07.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

URTËSITË SUFISTE

Përktheu:

Valdet Fetahu adresa: valdet.f.fetahu.@hotmail.com

1

SHENIME MBI SUFISTAT

Sufist* e kanë marrë emrin prej fjalës arabe suf(lesh). Janë veshur me

pallto nga leshi i bardhë(kirga). Kjo është lëvizje mistike në kuadër të

islamit. Insistojnë në nocionin miraxh(dalldi mistike) në të cilën, sipas tyre,

ka qenë edhe vetë profeti kur ka përjetuar zbulesën. Dalldia është baza e

mësimit të tyre. Qëllimi është që të tejkalohet Uni me teknika te ndryshme të

asketizmit shpirtëror të zhvillimit gradual. Metafizika e tyre në bazë e ka

poseduar panteizmin neoplatonik të veçant. Ajo metafizikë është quajtur

irfan. Në këtë mënyrë krijohet trijada metafizike: sherija – forma letrare e

zbulesës i mishëruar në Kur’an dhe ligjeve besimplotë mbi suksesionin e

profetit, mandej tarikit – rruga mistike, dhe hakikit – procesit shpirtëror të

realizimit personal dhe bashkimit me hyjninë. Nga kjo, ky libër, në harmoni

me mendimin islam në formën e tij folklorik, tregon unitetin e formës dhe

mendimit u fjalët e shkruara të sufistëve, e kjo është, me fjalë të tjera,

gjithmonë ka qenë virtyt e jetës së brendshme të pasur harmonike të njerëzve

të urtë.

Sufist: kështu janë quajtur antarët e parë të një grupe shiite nga Kufa (Iran) në mes

shekullit II/VIII dhe III/IX. (shënimi i parë është sipas vitit islamik egjiri). Njëfarë Abdak

nga Bagdati është i pari që është quajtur me këtë emër(sufist).

“Velajet” – largimi i Imamit tek sufistat suni që i përgjigjet përafërsisht krishtenizëm pa

Krisht.

Sheik e zë vendin e Imamit. Ekzistojnë disa shkolla të rëndësishme: shkolla e Bagdadit,

Korosane etj.

Mësuesi i parë i madh – Abu Jazid Bastami ka vdekur 261/874; nuk ka shkruar,

përmbledhjen e maksimave Shatahat e kanë përpiluar të tjerët.

Xhonaid i lindur në Nehavandu (Iran) gjithë kohën ka jetuar në Bagdad. Ka vdekur

297/909. Themelues i shkollës së Bagdadit; tahvid – unitet mistik me Zotin.

Al-Halaxh – sufi mësues më i njohur iranian. Përmes marrëdhënies së llojit të vet me

Zotin krijon unitet mistik; thënja: Zoti është Unë, Unë është Zot. I djegur në turrë drush si

heretik, 309/922.

Gazali dhe “dashuria e pastër” – ka vdekur 520/1126. Themelues i lëvizjes “virginalista”

– Bani Odra – njerëzit të cilët vdesin nga dashuria – në të vërtetë është interpretimi sufist

i dashurisë së përkryer të Platonit përmes të cilës individi mëshirohet përmes ndjenjës

hyjnore.

2

PËRPJEKJET

Rumi: Lidhi dy zogjë. Nuk do të mund të fluturojnë edhe pse do t’i kenë dy

parë krahë.

MIRËSIA E VËRTETË

Shabistiri ka thënë: Më mairë është me qenë me ata që me të vërtetë janë të

mirë, sesa të mendosh se je i mirë.

- Më keq është me qenë me ata që janë të këqijë, sesa me bë keq.

HAJNI DHE PLAFI

Hynë hajni në shtëpinë e një sufisti dhe nuk gjen asgjë. Dervishi e vëren

dëshprimin e tij dhe duke u larguar, dervishi ia jep plafin me të cilin ka qenë

i mbështjellur hajnit, që mos të del duarthatë.

BARBARI DHE PËRKRAHËSI

Dervishi me emrin Barbari, duke u shtirrur si nxënës, rregullisht ka shkuar

në ligjërimet javore të një sufi përkrahësi, i cili ka imagjinuar se e ka

studiuar rrugën e Vërtetë.

Çdoherë, dervishi paraqitej në tubime dhe paraashtronte pyetje qesharake

kuazi sufistit. Pasi që e kishte qortuar me qindra herë, kuazi mësuesi iu

kishte drejtuar Barbarit:

- Prej dymbëdhjetë vjetë vjen këtu dhe të gjitha ato pyetjet e tua absurde

janë vetëm varietete të asaj që pak më heret pyete!

- Po, e di, tha Barbari, por gëzimi, të cilin ma ofron shikimi në hutinë dhe

zemërimin tënd, ëshë i vetmi ves i imi i keq.

ANDAKI

E kanë pyetur Andakin:

- Kuptueshmëria dhe mirësia janë udhërrëfues në Rrugën e Sufizmit. Përse

atëherë duhet të ekzistoj edhe diçka tjetër përpos dashurisë dhe bukurisë,

3

përse duhet të ekzistojnë, për shembull, kalimi i kohës dhe gjëra të tilla siç

janë skepticizmi dhe qortimi?

Ai u përgjigj:

- Pjeshkës së pjekur i nevoitet dielli dhe uji. E nuk e keni parë se çfarë

ngjanë kur dielli i bekuar rrezon shumë gjatë apo shumë fortë? Ai bëhet

shkaktar i shkatërrimeve. Kur i ujitni bimët ngadal uji për to do të jetë i

bekuar. Ujitni jashtë mase dhe bimët do të kalben dhe do të sëmuret nga

sëmundja që është shenjë se uji nuk ka qenë i bekuar, por instrument i

shkatërrimit të tyre.

- Ofroj njeriut atë që ai e quan mirësi pandërprerë dhe do të dobësohet aq

shumë sa që nuk do të jetë i lumtur. Të mos e kritikosh në çastin kur

kritika do të kishte pasur ndikim të caktuar në të ti veç ke gabuar. Dhe të

gjithë ju po qe se refuzoni t’i pranoni këto gjëra si këshilla, në të vërtetë,

nuk parashtroni pyetje në të cilat me të vërtetë keni menduar!

HASANI NGA BASRA

Hasani nga Basra rrëfen:

- E kam bindur veten se jamë njeri i përkulur si ne veprime ashtu edhe në

mendime ndaj të afërmëve të mi. Kështu një ditë duke ndenjur në bregun

e lumit e pash një njeri duke ndenjur atje. Pranë tij kishte qenë një femër

dhe para tyre kishte qenë një shishe me verë. Unë mendova: sikur të

kisha mundur këtë njeri ta ndryshoj dhe ta bëj siç jam unë vetë në vend

se siç është tash person i degjeneruar.

Në atë moment e pash barkën në lum e cila veç kishte filluar të fundosej.

Ai burrë përnjëherë kërceu në lum ku fundoseshin shtatë persona, dhe i

nxorri në breg gjashtë prej tyre dhe atëherë m’u afrua dhe më tha:

- Hasan nëse je njeri më i mirë se unë për hirë të Zotit, shpëtoje atë njeriun

e fundit që ka mbetur.

Përpjekja ime qe e kotë, personi i shtatë ishte fundosur. Atëherë

shpëtimtari më tha:

- Kjo femër këtu është nëna ime. Në këtë shishe të verës ka vetëm ujë. Ja

sesi ti gjykon dhe qfarë je ti!

Unë i rashë në gjynjë dhe fillova të qajë:

- Siç i shpëtove ata të gjashtit, më shpëto edhe mua nga prepotenca e cila

është fshehur nën faskën e meritës!

4

E DREJTA DHE OBLIGIMET

Një fakir e shikon dervishin duke u larguar ngadal nga teqja e

mësuesit të madh Arif Halimit. Ai e pyet rojtarin çfarë mund të jetë arsya e

dëshprimit të këtij burri.

Rojtari përgjigjet kështu:

- Ka kërkuar të merrë pjesë në tubimin e të së Vërtetës Popullore. Por,

Populli e ka refuzuar, sepse ata që kanë drejtë të marrin pjesë nuk

kërkojnë, e ata që kërkojnë nuk mund ta fitojnë. Nxënësit nuk kanë

nevojë të flasin, sepse Prisi e di sipas qëndrimeve të tyre se a kanë

ardhur të mësojnë apo të bëjnë pazarllëk!

QINDRA LIBRA

Njëherë, sheikut nga Kvajagan, iu ishte urdhëruar të paraqitet për tre

muaj para priftërinjëve dhe gjykatësve të Turkmenistanit për ta dëshmuar se

është duke e mësuar mbretërinë me Sheriat – ligjin tradicional të Islamit.

Ka ofruar që t’i dërgojë nxënësit e tij për të qenë të testuar se a i

njohin librat e shenjëta dhe ceremonitë, por delegati përgjigjet se duhet të

jetë i testuar ai vetë, në harmoni me rregullsinë dhe besueshmërinë e

veprave të tij, siç kanë qenë të gjithë Mësuesit tjerë të testuar.

