05.06.2013 Views

Urdhëresë administrative nr. 2005/10 - Unmik

Urdhëresë administrative nr. 2005/10 - Unmik

Urdhëresë administrative nr. 2005/10 - Unmik

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

UNITED NATIONS

United Nations Interim

Administration Mission

in Kosovo

UNMIK

NATIONS UNIES

Mission d’Administration

Intérimaire des Nations Unies

au Kosovo

URDHËRESË ADMINISTRATIVE NR. 2005/10

UNMIK/AD/2005/10

15 korrik 2005

PËR ZBATIMIN E RREGULLORES SË UNMIK-UT NR. 2001/19 MBI DEGËN

EKZEKUTIVE TË INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE

NË KOSOVË

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm,

Në pajtim me autorizimin që i është dhënë me nenin 8 të Rregullores së ndryshuar të

Misionit të Administratës së Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)

nr. 2001/19 të datës 13 shtator 2001 mbi Degën Ekzekutive të Institucioneve të

Përkohshme Vetëqeverisëse në Kosovë,

Duke marrë parasysh nenet 3 dhe 5 të Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut nr.

2001/19.

Në pajtim me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë

(Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/19 e datës 15 maj 2001),

Duke vepruar sipas kërkesës së Qeverisë dhe duke u bazuar në propozimin e miratuar nga

Kryeministri dhe ministri i Tregtisë dhe i Industrisë,

Me qëllim të krijimit të Agjencisë për përkrahjen e investimeve për t’u ndihmuar dhe

përkrahur investimet në Kosovë dhe për t’u përmirësuar mjedisi për investime në

Kosovë,

Me anë të kësaj shpall këtë Urdhëresë administrative:

Neni 1

Agjencia për përkrahjen e investimeve

1.1 Agjencia për përkrahjen e investimeve (më tej “Agjencia”) nëpërmjet kësaj

themelohet si agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

1.2 Statuti i Agjencisë përgatitet nga kryeshefi i saj ekzekutiv në konsultim me

Bordin këshilldhënës për përkrahjen e investimeve. Statutin e Agjencisë e miraton

Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë.

1.3 Agjencia e ka selinë në Prishtinë.

Agjencia:

Neni 2

Funksionet

(a) krijon dhe bën rekomandime lidhur me linjën e veprimit dhe propozon

legjislacionin me qëllim të krijimit të një mjedisi të favorshëm për investime

në Kosovë:

(b) ndërmerr veprime në mënyrë që Kosova të perceptohet si një vend tërheqës

për investime nëpërmjet, reklamimit të planifikuar dhe, në mes tjerash,

organizimit të ngjarjeve për marrëdhënie me publikun, si ekspozitat, forumet

dhe seminaret e investitorëve dhe nëpërmjet ofrimit të informatave mediave

publike dhe bashkëpunimit me to;

(c) mbështet nismat që mëtojnë ta përmirësojnë cilësinë e mjedisit për investime

nëpërmjet, kryerjes së studimeve të tregut, studimeve të realizueshmërisë dhe,

në mes tjerash, të hulumtimit e të pjesëmarrjes në grupet punuese dhe njësitë

qeveritare e joqeveritare;

(d) ju ofron investitorëve informata dhe shërbime këshilliuese me qëllim të

lehtësimit të vendimeve për investime, të krijimit të bizneseve dhe vendosjes

së kontakteve afariste;

(e) ndërmerr aktivitete për përkrahjen e eksportit të Kosovës, në mes tjerash,

përmes kërkimit dhe identifikimit të mundësive për eksport, organizimit të

shitjes së prodhimeve vendore në aktivitetet jashtë vendit, mbështetjes së

ndërmarrjeve eksportuese dhe të shoqatave të biznesit, përpunimit dhe

shpërndarjes së informatave që kanë të bëjnë me eksportin brenda dhe jashtë

Kosovës;

(f) angazhohet në aktivitete të tjera në fushën e përkrahjes së investimit dhe të

eksportit.

