25.07.2013 Views

KOSOVA MORI DRITËN E GJELBËR PËR MBAJTJEN E ...

KOSOVA MORI DRITËN E GJELBËR PËR MBAJTJEN E ...

KOSOVA MORI DRITËN E GJELBËR PËR MBAJTJEN E ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KOSOVA MORI DRITËN E GJELBËR PËR MBAJTJEN E REGJISTRIMIT TË POPULLSISË NË KOSOVË NË VITIN

2011

25 nëntor 2010 - Në Ministrinë e Administratës Publike, znj Edita Tahiri, ministre, priti z. Pieter Everaers,

Drejtor i EUROSTAT-it dhe kryesues i Operacionit Ndërkombëtarë për Monitorimin (ONM) e Regjistrimit

të Popullsisë (The International Monitoring Operation IMO).

Në këtë takim z. Everaers i ka bërë te njohur ministres Tahiri se Kosova ka marrë dritën e gjelbër nga

IMO për mbajtjen Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive familjare dhe Banesave në Kosovë në vitin

20011. z.Everaers ka përgëzuar Ministren për këtë arritje të madhe duke thënë se përgatitjet serioze që i

ka bërë MAP dhe ESK për procesin e regjistrimit dhe respektimi i standardeve evropiane, janë bazë mbi

të cilat IMO ka marrë vendim të jap dritën e gjelbër për Kosovën.

Ministrja Tahiri ka shprehur kënaqësinë për vlerësimin e lartë nga ana e IMO dhe ka siguruar se

përkushtimi për një regjistrim të suksesshëm mbetet prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës. Pas takimit,

Ministrja Tahiri dhe z.Pieter Everaers kanë mbajtur një Konferencë për shtyp.

Me këtë rast z. Everaers ka thënë se IMO ka monitoruar në mënyrë sistematike përgatitjet për

Regjistrimin e popullsisë në Kosovë që nga viti 2005, me qëllim të verifikimit që regjistrimi i popullsisë në

Kosovë të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare. “IMO, në takimin e mbajtur në muajin tetor, ka

vlerësuar se përgatitjet e Entit Statistikor të Kosovës janë në përputhje me rekomandimet

ndërkombëtare.

Prandaj, IMO rekomandon se regjistrimi i popullsisë mund të filloj më 1 prill 2011”, ka deklaruar z.

Everaers. Duke folur për përgatitjet e bëra, z. Everaers ka thënë sepërgatitjet teknike të Entit Statistikor

të Kosovës (ESK) ( ku përfshihen përgatitjet e pyetësorëve, udhëzuesit për regjistruesit, planin për

trajnimin e regjistruesve dhe sistemet e TI), janë në një fazë mjaft të avancuar. Gjithashtu z. Everaers ka

theksuar edhe faktin se Ligji për Regjistrimin e Popullsisë është miratuar nga Kuvendi dhe është në

përputhje me rekomandimet ndërkombëtare për regjistrimin e popullsisë.

Sa i përket buxhetit të regjistrimit, edhe pse negociatat me donatorët për buxhetin e regjistrimit janë në

vazhdim e sipër, IMO parashikon se buxheti do të mbulohet plotësisht. Ministrja Tahiri ka shprehur

falënderimin për z. Everaers në angazhimin e pa rezervë te tij, duke konsideruar partneritetin me

EUROSTAT-in dhe Komisionin Evropian si kyç.

Ajo ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të realizuar suksesshëm Regjistrimin popullsisë,

si një projekt i interesit nacional, i cili do të realizohet në pajtim me standardet ndërkombëtare,

duke prodhuar të dhëna të vlefshme e të pranueshme nga të gjitha palët, duke plotësuar mungesën prej

tri dekadash të të dhënave statistikore në Kosovë.

Për të siguruar pjesëmarrjen e lartë të të gjitha grupeve të popullsisë në regjistrim, IMO kishte vendosur

si parakusht për mbështetjen e tyre që ESK të zhvilloj një fushatë të informimit për minoritetet si dhe një

fushatë në media për publikun e gjerë. Një fushatë gjithëpërfshirëse për media dhe për komunikim ka

filluar në muajin shkurt 2010 dhe planet dhe përcjellja e fushatave në terren dhe komunikimi tani janë

duke ecur mirë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të vazhdojë të përcjell përgatitjet gjatë

muajve të ardhshëm, gjatë të cilëve Qeveria është rekomanduar që të mbaj ritmin e përshpejtuar.

Gjatë periudhës së regjistrimit në prill 2011, IMO do të caktoj një ekip të vëzhguesve që do të

monitorojë nga afër regjistrimin në terren. Nga ana e sajë Ministrja Tahiri ka falënderuar z. Everaers dhe

Organizatën ndërkombëtare për dhënien e vizës për mbajtjen e regjistrimit. Ajo ka theksuar se kjo është

një arritje e madhe e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Administratës Publike për realizimin e

suksesshëm të projektimit të regjistrimit.

Me këtë rast ajo ka vlerësuar lartë punën e gjithë ekipit të Ministrisë, Entit Statistilor të Kosovës, zyrës

për regjistrim dhe partnerëve ndërkombëtar dhe në veçanti të Eurostatit. Ministrja Tahiri ka falënderuar

po ashtu Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe Qeverinë amerikane si dhe gjithë donatorët

përfshirë DIFID, SIDA, Swiss Cooperation, të Luksemburgut dhe Danimarkës etj të cilën mbështesin

financiarisht këtë projekt të rëndësishëm për vendin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!