E ai urtar, në të vërtetë, nuk kishte shkruar asnjë libër. Treqind

nxënësit e tij iu përvishën punës për të shkruar për kohën e caktuar

interpretimin e pagabueshëm të Llibrit mbi zakonet. Kur erdhë koha e

dëshmimit para gjyqit, urtari i tha testuesëve të tubuar:

- Kam sjellur me qindra libra të cilat përmbajnë mësime të cilat ia

kam ligjëruar nxënësve të mi. e nëse dëshironi t’i shikoni të tjerat, na jepni

pak kohë, sepse pjesa tjetër prej njëmijë librash, në të cilat shihet puna jonë,

gjendet në vetë zemrat e nxënësve; por ne mund t’i shkruaj ato nga këtu

nëse keni dëshirë, e këto pesë qind të cilat i kam sjellur, mund t’i shqyeni

menjëherë!

NË ÇKA MADJE EDHE MBRETËRIT JANË TË DOBËT

Ka qenë njëherë një mbret i cili ka dashtë ta studiojë Njohjen. Sufistin

të cilin e kishte ftuar dhe të cilit ia kishte rrëfyer dëshirën e flaktë të tij i

thotë:

5

- Lartëmadhëri, nuk mund të mësoni me të Zgjedhurin krejt derisa nuk

e tejkaloni pavëmendësinë personal.

- Pavëmendsinë?! Tha mbreti, pse a nuk jam i kujdesshëm në

plotësimin e obligimeve fetare? Se a nuk kujdesem me vëmendje të plotë për

popullin tim? Ma gjej dikë në mbretërinë time i cili do të ankohet në

moskujdesin tim ndaj ti.

- Pikërisht këtu qëndron problemi! Tha sufisti, - sepse pavëmendja aq

ka hyrë në disa gjëra sa që njerëzit mendojnë, në të vërtetë, se duhet të jetë

pjesë e qenies së tyre..

- Nuk po e kuptoj këtë vërejtje, tha mbreti, dhe ndoshta do ta

konsideroni se nuk jam i përshtatshëm për Mësim dhe se nuk jam i aftë t’i

interpretoj enigmat e juaja.

- Aspak, tha sufisti, por ai i cili ka qëllimin të bëhet nxënës, me të

vërtetë nuk mund të polimizojë me mësuesin e tij të ardhshëm. Sufistët

garojnë në dijeni e jo në grindje. Por, do t’jua tregoj me shembull qëllimin e

juaj, po qe se jeni të gatshëm në një testim të vogël, por sipas kushteve të

mia.

Mbreti ishte pajtuar për t’u testuar, dhe sufisti e urdhërojë të thotë “të

besoj” krejt çka mund të jetë e shprehur në llogarin e tij për disa minuta

pasues.

- Nëse ky është provim, atëherë ky është filllim i lehtë për t’u bërë

sufist, tha mbreti.

- Mandej sufisti e filloj testimin. Ai tha:

- Unë jam njeri matan qiellit

- Të besoj, tha mbreti.

Sufi vazhdoi:

- Njerëzit e rëndomët përpiqen të fitojnë dije, derisa sufisti ka aq shumë

sa që mundohet të mos e aplikoj.

- Të besoj, tha mbreti.

Sufisti vazahdoi:

- Unë jam gënjeshtar.

- Të besoj, tha mbreti.

- Kam qenë prezent kur keni lindë.

- Të besoj, tha mbreti.

- E babai juaj ka qenë fshatar! tha sufisti.

- E kjo është gënjeshtër! bërtiti mbreti.

Sufisti e shikoi pikëllueshëm dhe tha:

- Pasi që jeni aq të pavëmendshëm sa që një minutë nuk mund ta mbani

në mend se duhet thënë “të besoj” pa ndonjë paragjykim, asnjë sufist nuk

është në gjendje t’ju mësoj për çfarëdo qoftë.

6

RABIJA EL-ADAVIJA

Një ditë derisa rrinte në mesin e dervishëve tjerë dhe meditonte,

Rabisë afrohet Hasani dhe i thotë:

- Kam aftësinë të ecë mbi ujë. Eja, shkojmë së bashku tek ai uji dhe

duke qëndruar mbi te flasim mbi shpirtërorën.

Rabija tha:

- Nëse dëshiron të ndahesh nga kjo grupë fisnike ithtarësh të Rrugës,

përse nuk dëshiron me mua të fluturosh, dhe duke ndenjur mbi re të

bisedojmë?

Hasani u përgjigj:

- Unë këtë nuk mund ta bëj, sepse aftësinë të cilën po e cekë nuk është

ajo që e posedojë.

Rabija tha:

- Aftësia jote të qëndrosh pezull mbi ujë është aftësi peshqish. Aftësinë

time të fluturoj e ka miza. Këto aftësi nuk janë pjesë e të Vërtetës – këto

mund të bëhen themel për egoizëm dhe garim, e jo për përsosuri shpirtërore.

VIZATIMI

E kanë pyetur sufistin nga radhët e Nakshabandistëve:

- Emri i rendit tuaj në të vërtetë do të thotë “vizatues”. Çka ju vizatoni

dhe çfarë dobie keni nga kjo?

Ai u përgjigj:

- Me të vërtetë ne shumë vizatojmë dhe kjo është shumë e dobishme. Ja

një alegori rreth kësaj.

Teneqepunuesit padrejtësisht të denuar iu është lejuar ta merr qilimin

për t’u lutur të cilin e kishte thurrur gruaja e tij. Kishte ra në gjunjë, prej

ditës në ditë, derisa është lutur me fytyrë kah Meka, dhe pas një kohë i thotë

rojtarëve të burgut:

- Unë jam i varfër dhe pa shpresë, e ju jeni mjerisht të paguar. Por, unë

jam teneqepunues. Ma sillni teneqen dhe veglat dhe unë do të bëj figura të

cilat do të mund t’i shitni në treg dhe të gjithë do të kemi dobi.

Ashtu edhe ngjau; por një ditë, kur hynën rojtarët në burgë, e gjetën

qelin e hapur, e nga i burgosur teneqepunues as gjurmë.

Shumë vite më vonë, kur pafajsia e atij teneqepunuesi është dëshmuar,

njeriu i cili e kishte burgosur e kishte pyetur si ja ka dal të të ikën, çfarë

magjie ka përdorë. Ai tha:

7

- Kjo ka të bëj me viziatimin, dhe ajo vizatimi mbi vizatimin. Gruaja ime

e ka thurrë. Ajo e ka gjetur njeriun i cili i ka punuar të gjitha bravat e

ketij burgu gjithashtu edhe të qelisë sime, dhe e ka marr planin prej tij.

Atë planë, ajo e ka thurrë në qilim pikërisht në atë vend ku koka ime ka

prek pesë herë në ditë gjatë lutjes. Unë jam teneqepunues dhe ai vizatim

më ka përkujtuar në formën e bravës. Ka kërkuar material për zbukurime

për të mundur të bëj qels për vete. Kështu kam ikur!

TRE BURRA NGA TURKMENISTANI

Tre burra nga Turkmenistani kanë qenë ithtar të një lavëdruesi të

paditur i cili i ka ditur vetëm ca fjalë të persishtës. Veten e kanë quajtur

nxënës të tij, e ai i ka mësuar t’i thonë tre fjalë. Çdonjëri e ka mësuar nga një

fjalë: “ne”, “s’jemi”, dhe “të lumtur”.

Posa i kanë mësuar këto, s’ka mundur askush t’i ndaloj për të mos i

vizituar vendet e shenjëta dhe t’i gjunjëzohen altareve të urtësisë.

Në rrugtimin e tyre kanë mbërri në Korasan dhe në një rrugë e kanë

parë një njeri të vdekur të shtrirë në pluhur. Ata zbritën prej kalit për ta parë

atë pamje trishtuese dhe posa kanë zbritë kanë vrapuar disa kalimtar dhe

thanë:

- Kush e ka vra këtë njeri?

- Ne, tha nxënësi i parë, duek e përdorur të vetëm fjalë që e ka ditur në

persishte.

Mandej i kanë prangosë dhe i kanë çuar në gjyq. Gjykatësi i ka pyetur:

- Përse jeni tubuar përreth këtij trupi?

Nxënësi i dytë përgjigjet:

- S’jemi.

- Kjo është gënjeshtër, tha gjykatësi.

Mandej pyeti gjykatësi:

- Si po ndihemi pasi që e keni vra këtë njeri?

- Të lumtur, tha nxënësi i tretë.

- Këta njerëz janë përbindësh! – bërtitën Korasanët.

Gjykatësi i ka pyetur:

- Çfarë është motivi i krimit të juaj?

