01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë

“Ditët e Naimit”

Biblioteka

MERIDIANE POETIKE

Përgatiti

Shaip EMËRLLAHU

Këshilli botues

Ymer ÇIRAKU

Agron TUFA

Ndue UKAJ

Craig CZURI

Mazllum SANEJA

Niels HAV

Përktheu

Silke Liria BLUMBACH

Ballina

Agim RAMADANI

Ilustrimet

Besmir TAHIRI

www.ditetenaimit.org

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë

“DITËT E NAIMIT”

Edicioni XIV

KËNGA E DETIT

Ditët e Naimit

Tetovë, 2010

DRITA E POEZISË

Në ngrehinën e Qendrës Kulturore “Naim Frashëri“

të Tetovës, tek hyn, kur kthen djathtas, ndesh derën

e një zyre, ku bie në sy mbishkrimi: Ditët e Naimit.

Brenda kësaj zyre modeste, ngulur në tryezë, përballë

ekranit të kompjuterit, takon Shaip Emërllahun,

poet, dhe njëherazi Drejtor i Festivalit Ndërkombëtar

të Poezisë Ditët e Naimit. Është festival i ideuar dhe

drejtuar prej tij, deri tani për 14 vjet radhazi. Pa

mëdyshje, mund të thuhet se, ky aktivitet ka marrë

dimensionin e një institucioni të shquar kulturor, i

pa konkurruar gjer më sot në hapësirat kulturore

shqiptare, aktivitet ky, ku takohen jo thjesht poetët e

vendeve të ndryshme të botës, por para së gjithash,

kulturat e popujve, si dëshmi komunikimi, njohjeje e

stime reciproke.

Qiriri profetik i Naimit, kjo ikonë drite e shenjtëruar,

stampuar kryeherazi dhe në logon e aktivitetit, simbolizon

qartazi dritën që arrin të përcjellë Poezia e

vërtetë, e ardhur prej të gjitha kohërave e të gjitha

gjuhët. Në këtë dritë, janë blatimet, hiret dhe flijimet

më të thekshme e më sublime, që përcjell çdo gjuhë

me pasuritë e veta të papërsëritshme. Ashtu si e

ka shprehur Joseph Brodsky në fjalën e tij gjatë ceremonisë

së dorëzimit të çmimit Nobel: të shkruarit

e poezisë nuk është tjetër veçse në thelb rënie e po-

5 DITËT E NAIMIT 2010

6 DITËT E NAIMIT 2010

etit në varësi të gjuhës, si të thuash, rënie vullnetare

në vargonjtë e saj. Dhe po të kemi parasysh atë që

thoshte Hajdegeri se, gjuha është streha e qenies,

atëherë merret me mend se çfarë shtresimesh pafund

– qytetërimesh e përjetime brezash - janë të

depozituara aty. Dhe poeti, është ai eksploratori i

dalldisur që mrekullohet pas gjurmimit të tyre. T’i

gjesh e t`i gjallërosh në poezi ato shtresa, apo grimca

të tejçmuara, do të thotë t`i bësh që ato të dalin

përfundimisht nga përgjumja e errësira, të rrezatojnë

kështu kumte të llojllojshme, pra, të bëhen dritë.

Drita e poezisë ka të atillë pushtet e fatësi të sofistikuar

sa bën që edhe dhimbja, trishtimi, ndarja, …

të ndrijnë në errësirë…, siç shkruan poetja polake E.

Lipske, fituese e çmimit letrar ‘Naim Frashëri’ në

këtë edicion.

Festivale si ky i organizuar në Tetovë, kanë domethënie

e rrezatim pa skaj. Kjo për arsye se, këtu,

kanë marrë pjesë poetë nga hapësira mbarëshqiptare

si: I.Kadare, F. Arapi, A, Podrime, D. Mehmeti.

Xh. Spahiu, A.Tufa, B.Çapriqi…, por dhe të tjerë nga

Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Danimarka,

SHBA, Kanada, India, Paraguaj, Rumania, Italia,

Koreja e Jugut, India, Japonia, Izraeli, Tunizia etj.

Kësisoj, ky festival ka përcjellë natyrshëm dhe jehonën

e poezisë e të kulturës shqiptare në këto vende,

në të katër anët e rruzullit. Përveç kësaj, me të gjitha

antologjitë e botuara poetike të krijuesve pjesëmarrës,

me cikle poezish dhe informacione kritike, është

krijuar një bibliotekë e vyer dhe serioze, ku mund të

hetohen tendencat dhe rrugëtimet estetike të poezisë

së sotme botërore.

Nisur nga sfidat e vështirësitë, drejtori i këtij festivali,

në valën e punëve të shumta e tensionante, i

shkon në mendje gjatë çdo edicioni se ky do të jetë

doemos i fundit për të. Por është edicioni i 14-të e ai

vazhdon të mendojë e të punojë për të, me po atë

ritëm dhe ngazëllim si me të parin. Kjo mosbindje e

vetvetes, me sa duket ka lidhje me një lloj varësie të

krijuar mes tij e këtij festivali, tashmë historik, e ngjajshme

kjo me varësinë e sipërpërmendur të Poetit

me gjuhën, me ligjërimin poetik.

Prof. Dr. Ymer ÇIRAKU

30. 09. 2010

Fitues i çmimit letrar “Naim Frashëri”

Eva LIPSKA (Poloni)

Eva LIPSKA

(POLONI)

Eva Lipska është poetja më e shquar

e letërsisë bashkëkohore polake në

botë krahas nobelistes polake, Visllava

Shimborska. U lind më 1945

në Krakov. Poete, romanciere, fejtoniste,

historiane e artit dhe redaktore.

Në Universitetin e famshëm të

Jagiellonëve në Krakov kreu filozofinë

dhe historinë e arteve.

Debutoi më 1961 në gazetën e Krakovit “Gazeta Krakowska”,

pastaj në „Życie literackie”, „Dziennik Polski” etj., ku botoi krijimet

e para poetike (1964). Më 1968 u bë anëtare e Lidhjes së

Shkrimtarëve të Polonisë. Në vitet 1970-1980) punoi si redaktore

e artit dhe kulturës në Shtëpinë Botuese “Wydawnictwo Literackie”

në Krakov. Në vitet 1975-1976 ishte bursiste e “International

Writing Program” në Iowa City në SHBA. Më 1978 u bë anëtare

e PEN Club –it të Polonisë dhe më 1991 anëtare e PEN Club-it

të Austrisë.

Më 1983 qëndroi në Berlin Perëndimor si bursiste e Deutscher

Adademischer Austauschdienst. Më 1989 u bë anëtare – themeluese

e Shoqatës së Shkrimtarëve të Polonisë. Që nga viti 1991

– 2002 punoi si drejtoreshë në Institutin e Kulturës Polake pranë

Ambasadës së Polonisë në Vjenë të Austrisë. Sot jeton dhe krijon

në mes të Krakovit dhe Vjenës. Laureate e shumë çmimeve prestigjioze

në Poloni dhe në botën e jashtme.

Eva Lipska është laureate e shumë shpërblimeve kombëtare në

vend si ai me emrin “Andrzej Bursa” (Krakov,1971), “Koscielski”

(Gjenevë,1978), të Fondacionit POLCUL (Australi,1988), të PEN

Club-it të Polonisë nga Fondacioni i Buchnerit(Varshavë,1992),

të Fondacionit “A. Jurzykowski” (Nju-Jork, 1993), të Qytetit

te Krakovit si anëtare e Nderit (Krakov,1995), çmimin pres-

10 DITËT E NAIMIT 2010

tigjioz për librin me poezi “Dyqanet zoologjike”

(Krakov,2001), çmimin e revistës së njohur letrare

“Odra”(Vrocllav,2004).

Ajo është fituese e shpërblimit letrar “NIKE” 2004

për librin më të mirë të vitit (2004) “Unë”, libër i

përkthyer edhe ne gjuhën shqipe nga poeti dhe

përkthyesi Mazllum Saneja.

Eva Lipska është një nga emrat më të mëdhenj në

poezinë evropiane. E përkthyer në shumë gjuhë të

botës dhe e prezantuar me vëllime të veçanta poetike

në SHBA, Angli, Francë, Gjermani, Itali, Austri,

Spanjë, Portugali, Kataloni, Danimarkë, Suedi,

Norvegji, Finlandë, Rusi, Ukrainë, Hungari, Rumani,

Bullgari, Izrael, Kroaci, Serbi, Kosovë etj.

Deri më tani shkroi dhe botoi më se 25 libra me

përmbajtje poetike dhe dramatike. Në mes tjerash

botoi këto libra me poezi:

“Poezi”(1967), “Vëllimi i parë i poezive”(1969),

“Vëllimi i dytë i poezive”(1970), “Vëllimi i tretë i

poezive”(1972), “Vëllimi i katërt i poezive”(1974),

“Vëllimi i pestë i poezive”(1978), “Vdekja e gjallë”(1079),

“Nuk bëhet fjalë për vdekjen po për kordelen e

bardhë” (1982), “Gardëroba e errësirës” (1985),

“Zona e stacionit të kufizuar” (1990),

“Pushimet e mizantropit” (1993), “Bursistët e kohës”

(1994), “Njerëzit fillestarë” (1996,1999,2001), “Dyqanet

zoologjike” (2002), “Kujdes, shkallët” (2002),

“Sekwens” (2003), “Unë” (2003), “Poezi për këngë”

(2004), “Diku gjetiu” (2005), “E çara” (2006), “Portokalli

i Newtonit” (2007), “Kohë të tilla” (2009) etj.

ASGJË NUK ËSHTË E SIGURT

Mund të bëhesh i çmendur

Valutën e çmendurisë mund ta këmbesh me gjeniun

Asgjë nuk është e sigurt

Prej dhjetë dëshmitarëve

Të pranishëm në sallë

I njëmbëdhjeti dëshmon

Se është fajtor

Mund ta sjellin në valixhe popullin

Mund ta dashurosh nga frika

Apo nga dashuria

Mund të kultivosh zarzavate

Të cilat të helmojnë

Koleksioni i armëve tua

Mund të të qëllojë

Ndoshta e nesërmja vjen fatlume

Ndonëse do të jetë e martë

Asgjë nuk është e sigurt

Kanceri në indin tim

Madje nuk është i sigurt

NJOFTIM

Zotat e gjithë botës bashkohuni!

Themeloni një parti mbi zemrën e përbashkët

dhe mëlçinë

Lironi shpërndarësin e qumështit

I cili në orën pesë të mëngjesit

Davarit mjegullën e mëngjesit

Dhe këndon këngë për lirinë

TESTAMENTI

Pas vdekjes së Zotit

Hapim testamentin

Që të marrim vesh

Se kujt i përket bota

Dhe

Ajo kurthë e madhe

Për njerëz

MËSOHU ME VDEKJEN

Mësohu me vdekjen. Përmendsh

Sipas ortografisë

Të shprehjeve të të vdekurve

Shkruaj gjithsej

Si republika apo gojë-luani

11 DITËT E NAIMIT 2010

12 DITËT E NAIMIT 2010

Mos e ndaj

Ndërmjet të vdekurve

Je i zgjedhuri i perëndive

Mësohu herët me vdekjen

Dashuria ndaj atdheut

Po ashtu është vdekjeprurëse

Mësohu me vdekjen

Në dashuri

Mësohu me vdekjen jo vetëm

Për humbjen e kohës

Koha është vetëvrasëse

Dhe orë të tëra varet në drunj.

Pyete vetveten

Pyete drejtpërdrejt

DY LETRA

Ti shkon në San Francisko

Unë vdes

Greva Vestern Lines sa filloi

Ndërkohë shtrihem në dhomë e gazetën lexoj

Mora letër prej Zet.

Jam një mijë kilometra larg vendit

Në spitalin më të mirë të botës

Mjekët shtrijnë duart

Në kotësinë e ëmbël.

Zet shkruan se si bota po merr fund

Dërgomë poezitë e reja

Më pëlqeu shumë kafeja Maxvell House

Ti shkon në San Francisko

Në mua rrjedhin retë

Sigurisht nuk e mbarojmë këtë bisedë.

Letrat tona kanë përshkuar

Diku në mes të Evropës

Përqeshet me ne hapësira

Ndreq në varrin tënd

Dredhkën e thyer

Me jakën e zhubravitur prej gëzofi

Mbërthej qafën.

NJË GJERMAN I RI NË TAKIMIN LETRAR

Quhem Albrecht Durer

Po unë nuk jam piktor

Nuk shkrova librin mbi fortifikimin e kështjellave

As mbi proporcionet njerëzore

13 tipa meshkuj 13 tipa femra

Banoj në qytezën Marburg në Augustinergasse

Fantazma e Gottfried Bennit tani këtu shet sallame

I përkas partisë së të gjelbërve Kam 35 vjet

Shkova në Osviencim

Me briskun e konservave

Shfletova të kaluarën

Nuk dëshiroj të anuloj historinë

Ndonëse jam jurist

Nuk dëshiroj të jem gjithnjë fajtor

Se jam Gjerman

Nganjëherë ëndërroj depo të mbeturinave të metaleve

Parmakët mbi humnera

Kam parë së afërmi komunizmin

Yje të kuq në qiellin e mykur

Në drurë në vend të gjetheve

Janë tundur pallto bojë hiri

Stërvita pëllumba paqe

A thua mendoni se njerëzimi është i çmendur

Sepse të çmendurit janë të pakuptueshëm

SYRI I PETRITIT

Përjetova 75 vjet

Dhe mbaj mend vetëm një çast

Në qytezën Vejer de la Frontera

Gjatë së cilës asgjë nuk ka ndodhur

Përveç jetës

Lexova mijëra libra

Dhe mbajta mend vetëm një mendim:

“Këtu pyes a thua mos është një marrëzi

nga frika para vdekjes të vdesësh?”

Admirova piktorët e mëdhenj

13 DITËT E NAIMIT 2010

14 DITËT E NAIMIT 2010

Dhe para syve kortezhi i varrimit përplot tym

Në tapetën e zbehtë të qiellit

U fashitën orkestrat e mëdha

Nga ora jo hermetike

Ikën koha

Gjithnjë më shpesh kridhem në mendime

mbi asgjënë

Në restorantin e zbrazët

Kamerieri ma sjell

Syrin e petritit.

BURSISTËT E KOHËS

Bursisët e tatueshëm të kohës

Kryengritësit e fshehur në vullkanet e shuara

Të filozofisë.

Duke rendur nëpër shkallë kundër zjarrit

Në rrafshina të bardha të letrës.

Zotërinj të zgjedhur duke u zvarritur me vete

Heronj të zëshëm plot britma:

Vrasës të vajzave të mitura. Eksbicioniste.

Nimfomanka. Dashnorë të braktisur.

Romane të shkruara

Me pseudonim psikik

Edukatori Torless. Jozef K. Leopold Bloom.

Të gjithë jemi të ngjashëm njëri me tjetrin

Dhe dukemi si aksione të rëna

Apo telegrami vdekjeprurës

ERICSSON, BIRI IM

Sëmuremi në fund të shekullit.

Na shpëtojnë akoma vargmalet e antibiotikëve

Të degëzuara me barin metalik.

Luginat rriten me rrëmujë.

Unë të flas diç ty

Juve. Askujt.

Rrëfen përmes telefonit

Dashurinë tënde ndaj meje

Gjithnjë më zhurmshëm na rrethon

Përreth

Përroi

E lidhim në rrjet

Fëmijën tonë të mrekullueshëm

Ericsson, biri im

Lutju satelitit

Po çfarë mund të bësh më shumë

Gjatë transitit të shkurtër

Nëpër planete. Rrafshuar me tokën.

KLITHMA E MODËS

Vdesim gjithnjë më bukur

Në koleksionin e Gianno Versace

Eleganca është fidanishte e estetikës

Vrapojmë pas kishave të modës

Duke besuar se e portokallta na shkon për fytyrë.

Më puth në dhomën e provës

Shiko, në të blertë thjesht disfata e Romës

Zgjidhim rebuse të arketipave tona.

I ndërrojmë beretat në gjuhë të huaja.

Në mbrëmje na ftojnë

Në vernisazhin e Gjyqit të Fundit

Hyjmë pa bileta.

Sot hyrja është e vdekur.

KALVIN

I hollë. I druajtur.

Ëndërr e shkurtër. Dhembje koke.

Frikësohet.

Jetoi në kohën e turizmit të krimit

Lista e të dyshimtëve. Arrestime.Ekzekutime.

Për zjarrvënësit kohë të mira. Gjatë procesionit

Në gjashtë vende të përsiatjeve

Turre drush për të dënuarit.

Bulevarde të pafundme të tradhtisë.

Viti 1535. Në Paris.

Hollësisht ia bastisën dhomën.

15 DITËT E NAIMIT 2010

16 DITËT E NAIMIT 2010

Dokumentet ia konfiskuan. Korrespondencën

Është autor i traktatit mbi ëndrrën e shpirtit.

Në katolikët vërehet paturpësia e djallit

Dhe murtaja. Fatkeqësia e urisë.

Viti 1541. Kthimi ne Gjenevë.

Provokime të ndërsjella.

Urrejtje fanatike.

Terror i llahtarshëm në rrugë.

Nuk e shpëton dot religjioni.

Vizioni utopist i përjetësisë.

Dobësohet.

Gjithnjë më shumë dobësohet.

Peizazh i thatë. Rrëkezë e kuqe e dritës

Jehonë e së keqes.

Dobësohet.

Gjithnjë më shumë dobësohet.

Vdes

I shndërruar në mëkat.

KËTU

Këtu humbi jetën gruaja ime.

Këtu lindi Kerubini.

Këtu e vranë Kerubinin.

Këtu pres në asgjë më shumë

Këtu bora e shkrirë.

Këtu gjuha e Goethes hi dhe pluhur

Këtu askush nuk kthehet kur jeta vazhdon.

Këtu koha dhe fati

Lidhur me zinxhir.

Faleminderit, mandarina nuk ha

SHTYPE ENTER

Në jetë të jetëve Enter

(nga shtypi)

Krematori më modern në Evropë

Berlin Treptow. Arkadia e përzishme.

Rradhitja kompjuterike me krepin e zbehtë të bebëzës

Rrjeti i qetësisë. Vetëm fëshfërima e gjetheve artificiale.

Përtej varri Pentium

Kujtesa e pavdekshme.

Koincidenca e dy ditëve në një ditë.

Për të vdekurit berberi. Ndërhyrjet kozmetike.

Laboratori fotografik. Ngjyra e zezë e ngrohtë.

Rojet e anitvirusit në çdo kat.

Prapa dritares përmbajtje e rrëmbyeshme.

Në diskun e fortë arkivole etui

Gjendemi në indeksin e emrave.

Një bulëz uji në skaj të buzëve.

Lagështirë e dashurisë së vdekur.

Kemi qenë të dashuruar atëbotë kur kjo ka ndodhur.

Tashmë vetëm pliku i lidhur me qiellin.

Baza e mbyllur e të dhënave.

Nga oxhaku reja e shkretë.

A thua dëshiron me siguri

Të fillosh operacionin e anulimit ?

Shtype Enter

DYQANET ZOOLOGJIKE

Dyqanet zoologjike

Kamp i internimit

I fëmijërisë sime.

17 DITËT E NAIMIT 2010

18 DITËT E NAIMIT 2010

Derra Indie. Papagaj. Kanarina.

Aroma e neveritshme e skllavërisë.

Tallashe ngjarjesh.

Në shtëpi pështyj depresionin

Macja e Antigonës nuk u duk më

Çark minjsh që poshtë Verdunit

Dhe pastaj vazhdimi deri në Auschwitz

Nuk dita si do të mbaroj

Kur u paraqita

Për vullnetar.

ASKUSH

Pajtohem me këtë peizazh

Që nuk ekziston.

Babai mban në duar violinën

Fëmijët i lëpijnë tingujt.

Rryma ajri

Tundin petalet e trëndafilit.

Pastaj lufta. Humbasim nga sytë.

Në mendime të tëra fshihen fjalët.

Dhoma e zbrazët

E vendosur në errësirë

Të ndërtesës.

Të lutem lëre lajmin

Thotë askushi.

QYTEZA BOTA

Gjithnjë më vështirë është t’i mbledhësh në tryezë

Tashmë hera e tretë bie gongu. Supa me panxhar

zë të ftohet.

Më të përpiktë janë të vdekurit

Pastaj fëmijët që pyesin a ka ëmbëlsira. E ne ?

Parkuam kujtesën

Në vendin e palejueshëm

Dhe tani presim në ardhjen e orëndreqësit.

Policin e pensionuar

Në qytezën tonë Bota.

KRAKOVI

Çfarë di për vendin tim?

Re e paaftë

Më vjen rrotull

Kur kaloj kufirin

Dhe ndez radion në automobil.

Fashistin djathtist e merr malli për Hitlerin

Lutja mëkatare në listën e hiteve.

Admiroj peshqirin e fushës.

Tipare semite të maleve.

Jeta e rëndomtë e qytezave.

Veti shprese të perëndimit të diellit.

Çfarë di për vendin tim?

Valëvisin kambanat

dhe alarmojnë.

Vjen rrotull mbrëmja

Kur arrij në qytet.

Në qytetin

Për të cilin më merr malli

Derisa miqtë e mi më thonë:

Në lumturi është lumturia

Dhe këtu mund të jetosh.

PLACEBO

Ajo thotë se kjo është jeta

Ai thotë se ky është placebo

Dhe ngatërron goditjet e qukapikut

Me goditjet e zemrës

Sepse nuk e dashuroi tërthorazi

Po me tërë mendimin

I takonte sektit të fjalëve të tij

Deri në orët ilegale

Shërbime të veçanta ushqenin pellgje

19 DITËT E NAIMIT 2010

20 DITËT E NAIMIT 2010

Atëbotë kur lundruan me barkë

Kur vdiqën:

Ajo tha se kjo është vdekja

Ai tha se ky është internimi

LLAFAZANIA E BOTËS

Në llafazaninë e madhe të botës

Jam vetëm një pëshpëritje e mbytur

Në fortissimo akustike.

Qyteza qytete vende

Bëjnë zhurmë

Kur afrohem në kufijtë e tyre.

Makina kositëse e barit

Primadona e operetës

E oborrit tonë

Prish qetësinë e mëngjesit

Me një libretto të keq.

Mediokritete të zëshme përreth.

Zëra të ngritur lart.

Forca plot britma të stadiumeve.

Britma çjerrëse politike.

Madje sekonda e dashurisë

Shkëputet nga klithma.

Dhe britmat bëhen.

edhe më të zëshme.

Më të zëshme.

Deri në çastin kur qetësia e vdekur godet

Me tonin e vet të ngritur.

Historia si gjithnjë

I jep publicitet

Që të fashit

Thirrjet e dikujt për ndihmë.

DIKU GJETIU

Dëshiroj të jetoj Diku Gjetiu

Në qyteza të zbukuruara me dorë.

Të takohem me ata

Të cilët nuk vijnë në botë.

Më në fund do të ishim të vetmuar të lumtur.

