15.01.2015 Views

lexo më tepër... - El-Hikmeh

lexo më tepër... - El-Hikmeh

lexo më tepër... - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mr. Rejhan Neziri

NJË VËSHTRIM HISTORIK MBI KRIJIMIN

E MEVLUDEVE ∗

1. Kuptimi i mevludit

Falënderimi dhe adhurimi i takojnë vetëm All-llahut xh.sh., Krijuesit të

gjithësisë, i Cili i dërgoi njerëzimit në periudha të ndryshme pejgamberë që treguan

rrugën e shpëtimit për këtë dhe për jetën tjetër.

Muhammedi a.s. ishte, është dhe do të jetë shembulli më i bukur, modeli më i

përsosur, i dërguari i fundit i Thirrjes Hyjnore për mbarë njerëzimin.

Muslimanët që e pranuan fenë Islame, nga dashuria për Pejgamberin a.s. filluan

të shfaqnin ndjenjat e tyre nderuese, lartësonin emrin e tij, i luteshin Zotit për të.

Ditëlindja e Muhammedit a.s. është një ngjarje e shënuar që festohet me gëzim e

kënaqësi të veçantë nga të gjithë besimtarët muslimanë. Përkujtimi i këtij pëvjetori

gjatë shekujve ka qenë burim frymëzimi për studime, krijimtari e botime të ndryshme

fetare, letrare, historike, shkencore, kulturore e pedagogjike që kanë shërbyer e

shërbejnë për edukim të gjithanshëm shpirtëror e njerëzor.

Për këtë arsye lindën veprat e para për jetën dhe veprën, për njohjen e

personalitetit dhe për realizimin e misionit të tij.

Ndër gjinitë më kryesore të shkrimeve e botimeve që kishin të bënin me këtë,

mund të përmenden Siret (veprat që tregojnë për historinë e Pejgamberit a.s.), Historitë

Islame, Kisasul-enbija’ (rrëfimet kur’anore për historinë e të gjithë pejgamberëve a.s.)

dhe mevludet.

Veprat, të cilat e lavdërojnë dhe i theksojnë cilësitë e Muhammedit a.s. filluan të

shkruhen që kur ai ishte akoma gjallë. Në letërsinë islame-arabe si autorë të parë të

veprave të këtilla mund të përmendim: Hasan bin Thabitin (vdiq më 647), Ka’b bin

Zubejrin (v. 645) dhe Abdullah bin Revahan.

Siret (historitë), Shemaili-sherifet (veprat që përshkruajnë dukjen dhe formën e

jashtme të trupit të Muhammedit a.s.) dhe Megazet (veprat të cilat përshkruajnë betejat

dhe trimëritë e luftërave që i ka zhvilluar Muhammedi a.s.) të shkruara në formë të

poezisë e të prozës, në të njëjtën kohë kanë qenë edhe si burim për Mevludet.

∗ Kumtesë e lexuar në xhaminë e Biel-Bennit të Zvicrës, më 23 prill 2005, me rastin e Ditëlindjes së

Muhammedit a.s.

1

Doc. Dr. Hasan Aksoy, studiues dhe ligjërues në Fakultetin Ilahijat në Stamboll,

në një studim përmbledhës të tij për mevludet ka nxjerrë këtë definicion për kuptimin e

fjalës “mevlud”: “Fjala mevlud në fillim përdorej si emër vendi dhe kohe për lindjen,

por me kalimin e kohës ajo mori kuptim terminologjik, në të cilin nënkuptohet vendi

dhe koha e lindjes së Muhammedit a.s. Mbasi ardhja e Muhammedit a.s. në këtë botë

ishte gëzim, shpëtim dhe sihariq për njerëzimin, lindja e tij u konsiderua si festë dhe

me kalimin e kohës kjo fjalë filloi të përdoret në këtë kuptim. Në letërsi termi Mevlud

përdoret për përshkrimin e lindjes, jetës, mrekullive dhe vdekjes së Muhammedit a.s.

