28.07.2013 Views

PERISKOPI

PERISKOPI

PERISKOPI

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PERISKOPI

Revistë mujore | Nr. 01 | Nëntor 2009

Kampet e turpit

1

2

Sot e dhjetë vite

rresht, mbi 700 romë,

të ikur nga pjesë të

ndryshme të Kosovës,

mbetën të lënë në

kampet në veri të

Mitrovicës.

Kampet e turpit

Ndonëse u shpenzuan miliarda euro për

nevoja humanitare, një nga problemet

më rrëqethëse të Kosovës asnjëherë nuk

u kualifikua si prioritet tek auroritetet

ndërkombëtarë, organizatat e numërta

humanitare, e lere me institucionet e

Kosovës. Sot e dhjetë vite rresht, mbi 700

romë, të ikur nga pjesë të ndryshme të

Kosovës, mbetën të lënë në kampet në veri

të Mitrovicës.

Nuk mund të ketë një ilustrim më

të drejtë të konceptit të mjerimit sesa

imazhet e jetës së romëve në kampet e

kontaminuara me plumb. Kampi në Cesmin

Lug, ku jetojnë rreth 50 familje rome, ka

një konsturkcion vargu ku barakat mbahen

njëra në tjetrën. Të krijohet përshtypja se

rrëzimi i një barake do t’shkaktonte një

domino efekt fatal duke shembur për tokët

tërë kampin.

Familja Cakolli me nëntë anëtarët e saj

që nga viti 2000 jeton në këtë kamp, ku

OBSH-ja thotë se shkalla e kontaminimit

me plumb është e patolerueshme.

“Mu djali 27 vjeçar m’ka vdekë prej

plumbi, para pesë vjetëve ”, thotë Elez

Cakolli. “Tonë jemi të sëmutë prej plumbit.

S’ka ndihmesë, s’ka barna, s’ka kushte”.

Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë iniciativa,

e realizuar projekte të shumta për

riintegrimin e Romëve në shoqëri. Mirëpo

kjo shumësi projektesh të pakoordinuara

në vend të ofrimit të një zgjidhje për

banorët e rrezikuar është shndërruar në një

gjah fondesh për organizatat e shumta që

operojnë në Kosovë. Në garë për të marrë

primatin ndaj problemit të kampeve, në

mënyrë paradoksale është vënë në rend të

dytë thelbi i problemit. Dhe sot e kësaj dite

derisa 700 romë vazhdojnë të rrezikohen

nga helmimi me plumb, UNMIK-u, organizatat

e ndryshme dhe, së fundmi, Qeveria e

Kosovës vazhdojnë të gjuajnë përgjegjësinë

te njëra tjera.

Tani, Qeveria pretendon që zhvendosjen

dhe integrimin e Romëve do ta trajtojë

si prioritet të lartë duke marrë mbi vete

përgjegjësinë e koordinimit të punëve

rreth zhbërjes se kampeve. Premtimi më

i ri u dha në fillim të këtij viti, kur Qeveria

e Kosovës përfundimisht morri përsipër

nga UNMIK-u përgjegjësitë e koordinimit

të punëve rreth zhbërjes së kampeve dhe

integrimit të romëve. Për të treguar se e

ka “seriozisht”, kësaj radhe qeveria krijon

një Komitet të veçantë për këtë çështje.

Dhe përderisa zyrtarë qeveritar shprehen

të prerë se ata janë zot shtëpie në këtë

projekt, kjo nuk korrespondon me pjesëmarrjen

në financimin e tij. Sot e kësaj dite

as një cent nga buxheti i konsoliduar nuk

është ndarë për zhvendosjen e romëve nga

kampet në veri. Diç më dorëshlirë është

treguar Komuna e Mitrovicës e cila gjatë

kësaj vere ndau 10 hektar tokë në Mahallën

e Romëve për ndërtim shtëpish. Në anën

tjetër Khaldoun Sinno në emër të Komis-

“Shpresojmë që ky projekt

në një afat prej katër-pesë muajsh

të jetë i realizueshëm dhe dy

kampet në veri të mbyllen”, tha

Shaip Muja në konferencën e

Klubit për Politikë të Jashtme më

26 Maj të këtij viti. Mirëpo, sot e

kësaj dite, 6 muaj pas, kampet

vazhdojnë të shërbejnë si strehë

për qindra romë.

ionit Evropian thotë se fondet eventuale

për këtë projekt do ti menaxhonte vetë

Komisioni.

