30.04.2013 Views

JERIU REDAKSI - Fieri.com - Gezuar Vitin e Ri 2009!

JERIU REDAKSI - Fieri.com - Gezuar Vitin e Ri 2009!

JERIU REDAKSI - Fieri.com - Gezuar Vitin e Ri 2009!

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Fieri.com – Portali Fierak Online

JERIU REDAKSI

Shkrimtari, gazetari dhe publiçisti Tuni Papuçiu (1922-1975)

Tuni Papuçiu ka lindur më 23 mars 1922 në qytetin e Fierit. Shkollën fillore e kreu në

vendlindje, të mesmen dhe studimet e larta në Tiranë. Që nga shtatori i vitit 1943 e deri në

çlirimin e Shqipërisë, ishte inkuadruar në Zonën e Parë Operative të Vlorës. Menjëherë pas

çlirimit, iu përshkushtua gazetarisë. Nxori dhe drejtoi në Sevaster të Vlorës gazetën

« Përpjekja e rinisë ». Veprimtarinë gazetareske e vijoi në Tiranë në gazetën « Sporti »

(1945), si kryeredaktor i saj, duke qënë përkrah Andon Mazrekut në Ballkaniadën e vitit 1946.

Më pas, deri në 1959 punoi natën « si i freskët » në gazetë. Që prej vitit 1959 deri sa u nda

nga jeta, drejtoi të përdyjavshmen letrare dhe artistike të ilustruar, revistën « Fatosi ». Vdiq

papritmas në Shkodër, më 3 qershor 1975. Një rruge në qytetin e tij të lindjes, Fieri, i është

vënë emri i tij. Është dekoruar disa herë për veprimtarinë e tij letrare dhe publiçistike.

Trashëgimia publiçistike dhe letrare e Tuni Papuçiut është në koleksionet e medias së shkruar

të viteve ’40-70’, si dhe në botimet letrare për shkollat. Ndërsa disa prej krijimeve të tij letrare

për fëmijë janë botuar ndër të tjera tek vëllimet « Midis shelgjesh buzë lumit », « Një sirtar i

veçantë » , « Supa dhe karamelet » etj. Krijimet e tij përmbajnë vjersha, tregime, skeçe,

gazmore, pjesë teatrale, tekste këng¨sh për fëmijë dhe qindra e qindra artikuj në shtypin

shqiptar. Për vite me radhë, në Festivalet mbarëkombëtare të Këngës për Fëmijë, organizuar

në Shkodër, ka fituar çmimet e para për tekstet e këngëve të kompozuara nga autorë të tillë si

Cesk Zadeja, Tonin Harapi, Avni Mula, Tish Daija, Pjetër Gaci, etj Veprimtaria e tij letrare

është përfshirë edhe në Fjalorin enciklopedik « Gazetarë dhe publiçistë shqiptarë », hartuar

nga prof. dr. Hamit Boriçi dhe botuar nga « Unioni i Gazetarëve Profesionistë të Veriut

(UGPV), « Figura të shquara të rrethit të Fierit », si dhe tek « Lexikon » me titull

« Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë » (1872-1995) hartuar nga prof. Odhise K. Grillo.

Mendime për Tuni Papuçiun jetën dhe veprën e tij

Tuni Petro Papuçiu (1922-1975)

Tuni Petro Papuçiu , për nga karakteri i vet, natyra gazmore dhe aftësitë e gjithanshme, ka

qënë një personalitet i tipit unikal, një djalë fierak që, siç shprehet populli, e lind nëna rrallë.

Lindi në Fier në vitin 1922 dhe punoi për vite të tëra në gazetë e më pas, deri sa vdiq, në

revistën “Fatosi”. Ai i ngjante minierës. Sa më shumë të kërkoje, aq më shumë vlera do t’i

njihje, aq më shumë xhevahire do të gjeje te ky njeri.

Pati një temperament të gjallë. Nxënës në Fier la mbresa të pashlyeshme te shokët e tij,

gjimnazist në Tiranë përqafoi idetë më përparimtare të kohës, partizan gjatë Luftës

Antifashiste Nacionalçlirimtare e vuri jetën në roje nderi të atdheut. Qe gazetar dhe publiçist i

shquar: Së bashku me Jakov Xoxën, fill pas çlirimit, nxori gazetën e parë “Përpjekja e rinisë”

në Vlorë. Qe ndër udhëheqësit e BRASH-it në Tiranë, kryeredaktor i parë i gazetës “Sporti”,

organizator dhe publiçist në Ballkaniadën e vitit 1946, së bashku me të paharueshmin Andon

Mazreku. Qe “njeri i mirë”, siç e ka përcaktuar akademiku Alfred Uçi, njeri i

pazëvëndësueshëm i gazetës, që përballoi me ndërgjegje të lartë edhe punën më të thjeshtë

teknike aq delikate, edhe të redaktorëve e kryeredaktorit.

Llambi Blido, piktori ynë i mirënjohur e pati quajtur Tunin “njeri redaksi”. Pra ai punonte si

një redaksi e tërë. Te revista “Fatosi” u shpalos talenti i tij si shkrimtar dhe publiçist për

fëmijë, si edukator i brezit të ri të artistëve e letrarëve, që e ngritën në majë artin dhe letërsinë

tonë. Piktori i merituar Agim Faja ka shkruar se Tuni Papuçiu “qe njeri në kuptimin e vërtetë

të fjalës, me zemër të madhe dhe shpirt fisnik”.

Tuni i madh e në të njëjtën kohë modest ishte miku më i ngushtë i tipografëve, ishte mësuesi i

tyre dhe shpesh, kur bëheshin gabime të rënda në shtyp, ishte shpëtimtari i tyre, sepse i merrte

në mbrojtje duke u hedhur vetes gabimet e tyre.

Tuni Papuçiu qe shpirti i festivaleve kombëtare të këngës për fëmijë në Shkodër. Jo vetëm si

anëtar permanent i jurisë, por edhe si autor i teksteve të këngëve për fëmijë, ku laurohej çdo

vit me çmime nderi; jeta e tij u sos pikërisht në festivalin kombëtar të këngës për fëmijë në

Shkodër në vitin 1975.

Tuni Papuçiu i përket elitës së publiçistëve. Aty ku ndohej Tuni, aty buron kënga, buronin

gëzimi dhe humori. Aty ku ishte Tuni, aty takoje ndershmërinë, gatishmërinë për të ndihmuar

njerëzit, takoje besimin dhe optimizmin për jetën.

Marrë nga libri: “Figura të shquara të rrethit të Fierit”, 2002

2

Kujtime qershori

41 vjet!

Për ty, vogëlush, janë shumë këta 41 vjet! Kurse për ne, që e kaluam gjysmëm shekullit na

duken pak, shumë më pak këto vite.

Ishin ditët e para të qershorit 1959. Atëhere doli në shitje numri i parë i revistës “Fatosi”, i cili

mbante në kopertinë Nr.1 dhe muajin maj. Pra, numri ishte i majit, kurse revvista u shpërnda

në ditët e para të qershorit. E kjo ndodhi kështu, sepse punëtorët e mrekullueshëm të

shtypshkronjës “Mihal Duri” nuk e paten të lehtë të shtypnin këtë numër të “Fatosit”, që për

here të pare dilte me gjashtë ngjyra. Më kujtohen si sot ato ditë e netë, kur përgatitej revista.

Si do tap resin miqtë tanë të shtrenjtë, kalamajtë e vegjël, fatosat?

Ne, një grup shkrimtarësh për fëmijë, një këshill botues vullnetar kishim emocione, sepse nuk

ishim mësuar me këtë punë. Pyesnim veten, vallë si do të dale revista? Midis nesh ishte dhe

Tuni Papuçiu, redaktori i pare i revistës “Fatosi”, një punonjës i vjetër i shtypit, që ishte marrë

me shumë gazeta. Tuni buzëqeshte me ne, na qetësonte dhe punonte me zell, duke trokitur sa

në shtypshkronjë, në depot e letrës së revistave, në shtëpitë e piktorëve dhe shkrimtarëve, të

cilët na kishin premtuar bashkëpunime për numrin e pare.

Dhe numri i pare u bë gati. U dorëzua dhe në shtypshkronjë për shtyp. Por sa shumë vonoi për

të dale! Gati 45 ditë, sepse ishte një proces i ri shtypi me shumë ngjyra…Për më tepër se një

muaj ditën dhe natën, bile ngandonjëherë edhe pas mesit të natës binte telefoni në zyrën e

vockël të “Fatosit” dhe në shtëpinë e redaktorit Tuni Papuçiu. Diçka kishte ngelur në shtyp.

Dhe Tuni vraponte në shtypshkronjë, punonte me tipografët dhe lyente duart me bojë sikur të

ishte edhe vetë tipograf. Dhe vërtet punëtorët nuk e ndanin Tunin nga gjiri i tyre, e donin me

gjithë shpirt, e quanin pjstar të kolektivit të tyre.

Kur dolën kopjet e parat ë „Fatosit“, redaktori ynë i dashur erdhi me një tufë revista duke

qeshur për fitoren modeste që kishim arritur.

Nuk më harrohen kurrë këto ditë qershori të numrit të pare të “Fatosit”. Kaluan pastaj shumë

maje e qershore e revista mori shtat duke u bërë gjithnjë e më e dashur për fëmijët e vegjël.

Sot po ta vështrosh koleksionin e “Fatosit” për 41 vjet, ai mbush gati një rresht në një raft

biblioteke.

Lexuesit e numrit të pare të revistës „Fatosi“ sot kanë mbaruar shkollat e mesme dhe të larta

dhe tani punojnë në të katër anët e Atdheut. Po rata kurrë nuk i harrojnë as gëzimin dhe as

këshillat dhe mësimet, që u dha revista e tyre e dashur, për të cilën shoku ynë, redaktori i pare,

Tuni Papuçiu, për 16 vjet derdhi mundin dhe talentin e tij.