- Ne s’jemi të lumtur! I thanë te tretë përnjëherë tre fjalët të cilat i kanë

ditur në persishte.

- Këta me të vërtetë qenkan vrasës të pa përmirsueshëm, tha gjykatësi

dhe i denoi me vdekje.

8

KUPTIMI I LEGJENDËS

Imam Said Ali Sheh kishte rrëfyer këtë legjendë të vjetër gjithmonë

kur kishte dashur të tregoj se sa tregimet ndihmojnë gjatë mësimit. Ky

tregim flet për një faraon i cili kishte ndërtuar dhomën e fshehtë në

piramidën e tij gjatë jetës së vet siç ka qenë e zakonshme, me qëllim të

caktuar që përbrenda ta fsheh gjithë pasurinë e tij për të qenë i pasur edhe .

Por, mjeshtri i cili kishte ndërtuar piramidën I kishte thënë dy djemëve të tij,

edhe këtë dhomë:

- Do të vdes i varfër, por ju do të mund të hyni në dhomën e thesarit

përmes këtij koridori të cilit planin e fshetë po ua lë në trashigimi, sepe

faraoni është uzurpator dhe ka grumbulluar pasuri fal njerëzve të varfër siç

jemi ne.

Kur du djemët kanë hyrë në piramidë dhe kanë gjetur thesarin, njëri

prej tyre kishte ra në kurth. Ai e kishte bindur vëllaun e vet të ikën, e atij

t’ia pres kokën për të mos qenë familja e dyshuar dhe për të mundur ai të

vijë edhe më tutje të marrë flori. Vëllau tjetër e kishte zbatuar dëshirën e tij,

dhe suksesshëm kishe ikur nga piramida.

Faraoni kishte mbetur i stepur kur e kishte gjetur trupin pa kokë. Ai

urdhëroi që trupi të varet në mur dhe ta ruaj roja. Familja, ka menduar ai, do

ta dëshirojnë trupin ta marrin dhe nëse përpiqen ta largojnë nga muri, do të

nxinën. Por, vëllau i cili kishte mbetur gjallë kishte qenë i mençur. Ai kishte

marrë disa calikë me verë dhe i kishte ngarkuar në gomar, dhe qëllimisht i

kishte rregulluar që të shpohen kur mbërrinë tek roja. Rojtarët kur e kanë

vërejtur se vera po derdhej nga calikët i kishin marrë dhe e kishin pirë

verën, dhe kështu janë dehur. Kur të gjithë rojtarët kishin ra të dehur, vëllau

kishte hjekur trupin nga muri dhe e kishte çuar për ta djegur.

Said pohon se ky tregim përshkruan se si ngjarjet ngjajnë krahas

persiatjes. Thesari paraqet grumbullimin e dijenisë njerëzore; faraoni është

qëllimi i keq i mendjes për ta ndaluar popullin që të mësoj atë që i nevoitet.

Prindi është njeriu i cili di se si të vijë tek dijenia, e djemët janë dy gjenjdet

e shpirtit të njeriut. I pari simbolizon funksionin imagjinar por të

pavëmendshëm; i dyti simbolizon parimin aktiv për mbijetesë I cili ka po aq

imagjinatë sa edhe i pari.

- Nuk është me rëndësi se a është tregimi i vërtetë. Me rëndësi është se

për çka mund të mësojë.

9

HAZRETI BAHAUDIN SHEH

Bahaudin ka qenë princ i pushtetshëm i cili është marrë me punë

shtetërore dhe i cili nuk është interesuar për gjëra shpirtërore. Një ditë

kishte vendosur se është koha e fundit që diçka të ndërmerr për shkak të

numrit të madh të hajnave dhe endacakëve të cilët në hordhi jetonin të

fshehur në mbretërinë e tij. I kishte urdhëruar rojtarët që mbrenda një muaji

t’i kapin të gjithë lypsit dhe endacakët dhe t’i sjellin në oborrin e pallatit të

tij ku edhe do të gjykohen.

Një sufist i cili kishin jetuar në pallatin e Bahaudinit pikërisht në atë

kohë kishte kërkuar leje për të udhëtuar dhe iu ishte lejuar. Kur kishte

mbërri dita e caktuar endacakët kishin qenë të tubuar për ta pritur Bahaudin

Shehun. Duke e parë numrin aq të madh, me siguri të ithtarëve të

padëshirueshëm, se si rrinin para pallatit të tij, Bahaudin Sheh

jashtëzakonisht ishte zemëruar. Ai urdhëroi që të gjithë të jenë të rrahur dhe

të përzën si fajtorë. Në atë moment, duke dalur nga radhët e të burgosurëve,

sufisti i veshur me arna u ngrit dhe tha:

- O princ i familjes së Profetëve! Nëse ithtari i pallatit tënd ka qenë i

burgosur për shkak të veshjes së tij dhe në bazë të saj e shpallë si hajnë,

duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Nëse mund ta dimë se jemi të

padëshirueshm vetëm shkaku i garderobës, ekziston reziku që populli ta

pranojë atë mënyrë të vlerësimit dhe fillon t’i vlerësoj sundimtarët siç je ti

vetëm sipas garrderobës e jo sipas vlerave të brendshme. Çfarë do të bëhet

atëherë me institucionet e pushtetit të ndershëm?

Pas kësaj Bahaudin e kishte braktisur fronin. Është i varusër afër

Kabulit në Afganistan, ku e konsiderojnë njërin ndër sheikët më të madh

ndër sufistët. Është traditë që çdokush kush kalon pranë varrit të tij në

këmbë t’i afrohet varrit.

MUNDËSITË

Ibn Halimi e kishte pyetur sufi mësuesin:

- Ku po gjenë kohë t’i lexosh gjithë ato libra?

Ai i përgjigjet:

- Gjej kohë për ato që i lexoj.

Atëherë Halimi e kuptoi se ai s’kishte fare libra.

- Në ç’mënyrë po vjen deri tek dijenia jote?

Sufisti e pranojë:

- Me telepati.

10

- Halimi vazhdoi:

- Përse fshihesh nga nxënësit e tu?

Ai tha:

- Për t’u koncentruar në atë që është thënë, e jo në atë i cili ka thënë se e

ka zbuluar atë që ka folur.

Halimi atëherë tha:

- Duket se publikimi i kësaj shkatërron mundësinë e ndonjë njeriu të

fitojë dijeni. Përse atëherë mua po ma tregon?

Sufi tha:

- Gjasat e tua veç kanë qenë të shkatërruara para se të vishë tek unë.

Halimi pyeti:

- A ka shpresë për mua?

- Jo. Derisa mundohesh t’i detyrosh sufistët të flasin me gjuhën tënde

(të të kuptuarit, e jo gjuhën amtare, prano shpjegimin). Nëse e përdorë

gjuhën tënde do të bëhesh gjithnë e më i dëshpruar sepse e përdorë gjuhën e

të pakënaqurit.

- Pse a nuk çonë pakënaqësia deri tek dëshira për të ndryshuar?

- Shumë pak pakënaqësi s’do të thotë të ekzistojë dëshira për ndryshim.

Pakënaqësia e madhe të paktën tregon pamundësinë për ndryshim.

BLERSI DHE SHITËSI

Burhanudini me një rast e kishte lejuar një nxënës të tij që ky ta

ofendoj me fjalë më të poshtra. Duke mos i thënë asjë për t’ia kthyer ai

vetëm ka pritë që nxanësi të largohet, dhe në pyetjen e mikut të tij Januzit

se mos është kjo mënyrë që nxënësi të denohet dhe ta shty veten që ta

shqyrtojë se në çfarë gjendje shpirtërore është, ai u përgjigj:

- Më nuk do ta shohim se ka konkluduar se nuk jam i aftë të përgjigjem

në nxitjet e tij dhe për këtë arsye do të shkoj diku tjetër.

- A janë këto metoda, pyeti Januzi, të cilat i aplikoni për t’i larguar

njerëzit të cilët ju shqetësojnë?

- Kjo nuk është metodë, tha Burhanaudini, kjo është mënyrë me

ndihmën e të cilës i japim njeriut atë që ai vetë e dëshiron. Ai e dëshiron

dikë me të cilin ai vetë mund të grindet dhe të shahet. Unë refuzoj të jem ai

njeri, e ai mandej kërkon dikë tjetër edhe më të heshtur. Kështu duke

kërkuar e gjenë dikë i cili kënaqet në grindje. Në këtë mënyrë i kemi

ndihmuar të takohen blersi dhe shitësi. Nëse këtij njeriu nuk mund t’i jap

atë që kam, tek e fundit mund t’i ndihmoj të gjej atë që me të vërtetë

kërkon.

