Arritëm në Grabovë në orën 9

të darkës dhe Todi me atë të folurën e

tij karakteristike në gjuhën vllahe na

tha: - Po çu bëtë, pse u vonuat. Një kafe

shoqëruar me raki dhe një darkë e

lehtë, sikur na çlodhi pak. Todi kishte

qejf të rrinim akoma, por në sytë tanë

lexohej lodhja. Të nesërmen na pristë

një aventurë tjetër, prandaj u shtrimë

për të fjetur. Kristua ngulte këmbë, që

çdo vllah, në jetën e tij, duhet të qepet

një herë në majën e Vala Mares. Ai ishte

përgatitur shpirtërish për këtë dhe me

humor para se të shtriheshim për

gjumë më tha: - Të kam prurë një çantë

shpine për nesër në mal.

Vijon në faqen 11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!