Neni 3

Kryeshefi ekzekutiv

3.1 Agjencinë e udhëheq kryeshefi ekzekutiv i cili i raporton dhe i përgjigjet ministrit

të Tregtisë dhe të Industrisë.

3.2 Emërimi, shkarkimi dhe funksionet e kryeshefit ekzekutiv drejtohen me anë të

dispozitave përkatëse të Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2001/19 të datës 13

shtator 2001 për degën ekzekutive të institucioneve të përkohshme vetëqeverisës në

Kosovë.

Neni 4

Bordi këshillimor për përkrahjen e investimeve

4.1 Bordi këshillimor për përkrahjen e investimeve (më tej “Bordi”) themelohet si

organ kryesor këshillimor i Agjencisë.

4.2 Bordi me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv ose duke vepruar me iniciativë të tij i jep

Agjencisë këshilla ose rekomandime për çështjet që kanë të bëjnë me të gjitha aktivitetet

dhe funksionet e Agjencisë.

4.3 Kryeshefi ekzekutiv i merr parasysh të gjitha rekomandimet e Bordit dhe mund

t’iu shmanget rekomandimeve të tilla vetëm nëse ka arsye të mjaftueshme, duke i ofruar

Bordit sqarime me shkrim lidhur me arsyen për mospranimin e rekomandimeve.

5.1 Bordi përbëhet nga:

Neni 5

Organizimi i Bordit këshillimor për përkrahjen e investimeve

(a) Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë;

(b) Ministri i Ekonomisë dhe i Financave;

(c) Kryetari i Odës Ekonomike;

(d) Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë.

5.2 Anëtarët e Bordit nga neni 5.1 më sipër, me përlqimin e tyre, plotësohen edhe me

pesë (5) anëtarë të tjerë vullnetarë, dy (2) prej të cilëve janë nga sektori publik dhe tre (3)

nga sektori privat. Anëtarët vullnetarë propozohen nga ministri i Tregtisë dhe i

Industrisë.

5.3 Secili anëtar e cakton një zëvendës i cili i kryen detyrat e anëtarit në rastet kur ky

nuk është në gjendje t’i kryej detyrat vetë.

5.4 Anëtarët dhe zëvendësit nuk marrin shpërblim për kryerjen e detyrave të tyre në

Bord.

5.5 Bordin e kryeson ministri i Tregtisë dhe i Industrisë ose përfaqësuesi i caktuar i

tij. Kryesuesi i thërret mbledhjet e Bordit së paku dy herë në vit dhe në çdo kohë mundet

të thërrasë mbledhje plotësuese, e këtë e bën në bazë të kërkesës të së paku dy anëtarëve

të Bordit. Procedurat e Bordit paraqiten në rregulloren e punës që do ta miratojë Bordi.

5.6 Një anëtar i Bordit ose zëvendësi i tij nuk merr pjesë në mbledhje të Bordit nëse

në rend të ditës gjenden çështje në të cilat ai ose ndonjë anëtar i afërt i familjes së tij ka

interes personal a financiar. Nga anëtarët e Bordit dhe zëvendësit e tyre kërkohet t’ia

paraqesin me shkrim Agjencisë të gjitha konfliktet e interesit.

5.7 Shërbimet mbështetëse të sekretarisë për Bordin sigurohen nga personeli i

Agjencisë të cilin kryeshefi ekzekutiv e cakton për këtë qëllim.

Neni 6

Financimi

6.1 Buxhetin e Agjencisë e siguron Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë dhe, sipas

nevojës, mund të plotësohet me fonde të donatorëve.

6.2 Fondet plotësuese të donatorëve për Agjencinë derdhen në Buxhetin e

Konsoliduar të Kosovës dhe caktohen si shpenzime të lejuara të Agjencisë.

Neni 7

Hyrja në fuqi

Kjo Urdhëresë administrative hyn në fuqi me 15 korrik 2005.

Søren Jessen-Petersen

Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!