Dhe asnjë stacion nuk do të na priste.

Asnjë ardhje. Asnjë vajtje.

Ikën koha në muze.

Asnjë luftë nuk do ta bëjnë për ne

Asnjë njeri. Asnjë ushtri. Asnjë armë.

Vdekja në dehje. Gjithë gaz

Në bibliotekë kohë e pafund.

Dashuria. Kapitull i papërqendruar.

Që do të na kthente me pëshpëritje kartat në

zemra.

(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:

MAZLLUM SANEJA)

21 DITËT E NAIMIT 2010

Sadik BEJKO

(SHQIPËRI)

Sadik Bejko u lind me 20 shkurt 1944,

në Tepelenë. Ka kryer Gjuhën dhe

letërsinë shqipe në Universitetin e Tiranës.

Ka gradën shkencore doktor. Punon

pedagog në Universitetin e Tiranës.

Ka botuar librat ‘Rrënjët’, poezi, 1972,

‘Ku e ka folenë bilbili’, poezi,1981, ‘Si

vdes gruri’, poezi, 1994, ‘Letër Hamurabit’,

poezi, 1997. ‘Somnambul’, poemë,

me përkthim anglisht, 2002,’Lulekumbulla’,

poezi nga Konfuci, përkthim, 2002, Uegen, ‘Kërkoj

shtëpinë time’, ‘Paqe e përgjakur’, dramë, më1985, 1988, Rrënjët

(ribotim), Psalm për atin, 2003, Perëndim me pak natë, poezi

të zgjedhura, 2004, Fytyrë e panjohur, poezi, 2005. ‘Përtej një

apokalipsi, (monografi)’, ‘Qytetërime të mëdha’, ‘ Vilsoni dhe

Genci’ ‘Disidentët e rremë’ Vilson Blloshmi, Vepra në dy vëllime,

përgatiti për botim, parathënie Genc Leka, Vepra, parathënie.

Ka botuar artikuj shkencorë në revista të specalizuara, përveç

atyre publicistikë.

Krijimtaria letrare e tij është vlerësuar me çmime dhe është botuar

nëpër antologji të ndryshme.

LETËR HAMURABIT

NGA MURGARI I SHPELLËS ARAM

Imzot Hamurab, mua plakun e përvojtur

Pse më nxore nga shpella ime,

Nga budallallëku im pse më nxore ?

Nën dritat e shandanëve me arin e gjithë botës

Shkruaj sot rreshtin e fundit në kode.

Jam shpella ime e përvojtur, imzot,

Eshtrore, e gurtë. Më mjafton pak dritë,

Ha tullat e librave, i brej si brejtësit,

Më mjafton pak ujë,

Pak vaj për kandilin, pak bukë.

Më mjafton plasa e mekur e diellit në mur

Thinjat e mia i trembin gjeneralët e tu

Dhe këshilltarët e tu të urtë.

Uji është drita e eshtrave të mia të thara.

Ç’me duhen amfiteatrot, hipodromet,

Stadiumet e vlugut lumë, djersë e gjak ?

Imzot Hamurab, nuk e mbaj dot shpatën,

24 DITËT E NAIMIT 2010

Lavirhanet e tregut të valleve

Për gjakun tim të pakët

Nuk ngrenë dot rrjeta as lak.

Pse më torturon, zoti im, me sjellje të kësaj bote ?

Njerëzit këtu janë me nga një bodrum të zi

Me nga një hambar terri mbi shpine dhe tru.

Kur bien nga shpellat në bodrumin e vetes

Për ta s’ka nënë, mik të dashur,

Janë më të fortë se një gur,

Me të thatë se një dru.

Në atë bodrum ata shkyhen egër mes veti.

Ti po vë për të ligje dhe kode, imzot

Ata duan dhëmbët e qenit, shkopin e lakun e xhelatit

Imzot Hamurab, ata s’i ndreq që nuk i ndreq dot.

T’i hartova ligjet, merri kodet e tua,

Për mua zoti im me ligjin e tij të pamort.

Imzot Hamurab, më i madh se qytetet e muret

Te shpella ku kthehem, le të mbulohem me pluhur.

Në hipodromet, stadiumet, lavirhanet e tua

Nga bodrumet e zinj të njerëzve

U derdhtë më pak gjak e lot i purpurt.

NË KAÇUBËN E BRENGËS

Bëj udha pa truall nën këmbë

Udhë ajri me humbime nga brenda

Një korridor pa mure e dyer

Ngjitur këmbët në baltë ardhur nga hëna.

Thur gjyshen në leckat e mbrëmjes

Në thilenë e mbrëmjes thur brengë.

Me gjak kafshimesh

Në degë dimri skuq kokrra të reja në shegë.

Ende jam i fortë.

Një shelg i butë

Thinjash moshe vë mbi natën si hënë

Nga bregu i korrur marr milingona kokrrash

Në kaçubën e brengës ushqej gushëkuq e mëllenjë.

Në pikamë mëllënje si kokrra shege në shi

Ndërtoj një thurimë gjumi.

Me lëkurë të rjepur bari

Në thilenë e mbrëmjes thur hënë

Mbi brengë të gjalli.

Bëj udhë pa truall nën këmbë.

Ç’MBETI PA THËNË PËR DËSHMORËT

Po ç’mbeti pa thënë për dëshmorët ?

Unë, vera, jubileu dhe shefat që donin heroizma…

Jetët si ca dyer gjaku tek të cilat u ndala

U afrova mbi ca përrenj gjaku që kurrë s’i pashë

Humbur e shterrur njëzet e pesë vjet të shkuara.

Gjak i mpiksur, kyç i ndryshkur

I flakur të mos gjendet më kurrë,

Dhe unë vërtitur nëpër dhomat e gjakut tim

Shkruara për ata…

Çelësat ishin humbur në tokë me jetët e tyre,

Me sekretet e tyre që morën nën dhe.

Mistere që kurrë dhe askush s’i pa ndonjëherë

As nëna që i lindi, as e dashura që u rrufiti buzët,

As shoku që ndau përgjysmë cigaren

Të mos i gjente më kurrë.

Gjak i fshehur, jetë e vdekur, tokë e mbyllur…

…dhe unë me një laps në dorë fantazme

Dhe shefat që donin albume rozë.

Po ç’mbeti pa thënë për dëshmorët :

-…hëngra rrush atë ditë

gjaku i tij më ishte varur në gjoks e në shpatull

Mpiksur kokrra-kokrra si xhamadan leshi të kuq

Opingat më ishin mbushur me ugar.

Por shefat donin heroizma, fjalime,

Albume me të kuqe boje dhe jo gjaku.

Nëna më nxori një letër të verdhë, një tufë flokësh

Bah, këto nuk ishin histori, heroizma.

HIJA E DHELPRËS SË KUQE

Një frikë përherë përtej e pranë nesh

Ngjitur shtëpive të fillon dheu në skaj

Dredh ajrin, dredhëz në mushkëri e në tru :

25 DITËT E NAIMIT 2010

26 DITËT E NAIMIT 2010

Vjen gogoli në xham

Katallani zemërohet e na bluan, thërrmon

Ha njerëz e shtëpi, hekur, mur e dru.

Herët botën popullojmë me hije :

Natën nën shtrat përgjon një merimangë,

Mbas dere pret një njeri i zi me çomagë

Një fushë me skelete të padukshëm çohen

Sa dëgjojmë një drung-drang.

Tmerri im i hershëm, një dhelpër e kuqe

Përherë te muri i shtëpisë ngjitur në vresht

Me gojë, me sy, me bisht, me gjarpërimet

Mashtruese :

Është aty, ndaj hesht, hesht.

Sikur një ditë ta zbonim nga bota frikën

Ditën tjetër do ta thërrisnim sërish:

Me frikë dhelpërojmë veten

Dhelpërojmë të tjerët dyfish.

Fantazma e dhelprës së kuqe

Ende te vreshti i fëmijërisë

Dhe ende s’e pashë asnjëherë

Çarqet e ashpër për të më kapin vetëm mua

Mbi tokë merr ajo për gjurmët dy gisht erë.

LIRIA

Këmbë xathur mbi ferrat

një gunë e kuqë

një tërkuzë e zezë çë pengon duart

sytë çë përgjojnë mbatan

më atej se mendimi.

Gjunjët e statujave guri

janë me xhumba 1 e gjak.

Kimni besë

kështu zë fill Liria!

DIMRI I MËRGIMIT

Mario BELLIZZI

(ITALI)

Mario Bellizzi u lind ne dimer ne Shen

Vasil, ne Kalabri, nje katund arberesh qe

gjendet i stisur mbi anit te mergimtarve

qe mbi valat e Mesdheut, te lere vene

ketej e andej ne Mesdheun tue kerkuar

toka te bukura plot me sy qe enderrojne.

Eshte ende mbi ata ani i bjerr deri me sot

nga shekulli XV.

Poeti vë çofa 2 të kuqe te dera e natës

mbushin me puzëm 3 fjalësh

vargjet e tij sa të rrinë shtuara në kohë.

Po largësia është largësi

një thikë e ehjur 4 çë shpon

zëmrën e ëndërrave

e e bën cikërrima 5 .

Dimri i mërgimit bënë të thahet dega e trëndafilit

dhe s’gjënden lule të tjera

ndër trevat e trëmbësisë.

Në lëmë kreshta pa grurë

zogjtë s’kanë çë të bëjnë

fjuturojnë të reksur 6 mbi retë.

1 irna

2 çufla

3 niseshte

4 mprehur

5 copëza, grima

6 trembur

28 DITËT E NAIMIT 2010

DRAGOI DHE KUÇEDRA

Orët e Liga natën venë tue gjetur djem

sa t’i shitojnë me dhëmbët të ehjura 1

misht të sirmë.

Por nënat dhelpërisht

ka mot e jetë në djep vënë një kopan

dhe sapo dihet 2 me sy të zgardhulluar

numërojnë gjithë ato vëra.

Është e nevojshme të emërohet djali,

thonë gratë, sepse ‘exheli’ ende s’është t’e ruajë

ashtu e emnuen Plak, por është vetëm një emër i

rremë,

për të gënjyer Orat e zeza.

Natën e tretë

foshnjës t’i vijnë Tretat e Natës për t’i caktuar fatin.

… Ndë këto vende çdo gjë është e ngatërryer 3

të lindesh, të jetosh, të vdesësh,

ende të përdoret emri …

Megjithatë pranë do të gjëndet ngaherë

një Vitore ose një Dragua i armatosur me shigjeta

që lufton dhe fiton kundër Kuçedrës!

NË PRAK

Kush dolli në prak?

Dolli vajza e rrethuar

me nënd hënëza të zbehta.

Për martëri lisat e zinj të dushkut

atë natë me manastrofë 4 .

Zëmra iu drodh në të ftohtët të borës.

1 mprehtë

2 gdhihet

3 e ndërlikuar

4 shtrëngatë

Naime BEQIRAJ

(KOSOVË)

Naime Beqiraj u lind në Pejë. Në Prishtinë

i mbaroi studimet e letërsisë kurse në

magjistraturë për publicistikë. Ka punuar

në disa revista dhe gazeta shqiptare, si

gazetare e redaktore. Tash është anëtare

e Këshillit Drejtues të RTK-së. Ka botuar

tri libra me poezi; “Mbi Siparunt” (1990),

“Maket Kosove” (2000) dhe “Njomja e

fikut” (2009). Është përfshirë në disa antologji

të poezisë shqipe dhe në ato ndërkombëtare. Në “Ditët e

Naimit” prezantohet për herë të tretë. Jeton e punon në Prishtinë.

naime_b@hotmail.com

MAMIT

1.

Ka gëzim kur shijohet

Mirë buka e rruga

Atëherë ku festë ka barku

S herë t’u afrohesh

Duke e ndier shijen

Nga larg

Sa të bukura na duken

Edhe malet

Kur mbretërojnë me rastësi

Me zbritje të ngadaltë

Bukës së vrugët

E rrugës së bardhë

Ato kanë ardhur

Duke sjellë gëzim

Sa herë u afrohemi

Shenjtërojmë shijen

E shpirtin

2.

Ndiem ngërç

Kur mungon buka

E rruga

Kur sillen rishtas

E nuk i ndiejmë

Si dallime të dukshme

Bukës

E rrugës së drejtë

30 DITËT E NAIMIT 2010

U kthehemi

Sa herë na dhemb uria

Dhe tundimi

Viziton makthin tonë

Pjesë të lëkurës

Përsëri e përsëri

Gjumin e mirë mëmë

Ma trasove të vështirë Rrugën

Ma dhe të lehtë Bukën

E më mësove

Se engjëjt nuk rijnë rrugës

MOTRA E HELIOSIT

Ajo mund të mos hynte lehtë

Në përjetësi

Edhe nëse gishtat do

t’i pikonin ambroz

Fjalë oborrtare

I flakte si lajkat, më

nuk mund ta shikosh

Me bisht syri

As me dhurata pa dashuri

Se është motër

Kupat e holla

Si brishtësia e gishtave

Perëndisht e dhembshme

Motra e Heliosit

Motra e Mikelit

Motra e Agimit

Motra e Besnikut

Kush s’ia pa

Delikatesën e së kaltrës së syrit

Vëlla, ku i ke shokët

E fal njërin, e fal tjetrin

Por nuk harron

Nuk i bën dot psikologji motrës

së luftëtarit

Se e ruan madhëhija pa idil

Mos luani e bëni nishane,

Përulje pa fre, llogari, fantazi

Nuk e ndëshkon vajtimi

Hiri i Zotit e shkruan kurajën

Është motra e luftëtarit të hershëm

Që s’arriti të merrte gradë

KAPROLLI

Pylli i përshtatshëm

Për gjahtarë pa lejë

Je i vogël

Kaprolli im

Ti s’di të lutesh

Që gjahtari të ndërrojë mendjen

E të marrë rrugën majtas

Mund të jesh bredhacak

Edhe ndonjë javë

Bashkë me kuptimin

E ikjes

Për ekzistencë

A hidhërohesh

Të të quaj

Dre budalla

Që e mendon të butë

Armën e gjuetisë

Pyjet po shtohen në pranverë

E ti po rrallohesh

Mos ngurro vogëlushi im

T’ia heqësh mendjen tytës

Jeto një ditë si skile

Sa për të harruar se ka keqbërës

Kuptimet për ty s’do të fashiten

E në atlasin zoologjik

Do të jetë ilustrimi

Na ishte njëherë një kafshë e bukur

Që quhej kaproll

31 DITËT E NAIMIT 2010

Shaip BEQIRI

(KOSOVË)

Shaip Beqiri u lind më 25 mars 1954

në Gllamnik (Vendenisi i dikurshëm dhe

i tashëm) të Llapit (Kosovë). Shkollën

fillore e kreu në vendlindje dhe në Besianë,

ku kreu edhe Gjimnazin. Studimet

në Degën e Letërsisë dhe Gjuhësisë Shqiptare

i kreu në Fakultetin Filologjik të

Universitetit të Prishtinës, ku ndoqi edhe

studimet pasuniversitare.

Beqiri ka nisur të botojë poezi në fillim të vjetëve `70. Ka botuar

librat: Fontana e etjeve (Rilindja, Prishtinë, 1976), Flatrat e gjymta

(Rilindja, Prishtinë, 1983) dhe Eklipsi i gjakut (Pashku, Prishtinë,

2000) dhe ata të zgjedhur: Rekuiem për veten (Buzuku, Prishtinë,

1997) dhe Prangat e praruara (Toena, Tiranë, 1998). Një pjesë

e veprës së tij poetike është botuar në gjuhë të tjera: serbokroatisht

(përkthyer nga Ramadan Musliu) në librin Izmedju dva

ponora (Jedinstvo, Prishtinë, 1988); anglisht (zgjedhur nga Ibrahim

Rugova dhe përkthyer nga Shaqir Shaqiri) The glow of the

passion (Jeta e re, Prishtinë, 1991); gjermanisht (zgjedhur dhe

përkthyer nga Hans-Joachim Lanksch) në librat: Küsse und eilige

Rosen (Limmat, Zürich, 1998), Letzte Nacht in der Heimat (Caritas,

Luzern, 1999), ch.eese – Eine Zeitreise durch die Schweiz (Still

Life Publishing Verlag, Zürich, 2000) dhe Bin Kristall zersprungen

(Metaphora, München, 2000) etj. Ka botuar librin me tekste të

përzgjedhura Sfida e gjeniut / Kadare * Ekzili * Kosova (Buzuku,

Prishtinë, 1991). Gjithashtu ka përkthyer (me Çomorën e Çaçin)

librin e Janis Ricosit Vdekjes nuk i besoj (Rilindja, Prishtinë, 1982),

të Eduard Kocbekut Puthja e plagës (Rilindja, Prishtinë, 1989) dhe

poezi të poetëve të tjerë.

Beqiri nga mesi i vjetëve `70 merret me redaktim, publicistikë

dhe përkthim. Në fillim qe mësimdhënës në Gjimnazin e Besianës,

pastaj në vjetët 1976 - 1977 redaktor i rubrikës së kulturës i

gazetës së studentëve të Kosovës Bota e re; në vjetët 1977 - 1993

po ashtu redaktor i rubrikës së kulturës i revistës Zëri; në vjetët

1978 - 1990 bashkëpunëtor i ndërmarrjes botuese Rilindja; në

vjetët 1990 - 1995 bashkëpunëtor i ndërmarrjes botuese Gjon Buzuku;

në vjetët 1990 - 1992 anëtar i redaksisë së të përkohshmes

për kulturë, art e letërsi Fjala; ndërkaq në vjetët 1993 - 1994 e

themeloi dhe e udhëhoqi (bashkë me Adem Demaçin) të përjavshmen

politike Forumi dhe më 1995 të përjavshmen tjetër Zeniti.

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës

së Shkrimtarëve të Zvicrës.

Shaip Beqiri nga viti 1995 jeton në Zvicër.

34 DITËT E NAIMIT 2010

ORTEKU QË NGJITET

Ymer Shkrelit

Perde mjegulle qepur me re

Shkëmbinj që përenden tutje

Hamendas drejt humbellash

Një skenë që rrotullohet

Boshtit të thyer të kurrizit

Ti mban në gishtin dëftues

Sferën e madhe të ëndrrave

Të mbështetur në një pikë

Unë të voglën e nënujshme

Si një gjyç që më mbërthen

Ditën e ngrys e njëjta dramë

Me heronj qyqarë të ndërkryer

Veç e vërteta u vërtitka vetë

Kur shkulmon mishin e gjakun

E orteku ngjitet duke u zvogëluar

SHKUPI

Të humbi qendra e mbuluar

Me rrasa të thyera zemrash

Më mbete në fund të pikëllimit

Si ylli në skaj të horizontit

Një kujtim i shkelur rëndë

Sa afër Janina Shkodra Prishtina

Ballin e shpluar ndër re

Ta mbuloi bryma e përhershme

Dhe mjegullat që përenden me nge

Me shpirt ndër dhëmbë

Dole në bregun tjetër të Vardarit

Një gur midis tokës e qiellit

Më mbete në zgrip të shpirtit

Një flatër gjak duke kulluar

Sa thellë t`u tret Jugu

Veriu sa larg të ra kur t`u ça

Qytet me shenjë si asnjë tjetër

I zgjuar kushedi sa hera në ditë

Mishi djegur e eshtrat copëtuar

Brenda vetes i ngujuar në pritë

BABAI

Shtëpinë midis oborrit të huaj

Pa rrethojë

Pa sinor

Pa çati

E tapi

Gjithçka ruan të pastër të paprekur

Të paluar në rrudhat e përtëritura

Gjithnjë sall plak i thinjur pa rini

Më mësove të mbahem për toke e fjale

Zëri yt më vjen shtruar shteruar

Nga humnerat e mëdha të shpirtit

Që më dalin përpara kur marr udhë

Dashurinë e pate shtrojë e mbulojë

Midis cepit të një ëndrre

Ku dukej e zhdukej

Sall prushi i yllit tim

Gjithmonë i fortë veç si vetja

Me një vetmi të shenjtëruar

Të mbjell në arat e tua

Që nuk i korre kurrë

Kujtimi i stisur i nisjes në luftë

Asnjë fjalë e vetme për kthimin

As për betejat e mbetura përgjysmë

Rrëfimi për mishin e gjakun

Pjekur ndër sumbulla lotësh

Dashnor i zjarrtë i korijeve të heshtjes

Që s’i bleve kurrë

E me tërë atë gjyç

I trupoje përditë

Me pengun brenda

35 DITËT E NAIMIT 2010

36 DITËT E NAIMIT 2010

MURI

Zemra po të mos më mbetej

Bushtër e zhdëpur ngashërimi

Brenda këtij muri pa fund e anë

Më kot s`do t`ua nxirrja sytë yjve

As gjuhën s`do t`ia këputja një bilbili

Erdhi çasti i bukur

I shumëpritur

Me vdekur si kulpër e përdredhur

Nën brymë e pështymë

Do të më shpurin tevona

Jashtë këtij muri të mallkuar

Por do të mbetet përgjithmonë

Të më regëtijë zemërshkreta

Në guaskën që bart krahaqafë

Duke ngrënë veten në pusi

Gjuha më bie pluhur përdhe

Sipër hijeve të mbërthyera

Ndanë lumit nëntokësor

Që ulërin si tigri kur lëpin qiellin

Ndër pasqyra të thërrmuara pezmi

Silke Liria BLUMBACH

(GJERMANI)

Silke Liria Blumbach ka lindur më 1970

në Göttingen, Gjermani. Merret me

mrekullitë dhe fuqitë e fjalës. Fjala që

i ndan njerëzit dhe popujt, ndërsa ajo i

bashkon përsëri me anë të punës. Fjala

që ka fuqi, që mund të vrasë ose të gjallërojë,

fjala që është bekim ose mallkim

– ajo shkruan poezi për të shtuar patjetër

bekimet. Nuk i përket asnjë vendi

plotësisht, mbase disave më shumë, ndërsa si kosmopolite përpiqet

të përqëndrohet në atë që njerëzit, pavarësisht nga vijnë,

kanë të përbashkët. Sidomos në botëkuptimet dhe fetë e tyre.

Ajo është një ndërtuese botash, duke nisur nga bota në të cilën

është hedhur ose e ka hedhur veten, duke nxjerrë kuptim edhe

nga qoshet më të errëta, që i njeh gati përmendsh, dhe duke e

transcenduar, sipas mundësive - për hir të mbijetesës, për hir të

një jete të denjë dhe kuptimplotë.

Kështu ka nxjerrë në dritë dy libra me poezi, “Dyzet vdekje në

Sarandë” (Tirana: Naim Frashëri, 1999) dhe “Karavela e fundosur”

(Tetovë: Ditët e Naimit, 2002), ka botuar shkrime letrare në

antologji, gazeta dhe revista të ndryshme, kryesisht në shqip, ka

marrë disa shpërblime letrare dhe është e vetmja anëtare e huaj

në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka shkruar

dhe botuar poezi dhe prozë në shqip, gjermanisht, anglisht,

frëngjisht dhe gjeorgjisht. Banon në Sarandë, e pandashme nga

deti.