Shaip Muja, këshilltarë i kryeministrit

Thaçi i emëruar si koordinatorë i projektit

të zhbërjes së kampeve Rome, në maj të

këtij viti premtoi se kampet do të mbyllen

brenda tri-katër muajve dhe që qeveria

lokale së bashku me qeverinë qendrore

do të kujdesen që Romët të kenë strehim,

shërbimin shëndetësor, shërbimin higjenik

dhe edukimin.

“Shpresojmë që ky projekt në një afat

prej katër-pesë muajsh të jetë i realizueshëm

dhe dy kampet në veri të mbyllen”,

tha Shaip Muja në konferencën e Klubit

për Politikë të Jashtme më 26 Maj të këtij

viti. Mirëpo, sot e kësaj dite, 6 muaj pas,

kampet vazhdojnë të shërbejnë si strehë

për qindra romë. .

Të krijuara me vendim të autoriteteve

të Kombeve të Bashkuara si vendstrehim

i disajavorë për romët e ikur, Cesmin Lug

e Osterode mbeten turpi i përbashkët i

shoqërisë kosovare dhe një sistemi të tërë

ndërkombëtarë që operon në Kosovë.

Kryeredaktor

Ylli Hoxha

Redaktore:

Besa Luci

Hulumtues:

Driton Syla

Fotografitë

Ilir Bajraktari

Dizajni

trembelat.com

Kontakti

info@eklubi.eu

+ 381 38 221 881

3

4

Historia e turpit

Më 1999, pjesëtarët e komuniteteve pakicë

me banim në Roma Mahallë qenë përndjekur

nga shqiptarët për në veri. Ata u

vendosën kryesisht në katër lokalitete:

Zhitkovc, Kabllare, Leposaviç, dhe Cesmin

Lug. Tri nga këto vendbanime shfrytëzoheshin

si vend për deponinë e mbeturinave

të shkritores së plumbit të Trepçës. Trupat

Franceze të KFOR-it dhe administrata e

UNMIK-ut, së bashku me UNHCR-in intervenuan

atëkohë në krijimin e vend strehimeve

të përkohshme që sot përmbyllin një

dekadë të ekzistencës .

Në një raport të UNMIK-ut të porositur

nga Bernard Kushner në Nëntor të vitit

2000, jepen të dhëna që konfirmojnë

shkallën e lartë të kontaminimit me plumb

në tërë rajonin e Mitrovicës, ndërsa në

mostrat e gjakut të banorëve lokal shënohet

prani e patolerueshme e plumbit.

Pas shqyrtimit të analizave të gjakut

të bëra mbi ushtarëve francez në vitin

1999/2000 në Mitrovicë, administratori i

atëhershëm i UNMIK-ut me një vendim të

prerë kishte ndërprerë punën në shkritoren

e plumbit me arsyetimin se çdo punë

e mëtutjeshme në këtë shkritore është e

rrezikshme për jetën e banorëve të zonës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i

konsideron zonat ku janë vendosur kampet

e romëve si zona me kontaminimin më të

lartë nga plumbi në tërë rajonin e Mitrovicës.

Që nga viti 2004 OBSH-ja publikisht

thërret për zhvendosjen e personave që

ende jetojnë në kampe ndërsa posaçërisht

vinte theksin në mbylljen e kampeve në

Kabllare, Zhitkovc dhe Cesmin Lug si dhe

deklarimin e kësaj zone si të rrezikshme

për jetë.

UNMIK-ut iu deshën pesë vite kohë dhe

një duzinë presionesh të jashtme para se të

vendosë mbylljen e kampeve në Zhitkovc

dhe Kabllare për ti zhvendosur banorët

e tyre në bazën e zbrazët ushtarake të

trupave franceze të KFOR-it, në Osterode.

Megjithatë, banorët e kampeve nuk kanë

mundur të i shmangen helmimit nga

plumbi, që sipas një raporti të OBSH-së

rezultonte të jetë deri në 10 herë më i lartë

se shkalla e lejuar.