Prof. Bedri Dedja, Akademik, ish kryeredaktor vullnetar i „Fatosit“

(Marrë nga libri „..jë Sirtar i veçantë“, viti 2000

3

2. Më 3 qershor në Shkodër kishte ndodhur vdekja e papritur e Tuni Papuçiut, vëllait të vetëm

të Pandorës. Kjo qe një goditje shumë e rëndë, pasi Tunin nuk e kisha patur vetëm kunat, por

edhe shok, edhe bashkëpunëtor në revistën “Fatosi”. Tuni ishte një njeri që meritonte të qahej

me kujë, ishte një figure me reputacion të madh, një flori me shpirt njeriu, që mbaroi në duart

e miqve tanë të dashur, Lajde Staku e Xhevat Beqaraj.

Prof. Bedri Dedja, Akademik

(Marrë nga libri i tij me kujtime “ëpër rravat e jetës”, 2001

Mbresat e mia

Tuni ishte vëllai i vetëm midis pesë motrave Qe i dyti nga fëmijët, mbas motrës Kristinës.

Babai ynë, Petro Papuçiu ishte njeri i punës, i papërtuar, energjik me një zemër bujare. Po ai

ishte dhe një patriot i flaktë, madje lagjen ku u vendos me familjen e tij, si ndër banorët e parë

të saj, e emërtoi Lagjia „Liri“, që këtë emër e ruan edhe sot. Po kështu ishte edhe nëna, Dhora,

e urtë, nikoqire, e sakrificës, e cila kurrë nuk na rëndoi me punët shtëpiake. Gjithçka e kryente

vetë, duke na lënë kohë të lirë që të mësonim. Babai, që mbante mbi shpatulla gjithë

ekonominë e shtëpisë, nuk e kurseu veten, po si arsimdashës, duke njohur inteligjencën e

djalit që në moshën dhjetë-njëmbëdhjetë vjeç, e çoi në Tiranë për studime, pasi Fieri,

vendlindja jonë, në ato vite kishte vetëm shkollë fillore. Tuni pothuaj u rrit në Tiranë; këtu

kreu mësimet me shpenzimet e babait, i cili pothuajse çdo javë do të vinte ta shihte, të ndiqte

ecurinë e tij dhe shpesh me bujarinë që e karakterizonte ndihmonte edhe shokët konviktorë të

djalit.

Në familje shpërthente gëzimi i madh, kur ai kthehej me pushime pranë nesh. Me vete gjithnjë

do të sillte libra, ato vepra të pakta origjinale dhe përkthime që botoheshin në atë kohë.

Kështuqë në shtëpinë tonë u krijua një bibliotekë e pasur për kohën, e cila na dha mundësi të

lexonim. Fillimisht, në netët e gjata të dimrit, mblidheshim rreth vatrës dhe ne më të vegjëlve

na i lexonte motra e dytë, e treat ndër fëmijët, Ksanthipi. Tuni me mua ishte i lidhur shumë.

Unë kasha një diferencë moshe me të rreth njëmbëdhjetë vjetë dhe ai do të gjente mënyrën se

si të më argëtonte. Mbaj mend që njëherë më hipi në një kale të babait dhe bashkë me të i

ramë përqark rrugës kryesore të Fierit. Dikush lajmëroi babanë dhe ai erdhi menjëherë e na

zbriti pasi kali ishte ende i pashtruar, siç shpreheshin atëhere.

Më vonë kur hyra në shkollën 7 vjeçare, babai pothuajse në çdo javë do t’i niste letra Tunit,

duke e vënë në dijeni për gjithçka që preokuponte atë. Letrën ma diktonte babai dhe unë e

shkruaja, duke i qëndruar besnike mendimeve të tij, madje edhe presjen e pikën duhet ta vija

atje, ku mendonte ai. Kur ia lexoja në fund, ai kënaqej. Kjo qe ndihmesë e madhe për mua,

pasi kështu mësova t’i hartoja vetë letrat.

Megjithëse Tuni u rrit me të gjitha të mirat nga prindërit, ai nuk e shpërdoroi asnjëherë

përkujdesjen e tyre, përkundrazi, që gjer në fund të jetës njeri shumë i dhëmsur për familjen e

vet, për prindërit, për motrat dhe kjo sjellje e bëri shumë të dashur, jo vetëm për të afërmit e

4

tij, por edhe për miqtë e shokët. Miq të babait, kur kishin halle do të kërkonin ndihmën e

Tunit, do të vinin në Tiranë dhe ai shpesh do t’i strehonte në shtëpinë e vet. Madje tregonin se

kur vdiq babai I arkitekt Sokrat Moskos, mik i ngushtë i babait, shkoi edhe në morg, e veshi

dhe e shoqëroi gjer në Fier për në banesën e fundit.

Tuni kishte edhe një dhunti tjetër të rrallë. Ai i këndonte me passion këngët e popullit, madje

disa kohë përpara se të ndërronte jetë, pati dorëzuar në Institutin e Folklorit, siç quhej atëhere,

një fletore të trashë me tekste të këngëve popullore, jo vetëm të trevës së Jugut, por edhe të

Veriut. Në fisin tone të gjërë të Papuçinjve dhe të Luleve, zëri dhe kënga e tij ishin gjithnjë të

pranishëm. Nuk më harrohen jaret sa bukur i këndonte! Apo këngët myzeqare e përmetare që

i merrte shtruar bashkë me dajën e tij, të urtë, të dhimsur e bujar, Kozma Lulen e djalin e

dajës së madh Timo Lulen Me ta këndonte me passion dhe Nasi Bogo, me të cilin kishin

krushqi. Këto kanë lënë mbresa të pashlyeshme në kujtesën e pjesëmarrësve në këto gëzime.

Ne, edhe sot e kësaj dite, në shenjë kujtimi, sa here që mblidhemi këndojmë një nga këngët e

tij më të preferuara “Jorgjicën”. Kështu na duket se ai është midis nesh.

Megjithëse kishte një diferencë të madhe moshe, mbi njëzetë e pesë vjetë, me dajën e vet,

Vangjel Lulen, një fanolist democrat, njeri me horizont të gjerë, njohës i disa gjuhëve të

huaja, me të mbante një letërkëmbim të rregullt. Daja e donte shumë Tunin dhe Tuni dajën,

prandaj për çdo gjë këshilloheshin me njeri tjetrin, sikur të ishin shokë të një moshe.

Familja jonë dhe gjithë fisi si nga ana e nënës, ashtu edhe babait, qenë të lidhur me Luftën

Antifashiste Nacionalçlirimtare, madje dy nga dera e Papuçinjve, Miço dhe Loni Papuçiu ranë

dëshmorë. Edhe Tuni, megjithëse i vetëm midis pesë motrave u rreshtua në radhët partizane,

ashtu edhe një nga motrat, Olimbia. Më kujtohet që në familjen tone, për gati tre muaj u

strehua një partisan, i cili më vonë erdhi përsëri në shtëpinë tone, për të shprehur ndjenjat e

respektit për përkujdesjet e treguara.

Në kujtesë më ka ngelur edhe njëra nga dasmat në shtëpinë e xhaxhait tonë Koçi Papuçiu.

Martohej i dyti ndër fëmijët e tij, Mihali. Ka qënë viti 1942 kur u mblodh fisi dhe miqësia.

Dasma nuk filloi me këngët karakteristike, por papritur në shtëpinë e madhe të xhaxhait buçiti

kënga e sapodalë, kushtuar heroit të pavdekshëm Qemal Stafa. Të dukej sikur edhe muret

tronditeshin, pa përfillur rrezikun nga armiqtë.

Babai ynë, Peçi ndërroi jetë më 27 shkurt 1959. Vdekja e babait e tronditi shumë Tunin.

Fytyra e tij shumë simpatike, mori pamje të brengosur. Sytë i shprehnin një dhembje të thellë

dhe ai për një kohë të gjatë e përjetoi humbjen e parakohëshme të babait. Vite më pas, më 5

qershor të vitit 1972, një humbje tjetër, tepër e rëndë për familjen tonë. Në moshën 45 vjeçare,

njëra nga motrat, Ksanthipi, vdiq, duke lënë jetime vajzën 8 vjeçare, Jetën dhe në gjashtë

muajt e saj, edhe nëna jonë e urtë, e cila nuk e përballoi dot dhembjen për çupën e saj.

Dhembja e Tunit, pas këtyre ngjarjeve, u shpreh në përkujdesjen për mbesën, Jetën. Ai flinte

natën me të, kujdesej për detyrat e saj në shkollë, për ushqimin, për dëfrimet fëminore. Ai e

ndjente shumë thellë përgjegjësinë për fatin e vajzës jetime. Siç na tregonte më vonë e

paharrueshmja Lajde Staku, që i ndenji te koka deri në fund, deri në regëtimen e mbrame, ai

shqiptonte: „Jeta…Jeta. Jeta sikur qe amaneti i tij i fundit dhe unë e Bedriu këtë amanet e

ruajtëm të shenjtë, gjersa Jetën sot inxhinjere dhe nënë e dy fëmijëve, e nxorrëm në jetë…

I shkrova këto radhë me përkushtimin për figurën e Tuni Papuçiut, jo se qe vëllai im dhe jo se

ndjenjat e mia tronditen kur e kujtoj, por sepse Tuni ishte një ndër njerëzit e rrallë që gëzoi

5

espektin e shoqërisë shqiptare, gazetar dhe publiçist i talentuar, shkrimtar për fëmijë, artist e

këngëtar, miku i madh i punëtorëve tipografë, familjar i rrallë midis shokëve, njeri që gëzoi

respekt në mjediset shoqërore, kur ishte gjallë dhe që këtë respekt e ruajnë edhe sot, jo vetëm

intelektualët, por edhe njerëzit e thjeshtë.