TRIUMF

vrapoi

vrapoi vrapoi si kafshë

nuk kishte

pjesëmarrëse tjetër në garë

kur ia sollën çmimin

ajo e refuzoi

(ndoshta edhe vetë çmimi

do ta kishte refuzuar)

mjaftoi triumfi

38 DITËT E NAIMIT 2010

DUKE PIRË ÇAJ

Endrra të distiluara në një çaj

me emrin e një vajze që nuk është.

Ne, të ndarë nga shkronja.

Para nesh, një lumë i qetë.

Prapa nesh, një mal në zjarr.

Ibriku është i kuq, i rëndë.

Rrumbullak mbi tryezën katrore:

Qielli mbi Tokën.

Ne, ëndrra ime e distiluar.

Pi nga një ibrik i kuq

lumenj të verdhë...

NAFTË

Vajzat e mia

i kanë sytë të ngjitura me naftë.

Sa kundërmojnë

perëndimet e diellit mbi lumin e shenjtë!

Nuk rrjedh më ujë i kulluar

nga flokët e Perëndisë së Malit.

Më janë mbyllur

poret e intuitës.

Kush do t’i shfrytëzojë

burimet e naftës në zemrat tona?

Kam mësuar të ëndërroj

për puthje me shije nafte.

ISHULL

Kur u zgjova,

ishulli gjendej nga ana tjetër.

Jo para ballkonit me fasadën e lyer,

por prapa oborrit të pistë.

Pantokratori ishte i mbuluar me xhungël…

Kur u nisa me not,

nuk mërdhija më.

Më pritën elefantë dhe gjarpërinj

dhe tigra me uniformë.

Nuk kishte më rrugë për t’u gjetur.

GATEWAY TO GANGA

Tramvaji im prej dëbore

kalon lumin Ganga

dhe i rriten krahë

Dritë, vetëm dritë

39 DITËT E NAIMIT 2010

Shaip EMËRLLAHU

(MAQEDONI)

U lind më 1962 në fshatin Trebosh, të

Tetovës. Fakultetin Filologjik, Degën

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e mbaroi në

Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare

i kreu ne Universitetin e

Tiranës, ku mori titullin “Master” në

letërsi në temën “Struktura e poezisë së

Azem Shkrelit”. Është mësimdhënës në

katedrën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe

në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës. Botoi vëllimet me

poezi “Pagëzimi i viteve”, Sh.b. “Naim Frashëri”, Tiranë, 1994,

“Projekti i thyer”, Sh.Sh.Sh, Shkup, 1997. “Vdekja e paktë”, Sh.b.

“Flaka”, Shkup. 2001. Më vitin 2001, “Akademia Orient - Oksident”

në Bukuresht ia botoi në gjuhën shqipe dhe rumune vëllimin

me poezi “Vdekja e paktë / Putina moarte”. Në vitin 2004, PENi

kroat dhe Shoqata e Shkrimtarëve Kroatë ia botojnë vëllimin

dygjuhësh kroatisht/shqip me titull “Poezi”. Në vitin 2004, Shtëpia

botuese “Feniks” nga Shkupi ia botoi në gjuhën maqedone librin

me poezi të zgjedhura “Dvorski son”. Në vitin 2000, në bashkautorësi

botoi librin me dëshmi të masakrave në Kosovë “...edhe

ne dëshmojmë/Ëe Ëitness”, Sh.b. “Ditët e Naimit” (në gjuhën shqipe

dhe atë angleze). Më vitin 2009, “La stanca del poeta – 57”

ia botoi në gjuhën italiane vëllimin me poezi “Stracci di vita”,

kurse në edicion të MLN “Ditët e Naimit” i botohet në gjuhën

angleze libri poetik “Life‘s Rags”. Cikle poetike të tij janë botuar

në gjuhën frënge, angleze, hebraike, spanjolle, arabe, rumune,

turke, polake, çeke, kroate, maqedonase etj. Është përfshirë në

disa antologji ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në festivale poetike

ndërkombëtare dhe ata vendore, si, në Kolumbi, Irlandë, Tunis,

Poloni, Kroaci, Rumani, Bullgari, Turqi etj. Është nderuar me disa

çmime letrare. Ka punuar gazetar në disa media elektronike dhe

të shkruara, brenda dhe jashtë vendit. Për disa vite ka punuar

redaktor i rubrikës së kulturës në të përditshmen “Flaka”.

Është themelues dhe drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë

“Ditët e Naimit”- Tetovë.

UDHË PA KRYE

po s’u kape për rrënjë jete

valët e azdisura të marrin para

oxhakun tënd në nevojtore

e kthen Korbi i Alan Posë

pëllumbat as përreth s’fluturojnë

42 DITËT E NAIMIT 2010

kahja e gishtit tregues

kah ti

është më e keqe se arma

ajo të shteron zërin si në ëndërr

e mbytesh djerse

në kërkim shtegdaljeje

damka në ballë

është e neveritshme

si buzëqeshja e pushtuesit

mbase për një mulli uji shkon

udhët pa krye

gjithmonë shfrytëzohen

nga kryet pa udhë

1988

NJË DITË

një ditë

do ta përqafojë Tetovën syhalë

e qeshura e shkulit të barkut

fytyrat e perënduara

do ta thonë një të kaluar

që i ka bërë të njohin veten

që i ka shtyrë të pyesin

pse vetëm shpezët ta kalojnë kufirin

e dy Dibrat në një kurt

të mos flasin mes veti

kur Tetovës t’i bien brinjtë

nga të qeshurat

Shkupit, Vardari a do t’ia përcjellë

apo do t’i ngrijë buzëqeshja

në cep të buzës

e ndiej

ardhjen e ditës së talljeve

të këtyre viseve ’91

nga qeshja

Dibër, 1991

EDHE PSE TË PËRGJOHET BUZËQESHJA

a je fajtore për pazarllëqet e 1937-ës

për fashizmin që polli Hitlerin,

Katarzyna

buzëqeshjen tënde 17 vjeçare

nuk mund ta ndrydh askush

edhe pse të përgjohet

asaj i rreh supet bota e ardhmërisë

e rrit me kujdesin më të madh

më fort qeshu edhe atëherë

kur gjermanët prishin Murin e Berlinit

edhe atëherë kur përmendet „Odra-Nissa“

Katarzyna mos e le në gjysmë “Lambadën”

se plani i 37-ës së Berlinit do të bjerë

ashtu si do të bjerë ai i Berlinit ‘878

Zielona Gora do të mbetet

Zielona Gora

e unë ai që jam

Berlin, 27 dhjetor 1989

43 DITËT E NAIMIT 2010

Nicole CAGE - FLORENTINY

(MARTINIK)

Nicole CAGE-Florentiny u lind në vitin

1965 në komunën François në Martinik.

Është udhëheqëse në seminarin

e shkrimit poetik dhe të terapisë së

shkrimit. interesohet për terapitë natyrale

dhe pas tri viteve formimi në Institutin

Francez të Psikoterapisë Integrative,

sot është psikoterapeute.

Ka botuar veprat “Në besim”, “Spanjollja”,

“Duaj si muzikë” ose “Si vdiset nga dashuria”. Përmbledhja

me poezi “Ylberi, shpresa” botohet nga Akademia

Ndërkombëtare Orient-Okcident e Rumanisë, edicion dygjuhësh

(frëngjisht-rumanisht).

Ka botuar vëllimin poetik “Këngë shqiptare” në frëngjisht dhe

shqip nga shtëpia botuese “Ditët e Naimit”.

Poezitë e saj janë përkthyer në shqip, anglisht, arabisht, spanjisht,

maqedonisht, frëngjisht, rumanisht etj. Është fituese e çmimeve të

ndryshme letrare, si çmimi i Shtëpisë së Amerikave për një përmbledhje

poezish për të rinj “Ylberi, shpresa”Më 1996 bëhet laureate

në Kubë, merr çmimin “Naji Naaman, çmimin “Oeneumi” në

Festivalin ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” etj.

Ajo ka marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme si në Kolumbi,

Guatemale, Meksikë, Kanada, Tunis, SHBA, Kubë, Venecuelë,

Maqedoni, Rumani etj.

UNË, BOTA

Unë, Ruanda Shqipëria Kosova

Unë, Kanaki Etiopia Pakistani

Unë, Haiti Algjeria Tienanmen

Unë, Amazonia e tejndjeshme e përgjakur e dhunuar

Unë, bota në zjarr

Soveto Palestina

Unë, indigjenia e parkuar

Rebelja afgane

Fëmijë me bark të zbrazët

Në kërkim të një kallami gëzimi

Në shansin e një deponie plehrash

Unë, kamikazja e çmendur e Zotit

Unë, oqeani me shije nafte

Toka e detyruar të heshtë

Varret masive të botës

Unë, e çmendura e Sheshit të Majit

Që ia hedh fytyrës së botës thirrmën time të dhembjes

46 DITËT E NAIMIT 2010

Unë, edhe të gjitha muzikat e botës

Unë, blues jazz e flamenko

Unë, zuk salsa e mabelo

Muzika-stuhi muzika-revoltë

Muzika-trishtim, dëshpërim

Unë, soul e fado

Vals e polka

Unë, daullja lëkurëtendosur

Për të gjitha duart e botës

Saksofoni-enë

I frymëmarrjeve të tokës

Violina e të gjitha ankesave të botës

Harpa e të gjitha ofshamave të shpirtit

Balafoni kënga e tokës

Uji i çiltër i lumenjve tepër të rrallë

Unë, muzika-britma lotët e botës

Kakofonia e bombave

Simfonia e yjeve

Shpresa e galaksisë

Ëndrra e paqes

E paqes

E dashurisë, dashurisë dhe jetës...

KY VEND QË DUA

(Michel Fournillon-it,

Anne Manceron-it)

Ky vend që dua, Franca,

Kur vjeshta i djeg pyjet,

Ia ofron qiellit tufa ari dhe toke të gatuar

Kur shtrihet, kërret dhe mblidhet kutullaç

Në djegien e dimrit

Kur shtrihet, kërret edhe një herë

Dhe pret pranverën e të gjitha lulëzimeve

Ky vend që dua, Franca,

Kur harron ta harrojë veten

Në labirintet e përditshmërisë

S’kam kohë jam me ngut nuk më intereson...

s’është problemi im shumë pak për mua

Kur harron të jetë timar

Përjashtimesh dëbimesh dorëheqjesh

Soverane

Feudale

Mesjetare në lojën e saj të Hijeve dhe Dritave

Ky vend që dua, Franca,

Kur Edith piafon në kulisat e dyshimit

Kur Greko-ja mbjell në erë

“Fjalët” e ringjallura

Kur “ari i mbrëmjes që perëndon” djeg zemrën e

Poetit

Dhe rapsodët

“Trouvère”-t e kohës së metros

Bëjnë që mjerimi dhe dashuria të këndojnë

Në korin e udhëtarëve me ngut tepër të madh

Ky vend, Franca,

Që do të doja edhe

Po të mos ndjeja

Si shpeshherë

Pesha e skeletit të saj peshon nga të gjithë shekujt

Mbi këtë pjesë që jam, e humbur në oqean,

Ishulli im notues, çmenduria ime

Arkipelagu im i padrejtësive

Historia nuk di të jetë e ëmbël

Nuk di si të harroj

E ardhmja është një frut

Që tundet në fund të degës

Në majën e shpresës, i lëkundur nga era,

I zmbrapsur vazhdimisht, megjithatë aq afër

Ky vend, Franca,

Që do të doja ta duaja

Pafajësisht

Çmendurisht

Ky vend

Që dua

Aq shumë megjithatë...

VENDI I ATJESHËM

Refreni

Nuk dua të harroj

Nuk mund të harroj

Djegien e gjatë të Historisë

Nga Goré deri Fort-de-France

Kam harruar vendin nga vij

Nuk e njoh vendin nga vijnë

Por shpirti im e mban rrokullisjen

E një udhëtimi tepër të gjatë detar

47 DITËT E NAIMIT 2010

48 DITËT E NAIMIT 2010

Një udhëtim ku deti nuk ishte më vetëm i kaltër

Kam harruar bregdetet nga vij

Ende nuk e njoh tokën nga vijnë

As nuk njoh vendin ku banoj

Dhe kur shqiptoj emrin e tij

Harron të dridh

Ashtu si dridh emri

I dikujt që ju do

I dikujt që doni

Kam harruar

Nuk e di

Por nganjëherë

Ankesa e bambuve

Flet për vendin e dikurshëm

Thashethemja e kallameve

Depërton në zemrën time

Dhe pëshpërit fshehurazi

Emrin-savanë të vendit të atjeshëm

Dhe kënga e detit

Guxon të thotë që ndonjë ditë

Ai vend atje do të jetë i imi

Nuk dua të harroj

Nuk di të harroj

Por nuk ujis barërat e urrejtjes

Dhe zemra ime ndërton një urë

Midis vendit të mëparshëm

Dhe vendit të atjeshëm

Po, zemra ime ndërton një urë

Midis vendit të tyre, vendit të dikurshëm

Dhe vendit të atjeshëm...

Jennifer GREENE

(SHBA)

Jennifer Greene jeton në rezervatin Flathead

në Montana, ku është lindur dhe

rritur.

Libri i saj me poezi me titullin “What I

Keep” (Ajo që mbaj) fitoi më 1998 Çmimin

e Amerikës Veriore për Poezinë e

Autorëve Indigjenë. Ka fituar çmime

të para nga Shoqata e Gazetarëve Indigjenë

Amerikanë për shkrimin e eseve.

Shkrimet e saj kanë dalë në një CD me titullin “Heart of the Bitterroot:

Voices of Salish and Pend d’Orielle Women” (Zemra e

rrënjës së hidhur: Zërat e grave Salish dhe Pend d’Orielle), i cili u

propozua për Çmimin e Muzikës Indigjene Amerikane më 2008.

Përmbledhja më e re e poezisë nga Jennifer u botua më 2010

dhe quhet “What Lasts” (Ajo që mbetet). Jennifer u përket fiseve

Salish dhe Chippewa - Cree dhe është anëtare e Konfederatës së

Fiseve Salish dhe Kootenai.

Është e martuar dhe ka tre fëmijë. Jennifer jep mësim, merret me

projekte historie dhe shkruan.

PËR TY

Për djaloshin të gjatë indian që më quajti indiane budalla kur

isha 14,

lutem që gjen përkulshmërinë për të puthur lëkurën bojëkafe

mbi vetë supet e tua.

Për gruan me perla fallso që quajti nënën time një indiane të

pistë në dyqanin e ushqimeve, lutem që vajza jote e sheh botën

me sytë e saj.

Për djalin e bukur, që sakatoi femra në luftën e Vietnamit,

lutem që duart dhe goja e gruas sate të prekin fytyrën tënde dhe

të duan.

Për djemtë dhe vajzat me prindër të tronditur nga bombat, lutem

që të rriteni në dritën e diellit dhe që krahët tuaj të bëhen lule

dielli dhe shërohen.

Për djalin e bardhë me vijë të thella mbi fytyrën, që nuk punëson

kurrë indianë, lutem që djemtë e tu të gjejnë diçka tjetër përveç

fjalëve të tua për të ushqyer familjet e tyre.

Për ata që më refuzonin dhe për ata që nuk më donin, them

lutje mirënjohjeje sepse ju ishit gabim dhe u bëtë harta për drita

50 DITËT E NAIMIT 2010

më të çelura dhe qytete më të mira.

Për paraardhësit e mi, që mendonin që gjumi i një

nate të sigurt për fëmijët e tyre ishte tepër për t’u

shpresuar,

lutem që mund të më shihni në ëndrrat e mia.

Për frikën lutem që vajza që druhet të braktisë burra

të inatosur do të heqë cipën si gjarpër dhe do ta

hedhë lëkurën e saj.

Për paqen lutem që ti të gjesh brinjët e mia dhe

gjakun tim në thellësitë më të errëta trishtimi dhe të

shkrish kyçe gishtash prej bronzi në harmonika.

Për dashurinë lutem për erën e lehtësimit dhe

gëzimit në xhamat e dritareve të mia kur të shoh

duke ardhur.

Për faljen lutem që kur më troket në derë në mes të

një nate të ftohtë dhe gishtat e tu janë të lagur nga

lotë, do të të ftoj brenda dhe të jap ngrohtësi.

Dhe po, për ty. Për ty lutem që të mësosh t’i lexosh

historitë në duart e tua dhe t’i këndosh këngët që

vetëm zëri yt di të këndojë.

AFËR

Kur jetoja në Nju Meksikë, krahët bojëkafe të errët

të një burri në dyqanin ushqimor shtriu duart

poshtë

dhe përpara dhe lëshoi monedha në dorën time në

arkë.

Prisja radhën time me çantat e mia domatesh dhe

bananesh. Ai

tha: “A ju njoh”? Mendova: “Po, ndoshta”. Ndoshta

gjaku në gishtat e tu erdhi nga diku në Meksikë që

nuk

fliste kurrë spanjisht. Ndoshta gjaku yt erdhi nga

dikush që

luftoi me pushtuesit me duar të zbrazëta. Ndoshta

ne kemi

paraardhës që tregtonin pendë të kaltra me pendë

bojëkafe.

Ndoshta paraardhësit tanë tregtonin tregime ose

preknin duar apo goja.

Ne të dy jemi mbijetues mbijetuesish, dhe ende

jemi këtu.

Kam paraardhës që ëndërronin vetëm në gjuhën

”salish” dhe nuk i shoh

në ëndrrat e mia. Ose ndoshta i shoh, por nuk njoh

atë që

nuk kuptoj dot. Kam pasur ëndrra kafshësh dhe

zogj mezi fluturojnë

për në kokën time, dhe nuk kuptoj se çfarë kuptimi

mund të kenë.

Nuk di se cilat pjesë të historisë sime shfaqen në të

qeshurën time ose

shfaqen në makthet e mia ose shfaqen në grushtet

e mi. Nuk dija kurrë se çfarë

është vërtet e imja. Kam një paraardhës nga

Skocia. Nuk e di

se a është shfaqur ndonjëherë ndonjë pjesë e tij në

sipërfaqen e ndërgjegjes sime.

Njëra nga paraardhësit e mi, e quajtur Sack

Woman, mësoi të ndihmonte lindjen e foshnjave

nga një ëndërr. U bë një mami që udhëhiqte foshnje

për në botë me

vetëm duart e saj. Ndonjë ditë, djali im katërvjeçar

James më pyeti

se ku ai banonte kur isha vajzë e re. Thashë se

jetonte në ëndrrat e mia dhe

kemi qenë gjithmonë bashkë dhe e kam dashur

gjithmonë. Ndoshta ne

të gjithë jetonim ndonjëherë në ëndrrat e dikujt,

dhe kemi qenë gjithmonë bashkë.

PENDË

A ke kalëruar ndonjëherë

mbi kurrizin e një zogu të zi

a ke thyer sipërfaqen pasqyruese

të një liqeni për t’u zhytur

për një peshk të argjendtë?

Fluturo nëpër tym zjarri të pyllit në qershor

ose fluturo mbi erën e pemishteve mollash

në tetor?

Sa herë ke nuhatur lëvozhga të thyera vezësh,

sqepa ose lëvore të lagësht pasi ra shiu në pylli?

A ke ndier ndonjëherë sikur ke humbur gjithçka,

51 DITËT E NAIMIT 2010

52 DITËT E NAIMIT 2010

humbur pikën tënde?

A ke rënë ndonjëherë me shpinën e kërrusur

si hamak?

A ke qenë aq i heshtur sa buzë njeriu

që puthin pisllëkun?

I heshtur si një qiell i vrenjtur?

Biba ISMAIL

(MAQEDONI)

Biba Ismail u lind në Shkup, ku kreu edhe

shkollën e mesme ekonomike. Diplomoi

ne degën e Gjuhës dhe Letësisë Turke në

Universitetin ‘Kiril dhe Metodi’ në Shkup.

Një kohë punoi gazetare në gazetën

‘Birlik’. Në Universitetin e Venedikut në

Itali ka punuar si lektore e gjuhës turke.

Tani punon në një ndërmarrje private

turke në Shkup.

Poezitë e saj janë botuar nëpër revista dhe gazeta të ndryshme

në Maqedoni. Ato i janë botuar edhe në Rumani, Turqi, Liban,

Kosvë etj.

Më 1997, botoi vëllimin e parë me poezi ‘Dritarjaqë shikon kah

vetmia’.

Është pjesëmarrëse në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe

ato të vendit.

Ajo është nderuar me çmime letrare në Liban dhe në Rumani.

Më 2006 MLN ‘Ditët e Naimit’ ia botoi librin me poezi ‘Nëntëshja

e vetmisë së madhe’.

NORDIA

U përkas atyre

që janë ftuar në vetmi

por vetmia në Nordi

është e pamundur të respektohet

në një trazim erotik

në të gjitha nuancat

ngjyrat janë të pandërprera

deti, shkëmbinjtë

drurët e zgjatur nga qielli

hijet e errëta…

a e keni soditur ndonjëherë

në Nordi

çastin e kalimit

të ditës në natë?

Sikur në të njëjtin cast

Ngryset nata

Sikur në njëjtin cast

Agon dita

Në horizontin shembëllen si i trazuar

54 DITËT E NAIMIT 2010

Ai top i bukur dhe i përhimtë

Që nuk tretet kurrë

Përherë janë të tretur në njëri-tjetrin

Agimi dhe muzgu

Që njerëzit i ajgëtojnë

Me simfoninë e pafund

Dhe të çudtshme të ngjyrave

Pa dyshim ai është vallëzimi magjik

I diellit…

Duhet të shihet

Të përjetohet Nordia

Njëlloj si unë

Kur të ndiej e të përjetoj ty

RRASKAPITJE

Dashuria

Është takimi i bindjeve

Takimi i shpresave

Takimi i harresë

Takimi i orgazmave

Ëndja e mishit që adhuron mishin

E penduar që jam

Një rraskapitje emocionale

Ja ç’është dashuria...

UHËTIM

Një udhëtim e dëshirova

‘Udhëto drejt dashurisë’, më thanë

Po aman,

Në qoftë se si gjemb

Dhe e rrezikshme

Dhe një ëndërrim ngurosës

Qenka udha për të ecur

Dhe nëse etja është për t’u luftuar

Dhe netë pa gjumë janë për t’u ngopur

Dhe melodi të zymta për t’u përceptuar

Nëse lotë si shi qullues janë për t’u derdhur

Në këtë udhëtim që do të bëja,

Mjerisht ia pranoj anulimin

Dhe nuk përgjërohem më për udhëtimin

Përktheu nga maqedonishtja Ahmet Selmani

Eugeniusz KASJANOWICZ

(POLONI)

Eugeniusz Kasjanowicz u lind më 1954,

në Siemiatycze (Poloni).

Në Siedlce të Polonisë kreu Fakultetin

Filozofik, degën e pedagogjisë.

