05.06.2013 Views

Tranzicioni - Department of Education and Early Childhood ...

Tranzicioni - Department of Education and Early Childhood ...

Tranzicioni - Department of Education and Early Childhood ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ministria e Arsimit dhe Zhvillimit të Hershëm për Fëmijët

Fletë Informative për familjet.

Hyrja në shkollë është një hap i rëndësishëm

si për fëmijën tuaj ashtu edhe për ju. Kjo

periudhë me plot ndryshime sjell me vete

vështirësitë por edhe kënaqësitë e veta.

Mbështetja që i jep familja fëmijës suaj kur

nis shkollën ka shumë rëndësi sepse ju jeni

mësuesi i parë dhe më i rëndësishëm i fëmijës.

Jeta shkollore për fëmijën tuaj me siguri që

do të jetë e ndryshme nga e juaja. Qeveria e

Viktorias ka për qëllim që t’a bëjë hyrjen në

shkollë një përvojë sa më të lehtë dhe pozitive.

Pse ka rëndësi që shkolla të

nisë në mënyrë pozitive?

Duke e ndihmuar fëmijën tuaj që t’a nisë

jetën shkollore në mënyrë pozitive, ju i

jepni më shumë mundësi atij apo asaj që t’i

pëlqejë shkolla dhe mësimet.

Mënyra se si e fillon shkollën fëmija juaj

ka ndikim tek interesi i tij/saj për mësimet.

Një fillim i mbarë në shkollë përmirëson

qëndrimin e tij/saj ndaj shkollës, ndaj

dëshirës për të arritur suksese shoqërore

dhe akademike. Kur fëmijët nuk mësohen

lehtë me shkollën, këto vështirësi mund të

vazhdojnë gjatë gjithë shkollimit.

Regjistrimi i fëmijës suaj

në shkollë

Shumica e shkollave fillore i nisin

regjistrimet për vitin pasardhës në

muajin Maj. Fëmija duhet të regjistrohet

sa më parë në mënyrë që të merren të

gjitha informacionet që kanë të bëjnë me

programet e tranzicionit dhe aktivitetet

në shkollë. Regjistrimet e bëra herët i

vijnë në ndihmë edhe shkollës për

qëllime planifikimi.

Programet dhe aktivitetet e

tranzicionit në shkollë

Programet dhe aktivitetet e tranzicionit në

shkollë janë krijuar për t’ju ndihmuar ju

dhe fëmijën që të mësoni se si funksionon

shkolla. Gjithashtu, ato ju vijnë në ndihmë

juve dhe fëmijës suaj që të njiheni me

personelin e shkollës, familjet dhe fëmijët

e tjerë.

Çdo vit shërbimet për fëmijë dhe shkollat

organizojnë programet dhe aktivitetet e

veta të tranzicionit në shkollë.

Për të mësuar më shumë, ju mund të

bisedoni me edukatoren e kopshtit, të

çerdhes ose kontaktoni shkollën.

Deklarata e Tranzicionit në

Zhvillim dhe Mësim

Deklarata e Tranzicionit në Zhvillim dhe

Mësim jep një përmbledhje të pikave të

forta të fëmijës suaj kur ai/ajo nis shkollën,

identifikon interesat e tij/saj dhe tregon

se si mund t’i vihet në ndihmë fëmijës me

mësimin dhe zhvillimim e tij/saj.

Ju lutemi që të lexoni Udhëzimet ndihmëse

për plotësimin e Deklaratës së Tranzicionit në

Zhvillim dhe Mësim-Pjesa 1: Familja, për më

shumë informacion në lidhje me proçesin e

mbajtjes së Deklaratës.

Nëse keni nevojë për më shumë ndihmë,

bisedoni me edukatoren e kopshtit, të

çerdhes ose telefononi tek Shërbimi i

Informacionit dhe i Rekomandimeve të

‘DEECD’ për Zyrën Rajonale të ‘DEECD’

në 1800 809 834.

Tranzicioni: Një Fillim

Pozitiv në Shkollë

Çdo

fëmijë,

çdo

mundësi.

Albanian

Këshilla rreth Tranzicionit

Gjatë vitit përpara fillimit të shkollës

• Kërkojini fëmijës t’ju tregojë se si e

mendon shkollën.

• Inkurajojeni fëmijën që t’ju bëjë pyetje në

lidhje me fillimin e shkollës.

• Ndihmojeni fëmijën që të jetë i/e

shëndetshëm/me- bëni ekzaminime

të rregullta tek mjeku dhe dentisti dhe

kryeni të gjitha imunizimet.

• Inkurajojeni fëmijën tuaj që të vishet vetë,

të lajë vetë duart, të shkojë në WC, të hapë

e mbyllë vetë ushqimet dhe shishet e pijeve.