Në anën tjetër, banorët e Cesmin Lug

hezituan të zhvendosen në këtë vendbanim

të përkohshëm duke e konsideruar

këtë kërkesë si absurde, pasiqë kampi në

Osterode ishte vetëm 150 metra larg barakave

të tyre dhe kishte shkallë të përafërt

të kontaminimit.

Zyrtarja e OBSH-së sqaron për Periskop

se mungesa e kushteve higjienike, banimi

në baraka, veshmbathja joadekuate, qasja

në mbeturina metalesh si dhe ushqimi jo

adekuat janë faktorë të rëndësishëm, që

rrisin lëndueshmërinë e banorëve të Cesmin

Lug dhe Osterode ndaj kontaminimit.

Ndonëse kemi edhe zona tjera në Mitrovicë

ku kontaminimi është i lartë, kushtet e

jetës janë ato që bëjnë ndryshimin andaj

Në një raport të UNMIK-ut

të porositur nga Bernard

Kushner në Nëntor të vitit

2000, jepen të dhëna që konfirmojnë

shkallën e lartë të

kontaminimit me plumb në tërë

rajonin e Mitrovicës, ndërsa në

mostrat e gjakut të banorëve

lokal shënohet prani e

patolerueshme e plumbit.

prania e plumbit në mostrat e gjakut të

romëve nga këto kampe rezulton të jetë

më e lartë.

Sipas Human Rights Watch mungesa e

autopsisë të personave të vdekur nuk na

lejon të nxjerrim përfundim se arsyeja e

vdekjes së banorëve të kampeve në veri

është helmimi me plumb por gjithsesi

tërheq vërejtjen për një mundësi të tillë.

Autopsia e një fëmiu romë që kishte vdekur

ne Kabllare flet për dëmtim organesh nga

helmimi andaj kjo organizatë rekomandon

evakuimin e menjëhershëm të banorëve të

kampeve në veri.

5

6

Mbyllja e kampeve

të turpit

Në vitet 2004 UNMIK-u krijoi një panel

për të kërkuar ndihmë për zgjidhjen e

çështjes se kampeve, me ç’rast Qeveria

Norvegjeze morri përsipër një pjesë të

investimit . Përmes Norvegian Church Aid

(NCA) fillimisht financoi mirëmbajtjen e

kampeve dhe e morri përsipër sigurimin

e një vakti ushqimi sa më cilësorë për

banorët.

Një taks force e krijuar nga UNMIK-u

në vitin 2005 planifikon zhvendosjen e

banorëve të kampeve në Roma Mahallë.

NCA morri për sipër ndërtimin e gjashtë

blloqeve banesore ndërsa Danish Refugee

Council ndërtoi 57 shtëpi në këtë pjesë të

Mitrovicës. Nga romët që duhej zhvendosur

prej kampeve të veriut deri sot

rreth 108 familje janë vendosur në këto

ndërtesa ndërsa 150 familje tjera vazhdojnë

të presin në ankth.

Integrimi në pjesën jugore të qytetit

nuk ishte i lehtë. Varësia nga ndihmat

e shtetit serb, shkollimi i fëmijëve në

gjuhën serbe, pengesat për të gjetur një

punë cilësohen të jenë problemet madhore

të këtij komuniteti. Qazim Gushani

përfaqësues i lagjes, thotë se shumica

dërmuese e banorëve në Roma Mahallë

janë të papunë ndërsa tregu i tyre i punës

kryesisht ishte në pjesën veriore, ku angazhoheshin

si punëtorë krahu.

Një pjesë e fondeve norvegjeze u

alokuan në projektin “Hoteli Industrial’

që parashihte krijimin e hapësirave ku

banorët e lagjeve mund të ushtornin zanatetet

e tyre. Kontejner të përdorur ishin

vendosur në një pjesë të lagjes, në tentativë

për të nxitur afarizmin e banorëve.

Nga ajo që pamë, kjo ide nuk duket se

do t’zbuste ndjeshëm gjendjen e rëndë

ekonomike të këtij komuniteti.

Që nga viti 2008, NCA transformoi programin

e saj në Kosovo Agency for Advocay

and Development, KAAD, si agjencion

brenda Ministrisë për Kthim dhe Komunitete,

e cila morri përsipër mirëmbajtjen

dhe trajtimin e kampeve në Osterode dhe

Cesmin Lug.