Në përgjithësi ato janë lëvdata të shkruara në vargje”. 1

Në shtypin islam shqiptar janë botuar mjaft shkrime për mevludet që plotësojnë

edhe më tepër kuptimin leksikor të kësaj fjale. Në një artikull të Rifat Copës me temë

“Nga historia e mevludit” është shënuar ky përdëftim i këtij termi: “Mevludi është

ode ∗∗ me elemente të poemës që i kushtohet jetës së Pejgamberit a.s., duke filluar që

nga lindja e deri në vdekje. Është bërë traditë të quhet mevlud ose mevlid, që në

letërsinë islame do të thotë ditëlindja e Muhammedit a.s., ode ose poemë për

personalitetin e Pejgamberit a.s. Mevludi, pra, është një krijim poetik”. 2

Trajtimi i plotë domethënës i fjalës mevlud na lejon të orientohemi drejt në

kuptimin e përmbajtjes e të vlerave të shumta që i ka mevludi e që janë si në vijim:

- për të nderuar personalitetin e Muhammedit a.s.,

- për të ngritur horizontin tonë fetar e kulturor islam,

- për të mësuar vlerat fetare, letrare, gjuhësore, historike, kulturore, gjuhësore,

etnografike dhe atdhetare të përmbajtjes, të formës e të ceremonialit të tyre,

- për të forcuar frymën e bashkimit, të mirëkuptimit, të bashkëpunimit e të

tolerancës mes njerëzve në përgjithësi si krijesa të Zotit. 3

2. Mevludi në gjuhët e tjera

Më lart përmendëm se si gjini letrare islame mevludi fillon të paraqitet më vonë,

mirëpo qysh në kohën e Pejgamberit a.s. kemi poezi e poema të ndryshme që shokë e

poetë të shquar të Muhammedit a.s. kanë thurrur vargje lavdërimi për të derisa ai ishte

vetë gjallë. I këtillë ishte p.sh. Hassan bin Thabiti, që njihet me epitetin “poeti i

Pejgamberit a.s.”, pastaj Ka’b bin Zuhejri, i cili ishte një poet i shkathët si në kohën e

xhahilijjetit po ashtu edhe në kohën pasi e pranon Islamin dhe me shkrimin e një

poezie për Muhammedin a.s. dhe me këndimin e saj përpara tij, ai e nxjerr gunën

/“burden” e vetë dhe ia dhuron Ka’bit, me çka kjo poezi më vonë fillon të quhet

“Kasidetu’l Burde”.

1 Doc. Dr. Hasan Aksoy, Mevlidler, dorëshkrim.

∗∗ Ód/e,~ja f. sh. ~e, ~et let. Vjershë lirike a këngë solemne me frymë të ngritur, që u kushtohet

ngjarjeve historike të shënuara a njerëzve të shquar ose që shpreh ndjenjat e dashurisë, të nderimit,

të gëzimit, të miqësisë etj., Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 1299.

2 Rifat Copa, “Nga historia e mevludit”, në gaz. Drita Islame, nr. 13 (120), korrik 1997, f. 1-2.

3 Faik Luli dhe Islam Dizdari, Mevludet në gjuhën shqipe, Shkodër, 2002, f. 15.

2

Ja një varg shumë i bukur i Hasan bin Thabitit thurrur për Muhammedin a.s. e të

përkthyer nga Hafiz Ibrahim Dalliu:

Ma të bukur se ti kurr s’kan pa sytë e mi,

Ma t’hieshëm se ti s’kan lind gratë ndonji fmi,

Ti je krijue n’botë pa asnji të metë,

Sikurse me qenë kriju si ke dashtë vetë. 4

Tekstet e mevludeve në botën Islame kanë filluar të paraqiten në shek. X. Edhe

vepra e dijetarit të njohur të hadithit, imam Tirmidhiut (v. 892) Shemailu’sh-sherif në

fakt është një lloj mevludi. Muhammed bin Is’haku (v. 850) edhe pse është autor i

Sires, ai numërohet edhe ndër autorët e parë të mevludit. Vepra e parë e cila mban

emrin mevlud është vepra e Ibnu’l-Xhevziut (v. 1201) me titullin Mevlidu’n-nebijj,

pastaj vepra e Ibnu’l-Arabiut (v. 1240) që mban titullin Mevlidu’l-xhismani ve’r-