Është autor i shumë librave me poezi, në

mes të të cilave:

“Itaka” (1991), “Për Ty” (1992), “Aleksandria

(1993), “Aleksandria II” (1996),

“Polonezi i Siedlces” (1997), “Fije bari”

(1999), “Çdo gur” (2002), “Kush do të jem” (2003), “Letra Emilia

Dickinsonit” (2003), “Ylli i dëborës” (2006), “Letra Emilies”(2006),

“Letra nga Aleksandria” (2008), “Poezi të zgjedhura (2008).

Poezia e Eugenjush Kasjanoviçit është e përkthyer në gjuhë të

ndryshme të botës si në anglisht, gjermanisht, greqisht, shqip.

Është fitues i shumë shpërblimeve letrare në vendin e tij. Është e

udhës të vëmë në spikamë se poeti Eugenjush Kasjanoviç mori

pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Durrës (2006).

Mirëfillësia dhe ndjenja e konkretësisë, freskia emocionale dhe

humori i përmbajtur e ndriçojnë dhe e shquajnë poezinë e Eugenjush

Kasjanoviçit me dritën më vezulluese të lirizmit, që zgjon tek

lexuesit e vëmendshëm një lexim dhe kënaqësi të veçantë.

ÇDO GUR

Çdo gur

që e ndesh

në rrugët

e qytetit tim

të vendit tim

e mbart

në supet e mia

KUR LARGOHEM NGA QYTETI IM

Kur largohem nga qyteti im

mos mbyll portën

dritaren lëre hapur

zëri yt me erën le të rrjedh

dhe hap matanë peizazhin

kur unë largohem nga qyteti im

kokën mos ul

merre pëllumbin ndër duar

shikoje në sy

le të mbajë mend zemrën tënde

56 DITËT E NAIMIT 2010

kur unë largohem nga qyteti im

ti mos qaj

asnjë pikë loti

zgjatmi duart si mik i vërtetë

dhe shiko zogjtë e kthyer

JAM PJESË E KOZMOSIT

Jam pjesë e kozmosit

në mua banon çdo pikë e botës

derisa rreth e përqark vërtiten kaq ngjarje

dhe fjala e butë që aq shumë e dua

fjala e brishtë

e thënë për herë të parë

që nuk mund të kthehet

në folenë e vet

shtegton e vetmuar

në kërkim të njeriut

derisa befas duket

ylli i rënë

që me aq dashuri

e vështroj bukurinë e tij

me aq entuziazëm e hidhërim

MË MBAJ

më mbaj

më shtrëngo fort

dorën

kjo erë e ftohtë e akullt

qe do të na hedh diku larg

më përqafo

dhe zemrën time

ndize në pëllëmbë të duarve

të ndjeshme si lotët

më shiko në sy

ashtu vështron hëna

atëbotë kur pishat e larta

ka kohë që nuk flenë

thuamë e dashur

natën e mirë

dhe prapë kthehu

me mjegullën mëngjesore

Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja: Mazllum SANEJA

Roman KISJOV

(BULLGARI)

Roman Kisjov poet, piktor dhe përkthyes-

i lindur më 1962 në Kazanllak

të Bullgarisë. Ka diplomuar në Akademinë

Kombëtare të Arteve në Sofje, në

drejtimin pikturë. Ka pasur ekspozita në

Sofje dhe Vjenë, ka marrë pjesë në një

sërë ekspozitash grupore në Bullgari dhe

jashtë. Ka ilustruar dhjetëra libra nga

poetë botërorë. Poezitë e tij janë përkthyer

në pothuajse të gjitha revistat letrare në Bullgari, janë shfaqur

edhe në ekranet televizive dhe radiot, si dhe në radion kombëtare

rumune. Poezia e tij është përkthyer në anglisht, shqip, rumanisht,

holandisht, danisht, rusisht, serbisht, kroatisht, maqedonisht, indisht

dhe në gjuhë të tjera. Është i përfshirë edhe në antologjitë

poetike në Bullgari, Maqedoni, Rumani, Indi, si dhe në revista letrare

autoritare në Bullgari, Rusi, Rumuni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë...

Ka marrë pjesë në festivale prestigjioze ndërkombëtare

të poezisë, si dhe në festivalin “Ditët e Naimit” 2005, si dhe në

Mbrëmjet e poezisë në Strugë në vitin 2007.

Është autor i pesë përmbledhjeve me poezi “Dyert e Parajsës”,

“Hija e Fluturimit”, “Pelegrini i Dritës”, “Kryptus”, “Zëra” etj.

Në Bullgari është fitues i Çmimit kombëtar të poezisë shtetërore të

botuesve “Hristo K. Danov” në Pllovdiv dhe të çmimit për kulturë

dhe art “Porti seksaginta” të qytetit Ruse. Jeton dhe vepron në

Sofje të Bullgarisë.

POET I LINDUR

Poeti i lindur është qenie jotokësore

Poeti që vjen në këtë botë

Është i parashikueshëm si të gjithë njerëzit-

Nuk i duken të huaja etja dhe uria

Lodhja dyshimi vetmia

Dhimbja dhe kotësia

Por në realitet ai vjen nga larg-

Nga kullotat magjike me kope të zjarrta

Tufë vezulluese engjëjsh

Me zogj-të zjarrtë që ecin këmbë

Me bisha të buta mëshiruese

Me lule dehëse dhe ndritje reshurash

Nga eone hyjnore

Poeti i lindur vjen nga toka

E fjalëve-diellore

Poeti i lindur vjen në këtë botë

58 DITËT E NAIMIT 2010

Të shpëtojë Bukurinë

Nga Adi i tij.

Në çdo kohë

Poeti

Është Orfeu i përjetshëm -

Sërish zbret tek Adi

Që ta nxjerr dhe largon nga aty

Shpirtin-Euridika

Në botën e ndritur

POETI MUNDET

Thanë:

Poeti nuk ushqen shtëpinë

Thanë:

Poeti mundet vetëm

Krimbat t’i ushqejë...

Oh, jo –

Poeti ushqen pëllumbat

Poeti ushqen shqiponjat

Poeti ushqen engjëjt

Poeti ushqen zemrat –

Zemrat e njerëzve

Që janë ende të uritur

Për Drejtësi dhe Dritë ...

Poeti mundet

Me pesë vargje

Mijëra të ushqejë

BARIU

(Fjalët e Orfeut ndaj

Nxënësit të tij Arionit)

Secili poet

Ka nxjerr të kullotë

Kopenë prej fjalësh

A je bari ti poet?

O, kujtoje kohën

Kur ishe memec

Kur vdisje

Për uri e etje

Për Fjalën jetëdhënëse

Kujtoje se si

Të nxorën fjalët atëherë

Në kullotat hyjnore

Dhe shpirti yt për rrugë të drejtë

Shijoi nga ushqimi i pa mykur

Dhe piu nga ujërat e gjalla

Të Fjalës fillestare

Thuaje dhe kujtoje:

Fjalët nuk të takojnë

Ndërsa ti u takon Fjalëve

Fjala është bariu jot!

Nga bullgarishtja në maqedonisht Eftim Kletnikov

Nga maqedonishtja në shqip Artan Arsllani

59 DITËT E NAIMIT 2010

Sadik KRASNIQI

(KOSOVË)

Sadik Krasniqi u lind më 24 maj 1961

në Llukar të Prishtinës. Ka kryer studimet

për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin

e Prishtinës. Disa vjet ka punuar

si arsimtar i Gjuhës Shqipe në fshatin e

lindjes derisa ka emigruar në Gjermani,

ku jeton dhe vepron. Me shkrime është

marrë si student dhe krijimet e tij janë

botuar pothuajse në të gjitha gazetat

dhe revistat e kohës. Ka botuar poezi, tregime dhe vështrime kritike.

Poezitë e tij janë të përfshira edhe në antologjitë “Asht e

gjak Arbërie (2007), Pagjumësia e fjalëve” (2010). Është laureat

i disa çmimeve letrare në Zvicër dhe Gjermani (çmimit “Agim Ramadanit”

2006 dhe 2008), çmimin e parë dhe të dytë për poezi

në Konkursin Letrar të UPSH-së të Gjenevës, si dhe çmimin letrar

“Azem Shkreli” për përmbledhjen “Ofshamë në urnë”, si libri më

i mirë i vitit i shkruar në diasporë.

Është autor i dy vëllimeve poetike: “Ofshamë në urnë” (Prishtinë

2008), “Loti i jetës”(Bukuresht 2010).

Sadik Krasniqi është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve

dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (LSHAKSH).

FYTYRA E NËNËS

Në mokrën e gjakut

bluaj grurin e beftë

u fryjn gishtërinjve të përmiellur

e në qiell fytyrën e nënës shoh

në dritaren me xham të thyer

gjej një kore të harruar buke si dora e nënës

e marr në dorë e puthi si ikonën e shenjtë

e në krah më prek përmallshëm rrem i ftoit që ajo e mbolli

EPITAF

Në mes nesh

perde dheu

dhe pikëllim

me rritje bari

62 DITËT E NAIMIT 2010

KUJTIM I SHASTISUR

Ende më shastiset kujtimi

për ferrin që binte në këtë qytet

e hapeshin portat e vdekjes

cerberët merrnin përkrahu

engjëjt me sytë e urtë qielli

e lotët e nënave të shkreta

ua ndritnin rrugët për në parajsë

Prishtinë dhjetë vjet pas luftës

PAS SHUME SHIRAVE

Nga flaka e qirinjve

bëheshim zogj të trembur

nga drapri i verdhë

i hijeve të zgjatura në mur

nga maja e gishtërinjve të nënës

vatra merrte zjarr

e me puthje na jepte shpirt

rreth sofre na ruanin engjëjt

e pas shumë shirave

shtëpinë e kishte kafshuar blozë e zezë

nënën e kishin marr engjëjt

kishte mbetur vetëm kujtimi

dhe dridhja e zogut nga hija e pikëllimit

Nina MALINOVSKI

(DANIMARKË)

U lind në Danimarkë në vitin 1951.

Deri më tash ka botuar vëllimet e poezisë:

“Kohë e lirë” 1981, “Nën takën e

vallëzimit”, 1983, “Përralla shpejtësie”,

1985, “Është aq e thjeshtë”, 1990,

“Ndryshime”, 1994, “Në emër të ujit”,

1997, “Këngë heshtjeje”, 2006.

Një përmbledhje tregimesh të shkurtra,

“Vajza zane”, u botua më 1999.

Dy përmbledhje me poezi nga N.M. u botuan në suedisht, njëra

në spanjisht dhe një radhë poezish në anglisht, norvegjisht,

holandisht, spanjisht, polonisht, finlandisht, turqisht dhe arabisht

në botime të ndryshme periodike dhe antologji.

Ajo ka botuar edhe një numër përkthimesh të poezisë suedeze

dhe disa romane dhe radiodrama holandeze. Gjithashtu prodhoi

montazhe poetike, kritika dhe fiksion për DR (Korporata Daneze

Radiofonike).

Nina Martinovski për disa vite ka qenë mësuese letërsie dhe

shkrimi krijues në gjimnaze dhe shkolla arti të ndryshme në Danimarkë.

Pasi u arsimua si shkrimtare skenarësh në Shkollën Daneze të

Filmit më 1988, ajo shkroi disa shkrime për televizionin, radion,

teatrin dhe filmin.

Mes tyre janë “Litar teli”, DR, i emetuar më 1986, “Ajo verë në

breg të detit”, DR, i emetuar më 1994, “Vajza zane”, dramë në

skenë, e shfaqur më 1989, “Të premten natën”, radioteatër, i

emetuar më 1992.

“Johnny s’mund të preokupohet më pak”, film artistik, i mbështetur

nga SCRIPT më 1993.

Libreto për operën “Leonora Christina, mbretëresha e Kullës së

Kaltër”, e shfaqur më 1999, libreto për “Simsalabad”, operë e

shfaqur më 2005.

Nga 2002 deri 2009 kryetare e Shoqatës së Skenaristëve të Danimarkës.

Nina ka marrë një numër subvencionesh dhe bursash nga fondacione

private si dhe nga Ministria e Kulturës në Danimarkë.

Informacione të mëtejshme:

Program “Ansigt til ansigt”, DR 1990,

Den Blå Bog

www.forfatternet.dk

Gjithçka kërkon kohë.

Rreth dhjetë minuta

të shkosh nga stacioni Gare de l’Est

në stacionin Gare du Nord, për shembull,

64 DITËT E NAIMIT 2010

por vetëm gjysmë minute

që ti të më bëhesh

i huaj

dhe disa qindra

të fluturosh mbi Saharanë.

Koha erdhi për të kaluar.

Në kohë marramendëse qytete

shkatërrohen

dhe fëmijë krijohen.

Në këtë çast,

kur i shkruaj këto vargje,

më janë dashur 19198 ditë

për t’u bërë vetja, një tjetër

projekt i papërfunduar.

Edhe nëse koha ndalet,

unë vazhdoj të eci, mua

nuk e kaplon dot!

Jam ende tepër e vjetër

të ndërtoj një katedrale

dhe tepër e re fare

të kem ndonjë përfitim nga kjo.

Voziteshim tepër shpejt

nëpër Gjermaninë

Ti më puthe

në Francë

dhe më dhe një lule

Nëpër Spanjë

u djersitëm

dashuria ime

dhe në Marok

leva

thonjtë e mi të kuq

Pastaj u kthyem në shtëpi

apo jo?

Në anglisht nga Pejk Nymarsk,

në shqip nga Silke Liria Blumbach

(Stilhedssang – Këngë heshtjeje 2006)

Në anglisht nga Thomas Kennedy,

në shqip nga Silke Liria Blumbach

(Fartens fortællinger – Përralla shpejtësie, 1985)

NDOSHTA GJITHÇKA

DO TË MBAROJË MIRË

Ndoshta të dy trena

që udhëtojnë drejt njëri-tjetrit

me shpejtësi të lartë

në të njëjtën trase

pa u takuar fare

Njeriu pa strehë

ndoshta në fund të fundit

do të

gjejë ndonjë xhevahir

në kontejnerin e mbeturinave.

Ndoshta fëmija

që ende qan, do të zgjohet

dhe dikush do ta ngushëllojë

dhe të shpjegojë

që bota do të zgjasë përgjithmonë

dhe është një ëndërr

Herët a vonë

ndoshta gjuetari

do të qëllohet në fund të fundit

dhe kur ai

rrëzohet në gjunjët e tij

drenusha do të kërcejë

kërcimin e saj më të hijshëm

Dhe ndoshta të dy njerëz

që për aq shumë vite

kanë ndjekur fshehurazi

lëvizjen e njëri-tjetrit

do të takohen më në fund

Ndoshta i miri nuk do të vdesë

në fund të fundit fare

Guri i pjeshkës

i hedhur nëpër bregdet

ndoshta ndonjë ditë do të mbijë

dhe të bëhet pemë

Dhe koha e derrit të madh

në vitrinën e kasapit

me shikimin e ofenduar

me shikimin lart

65 DITËT E NAIMIT 2010

66 DITËT E NAIMIT 2010

ndoshta në fund të fundit do të bashkohet

me trupin e tij të vdekur

(tani në rrugë me shpejtësi të lartë

drejt tregut të mishit në skaj të qytetit)

Ndoshta asgjë

ende nuk ka ndodhur

Në anglisht nga Carl King

Në shqip nga Silke Liria Blumbach

På vandets vegne – Në emër të ujit, 1997

Vladimir MARTINOVSKI

(MAQEDONI)

Vladimir Martinovski (1974), është poet,

prozator, teoricien letrar, përkthyes. Punon

si docent në Katedrën për letërsi

të përgjithshme dhe krahasuese pranë

Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski” të

Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në

Shkup. Ka diplomuar dhe magjistruar

në Fakultetin Filologjik, ndërsa doktoraturën

në Universitetin Paris-3 Sorbona e

Re. Është kryetar i Shoqatës për letërsi komparative të Maqedonisë.

Është anëtar i Këshillit ekzekutiv të Asociacionit Ndërkombëtar

për semiotikë, anëtar i asociacionit ndërkombëtar për letërsi

komparative dhe i Rrjetit evropian për studime komparative.

Anëtar i redaksisë së revistës maqedonase për haiku “Mravka”

(Milingona).

Është autor i librave: “Od slika do pesna”(“Nga piktura deri në

këngë”)- interferenca mes poezisë bashkëkohore maqedonase

dhe artit pamor (studim, 2003), “Morska meseçina” (“Hëna e

detit”) haiku dhe tanka 2003, “Skrieni pesni” (“Këngë të fshehura”)-

haiku 2005, “I voda i zemja i ogan i vozduh” (“Edhe ujë

edhe tokë edhe zjarr edhe ajër”)- haiku 2006, “Sporedbeni triptisi”

(“Triptikë krahasuese)-studime dhe eseje 2007, “Les Musées

imaginaires” (“Muzetë imagjinare”) studim 2009, “Eho od branovi”

(“Jehonë nga valët”)- haibuni 2009, “Sliki za çitanje” (Piktura

për lexim)- aspekte të poezisë ekfraziatike, studim 2009 dhe

“Kuartete” poezi 2010.

Ka redaktuar librat: “Ut pictura poesis”- poezia në dialog me artet

figurative, përzgjedhje tematike nga poezia maqedonase (së

bashku me Nuhi Vincën, 2006), “Metamorfozë dhe metatekste

(së bashku me Vesna Tomoska, 2008) dhe “Als een vlinder een

gedicht ëordt” (Kur flutura bëhet këngë- së bashku me Lidija Kapushevska-Drakulevska,

2010).

Është fitues i çmimit të parë në Konkursin për tregim të shkurtër

në “Nova Makedonija” për vitin 2009, si dhe për çmimin “Braqa

Milladinovci” në Mbrëmjet e poezisë në Strugë për vitin 2010.

Merret edhe me muzikë. Ka marrë pjesë në botimet muzikore

“OPA” 2002, në Orkestrën e instrumenteve burimore popullore

“Pece Atanasovski”, Kalldrëma 2004 etj.

MES DY MUZEVE HOLANDEZE

Lëndina drejtkëndore me tulipanë

Me të gjitha ngjyrat e ylberit

Të hapura kanalet si mezhde, të cilat

Sikur janë groposur

68 DITËT E NAIMIT 2010

Sipas ndonjë

Pikture të Mondrijanit

(vetëm një lopë merr guximin

Të prish për një çast

Simetrinë e përkryer

Të vijave, formave dhe ngjyrave)

Në hyrje të qytetit

Një karrige kashte

E lënë para një shtëpie të shtrembëruar

(që dikush ta marrë në shtëpinë e vet

Ta vizatojë në pëlhurë

Ose nëse nuk ka kohë dhe aq ngjyra

Së paku ta fotografojë

Por pa përdorur blicin)

Të mbështjella me

Dritë difuze të kuqe

(si paraardhës të

Suzanës nga Rembrant)

Nga xhamat e dyqaneve femra njëkohësisht

Shpalosin dhe fshehin

Lakuriqësinë e tyre.

Pandehur gjithçka i përngjan një kuadri-stop

Njerëz që luajnë rolin e skulpturave (për disa para

të imta)

Dikush me kujdes ka vendosur panumërt

Instalime të biçikletave të parkuara.

Pastaj, gjithçka i përngjan

Një xhirimi të ngadalësuar të foto-finishit

Pas çdo këndi ndodh

Performansë e re e biçikletave

Vasha me vathë perlash

Në supe mban shtafelaj

Me pëlhurë të madhe të grisur (si velë)

Dhe në biçikletë të ndryshkur lundron mes kanaleve

Një gjysh me turban të kuq në trotinet

Zvarrit një bufer të madh të drunjtë

Me miell, terpentinë dhe vaj

Mbi pllakë si broshura

Në kërkim të vrasësit serik

Fluturojnë printime të

Tetëdhjetë autoportreteve të tij

(por kë të kërkojmë:

Fëmijën, të riun ose plakun?)

Dëgjohet kor i zërit të fëmijëve

Me dëgjuese nga muzgjet, të hipur mbi rul,

I përsërisin leksionet e mjeshtërve të vjetër

Rubens ka ditur shtatë gjuhë...

Ka pasur shtatëdhjeteshtatë çirakë

Vermer ka vdekur i varfër...

Ka pikturuar dy piktura në vit...

Bile edhe bukëpjekësi lokal

Ka pasur dy piktura të tij...

Në këndin e majtë të pikturës ka dorë

Që përshkruan këndimin e Homerit...

Edhe Homeri ka pasur shtatëdhjeteshtatë çirakë...

Ka kënduar vetëm dy këngë në ditë

Vinsenti i ka shkruar Teos

Se është i tmerruar nga estampitë e Hiroshiges...

Edhe bukëpjekësi ka vdekur i varfër...

Së bashku me zërat nëpër qytet

Shtohen edhe jehonat e pikturave

Në bulevardin “Valter Benjamin”

Të gjithë mbajnë kravata me dezen luledielli

Dhe veshje me reproduktim nga

Ngrënës të patateve, Roje nate

Orë nga anatomia ose Natë me yje

Në sokakun “Rene Magrit”

Një xhaxha me cilindër

(për të cilin shumica mendojnë se është i fryrë)

Gjatë gjithë ditës përsërit: “Kjo llullë nuk është

llullë!”

Në sheshin “Frans Halls” gjithë instrumentistët

rrugorë

I mbajnë instrumentet si paraardhës të tyre

Në një urë guri, vashëza lexon mesazhin në celular

Me të njëjtën grimasë dhe të njëjtën habi

Si gratë që lexojnë letra në

Pëlhurat e mjeshtërve flamanë

I rrethuar nga këto piktura, prapëseprapë lehtësohem

Sot është dita kur nuk punojnë muzetë

69 DITËT E NAIMIT 2010

70 DITËT E NAIMIT 2010

YJËSI TË REJA

1.

Pjesa e parë e natës na kaloi

Në bashkimin e yjësive të reja

Kur në qiell pashë “Dallëndyshen e përfletur”

Nxitova të krijoj yjësi “Jastëk”

Kur njoha yjësinë “Tulipan i shtrembër”

Mblodha dy tre yje për t’i mbështetur

Kur pashë yjësinë “Ngjalë”

Më tha që gjithë qielli është oqean

Kur pashë yjësinë “101 margaritarë”

Të pëshpërita: galaktikat janë si guaca

Kur pamë çerdhe të reja yjesh

U kërkuam shpejt drunj për pushim

2.

Dhe kur përfundimisht arritëm t’u japim vatan

Të gjitha yjet, kometat, meteorët dhe yjësia

Vendosëm që në pjesën e dytë të natës

Edhe ne mund të shkojmë në pushim të merituar

3.

Agimi filloi ashtu si dhe çdo mëngjes: u shikuam

Sikur nuk dimë asgjë për yjësitë e reja.

ÇASTI NË KULM

(Përshkrim nga një

Udhëheqësi alpinistësh

I gjetur në një cep të mbuluar)

Me

Vite

Ngjitemi

Maleve

Si Dante dhe Virgjili

Me ditë endemi

Cepave dhe shpateve

Me orë i numërojmë hapat

Që na mbetën përpjetzës

Pse nuk kemi orën në mal?