Pandora (Papuçiu) Dedja

Nata e fundit

1. Sapo kishte mbaruar nata e dytë e Festivalit të Këngës për fëmijë. Shëtitnim në rrugën

kryesore të qytetit. Ishim ende me mbresat e zërave të pastër e të çiltër të artistëve të

vegjël. Pastaj u ulëm në sallën e vogël të turizmit për të ngrënë darkë. Pimë edhe nga

një gotë vetë, edhe nga një shishe birrë.

Ishim regjistruar të dy në një dhomë. S’na flihej. Dualëm përsëri. Shëtitja jonë: venim

e vinim përpara Kafes së Madhe.

Nata ishte e freskët. Rrruga pothuaj e boshatisur. Na shoqëronte hija e dendur e blirëve

buzë trotuareve. Aroma e blirëve na pëlqente të dyve.

Fliste ai më shumë. Dëgjoja unë më shumë. Seç kishte një dëshirë të çuditshme për t’u

rrëfyer, për t’u shtyrë në kujtime të herëshme të rinisë. (Ai më besonte).

Më fliste për intimitete, miq, shokë, grindje, shqetësime, për përpilues listash ugurzeza

qarkullimi (në njërën prej tyre fati a ndonjë « dashamirës » më pat shënuar edhe

mua)…Më tregoi për mbledhjen gjer në mesnatë të redaksisë për… »lajthitjet » e

Llambit, për librin e tij të parë, për…

Sikur do të ndaheshim bashkë. Dhe të nesërmen (Ah, kjo e nesërme që s’dihet ç’na

sjellë!) në agimin e 3 qershorit 1975, pa u gdhirë mirë, një zë mbytës, i turbulltë, që

dukej sikur vinte nga thellësi të largëta, me gjuhën pak të trashur e të mpirë, me fjalë

gjysmake:

- Xhe-vat, o Xhe-vat!... më bëri të hidhem nga krevati i tronditur. I vajta pranë. E

ngrita me kujdes nga supet. Më kapi dorën e ma mbështeti te koka e vet. Më nguli

vështrimin e mjegulluar si të më kërkonte shpëtim. Më tregoi lavamanin… I vura

një peshqir të lagur te balli e ika të lajmëroj Mirën, Myzin, Aqifin, Mihalin,

Skënderin. Eerdhi shumë shpejt një mjek. Erdhi dhe një tjetër.

- I pari :

- - Helmim nga ushqimet.

I dyti (duke i provuar te putër e këmbës një çelës të vogël

- Hemoragji cerebrale.

6

E çuam pa humbur kohë në spital. (Vështrimi i Sandrit gati ka ngrirë. Lajdja i

qëndron te kryet. Dënesë…)

Mjekët u përpoqën. Po goditja në kokë qe e rëndë. Dhe shpëtimi I pamundur.

Dhe…larg njerëzve të tij më të afërt e më të shtrenjtë, në Shkodër, të cilën e donte

shumë, si Tiranën ku banonte, si Fierin ku kishte lindur e ishte endur në miturinë e

vet. Tuni mbyll sytë e ndahet për gjithnjë me këtë botë, duke lënë pas kujtimin më

të mire tek ata që e donin, tek ata që i donte.

2.

Tuni e donte jetën dhe mundohej ta shijonte atë. Tuni ishte bashkëshort, prind e

vëlla shëmbullor. Ishte i hedhur e me humor (dhe humori rallë i mungonte Tunit).

Ishte bujar e mikpritës. Tunit i pëlqenin shëtitjet, i pëlqenin këngët e sidomos ato

popullore. Kur pinte një çikë e ndodhej mes miqsh, patjetër do të zinte këngët:

“Kur mërzen cjapi me zile” dhe “Jorgjica, Jorgjica”. Ishin këngët e tij të zemrës.

Humbiste pas tyre. Ato sikur i buronin nga shpirti. Shpesh në sy i vezullonin lotë.

I donte njerëzit e hapur e të ndershëm (se dhe vetë ashtu ishte). Tuni jo vetëm

donte. Edhe nuk donte: ata që të lajnë e të lyejnë, që të vrasin natën e të qajnë

ditën. Shpifësit, njerëzit me dy syfete nuk I honepste dot…

3.

“Fatosi” hapt e tij të para (prill-maj 1959) I hodhi së toku me Tunin. Ishte redactor

I vetëm në revistë. Dhe ajo u bë jetë e dytë për Tunin. E ndiqte që nga

marrëdhëniet me bashkëpunëtorët (me të cilët dinte të merrej vesh si ai) te faqosja,

te rradhitja në shtypshkronjë deri sat ë shkonte te të vegjëlit, në shkollën apo

shtëpinë e tyre. E donte “Fatosin”, se donte shumë fëmijët, gëzimin e rrallë të

prindërve e shpresën e mëmëdheut. Dhe, për fëmijët-të bukurit, të pastërit,

ëngjëllorët shkroi sa e sa këngë, vjersha, skica, tregime… Dëshmi është edhe

përmbledhja “Supa dhe karamelet” që po vjen në dorën tuaj, lexues të dashur.

E premte, 15 mars 1996

Xhevat Beqaraj (shkrimtar)

jeriu me zemër të madhe

Ilustrimet e librit të Tuni Papuçiut « Një sirtar i veçantë » i mbarova të gjitha. I

kam punuar me atë dashuri e impenjim si dikur moti, në vitet ‚75 e 76‘ kur punoja mbi

„Abetaren“. Veç ilustrimeve ashtu siç më mësonte Tuni, unë kam bërë edhe faqosjen

teknike të tyre, duke i aranxhuar edhe me tekstin. Ketë punë e bënim me Tunin në

numurat e revistës „Fatosi“ se Tuni qe dhe një redaktor teknik i përsosur. Ai vlerësonte në

mënyrë shumë të kulturuar ilustrimet, duke i konsideruar ato si stacione pushimi në librat,

jo vetëm për fëmijë por edhe për të rritur. Kujtoj një debat të tensionuar që bëmë në

redaksi. Dikush ishte kundër ilustrimeve, në një kohë që Tuni edhe unë ishim pro tyre. Në

librat e botuar Tuni i vlerësonte ilustrimet tamam si një evropian. Ai shihte shumë revista

7

të huaja për fëmijë dhe mundohej që në një farë mënyre (brenda mundësive që kishte

shtypi ynë) ta bënte edhe revistën « Fatosi », simotër të tyre. Shihnim : « Vjesollije

kartinkin », rus, « Luminita »-n rumune, « Koriere dedi pikoli » dhe …pikolisimo »

italiane ; bullgare, franceze, gjermane « Frohlichv sein » dhe « Frosi Magazin »,

« Gllavejeçe » (bullgare), « Iobatat » (hungareze), « Murtilka » (ruse) etj.

Ndoshta është kjo arsyeja që « Fatosi » tërhiqte vemendjen jo vetëm për përmbajtjen e tij,

por edhe për paraqitjen artistike dhe estetike, ç’ka sot për sot mungon në revistat tona për

fëmijë. Mbase përdorimi i tepruar i kompjuterëve e ka sjellë këtë ftohtësi estetike.

Më kujtohet me sa skrupolozitet e ndiqte botimin e « Fatosi-t » në « Mihal Duri ».

Megjithatë ato e donin shumë dhe e prisnin me dashuri të tërë, edhe burrat edhe gratë, gjer te

vajzat e reja. Se Tuni kishte dhe shumë humor.

Kopertinën e librit me krijime të Tunit tonë të paharruar e mbarova. Tunin e konceptova

midis fëmijëve, jetës së tyre, krijimeve të tyre, gëzimeve të tyre, të cilët ai i deshi aq shumë,

sa e deshën edhe ata Tunin.

Është shumë domethënëse vdekja e Tunit në Festivalin e Këngëve për fëmijë në Shkodër.

Tuni me atë punë këmbëngulëse, që ka bërë për nxjerrjen e revistës „Fatosi“, për tërë ato

krijime interesante në poezi dhe në prozë për fëmijë dhe për atë dashuri të madhe që kishte

për ta, natyrisht vetëm atë lloj vdekje meritonte, se Tuni qe njeri, në kuptimin e vërtetë të

fjalës, me zemër të madhe dhe shpirt fisnik. Interesant, asnjëherë krijimet e veta poetike, nuk i

qaunte poezi, por thjeshtë vjersha.

Në ballin e parë të kopertinës, Tunin e konceptova në dhomën e tij të punës, në redaksinë

e revistës „Fatosi“, i rrethuar nga tërë ata fëmijë, të gjithë fatosa, nga tërë anët e Shqipërisë,

nga qytetet dhe fshatrat nga Jugu, nga Shqipëria e Mesme dhe nga Veriu. Duke përjashtuar

portretin që është me fotografi, të tjerat i kam punuar vetë, me dorë, me një kujdes të veçantë,

duke u munduar që edhe fotografinë ta prekja me ngjyra, për ta harmonizuar me gjithë

ambientin fëminor. Megjithatë, duke patur synim, që gjithësesi figura e Tunit ishte parësorja.

Dhe kur kam punuar torsin, sillja ndërmend xhaketën e tij, kollaren gri, gjer në mbajtësen

metalike të kollares.

Në pjesën e prapme të kopertinës, kam konceptuar fëmijët, duke hyrë në oborrin e Pallatit

të Pionierëve për të ardhur në redaksi. Ndaj dhe lart kam vënë portën metalike të Pallatit, atë

portë që e kemi kaluar kaq herë, për gjashtëmbëdhjetë vjet me radhë. E them me këtë saktësi,

se pas vdekjes së Tunit unë nuk shkela më në atë zyrë.