“Ndërkohë, një ndër arsyjet e tërheqjes

së NAC pas ndërtimit e bllokut të fundit

banesorë ishte edhe pakënaqësia me

përkushtimin të Qeverisë së Kosovës për

të ndërhyrë politikisht dhe finaciarisht në

përmirësimin e kësaj gjendje.

“Ne ishim në Mahallën e Romëve, aty

nuk ishte edhe gjendja shumë e mirë”, tha

Agon Maliqi, zyrtar i ambasadës norvegjeze.

“Banesat nuk janë t’u u mirëmbajte

dhe nuk mendoj se duhet fajësu vetëm

komuniteti romë për këto punë... Banesat

janë ndërtu sipas standardeve por

askush nuk kujdeset për to” thotë Maliqi

Ai habitej me faktin si një kompani e

pastrimit të qytetit përzgjedhë banorët e

mahallës së romëve për ta treguar rigorozitetin

në inkasim duke shndërruar lagjen

në një deponi të madhe mbeturinash.

DEPORTIMET

Si për ironi Republika Federale e

Gjermanisë po këmbëngulë që me

Qeverinë e Kosovës të nënshkruaj

marrëveshjen e riatdhesimit. Një

marrëveshje ende e panënshkruar,

por e dakorduar mes dy palëve,

nënkupton deportimin e së paku 12

mijë romëve që aktualisht jetojnë

në Gjermani, por nuk përmbushin

kriteret për qëndrim. Një zyrtar i

lartë i MPB-së në Kosovë konfirmon

se Qeveria e Kosovës është nën presionin

gjerman për nënshkrimin e

kësaj marrëveshje ndërsa mohon që

ndokush ndonjëherë të ketë shprehur

brengën për mungesë të kapaciteteve

për ti akomoduar në Kosovë

këta të ikur. Një sistem administrimi

që për tetë vite nuk zgjidhë problemin

e 700 banorëve të rrezikuar nga

kontaminimi me plumb vështirë se

mund të konsiderohet i kualifikuar

për të menaxhuar fatet e 12 mijë

hallexhinjve. Vendimi për të vazhduar

me këto deportime do të ishte

poaq i turpshëm.

7

8

Sfidat e

sotme

Ndërkohe, Komiteti i Qeverisë së

Kosovës që ka nisë punën në pranverë

të këtij viti pretendon se tash e tutje

do ti merr pejtë në duart e veta duke

menaxhuar me rigorozitet të gjithë

procesin e investimeve në projektin e

zhvendosjes së romëve. Kryetari i këtij

komitetit njëherit bashkëpunëtor i

ngushtë i kryeministrit Thaçi premton

se do të vendosë rregull në atë se si dhe

ku do të alokohen mjetet për zhbërjen

e kampeve. Derisa në maj të këtij viti,

i njëjti jepte afat prej 4-5 muajsh për

Imazhi

i turpit

Çështja e kampeve rome nuk ka

kaluar pa zhurmë as në mediat e

mëdha botërore. Janë jo të pakta

raportet e medieve botërore ku Kosova

paraqitjet në kontekst të shkeljes së

drejtave të njeriut. Përkundër adoptimit

të një pakoje kushtetuese bukur të

avancuar për të drejtat e komunitetit

romë Kosova përmes kampeve në veri

ka fituar një nam të kec.

mbylljen e kampeve tani ai thotë se

afati real do të ishte vjeshta e vitit 2010.

I pyetur nëse e shihte të arsyeshme

ndarjen e ndonjë fondi nga buxheti i

konsoliduar për mbylljen më të shpejtë

të këtij problemi, Shaip Muja, thekson

se Qeveria e Kosovës ka edhe shumë

probleme tjera më prioritare.

Në anën tjetër USAID këtë vit ndau

rreth 5 milionë Euro për ndërtimin

e edhe 50 shtëpive në Mahallën e

Romëve. Përmes Mercy Corps planifikohet

ndërtimi i një kompleksi banimi në

tokën që është ndarë nga ana e Asamblesë

Komunale të Mitrovicës. Sipas

zyrtarëve të Mercy Corps, prioritet do ti

jipet familjeve të vendosura në Cesmin

Lug, ndërsa familjet e mbetura do të zhvendoset

përkohësisht në Osterode që

ofron kushte diç më të mira banimi. Që

ky projekt të përmbyllet nevojitet edhe

një fond për ndërtimin e 80 shtëpive

Kryetari i bordit të KPJ-së Veton

Surroi thekson se “pakoja e

komuniteteve ka nxitur përkrahje

ndërkombëtare në procesin e pavarësimit

të vendit por kjo përkrahje

ndërkombëtare është njëherit edhe

një lloj obligimi sepse përkrahja e cila

i jepet Kosovës nga ana e bashkësisë

ndërkombëtare është e kushtëzuar”