As me minuta as me qindëshe as shekuj

(me asnjë matje kohe) nuk mund

Të numërohet momenti kur shohim nga maja-

Edhe në qiell edhe në tokë edhe nga jashtë edhe

nga brenda edhe

Përpjetë edhe tatëpjetë edhe drejt së kaluarës edhe

drejt së ardhmes

71 DITËT E NAIMIT 2010

Mexhid MEHMETI

(KOSOVË)

U lind më 11 qershor 1948, në Zhunicë

të Preshevës.

Katër klasë të fillores i kreu në vendlindje,

tetëvjeçaren dhe gjimnazin në Preshevë.

Në Universitetin e Kosovës në Prishtinë,

kreu gjuhën dhe të letërsisë shqipe.

Punoi një kohë në arsim, ndërsa më pas

edhe si gazetar e përkthyes.

Ishte njëri ndër themeluesit dhe redaktor

i revistave “Filizat” e “Panorama” të Preshevës dhe “Jehona”

të Bujanocit. Për një kohë të gjatë udhëhoqi klubin letrar “Feniks”.

Pas luftës deri në shuarjen e së përditshmes “Rilindja” ishte

gazetar dhe redaktor i rubrikës së kulturës.

Në periudhën 2005-2008, ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes së

Shkrimtarëve të Kosovës.

Shkruan poezi për të rritur, poezi për fëmijë, tregime, novela, romane

dhe drama.

“Klithje e përmallim”, poezi, (1977), “Lumja”, tregime, (1982),

të dyja në botim të klubit letrar “Feniks” të Preshevës; “Frymëmarrje”,

(1984), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup; “Peizazh i ngrirë”,

(1994), “Rilindja”, Prishtinë; “Monstrumiada”, katër drama,

(1998), Vatra, Prishtinë; “Presheva”, poemë, (1998) Vatra, Prishtinë;

“Rikthim dhembjeje”, poezi, (1998), Vatra, Prishtinë; “Puthja

vrastare”, tregime, (2003), Gazeta Rilindja, Prishtinë; “Hija e korbit”,

novela, 2005, Lumi i bardhë, Mitrovicë; “Pikë në zemër”,

poezi (2005), Ura, Prishtinë; “Shtatë ditë pas vdekjes”, roman,

(2006), Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë; “Pallati me

yje”, poemë për fëmijë, (2006), Ura, Prishtinë; “Furtuna”, roman

(2007), Ura, Prishtinë; “Ishulli i vdekjes” , trilogji, (2010), Ura,

Prishtinë; “Lëmë derrash”, AntiROMAN, (2010), botim eksperimental

i autorit me tirazh të kufizuar; “Tuna”, roman dashurie,

(2010), Ura, Prishtinë; “Kalvari”, roman (2010).

Vepra e tij është vlerësuar me disa çmime letrare.

Është prezantuar në disa antologji poetike, tekste universitare,

leksikone, albume, botime kritike etj., në shqip e gjuhë të tjera.

METAFORË E ZBRAZUR

Cili është ai

Që mjeshtëron në Pullaz

Në Kohë të Pakohë

Në Natë të Panatë?

Ollukut të Çatisë

Lotët e Botës rrjedhin

74 DITËT E NAIMIT 2010

Nën Strehë kush leh?

Apo: Kalë i Trojës

Hingëllon përsëri

O Zot ai Bajloz i zi

Streha Gjak p-i-k-o-n...

Nga metafora del Motra

E niset kah Votra

Pranë Verës

Plagët e Gjergjit

Rrjedhin në Fushë Mejdan

Për Vatan

PARADOKSALE

Mbështet Ballin në xhamin e ftohtë

Ngul sytë në Peizazhin përtej rrugës

Veprime të rastësishme që ia pushojnë

Dhembjet kronike të Kokës

Mbështet edhe shuplakat në atë akull

Nga larg heton errësirën e (pa)prekur

Dhëmbin e qenit të Çartur

Ndien Sirenat e Ndihmave të Shpejta

Fërshëllimën e stuhishme të Erës

Krismat e Pushkëve Rrufeve... Hej

Sa i madh që është Kundruall asaj Pamje

Me shuplakë mbulon një rrugë të tërë

Dhjetëra shtëpi Plepat Horizontin

Sa i fortë Karshi Armiqve të përbetuar

Ngjarjeve që ndodhin Jashtë

Po sa i Vogël sa i Dobët medet

Karshi Brendisë së Vet

Me Rrahazemër zogu të (Pa)Mbrojtur

KOPSHT I ÇUDITSHËM

Poetesha N.N. nga Kanadaja

Bëri punë të çuditshme në poezi

Shuplakat i mbolli në Kopsht

E përçudshme dukej lulishtja

Me dy shuplakë e dhjetë gishta

Ditë e natë Degëgishtat me Thonjëpiptha

Prisnin shpendët shtegtarë

Ta pësojnë në Kurthëshuplaka

Po e gjatë u bë pritja

Sa Duarzezat u kalbën

Degëgishtat u thanë

Thonjëpipthat si gjethe ranë

Fjalëkotat i mori era

I katandisi në Mashtrim

Përjetshëm në Dimrin e Madh

U ringjall Djalli në Poezi

Sa kot të mos i shkojë mundi

Poeteshës në Kontinentin e Largët

PEIZAZH I NGRIRË

Të pashë për herë të Fundit

Mbi Detin e Ngrirë duke ecur lehtë

E Nyndë e Akullt Flokëshprishur

Treteshe në njëfarë Mjegulle të bardhë

Ecje ecje ecje mbi shkumë valësh

Drejt Horizontit të Kristaltë ecje

Unë mbetesha larg e më larg Teje

Shtrija duart mëkot të të Prek

Mëkot thërrisja emrin tënd

Pashë si nga ato valë

Si Re e Zezë Breshëri u shfaq Bajlozi

Të Rrëmbeu Pamëshirshëm

Si në këngën e Gjergjelezalisë

Vetëm për një Natë të Grabiti

Vetëm për një Çast Epshi të Vrau

Ah Miranda kisha Dëshiruar

Krejt Kjo të mbetej ëndërr

E papërsëritur si Peizazh i Ngrirë

Në Kolazhet e Piktorit

75 DITËT E NAIMIT 2010

Poli MUKANOVA

(BULLGARI)

Poli Mukanova është lindur më

23.05.1980 në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Ka diplomuar “Filologji bullgare”

në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment

Ohridski”. Në vitin 2005 ka magjistruar

në temën “Letërsia- shkrim kreativ”.

Ka botuar në gazetën letrare “Sllovoto

denes”, “Knizhevno zhitie”(Shkup),

“LiterNet”, “e-Lit”, në revistën studentore

“Facecontrol” 2005, si dhe në almanakun “Ah, Marija” 2009.

Libri i saj debutues me poezi “Migovi vo kibritna kutija” (Çaste në

një kuti shkrepëse) është përkthyer dhe përshtatur në maqedonisht

nga autori Zoran Jakimoski. Në vitin 2009 e boton shtypshkronja

“Altera” në bullgarisht.

Poli Mukanova për momentin doktoron në Fakultetin Filozofik në

Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, me temën “Historia

e librit”

NJË QERSHORI

Verdhë përreth gojës

Skuqja e fëmijërisë

ÇASTE NË NJË KUTI SHKREPËSE

Ëmbëlsirë nga fiku

“vetëm për dasma dhe varrime”

Hedh kurorën

A është e frikshme vdekja?

Eh, sa vargje të bukura

Ka për atë

Nuk ka më shkrepëse

Fjalori në hungarisht nuk është i nevojshëm

Bie sërish shi

Do ta var ballonin e verdhë

Në llambadar

Sepse nuk ka diell

78 DITËT E NAIMIT 2010

HOMO FABER

Jam e zota si babai im

Çdo ditë emrin ia daltoj.

Dhe si ai përsëris: “Mendja

Askush nuk do mund të ma

marrë!”

Dhe para gjithë kësaj kujtese

Të marr formën e një ene nga

glina

Çdo ditë nga ajo e gdhend veten.

I dua njerëzit e shkathtë

Trupat e ngjyrosur,

Fjalë të thëna.

Duart i kam të gjalla,

Thellë në glinë,

Me saktësi gdhendin.

I përngjajë babait tim-

Luaj me glinën

Format,

I përshtat konturat.

Është art të jesh me glinë

Glinën askush nuk do ta marrë

Mendja vajti në ferr

Dhe digjet

Aty ku glina pushon

Në fytyrë të ...

Në emër të ...

Aty ku të gjithë jemi krijues

Përse biçikleta nuk ndal lëvizjen e tij

Ndërkaq

Lyejmë gjatësi,

Rrathë të zbrazëta.

Jemi reciprokë vetëm në lëvizjet tona

Në daltimin tonë.

Duart kush do mi marrë?

Shkruaj si babai im.

Unë jam simbioza e shpirtit të tij

Stil kaotik.

Shkruaj në Emrin-e-Babait,

Krijoj në emrin e glinës,

Aty ku e ka ndërprerë ai

Përjetësisht duke gdhendur,

Pa duar.

PORTRET

Gishtat e tij të gjatë

Thurin botëra

Shthurin fjalë

Dhe në bisedë të ngadaltë

Sheh thelbësorja

Në shikimin e mjegulluar drejt Egjiptit

Ballëlarti zbulon pamje

Drejt tokës së pa prekur.

79 DITËT E NAIMIT 2010

Giuseppe NAPOLITANO

(ITALI)

Giuseppe Napolitano u lind në Minturno

në 12.2.1949 dhe jeton në Formia, në

provincën e Latinës.

Është diplomuar për Letërsi në Romë,

me temë diplome mbi teatrin surrealist

francez dhe ka dhënë mësim për 33

vjet (25 nga të cilët në Liceun Shkencor

“Fermi” të Gaetës). Është president

i shoqatës kulturore “dhoma e poetit”,

me të cilën i është përkushtuar promovimit të letërsisë dhe veçanërisht

poezisë, duke organizuar evenimente të ndryshme në jug

të Lacios (edhe një festival ndërkombëtar poezie: “Zëra të Mesdheut”).

Mes botimeve të fundit me poezi: Fluturo lart, fjalë (poezi 2002-

2007) Gaeta 2007; Via crucis (16 meditime në formë sonetesh)

Gaeta 2008; Antologji (poezi 1967-2007) Napoli 2009; Mjet

jete/Medida de vida (përkthim në spanjisht nga Carlos Vitale)

Vic 2009; Ditet e Naimit (përkthim në shqip nga Elvana Zaimi)

Tetovë 2009; Fletorkë e parë dhe e dytë (poezi) Gaeta 2010; Dhe

pastaj...(përkthimi në arabisht nga Abdemajid Youcef) Monastir

2010.

Kujdeset për botimin e një kolane librash të vegjël, “dhoma e

poetit” (65 të tillë brenda pesë vjetësh), në të cilën janë botuar autorë

italianë, spanjollë e francezë, si dhe autorë nga: Shqipëria,

Tunizia, Algjeria, Austria, Britania e Madhe.

KËSHTJELLARJA IME E VOGËL

Irenës

Fije t’argjendta pasurojnë vitet e tua

– por ti s’don me qenë e dijshme: është ende herët

t’ia dorëzosh jetës fitoren lehtë

e lodhur s’u maturi pa djallëzi me botën –

rebele ndaj lojërave të ulëta përherë në dëmin tënd

– një herë të paktën do ta provosh sa bukur është

t’ia dalësh të besosh e t’ia dalësh e vetme

do të mjaftonte një biletë e përdorur

të të çonte larg, ku në një kohë

të pavetëdijshme dëshiroje të vrapoje dhe as

mirëkuptimi im nuk diti të të shoqërojë

Kështjellarja ime e vogël do të kisha dashur

82 DITËT E NAIMIT 2010

për ty një kështjellë që nuk dita

ta ndërtoj as të kërkoja ku vallë gjendej

dhe të ofroj vetëm strehën e zemrës sime

(ndërsa ti doje të të çoja në pol

sa më larg prej këtu – por vetëmse

ndërtuam një çerdhe të ftohtë

përballë stuhive të jetës)

të mbahemi përdore me besim:

është e jona mirësia që i falim botës

TË KAM KËRKUAR

Gabrielës

Të kam kërkuar –

dhe sa ndryshe ishe

– sa herë

në fytyrë në veprime...

kur nuk ishe të kam kërkuar

dhe ende të kërkoj në mënyrat

veprimet që do të bësh

kur të jesh

çka nuk është ajo që kërkoja

– ajo që tashmë je tani

sa bukur që munda të të gjeja

kaq afër meje – kaq

shumë herë të rinjohur

– në të tashmen dhe të gjallë

sa stinë e bukur është jeta jonë

VITE QË VRAPOJNË

vetes sime

Tridhjetë vite më parë isha 30 dhe më dukej vetja

zot i një bote të panjohur

që me kohë pastaj do të kisha ditur ta harxhoja

si çdo gjë që mund të kesh me tepri

megjithatë tash dyfishi i atyre viteve

s’mjafton për t’u kujdesur për botërat e njohura

madje që rrezikojnë përherë të humbasin

ugët më të mira mes të cilave kalojnë

Vitet që kalendari i mendjes

ndër sirtarë i ruan në shumë të ndara

mjafton pak t’i nxjerrësh jashtë

dhe të caktosh sërish nga një ditë

Vitet ku duhet të zbresësh të kërkosh

në albume të vjetër fotografish

janë ata që pluhuri kurrë s’i mbulon

me mundime të shumta

– ato pamje ende

thonë sa të mira dikur shijoje,

flluska pleqërie

Përktheu nga italishtja: Elvana Zaimi

83 DITËT E NAIMIT 2010

Amir OR

(IZRAEL)

Amir Or u lind në vitin 1956, në Tel Aviv.

Ai është pasardhës i rabinëve të famshëm

Elimelech nga Lizhensk dhe Rashi.

Studioi filozofi dhe fe të krahasuara në

Universitetin Hebraik të Jerusalimit, ku

më vonë lekturonte për fenë e lashtë

greke. Or është autori i tetë vëllimeve me

poezi, i fundit prej të cilëve është Muzeu

i kohës (2007). Poezitë e tij u botuan në

më shumë se 30 gjuhë në antologji, revista dhe në tetë libra në

Europë dhe në SHBA. Botimet e tij të fundit në anglisht janë Poezi

(2004) dhe Ditë (2006), të dyja nga shtëpia botuese “Dedalus”,

dhe Pllaka nga muzeu i kohës (ArtAark 2009). Ka botuar edhe

pesë libra me përkthimet e tij në hebraisht dhe poemën epike

fiksionale Kënga e Tahirës (2001).

Or është laureati i vitit 2000 i nderimit “Pleiades” për “kontributin

domëthënës për poezinë moderne botërore”. Është lauruar me

çmimin “Bernstein”, çmimin “Fulbright” për shkrimtarë, çmimin e

Poezisë të Kryeministrit dhe për përkthimet e tij nga greqishtja e

lashtë me çmimin e Nderit të Ministrisë së Kulturës.

Or ka lekturuar dhe mësuar poezi dhe shkrim krijimtar në shkollën

“Helicon” dhe në universitete në Izrael, Europë dhe Japoni.

Është kryeredaktori i Shoqërisë “Helicon” dhe drejtori i Shkollës

Hebraike-Arabe të Poezisë “Helicon”. Është koordinatori kombëtar

i programit UPC të sponsorizuar nga OKB-ja “Poetë për

Paqe”. www.amiror.co.il

DISA THONË

Disa thonë që jeta vazhduaka përballë alternativës;

disa thonë – pushtim; disa zgjasin një shënjë barazimi

midis jetës dhe mungesës së saj; dhe disa thonë që jeta

na u tha për t’u shërbyer atyre jetët e të cilëve

nuk janë jetë. Unë po them: ti.

Dhe kjo shpjegohet lehtë: përsëri jeta mbështjell

atë që mund të shihet. Në shtëpi ndizen drita. Dhe në dritë nuk

ka shikim

përveç atij nga pasqyra, asgjë përveç asaj që më sheh

duke e parë; dhe nuk sjell lirim por mall, jo vdekje por jetë.

Po unë marr nga ky shikim të ngrohtën dhe të ftohtën - nata

mbështjell gjithçka -

86 DITËT E NAIMIT 2010

dhe më merr malli për atë që më sheh nëpërmjet

prekjes,

dhe nuk më kujtohet asgjë. Vetëm kaq.

NJË KORRIGJIM

për mëkatin që llastohem me fjalë dhe keqkuptoj

thirrjen e Dashurisë;

për largimin nga vetja ime, si hija nga trupi, fytyra

nga zemra;

për mëkatin “ç’do të thonë ata?”, për vetëmohim,

për krenari;

për mëkatin që ndoqa magjinë e lavdërimit nën

dritat e skenës;

për veshin tim, që e braktisi dëgjimin,

për shqiptimin e gojës që e thashë unë, por jo

shpirti im;

për mëkatin që kam kryer kundër trupit tim

me shkopin dhe pa mirësi, duke rahur gjoksin;

për atë që të quaja timen,

për atë që mëkatoja para teje nga ankthi dhe frika

e kotë,

për atë që ushqeja zjarrin e dyshimit nga trungu i

pemës së plotësisë,

për atë që ngurroja të rritesha,

për atë që e mbylla dorën time

dhe as nuk dëgjoja as nuk shihja lumturinë as nuk

e lija të më hynte

duke kundruar qenien tënde.

EPITAF

Lëre rrugën këtu, shtegtar,

Ulu në mes të manave dhe hardhive,

Midis ujit dhe hijes, pranë këtij guri të bardhë,

Këtu jam shtrirë, djalosh dhe perandor.

Fytyrën e kam mermer të ftohtë, duart, këmbët

Të veshura me urth dhe gjethe të rëna,

As unë nuk shkova dot larg,

Edhe unë shëtitesha njëherë në tokë.

Lëre rrugën këtu, shtegtar,

Shtypi këto kokërrza të egra në fytyrën time.

Lediana PAJA

(SHBA)

Lediana Paja u lind në qytetin e Korçës.

Atje kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.

Studimet e larta i vazhdoi në Universitetin

e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik,

por në mars të vitit 2003 detyrohet t’i

ndërpresë ato për shkak të emigrimit

në SHBA. Më pas studimet i vazhdon në

Boston, në University of Massachusetts, e

njëkohësisht fillon të punojë në Departamentin

e Thesarit të Shtetit të Massachusetts.

“Lotët e Nimfes” (Rozafa, 2008) është libri i saj i pare poetik.

Dëshira dhe pasioni për krijimet letrare e ka shtyrë të shkruaj që

nga rinia e hershme, në formë të shkurtër e te gjate.

Ne vitin 2010 libri “Lotet e Nimfes” është vlerësuar me çmimin

e parë për poetet e rinj nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptare

“Pegasi” në Shqipëri, si dhe ka fituar një çmim special për kumtimin

e mbajtur ne Prill 2010.

Ka qenë pjesëmarrëse në konkursin e vitit 2009 nga P.E.N Club

Austria “Të flasim rreth kufijve”, ku drama e saj “Blue Star” hyri

në katërshen e dramave më të mira të konkurrimit.

Vëllimi i ri poetik “Pax Deorum” së shpejti do të shoh dritën e

botimit.

SI VALË E DETIT...

Në kurmin e mëngjesit shkelin cicërimat e zogjve

shfrenuar si litarët e një anije në bord

përkundin ankthin e varur në spango.

Shpërfillje zogjsh; harlisje ninulle, që rrëmben

duart plastike dhe i fshehin nëpër brima,

si të vërteta të mundshme të falsifikuara.

Në fetusin tokësor mbillet fara e pafajësisë

eshtrat e reve këputen si shkarpa dhe grisin pelerinat

e vertebrave të tyre, mbi horizontin rreze-munguar.

Në ecje shoh shumë hapa që ngatërrohen e bëhen nyje

rreth qendrës së shpirtit, hapa që nyjëzohen me ty,

në ty,

për ty;..

Në vendin tim thonë: kur nyja ngatërrohet, pritet.

Unë them: kur nyja ngatërrohet, lëre valën e detit

ta drejtojë vetë anijen…

88 DITËT E NAIMIT 2010

Ç’TË BËJ ME TY ZOT?

çfarë të bëj me ty Zot?të

kërkoj vetëm kur mbi mua

zëri i një papagalli i bëzan ajrit,

me korda thuajse të ngjirura;

kur dita tallazohet

mbi dorën e shtrirë time,

unë grushtin, ia fsheh detit

dhe mbi gjoks mërmërij valët.

Çfarë te bëj, më thuaj, Zot?!

Kafshatën e fundit të shpresës,

e gëlltita si nafore,

dhe ende e mbaj në stomak,

të papërtypur.

NUK MUND TA GËNJESH DHIMBJEN

Nuk mund ta gënjesh dhimbjen

si një fëmijë kur s’dëshiron të hajë;

as dhe ta flijosh.-

Në fletët e çdo libri më tërheq intriga

parabola e fshehur në myshqe ndjenjash

si zhardhokët e patates nën tokë.

Në gishtërinjtë e mi numërohen ëndrrat

10 nyjat e fatit grindin njëra – tjetrën, si oborrtarët

në funeralin e mbretërisë së patrashëguar.

Tek mërmërij me buzë heshtjen

pres zemërngrirë vendimin,

për një fund që nesër të mund të rifilloj.

REKLAMA

Kudo që udhëtoj

nuk më ndahet reklama

e lëngut të portokalltë.

Nentucket nectars

dhe Kevin Youkilisnjë

buzëqeshje naive

dhe një shkop bejsbolli

Prapa tyre,

ndërtesat e xhamta

gëlltisin në qendër

ngjyrën nazike të ditës…

Gjithçka fshikulluar

me indiferencën ushtarake

të manekineve subkoshientë;

që mbi kapakët e rinj të librave

syrin do nisin ta përgjumin

me ëndrrat e tyre boshe.

HELLO…

Hello depërton zëri i Alice Tan Ridler

në sallën e veshur me melodi dhimbjeje

20 vjet marinse e këmbëve që trokasin metronë

si brumbuj indiferentë të kores së tokës

me veshët e mbyllur me tampon mbytës:

- Epitaf i ditës monotone

Dhe për një çast gjithçka përmbyset-

Bota kafshon hijen e saj

Gjinkallat hyjnizojnë këngën e fundit në shpirt

Nën tingujt e violonçelit të vjetër

në ëndërr të një zhgjëndrre

që duhej të ishte zgjuar me kohë...

MË LINI

Me lini ta vesh qerpikun me ëndrrën e bardhë

ta njom vargun e shpirtit me ndjenjën më të rrallë

ta mbledh si një glob në univers të shpirtit tim

dhe si një hieroglif t’i deshifroj rrotullimin.