Botimi i librit për Tunin është një ndërmarrje shumë interesante që ai e meriton. Duke i

qëmtuar krijimet e Tunit besoj se ky është shërbimi më i madh që i bëhet atij. Ky vëllim në

këtë 25 vjetor të vdekjes së tij, vjen taman si një homazh.

Për fëmijët punove tërë jetën papërtuar

I deshe shumë tamam si sytë e ballit

daj dhe ata kur ndjenë se të erdhi fundi

Të thirrën pranë vetes e të morën

Tek hidhnin valle e këndonin këngët e Festivalit.

8

Ti ike Tuni

Ti ike dhe na le

Përveç kudo,

Me gëzim, këngë e dhembje

Ti je me ne.

Agim Faja, piktor i Merituar

Letra e 23 qershorit 1975 e piktorit të merituar, Agim Faja

“ Kanë kaluar afro 20 ditë që kur Tuni s’është më. Do kalojnë muaj, vite do të kalojnë,

do kalojnë dekada e Tunin s’do ta kemi kurrë më mes tonë. Unë, Fredi, nuk e pashë Tunin të

vdekur. U njoftova vonë, ndaj arrita tamam në kohën kur ai po dilte nga shtëpija, kur po dilte

qivuri i tij, i kuq, si gjaku i tij i pastër, si shpirti i tij i kulluar, si mendimet e tij të

sinqerta…Kisha kohë pa e takuar Tunin dhe e din Fredi ? Doja ta shikoja edhe njëherë, të

fiksoja tërë ato tipare të tij, të një njeriu të vërtetë. Megjithatë nuk jam shumë pishman. Tre

javë para se të vdiste, unë kam ndenjur me të shumë, (ashtu siç vija zakonisht e rrija me të),

duke biseduar rreth çdo gjëje e mbi çdo gjë…Nuk jam pishman, sepse Tunin se kam

imagjinuar kurrë të shtrirë në arkivol. (E si mund të shtrihen burra si Tuni, puntorë të atillë si

qe ai ?) ; ndaj dua që në mendjen time ai të mbetet gjithnjë ashtu siç ka qenë i gjallë, dinamik,

që mendonte për punën edhe kur ishte shtruar në spital, e mbi të gjitha i ndershëm. Njerëz të

tillë si Tuni lindin rrallë dhe nuk vdesin ; ani se shtrihen në arkivol (ky është ligj e të tërë do të

shtrihemi atje)…Atë ditë për Tunin ndjeva një dhembje të madhe dhe kam qarë si fëmijë.

S’përmbahesha dot, Fredi, bile edhe tani që po të shkruaj, më mbushen sytë me lot. S’e marr

me mend se si kur të vij në Tiranë, të mos e takoj më Tunin. Tani e kuptoj edhe vetë se sa e

paskërkam dashur atë. Dhe ai më ka dashur shumë...Ti e ke patur babë; ndaj dhe të ka vrarë

shumë vdekja e tij, por unë e kam patur shok, e kam patur mik, e kam patur mësues atë, o

Fredi! Për shumë gjëra konsultohesha me të dhe i besoja atij më shumë se vehtes sime; ndaj

dhe më kot nuk e pyesja...Dhe Durrija u prek shumë. Cili mbeti pa u prekur kur na iku Tuni?

Sa herë që biem, sa herë që ngrihemi, në çdo moment e kujtojme atë dhe një si pikëllim të

madh ndjejmë në zemër thellë. Ta them hapur edhe një fare pesimizmi na pushton…Ti ke

patur një babë të përsosur, cilido që e ka njohur ka gjetur tek ai shokun dhe mikun e sinqertë,

unë mbi të gjitha kam humbur MËSUESIN!

Pak më vonë, Agimi do na dërgonte këto radhë për kujtim të tim eti: “Për fëmijët

punove tërë jetën papërtuar, i deshe shumë, tamam si sytë e ballit; ndaj dhe ata, kur ndjenë se

të erdhi fundi të thirrën pranë vetes E të morën.Tek hidhnin valle e këndonin këngët e

festivalit...“

Në një letër të fundit që Agimi më ka dërguar në Gjenevë, ndër të tjera më shkruan:

„Librin e Tunit „Një sirtar i veçantë“…natyrisht e ke marrë. Qe një botim i bukur, vërtetë i

veçantë. Për të kam bërë edhe një shkrim në gazetën „Drita“. Shumë jam impenjuar në

kopertinën e tij, dyfaqëshe, duke ngulmuar që të evokoja ato vite të mbushura me punë,

dashuri e respekt për fëmijët – fatosa dhe bashkëpunëtorët. Ato vite, o Fredi nuk kthehen më

dhe (e them me bindje) revistë si „Fatosi“, zor se del më në Shqipërinë tonë. Kjo ka ndodhur

Fredi se ne kemi qënë idealistë dhe se atje punonte një Tun që mendonte e krijonte për filizat

e rinj, brezin e ardhshëm“.

9

:“ Ai ishte një njeri me zemër të bardhë, një njeri i dhemshur, i papërkulur në

vështirësi e optimist, ishte i dashur me njerëzit, punëtor i paepur e miku i mirë i fëmijëve,

ishte babai i revistës „Fatosi“...Me vdekjen e tij edhe unë humba shokun e mirë, me të cilin

qaja hallet si motra me vëllanë, humba redaktorin e mrekullueshëm të tregimeve të mija tepër

modeste, të cilat m’i ndreqte me aq kujdes Tuni ynë...“

Mësuese Bora

” E kemi gjithnjë këtu emrin e Tunit, në mes të emrave të tjerë të shokëve e të

shoqeve, të cilët i kujtojmë gjithmonë në këto ditë festash. Tani në këtë vit po ndjejmë diçka

të vështirë, po ndjejmë boshllëkun e një miqësije… Miqtë e dashamirët gjithnjë e kujtojnë

Tunin e “Fatosit” me respekt e mirënjohje, si një njeri që la vetëm kujtime të mira tek të

gjithë, si njeri i punës dhe i mirëkuptimit. E ky është një sadisfaksion më i madh. Me dëgjue

mire për njeriun tënd, gjithnjë e kudo, është ngushëllim i madh…E na urojmë që kjo traditë e

mire e babës suaj, të përsëritet gjithnjë në familjen tuaj…”

Lajde Staku, shkrimtare

Tuni Papuçiu, njeriu-redaksi

ë 20 vjetorin e vdekjes së Tuni Papuçiut, njëri nga themeluesit dhe botuesi

shumëvjeçar i revistës “Fatosi”

Na ishte një kohë kur gazetaria shqiptare për fëmijë (si e tërë gazetaria jonë) i qe nënshtruar

kërkesave të propagandas së një partie të vetme. Mirëpo edhe në ato kushte kishte njerëz që

nuk u nënshtroheshin vështirësive. Ndaj sot kur një vartësi e tillë nuk është më e detyruar,

ndjejmë dyfish mirënjohje për të gjithë ata gazetarë, shkrimtarë, intelektualë të botimeve

shqiptare, të cilët edhe pse Brenda kallëpeve ideologjike të pashmangshëm, arritën të botonin

dhe të mbanin gjallë gazetat dhe revista që u bënë të dashura për lexuesin si uji, ajri, drita. E

tillë ishte dhe mbeti revista e mirënjohur për fëmijë “Fatosi”.

Tuni, tash e njëzet vjet nuk është ndër ne, por është me ne gjithmonë i paharrueshëm,

NJERIU-REDAKSI, gazetari i botës së fëmijëve, redaktori artistic dhe teknik, organizuesi

dhe zbatuesi, shkrimtar e njeriu që pjesën më të madhe të jetës ia dhuroi revistës “Fatosi”. Ai

bënte faqosjen, ai mblidhte ilustrimet, ai ndiqte zbatimin në shtypshkronjë. Energjik, i

përpiktë, papërtuar, entuziast dhe i trishtuar në të njëjtën kohë. Të këtillë e pata njohur Tunin

në ato vite të vështira pas pleniumit të katërt famëkeq, kur edhe unë punoja bashkë me të në

një redaksi. Tuni Papuçiu në atë kohë ishte gazetar i vjetër, me përvojë të gjatë në punën me

shtypin dhe si i tillë ai meritonte sigurisht një vend më të rëndësishëm në hierarkinë e

gazetarisë për fëmijë. Por ai ishte tepër modest. Puna e tij e madhe, e palodhur, qëndrimi i tij

korekt, cilësi të një njeriu të edukuar e të formuar, e mbrojtën nga pasoja, jo të pamundura.

Energjia e tij buronte nga dashuria e madhe për botën e fëmijëve. Dhe fëmijët anembanë

Shqipërisë ia shpërblenin dashurinë me qindra letra që vërshonin çdo muaj në redaksinë e

„Fatosit“, drejtuar „Xhaxhi Tunit“. E „xhaxhi Tuni“ nuk ishte aq „xhaxhi“ Ai ishte i ri dhe

mjaft i ri edhe u largua prej lexuesve të tij të dashur, më 3 qershor 1975. Kanë kaluar njëzet

10

vjet pa „xhaxhi Tunin“ dhe ne kolegët e tij dhe të gjithë ish-lexuesit e „Fatosit“ e kujtojmë me

respekt gazetarin dhe botuesin e palodhur Tuni Papuçiu. E kujtojmë dhe ndjejmë në shpirt një

peng: E meritonte një kohë më të mirë, më të butë, më pak të ashpër.

