03.03.2014 Views

I papunë – ç'duhet bërë? / Arbeitslos - Was tun? - Integration BS/BL

I papunë – ç'duhet bërë? / Arbeitslos - Was tun? - Integration BS/BL

I papunë – ç'duhet bërë? / Arbeitslos - Was tun? - Integration BS/BL

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

I papunë – ç’duhet bërë?

Përmbajtja

Hyrje 4

Unë jam anëtar i Unia dhe jam i papunë 4

Unë kam marrë lajmërimin për largim nga puna. Çfarë duhet të bëj? 5

Zgjidhni arkën e papunësisë të Unia 5

Lajmërimi 6

Dallimi: Arka e papunësisë – RAV 6

Ndërmarrja ime ka falimentuar. Çfarë duhet të bëj unë? 7

Të drejtat Tuaja në rast papunësie 8

Zgjedhja e lirë e arkës 8

Ju keni të drejtë për përkrahje 8

Ngritja e vazhdueshme gjatë papunësisë 9

Çka ngjet në rast sëmundjeje dhe të fatkeqësisë? 9

AHV dhe arka e pensionit 9

Detyrimet Tuaja në rast papunësie 10

Kërkimi i punës 10

Udhëzimet e RAV 10

Si është gjendja e Migranteve/Migrantëve? 11

Kërkimi i punës në një vend të BE apo EFTA 11

Njoftim për ata që nuk janë shtetas/e të BE! 12

Formularët E 301 dhe E 303 12

Çfarë domethënë… 13

Ditët në pritje 13

Ditët e ndërprerjes 13

Të ardhurat e përkohshme 13

Dëshmia për kërkim pune 14

Unia në afërsinë tënde 15

3

Hyrje

Sipas gjitha gjasave, Ju keni paguar për shumë vite kontributet e sigurimit për papunësi.

Nëse tash jeni i papunë, Ju keni të drejtë të kërkoni shërbimet nga sigurimi për papunësi.

Papunësia nuk është turp. Në të shumtën e rasteve, ata që mbeten pa punë nuk janë

fajtorë për këtë. Ata nuk mund të bëjnë asgjë, nëse shuhen vendet e punës, vendet e

prodhimit barten diku tjetër dhe nuk mbeten vende pune. Në këtë doracak ne ofrojmë përgjigje

në pyetjet e mundshme, që mund të shtrojnë koleget dhe kolegët tanë të papunë.

Migrantet dhe Migrantët janë veçanërisht rëndë të prekur nga papunësia. Mesatarja e papunësisë

në mesin e tyre është dy deri tri herë më e lartë se tek vendësit. Për këtë arsye

ne e kemi përkthyer këtë doracak në shumë gjuhë. Ekzemplarë të tjerë të këtij doracaku

mund të porositen në: Unia, Weltpoststrasse 20, 3000 Bern 15. Ju lutemi që në porosi të

shënoni edhe titullin e doracakut.

Unë jam anëtar i Unia dhe jam i papunë

Lajmëroni sindikatën Unia nëse jeni i papunë. Shuma e anëtarësisë Suaj do të ulet gjatë

kohës sa jeni i papunë. Edhe derisa jeni i papunë Ju mbeteni anëtarë i plotë i Unia. Edhe

më tutje Ju mund të bashkëveproni në Unia si person i besueshëm apo anëtar i ndonjë

kryesie.

4

Unë kam marrë lajmërimin për largim nga

puna. Çfarë duhet të bëj?

Lajmërohuni menjëherë, më së voni ditën e parë kur mbeteni i papunë, në komunën

ku banoni (në disa kantone edhe drejtpërdrejtë në Qendrën e Ndërmjetësimit për

Punësim – RAV). Ju konsideroheni i papunë vetëm atëherë kur të jeni lajmëruar në

komunë apo në Qendrën e Ndërmjetësimit për Punësim.

Me këtë rast merrni me vete edhe:

n një dokument personal identifikimi

n një dëshmi banimi apo një adresë zyrtare të komunës Tuaj

n lejeqëndrimin e përhershëm apo lejeqëndrimin për të huajt

n kartën e AHV.

Verifikoni edhe njëherë nëse janë respektuar të gjitha afatet e lajmërimit për largim nga

puna. Punëdhënësit nuk mund të largojnë ashtu thjeshtë nga puna. Ekzistojnë afate

ligjore, të cilat duhet të respektohen. Veç kësaj, ekziston edhe një mbrojtje e posaçme nga

largimi prej pune për situatat e veçanta si sëmundje, fatkeqësi, shtatzëni, ose nëse

si qytetar i Zvicrës gjendeni në ushtri apo në mbrojtjen civile.