11

TRE INTERPRETIMET

Tre derivsh të cilët kishin vendosur ta gjejnë të Vërtetën, kishin

mbërri tek shtëpia e Mir Alisher Navajia. Ata e kishin lutur t’iu ndihmojë; si

përgjigje ai i çojë në kopshtin e tij. Duke e marrë shkpin në dorë, kishte

shkuar nga leha në lehe dhe me goditje të shkopit kishte këputur lulet e

bimëve më të larta. Kur ishin kthyer në shtëpi urtari i kishte pyetur:

- Çfarë qe kuptimi i asaj që bëra? Kush prej juve mund ta interpretoj

drejt do të jetë i pranuar si nxënës.

Dervishi i parë tha:

- Interpretimi im i leksionit është se ‘njerëzit të cilët mendojnë se dinë

ma shumë se të tjerët vuajnë nga sëmundja e nivelizimit në Mësim’.

Dervishi i dytë tha:

- Unë e kuptova veprimin tënd si ‘gjërat të cilat janë të bukura në

dukjen e vet mund të jenë të parëndësishme në përgjithësi’.

Dervishi i tretë tha:

- Atë që ke bërë unë e kisha përshkruar si dëshmi mbi atë ‘se gjërat e

vdekura siç është shkopi simbol i mësimit të përsëritur mund të lëndoj atë

që është e gjallë’.

Mësuesi tha:

- Te tre jeni të pranuar, edhe pse midis jush dijenia është e shpërndar.

Asnjëri prej jush nuk i di të gjitha; atë të cilën gjithsecili prej jush e posedon

nuk është e tërësishme; por atë të cilën gjithsecili prej jush e thotë është

plotësisht e sakt.

UDHËTIMET E KAZVINIJEVIT

Njerëzit e dobishëm të cilët punojnë punë të dobishme nuk zemërohen

nëse i quajmë të padobishëm. Por të padobishmit të cilët mendojnë se bëjnë

punë shumë të dobishme jashtëzakonisht zemërohen nëse kjo fjalë iu thuhet

atyre.

- Kam vizituar, tregon Kazvin, një grupë sufistësh të devotshëm. Janë

marrë me thirrjen e emrave të shenjët, dhe luanin në instrumente muzikore.

Kam dëgjuar biseda të autoriteteve të njohura dhe kam qenë prezent në

kremtimet e mësueseve, të gjallë dhe të vdekur. Kam veshur roba të arnuara

dhe kam lypur prej derës në derë siç preferojnë klasikët. Jam lutur, kam

agjeruar dhe kam dhënë lëmoshë. Kam mësuar lojën e ndërlikuar të ritit dhe

këndimit dhe kam marrë pjesë në liturgji. Kam kaluar kohën në Qetësi.

12

Kam përvetësuar shkathtësinë e lëvizjes së brendshme. Kam mësuar se si ta

pastroj Unin tim dhe se si, përsëri, të pastruar, ta kthej. Dhe atëherë e takova

vetë Dëshminë. Dëshmia më tha:

- Në gjurmim të çkahit je?

Unë iu përgjigja.

- Të mësuesit.

Dëshmia tha:

- Të kishe kërkuar edhe më shumë diije të kisha ofruar. Por pasi që po e

kërkon të Vërtetën, do të çoj tek ajo.

Dhe ajo më çoi tek Zoti, e Zoti ma shpjegoi se sa e jashtme është krejt

ajo që kisha mësuar. Kur jam kthyer në botë, askush nuk ka dashtë të më

dëgjoj dhe rrotullimi i studimit të së jashtmës vazhdoi. Siç më ka thënë Zoti,

kështu do të vazhdoj deri në mbarim të kohës.

TRANSFORMIMI

Maliku, djali i Dinarit, kishte jetuar në fqinjësi me një djalë i cili

kishte pasur reputacion të keq për shkak të shjelljeve të këqija të tij. Një

kohë të gjatë asgjë nuk kishte ndërmarrë me shpresë sekëtë djalosh dikush

tjetër do ta këshillojë. Në fund vetë populli filloi të protestojë kundër atij

mbrapshtani.

Maliku kishte shkuar tek ai dhe e kishte lutur të ndryshoj. Por ai i

kishte treguar se është i përkdheluri i Sulltanit dhe se askush nuk mund ta

ndaloj të bëj atë që dëshiron. Atëherë Maliku iu është kërcnuar se do të

shkoj te vetë Sulltani por djaloshi e kishte bindur se sundimtari kurrë s’do ta

ndryshojë mendjen për të.

- Atëherë, tha Malik, do të lajmëroj tek vetë Krijuesi i cili është lartë!

Djaloshi i thotë se Zoti është shumë i mirë për t’u zemëruar në të.

- maliku ishte larguar, por djaloshin kishte filluar t’i rritet reputacioni i

keq sa që i gjithë qyteti e qortonte. Kështu Maliku përsëri kishte shkuar tek

ai për ta qortuar rrepsisht. Derisa i afrohej shtëpisë së djaloshit dëgjoi zërin

nga lartë duke thirrur:

- Mos e ngacmo mikun tim!

Maliku ishte befasuar dhe në gjendjen e hutisë së plotë kishte shkuar

tek djaloshi. Por sa e kishte parë, djaloshi e kishte pyetur përse ka ardhur

përsëri.

Maliku i thotë:

- Nuk mund të të fajsoj por më duhet të të tregoj se çfarë më ka ngjarë;

dhe ia kishte përsërit përjetimin e tij me zërin.

13

Mëkatari thotë:

- Nëse ai është miku im, do t’ja fal gjithë pasurinë time.

Kur e kishte ndarë gjithë pasurinë, iu ishte bashkangjitur dervishëve

endacak. Malik Dinari përsëri e kishte takuar atë njeri në Mekë. Djaloshi i

thotë:

- A po e sheh, kam ardhur ta takoj mikun tim.

Me ato fjalë në gojë ai kishte vdekur.

ÇARIKARI

Çarikari ka thënë:

- Flitet se karkaleci ia kishte çuar Mbretit Solomon djalit të Davidit të

mençur bari si dhurat. Kështu, kur gomari dëshiron diçka të lavdërojë ai

thotë “Kjo është si gjembë.” E kur njeriu dëshiron t’i ofroj respekt

mjeriut të mençur, ai e vë altarin dhe e quan “mësues i fesë”.

NAHAS

I kanë thënë Nahasit:

- Paraardhësi yt na ka mësuar për shumë gjëra dhe ne i jemi mirënjohës.

Ndihemi se kemi qenë të nderuar me prezencën e tij. Por, ai këtu ka qenë

tridhjetë vjet dhe ne kemi dron se edhe pse shumë pak kemi përparuar në

shkencën e njeriut gjatë asaj kohe, të gjtihë do të jemi të vdekur para se ti ta

përfundosh misionin tënd tek ne.

Nahas përgjigjet:

- Njëherë e keni huazuar Tigrin për t’jua zënë minjtë. Është e drejtë të

jeni falenderues. Por ta kishit pasur macen deri tash, nuk e kishit ndier si të

nevojshme ta thoni atë që e thatë tash.

KAREVANI

Një njeri i cili kishte pasur dëshirë të bëhet nxënës i Dun-Nunit nga

Egjipti, i thotë:

- Më së shumti në këtë botë dëshiroj ta ndjekë Rrugën e të Vërtetës.

Dun-Nun i përgjigjet:

- Mund t’i bashkohesh karevanit tonë vetëm nise i pranon dy gjëra.

Njëra është se duhet të bësh atë që nuk të pëlqen. E dyta është se nuk do të të

14

lejohet të bësh atë që nuk dëshiron ta bësh. Sepse “të dëshirosh” qëndron në

mes njeriut dhe Rrugës të së Vërtetës.

HILMIU

E kanë pyetur Hilmiun:

- Përse aq shumë interesohehs për gjëra të cilat nuk kanë lidhje me

përparimin e njeriut?

Ai u përgjigj:

- Nëse dëshiron ta njohësh se sa mundimshëm punon farkatari, shikoje

blozën e metalit në dyshemen e punëtorisë së tij.

VËSHTIRË

Një bandë hajdutësh e zënë rob një njeri i cili kishte pasur dëshirë ta

studiojë Rrugën e Sufizmit. Kur janë vërtetuar se ky nuk ka kurrfarë pasurie

apo gjëra me vlerë, ata filluan të diskutojnë se çfarë të bëjnë me të.

Ai përnjëherë u ngrit dhe filloi të bërtetë:

- Jo! Jo! Ju lutem më jepni kohë!

Udhëheqësi i banës i thotë:

- Mos u frikëso – do të përfundojë për një çast. Pasi që do të mund të na

njohës, ne do të vrasim. Vdekje me të vërtetë s’është asgjë, ne e kemi parë

shumë herë.

- Vdekja? foli ky burri. Nuk po brengosem unë për të. Derisa ju jeni

marrë vesh unë kam menduar se keni vendos që unë me të vërtetë të bëhem i

ndershëm. Kjo është ajo që me të vërtetë është e vështirë dhe afatgjate.