Ruhani, vepra e Ebu’l-Kasim es-Sebtiut (v. 1203) me titull Ed-durru’l-mu’adhdham fi

mevlidi’n-nebijji’l-mu’adhdham, vepra e Ibnu Dihjes (v. 1235) me titull Kitabu’ttenvir

fi mevlidi’s-siraxhi’l-munir dhe vepra e Zemlakaniut (v. 1327) me titull

Mevlidu’n-nebijj. Janë këto tekstet e para të shkruara në këtë fushë. 5 Përveç mevludeve

të këtilla të shkruara në gjuhën arabe, më vonë filluan të shkruhen edhe në gjuhën

persiane (iranishte), kurde, shqipe, boshnjake, çerkeze, urdu, alhamijado (gjuhë

spanjolle me alfabet arab) dhe në gjuhën tatare. 6

Mevludet në letërsinë islame turke kanë vlerë dhe vend të posaçëm dhe arrijnë

numrin më të madh si asnjë lloj veprash të tjera. Këto mevlude në shumicën e rasteve

janë të shkruara në formën e poezisë. Ndër të gjitha këto, mevludi i Sulejman Çelebisë,

sipas të gjithë studiuesve, ka një vlerë të posaçme. Ai vdiq në vitin 1422. Mevludi i

Sulejman Çelebisë, i vjershëruar në vitin 1409, konsiderohet nga të gjithë si vepër e

parë e këtij lloji. Megjithëkëtë duhet pranuar se edhe para tij janë shkruar shumë vepra

që i ngjajnë mevludit. Një nga tekstet e tilla të rralla është edhe ai i Ahmet Fakihit (v.

rreth vitit 1250). Nuk është rastësi që kapitulli i Halimes (pjesa përfundimtare) në

Vesiletu’n-nexhat (kështu titullohet mevludi i Sulejman Çelebisë) përmban shprehje që

janë të ngjashme me ato të cilat gjenden në Çarhname-n e Ahmet Fakihut. Edhe një

vepër e shkruar në formë proze e perzier me poezi nga Erzurumllu Mustafa Dariri

(shek. XIV), e cila është shkruar një çerek shekulli para Sulejman Çelebisë, është një

përkthim i lirë nga Ibni Is’haku, por nuk është i plotësuar. Përkthimi i Daririut si në

pjesët e shkruara poetike po ashtu edhe në prozë, ka marrë kuptimin e një vepre

origjinale të shkruar. Nëse merren parasysh pjesët në poezi, atëherë ajo mund të jetë e

ngjashme me një Mevlud.

Në letërsinë turke numri i mevludeve dhe i veprave në lidhje me mevludet arrijnë

shifrën prej mbi 200 sosh. Studimet mbi ekzemplarët e Mevludit kanë dëshmuar se

disa prej tyre kanë një përmbajtje të ngjashme me atë të Sulejman Çelebiut, disa të

4 Faik Luli dhe Islam Dizdari, po aty, f. 22.

5 Nihat Sami Banarlı, Büyük Nazireler Mevlid ve Mevlid’de Milli Çizgiler, Stamboll, 1962, f. 11-12.

6 Mehmet Tayyib Okiç, Çeşitli Dillerde Mevlidler ve Süleyman Çelebi Mevlidinin Tercemeleri,

Erzurum, 1975, f. 25, 27.

3

tjera për nga motivi janë të ndryshme, ndërsa pjesa e mbetur ka përmbajtje krejtësiht

tjetër. 7 Me përhapjen e Islamit në vende të ndryshme, filloi të këndohet mevludi në ditën

e lindjes së Pejgamberit a.s. dhe kjo u konsiderua si një lloj përkushtimi. Edhe në

Turqi kështu ishte në fillim, mirëpo me kalimin e kohës ai filloi të këndohet jo vetëm

në ditën e lindjes së Pejgamberit a.s., por u bë traditë edhe nëpër lindje, vdekje, dasma

dhe raste të tjera. Kështu, mevludi zuri një vend të posaçëm edhe në muzikën fetare

turke.

3. Mevludi në gjuhën shqipe

Lindja, jeta, veprimtaria, peersonaliteti dhe kontributi i tij si i Pejgamber i Zotit,

ashtu si në vendet e tjera islame, ka zënë vendin e duhur edhe në letërsinë shqiptare.

Përpilimi i mevludeve në gjuhën shqipe ka filluar qysh me poetët dhe shkrimtarët

bejtexhinj, konkretisht me Hasan Zyko Kamberin dhe ka vazhduar deri në ditët tona.

Në fillim ato kanë qenë shkruar me alfabetin turko-arab e më vonë me alfabetin shqip.

Këto mevlude kanë qenë përkthime, përshtatje dhe origjinale dhe kanë përfshirë të

gjitha zonat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe diasporën shqiptare.