Raporti më i ri i Human Rights

Watch, i publikuar në qershor 2009, ka

vendosur shoqrinë kosovare në bankën

e të akuzuarve për shkelje të drejtave

të komunitetit romë. Në këtë raport

Kosova spikatet për keqtrajtim dhe

neglizhencën që institucionet vendore

tregojnë ndaj këtij minoriteti. Ndonëse

një pjesë e kritikave botërore i

tjera për të cilat tanimë ekzistonë tokë

e dedikuar.

Zyrtari i komisionit evropian Khaldoun

Sinno tha se ky institucion është

duke shqyrtuar mundësinë e ndarjes së

një fondi për këtë projekt porse ende

nuk ka një vendim zyrtarë. “Një gjë

mund të ju sigurojë, se çdo projekt që

do të financohej nga Bashkimi Evropian

do të udhëhiqej dhe zbatohej nga

askush tjetër pos nga BE- ja” thotë

Sinno.

Ndonëse ekspertë të shoqërisë civile

theksojnë se paratë nuk janë pengesa

kryesore për zgjidhjen e problemit të

kampeve dhe problemin ia adresojnë

vullnetit politik, HRW i rekomandon

Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit

Evropian të tregohen më dorëshlirë ku

vije puna tek financimet për zgjidhjen e

këtij problemi.

adresohen prezencës ndërkombëtare

në Kosovë efektet anësore dëmtojnë

përpjekjet e Kosovës për të projektuar

një imazh të shoqërie multietnike dhe

të përgjegjshme ndaj komuniteteve

pakicë. Raporti “shokues” që nxjerr në

shesh “kushtet dëshpëruese në të cilat

jeton një nga pakicat më të shkeluara

të Evropës” ka rihapur diskutimin e

mungesës së vullnetit politik në Kosovë

për adresimin e këtij problemi.

Kosova në pretendimet e saj për

tu bërë anëtare e re e bashkësisë

ndërkombëtare do të jetë e kontestuar

moralisht përderisa problemi i romëve

në veri mbetet i pazgjidhur. Madje ky

problem rrezikon të shndërrohet në një

thembër akili për Kosovën.

“Harta e shkallës

së kontaminimit me

plumb të tokës në

rajonin e Mitrovicës.

bazuar në të dhënat e

Organizatës Botërore

të Shëndetësisë.”

Cesmin Lug

9

10

PESE PERSONALITETET

E ZGJEDHJEVE 2009

Objektivi i periskopit megjithatë nuk arriti ti shmanget zgjedhjeve lokale ne Kosove. Ndër mijëra

garues ekipi i Periskopit ka identifikuar pesë personalitetet më me ndikim të kësaj gare. Vlerësimi

është bazuar në rezultatet e arritura nga kandidatët, cilësinë e ofertës, performancës së tyre, aftësisë

për të avancuar kualitetin e garës, shkallën e befasisë dhe reperkusionet e aktivizimit të tyre. Kriter i

rëndësishëm ka qenë edhe shkalla e vështirësisë me të cilat është përballur kandidati. Nga kandidatët

e shumtë për kryetarë komunash Periskopi me shumë telashe ka arritur ta filtrojë emrat e pesë kandidatët

që shënjuan këto zgjedhje.

Vendi i pestë - Bajrush Xhemajlit

I rehabilituar rishtazi nga një aksident

trafiku Bajrush Xhemajli arriti të

impresionojë me formën e mirë fizike

dhe kondicionin. Ndonëse në pritje të

aktakuzës për vrasje në aksident,

kandidati i PDK-së për kryetar të

Ferizajt për asnjë çast nuk u zmbraps

nga lufta për ta ruajtur postin e

kryetarit të Komunës. Brenda 30 ditësh ai garoi burrërish,

u përball me kundërkandidatët në çdo debat, përshkoi

komunën cep më cep. Kjo i solli mbi 50 % të votave të

ferizajasve dhe siguroi fitoren e vetme për Partinë

Demokratike të Kosovës në një qendër rajonale .