Kështu është krijuar grupa e sufistëve e quajtur Taifa-i-Duzdan

(Banda e hajnave); banda e hajdutëve aq shumë ka qenë e ngazëllyer nga

përjetimi sa që përnjëherë iu kanë bashkangjitur vikitimës së tyre për ta

pasuar Rrugën.

LEGJENDA MBI TRE BURRA

Kishin udhëtuar njëherë tre burra. Rrugës, në pluhur, kishin gjetur një

monedhë. Pasi që më nuk kishin pasur para, kishin filluar të grinden se çfarë

të blejnë me të.

Burri i parë kishte thënë: “Unë dua diçka të ëmbël të ha.”

15

“Jo, tha i dyti, unë dua disa gjëra të ëmbla të ha.”

I treti tha: “Unë dua diçka me të cilën e kisha shuar etjen.”

Urtari i cili kishte kaluar pranë tyre, ishte ndalur dhe ata e kishin lutur

të gjykojë.

“Ti caktoje, i thanë ata, se dëshira e kujtë duhet të plotësohet.”

“Unë mund të bëj edhe më mirë se kjo, tha urtari, e kjo është të

mbeteni të kënaqur që tretë.”

Ai shkoi tek shitorja e afërt e pemëve dhe me atë monedhë bleu një

kalavesh rrushi dhe ua ndau te treve.

“Kjo me të vërtetë qenka gjë e ëmbël”, tha burri i parë.

“Këtu me të vërtetë paska disa gjëra të ëmbëla për të ngrën”, tha i

dyti.

“Me këtë mund ta shuaj etjen”. Tha burri i tretë.

IMAM BAKIRI

Imam Muhamed Bakiri ua kishte treguar nxënësve të tij këtë

anekdotë:

- Kur e zbulova se mund ta flas gjuhën e milingonëve, iu afrova njërit

dhe e pyeta: “Si duket Zoti? A i përngjanë milingonit?”

Ai u përgjigj:

- Zotit! Jo, ne kemi vetëm një thimth, e Zoti i ka dy!

MYSHQET

Grupa nxënësish më të vjetër të Baahudinit. Porsa është kthyer nga

Persia, janë ulur të tubuar pranë këmbëve të Mësuesit. Kur janë tubuar të

gjithë Baahudini i ka urdhëruar të dëgjojnë tregime dhe këngë të cilat i ka

lexuar nxënësi më i ri. Njëri prej nxënësve më të vjetër shprehu habi për

këtë.

Mësuesi tha:

- Nëse ishit nisur asaj rruge atje, në gjysmë dite ecje në këmbë nga këtu

do të kishit mbërri deri tek një shtëpi e bukur e shkretë. Do ta kishit parë se

një anë e pallatit e tëra është e mbuluar me myshqe. Nëse kishit hyrë brenda,

do të kishit parë se disa nga pllakat e shtrenjëta janë shkëputur nga muri dhe

se kanë ra në dysheme. Për vlerën dhe bukurinë e kësaj shtëpie nuk ka

dyshim. Por, veprimet e caktuara të njeriut dhe natyrës, ka çuar deri tek

humbja e mrekullisë së saj. Kjo njëjtë vlen edhe për nxënësit e vjetër.

16

ARDABILI

I pyetur përse kurrë askujt për asgjë nuk i falenderon, Ardabili tha:

- Ndoshta kësaj nuk mund t’i besoni, sikur t’iu kisha falenderuar

njerëzve ata do të ishin kënaqur në atë masë sikur të kishin qenë të paguar

për mundin e tyre. E nëse nuk iu falenderohem akoma ekziston mundësia që

në të ardhmen t’ua kthej shërbimin e tyre – dhe ky kthim mund të jetë shumë

më i dobishëm për ta. Deri tek kjo mund të vijë për shembull në momentin

kur me të vërtet iu nevoitet.

MËSUESI I FSHEHTË

Një burrë e kishte takuar mësuesin e njohur Kidra duke punuar si

trapaxh i thjeshtë. Kidra ia lexoi mendimet dhe i tha:

- Po qe se iu kisha afruar njerëzve në rrugë dhe iu kisha thënë se çfarë

të bëjnë, do të kishin menduar se jam i çmendur apo se këtë e bëj për

interesan materiale personale dhe nuk do të më kishin dëgjuar. Po nëse isha

veshur si i ditur apo tregëtar i pasur, prapë nuk do të më kishin dëgjuar, apo

të paktën do të ishin munduar të më kënaqin, në vend se të kënaqen me atë

që unë e them. Por nëse përzihem me njerëz këtu dhe e them ndonjë fjalë,

atje ndonjë fjalë tjetër, dikush do të dëgjoj sikur që më ke njohur ti, e mijëra

tjerë nuk më kanë dëgjuar.

ÇFARË TË BËN

Sufi urtari Abdulalim nga Feza ka refuzuar të bëhet mësues por kohë

pas kohe ka këshilluar njerëzit se si ta ndjekin Rrugën.

Një ditë një nxënës i cili ka qenë i paaftë të mësojë dhe i tëri i

preokupuar me “ceremonit mistike” i kishte ardhur në vizitë. Ai e kishte

pyetur:

- Si mundem më së miri ta shfrytëzoj mësimin e të urtëve?

Sufisti u përgjigj:

- Jam i lumtur që më është dhënë shansa të ta them se në dispozicion e

ke metodën e pagabuar e cila i përgjigjet pikërisht aftësive tua.

- E çfarë është ajo, nëse më është e lejuar të të pyes?

- Thjesht mbylli veshët dhe mendo për rrepat.

- Para, gjatë kohës së leximit dhe ushtrimit apo pas?

17

- Në vend edhe të njërës edhe të tjetrës.

HALABI

Sylejman Halabi gjithmonë e ka pasur një liber të trashë të cilin e ka

mbajtur në dysheme dhe i cili i ka shërbyer si shkallë. Një mysafir i

rrespektuar dhe serioz duke mos ditur shprehinë e Sylemanit është gërmuqur

për ta ngritë librin.

- Lere le të qëndroj aty! tha Halabi.

- Mosrrespekt i këtillë ndaj cilitdo libër konsiderohet jo e dinjitetshme

për atë që i përket rendit të Urtarëve, tha mysafiri.

- Edhe më e padinjitetshme është, tha Sylejmani, të mendohet se libri i

cili disa njerëzve iu shërben, mund t’iu shërebej edhe të tjerëve. Edhe më

keq se padinjiteti është se dikush nuk di se ekzistojnë mënyra tjera të

përcjelljes së dijenisë pavarsisht se si duken ato mjete.

BAHAUDINI

I kanë thënë Bahaudin Nakshabandit:

- Ti po na rrëfen tregime por nuk po na i shpejgon.

Ai u përgjigj:

- A do t’ju kishte pëlqyer kur njeriu nga i cili bleni pemë do ta kishte

ngrën portokallin para syve të juaj e juve t’ua lë koren?

VDEKJA E PROFETIZUAR

Kishte qenë një herë një dervish i cili kishte pasur gjashtëdhjetë

nxënës. I kishte mësuar si kishte ditur më së miri e mandej ka ardhur koha të

kalojnë përmes përvojës së re.

Ai i kishte ftuar të gjithë nxënësit dhe iu kishte thënë:

- Tash duhet të nisemi në rrugë të gjatë. Diçka, nuk jam i sigurtë se çka,

do të ngajë në rrugë. Ata të cilët kanë marrë njohuri të mjaftueshme do të

jenë në gjendje të më përcjellin. Por, së pari të gjithë duhet ta mbani në

mend këtë fjali: “Mua më duhet të vdes në vend të dervishit!” Bëhuni të

gatshëm që këtë ta thoni në çdo kohë, sa herë që i ngrisë te dy duartë.

18

Disa nxënës filluan të murmurisin në mes vete, shumë të dyshimnt në

lidhje me iniciativën e dervishit. Jo më pak se pesëdhjetë e nëntë nga

gjashtëdhjetë nxënësit e kishin braktisur duke thënë:

- Ai e di se njëherë do të jetë në rrezik, dhe po përgatitet të na

viktimizoj neve në vend të tij.

Gjithashtu i thanë:

- Ti ndoshta po përgatit ndonjë krim – madje ndoshta edhe vrasje;

kurrsesi nuk mund të të pasojëm me kushte të tilla!

Kështu dervishi dhe i vetmi nxënës i mbetur i tij e filluan rrugëtimin.

Tirani më i pamëshirshëm dhe më i padrejtë i asaj kohe kishte

pushtuar qytetin e afërt një kohë të shkurtër para se këta dy të hynë në të.

Duke dashur që me aktin vendimtar të forcës ta forcoj pushtetin e tij, ai i

thirri të gjithë ushtarët:

- arrestone ndonjë udhëtar me shikim përkulës dhe sjellne në shesh para

gjyqit. Propozoj ta gjykojmë për ateizëm.