Çdo pike të galaktikës një kryq do t’i heq

Është vendndodhja jote, ajo që më tërheq

në krahët e tua do gjendem më pas

si një metaforë që shtrihet përmbi varg...

89 DITËT E NAIMIT 2010

90 DITËT E NAIMIT 2010

MBRËMJA

Mbrëmja e ndarë në ngastra katrore

çdo copë, një segment mbi ndjenjë

radhit mëkatet si fustane mbrëmjesh

si tjegull e huaj mbi shtëpi të re,

dhe vargëzohen mbi qerpik të hënës

dy-tre shpirtra, thurur si gërshet.

Thurje e thurur mbi thuprën e jetës:

siç ylberi vishet përmbi renë e zezë.

Aleksandar PROKOPIEV

(MAQEDONI)

Aleksandar Prokopiev është prozator, eseist

dhe poet.

Ka diplomuar dhe magjistruar në

Fakultetin Filologjik në Beograd, në grupin

e letërsisë komparative dhe teorisë

së letërsisë. Punon në Institutin për letërsi

maqedonase në Shkup.

Ka botuar përmbledhjen me tregime

“Mladiot majstor na Igrata” 1983

(Mjeshtri i ri i lojës), “…Ili” 1987 (Ose), “Plovidba kon Jug” 1988

(Lundrim drejt jugut), “Slovo za zmijata” 1992 (Fjalë për gjarprin),

“Ars amatoria” 1998, “Slika trkalo” –haiku 1998 (Pikturë

rrotë), “Çovekot so çetiri çasovnici” 2003 (Njeriu me katër orë),

eseje “Dali Kalimah beshe postmodernist?”1994 (A ishte Kalimahu

postmodern?), “Patuvanje na skaznata” 1996 (Udhëtimi

i tregimit), “Antiupatstva za liçna upotreba” 1996/2000 (Antiudhëzime

për shfrytëzim personal), “Postmoderen Vavilon” 2000,

(Babiloni postmodern), “Borhes i kompjuterot” 2005 (Borhes dhe

kompjuteri) dhe novelën “Zirkaçot” 2007 (Vështruesi).

Është fitues i çmimit “Mjeshtër i prozës”. Për novelën “Vështruesi”

ishte i nominuar për çmimin letrar “Ballkanika” më 2007. Veprat

e Prokopievit janë të përkthyera në anglisht, japonisht, frëngjisht,

çekisht, gjermanisht, hungarisht, polonisht, italisht, rusisht, serbisht

dhe bullgarisht. Është anëtar i shkrimtarëve të pavarur të

Maqedonisë.

POEZI HAIKU

Ylli lart

Aq larg, i imët

Ka emrin e vet

X

Çka ka ende

Atje, atje pas fundit?

Vetëm kuçedra.

X

Fëmijë në habi:

Nga përqafimi i fort – bum!

Tullumbacja plasi.

92 DITËT E NAIMIT 2010

X

E ngurtë, e njomë

Shqiponja përkëdhel shqiponjën

Në vend të duarve sqep.

X

Zogj përmbi tela

Pentagram me nota

-temp stakati.

X

Zog i hutuar

Mbi beton dromca të ftohta

-thërrmija fiktive.

X

Në majë të pishës

Luhatet korbi, mbi të

Harabeli fluturon.

X

Harabeli në shkurre

Zënka i zbulon

Maces vigjilent.

X

Edhe këtë dru

Kam mund ta mbërthej

Me pëllëmbë fëmijërore.

x

Druri nën urë

Afrohet pranvera

Tek lumi.

x

Plaku në park

Shikon në gjethe të lëmuara

Me dublet e rrudhave.

x

Parku shkretëtirë

Para ndërtesës një dru

Me dy çerdhe të zhurmëta.

Çerdhe në erë.

A e mundon laraskën

Sëmundja e detit.

x

macja në pullaz

dhe dy maçorrë të verdhë

-problem humbës!

x

Thonë është endacak

Rudi, maçorri rrugaç.

Për mua – shok.

x

Në kopshtin e verës

Ulur njeriu dhe përtypet.

Macja pret.

Breshka dhe macja

Mysafirë verorë

Në prag.

x

Shtëpia pa nikoqirin.

Për macet endacake

Përfitim i madh.

93 DITËT E NAIMIT 2010

Ibraim QAZIMI

(MAQEDONI)

Ibraim Qazimi u lind në qytetin e

Tetovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i

mbaroi në vendlindje, ndërkaq Fakultetin

Filologjik, drejtimi Letërsi dhe Gjuhë

Shqipe i kreu në Prishtinë. Ka botuar

përmbledhjen me poezi ‘’Dosja e një

kënge të heshtur’’.

Përveç poezisë shkruan edhe prozë dhe

ese.

Ai jeton dhe punon në Zvicër.

EPILOG

një plagë misterioze

jesir i ciklopëve të zi të erës e mora

në një betejë zulmëmadhe që s’dukej me sy

një plagë

edhe që prore mbeti imja

s’më takoi dot kurrë...

MADHËSHTI LEGALE

në manastire të izoluara imazhesh

gurëzime kujtimesh

ikjet të ripagëzohen si lamtumira të pafajshme

në cikle të metamorfozës së përcjelljeve

lesh të huaj u dashka zbardhuar

në vorbulla të lirive të frikshme përjetë

zhveshën nga një qime floku

më të lehtë të ishin për dalje

e të mos vdisnim para një të diele

të mbanin mend

së paku një njohje legale

ndër njerëz

MBASE

të mësoja solfezin me kohë

e di

symbyllas një sokak do ml kthente në vis

pastaj...

96 DITËT E NAIMIT 2010

të stërvitesha me paqen qelepire

edhe unë

sot do thithja ujkonjën

BETEJË TROJANE

pas një parakalimi

e fali kalin

gjithë tjerët thanë

eh...s’diti të gjendet në fushë shahu

ai kishte arritur në Trojë

Azur SALIHOVIÇ

(BOSNJË DHE HERCEGOVINË)

U lind më 11. 05. 1965 në Brçko, Bosnjë

dhe Hercegovinë. Shkruan poezi në

gjuhën angleze dhe boshnjake prej dy

dhjetëvjeçarë, ka studiuar gjuhën angleze

dhe gjuhësi të aplikuar me theks

mbi përkthime në Angli. I certifikuar

TEFL / TESOL. Është ish-anëtar i Institutit

të Gjuhësisë në Londër, Angli. Shkruan

poezi edhe në gjermanisht. Azur është

anëtar i Klubit letrar / Shoqatës së shkrimtarëve nga Brçko, Bosnjë

dhe Hercegovinë.

FLUTURA DHE PËRBINDËSHI

Yjet i kthehen fytyrës së një përbindëshi që qan

dhe Nata bie mbi portat e thyera të pranverës së një fëmije

Dielli im kujdeset për ty për të gjitha shekujt që vijnë

Tha flutura.

Ku je ti që dëgjon dhe prek heshtjen e bronztë të një kafazi të

mbyllur

Në një mjedis të ngushtë.

O zemra, heshtja ime të shqipton, në një pasqyrë me mijëra

pasqyrime

Dhe dëshira ime do të jetë ushqimi përderisa mëngjeset e

stuhishme të milionave

nuk qetësohen në portën e pritjes së Parajsës.

Ne të gjithë ndiejmë të njëjtin vezullim e presim. Tha flutura.

DASHURIA NUK NJEH KUFI

I zënë në madhështinë e parajsës, në grackën e një trupi prej

argjile,

pluskoj poshtë në kraterin e jetës për të lehtësuar verën e ditës

sime tokësore

Shpirti pengohet në rrugë për më të Lartin

Breza vdesin për çështjen e gabuar

Zhgënjimet janë një lehtësim i pafund në sytë e djemve të rinj

Disa duan të ikin disa duan të vdesin

S’ka kufi në sytë më madhështorë

Mendimet e mia janë të ngatërruara

Sytë e mi shohin vetëm vdekje

98 DITËT E NAIMIT 2010

Njeriu sheh gjithmonë vetëm kujtime

Njeriu qan gjithmonë për thellësinë

Dashuria nuk njeh ndarje,

politikanët mbajnë qetësinë e tyre

Urrejtja si virus e djeg qiellin

Dashuria nuk njeh kufi

Dashuria njeh mëshirën e Zotit

Të gjitha luftërat vetëm po kalonin

Të gjitha jetët janë lule në qiell.

MMH OSE DALLGË DRITE

Dallgë drite po kalojnë nëpër zemrën time

Pika uji rrjedhin poshtë mendimet e mia të paqeta

Rrezet e diellit janë gazmore larg prapa reve

Drita gëzimi po vijnë nëpër botën time të hapur.

Këngë prej së gjelbrës dhe të kaltrës dhe bardhësisë

përhapen nëpër jetë

Rruzulli planetar niset për t’u kthyer, për t’u prekur

nga ndriçimi i lavdisë

Këndet e gjithçkaje që merr frymë po thyejnë kufijtë

e kohës.

Mendje të së vërtetës zbulojnë shtresa vuajtjeje dhe

pasioni

Flijimi dhe vetmia lavdërojnë hijeshinë e tyre plot

dashuri.

Lot përmbysin skaje të vetmuara fëmijësh të braktisur

të tokës

Kujtim i varfërisë dhe dhembjes fluoreshente në

udhët e besimit.

Shkretëtira tingëllon si shpërthime në mënyrat e

kërkimit të jetës

Duke kremtuar besnikërinë e zemrës sime të trazuar

Fati i milionave luftëtarësh gjaknxehtë që përjetojnë

dashuri

Koha ndalet për një çast drite verbuese.

Kështu mbivendosen udhët e jetës dhe dashurisë,

dhe historia e vetes zhvillohet

nëpër hijeshinë e dashur të thirrjes së përhershme

Shih se si shkëndijat e shpresës treten si retë nëpër

gjithë globin

Duke shpëtuar të rinjtë dhe të vjetrit,

shih si sipërfaqja e ëndrrave tona që materializohen,

merr prapë farën e jetës.

Shkoj poshtë e lart dhe sytë e mi dëshirojnë

Asnjë zemër nuk sjell dot lavdinë përveç njërës që

dashuron

Rrugët e mia janë të pamëshirshme kur ma caktojnë

drejtimin

Më udhëheqin, më urojnë hir, të paarritura në

përqafimin e tyre

Nuk ndalin kurrë sikur të fshiheshin diku prapa

perdes prapa ekranit të gjatë dhe të gjelbër ato

gjithmonë ushqejnë mall të përhershëm përgjithmonë

dashuri të lavdëruar fund i përkryer

Muzika u bie ritmeve të mia të kaltërsisë dhe gëzimi

për luftime dhe rezultate, muzika vë shpirtin me

frymën e saj në shpirtin tim të rraskapitur

Mendja ime lufton për të ngritur rrjedhat e mia

Jeta e dashurisë është të vdesësh nën lëkurën e

lotëve

Ëndrra përleshen për mbijetesën e tyre

Sy e mbushin botën

Dashuria është këtu për t’u mbetur, dashuria s’do të

ikën kurrë

Jeta përhapet si një pikë deti, jeta merret me ditën.

Dallgë drite kalojnë nëpër zemrën time

Pika uji rrjedhin poshtë mendimet e mia të paqeta

Rrezet e diellit janë gazmore larg prapa reve

Drita gëzimi po vijnë nëpër botën time të hapur.

Këngë prej së gjelbrës dhe të kaltrës dhe bardhësisë

përhapen nëpër jetë

Rruzulli planetar niset për t’u kthyer, për t’u prekur

nga ndriçimi i lavdisë

Këndet e gjithçkaje që merr frymë po thyejnë kufijtë

e kohës.

Mendje të së vërtetës zbulojnë shtresa vuajtjeje dhe

pasioni

Flijimi dhe vetmia lavdërojnë hijeshinë e tyre plot

dashuri.

Lot përmbysin skaje të vetmuara fëmijësh të braktisur

të tokës

Kujtim i varfërisë dhe dhembjes fluoreshente në

udhët e besimit.

99 DITËT E NAIMIT 2010

100 DITËT E NAIMIT 2010

DHEMBJA PO ZHDUKET

Aq shumë zemër në gjërat, doja të merrja frymë.

Aq shumë dashuri në zakonet e njerëzve të tjerë,

doja të shija dhe të jetoja,

Aq shumë gëzim dhe shpirt që doja të ndaja me ty.

Tani ti shikon shfrenimin tonë, ecën nëpër jetën

tënde, tani sheh, unë po të pres,

Kur dielli ngjyen ngadalë poshtë horizontit të vullnetit

tonë.

Ëhë, dhembja po zhduket

Ëhë, shpirti po kalëron lirë

Ëhë, tani vetëm unë e ti.

Aq shumë trishtim dhe dëshirë, doja të isha i lirë.

Aq shumë dashuri dhe pasion që doja vërtet të më

jepje,

Aq shumë përpjekje dhe dëshira që doja të vendosja

në ty

As shumë palumturi dhe brenga nga doja të më

çliroje

Aq shumë shokë dhe dashnorë që ndërroje

Vetëm për të më lënduar.

Aq shumë lot dhe trishtim që qava veç për të të

qenë më afër.

Ëhë, vij drejt teje sikur dielli ngjyen ngadalë poshtë

horizontit të vullnetit tonë.

Ëhë, dhembja po zhduket

Ëhë, shpirti po kalëron lirë

Ëhë, vetëm unë e ti.

Mazllum SANEJA

(KOSOVË)

Mazllum Saneja u lind në Gjakovë, më

1945. Në Prishtinë kreu Fakultetin Filozofik,

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, kurse

më vonë edhe studimet pasuniversitare.

Gjuhën polake e mësoi në Universitetet

e Varshavës, Vrocllavit dhe Krakovit(1978-1981).

Më vonë në Universitetin

e Varshavës studioi letërsinë polake.

Mazllum Saneja është autor i librit gjuhësor

“Rozmowki albanskie”(Bisedor i gjuhës shqipe), Wiedza Powszechna,

Varshavë,1992.

Më 1997 fitoi çmimin prestigjioz letrar ZAIKS të Shoqatës së Autorëve

të Polonisë për arritje të rëndësishme në fushën e përkthimit

të letërsise polake. Mazllum Saneja merret edhe me publicistike

dhe eseistike. Është anëtar i P.E.N. Qendrës së Kosovës

dhe anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Kulturës Evropiane në

Varshavë.

Botoi librat: “Këlthitje”,Rilindja,Prishtinë,1973,”Heshtja e një

kohe”, Naim Frashri, Tiranë,1976, “Shpuzë e ftohtë”, Rilindja,

Prishtine,1988, “Purpurowa podroz”(Udhëtimi i purpurt)Orfeu,

Varshavë,1992, “Shëmbëllime të trazuara”, Rilindja, Prishtinë,1996,

“Ja nie jestem ten”(Unë nuk jam ai),Pavo, Varshavë,1996,

“Ognista ziemia”(Toka e zjarrtë),DWP, Varshavë,1999, “Pe ndonjë

ëndërr”, Dukagjini, Peje,2003, “Vetëtimë jetë”, PEN Qendra e

Kosovës, Prishtinë, 2007.

Ka përkthyer në gjuhën shqipe librat me poezi të poetëve më të

njohur polak:

Karol Vojtilla:”Bregu i qetësisë”, Drita, Ferizaj,1989, Czeslav

Milosz: “Qyteti pa emër”, Poeteka, Tiranë, 2009, Tadeush

Ruzhevic”Rrëfime traumatike”, Rilindja,Prishtinë,1991, Visllava

Shimborska: “As fund as fillim”, Dukagjini,Pejë,1997, Zbignjev

Herbert: “Zoti Cogito”, Dukagjini, Peje, 2000, Eva Lipska:

“Mësohu me vdekjen”, Sfinga, Prishtinë,2000, Eva Lipska:

“Unë”, Rozafa, Prishtinë, 2006 , Stanisllav Jezhi Lec: “Mendime

të pakrehura”(aforizma dhe epigrame), Rozafa, Prishtinë,2001,

Adam Zagajevski: ”Të shkosh në Lvov”, Sheshi, Prishtinë,2002,

Sllavomir Mrozhek: “Dashuria në Kremlin”,”Shumë të

nderuarit”(drama), Rozafa, Prishtinë,2003.

Mazllum Saneja është autor i: Antologjisë dygjuhëshe i poezisë

shqipe dhe polake të shekullit XX “Vetëm Itaka mbetet”(Tylko

Itaka pozostanie”, botuar nga Shtëpia Botuese “Latona”, Varshavë,1993,

Antologjisë së poezisë polake në gjuhen shqipe

“Fëmijët e epokës”, Varshavë,1997,

Antologjisë së poezisë shqipe të shekullit XX: “Nuk është vonë

për dashuri” në gjuhën polake në botim të Shtëpisë Botuese “Pogranicze”,

Sejny, 2005.

102 DITËT E NAIMIT 2010

Në gjuhën polake përktheu librat me poezi të zgjedhura

të poetëve të njohur modern shqiptarë:

Ali Podrimja:”Zyc”(Të jetosh), Orfeu, Varshavë,1993,

Ali Podrimja”skradziony plomien” (Flaka e vjedhur),

“Pogranicze”, Sejny, 2007, Eqrem Basha:

“Wiersze”(Poezi të zgjedhura), “Pogranicze”, Sejny,

1999, Visar Zhiti: “Upragniona blyskawica”

(Vetëtimë e uritur), “Pogranicze”, Sejny, 2009.

LUTJE

Kur në përfytyrimin tonë ndjejmë frikë

dhe mbi ne lëviz hapësira

Dritën njerëzore ruana Zot

Kur na le vullneti për jetë

madje edhe fjala duket e kotë

Dritën njerëzore ruana Zot

Kur urtësia jonë nuk jep fryte

Dhe tund drurin e përjetshëm

Dritën njerëzore ruana Zot

Kur zhgënjimi i hidhur na ndal na udhë

dhe përkulemi para gurit në fushë

Dritën njerëzore ruana Zot

E SHKRUAR NATËN

Në këtë orë të vonë të natës

kush shtyp dorezën e derës

të yjeve të mi

Kush troket në portë të fëmijërisë

kush ndez zjarrin

një flakë më mbërthen për kohën e shkuar

prore me duket se në qiell ndërrohen

ngjyrat e syve të mi të vetmuar

Sonte kush rri zgjuar mbi qenien time

kur gjumë nuk kam

Kush m’i rrëmben mendimet dhe ndjenjat e mia

dëshpërimin tim pendesën time

Kush parandien frymëmarrjen time të fundit

oh Zot

LUTJA E NETËVE TË PAGJUMË

Në netët të pagjumë

vetëtimën e yjeve ndjeva në vetvete

Një plagë e hapur

i tëri jam

O Zot mbështillem me një fashë të ftohtë

Mendimi im

gjak pikon

Lërmë

të flejë

VETËM FILLIKAT

Nëse do të vdesësh

e dikush të thotë

se do të të kujtojë

se do ta ruajë shtëpinë tënde

se do t’i ujisë lulet

do të vizitojë varrin tënd...

domethënë se tërë jetën ke qenë i vetmuar

Nëse do të vdesësh

duhet të jetë dikush

që të të marr për dore

e të thotë

do të vdes me ty

sepse vetëm ashtu mund t’i thuhet të vdekurit

Mund të mendosh

se ke jetuar

ndonëse me një njeri

ndoshta

në grumbull njerëzish

103 DITËT E NAIMIT 2010

Una Lóa / Una B.

SIGURÐARDÓTTIR

(ISLANDË)

U lind në vitin 1983. Ajo punon si artiste

dhe shkrimtare. Është njëra prej drejtuesve

të galerisë “Crymo”, një galeri

jofitimprurëse e administruar nga vetë

artistët në qendrën e Rejkjavikut. Në

pranverë 2008 diplomoi në Akademinë

Islandeze të Arteve (BFA). Fusha e saj e

interesit është puna në kufi të disa formave

të artit, krijimi i një shkrirjeje midis gjuhës, arteve të bukura

dhe artit dramatik. Ka botuar tre libra me vizatime dhe poezi:

Ævintýri sjúklegur stelpunnar, Sjúklega stelpan drepur dhe Sápusögur

(2007). Libri i saj i katërt, Harmamæli, Kúreki og kolbika

tík / Kauboji dhe bushtra e tij e zezë, parashikohet të botohet në

fillim të vitit 2011. Ajo ka marrë pjesë në ekspozita të shumta në

Islandë dhe jashtë dhe ka recituar dhe lexuar nga veprat e saj në

raste të ndryshme. Jeton dhe punon në Rejkjavik, Islandë.

KAUBOJI DHE BUSHTRA E TIJ E ZEZË – I, II DHE III

Tri poezi nga Una Lóa / Una B. Sigurðardóttir

Në anglisht nga Eva Signy Berger dhe Dean Ferrel,

në shqip nga Silke Liria Blumbach

I.

I veshur keq në mot të mjerueshëm, ja një kauboj i dëshpëruar,

që shtrëngon një perlë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues,

Pi një cigare dhe ka një dhembje në gjirin e tij të majtë, që

lëshohet. Një kauboj i trishtuar, një kauboj i lënduar, së paku

lëshohet në mënyrë maço.

E njëjta këngë në përsëritje, disku si i tërë është budalla, edhe

pse nganjëherë ka fishekzjarre. Ka ikur bushtra, askush nuk e

do, ç’është një kauboj pa qen dhe pa kalë? I ënjtur nga alkooli,

i fut gishtat në hir duke kërkuar një guaskë. A do ta pushojë

perlën ndonjëherë apo kush e di? Gjithçka e djegur këtu prej

kohësh. Asnjë gjurmë prushi ose guaske, dhe oqeani është i

largët.

Përpiqet t’ia dalë, përpiqet ta bindë veten, dëshiron të jetë pozitiv.

Vë një gisht ngjyrë hiri drejt stomakut të tij, sy të përgjakur të

djegur nga hiri. Nuk e kupton plotësisht, përpiqet t’i kuptojë këto

pasoja, por nuk e gëlltit dot krejt.

Mut.

Qifsha.

Vjell.

Vendos ta gëlltisë margaritarin gjithsesi dhe kalon një javë duke

106 DITËT E NAIMIT 2010

e kërkuar në jashtëqitjet e tij.

Po ta takonte Cliff-in rrugës, pa dyshim do të hidhej

në krahët e tij dhe kundër çdo arsyeje nuk do të

ngordhte, ndonëse kjo nuk do të ishte gjëja më e

keqe duke pasur parasysh që digjet për t’u zhytur

në mjerim dhe jo thjesht të gjendet në të.

II.

Ja, duke u tërhequr nëpër shiun e imtë në të mugët,

një kauboj dhe një bushtër e zezë. Me çdo hap,

toka gogësin. Mund të mendosh që i hahet! Mund

ta thithë në stomakun e saj, dhe atë e kaplon frika

të humbet dhe të mos gjetet kurrë më. Askush nuk

do ta kërkonte. Dëshiron ta godasë veten nokaut,

nuk di të merret me vetëdijen; të jetë vetëm me një

bushtër dhe të ekzistojë mu tani. Kjo është jeta dhe

asgjë tjetër, ai dhe ky mut bushtre. Bota e saj është

e hollë dhe një vello e kaltër e ka mbështjellë

diellin, sepse ajo dashuron në verbërim.