Nga gjurmimet, shfrytëzimi i literaturës dhe nga kontaktet me studiuesit e lëndës

është arritur të grumbullohen, të analizohen e të vlerësohen mevludet e mëposhtme në

gjuhën shqipe të botuara në kohë e vende të ndryshme:

1. Mevludi i Hasan Zyko Kamberit,

2. Mevludi i Ismail Floqit,

3. Mevludi i Hafiz Ali Ulqinakut,

4. Mevludi i Tahir ef. Popovës,

5. Mevludi Çam,

6. Mevludi i Hafiz Islam Çelebiut,

7. Mevludi i Mehmet ef. Salihut,

8. Mevludi i Shefki Hoxhajt,

9. Mevludi i Hafiz Ali Korçës,

10. Mevludi i Hafiz Abdullah Zemblakut,

11. Mevludi i Sheh Ahmet Shkodrës,

12. Mevludi i Hafiz Ibrahim Dalliut,

13. Mevludi i Zejnullah Jasharit,

14. Mevludi i Farudin Osmanit,

15. Mevludi i Idriz Lamajt,

16. Mevludi i Ilmi Veliut,

17. Mevludi i Sheuqet Krajës,

18. Mevludi i Jonuz Metanit,

19. Mevludi i Ferit Vokopolës,

20. Mevludi i Sheh Xhemali Shehut.

7 Süleyman Çelebi, Mevlid, përgatiti Necla Pekolçay, Stamboll, 1980, f. 38.

4

Krahas 20 mevludeve të mësipërme nga literatura mësohet se në gjuhën shqipe

janë shkruar edhe mevlude të tjera si:

1. Mevludi i Abdullah Sulejman Konispolit,

2. Mevludi i Haxhi Çiçkos,

3. Mevludi i Mulla Mehmet Hasanit.

Këto mevludet e fundit kanë mbetur në dorëshkrime ose janë cituar nga

studiuesit, pa qenë lëndë analize e vlerësimi.

Nga të gjitha mevludet përjashtim bëjnë tre: ai i Jonuz Metanit kushtuar Pirit ∗∗∗ të

tarikatit Rifaij, Seid Ahmed Rifaiut; Mevludi i Sheh Xhemali Shehut nga Prizreni

kushtuar Imam Aliut dhe mevludi i Ferit Vokopolës, kushtuar po ashtu Imam Aliut.

Mevludet në gjuhën shqipe kanë pasur përhapjen e tyre në zona të ndryshme,

disa prej tyre janë ribotuar nga disa herë dhe kanë pasur një shtrirje më të gjerë.

Është për t’u shënuar se ka pasur edhe botime me karakter përmbledhës të disa

mevludeve në një vëllim, siç ka ndodhur me botimin Pesë Mevlude, në të cilin janë

përfshirë mevludet e Hafiz Ali Ulqinakut, Hafiz Ali Korçës, Farudin Osmanit, Hafiz

Abdullah Zemblakut dhe Tahir ef. Popovës. 8

4. Fillimet e shënimit të mevludit

Që nga kohërat e lashta te të gjitha bashkësitë ekziston tradita që solemnisht të

shënohen datat e rëndësishme nga e kaluara e tyre siç janë lindja e heronjve të cilët me

veprën dhe jetën e tyre kanë pasur ndikim të dukshëm për të kaluarën dhe të ardhmën e

tyre. Duke e shënuar kujtimin për to, ato bashkësi, në realitet, shprehin falënderim,

respekt dhe admirim me ata njerëz dhe njëkohësisht shprehin gatishmëri për ta

vazhduar veprën e tyre.

Muslimanët nga mbarë bota, ardhjen e të Dërguarit të All-llahut xh.sh. e

konsiderojnë si mëshirën më të madhe të All-llahut xh.sh. për njerëzit (“Ne të kemi

dërguar, padyshim, vetëm si mëshirë për botat” – Kur’ani, 21:107), andaj ditëlindjen e

tij e shënojnë në mënyrë të përshtatshme me të dhe me mësimet të cilat nga All-llahu

xh.sh. ua ka komunikuar njerëzve.