Ushtarët thanë: “Po të dëgjojmë dhe po të përkulemi!”

Mandej dulën në rrugë dhe e arrestun udhëtarin e parë në të cilin hasën.

Ngjau që ai të jetë i vetmi nxënës i atij dervishi. Derivishi iu shkoi pas

ushtarëve deri tek vendi ku qëndronte mbreti, derisa banorët kur i dëgjuan

daullet e vdekjes, duke u dridhur u tubuan rreth e përqark.

Nxënësin e hedhën para fronit e mbreti foli: “Kam vendosur që në

shembullin e endacakut t’i tregoj njerëzve që nuk do të lejojmë

padëgjueshmëri dhe tentim ikjeje. Është vendosur që përnjëherë të vritesh!”

Në atë moment me zë të lartë dervishi bërtiti: “Merre jetën time, o

Mbret, në vend të jetës së këtij djaloshi të pavlerë! Se unë jam më mëkatar

se ai sepse unë jam ai i cili e kam shtyer në rrugën e endacakut!”

Duek folur dervishi ngriti te dy duart mbi kokë, e nxënësi bërtiti: “O

Mbret i Mëshirshëm! Të lutem më lejo të vdes unë. Mua më duhet të vdes në

vend të dervishit!”

Mbreti mbet i habitur. Ai i tha gjeneralëve të tij:

- Çfarë janë këta njerëz që shtyhen për ta shijuar vdekjen? Nëse kjo

është trimëri, a nuk do ta ndezë popullin kundër meje? Më këshilloni se

çfarë të bëj!”

Këshilltarët u konsultuan pak dhe mandej thanë: “Mbret i Ndritur!

Nëse kjo është trimëri, pak çka mund të bëjmë, përpos se i bëjmë popullit

padrejtësi krejt derisa nuk e humbë plotësisht frikën. Por nuk kemi se çfarë

të humbim po qe se e pyesim dervishin përse është aq i padurueshëm për të

vdekur.”

I pyetur, dervishi u përgjigj: “Mbretëri e Lartësuar! Është profetizuar

se sot në këtë vend do të vdes një njeri; dhe se përsëri do të ringjallet dhe se

19

pas kësaj do të bëhet i pavdekshëm. Natyrissht, edhe unë edhe nxënësi im

dëshirojmë të jemi ai njeri.”

Mbreti mendoi: “Përse dikë do ta kisha bërë të pavdekshëm nëse vet

nuk jam?”

Duke menduar pak, ai urdhëroi që atë ta vrasin menjeherë në vend të

endacakëve. Në atë çast edhe më i keqi nga rradhët e ndihmësëve të mbretit

tiran, nga lakmia për pavdeksi, e vran vetveten. Asnjëri nuk u ngritë, e

dervishi dhe nxënësi vazhduan rrugën duke e shfrytëzuar kaosin e krijuar.

AVICENA DHE ABU SAID

Kur me një rast janë takuar filozofi dhe sufisti, Avicena tha:

- Çka di unë ai sheh.

Abu Said u përgjigj:

- Çka unë shoh ai di.

NDARJA E DEVEVE

Kishte qenë një herë një sufi mësues i cili kishte dashtë të jetë i sigurtë

se nxënësit e tij pas vdekjes së tij do ta gjejnë mësuesin e vërtetë të Rrugës

për vete. Andaj, pas amaneteve të obliguara të përcaktuara me ligj, ai ia la

shtatëmbëdhjetë deve nxënësve me këtë porosi:

- Do t’i ndani devet ju tre në mes vete në këtë mënyrë: më i vjetri le t’i

merr gjysmën, i mesmi për nga mosha një të tretën, e më i riu le ta merr një

të nëntën.

Porsa ka vdekur dhe iu është lexuar dëshira e fundit, nxënësit në

momentin e parë mbetën të habitur me urdhëra të tilla të pamundura. Disa

thanë: “Le të kemi pronësi të përbashkët mbi devet!” Të tjerët shqyrtuan

propozimin dhe thanë: “Na është thënë ta bëjmë ndarjen më të përafërt të

mundshme.” Të tjerëve gjykatësi iu tha le t’i shesin devet dhe t’i ndajnë

parat; disa kanë pohuar se testamenti është i pavlerë dhe për këtë arsye dhe

për shkak të urdhërave të veta nuk mund të zbatohet.

Mandej iu ra ndërmend se në tërë këtë fshihet ndonjë urtësi dhe filluan

të gjurmojnë se kush do të kishte mundur ta zgjidhë problemin e

pazgjidhshëm. Çdokend të cilin e sporvonin e tradhtonte fama të cilin e

posedonte, krejt deri sa nuk shkuan tek dhëndri i Profetit, Hazreti Aliu. Ai

tha: “Ja zgjidhja. Do ta shtoj një deve deveve tuaja. Prej tetëmbëdhjetë

deveve do t’i jepni gjysmën – nëntë deve nxënësit më të vjetër. I dyti do t’i

20

merr një të tretën e ajo është gjashtë deve. Nxënësi i fundit do të mund t’i

ketë një të nëntën, e ajo është dy deve. E kjo është krejt shtatëmbëdhjetë

deve. Deven e mbetur – prapë po e marr për vete. Kështu nxënësit I gjetën

vetes mësues.

ABUD NGA OBDURMANA

E kanë pyetur Abudin nga obdurmani:

- Çka është më mirë? Të jesh i ri apo të jesh plak?

Ai u përgjigj:

- Të jesh plak do të thotë të kesh më pak kohë para vetes, por ma shumë

gabime pas vetes. Po ua lë juve të gjykoni vet se çka është më mirë.

GATI MOLLË

Naxhrani tha:

- Nëse thua se “gati e kupton” flet dokrra.

Teologut të cilit i kishte pëlqyer kjo thënje e pyet:

- A mund të na japësh ndonjë shembull nga jeta e përditëshme?

- Natyrisht, tha Naxhrani; kjo është njëjtë sikur kur kishe me thënë për

diçka kjo është “gati mollë”.

NDJENJA

E kishin pyetur Unvaisin:

- Si po ndihesh?

Ai u përgjigj”

- Sikur ai i cili është zgjuar në mëngjes dhe nuk e di se a do të jetë në

mbrëmje i vdekur.

Burri tjetër tha:

- Por kjo vlen për çdo njeri!

Unvais iu përgjigj:

- Po, por sa prej tyre këtë e ndien?

21

LIBRI I URTËSISË

Simab tha:

- Do ta shes Librin e Urtësisë për njëqind flori e disa njerëz do të thonë

se është madje i lirë.

Por Januz Marmari e kundërshtoi duke i thënë:

- E unë do t’iu ofroj çelsin për kuptueshmërinë e tij, por thuajse askush

nuk do ta merr qoftë edhe gratis.

VËSHTRIMI

Flitet se Avicena-filozofi, i kishte thënë njëherë sufi-urtarit:

- Çfarë do të kishte mundur të jetë e parë kur nuk ka askush që

vështron?

Sufisti ishte përgjigjur:

- Çka nuk do të kishte mundur të jetë e parë kur do të kishte qenë

dikush i cili shikon?

FJALËT E IZRAELIT NGA BUHARE

- Mësimi është si ajri.

Njeriu jeton në të, por nuk e kap me ndjenja e as me vetëdije, e prapë

do të kishte vdekur pa të. E vërenë vetëm kur është i ndotur, në dredhurimin

e tymit dhe aromës. Ai e sheh ajrin e ndotur, e thithë dhe mendon se ajo

është substancë e pastër.

Pa të, ai vdes. Por derisa gulçitet, fillon të halucinojë dhe të mendoj

për barëra në vend se për ajrin e pastër.

Por, njeriu mudn të bëhet i vetëdijshëm dhe më mirë ta shfrytëzojë,

duke e kuptuar se ai është element gjithëpërfshirës i cila është aq shumë i

lënë pas dore sa që askush nuk e vërenë prezencën e tij.

AXHAMI

E kishte pyetur Hasani Axhamin:

- Në ç’mënyrë e ke arritë nivelin e sotshëm të transformimit shpirtëror?

Axhami tha:

22

- Duke e ndritur zemrën me kontemplimin në qiell, e jo duke i nxirosur

fletë e bardha, me shkrime.

VENDI I GURU-ve

Një tregëtar i thotë një sufisti:

- Disa vende thjesht janë të stërmbushura me guru, mësues shpirtëror

me formula dhe doktrina të llojllojshme. Përse atëherë ka aq pak sufi mësues

në këtë vend? Dhe përse ata të cilët janë të pranuar edhe nga ana e publikut

në fund dalin vetëm imitator apo përsëritës të ushtrimeve të cilat i ka krijuar

dikush tjetër?

Sufisti u përgjigj:

- Këto janë dy pyetje, por e kanë një përgjigje të njëjtë.