Llambi Blido, piktor i merituar

Qershor 1995

Duke shfletuar librin “jë sirtar i veçantë”

Shfletojmë tani librin e publiçistit dhe shkrimtarit për fëmijë Tuni Papuçiu “…Një sirtar i

veçantë”. Përpara na del i qartë portreti i tij i paharruar. Me trupin e gjatë dhe të lidhur, si një

sportiest, me buzëqeshjen e ëmbël, me shikimin e mprehtë dhe, thellë tij, me shpirtin aq të

mrekullueshëm. Po nuk mund të ishte ndryshe ai, i cili tërë jetën e tij e lidhi aq ngushtë me

edukimin dhe mirërritjen e brezit tone të ri. Duke e vështruar në tërësi libri “…Një sirtar i

veçantë” është si një “biografi” e shkurtër e revistës aq të njohur për kohën “Fatosi”, ku

derdhi djersën e tij dhe shkriu talentin e vet të spikatur për një periudhë të gjatë.

Shkrimet e Tunit dallohen për gjuhën e tyre të thjeshtë e të pasur, për mendimet pedagogjike e

didaktike që ato përmbajnë. Ai i këshillonte dhe i mësonte fëmijët me dashamirësi, si një

prind dhe edukator më i rritur, se si të krijonin, si të mësonin dhe sit ë silleshin në jetë, për t’u

bërë sa më të dobishëm për veten, për familjen dhe mbarë shoqërinë.

Prof. as. Dr. Murat Gecaj

Gazeta “Drita”, 2 prill 2206

Mirënjohje dhe dashuri për Tuni Papuçiun

Në këndin “Takim me shkrimtarin”, ne do t’ju njohim sot me një shkrimtar, i cili nuk jeton

më, por që është i lidhur me një ngjarje, që ka një rëndësi të veçantë për shtypin dhe letërsinë

tone për të vegjëlit. Ai është Tuni Papuçiu, redaktori i pare i revistës për fëmijë “Fatosi”. Që

nga çasti që lindi ajo revistë e dashur për fëmijët, jeta e Tuni Papuçiut u lidh ngushtë me të

dhe me të gjithë fëmijët që e deshën, e lexuan dhe e bënë miken e tyre. Për t’u kthyer më vonë

tek ajo si shkrimtarë, përkthyes, ilustratorë.

Shpresa Vreto, shkrimtare, Drejtore e gazetës “Sirena e vogël”

11

Mall!

Më 3 qershor të këtij viti mbushen 25 vjet nga dita që babai ynë i dashur u largua prej nesh,

nga familja e fëmijët që i desh aq shumë. Dhe është pikërisht qershori muaji i cili më ngjall

shumë kujtime të përmallshme. Sa here vjen qershori dhe fillon Festivali i Fëmijëve në

Shkodër, na kujtohet ajo ditë e cila na ndau nga njeriu ynë i shtrenjtë, babai i paharrueshëm.

Ishte tepër i ri për të ikur nga kjo botë, të cilin ai deshi ta jetonte, pranë fëmijëve, të punonte

për ta, të shkruante vargje për ta, të gëzonte pranë tyre prandaj dhe zemra i pushoi pikërisht

atje tek zërat e tyre gazmorë. Megjithë vitet e shumta që kanë kaluar ne e kemi pranë

gjithmonë në kujtesë figurën e tij prej një prindi shembullor, të dashur, të dhembshur, të

kujdesshëm në të gjitha drejtimet. E donte shumë jetën, por të bukur. E mbaj mend mirë se sa

herë vinte pranvera, në shtepi futej me lule në dorë, mimoza, trëndafila, lule manjola e të tjera.

Gëzohej kur vinin shokë e miq në shtëpi, ishte shumë mikpritës dhe e donte tryezën të

mbushur plot, paçka se vetë kënaqej me pak. Këndonte bukur, I jepte gjallëri festive familjare.

Shpesh më ndodh të takohem rastësisht edhe sot pas kaq vitesh me miqtë e babait tim dhe kur

më pyesin dhe u them se jam e bija e Tunit, dëgjoj nga goja e tyre fjalët më të mira, respect

dhe vlerësim për të dhe kjo na ngushëllon sepse e shkurtër ishte jeta e tij por ka lënë emër të

mire e të paharrueshëm.

E bija

Milka Biba (Papuçiu)

12

I paharruar dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i tij, të mirit, të dashurit, njerëzorit, Tuni

Papuçiu

Ai u largua nga kjo botë shumë shpejt, në qershor të vitit 1975 në moshën 53 vjeçare.

Në Shkodër, midis miqsh e dashamirës që i donte dhe e donin. Iku, megjithëse të dashurit e tij

do të donin ta kishin shumë më tepër pranë tyre, për të dëgjuar zërin e tij melodioz që i jepte

jetë darkave midis miqsh, dasmave të të afërmve, gëzimit të afrimit të një Viti të Ri midis

komshinjve. Shpesh thoshte midis miqsh: “uk i dua ata që flasin keq për të tjerët, sepse më

duket se u mungon dashamirësia, zgjuarsia dhe mirëkuptimi”…Mendoj gjithmonë për babanë

aq modest, me karakter dhe me atë buzëqeshjen e tij karakteristike që i dilte nga shpirti.

Më kujtohet se ishte i pashëm, me ato flokët e gjata që shpesh i drejtonte prapa. Dhe pyes

veten, pse ishte aq i bukur me pamjen e tij engjëllore? Kur ishte 30 vjeç, apo pesëdhjetë e dy,

apo pesëmbëdhjetë vjeç, kur shoh fotografitë e fëmijërisë së tij. Kjo pyetje vlen për të gjithë

bijtë e baballarëve dhe në fakt ne nuk i dimë të gjitha të fshehtat e tyre.

E pëlqente natyrën, lulet dhe sidomos manjolat, qëndronte shpesh për të parë horizontin dhe

buzëqeshte. Ishte besnik ndaj vetes, i qartë në mendimet dhe logjikën e tij. Pranonte mendimet

e kundërta, pa dashur t’i «vrasë» bashkëbiseduesit, gjithmonë me dëshirën e mirë, politesën,

drejtësinë. Nuk i gjykonte dashakeqët e paktë, nuk i përçmonte, por i linte të gjykonin vetë

dhe të ktheheshin në rrugë të drejtë: kjo dhunti dua të jetë edhe e jotja mik, e jona, përjetësisht

midis nesh…

Ai lindi në Fier. I ati kishte 5 vajza, ishte arsimdashës dhe duke njohur inteligjencën e të birit

që në moshën dhjetë vjeç e çoi në Tiranë për studime, pasi Fieri, vendlindja e tij, në ato vite

kishte vetëm shkollë fillore. Tuni pothuajse u rrit në Tiranë. I kreu studimet me shpenzimet e

të jatit i cili shpesh shkonte e shihte për të ndjekur ecurinë e tij. Shpesh me bujarinë që e

karakterizonte ndihmonte edhe shokët konviktorë të të birit. Siç tregon e motra e Tunit,

Pandora: “Në familje shpërthente gëzimi i madh kur Tuni kthehej në pushime pranë nesh. Me

vete gjithnjë do të sillte libra, ato vepra të pakta origjinale dhe përkthime që botoheshin në atë

kohë. Kështuqë në shtëpinë tone u krijua një bibliotekë e pasur për kohën, e cila na dha

mundësi të lexonim. Fillimisht në netët e gjata të dimrit mblidheshim rreth vatrës dhe ne më të

vegjëlve na I lexonte motra e dytë, e treat nga fëmijët Ksanthipi…Megjithëse Tuni u rrit me të

gjitha të mirat nga prindërit, ai nuk e shpërdoroi asnjëherë përkujdesjen e tyre, përkundrazi, ai

qe gjer në fund të jetës njeri shumë i dhemsur për familjen e vet, për prindërit, për motrat dhe

kjo sjellje e bëri shumë të dashur jo vetëm për të afërmit e tij, por edhe për miqtë e shokët…

Në librin e tij patrioti Tafil Boletini, nga Kosova, i afërm i Isa Boletinit dhe mikut tim

profesor Enis Boletinit, Nysretit, ndër të tjera shkruan për kohën që ishte prefekt në Fier: “ Si

çështje kryesore e me qejf, në qendër të vëmendjes kisha ngrehjen e lagjes “Liri ” (Bishanak).

Dhe tue pas se akulli u thye dhe ngrehjen e shpijave populli e ka marr me zell, gati çdo ditë

me plan në dorë shkojsha për me i tregue parcelat e me iu nda troje. Por u prekën shumë.

Bejlerët e Fierit, veçanërisht nga leja që iu dhashë Vangjel Lulës me hap dyqan e furrë pranë

shpisë dhe Peçi Papuçiut me hapë dyqan këpucarie në Bishanak, sepse kjo gja damtonte

monopolin e tregut të tyne dhe populli dita më ditë shkonte tue u kurajue e po largohej nga

influenca e tyre. Populli i Fierit, ndonëse i butë e i dindun, ka pasë edhe asi burrash që nuk iu

janë nënshtrue bejlerëve…

Më poshtë Tafil Boletini vazhdon:” ë nji rast me Sami Begun kemi pasë një polemikë të

gjatë, bile në prezencë të dr. Musa Delvinës. ë mes të tjerash, me fjalë të ambla, më ceku

13

punën e nji shpije…Pastaj ai vazhdoi : ”ë je burrë, ma thuej sinqerisht e haptazi, pse e me

çfarë qëllimi po na damton kaq shumë?. “ Qe, besa, vetëm pse e quej për detyrë njerëzore që

edhe populli i Fierit të ketë banimet e veta e mos t’u paguaj gjithmonë qira juve që e keni

komplet nji qytet e shumë çifliqe me mijëra hektarë tokë. Kurrgja tjetër ”.