“I dënuar me 22 vjet burg për motive politike dhe 14 vjet

të mbajtura” është fjalia e parë, rrjedhimisht më e çmuara

e CV-së së kandidatit te PDK-së për kryetar të Ferizajt. Se

a do ti pasurojë këto kredenciale kryetari Xhemajli brenda

këtij mandati mbetet të shihet.

Vendi i katërt - Mimoza Kusari Lila

“E re, karizmatike dhe elokuente”

kandidatja e AKR-së Mimoza Kusari

Lila përpak sa nuk u bë kryetare e

Gjakovës. Pal Lekaj që cilësohej favorit

i kësaj gare iu deshtë që bukur mirë të

djersitet në ballafaqim me Mimozën.

Disa thonë se ishte Lekaj e jo Kusari

Lila ai që arriti ta deshifroj si duhet

mesazhin parazgjedhor të ambasadorit Dell, i cili dy ditë

para zgjedhjeve tha se humbësit po ngritin dyshime për

manipulim te procesit. Mimoza u bë arsye që edhe njëherë,

20 vite pas rënies së Murit të Berlinit, ti shohim në rrugë

mijëra qytetarë duke kërkuar demokraci. Anash kësaj ajo

paraqiti një program çfarë nuk arritëm ta gjejmë tek

kandidatët tjerë - jo vetëm në Gjakovë por në tërë Kosovën

– dhe imponoi një kualitet të ri në garën zgjedhore. Për

këtë Periskopi e renditë Mimoza Kusar Lila në 5 personalitetet

që i dhanë kësaj fushate.

Vendi i tretë - Rufki Suma

Hyri në garë i pavërejtur, pa përkrahje

të ndonjë subjekti politik, por siç thotë

vetë “me kërkesë të qytetarëve të

Hanit të Elezit”. Komandant i Brigadës

164 Gafur Loku dhe i batalionit së

Xhenios të TMK-së, drejtor për

shëndetësi në komunën e tij, kandidati

i pavarur Rufki Suma la me gojë hapur

oponentët kur u rëndit i pari në garën për kryetar të Hanit

të Elezit. I ikur nga radhët e PDK-së, për një kohë të

shkurtë arriti ta mobilizojë tërë spektrin opozitar ne Hanin

e Elezit. Rufki Suma do të jetë inspirim për veprimet e

“donkishotëve” tjerë në skenën politike. Periskopi e renditë

të tretin njeri për nga ndikimi në këto zgjedhje.

Vendi i dytë – Blerim Kuçi

LDK do të jetë pishman që lejoi ikjen

nga radhët e saj të shefit ekzekutiv,

Blerim Kuçi. Rezultatet e Kuçit në AAK

dolën të janë impresive. Kuçi u rendit i

pari në garën për kryetar të Suharekës

me 8959 vota ndërsa udhëhoqi partinë e

tij në pesëfishimin e votave në këtë

komunë (nga 1237 sa kishte në vitin

2007 në 6538 vota në vitin 2009). Rritja e AAK-së në nivel

kombëtar mund ti adresohet si sukses edhe Blerim Kuçit.

Mirëpo Periskopi e vlerëson këtë kandidat për një të arritur

tjetër. Ai bëri precedanin e parë në këto zgjedhje duke e

eliminuar nga gara me votë të qytetarëve kryetarin në fuqi.

Blerim Kuçi me rezultat zgjedhor arriti të marshoi mbi

kështjellën deri tani të papushtuar të LDK-së.

Vendi i parë – Astrit Salihu

Ndoshta ju duket e pakuptimtë por kandidati më i rëndësishëm

i kësaj fushate rezultoi të jetë ai i i PDK-së për

kryetar të Prishtinës. Me një fushatë agresive dhe plot

negativitet ndaj kryetarit aktual të Prishtinës, në formë

krejtësisht të pavetëdijshme ndikoi në ndryshimet më të

mëdha të skenës politike në Kosovë. Ndër tri “të arriturat”