Ai e lë veten të bjerë në një gropë dhe nuk mund të

mërzitet më, nuk i kujtohet asnjë shkak. Po, ndoshta,

për të pasur një ditë tjetër, për mundësinë për ta

pasur njëri-tjetrin dhe për ta gjetur atë qëllimin. E di

që paraja është masa e gjallërisë dhe e pyet veten

se sa vlerë paska.

Bushtra e zezë ka sy të lëshuar që pikojnë pa

pushim; ajo është aq e trishtë. Prek fytyrën e tij me

një hundë të ftohtë dhe të lagësht, kërkon dashuri

por ai është i zbrazët. Nuk është djalë i keq, vetëm

i dhemb. I çalë, i rrahur dhe i mavijosur dhe nuk

posedon asnjë qindarkë. “O kafsha ime me frymëmarrje

erëkeqe”, thotë, “sa i lagësht je”, kur ajo

qan mbi faqen e tij. Por kjo është në rregull sepse

kripa për të ka shije të ëmbël. Kështu duan bushtrat.

Ai është kauboj.

Lëkundet mbi krahët e tij, i njollosur me baltë, mendon

që e ka detyrën të jetoj dhe të mos vdesë në

një pellg. Qan në fytyrën e perëndisë së tij, përsëri

u mashtrua. Nuk ka siguri për jetë pas vdekjes.

Ka ende disa budallenj këtu që i besojnë rendit të

parajsës dhe ferrit. Ai mendon që e di më mirë,

dridhet me mendimin, ndoshta kjo është, bojëkafe,

e lagësht dhe e hirtë. Shpreson që mund të arrijë

një vend të ri dhe më të mirë, të vazhdojë me gjithë

degët që e trembin.

Vdekje dhe kolerë! Po të dinte vetëm që bushtra

e tij e zezë i di të gjitha, që jeta është dashuri dhe

jo ditët e tij të numëruara në minuta dhe hapa.

Ndoshta e pret e fshehur nga poshtë, sepse çdo

hap i drejtohet dashurisë, e cila, mendon, varet nga

litari i saj dikur rrugës, kështu që lëkundet përpara

dhe prapa, i lehtësuar që kjo bushtër e mallkuar

qenka me të, e do verbërisht, kështu që ai mund të

zhytet më poshtë në hapat e tij.

III.

Kauboji është frigjid dhe i ftohur deri në asht.

Shan drejt qiellit: “Mos mendo që mund të më

vrasës, do të të qëlloj më parë!”

Ia drejton pistoletën e tij, qëllon një re.

Bum!

“Kështu do të të bëj shkrumb nëse vetëm përpiqesh.”

Lëkundet mbi një gur, përpara e prapa, duke belbëzuar

me vete “qifsha mutin e armikut”.

Ka gangrenë në një gisht të dorës dhe një gisht të

këmbës.

Më vonë bëhet emocional, kjo verë është tepër e

ëmbël.

I flet bushtrës së stëruritur, dhe syri i saj bojëkafe

pluskon.

“A të të tregoj pafajësinë time?”

Por nuk përgjigjet, gjuha e saj është tepër e ënjtur.

“Ç’është kjo foshnje, ji një grua! Unë dhe ti, ne jemi

si zëri i daulles afrikane!”

Natën ai bisedon me Zotin.

“Ji i mirë me mua, dakord?

Trajtomë me kujdes, mos më torturo!

“Premtoj të mos pihem, të mbesë i thatë, dhe urrej

tokë të thatë.”

Por as Zoti nuk përgjigjet.

Hidhet mbi këmbët e tij me duar plot brenga që

dridhen.

“Qoftë e mallkuar!”, i është thyer zemra.

E zbath gjoksin e tij dhe e qëllon me grusht.

“A të besoj në uljen në të kërrusurin injorant?”

Në rënien e shpejtë kap një grusht balte

vetëm për të parë se si zhduket në vorbull.

Ngre tri taste.

Vum...

107 DITËT E NAIMIT 2010

108 DITËT E NAIMIT 2010

Mbyllja e sistemit,

ndoshta ka vdekur për bukë tepër gjatë.

E merr veten në dritën depërtuese të diellit,

hidhet mbi këmbët e tij dhe kap një vizion me afat

të skaduar.

Ia zbut nervat; një mizë vjen e pushon mbi supin e

tij.

I thotë që është në rregull të jetë këtu,

që duhet t’i japë vetes pak hapësirë manovruese,

që jeta është krijim,

që është krijim gjithandej,

që njeriu jeton ashtu si mendon,

që është e pamundur të mos krijosh,

qoftë edhe në gjumë.

Kështu qëllon mbi trurin e tij.

Una Lóa / Una B. Sigurðardóttir

Rejkjavik, Islandë 2010

Thór STEFÁNSSON

(ISLANDË)

Thór Stefánsson, i lindur në Rejkjavik më

1949, ka botuar nëntë libra origjinalë

poezie prej vitit 1989. Gjithashtu, ka

përkthyer pesë libra të poetit frankofon

Guillevic në islandisht, si dhe antologji

poetësh frankofonë nga Kebek, Belgjikë

dhe Afrikë. Më 2004 u botua antologjia

e tij e poezisë islandeze në frëngjisht në

Kebek dhe në Francë, 25 poètes islandais

d’aujourd’hui (25 poetë të sotshëm islandezë) (Écrits des

Forges, Temps des Cerises).

Thór ka studiuar letërsi të përgjithshme në Paris dhe ka dhënë

mësim të frëngjishtes dhe islandishtes në Islandë dhe në Francë.

Tani jep mësime frëngjisht nëpërmjet internetit prej një gjimnazi

në Rejkiavik.

Thór ka redaktuar fjalorë frëngjisht-islandisht dhe është autori i

një gramatike të gjuhës frënge për nxënës islandezë.

IV

1

Nuk ka gjë për t’u penduar.

Ndarja jonë zgjon

premtime ribashkimi.

Pa praninë tënde

jam i kënaqur me dëshirën.

Qejfi a barazohet ndonjëherë

me një pritje të mirë?

2

Takimet tona japin gjithmonë kënaqësi

Nganjëherë megjithatë

jemi bashkë për vite me radhë

pa vënë re.

Shumëfishimi i jetës

është tepër për një mendje,

110 DITËT E NAIMIT 2010

çasteve u duhet paqe

për t’u ndezur

në sytë tanë

që zjarret të flakërojnë

në shpirtin tonë.

3

Zemra ime rreh

e pjerrët si qielli

në gjoksin tim.

Dielli yt rri

vazhdimisht

në majën e saj

nëpër ditët e mesdimrit

duke ndriçuar rëniet e natës

përmbi ne.

4

Po dashuria

në gjithë këtë rrënim?

I shkruaj emrat tanë

mbi një copë letre

dhe tinëzisht

ta kaloj ty

me zemër të shpuar.

5

Dashuria nuk

çngjyroset..

Rrjedh përpara

me kërcënim,

gërmon një shtrat të thellë,

kërcen në një ujëvarë të lartë.

Kush do të vazhdonte me not

në ujëra të qetë?

6

Në dritën tonë vendos sy

në ngjyrat e dashurisë sime,

ndonëse nuk posedoj dot kurrë

gjithçka atje që është e mrekullueshme.

Vetëm emri yt do të mjaftojë

për ushqimin e veshit tim.

Muzika e tij është më i dëlirë

se të gjitha daullet që dëgjoj.

Aura juaj ka një

ngrohtësi të mrekullueshme.

Por si mund të arrij të gjej

një pjesë në karmën tënde?

7

Shpirtrat preken

dhe trupi harrohet

sepse është.

Ankthi dridhet

midis yjeve

dhe skuqet në firmament.

Bukuria shfaqet

në sytë e tu.

Ja ku banoj.

8

Në këtë verë plot diell,

besnikëria ka

krahë të çelur

dhe nën të dy është era.

Dhe fluturojmë

me zemra të gëzuara

në drejtime të ndryshme.

9

Zoti është tre në një.

Dashuria është dy në një.

Njeriu është një.

111 DITËT E NAIMIT 2010

112 DITËT E NAIMIT 2010

10

Dashuria

na mëson

të jetojmë.

Jeta

na mëson

të dashurojmë.

Agron TUFA

(SHQIPËRI)

Agron Tufa u lind me më 1967, në Dibër.

Poet, prozator, përkthyes dhe studiues i

letërsisë. Ka studiuar në Universitetin e

Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi, mandej i

thelloi studimet në Institutin “Gorki” dhe

studimet pasuniversitare - në Institutin

e Kulturave Evropiane në Moskë, ku ka

mbrojtur titullin “Master” për filozofi arti

me tezën “Mistika e origjinalit”. Është profesor i letërsisë së huaj

të shekullit XX në Fakultetin filologjik të Universitetit të Tiranës,

doktor i shkencave filologjike.

Ka botuar vëllimet me poezi “Aty tek portat Skee” (1996); “Rrethinat

e Atlantidës” (2002); “Avangardë engjëjsh” (2005); “Fryma

mbi ujëra” (2007); vëllimin me ese të zgjedhura “Janusi qindfytyrësh”

(2004); romanet – “Dueli” (1998); “Fabula rasa” (2005);

“Mërkuna e zezë” (2005), “Tenxherja”. Vëllimi me proza të

shkurtëra “Thembra e Akcilit”. Libri i tij i fundit me ese dhe studime

letrare është “Kuja e Mnemozinës” (2010). Është përkthyes

nga rusishtja i poetëve, prozatorëve dhe studiuesve si Josif Brodskij,

Osip Mandelshtam, Anna Ahmatova, Marina Cvjetajeva, Boris

Pasternak, Danill Harms, Olga Sjedakova, Vladimir Nabokov,

Vladimir Propp, Roman Jakobson, Boris Ejhenbaum, Jurij Llotman,

E. Zamjatin etj.

Krijimtaria e tij letrare, poezia dhe proza, janë botuar në antologji

dhe revista të ndryshme europiane. Tufa është vlerësuar

me çmime të rëndësishme letrare kombëtare e ndërkombëtare.

Agron Tufa është fituesi i çmimit letrar Kombëtar “Penda e Argjendtë”

2004 për romanin më të mirë “Fabula rasa”, ndërsa për

vitin 2009 ai fitoi “Çmimin e Madh/ Grand Prize” për tërësinë e

veprave letrare me motivin: “Për stilin, gjuhën, ndjeshmërinë dhe

risitë që sjell në poezinë dhe prozën shqipe”.

THARANTHULL

Lavde t’urryera për atë hymn të zi

Që end krijimtarinë ndër mijëra fije t’helmëta!

Koha bëhet rreng, vetëvrasje dhe pusi

Dhe hapësirat njomen me pika fatesh t’njelmëta.

O gjeometri e vdekjes, o art mekanik -

Shartesë arkitekture me manifakturë!

Përmasat bashkëpunojnë të japin një çikrik,

114 DITËT E NAIMIT 2010

Që ngre realitete të vdekura në pëlhurë.

Shtator 2010

TABERNAKULL

Mbas kaq stinësh letargjie zënë të zgjojnë ethe

dëbore.

Fij’ e kohës së ndërpreme bën me veten qark të

akullt.

Rreh të rendësh rrotull vendesh në lëvizje rrotullore...

Rreh të shpleksësh (të mos çmendesh), një shajni që

shtjellet vagullt.

Herëdokur me çap të frikun ti zbret shkallët parandjenjash;

Dron se t’fton një festë e fshehtë me festarë të

gdhendun n’akull,

Dron se zbritja asht një kamë që gabon kujtesën

shenjash...

Por prek fundin! Ke ndezë dritën... fillikat në tabernakull!

Tash nuk shmangesh... s’i ik dot... Gjëmon zemra e

bodrumit.

Si ke mundë me mugullue rrënjëthellë te kjo masakër?

Cili qenka fruti yt? Çfarë mbëltimi vallë e mbrujti?

Plojë statujash trashëgimi! Muret skuqin gjak të

kaltër...

Muret skuqin si këmisha e të vramit, që s’gjen

paqë;

Nuk i zbeh harresë e bardhë! Andrrat si shërbet

gëlqereje –

Nuk mbajnë dot... suvaja shembet dhe, ndërkaq,

Kish me kthye, herëdokur, zemërgur, mes k’saj

mizerjeje.

Maj 2009

ELEGJI PËR DRITËN

Ka nisë me u zhburgosë drita: çdo rrezë

Me pingrrimë çan e then qafën si fyell kristali ndër

gurë

Ku majmet e panjohuna me bojën e vet.

Si bukë e ardhun, e mbrueme shekave t’errta -

Drita ka nisë me teptisë.

Dheu asht i lagësht, qielli - i vramë;

Ftyrpremë dergjen buzëprroni krenja t’paqarta

ushtarësh

Kërleshun me rrajë drandofillash.

Gurgullon i çartun hamendjesh

Uji i shterrun qyshkur.

Ka nisë me u zhburgosë drita,

Me u rrëxue përjashtë -

Thes i artë me kashtë

Prej frëngjive picirrake t’ksollës.

Me mendje ngarend dhe e prek,

Ngarend dhe e prek,

E puth me buzët me bojë

Kambanën në ag.

Tue qa me gjys ngashrime falem:

“Lavde, Zotynë, për dritën

që na e ep ma të madhe se Ndriçuesin!”

E dallgë mbas dallge, dallgë mbas dallge

Tue e lpi si kurmin e Afërditës

E shtyn terrin me fshesë

Deri kur drita kapet për majë.

Prill 2010

ZOTI I HISTORISË

Lulja që shpërthen në hanë,

Pllenon hapsinat yjore me polenin e saj:

Përfund oqeanesh ka rranjë.

Vikingët dhe Kertesi,

Atila dhe Kolombi,

Djega e Adolfit të ri

Dhe ai burri, të cilit s’ia vari e dashtuna

Në të tashmen e përjetshme si mundësi dëshire...

Vizione, imagjinata, delire -

115 DITËT E NAIMIT 2010

116 DITËT E NAIMIT 2010

Rrethanorë vendi, rrethanorë mënyre,

Nuk i zhbin thëllimi, nuk i shkrumbon vapa -

Rranjë kanë të gjitha -

Rranjë tash e para,

Rranjë tash e mbrapa.

Prore nuk men ajo dorë

Me infuzion qiellor

Mbi farën tokësore

Rriten savane me bëma

Zgjaten zakosa mortore

Mos lumi i Heraklitit ka qenë prej klorofili?

Prill 2010

NJERIU KUR ND’RRON JETË…

Njeriu kur nd’rron jetë dhe ikën përmatanë

Një pemë të padukshme e mbjell në shpirtrat tanë.

Rrjedh rëra e durimit, kapicë mbi vite -vitet,

Topitur marramendjesh dhe pem’ e dhimbjes rritet

Me mish e moshë vullneti, si det që shungullon -

Suvalë e shkumëzuar dhe i vetvetes hon

Së thelli vet’përpirë... A kemi ndërruar ujë?

Ka mugulluar gjethe dhe pema e pabujë...

Dhe shtat’ i saj, dhe degët, që hovin midis resh

Harlisur janë pa bza, të lira, jashtë nesh

Dhe vjen një grimëkohë kur koha pezullohet;

Si një narciz i zi, që vetë vetadhurohet

Befas plas pasqyra prej lotit në thërrmim.

Shfytyrohet pamja. Shterron dhe çdo kuptim

Që kinse kish pasë qenë, që kinse kish pasë

peshë...

Si rrobë lebrozësh vetja vetveten ngutaz zhvesh

Dhe mbetesh krejt cullak me pemën kundruall -

Pa ditë në e mëkove përthellë teje nën zhguall,

Pa ditë se ke mëkuar një pemë të tillë mosdije,

Pa ditë se ke gjalluar përposh saj, nën hije

Rrug’timi yt s’ka qenë pos arrati nga brenga...

Sa rrathë të majmë pikëllimesh fsheh ky trung

përbrenda?

117 DITËT E NAIMIT 2010

Athanase

VANTCHEV DE THRACY

(FRANCË)

Athanase Vantchev de Thracy është pa

dyshim njëri nga poetët më të mëdhenj

bashkëkohës francezë. I lindur më 3

janar 1940, në Haskovo të Bullgarisë, ky

poliglot me kulturë të jashtëzakonshme

ndjek për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë

studime të larta në disa nga universitetet

më të njohura të Evropës, ku ai fiton njohuri

të thella për poezinë botërore.

Athanase Vantchev de Thracy është autor i 28 përmbledhjeve me

poezi (të shkruara në varg klasik dhe të lirë), ku ai përdor gjithë

spektrin e prozodisë : epopenë, odën, sonetin, bukoliket, idilet,

pastoralet, baladat, elegjitë, rondon, satirën, hymin, épigramin,

epitafin etj. Ai ka publikuar gjithashtu një numër monografish si

dhe punimin e doktoraturës, Simbolika e dritës në poezinë e Paul

Verlaine-it. Në bullgarisht, ai shkruan një studim për shkrimtarin

epikurian Pétrone, të mbiquajtur Petronius Arbiter elegantiaru, i

preferuari i Neron-it, autor i romanit Satirikon, si dhe një studim

në gjuhën ruse me titull Poetika dhe metafizika në veprën e Dostojevskit.

Duke qenë një njohës shumë i mirë i antikitetit, Athanase Vantchev

de Thracy shkruan mjaft artikuj për poezinë greke e latine. Kurse

gjatë qëndrimit të tij prej dy vjetësh në Tunizi, ai boton njëra pas

tjetrës tri vepra kushtuar dy qytezave punike tuniziane : Monastir-

Ruspina – ana e tejdukshme, El-Djem-Thysdrus – i fejuari i kaltërsisë

dhe Mozaikët e qytetit të Thysdrus-it.

Ai studion për shumë vite me radhë islamin dhe vendet e Lindjes

si Sirinë, Turqinë, Libanin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Irakun,

Egjiptin, Marokun, Tunizinë, Mauritaninë dhe Taxhikistanin, ku

kalon edhe një pjesë të jetës së tij. Në këtë periudhë, ai përshtat

në gjuhën frënge veprën historike të Mustafa Tlass-it Zenobie,

mbretëresha e Palmyre-it.

Ai qëdron gjithashtu dy vjet në Rusi (1993-1994) për të studiuar

poezinë ruse. Përkthyes i një plejade të tërë poetësh, Athanase

Vantchev de Thracy është nderuar me shumë çmime letrare e

ndërkombëtare, midis të cilëve me Çmimin e Madh Ndërkombëtar

të Poezisë Solenzara. Ai është laureat i Akademisë Franceze,

anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe të Letërsisë,

Docteur honoris causa i Universitit të Veliko Tarnovo-s, në

Bullgari, laureat i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës,

anëtar i P.E.N Club-it francez, i Shoqatës së Shkrimtarëve francezë

si dhe i Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe të letërsisë në Francë. Poezitë

e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

120 DITËT E NAIMIT 2010

Ai botoi këto vëllime poetike:

- Flakërime (1970), Hije e marrëzi (1971),- Polyhymnia

(1981), Libri i transparencave (1981),

Orë e Stinë (1981),Ti, Virgjëreshë e zjarrit (1985),

ribotuar më 2001 dhe 2002, Oaz, fytyra drite

(1986), Strofa pentacorde(1986), Animula vagula,

blandula (1986), Sonetet e Damaskut (1987), Elozh

drite (1987), Libër për oktavat (1987), Leptis-Minor

(sonete romane), Përmbi Fjalët (1988), Anamnezë

(1991), ribotim i zgjeruar(2006), Vetmia e Tridhjetë

(1992), Trallisje, pasuar nga Shkëlqimet (1992),

Këngë homofonike (1997), Zëra të bukur antikë

(2000), Befas, një drithërimë engjëllore (2000),

Momente përjetësie (2001), Anale dhe përshpirtje

(2002, Epopteia ( Soditje sublime) 2003, Elegji

(2003), Ora e Nëntë (2004), Mëshirë, o Zot (2005),

Kështu bëhen njerëzit (2006), Dhe deti kthehej në

këngë (2007).

DHEMBSHURI

Carolina di Gregorio-s

Sa i kthjellët është ky mëngjes, e ëmbla ime, Carolina,

Këtë e dinë edhe trishtilat që luajnë

Kukafshehtas me flladin si pëlhurë xixëlluese.

Zëra fëmijësh gjallojnë lumturisht rrugëve

E shpërthejnë si kambana kristali

Në ajrin e tejdukshëm.

E qeshur, ti shtrin nga dritarja krahët e tu të brishtë

drejt gëzimit të padukshëm

Nga kraharorët e tyre fërgëllues,

Dhe ndjesitë e tua, nën puthjet e pastërvitura

Të diellit adoleshent

Rezonojnë si kordat

E harpës!

Mos u përkul më tepër drejt

Hapësirës së dritares,

Engjëlli im i Bukurisë !

Ti mund të biesh në greminë

Nga zemra ime, ku vetëm ti,

Në këtë pranverë të qeshur,

E veshur me zefir e trëndafil,

Mbretëron si Afërditë,

E madhe, e panënshtruar,

Perëndeshë e pashoqe

E Bukurisë, e Dashurisë

Dhe e Dhembshurisë !

Paris, e martë, më 24 shkurt 2004

FJALË KALTËRSIE

Stephen-it

« Kërkoj pa pushim sytë e asaj

Që ishte për mua aq e bukur »

Perandori Wou

Ne e donim detin, valët et qeta të ujit

Gjelbërimin mahnitës të fushave e kodrinave Librin

e qetësisë dhe muzikën hyjnore Të vargjeve të Teokritit

në hije të pemëve lulëbardha

Fleurigny – Touques, këtë të martë të 1 janarit 2008

HYR DHE NDIZE DRITËN

« My God, what is a heart? »

George Herbert-it (1593-1633)

Hyr et ndize dritën dhe qesh ! Kënga e ëmbël et

natës pranverore hyn edhe ajo Në shtëpi, plot me

lule të kuqe e të kaltra.

Përse je kaq e frymëzuar, kaq e lehtë ? Përse fustani

yt vallëzon nëpër kadifen e qetësisë Me një ëndërr

lumturie të thurur kaq bukur ?

A ëndërron ti për parfume ngacmuese Që t’i bëjnë

lëvizjet e tua kundërmonjëse Dhe perdet të dridhen

nga fryma e kohës Si fletët që bien nga plepat e

vjetër ?

A do ta ndërroje ti aromën e butë të një peme,

Me fëshfërimën e ndrojtur të qershive ?

E Dashur, sa e dua këtë lumturi

Që buron prej trupit tënd,

Si një fllad i ardhur nga deti

Që shkon drejt pyllit me pisha!

Hajde, të lutem, të më mësosh

Artin e harmonisë me dritën e qiellit,

Gramatikën e dashurisë së bimëve të gjalla,

121 DITËT E NAIMIT 2010

122 DITËT E NAIMIT 2010

Dhe kuptimin e yjeve të ndezur në zemër.