Në rast paqartësish: Sindikata Unia përkrah anëtarët e vet. Lajmërohuni në

sekretariatin e Unia-s në afërsinë tuaj. Listën e sekretariateve të Unia e gjeni

në faqe 14.

Zgjidhni arkën e papunësisë të Unia

Ju mund të vendosni vetë, cila arkë e papunësisë do të kujdeset për Ju. Me rastin e

lajmërimit në komunën Tuaj të banimit apo në Qendrën e Ndërmjetësimit për Punësim

RAV, Ju duhet të zgjedhni arkën Tuaj.

Arka e papunësisë e Unia është arka më e madhe e papunësisë në Zvicër. Ajo është e

hapur për të gjithë të papunët, madje edhe për ata që nuk janë anëtarë të Sindikatës.

Arka e papunësisë së Unia ka një rrjet të dendur të vendeve për pagesa në tërë Zvicrën.

Ju mund ta gjeni atë edhe në afërsi të vendbanimit Tuaj.

Listën aktuale të vendeve për pagesa të Unia e gjeni në www.unia.ch, rubrika

e arkës së papunësisë, pikat e vendeve të pagesës. Sekretariati i Unia në afërsinë

Tuaj (shih faqe 14) mund të Ju njoftojë për këtë.

Kënaqësia e të siguruarve për arkën e papunësisë të Unia është në qendër të vëmendjes.

Bashkëpunëtorët e saj të specializuar kanë kompetenca sociale dhe janë të përgatitur

gjuhësisht, ata kanë njohuri profesionale të kualifikuar dhe shumë përvojë në lëmin e

Ligjit të punës.

5

Lajmërimi

1. Shkoni në komunën e banimit apo në disa kantone drejtpërdrejtë në RAV

Komuna apo RAV-i e vërteton ditën e lajmërimit dhe arkën e papunësisë të zgjedhur

nga Ju.

2. Nëse jeni lajmëruar në komunë, menjëherë pastaj shkoni në RAV

3. Arka e papunësisë

Menjëherë pas lajmërimit shkoni shpejtë në arkën e papunësisë të cilën e keni zgjedhur.

Normalisht, me vete duhet të merrni edhe këto dokumente:

n një kërkesë të plotësuar për kompensimin e papunësisë

n një kopje të lajmërimit Tuaj në RAV

n dokumentet nga punëdhënësi(t), për të gjitha vendet e punës në dy vitet e fundit

n formularin për: «Të dhënat për personin e siguruar»

n formularin «E 301», nëse në Zvicër keni ardhur nga një vend i BE/EFTA dhe nëse sipas

ligjit zviceran nuk përmbushni kohën e domosdoshme për kontributin minimal

Arka e papunësisë së Unia-s do të Ju ndihmojë në rast nevoje,

që të nxirrni këto dokumente.

Dallimi: Arka e papunësisë – RAV

n Arka e papunësisë duhet të verifikojë nëse Ju keni të drejtë për kompensimin e papunësisë,

sa është shuma e parave të papunësisë për Ju. Ajo e paguan edhe ndihmën

për papunësinë.

n RAV – Qendra e Ndërmjetësimit për Punësim është përgjegjëse për këshillimin dhe për

përkrahje gjatë kërkimit të punës dhe ndërmjetësimin për punësim.

6

Ndërmarrja ime ka falimentuar.

Çfarë duhet të bëj unë?

Nëse punëdhënësi nuk është më në gjendje të paguaj rrogën (paaftësia e pagesës)

dhe kërcënohet nga falimentimi, atëherë:

n lajmërohuni menjëherë në komunën e banimit apo në RAV.

Atje do të informoheni në hollësi, se si duhet të veproni.

n informoni për këtë Unia

n kërkoni menjëherë përkrahje në arkën e papunësisë të Unia

Informata të tjera gjeni në:

n www.unia.ch, rubrika Arka e papunësisë

n www.unia.ch, rubrika Puna dhe Ligji, nënpika Ligji dhe Këshillimi.

Atje, në vendin Info-Recht 2/2006: «Çfarë të bëj nëse punëdhënësi nuk e paguan

rrogën? Si e kërkoj unë një kompensim në rast të pamundësisë së pagesës?»