U çudit : « Domethanë, e keni vetëm për të drejtë të perëndisë?” Atëhere unë:”More, Sami

Beg, çfarë interesi mund të kem prej Peçi Papuçiut që s’ka për veti, apo prej Vangjel Lules,

që furrë e dyqan i ka ba me ndihmën e Taq Bozos e të azmi Skëndulit e të Elmaz efendi

Poces? Të isha i interesit edhe ju do të më kishit kuptue deri tash”.

Familja e Tunit dhe gjithë fisi ishin të lidhur me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dy

nga dera e Papuçinjve, Miço dhe Loni Papuçiu ranë dëshmorë. Në radhët partizane ishte dhe

një nga motrat e tij, Olimbia, atëhere vetëm 16-të vjeçare. Vetë Tuni u formua si gazetar gjatë

Luftës kur nxori në Sevaster të Vlorës, bashkë Jakov Xoxën e paharruar « Përpjekjen e Rinisë

». Ishte një nga familjet më të dëgjuara në Fier dhe që përmendet me dashuri e ngrohtësi nga

shkrimtari fierak Jakov Xoxa tek romani disa vëllimesh “ Lumi i vdekur“.

„Përpjekja e Rinisë“, ekzemplarë të së cilës i ruaj me kujdes në arkivin tim, siç e përmenda

më sipër u bë fryt i punës së përbashkët me shkrimtarin Jakov Xoxa, të cilin edhe unë më pas

e kam takuar shpesh herë kur qëndronte në Apolloni, por edhe në ditët e fundit të jetës së tij

kur kurohej në pavionin 12 të Spitalit të Tiranës e ne bisedonim për letërsinë dhe Fierin tonë

të dashur dhe me njerëz të mirë e të thjeshtë, mikpritës të gjirokastritëve por edhe të trevave të

tjera nga Shqipëria dhe Kosova.

Pastaj, Tuni, gazetari në moshë të re, 22 vjeçar, u bë kryeredaktori i parë i « Sportit » dhe më

1946, bashkë me Anton Mazrekun mbushën faqet e gazetës me njoftime tepër domethënëse

për solidaritetin e sportistëve tanë që arritën të zinin vendin e parë në Ballkaniadë. Gazetari

Besnik Dizdari e përmend në botimet e tij si veteran të sportit shqiptar. Nëna më thotë se kur

isha fare i vogël, babai më merrte me vete tek studio e stadiumit « Qemal Stafa » ku shoku i

tij Andoni transmetonte ndeshjet e futbollit dhe Tuni përgatiste kronikat për gazetën. Më tej

punoi 12 vjet natën në gazetë, më tepër si i « freskët », ku humbi dhe njerin sy, por me

karakter gazmor dhe shokët e tij që rrojnë akoma kujtojnë me nostalgji ato mbrëmje

madhështore të viteve 50-të, ku Tuni këndonte këngë të trevës së tij. Në Institutin e Folklorit

dorëzoi një fletore të madhe me të gjitha këngët myzeqare, që i këndonte vetë aq bukur. Deri

sa vdiq, organizoi lexime letrare duke shkuar tek lexuesit, bashkëpunoi me revista dhe gazeta

të kohës, realizoi botime të vetat dhe të miqve të tij, afroi rreth vetes autorë që ishin të shquar

apo që shpejt u bënë të shquar. Shkrimtar por mbi të gjitha njeri dhe qytetar, i tillë që portreti i

tij mbetet mallëngjyes, pasqyrë e epokës që jetoi.

Sa herë jemi ulur për të punuar mbi bocat e revistës, pothuajse rregullisht për çdo numur, e

gjithmonë dashamirët e shtypshkronjës kur shihnin se maketi ishte gati, i bënin vend me

kënaqësi për nxjerrjen e saj me prioritet.

Punoi gjithë jetën me modesti, pa u qarë për meskinitetet që ju desh të përballojë nga një

pakicë keqdashësish e arrivistësh. Ishte më i fortë se vuajtja, më i fortë se varfëria, i thjeshtë,

këndonte ashtu pak melankolik nga hallet e jetës, por pranonte i lumtur jetën siç ishte, i lirë, i

pavarur, besnik i shoqërisë dhe i të afërmve që i donte aq shumë. Mbi të gjitha ishte i

ndershëm dhe krenar dhe ashtu mbeti deri në fund të jetës së tij të shkurtër. Për 17 vjet rresht,

nga 1959 deri sa vdiq në fillim të qershorit 1975, fillimisht vetëm, pastaj me një kolektiv tepër

të vogël, nxorri revistën « Fatosi ». Faqet e « Fatosit » ishin të mbushura me vizatime e

ilustrime të piktorëve të rinj që hapat e para i kanë nisur ndoshta tek kjo revistë që botohej në

fillimet e veta nga i vetmi redaktor përgjegjës, Tuni.

14

Revista kishte një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, nxënës por edhe shkrimtarë të dëgjuar që

Tuni i afroi rreth vetes. Sa here shkonte tek Safo Marko për të krijuar një ilustrim të bukur që

t’i joshte fëmijët. Aty qëndronte dhe bisedonte edhe me Petro Markon e madh që kishte një

shpirt të pastër por që mbeti « një rebel », krenar që nuk i pranonte meskinitetet dhe njerëzit e

ngushtë.

Shtëpia e Petro Markos pranë maternitetit ishte e mbushur me pikturat e bukura të piktores së

shquar, gruas së tij Safos, e cila bashkë me piktorin e merituar Agim Faja kishin prioritetin në

revistën « Fatosi ». Ai ofroi rreth saj pena të njohura që i dhanë hov letërsisë për fëmijë,

Dritëro Agollin, Petro Markon, Kolë Jakovën, Bedri Deden, Odhise Grillon, Nasho Jorgaqin,

Xhevat Beqaraj, Lajde Stakun, Shpresa Vreton, Skënder Drinin etj. Ai ka pasur temperament

të gjallë. Mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare, por pas çlirimit deri në fund të jetës së tij, i

shërbeu atdheut në publiçistikë. Alfred Uçi e ka cilësuar Tunin si « njeri të pazëvendësueshëm

». Ishte idealist dhe besonte se një ditë do të fitonte e drejta, mirësia, solidariteti, do të

zhdukeshin meskinët dhe do të ravijëzoheshin karakteristikat e bukura të shqiptarëve në

shekuj. Te revista « Fatosi » ai shpalosi sërish talentin e vet. Piktori i merituar Agim Faja e ka

cilësuar Tunin si njeri me zemër të madhe dhe shpirt fisnik. Tuni Papuçiu ishte edhe shpirti i

festivaleve kombëtare te këngës për fëmijë ne Shkodër, ku laureohej çdo vit me çmimin e

parë të nderit, bashkë me kompozitorët Cesk Zadeja, Tonin Harapi, Avni Mula, Tish Daija,

Pjetër Gaci, etj.

Tuni i përket elitës së publicistëve. Ai shkroi gjatë jetës së tij të shkurtër me qindra artikuj

publiçistikë, për sportin shqiptar, profesonin e gazetarit, edukimin e fëmijëve, problemet

sociale, të familjes, të shoqërisë në përgjithësi, pa artifica, ashtu thjeshtë, siç ishte dhe vetë.

Me qindra e qindra poezi dhe poema të tij, apo tregime, skeçe për fëmijë, balada, skica u

botuan në revistat për fëmijë dhe sidomos tek « Fatosi », si dhe në botime shkollore. Shumë

prej tyre akoma nuk e kanë parë dritën e botimit, pasi ai ishte tepër kërkues ndaj vetes, por

edhe miqve dhe dashamirësve të tij që u lexonte apo u botonte vjershat apo tregimet e tyre. Sa

herë jemi ulur për të punuar mbi bocat e revistës, pothuajse rregullisht për çdo numur, e

gjithmonë dashamirët e shtypshkronjës kur shihnin se maketi ishte gati, i bënin vend me

kënaqësi për nxjerrjen e saj me prioritet.

Libri i tij « Një sirtar i veçantë » që u botua nën kujdesin e Pandora Dedes është një tregues i

punës së tij të vyer ku ai çdo njerit i kthente përgjigje dashamirëse, për të bërë ndonjë

korrigjim të duhur në shkrimin që i kishte dërguar revistës. Letërkëmbimet me miqtë e tij të

përhershëm piktorë e shkrimtarë, me Agimin, Lajden, Skënderin, e shumë e shumë të tjerë që

i ruaj në arkivin familjar, mbeten një shembull i dashurisë së tij për artin e letrarët, shkrimtarët

qofshin këta të çdo moshe. Jo më kot, kolegu i tij i dikurshëm i revistës Llambi Blido e cilësoi

në një shkrim përkujtimor për të "njeriu-redaksi".

Ishte observues i shoqërisë shqiptare, i pëlqente shoqëria e pastër, u shmangej karrieristëve

dhe arrivistëve, nuk shante kurrë. Ai ishte pasqyra e mirësisë. Gjithçka e motivonte dhe e

bënte për të mirën e atdheut të vet, të njerëzve të thjeshtë.Të afërmit dhe dashamirët e tij do ta

kujtojnë si njeriun e çiltër, me karakter, që të bënte për vete me zërin e tij kur kishte një gëzim

në familje apo shoqëri, por që shprehte edhe keqardhjen e tij të thellë për fatkeqësinë e një

miku apo të njohuri, që u ndodhej pranë, me mish e me shpirt, për të kaluar dhembjen

sëbashku. Sa herë, bashkëqytetarë e fshatarë të krahinës së tij vinin në Tiranë, për t'i ndihmuar

Tuni i thjeshtë për një hall, për të takuar një mjek të mirë, për të treguar kujdesin e duhur, për

t'i ndihmuar fëmijët që të shkolloheshin, duke njohur zemrën e tij të madhe, shpirtin e tij të

15

dhimshëm, gjerësinë e tij, megjithëse e dinin se ishte vetëm një punonjës i zakonshëm i një

reviste për fëmijë. Dhe ai me sa kishte mundësi i ndihmonte sikur të ishin njerëzit e familjes

së tij.