India, për shembull, është përplotë me guru dhe ithtar të tyre derisa

sufi urtarët e njohur janë tejet të rrallë, sepse gurut dhe nxënësit e tyre luajnë

derisa sufistët punojnë. Pa punën e sufistëve njerëzimi do të kishte vdekur.

India është vend i magjistarëve-gjarpër; gurut janë njerëz magjistar; ata i

zbavisin njerëzit. Mësuesit shpirtëror të panjohur punojnë për njerëz dhe

popull në përgjithësi. Për këtë arsye duhet të kërkojmë mësues të fshahut të

së Vërtetës. Fëmijët le të kërkojnë zbavitje.

A nuk i ke vërejtë turmat e ish nxënësve të guruve të cilët ditën na

rrethojnë? Fakt është se vetëm njëri prej njëqindëve mund të jetë i

shuguruar, sepse kanë qenë të mësuar të kënaqen në diçka në të cilën është

dashur të jenë të mësuar për të mësuar.

QMIMI I SIMBOLIT

I pyetur përse aq shtrenjët i ka qmimet e orëve të Njohjes, Said Gaus

Ali-Sheh tha:

- Pse jo?

- Por me siguri nuk të ka kushtuar aq shtrenjët të arrish atë njohuri apo

të jetosh derisa ia përcjellë të tjerëve.

- Përkundrazi, tha sufisti, ajo më ka kushtuar aq shtrenjët sa që paraja

nuk është ekvivalente për mua, por vetëm simbol, por për ty ajo ka vlerë

reale.

23

LUKSI

Kishte qenë njëherë një sufist i cili kishte qenë biznismen i mirë dhe

kështu kishte tubuar mjaft pasuri. Mysafiri i cili e kishte vizituar ishte

mahnitur me pasurin e dukshme të tij dhe i kishte thënë:

- Pikërisht tash isha tek filan sufisti. A e di ti se ai ish i rrethuar me

llojlloj luksesh?

Kur ia tha sufistit nikoqir këto fjalë, ai iu përgjigj:

- E kam ditur se jam i rrethuar me llojlloj luksesh; por vetëm me një jo.

Tash e di se atë ditë kur ai burrë ka ardhur, koleksioni i lukseve të mia ka

qenë i plotësuar. Luksi i fundit është kur ke dikë i cili të ka lakmi.

LIGJET

Kalif-Harun Al-Rashid një natë kishte ndenjur i maskuar me disa

dervishë. Njëri nga të pranishmit kishte thënë:

- I mirë është ai pushtet që i shërben popullit.

Harun i cili kishte qenë i veshur si tregëtar tha:

- Por ky është mendim i rrezikshëm, sepse kjo atëherë do të thotë se

disa ligje populli mund t’i kundërshtojë si të pa zbatueshëm për të.

- Sufisti i moshuar që kishte qenë prezent tha:

- Një mungesë e kuptueshmërisë së këtillë në praktikë është e rrallë. Po

të kishte dëgjuar Kalifi gjatë vizitave të tija të fshehta nëpër pjesë të

ndryshme të qytetit mbi atë se si mbizotëron mendimi për zbatimin e

kufizuar të ligjit, ai ndoshta do të kishte qenë aq i pakuptueshëm sa që të

nesërmën do të na kishte thirrur para gjyqit. Përndryshe, një mendim i këtillë

nuk është i rrezikshëm.

ABDYLRASHID NGA ADANA

- Çfarë mendimi ke për njohurinë e brendshme? e pyet Abdylrashit

dervishi i njohur me butësin e vet, një teolog tradicionalist.

- S’kam durim për të!

- Dhe çka tjetër?

- Ndiej neveri ndaj saj!

- Dhe çka tjetër?

- Vetë ideja më refuzon!

24

Sa është kjo interesante! tha Abdylrashid që një mendje aq logjike dhe

e ushtruar siç është mendja jote, e pyetur për pikëpamjen në ndonjë gjë,

mund ta përshkruaj vetëm me tre disponime personale!

MOLLËT E DIVIT

Njëherë një sufist shkon në vizitë tek një mbret për ta këshilluar rreth

punëve shtetërore. Me kalimin e kohës këta dy u miqësuan. Pas disa muajsh,

sufisti tha:

- Tash më duhet të shkoj, dhe të qëndroj me shtresën më të ulët të

njerëzve të mbretërisë sate, në varfëri dhe shumë largë nga këtu.

- Mbreti është munduar të ta bind të qëndroj edhe më tutje por sufisti

kishte qenë i pathyeshëm dhe më në fund e bind mbretin se duhet ta kry

obligimine tij ndaj të gjithë njerëzve.

Por në ç’mënyrë do të jemi në kontakt? pyeti mbreti.

Sufisti ia ofroi një letër me këto fjalë:

- Nëse ndonjëherë dëgjon lajm të pabesueshëm për një frutë të

provincës së caktuar, hape këtë letër. Atëherë vepra ime do të jetë e

përfunduar.

Sufisti e kishte filluar jetën si të gjithë njerëzit e tjerë duke i kry

detyrat e veta në harmoni me shkencën e dervishëve. Disa vjet më vonë, një

njeri duke menduar se sufisti fsheh pasuri e vret natën fshehurazi; por krejt

çfarë ka gjetur ka qenë një qese me mbishkrim “farë e mollës së divit”.

Ai e mbolli farën, dhe për një kohë të shkurtë me trungje mollësh të

cilat jeonin fruta sa koka e njeriut u mbush i gjithë kopshti i tij. Njerëzit

filluan ta rrespektojnë vrasësin si njeri të shenjët, se kujtë tjetër pemishta do

t’i kishte lulëzuar për vetëm disa ditë dhe atë në mes të dimrit dhe me fruta

të madhësisë së tillë. Kriminelit nuk i mjaftoj i gjithë ky lajkëtim.

- nëse nuk mora para nga njeriu të cilin e vrava, mendoi ai, ja tash rasti

për t’u pasuruar. Të gjitha mollët do t’ia çoj mbretit dhe ai me siguri do të

më shpërblej.

Pas shumë peripecive ai që i çuar para mbretit. Vrasësi tha:

- Lartëmadhëria juaj, në këtë shportë e kam një mollë sa koka e njeriut

të cilën e kam kultivuar në mes të dimrit me shumë të tjera në prvincën e

caktuar.

Në momentin e parë mbreti u befasu kur e shikoi frutin. Por

përnjëherë iu kujtua letra e sufistit, dhe urdhëroi që të sjellët nga thesari ku

e ruante dhe e hapi. Në letër shkruante:

25

- Njeriu i cili i ka kultivuar mollët e divit është vrasësi im pavarsisht

nga gjithë rrespekti të cilin e meriton. Drejtësia le ta thotë të veten.

- Mbreti urdhëroi që vrasësi të vritet, e vetë u bë dervish.

TEKSTUALISHTJA

Një burrë i cili kishte shprehur dëshirën të bëhet nxënës, kishte shkuar

tek sufisti në Bagdad dhe ia kishte kumtuar dëshirën e vet.

- Do të sprovoj, i tha sufisti, dhe ja udhëzimet e mia të para: nuk guxon

të kesh kurrfarë pronësia as personale e as të huaj.

Nxënësi pranoi. Mandej sufisti i tha:

- Duhet të shkosh deri në Buhare, e gjatë rrugës t’i shënosh të gjitha që

i sheh dhe përjetimet e tua. Mandej prit nga unë udhëzime tjera.

Nxënësi u përgatit dhe u nisë për në Buhara. Porsa arriti ndjeu therrje

dhe e kuptoi se ishte bërë nikoqir i ndonjë mize.

- udhëtimi im nuk ka vlerë, tha në vete, sepse nuk mund të qëndroj në

Buhara siç më është urdhëruar pasi që në tërësi nuk e kam plotësuar

udhëzimin e parë. Kjo mizë me siguri nuk më takon mua. Pasi që ajo

sigurisht është pronësi e dikujtë tjetër, më duhet të kthehem rrugës së njëjtë

nga e cila kam ardhur ndoshta do ta takojë pronarin e saj.

Rrugës, askush nuk ka dashtë ta pranojë mizën, krejt derisa nuk është

kthyer në Bagdad, ku miza vetvetiu kërceu nga nxënësi dhe – iku.

PYETJE

Një pasanik i lëvdërueshëm e çoi një herë një sufist në shtëpinë e vet

për t’ia treguar. Ia tregoi të gjitha dhomat të cilat kishin qenë të

stërmbushura me vepra artistike të llojlllojshme, qilima të shtrenjët dhe gjëra

tjera të çmueshme. Në fund e pyeti:

- Çka më së shumti prej të gjithave po të mahnitë?

Sufisti tha:

- Fakti se toka është mjaftë e fortë për ta mbajtur peshën e këtij

ndërtimi masiv.

26

SIJAPOSHI

E kishin pyetur Sijaposhin:

- Përse nuk po depërton në esencën e gjërave dhe menjëherë të na

japësh dëshmi me të cilat do të kishim mundur ta verifikojmë përparimin

tonë në Njohuri?