7

Të drejtat Tuaja në rast papunësie

Zgjedhja e lirë e arkës

n Ju vetë e caktoni se nga cila arkë e papunësisë dëshironi të tërhiqni kompensimin për

papunësinë

n Zgjidhni arkën e papunësisë me rastin e lajmërimit në komunën e banimit apo në RAV

n Zgjidhni arkën e papunësisë të Unia.

Sindikata Unia u ndihmon anëtarëve të vet të realizojnë të drejtat e tyre.

Ju keni të drejtë për përkrahje

Gjatë kohës sa keni punuar, për çdo muaj Ju keni paguar një shumë të caktuar

për sigurimin në rast papunësie. Kur të mbeteni pa punë dhe plotësoni kushtet e

domosdoshme, Ju do të merrni këtë përkrahje:

n 80% të pagës së siguruar

– nëse keni detyrime për kujdesin e fëmijëve, që ende nuk kanë mbushur 25 vjet

– nëse paga Juaj e siguruar nuk i tejkalon 3’797 Franga

– nëse merrni pension invalidi, që i përgjigjet shkallës së invaliditetit prej së paku 40%

n 70% të pagës së siguruar në të gjitha rastet tjera

Ju keni të drejtë për

n 260 ditë të paguara, nëse gjatë 2 viteve të fundit para se të mbeteni

i papunë keni punuar si punëmarrëse apo punëmarrës së paku 12 muaj

n 400 ditë të paguara, nëse gjatë 2 viteve të fundit para se të mbeteni

i papunë keni punuar si punëmarrëse apo punëmarrës së paku 18 muaj

n 520 ditë të paguara, nëse gjatë 2 viteve të fundit para se të mbeteni

i papunë keni punuar si punëmarrëse apo punëmarrës së paku 24 muaj dhe

keni mbushur 55 vjet

n 520 ditë të paguara, nëse gjatë 2 viteve të fundit para se të mbeteni

i papunë keni punuar si punëmarrëse apo punëmarrës së paku 24 muaj dhe

merrni pension invalidi që përkon me një shkallë invaliditeti së paku 40%

n 90 ditë të paguara, nëse jeni liruar nga përmbushja e kohës së kontributeve

n 200 ditë të paguara, nëse jeni më i ri se 25 vjet dhe nuk keni detyrime ndaj fëmijëve

Mungesa e kohës së kontributeve: Ju do të jeni i siguruar edhe po qe se nuk

keni kontribuar, nëse për shkaqet si në vijim, më gjatë se 12 muaj nuk keni mundur

të krijoni marrëdhënie pune:

n Shkollimi, nëse keni pasur vendbanim të përhershëm së paku

10 vjet pandërprerë në Zvicër

n Sëmundja, fatkeqësia apo pushimi i amësisë, nëse gjatë kësaj kohe

keni pasur vendbanim të përhershëm dhe pandërprerë në Zvicër

8

n Qëndrimi në një burg zviceran apo në ndonjë institucion për edukim punues

apo në ndonjë institucion të ngjashëm në Zvicër

n Qëndrimi për shkak të punës jashtë ndonjë vendi të BE/EFTA.

Edhe pa përmbushjen e kohës së kontributeve ju keni të drejtë të shfrytëzoni shërbimet,

nëse për shkak të ndonjë situate apo ngjarje të jashtëzakonshme, që nuk është më

e vjetër se një vit, jeni detyruar të pranoni një punë. Mirëpo, Ju duhet që të keni pasur

vendqëndrimin e përhershëm në Zvicër, kur ka filluar kjo ngjarje apo situatë. Si ndodhi të

jashtëzakonshme vlejnë, p.sh.:

n Për shkak të ndarjes apo prishjes së bashkëshortësisë, jeni detyruar të punoni

n Partneri Juaj bëhet invalid dhe jeni i detyruar të punoni

n Vdekja e bashkëshortes apo e bashkëshortit

n Ndalesa e pensionit të invaliditetit

Ngritja e vazhdueshme gjatë papunësisë

Gjatë kohës së papunësisë mund të ndiqen kurse për ngritjen e vazhdueshme, të cilat do

të përmirësonin shanset tuaja për një punësim të serishëm. Këshilltari/ja e Juaj e RAV do

të Ju këshillojë për të bërë kurse për ngritje të vazhdueshme. Ju mund të propozoni kurse

edhe vetë dhe këto t’i diskutoni me këshilltare/in Tuaj të RAV. Edhe kurset e gjuhës mund

të shërbejnë për përmirësimin e aftësisë për ndërmjetësim.