Jam shumë i lodhur !

Por shpirti im kërkon të flasë pa pushim

Gjuhën e virgjër të lëndinave

Dhe të deshifrojë fshehtësitë

E « Tablettes de buis d’Apronenia Avitia ! »

Më thuaj se me çfarë lloj arti të pashprehur

Dashuria i zhvendos pa pushim kufijtë

Ndërsa unë, i harruar në melankolinë time,

Dëgjoj këngë që më ngjajnë me ato të mëllenjave !

Thuamë, pra, shpirt im,

What is a heart ?

Në Paris, këtë të diel të 6 shkurtit, Anno Christi 2005

TRI PSHERËTIMA

E çfarë mund t’ju them më qartë se këto fjalë:

Koha është e mirë në pemishten e paqtë të kumbullave,

Le të pushojmë këtu, të mbështetur në lëvoren e

tyre të butë.

Një grua me freskore fildishi tund flokët e saj

Nën shiun e petaleve. Ajo këndon. Ajo hesht.

Çfarë shprehin fjalët e saj ? Çfarë fsheh heshtja e

saj e bukur ?

Melodi e heshtur e meshkujve të bletëve,

Këngë elegjiake et bletëve, përsipër

Shtëpisë sime, plot me miq që qeshin e më duan.

(Vjersha të shkurtra nga vëllimi me poezi Momente

përjetësie, 2001)

Përktheu Gjovalin Kola

Ndue UKAJ

(KOSOVË)

Ndue Ukaj (1977) u lind në Stubëll të

Epërme, Komune e Vitisë.

Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë

shqipe në Fakultetin e Filologjisë në

Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur

edhe studimet e magjistraturës. Ka qenë

editor i revistës për art, kulturë e shoqëri

“Identiteti” (2001-2002) që është botuar

në Prishtinë. Ka bashkëpunuar dhe

bashkëpunon me periodikun letrar shqiptar. Tekstet e tij letrare,

eseistike, publicistike janë botuar në Shqipëri, Kosovë, Mal të

Zi, Maqedoni, diasporë dhe më gjerë. Ndërsa shumë tekste të

natyrës së diskursit politik janë përkthyer e komentuar, edhe në

media ndërkombëtare.

Gjatë kohës së okupimit serb dhe pas luftës në Kosovë, Ukaj ka

qenë aktiv në jetën politike të Kosovë. Ndërsa viteve të fundit ka

jetuar përkohësisht ne Suedi, ku ka ndjekur disa kurse.

Është redaktor dhe recensent i dhjetëra librave, autorë i shumë

parathënieve, pasthënieve.

Më 2004 ka botuar librin “Diskursi biblik në letërsinë shqipe”

(AIKD, Prishtinë).

Është i përfshirë në disa libra dhe antologji të poezisë shqipe.

Po ashtu, është përfshirë në antologjinë shqip-rumanisht, shtatë

poet shqiptar dhe shtatë rumun, Bukuria e bukurive” “Frumusetea

frumusetilor “, Bukuresht(2008).

Me 2008 ka botuar librin“Ujëvarat e metaforave”.

Ndue Ukaj shkruan poezi, prozë, eseistikë, kritikë letrare dhe

publicistikë.

GODO NUK VJEN

Është shi, rruga nga Irlanda është e pakalueshme

Deti nuk kapërcehet me hapa të vegjël, netëve me shi

Kur vetmia të përpinë si toka e plasaritur nga tërmeti

Kur dhembja nuk ka kohë as deshifrime shkencore.

Godo nuk vjen, është vonë, e ka molepsur pritja

Në gjumë të rehatshëm, përkund ëndrrat e mija dhe tuat.

Ai nuk vjen, as nën Pemën e Jetës as në teatrin e çudirave

Bënë gjumin e pritjes që se kupton koha jote... koha jonë.

Ti e pret, si nusja dhëndrin në shtratin e braktisur,

E ëndërron krahëhapur tek të sjell thesin e mbështjell me ëndrra

Ku ti fut duart butësisht, si nëpër flokët e dashura... prehesh aty

Dhe lyp ëndrrën tënde, që ngatërrohet nëpër gishtërinjtë e gjatë.

Papritur një pickim ta shtang turpin, dora fluturon nga thesi.

124 DITËT E NAIMIT 2010

Ti fshin ballin dhe kupton se Godo nuk erdh, as

shikimi i tij enigmatik.

Prapëseprapë nuk bindesh se ëndrra jote u fut në

thes.

U lidh nyje e përjetshme si ardhja e Godosë.

Papritur kalon përtej lumit të fjalëve që ec furishëm

Si hapat e tu nëpër ëndrra plotë çudira drejtë rojeve

të kohës

Që bëjnë zhurmën e jetës në ëndrrën e pritjes.

Pranë rojeve të kohës

Dhe kultivon shpresën se Godo megjithatë do të

vjen.

Godo nuk vjen, jo...!

Ti qanë, qanë furishëm sa lotët të çelin një përrua

Mes mollëzave tua dhe rrjedhës së tyre pa cak.

Ku tiktaket e zemrës ndjehen sikur hapat e të panjohurit

Në natën e zezë si futa kur troket hidhërimi

Në të cilën edhe Godo do të merrte në thua dhe

përplasej keq.

SHTEGTARI

I mbledhur kruspull, njeriu i kohës sime

Si guaskë e qitur baltës së zezë,

Bredh në kërkim të kohës.

Të cilën s’e njeh askush, e as ai.

I përhumbur, me mitin e rikthimit që i vlon në kokë,

Përshkon botën rreth e qark,

S’ është Odise, nuk ka Itakë që e kërkon.

E di se Penelopa dënesët n’shtrat e dashuruar si

kurrë më parë.

Çdo mugëtire, kur qetësia e kafshon.

I patrembur me kokën e mbushur pasione.

E grushtet përplot kujtime që i vlojnë si ujë n’zjarr

Ai bredh meridianëve t’ rruzullimit

Pa harta e kufij, pa emër e kohë

Si zog lajmëtar, shtegtari

Rrapëllin nëpër kohë, lexon e rilexon.

E mashtron vetën pafundësisht

Duke i numëruar shekujt nëpër gishtërinj.

Pastaj kalon detin e kuq n’ këmbë.

Atje nuk është më Nazareti,

As Toka e Premtuar. Trishtohet!

Është një kala e mbushur me mite vdekëtare.

I zhgënjyer.

I ngrati, kthehet vrap nëpër detin e ngrirë.

Numëron edhe njëherë vitet e jetës.

Në ëndërr asnjë engjëll s’i lajmërohet.

Është i vonuar shumë.

Kthimi në atdheun e pasioneve është më i largët

Se kujtimi për ditën e nisjes në shtegtimin e pafund!

Mugëtira ikën, ikën edhe koha.

Ai vrap ec duke ndjekur yllin e rikthimit.

I cili shuhet bashkë me yllin që e përpijnë ca re të

zeza.

Dhe zbulimin e ëndrrës që kundërmon keq

Diku ku tani s’e di ku?

Shtegtari, një korb i kohës,

Që vajton pa pushim në kërkim të vetvetes.

Si vjeshta përkundet para gjumit dimëror.

DALLGËT E KOHËS...

Hemingway-ane

Është një det i trazuar

Dhe një plak që peshkon pa nda

Me anijen e kohës së amshuar.

Brigjet i kërkon pa pra.

Një re e zezë e përcjell me hapa të harlisur

Peshkun e jetës detit të dalldisur.

Është një det i trazuar dhe shumë çudira ka

Ka dhe një plakë që peshkon pa nda

Dhe një vajzë të dashuruar

Që peshkun e artë n’dorë dëshiron ta ka.

Dhe ky det i trazuar

Asnjëherë s’ ka qetësi

Lufton fytas me jetën

Një anije e sulmuar

Nga shumë stuhi.

Në thellësi të mistershme detit në stuhi

Një peshkaqen i uritur kërcënon pa pra.

Ndërsa një anije e prishur sfidon pa nda.

Dimri i acartë e ngrinë detin gurë

Dhe furtuna rritet nuk pushon kurrë.

Plaku i harlisur s’e sheh më kohën rreth tij.

125 DITËT E NAIMIT 2010

126 DITËT E NAIMIT 2010

Klith ankthshëm dhe numëron vitet nëpër gishtërinj

Është natë e zezë deti s’ka qetësi.

I dremitur nga peshkimi ndalet e mendon

Është fundi i jetës, tani një gjë e kupton

S’ kishte lindur për të qenë peshkatar njerëzish.

As shkëmb për ndërtim.

Mirëpo dhembshurinë për jetën e kthehu në lundrim.

Janë ditë të ftohta akulli të trishton

Brigjet janë të largëta s’ka dallgë që e shpëton.

Anija e kohës e sfiduar lundron.

Ajo tundet si era me plakun e topitur.

Derisa dielli t’bjerë mbi det

E vajza të kap peshkun, tej mase e uritur.

Akuarium i kujtimeve i asht ba hije

Gërmadhë e zemrës së mallëngjyer.

Një strehë e madhe dhembshurie.

Zoti im, dialogu im i së dielës është më i vetmuar

Se nata e vjeshtës me furtuna dridhmuese

Se tingëllima e katedrales që grish vetminë e zezë

E ngreh zvarrë si viktimë kohësh klasike

Dhe ngjyrat e piktorit që prehet prehrit të gruas së

epshme

I gdhirë me shikimin e humbur që i shëmbëllen

Të dielës së dialogut tim me poezinë...!

Alisa VELAJ

(SHQIPËRI)

Alisa Velaj u lind në qytetin e Vlorës më

nëntor 1982. Mbaroi studimet e larta

për gjuhë-letersi shqipe në Universitetin

e Tiranës më 2005. Gjatë viteve 2005-

2008, kreu studimet universitare në katedrën

e Letërsisë shqipe të Universitetit të

Tiranës me temë “Katharsisi në prozën e

Mitrush Kutelit”.

Ka botuar dy libra me poezi: “Themelet

e erës” (2006) dhe “Drejt ajrit” (2009).

Është pedagoge e letërsisë shqipe në Universitetin “Alkeksandër

Moisiu” në Durrës.

RRËFENJË PELEGRINËSH

Askush s’merr mundimin

Ta dëgjojë rrëfenjën prej fillimit.

Gjethja është gjethe

Dhe pema është pemë.

E gjelbra prore mbetet

Iluzion pamor,

A shtrat i drunjtë i pavetëdijes.

Njëherë dashurova bredhin që s’ishte bredh

Dhe tremba vetminë me degë kaltërsie.

Pastaj aq shumë më lodhi pagjumësia,

Sa rashë e lehtë pupël mbi kurora pemësh.

E pikërisht këtu nis përralla,

E asaj ç’ka pelegrinët të thanë për mua;

Se njëherë paskam qenë krejt prej mishi,

Por më pas-thurrin gjethnaje,

Një natë shtatori humba aftësinë

Që të ndiej afshet e kurmit tënd.

E ftohtë si në gjenet e origjinës,

Frymoj netëve nën hije qirinjsh

Pa kuptuar kurrfarë gjëje

Nga loja e brishtë e flakëzës.

...Dhe rrëfenja mbaron çdo natë me hënë

Kur ti i dehur nga lëbyrje trupash

U falesh Venerave me fytyra të mjegullta.

Pelegrin i trishtë

I udhëve ku pemët s’kanë gjethe!

128 DITËT E NAIMIT 2010

ABSTRAKSION

Dhe hëna e njohu vetveten

Kuptoi se dritën e merrte prej diellit.

Unë,

Unë dhimbja vjeshtake,

S’kuptova asgjë…

Vështrova veç gjethet që iknin prej meje

Nën një ndriçim të hënës-pjepër.

Pastaj,

Pastaj nuk fola kurrë më!

TË MBUSHESH ME TY

për ty natyrisht

Të mbushesh me ty

është si te zbrazesh

prej lulëzime kaktusesh

që prarojnë shkretëtirën

veç për një natë…

I kam parë ato lule të vogla, të ndrojtura

mëngjeseve në Arizona i kam pare,

tek çelnin kopshtijeve

të verdha, te kuqërremta.

me petalet që varnin kokat

herët në mëngjes

e më janë dukur kaq te ngjashme me ty.

Vetveten krahasoj me çdo kopsht shkretëtire

pa mundur te rroj dot as pa zbrazjen tënde.

Zbrazjen tënde të etshme

të pangopur me ujëra

si kjo rërë e verdhë

e të tronditur me kthime të prajshme

kthime të brishta…

Ajme kaktuset e mia të trishta!

Tiranë, shtator 2010

Burhanedin XHEMAILI

(MAQEDONI)

Burhanedin Xhemaili, lindi më

28.02.1962 në fsh. Rramanli. Shkollën

e mesme e kreu në Kumanovë, ndërsa

Fakultetin Filologjik, dega “Gjuhë dhe

Letërsi Shqipe” në Shkup. Ka punuar

profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

në Shkollën e Mesme Ekonomike në

Kumanovë, ndërsa tani është pranuar

si këshilltar shtetëror në Ministrinë

e Kulturës. Ka ushtruar detyrën e Kryeredaktorit të Revistës për

Letërsi‚ Shkencë dhe Kulturë Doruntina, dhe të kryetarit të Klubit

të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë. Ka botuar

librat: “Drita e vonuar’’ (poezi 1993), “Frikë nga liria” (tregime)

1994, “Portrete të djegura” (dramë) 1999, “Tingujt e jetës” (tregime)

2001, “Kambanat e lirisë” (poezi) 2003, “Magjia moderne’’

(tregime dhe novela) 2005, “Rruga e ndjenjave”.

FJALA E URTË SHQIPE

Në kohën e heshtjes mortore

vargjet në majë të gjuhës na i frenonin

hijet e vdekta ngjyrë hiri

dhe qentë me zgjebe

që kafshonin pa lehur fare...

Në atë kohë me zgjebe,

djalli i heshtjes

e vodhi orën e vërtetë me kambanare,

dhe i ra shtatë herë pas shtatë orëve,

për t’i shteruar zërat e zëshëm

dhe për t’i ndrydhur e shtrydhur si limon i kalbur

të dalldisurit

që shfrynin pezmin kundër të keqes...

“Qeni që nuk lehë të kafshon”

tha fjala e urtë shqipe,

prandaj kini kujdes

kë po e ushqeni...

Ndërsa koha e re frenuesit i shfrenoi

duke i kurorëzuar me engjëjt e verdhë

që dikur ishin vetëm hije të vdekta

e tani po shiten shpëtimtarë të denjë

dhe po na hapin dyert e mbyllura

me gjemba

që i mbyllën vetë...

130 DITËT E NAIMIT 2010

HIQNI PRANGAT E PËRDITSHMËRISË

Kur ra muzgu i amullisë,

mbi mendjendriturit

me koka të rënduara nga bezdia

dhe kënga e qyqes mbi çati,

u tretën shpresat e fundit

për këngën e kamotshme të lirisë...

Pastaj, kur ra edhe hija e maleve të djegura

mbi urën e derdhur nga lumi rrëmbyes,

të shkujdesurit i betonuan shenjat wudhëtreguese,

e bota lakmitare i hapi dyert me rrëmbim

për ta ngrënë njëri tjetrin

sikur mjegulla e kohës së shkuar

fanarët e pishtarëve

të humanizmit

dhe drejtësisë...

Prandaj,

hiqni prangat e përditshmërisë

dhe ndërtoni ura të qëndrueshme

që njerëzit të lëvizin

sikur rrjedha e lumit të shpresave tona

se bota nuk është ziliqare

për njerëzit e devotshëm

që rrezatojnë urtësi dhe mençuri...

KËNGA E ZOGJVE TË HARLISUR...

Në kohën e buzëmbrëmjeve të ndrydhta

nuk dëgjohej kënga e zogjve të harlisur,

as degët e mollës kuqe nuk valëviteshin

në flladin pranveror...

Ngjante, sikur të përmbytej jehona e furishme

e heretikëve të padëgjueshëm

në heshtjen e territ frenues

dhe në shpatën e zjarrit djegës

që të sosej vrulli

dhe përkushtimi i trashëguar

për ta ndërtuar piramidën

e vlerave njerëzore

edhe pse ky rrugëtim nuk do të ndalet kurrë...

NJË DITË...

Kur do të takohesh me njerëzit

brengëmbytur

do të humbesh në rrugën

që shpie udhëkryqeve moderne

pa shenja dhe udhëtregues

dhe do të triumfosh si humbës

në udhëkryqin e jetës

se rrugën e humbjes ke trazuar

duke ëndërruar famën

me përralla odave të lëna shkretë

pa e çuar një gurë

tek ura e kalimtarëve

si shenjë e ekzistimit

se në këtë botë mjerane

me shkallë të drunjta

mund të ngritesh majave rrëshqitëse

por rrëshqitja të shpie në humnerë...

131 DITËT E NAIMIT 2010

PËRMBAJTJA

Eva LIPSKA...................................................... 9

ASGJË NUK ËSHTË E SIGURT

NJOFTIM

TESTAMENTI

MËSOHU ME VDEKJEN

DY LETRA

NJË GJERMAN I RI NË TAKIMIN LETRAR

SYRI I PETRITIT

BURSISTËT E KOHËS

ERICSSON, BIRI IM

KLITHMA E MODËS

KËTU

SHTYPE ENTER

DYQANET ZOOLOGJIKE

ASKUSH

QYTEZA BOTA

KRAKOVI

PLACEBO

LLAFAZANIA E BOTËS

Sadik BEJKO................................................... 23

LETËR HAMURABIT

NGA MURGARI I SHPELLËS ARAM

NË KAÇUBËN E BRENGËS

Ç’MBETI PA THËNË PËR DËSHMORËT

HIJA E DHELPRËS SË KUQE

Mario BELLIZZI................................................ 27

LIRIJA

DIMRI I MËRGIMIT

DRAGOI DHE KUÇEDRA

NË PRAK

Naime BEQIRAJ.............................................. 29

MAMIT

MOTRA E HELIOSIT

KAPROLLI

Shaip BEQIRI.................................................. 33

ORTEKU QË NGJITET

SHKUPI

BABAI

MURI

Silke Liria BLUMBACH..................................... 37

TRIUMF

DUKE PIRË ÇAJ

NAFTË

ISHULL

GATEWAY TO GANGA

Shaip EMËRLLAHU.......................................... 41

UDHË PA KRYE

NJË DITË

EDHE PSE TË PËRGJOHET BUZËQESHJA

Nicole CAGE - FLORENTINY............................ 45

UNË, BOTA

KY VEND QË DUA

VENDI I ATJESHËM

Jennifer GREENE............................................ 49

PËR TY

AFËR

PENDË

Biba ISMAIL.................................................... 53

NORDIA

RRASKAPITJE

UHËTIM

Eugeniusz KASJANOWICZ.............................. 55

ÇDO GUR

KUR LARGOHEM NGA QYTETI IM

JAM PJESË E KOZMOSIT

MË MBAJ

Roman KISJOV................................................ 57

POET I LINDUR

POETI MUNDET

BARIU

Sadik KRASNIQI............................................. 61

FYTYRA E NËNËS

EPITAF

KUJTIM I SHASTISUR

PAS SHUME SHIRAVE

Nina MALINOVSKI......................................... 63

NDOSHTA GJITHÇKA

DO TË MBAROJË MIRË

Vladimir MARTINOVSKI.................................. 67

MES DY MUZEVE HOLANDEZE

YJËSI TË REJA

ÇASTI NË KULM

Mexhid MEHMETI............................................ 73

METAFORË E ZBRAZUR

PARADOKSALE

KOPSHT I ÇUDITSHËM

PEIZAZH I NGRIRË

Poli MUKANOVA............................................ 77

NJË QERSHORI

ÇASTE NË NJË KUTI SHKREPËSE

HOMO FABER

PORTRET

Giuseppe NAPOLITANO................................. 81

KËSHTJELLARJA IME E VOGËL

TË KAM KËRKUAR

VITE QË VRAPOJNË

Amir OR......................................................... 85

DISA THONË

NJË KORRIGJIM

EPITAF

Lediana PAJA.................................................. 87

SI VALË E DETIT...

Ç’TË BËJ ME TY ZOT?

NUK MUND TA GËNJESH DHIMBJEN

REKLAMA

HELLO…

MË LINI

MBRËMJA

Aleksandar PROKOPIEV................................... 91

POEZI HAIKU

Ibraim QAZIMI............................................... 95

EPILOG

MADHËSHTI LEGALE

MBASE

BETEJË TROJANE

Azur SALIHOVIÇ............................................. 97

FLUTURA DHE PËRBINDËSHI

DASHURIA NUK NJEH KUFI

MMH OSE DALLGË DRITE

DHEMBJA PO ZHDUKET

Mazllum SANEJA.......................................... 101

LUTJE

E SHKRUAR NATËN

LUTJA E NETËVE TË PAGJUMË

VETËM FILLIKAT

Una Lóa / Una B SIGURÐARDÓTTIR.............. 105

KAUBOJI DHE BUSHTRA E TIJ E ZEZË

I, II DHE III

Thór STEFÁNSSON....................................... 109

IV

Agron TUFA.................................................. 113

THARANTHULL

TABERNAKULL

ELEGJI PËR DRITËN

ZOTI I HISTORISË

NJERIU KUR ND’RRON JETË…

Athanase VANTCHEV DE THRACY................. 119

DHEMBSHURI

FJALË KALTËRSIE

HYR DHE NDIZE DRITËN

TRI PSHERËTIMA

Ndue UKAJ................................................... 123

GODO NUK VJEN

SHTEGTARI

DALLGËT E KOHËS...

Alisa VELAJ................................................... 127

RRËFENJË PELEGRINËSH

ABSTRAKSION

TË MBUSHESH ME TY

Burhanedin XHEMAILI................................... 129

FJALA E URTË SHQIPE

HIQNI PRANGAT E PËRDITSHMËRISË

KËNGA E ZOGJVE TË HARLISUR...

NJË DITË...

Boton

Manifestimi Letrar Ndërkombëtar

“Ditët e Naimit”

Tetovë

Drejtor

Shaip EMËRLLAHU

Lektor

Ekrem AJRULI

www.ditetenaimit.org

Botimin e ndihmoi

Ministria e Kulturës e R. Maqedonisë

U shtyp më vitin 2010, në shtypshkronjën

“ArbëriaDesign“, Tetovë.

CIP - Katalogizimi në publikim

Biblioteka popullore dhe universitare ‘Sveti Klimen Ohridski’,

Shkup

KËNGA E DETIT / (Përgatiti: Shaip Emërllahu; përktheu: Silke

Liria Blumbach);

Manifestimi Letrar Ndërkombëtar ’DITËT E NAIMIT’, - Tetovë,

2010; 124 f.; ilustr. 20cm.- (Biblioteka ‘Meridiane poetike’)

ISBN 978-608-65084-2-5

Emërllahu, Shaip

COBISS.MK – ID 84928778

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!