Ai u përgjigj:

- Sheqeri, mielli, yndyra dhe nxehtësia janë plotësisht të mira vetvetiu.

Të përzier, me pak kohë, ato e bëjnë hallvën e mrekullueshme.

NJERËZIT E LUMTUR

Ishan Turki sheik i njohur, e kishte çuar një nxënës të tij në rrugë të

gjatë plotësisht të vetëm, me urdhër për t’i kërkuar njerëzit të cilët veten e

konsiderojnë të lumtur, dhe ta kalojë një kohë me ta, duke e mbajtur veten

në atë mënyrë që do të punojë për ta. Kur e kanë pyetur përse e ka bërë këtë.

Mësuesi ishte përgjigjur:

- Të gjithë ata të cilët veten e konsiderojnë të lumtur duhet të posedojnë

atë lloj harmonie të cilën pikërisht dua nxënësit tim t’ia tregoj. Mënyra më e

mirë për t’ia pamundësuar të gjej njerëz të tillë ka qenë t’ia përshkruaj vetitë

kryesore të cilat personi i tillë duhet t’i ketë. Sikur t’i kisha thënë gjej njerëz

me “harmoni të brendshme” ai këtë nuk do të kishte ditur.

SHTRESAT E RËRËS

Kishte qenë njëherë një grua e cila në kohën e vet e kishte braktisur

fenë në të cilën kishte qenë e lindur dhe e edukuar. Mandej i kishte braktisur

edhe radhët e atiestëve dhe iu ishte bashkangjitur fesë tjetër. Mandej kishte

filluar të bindet se e vërteta është në tjetër fe. Çdoherë kur i ka ndryshuar

bindjet e veta ka menduar se ka arritë diçka, por jo të mjaftueshme. Çdoherë

kur pranohej në radhët e fesë së re pranohej gjithmonë me rrespekt dhe

ithtarët e atij rendi e konsideronin se pranimi i besimtares së tillë ishte e mirë

edhe për të personalisht edhe për rendin sepse orientimi i saj konsiderohej si

shenjë e ndritjes së saj dhe bindjes fetare.

Por gjendja e saj e brendshme ka qenë kaos i vërtetë. Më në fund, ajo

kishte dëgjuar për një sufi mësues të njohur dhe kishte shkuar tek ai. Pasi që

i kishte dëgjuar bindjet dhe idet e saja ai i kishte thënë:

- Kthehu në shtëpinë tënde! Më vonë do ta çoj vendimin tim.

27

Pas disa ditësh gruaja në derën e saj e pa një nxënës të atij mësuesi.

Ne duar kishte pasur një paketë të cilën sheiku ia kishte dërguar gruas. Kur

nxënësi ia dorëzoi paketën dhe shkoi, ajo e hapi. Brenda kishte qenë një

shishe e qelqit me tre shtresa të rërës: të zezë, të kuqe dhe të bardhë, të cilat

kishin qenë të shtypura me kalpëtyrë për të mos u përzier. Nga jashtë në

shishe kishte shkruar: “Largoje kalpëtyrën dhe shiko sesi dukesh”.

Ajo e largoi kalpëtyrën dhe e përziu rërën në shishë. Grimcat e tre

ngjyrave të rërës u përzinë dhe krejt çka i mbet në duar ishte vetëm një

grumbull rëre ngjyrë të hirët.

KOTECI

Një mësues i rangut të lartë të sufistëve njëkohësisht ishe edhe

kultivues i shpezëve. Përpos punëve në çiflikun e vet ai kishte shkruar një

numër të madh librash dhe libra shkollor. Një ditë i kishte ardhur në vizit

burri i cili i kishte lexuar të gjitha librat e tij dhe i cili ka menduar se edhe ai

vetë është gjurmues i të Vërtës, dhe shprehu dëshirën e tij për të diskutuar

për gjëra hyjnore.

- I kam lexuar të gjitha librat e tuja dhe me disa ide të tua pajtohem, e

me disa jo. Në disa libra, prapë, pajtohem me disa pjesë, e disa nuk i kuptoj.

Disa libra më pëlqejnë më shumë se të tjerat, e disa hiç.

Fshatari-urtar e çoi mysafirin e vet në kotec ku pulat dhe shpezët tjera

kokodasnin dhe ku kishte kokrra të shpërndara nëpër tokë. Mandej ia tregoi

oborrin dhe torishtën. Mandej i tha:

- Unë jam fshatar – prodhues i ushqimit. A po i sheh këto karota e molla?

Disa i don njërën të tjerët tjetrën. A po i sheh kafshët? Njerëzit të gjitha i

njohin por disa i donë për shkak të kalurimit, leshit apo mishit. Dikush i

do pulat, dikush dhitë e dikush kuajtë. Emruesi i përbashkët nuk është

pra, pëlqimi apo jopëlqimi. Por është ushqimi. Sepse, krejt është ushqim.

HALKAVI

E kanë pyetur Halkavin:

- Çfarë lloj sjelljeje e ke mësuar gjatë jetës për t’i përcaktuar vetit e

njerëzve të cilët i ke takuar?

Ai u përgjigj:

- Kryesisht kam vepruar me përkulje dhe nënshtrim. Ata të cilët

bëheshin agresiv, si përgjigje ndaj përkuljes sime, iu ka shmangur sa ma

28

shumë që kam mundur. Ata të cilët më kanë rrespektuar, për shkak të

shikimit tim përkulës, iu kam larguar edhe ma shumë.

MOTIVIMET

Kishte qarë një grua pranë varrit të vajzës së saj afër rrugës. Ishte berë

objekt vështrimi për secilin kush kishte kaluar. Asaj rruge kishte kaluar edhe

sheiku Atar dhe ishte ndalur duke i thënë përcjellësve të tij:

- Përshtypja ime është se ata të cilët e ngushëllojnë këtë grua janë në

cituatë shumë më të keqe. Gruaja, përkundër qindra njerëzve tjerë rreth saj,

të paktën e di shkakun e dhimbjes së saj dhe qenien nga kush është e ndar.

Njerëzit gjenden në situatë të ngjajshme – janë të ndar nga familjet e tyre por

për këtë nuk janë të vetëdijshëm. Krejt çfarë dinë është se s’janë të lumtur

dhe se me çdo kusht duhet të gjejnë arsyna të cilave do t’iu përshkruhen

shkaqet e pikëllimit të tyre.

VAJGURI, UJI, PAMBUKU

Një njeri, i cili kishte dashur t’i studioj të gjitha llojet e sistemeve

filozofike, i kishte shkruar letër dervishti Abdyl-Azizit nga Meka në të cilën

e kishte lutur që ky ta mësojë me shkathtësin e bërjës së dallimeve dhe

krahasimit.

Pas një kohe të caktuar nga dervishi i vjen një shishe me vaj në të

cilën kishte pasur edhe një sasi e caktuar uji dhe një fije fitili. Në paketë

kishte qenë edhe letra në të cilën shkruante:

- I dashuri mik, nëse e vendos fitilin në vaj do të fitosh dritën. Nëse e

derdhë vajin nga shishja dhe e vënë fitilin në ujë, dritë nuk do të fitosh. E

nëse I përzinë ujin me vaj dhe e vendos fitilin, ajo vetëm do të tymojë po qe

se ndezet. Nuk kemi nevojë ta vazhdojmë këtë eksperiment me vizita dhe

biseda kur mund të bëhet në këtë mënyrë të qartë dhe të lirë siç është ky.

VIZITA DHE FITIMI

- Ata të cilët na kanë vizituar, tha Nakshband, dhe nuk kanë marrë atë

që me të vërtetë iu ka nevoitur, ata në të vërtetë as nuk na kanë vizituar. Ata

aq më shumë kurrë s’do të jenë të plotësuar me (dijeni). Prej atyre të cilët

dëshirojnë të flasin me neve, ne s’kemi se çfarë të dëgjojmë, ata të cilët

29

dëshirojnë vetëm të na dëgjojnë nuk kemi se çfarë t’ju themi. Atyr të cilëve

kanë pranuar atë që kanë fituar dhe nuk mendojnë se nuk kanë fituar asgjë,

do t’ju ipet edhe ma shumë. Atyre të cilëve dëshirojnë diçka tjetër e jo atë që

këtu iu është ofruar, është e pamundur të fitojnë çfarëdo qoftë dhe kudo

qoftë.

A ju kujtohet burri të cilit iu është dhënë ari në vent të argjendit të

cilin e ka kërkuar? Ai ka thënë:

- Këtë nuk mund ta shpenzoj sepse nuk është i bardhë!

MËSIMI

Askush nga unë nuk e ka mësuar shkathësinë e gjuajtjes me shigjetë

dhe se askush më vonë prej meje nuk i ka krijuar vetes metë.

30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!