Me rëndësi: bëni në mënyrë aktive kërkesa për ngritje të vazhdueshme

(kurse të gjuhës apo mësimin e teknikave të reja, të cilat kanë lidhje me profesionin Tuaj).

Kujdes: RAV paguan vetëm ngritjen e vazhdueshme por jo edhe arsimimin

e mëtutjeshëm. Për të gjitha pyetjet në lidhje me ngritjen e vazhdueshme gjatë

kohës sa jeni i papunë, kontaktoni RAV.

Çka ngjet në rast sëmundjeje dhe të fatkeqësisë?

Nëse merrni kompensimin për papunësi, Ju jeni i siguruar te SUVA edhe kundër

fatkeqësisë. Nëse jeni i sëmurë, sigurimi i papunësisë paguan pagën ditore më së gjati

për 30 ditë që nga dita e parë e sëmundjes. Gjatë tërë kohës sa jeni i papunë,

paguhen më së shumti 44 ditë të sëmundjes.

AHV dhe arka e pensionit

AHV: Kontributet e AHV paguhen po ashtu edhe gjatë kohë sa jeni i papunë.

Arka e pensionit: Gjatë kohës sa jeni i papunë, kontributet për arkën e pensionit

nuk paguhen përveç ato për rrezikun e vdekjes dhe për invaliditet. Depozita Juaj e

pleqërisë do të derdhet në një xhiro të lirë prej punëdhënësit të fundit në njërën

nga bankat apo sigurimet të cilin mund ta zgjidhni Ju vetë.

9

Detyrimet Tuaja në rast papunësie

Kërkimi i punës

Ju duhet vetë të kërkoni dhe të konkurroni për një vend pune. RAV mund t’Ju përkrahë në

këtë rast. Ju duhet të filloni të kërkoni një vend të ri pune, posa të keni pranuar lajmërimin

për largim nga puna. Ju duhet t’i dëshmoni RAV se keni kërkuar punë dhe jeni duke konkurruar

vazhdimisht, madje edhe gjatë kohës së paralajmërimit për largim nga puna.

Nëse keni pyetje apo paqartësi, se a janë kushtet e ofruara të punës në ndonjë

vend të ofruar pune në pajtim me kontratat e përgjithshme të punës në fuqi,

apo janë të zakonshme në degën konkrete, atëherë lajmërohuni në sekretariatin

më të afërt të Unia-s (Shih faqe 14).

Udhëzimet e RAV

Sipas udhëzimeve të RAV, Ju duhet:

n të vizitoni kurse për riedukim dhe ngritje të mëtejme profesionale

n të merrni pjesë në takimet e ndryshme dhe bisedat orientuese

n të ofroni të gjitha dokumentet e nevojshme për vlerësimin aftësisë Suaj ndërmjetësuese

(p.sh. dëshmitë e mjekut), apo për mospërshtatshmërinë e një vendi të punës

n të lajmëroheni personalisht në bisedat këshilluese dhe kontrolluese

10

Si është gjendja e Migranteve/Migrantëve?

Në Zvicër Ju jeni i siguruar nga papunësia, nëse jeni i punësuar dhe merrni një pagë më

të lartë se CHF 500.– për muaj. Kontributi për sigurimin në rast papunësie do të zbritet

nga paga Juaj. Nëse gjatë 2 viteve të fundit keni qenë i siguruar së paku 12 muaj, në rast

se mbeteni i/e papunë keni të drejtë për ndihmë nga arka e papunësisë. Kjo vlen,

natyrisht, vetëm nëse vendbanimi Juaj i përhershëm është në Zvicër.

Punëtoret dhe punëtorët ecejak të kalim-kufirit, marrin ndihmën e tyre në rast papunësie

sipas rregullave të shtetit ku ata banojnë.

Koha e kontributeve të paguara në njërin nga vendet e BE apo EFTA do t’u llogaritet,

nëse në Zvicër mbeteni i papunë për më pak se 12 muaj. (Formularin E 301 e sillni me

vete). Mirëpo, Zvicra nuk e pranon kohën e kontributeve të paguara për papunësinë për

shtetasit e vendeve të BE, të cilat i kanë paguar në një shtet të EFTA-s (Islandë, Lichtenstein,

Norvegji). Edhe vendet e BE-së po ashtu nuk e pranojnë as kohën dhe as kontributet

e paguara të një shtetasi zviceran në vendet e EFTA-s. Edhe Zvicra nuk e pranon kohën

e kontributeve të cilat i kanë paguar shtetasit e vendeve të EFTA në njërin nga shtetet

e BE-së.