kryesore të Astiri Salihut Periskopi renditë deklarimin

plebishitar të qytetarëve të Prishtinës në krah të Isa Mustafës

dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me kontribut

të Astrit Salihut, i cili arriti më mirë se kushdo tjetër ti

mobilizojë kundërshtarët e partisë së tij, Isa Musatafa doli

i befasuar nga përkrahja që gjeti në Prishtinë ndërsa LDK

u rriti për së paku 12 mijë vota. Ai duke u antagonizuar

me Isë Mustafën ndikojë pavetëdijshëm në promovimin

e kundërshtarit të tij si favorit për pozitën e kryetarit të

LDK-së, një sfidë që dukej e patejkalueshme për një parti

të dërmuar nga përçarjet e brendshme. Dhe së fundmi por

jo për nga rëndësia Astrit Salihu ndezi shkëndijat e para të

një krize qeveritare. Këtë krizë na e paralajmëroi Isa Mustafa

me deklaratën e famshme “Ky koalicion se ka gjatë”.

Eho-t e kësaj deklarate dëgjohen sot e kësaj dite.

11

12

Klubi për Politikë të Jashtme është

organizatë joqeveritare e cila

mbledh rreth vetes intelektual,

politikan dhe aktivistë te shquar te

shoqërisë civile, qe tregojnë afinitet

ne politike te jashtme. Klubi ka

për qëllim që përmes një debati

intelektual të kontribuojë permes

rekomandimeve në gjenerimin e

politikave të jashtme të Kosovës,

në funksion të paqes ne Kosove,

rajon dhe botë. Klubi gjeneron

debate, i analizon zhvillimet dhe

jep rekomandime për politiken e

jashtme të Kosovës; përqendrohet

në analizimin e trendeve globale te

cilat kane ndikim në përditshmërinë

politiko-ekonomike në Kosovë

si dhe në hulumtimin e mundësive

që i ofrohen Kosovës në një botë në

integrim. Klubi do të përpiqet që të

sjell në vëmendje debatet aktuale

botërore në opinionin Kosovar dhe

të tërheqë vëmendjen për hapat e

domosdoshëm të politikës kosovare

karshi këtyre zhvillimeve.

Klubi përmes aktiviteteve të tij dhe

një debati intensiv do të gjeneroje

rekomandime dhe programe lidhur

me proceset integruese rajonale,

evropiane dhe globale, në veçanti

në procesin e integrimit në BE dhe

NATO, të cilat i vihen në dispozicion

institucioneve te Kosovës.

Fokus i veçantë i organizatës do

të jetë zhvillimi i një debati mbi

veprimet imediate që Institucionet

e Kosovës duhet t’i ndërmarrin në

rrafshin diplomatik në funksion

të njohjes së Kosovës nga shtet

anëtare të OKB-së, si dhe pranimit

të Kosovës në organizatat ndërkombëtare,

siç është OKB-ja, KE-ja,

OSBE-ja, Banka Botërore, IMF,

Organizata e Konferencës Islamike,

Komiteti Olimpik etj. Klubi do të

ketë për synim që të nxis një debat

të tillë përderisa nuk arrihet njohja

e Kosovës nga shumica e vendeve

botërore dhe pranimi i saj si anëtare

e organizatave të lartpërmendura.

Bordi Klubit: Veton Surroi (Kryetar),

Zejnulla Gruda, Venera Hajrullahu,

Leonora Kryeziu, Valon Murati,

Xhabir Hamiti and Ylli Hoxha (Drejtor

Ekzekutiv).

Këshilli Programor i Klubit: Vlora

Çitaku, Bujar Bukoshi, Ardian Gjini,

Sadik Idriz, Ibrahim Gashi, Robert

Muharremi, Mimoza Kusari, Naser

Rugova, Lulezim Peci, Luan Sllaku,

Ilir Dugolli, Haki Abazi, Fatmir Aliu,

Arjeta Emra, Antigona Baxhaku,

Gëzim Salihu, Erolld Belegu, Fatmir

Gashi dhe Agim Zogaj.

PERSONELI I KLUBIT:

Ylli Hoxha (Drejtor Ekzekutiv), Venhar

Nushi (Zyrtar Ekzekutiv), Kushtrim

Dumoshi (Zyrtar Ekzekutiv),

Rrahim Sejdiu (Drejtor I Financave)

Seher Tortoshi (Asistente)

Klubi për Politikë të Jashtme | + 381 38 551 881 | info@eklubi.eu

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!