Pa kërkuar si shkëmbim ndonjë favor apo privilegj për vete apo familjen e tij. E vetmja gjë që

më kujtohet, kur vdiq babai erdhën për ngushëllim shumë e shumë njerëz që nuk i njihja por

që me fjalë të thjeshta shprehnin mirënjohjen për të. Një tipograf i mallëngjyer ao ditë më

tregoi se Tuni kishte retushuar bashkë me të me mijra kopje të revistës së fëmijëve, gabimin

që ky tipograf kish kaluar pa dashje, që të mos paguante një shumë të madhe si çdëmtim. Tuni

ishte i përkryer. I kthehej shpesh shkrimeve dhe poezive të tij. Mbaj në kujtesë bisedat e

babait me akademikun Mahir Domi, për gjuhën e pastër shqipe që donte të përdorte në «

Fatosi ». Profesor Mahiri ishte komshiu ynë më i afërt. Shpesh prof. Mahiri i madh dhe tepër i

urtë dhe modest, merrte « Fatosin » dhe e lexonte me kujdes. Kopjet e para të revistës, sa

dilnin nga shtypshkronja i jepeshin atij për Etlevën dhe Benin, fëmijët e tij që çdo darkë vinin

e qëndronin tek ne për ta lënë sadopak të qetë të punonte për librat e tij të gjuhësisë profesorin

e shquar Mahir Domi, fjalëpakë që jetonte vetëm në një dy dhoma e guzhinë. «Poema për

Vedihanë », shoqen e Prof. Mahirit është një hymn që im atë ka shkruar për atë grua nikoqire

nga Delvina, që kujdesej aq mire për fëmijët dhe burrin e saj professor që nuk shkëputej kurrë

nga librat.

E kishte pasion gjenealogjinë dhe shpesh i rikthehem atij blloku ku ka shënuar pemën

gjenealogjike të familjes sonë të madhe që nga vitet 1700 nga Voskopoja është vendosur në

Fier, si edhe shumë familje nga Kosova martire. Papuçinjtë jane ndër të parët të vendosur në

Fier. Ishte një nga familjet më të dëgjuara në Fier dhe që përmendet me dashuri e ngrohtësi

nga shkrimtari fierak Jakov Xoxa tek romani disa vëllimesh«Lumi i vdekur». Më pas, sipas

dëshmive të pleqve të kohës, Loni Xoxa dhe Grigor Dhima, kanë ardhur familje të tjera, si

Demajt, Xoxajt, Plakajt, Pogaçajt, Tiçojt, Dhimajt, Verriajt etj. Dalëngadalë Fieri po rritej dhe

pas ndërtimit te urës së Gjanicës dhe kishës së Shën Gjergjit, më 1864-n, Fieri u shndërrua në

qytet.

Një nga miqtë e tij mendoi pas vdekjes së tij të botonte një libër me tregimet e tij, me titull: «

Midis shelgjesh buzë lumit », si kujtim e mirënjohje për të. Në shtypshkronjë, kopjet e para të

librit dolën me fotografinë e tij të madhe (të përgatitur nga dashamirët e tij tipografë) dhe të

gjithëve u duk se e kishin pranë nesh dhe u përmalluam. Më vonë u botuan edhe vëllimi me

tregime, përralla, vjersha e skeçe, mbledhur nga shkrimtari Xhevat Beqaraj dhe botuar nga «

Toena».

Me këtë rast atij ju dha një çmim i veçantë pas vdekjes për veprimtarinë e pasur letrare, për

vogëlushët që i donte aq shumë dhe që u shkruante tekstet më të arrira në Festivalet e

Fëmijëve që organizoheshin në Shkodër. U organizua edhe një mbrëmje përkujtimore për

Tunin e paharruar ku folën shumë dashamirës e miq të tij :prof. Alfred Uçit, shkrimtarët

Xhevat Beqaraj, Nasho Jorgaqi, Shpresa Vreto, e sa e sa të tjerë. Libri « Një sirtar i veçantë »

që u bot ua para tre vitesh është një kujtim i bukur për krijimtarinë e pasur të Tuni Papuçiut.

Një rruge në qytetin e Fierit ju vu emri i i tim eti. I paharruar dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i

tij, të mirit, të dashurit, njerëzorit. Mbi varrin e tij shokët vunë mbishkrimin tepër domethënës,

nga një vjershë e tij : « E dini pse nëna folenë, në zemër e ka, se bashkë me qumështin e saj,

dashurinë për Atdhenë m’a dha ».

Alfred Papuçiu

16

I dashur Bedri!

Artikulli që kishit bërë tok me Xhevatin në gazetën “Drita” për poezitë e të nderuarit Tuni më

pëlqeu shumë. E lexova me interesim. M’u duk si një lamtumirë entuziaste. Komentet m’u

dukën të sinqerta, siç janë vetë vjershat. Artikullin e quaj dhe si plotësim I dëshirës sime për

poezitë e Tunit, që lëvroi me passion lirikën qytetare e festive për të vegjëlit.

Valbona ime 6 vjeçe mburret me vjershat e tij. Këtë ja kasha shprehur në një letër të vogël

vetë autorit. Librat e xhaxhi Tunit, në bibliotekën e shtëpisë sonë, janë vendosur ndryshe nga

të tjerët. Ato qëndrojnë pas xhamit, si një fotografi, si pasqyrë e një shpirti të thjeshtë e të

sinqertë.

Aristotel Mici, shkrimtar (1975)

Vdekja e Tunit më preku thellë sepse ai ishte i afërt dhe mik i gjithë letrarëve e dashamirësve

të letërsisë për fëmijë. Për here të pare e njoha në janarin e këtij viti, kur I paraqita një tregim

dhe me të shkëmbeva një bisedë të shkurtër dhe miqësore, sa m’u duk sikur të ishim shokë

prej kohësh. Nuk më harrohet gjithashtu një takim që pata me të në redaksi, në ditët e

simpoziumit të majit.

- Mos je zëmëruar që s’ta kam botuar tregimin-më tha

- Jo-i thashë-tregimin e pres në korrik, se për atë kohë është aktual.

- Unë e kam vënë në një nga numrat e qershorit-më tha

Me Tunin pata rastin të bisedoj disa here dhe më dha porosi shumë të vlefshme. Mua

dhe kujtdo tjetër që iu dha rasti të njihemi sadopak me të, do të na mbetet në kujtesë i

paharruar, Tuni i palodhur, i papërtuar, mik dhe dashamirës i letrarëve

Muharrem Xhaxho, shkrimtar (Lubonjë, më 1.08.1975)

17

Disa krijime të Tuni Papuçiut

Dashuria për ënën

Këtu në zemër folen,

e dini pse Nëna e ka?

se dashurin për Atdhenë,

me qumështin bashkë ma dha.

Për trimat në djep më këndoi

Ninulla më thurri si djalë

dhe të mirën ajo ma mësoi

që në jetë të bëhem i mbarë.

“Ta duash,-më tha,- të vërtetën

dhe rrugën e drejtë ti merr

ta kesh më të shtrenjtë se jetën

Atdheun mos la lësh të mjerë.

Partizan i paqes

Jam i vogël,

jam fëmi,

ç’është lufta

nuk e di,

sepse paqe

dhe gëzim

un’kam parë

në vendin tim...

Thonë, lufta

vret e pret,

thon’kuçedrës

i përngjet,

djeg e shemb

çfar’gjen përpara

kopshte, shkolla, sh’pi e ara...

Jo! Unë luftën

nuk e dua

vetëm paqja

m’duhet mua,

se në paqe

do mësoj

18

si Atdheun

ta lulzoj.

N’zemër paqen

do ta kem,

partizan i saj

do t’jem.

Kush si ne bën gjimnastikë

Kush si ne bën gjimnastikë

nga sëmundjet nuk ka frikë

gjimnastika herët, vonë

muskulat na i forcon,

trupin, mendjen i freskon,

faqet buçko i kuqon!

Republika jonë

Anembanë fabrika,

kopshte, shkolla shumë

lulëzon Republika,

rritem edhe unë.

dhe një mijë vjetorin

do të të festojmë,

Republika jonë

ty do të forcojmë!

Vend heronjsh

Të kemi vend heronjsh,

i dashur mëmëdhe,

se vet ti je hero

dhe bijt’ heronj i ke.

Ti nxore Skënderbenë,

Heroin legjendar,

që lart e ngriti emrin

e popullit shqiptar.

Armiqt’ e patën kot

sa herë në qafë të ranë,

se ty s’të mposhtën dot

dhe kokat këtu lanë.

19

Tri gjëza

Nuk është njeri, po di të flasë,

të thot’ ç’ka ngjarë dhe do të ngjasë,

nëqoftëse bëhesh mik i tij

gjithnjë në ndihmë ai do të vijë

(Libri)

Nuk di të shkruaj, s’është as piktor,

nuk ka as gojë, as këmbë, as dorë,

po para saj, kur ti qëndron,

dhe e vështron,

ajo, ty, shpejt do të pikturojë,

pa patur laps, pa patur bojë.

( Pasqyra)

Ecën gjithnjë në rrugë të gjatë

dhe nuk bën gjum as ditë, as natë.

Del që nga mali dhe hyn në det,

vall, mund ta gjeni ç’emër do ketë?

Marga

( Lumi)

Kisha bërë një operacion në njërin sy dhe për disa ditë të dy sytë m’i kishin mbuluar me një

pllakë metalike, të lidhur mirë me fashë. S’shihja asgjë. Nuk duhej të lëvizja, s’duhej të haja.