Kujdes: Rregullat dhe normat për llogaritjen dhe pranimin e kohës së kontributeve

janë jashtëzakonisht të komplikuara. Arka e papunësisë mund t’ju ofrojë informatat e

domosdoshme për rastin Tuaj të veçantë në këtë rast.

Kërkimi i punës në një vend të BE apo EFTA

Nëse mbeteni i papunë, Ju mund të kërkoni punë edhe në njërin nga shtetet e BE-së

apo të EFTA-s. Mirëpo, për të marrë kompensimin për papunësi në Zvicër, Ju duhet të

lajmëroheni në mënyrë korrekte si i papunë dhe së paku 4 javë të kërkoni një vend pune

në Zvicër. Brenda këtyre 4 javëve, Ju mund të udhëtoni në një shtet tjetër për të kërkuar

punë vetëm me lejen e Entit kantonal kompetent.

11

Formularët E 301 dhe E 303

Formulari E 301 Ju nevojitet, nëse keni gjetur një vend pune në botën e jashtme dhe nëse

dëshironi që në rast se përsëri mbeteni i/e papunë, të dëshmoni kohën e sigurimit të

papunësisë dhe dëshironi që ajo t’ju pranohet.

Nëse Ju kërkoni punë në një shtet të BE-së apo të EFTA-s dhe njëkohësisht dëshironi që të

merrni shërbimet e sigurimit të papunësisë në Zvicër, atëherë Ju nevojitet formulari E 303.

Me këtë formular duhet të lajmëroheni në Entin për punësim të shtetit gjegjës, më së voni

7 ditë nga dita e udhëtimit, dhe t’u përmbaheni të gjitha rregullave të kontrollit, të cilat

kërkohen atje. Vetëm në këtë mënyrë, nga Enti për punësim në shtetin gjegjës, Juve do t’u

paguhen pagat ditore nga sigurimi zviceran i papunësisë.

Ju mund të kërkoni punë më së gjati 3 muaj në botën e jashtme dhe njëkohësisht të

tërhiqni pagat ditore nga sigurimi zviceran i papunësisë. Nëse deri atëherë nuk keni gjetur

punë, Ju duhet të ktheheni në Zvicër. Shumë e rëndësishme është që, kur të ktheheni në

Zvicër, brenda afatit të caktuar nga RAV, të lajmëroheni atje. Përndryshe, në Zvicër nuk do

t’u paguhen pagat ditore.

Formularët E 301 dhe E 303 mund t’i merrni në arkën e pensionit.

Njoftim për ata që nuk janë shtetas/e të BE!

Migrantet/ët me Lejeqëndrim, duhet të përpiqen shumë për të gjetur një vend pune.

Nëse kanë përfunduar shërbimet e sigurimit të papunësisë, atëherë ata në këtë rast

ndihmohen nga ndihma sociale. Mirëpo, kjo mund të shpie deri atje sa që Policia për

të huajt (Fremdenpolizei, Migrationsamt) të mos e vazhdojë Lejeqëndrimin Tuaj.

Një këshillë: dëshmoni me dokumente që, gjatë kohës sa keni qenë i papunë, gjithçka

keni bërë për të gjetur një vend pune. Kjo mund të ndihmojë nëse keni probleme me

autoritetet për migracion.

Kujdes: bëjeni me kohë, në afatin e paraparë ligjor, kërkesën për vazhdimin e

Lejeqëndrimit Tuaj. Pas skadimit të Lejeqëndrimit, Ju rrezikoni që t’u ndërpritet ndihma

nga arka e papunësisë.

12

Çfarë domethënë…

Ditët në pritje

Për 5, 10, 15 apo 20 ditët e para pasi të mbeteni i papunë, Ju nuk do të merrni kompensim

për papunësi. Numri i ditëve në pritje varet nga paga e siguruar dhe nëse Ju keni

detyrime ndaj fëmijëve.

Personat pa detyrime për heqjen e shpenzimeve të tjerëve

Paga e siguruar

Numri i përgjithshëm i ditëve në pritje

deri 3000.– 0

3001.– deri 5000.– 5

5001.– deri 7500.– 10

7501.– deri 10’416.– 15

mbi 10’417.– 20

Personat me detyrime për heqjen e shpenzimeve të tjerëve

Paga e siguruar

Numri i përgjithshëm i ditëve në pritje

deri 5000.– 0

mbi 5001.– 5

Në këto ditë pritjeje, pagat ditore që Ju takojnë nuk ju hiqen. Kjo është vetëm një shtyrje

e ditës së fillimit të ndihmës për papunësi. Gjatë afatit të paraparë (dy vite) ditët e pritjes

do të hiqen vetëm një herë.