• Bisedoni me miqtë dhe familje të tjera në

lidhje me shkollën.

• Merrni pjesë në programet dhe

aktivitetet e tranzicionit të mbajtura

në kopshtin, çerdhen apo në shkollën e

ardhshme të fëmijës suaj.

• Bisedoni me edukatoren e fëmijës suaj

në lidhje me ndihmën që mund t’i jepni

fëmijës në shtëpi në drejtim të mësimit

dhe zhvillimit të tij/saj.

• Bisedoni me shkollën në lidhje me

mundësinë e pjesëmarrjes në jetën e

fëmijës suaj në shkollë në drejtim të

mësimeve dhe zhvillimit.

• Merrni të dhëna nga shkolla në lidhje me

orën e fillimit të mësimit ditën e parë të

shkollës dhe vendin ku duhet të paraqitet

fëmija juaj.

Gjatë pushimve verore

• Tregojini fëmijës se ku ndodhet shkolla

dhe bisedoni për mënyrën se si do të

shkojë aty.

• Caktoni takime lojrash me familjet e

tjera, fëmijët e të cilave janë regjistruar

në të njëjtën shkollë me fëmijën tuaj.

Është më mirë që kur fëmija juaj të shkojë

në Klasën Parashkollore, të njohë fëmijë

të tjerë në të njëjtën shkollë.

• Praktikoni gjërat që duhet të bëni për t’u

përgatitur për në shkollë (p.sh. bëni gati

çantën, të mos harrojë kapelen).

• Konfirmoni kujdesin para dhe pas

shkollës. Tregojini fëmijës se ku ndodhet

qendra e kujdesit para dhe pas shkollës

dhe tregojini se si duhet të shkojë aty.

• Tregoni pozitivitet për fillimin e

shkollës dhe kënaquni me gëzimin që

tregon fëmija juaj.

• Vizitoni bibliotekën lokale dhe lexojini

fëmijës libra rreth filimit të shkollës.

Ditën e parë të shkollës

• Tregojini fëmijës se kush do t’a çojë

dhe kush do t’a marrë nga shkolla ditën

e parë.

• Përgatitni rrobat, këpucët dhe çorapet

e fëmijës që një natë më parë.

• Ndihmojeni fëmijën me paketimin e

çantës së shkollës duke mos harruar

ushqimin, pijen dhe kapelen. Po ashtu,

në një qese plastike vendosni edhe një

palë veshmbathje dhe rroba. Tregojini

fëmijës që këto rroba janë për tu përdorur

në rast se në shkollë ndodh ndonjë

incident.

• Në mëngjes lyejeni fëmijën me krem

plazhi nëse ka nevojë.

• Tregojini fëmijës se ku do t’a prisni kur

të mbarojë shkolla.

• Kur të mbarojë shkolla kërkojini fëmijës

që t’ju tregojë se çfarë ndodhi në shkollë.

Gjatë gjithë vitit të parë në shkollë

• Mësoni se çfarë mëson fëmija në shkollë.

Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje që

t’a ndihmoni fëmijën që të mësojë dhe

do t’a dini nëse ai apo ajo po mësohet

me shkollën.

• Nëse fëmija juaj ka vështirësi në

shkollë, atëherë ju mund të bisedoni me

mësuesin/en e tij/saj. Pyeteni fëmijën që

t’ju tregojë për çfarë ndihme ka nevojë.

• Bisedoni me fëmijën tuaj vazhdimisht për

shkollën. Pyeteni për të rejat që ka, çfarë

i pëlqen ose çfarë i duket e vështirë.

• Nëse fëmija juaj shkon në qendrën

e kujdesit para dhe pas shkollës,

mundohuni që t’i tregoni personelit aty

se si shkon fëmija juaj në shkollë.

• Tregojini shkollës dhe shërbimeve

para-shkollore në lidhje me përvojën

tuaj në shkollë.

• Caktoni takime që fëmija juaj dhe

shokët/shoqet e tij/saj të reja të luajnë

së bashku jashtë orarit të shkollës.

Për më shumë informacion

Ju lutemi që të vizitoni www.education.vic.

gov.au/earlylearning/transitionschool

ose të telefononi DEECD Information and

Referral Service (Shërbimin Informativ dhe

Rekomandues të DEECD) për Zyrën Rajonale

të DEECD në 1800 809 834.

Ky dokument është përkthyer në 21 gjuhë

dhe përkthimet mund të merren tek

www.education.vic.gov.au/earlylearning/

transitionschool/profresources/

caldresources.htm

© Copyright Department of Education and Early Childhood Development, Melbourne, August 2010

2 Treasury Place, East Melbourne, 3002

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!