Rrija e mërzitur, sepse shpesh më shkonte mendja si do t’i vinte filli kësaj pune...Vallë do të

shikoja përsëri me dy sytë, apo do të më verbohet edhe syri i shëndoshë?

Në çaste të tilla, shpesh, dikush më ulej te këmbët e krevatit. Më pyeste si e ndjeja veten, më

fliste për të rejat e ditës, më lexonte gazetën apo ndonjë libër. Që në fillim nga zëri e kuptova

se ishte fëmijë.

20

Kur më hoqën fashën nga sytë, pranë shtratit tim, përveç mjekut dhe infermieres, pashë edhe

një vajzë të vogël, topolake, të shkurtër, me bishtaleca. Ajo po më buzëqeshte, sikur të ishte

njohur prej kohësh me mua. Pa pritur të më pyeste mjeku, ajo më pyeti e para:

- Si e ndjeni veten tani? A shihni me të dy sytë?

Nëpër spitale, të sëmurët miqësohen me njëri tjetrin, e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ata që rrijnë

për një kohë të gjatë, e heqin veten si të “shtëpisë” ndaj atyre që vijnë rishtaz. E tillë ishte bërë

dhe kjo vajza e vogël. Ajo kishte ardhur aty disa herë dhe tani kishte më tepër se një vit që

kurohej. E njihnin të gjithë mjekët, të gjithë infermierët, të gjithë të sèemurët. E donin dhe e

përkëdhelnin, jo vetëm për zgjuarsinë e saj, për ndihmën që u jepte të sëmurëve, por edhe për

guximin dhe kurajon që kishte në vetvete. E quanin Margë.

Atë ditë më erdhën mjaft të afërm. Në komodinën time u mblodhën plot fruta e ëmbëlsira. E

thirra Margën.

- Eja, merr!- i thashë.

- Nuk dua, faleminderit!- tha ajo dhe, duke përdredhur supet, zuri të largohej.

- Hajde, mos bëj naze tani!- i thirra unë përsëri.- Eja, të hamë bashkë!

Ajo u skuq në fytyrë dhe përsëri m’u përgjegj:

- Nuk mundem!

- E ç’është kjo “nuk mundem!” Fruta dhe ëmbëlsira janë, nuk të bëjnë dëm.

Sytë e saj shkëlqyen nga dy pika lotësh. Për çudi unë vura re se ajo nisi të qajë.

- Pse qan? Mos të ka ndodhur gjë?

- Jo, - tha, - nuk e di se si më erdhi.

Pastaj, kur i zgjata një kokër mollë, ajo ma largoi dorën dhe vazhdoi:

- Ju nuk e dini. Unë nuk mund të përtyp asgjë. Unë jetoj vetëm me gjëra të

lëngshme dhe me injeksione.

Më erdhi keq dhe qysh prej atij çasti u miqësova më shumë me atë vajzë të vogël

trembëdhjetë vjeçare dhe mësova gjithçka për jetën e saj.

I jati i Margës, sa qe gjallë, bëri luftë me jetën. Ai ishte krah i vetëm në shtëpi dhe, dukeu

robëtuar në punë, mbante gruan, tri vajza dhe një djalë, të gjithë të mitur. Puna e tepërt e

kishte lodhur shumë. Dhe ja, një sëmundje e mbërtheu në shtrat, nga ku nuk u ngrit më i

gjallë. Ishte fundi i vitit 1944.

Marga qe shumë e vogël atëhere. Ajo mban mend si nëpër ëndërr se si ato ditë e ëma qante

me të madhe. I kujtohen fjalët që thoshin fqinjët dhe të afërmit: “ E theri në grykë... I ziu, la

fëmijët në mes të katër udhëve...” Të tjerë i jepnin zemër nënës së fëmijëve:

“Jeta i ka këto gjëra dhe njeriu duhet të dijë t’i kapërcejë vështirësitë, të mos i nënshtrohet

fatit, ta shohë të ligën në sy dhe ta mposhtë atë”. Disa ditë më vonë, nënën e Margës, një

fqinjë e saj, e këshillonte: “Hyrë në punë”, i thoshte ajo... Dhe ajo, një muaj pas vdekjes së të

shoqit u fut në punë.

Në fillim e kishte të vështirë, ashtu siç e ka çdo njeri që nis të bëjë një punë të re. Nganjëherë

ajo trembej dhe mendonte: “ E si do t’i rris unë e zeza fëmijët, ç’fat do të kenë?...”

Një ditë Margës iu shkrep të pijë kafe. Po ku të gjente sheqer? E ëma kishte nisur ta fshinte

sheqerin, sepse kalamajtë shpesh ia kishin boshatisur kutinë. Kërkoi nëpër skuta dhe më të

fund gjeti një kuti të mbushur me diçka të bardhë, që iu duk si sheqer. I hodhi zhezvesë tri

lugë, pastaj dhe pak kafe, e zjeu dhe nisi ta pijë... Po... çudi...Kjo s’ishte si kafe, nuk ishte e

ëmbël... Po goja pse po i lëshonte jargë?! Zuri të pështyjë, u kollit, sytë iu mbushën me lot dhe

fyti po i digjte.

Atë mbrëmje ajo s’vuri gjë në gojë. I dukej sikur i dilte zjarr nga gryka.

21

Kaluan disa ditë dhe Margës gjithnjë e më shumë i dhimbte fyti. E kishte keq sidomos kur

hante. Me zor të madh kapërcente ushqimin. I përcëllonte diçka brenda në kraharor. E ¨ma në

fillim nuk i dha rëndësi, pastaj, kur pa se ajo po keqësohej, e çoi te mjeku. Pas disa vizitash

dhe pyetjesh doli se Marga kishte pirë sodë kaustike dhe kjo i kishte dëmtuar gypin e

ushqimit. Gjendja ishte serioze. Vajza tani s’gëlltiste asgjë. E shtruan në spital...

Marga, megjithëse me fyt të sëmurë, e kishte vazhduar shkollën deri në klasën e gjashtë. Në

spital ajo nuk e shkonte kohën kot. Shpesh e shihje me libra në duar, duke lexuar ose duke

bërë ushtrime. Kishte dëshirë që, me t’u shëruar, të jepte provimet e klasës së shtatë dhe pastaj

të regjistrohej në gjimnaz.

- Po pasi të mbarosh gjimnazin, - e pyeta unë një ditë kur po bisedonim për këso

punësh, - çdo të bësh?

- Do të hyj në punë,- m’u përgjigj ajo, duke vënë buzën në gaz. – Dua t’i ndihmoj

mamasë. Por, po më doli bursa, do të kisha qejf të vazhdoja universitetin... Tani

për tani s’dua gjë tjetër, veçse të shërohem,- vazhdoi Marga.

Megjithëse i flisja kështu për t’i dhënë kurajo, nuk besoja që ajo vajzë, e cila kishte ngelur

gjysmake, nga që rronte më tepër me injeksione se sa me të ngrënë, një ditë do të fitonte

shëndetin si gjithë njerëzit.

Që kur dola nga spitali kanë kaluar dhjetë vjet. Margën nuk pata rast ta shihja.

NJë ditë dimri, por me diell, unë po rrija në një stol të parkut “Rinia” së bashku me djalin dhe

vajzën time dhe po u tregoja atyre se dikur, në këtë vend, ka qënë një gropë e madhe, me

ferra, ku hidheshin plehrat e qytetit. Para nesh kaluan disa vajza të rritura. Nga librat dhe

çantat që mbanin në duar, kuptohej se ishin studente. Njëra prej tyre u ndal si e habitur, më

vështroi me vëmendje dhe pastaj buzëqeshi lehtë.

Para meje ishte një vajzë me shtat të hedhur, me flokë të prerë shkurt, me fytyrë të pjekur nga

dielli.

- Nuk më njihni?- tha ajo duke më zgjatur dorën.

U ngrita në këmbë. Po e shikoja me vëmendje, dhe si e turpëruar, iu përgjigjs:

- Më duket se diku ju kam parë...Po, më falni, nuk më kujtohet, nuk ju njoh. Cila

jeni ju?

- - Ashtu? Kaq shumë paskam ndryshuar! Kurse ju jeni po ajo që keni qënë.

Dhe, duke më vështruar në betet e syve, pyeti:

- Si jeni tani, a shihni me të dy sytë?

Kjo pyetje më solli në vete. Sytë e saj të mëdhenj, goja e vogël, balli i gjerë, më

kujtuan fytyrën e asaj vajze të vogël nga fshatrat e Korçës, që njoha në spitalin e

Tiranës.

- Mos je ti, Marga?- e pyeta.

- Po, m’u përgjegj ajo.

Kur e shikoja ashtu të rritur dhe me shëndet të mirë, nuk më besohej të ishte ajo.

Po Marga nisi të më flasë për të shkuarën. Ajo kishte qëndruar edhe gjashtë muaj

të tjerë në spital dhe kishte dalë e shëruar. Pastaj kishte vazhduar shkollën shtatë

vjeçare (shkolla 8- vjeçare atëhere ishte me shtatë klasë), të mesmen...

- Tani mund të them se dola në dritë,- tha ajo duke buzëqeshur. – Mamaja nuk

lodhet shumë, se ne u rritëm...Vëllai, motra e madhe dhe e vogla janë në punë.

Edhe unë sivjet mbaroj universitetin.

E pashë se po e prisnin shoqet dhe po shpejtonte. I shtrëngova dorën dhe i urova

nga zemra suksese.

22

- Do të shihemi përsëri,- i thashë kur po largohej dhe ajo, me fytyrën e qeshur, pohoi

me kokë.

1963

23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!