Ditët e ndërprerjes

Nëse ju keni lëshuar vetë punën apo jeni vetë fajtor për largimin nga puna, nëse jeni

përpjekur pak për të gjetur një vend tjetër pune, nëse nuk e keni pranuar një vend pune

të cilin ua kanë ofruar apo nuk i keni respektuar këshillat e RAV, për Ju do të ketë ditët e

ndërprerjes. Kjo domethënë që Ju, për një numër të caktuar ditësh, nuk do të

kompensoheni nga arka e papunësisë.

Të ardhurat e përkohshme

Për të ardhurat e përkohshme bëhet fjalë, nëse gjatë kohës sa jeni i papunë merrni

të ardhura nga puna e pavarur apo puna që bëni për dikë (p.sh. puna e përkohshme –

temporale) dhe kur këto janë më të ulëta sesa shuma që merrni nga arka e papunësisë.

Të ardhurat e përkohshme janë atraktive. Së bashku me zëvendësimin e mungesës së

fitimit nga sigurimi i papunësisë, dalin të ardhura më të larta sesa me kompensimin nga

arka e papunësisë, pa ndonjë të ardhur të ndërmjetme.

13

Dëshmia për kërkim pune

Ju duhet të dëshmoni në RAV se jeni duke kërkuar punë. Këshilltari/ja e Juaj në RAV do të

Ju ofrojë informata të hollësishme për këtë. Ju mund të kërkoni punë përmes telefonit, si

dhe personalisht apo me shkrim. Ruani si dëshmi për kërkimin e punës kopjet e formularit

«Dëshmia për përpjekjet personale për punësim», të cilat duhet t’i dorëzoni në RAV. Nxirrni

edhe kopjet e konkurseve dhe të letrave Tuaja të konkurrimit, shënoni datën, kohën dhe

emrat e personave tek të cilët jeni lajmëruar përmes telefonit apo edhe personalisht.

14

Unia në afërsinë tënde

Aargau Bachstr. 41, Postfach 3918, 5001 Aarau, T +41 848 333 003, aargau@unia.ch

Bern Monbijoustr. 61, 3001 Bern, T +41 31 385 22 22, bern@unia.ch

Biel-Seeland / Solothurn Murtenstr. 33, Postfach 1792, 2501 Biel, T +41 32 329 33 33, biel-solothurn@unia.ch

Fribourg route des Arsenaux 15, 1705 Fribourg, T +41 26 347 31 31, fribourg@unia.ch

Genève chemin Surinam 5, case postale 288, 1211 Genève 13, T +41 22 949 12 00, geneve@unia.ch

Neuchâtel avenue de la Gare 3, case postale, 2001 Neuchâtel, T+41 32 729 30 29, neuchatel@unia.ch

Nordwestschweiz Rebgasse 1, Gewerkschaftshaus, 4005 Basel, T +41 61 686 73 00, nordwestschweiz@unia.ch

Ostschweiz-Graubünden Lämmlisbrunnenstr. 41, 9000 St. Gallen, T +41 71 227 25 88, ostschweiz-graubuenden@unia.ch

Ticino via Canonica 3, Casella postale 5650, 6900 Lugano, T +41 91 910 50 70, ticino@unia.ch

Transjurane rue des Moulins 19, case postale 1042, 2800 Delémont, T +41 32 421 60 60, transjurane@unia.ch

Vaud place de la Riponne 4, Case postale 7667, 1002 Lausanne, T +41 21 310 66 00, vaud@unia.ch

Valais rue de la Dent-Blanche 9, 1950 Sion, T +41 27 322 60 48, valais@unia.ch

Zentralschweiz St. Karlistr. 21, Postfach 4864, 6002 Luzern, T +41 41 249 93 00, zentralschweiz@unia.ch

Zürich-Schaffhausen Stauffacherstr. 60, Postfach 1544, 8026 Zürich, T +41 44 299 25 25 , zuerich-schaffhausen@unia.ch

15

Unia Zentralsekretariat

Weltpoststrasse 20

CH-3000 Bern 15

T +41 31 350 21 11

F +41 31 350 22 22

info@unia.ch

www.unia.ch

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!