Edhe pse nuk kemi transmetime plotësisht të besueshme mbi atë se kur

saktësisht muslimanët kanë filluar ta shënojnë lindjen e Pejgamberit të tyre, megjithatë

me mjaft siguri mund të themi se tradita kthehet larg në të kaluarën e tyre, në shekujt e

parë pas vdekjes së Pejgamberit a.s.. Historianët që e studiojnë Sirën (jetën dhe

veprën) e të Dërguarit të All-llahut shënojnë faktin e padyshimtë se muslimanët kanë

filluar shumë herët ta shënojnë datën e lindjes së Pejgamberit të All-llahut. Banorët e

Mekkes, pohojnë ata, më 12 rebiu’l-evvel, ditën e lindjes së të të Dërguarit të Allllahut,

për çdo vit e vizitonin xhaminë e cila ka qenë e ndërtuar në vendin ku më parë

∗∗∗ Personi udhëheqës në rrugën e tasavvufit, në jetën e teqesë; shehi, shejhu.

8 Faik Luli dhe Islam Dizdari, po aty, f. 16-20. Vetë kjo vepër e këtyre dy autorëve është një studim

mjaft voluminoz (me mbi 700 faqe) dhe shkencor mbi mevludet në gjuhë shqipe.

5

ekzistonte shtëpia ku është lindur Pejgamberi a.s. Ibnu Dhahire në librin e tij “Elxhamiu

el-latifu fi fadli Mekkete ve ehliha ve binai el-Bejti esh-sherif” thotë: “Sa u

përket vendeve në të cilat organizohen manifestimet dhe mbahen gazmendet, vendi i

tillë më i ndershëm, pa dyshim, është ai ku është lindur i Dërguari i All-llahut, sal-lallllahu

alejhi ve sel-lem… Në Mekke ishte adet që më 12 rebiu-l-evvel për çdo vit kadiu i

medhhebit shafi’ij të bëjë përgatitje për vizitën e atij vendi të ndershëm, dhe atë pas

namazit të akshamit, në përcjellje të një mase të madhe e cila bante fenera dhe

pishtarë. Me atë rast, pas fjalimit të rastit i janë drejtuar lutjet Al-lllahut xh.sh. për

mirëqenien e halifit, prefektit të Mekkes, kadiut shafi’ij dhe mbarë muslimanëve.

Pastaj janë kthyer në Haremi-sherif para kohës së jacisë dhe janë ulur pranë Mekami

Ibrahimit, në afërsi të Kubbetul-ferrashinit. Përseri kanë bërë lutje për mirëqenie të të

sipërpërmendurve, në prani të kadiut, të juristëve të sheriatit dhe autoriteteve të tjera.

Pas jacisë janë shpërndarë nëpër shtëpi të tyre.”

Këto të dhëna autentike dhe të ngjashmet me to që i hasim në veprat mbi jetën e

Pejgamberit a.s., vërtetojnë se muslimanët kanë filluar ta shënojnë ditëlindjen e

Pejgamberit a.s. para fundit të shek. II hixhrij, e ndoshta edhe më herët.

Sa i përket shënimit zyrtar të mevludit, që nënkupton qasjen më të organizuar të

këtij manifestimi nga pikëpamja shpirtërore dhe materiale, ai ka pasuar dukshëm më

vonë, më shpesh në formë të tubimit vjetor me përmasa dukshëm më të mëdha. Vetëm

atëherë kjo traditë ka hyrë në radhën e traditës pozitive të trashëguar që është kultivuar

në të dyja nivelet: zyrtar dhe privat. Kjo do të kontribuojë që kjo traditë në vetëdijen e

masave të gjera popullore të fitojë tipare të përkushtimit, përkatësisht të aktit fetar.

Duke zënë vend të tillë, ajo edhe më tepër fiton rëndësi dhe shenjtëri në zemrat e

besimtarëve islamë të mbarë botës.

Studimet serioze të Sires tregojnë se në fillim të shek. IV hixhrij, shënimi i

ditëlindjes së të Dërguarit të All-llahut ka qenë praktikë vetëm në disa vende. Vetëm

me ardhjen e dinastisë Fatimije në pushtet në Egjipt, Sham dhe Hixhaz, kjo traditë

ngrihet në manifestim zyrtar sikur edhe traditat e tjera të cilat Fatimijt i kanë kultivuar

(si, Viti i Ri hixhrij, Ashureja etj.). për një kohë shumë të shkurtër kjo bëhet e

pranueshme edhe në mjediset tjera islame, që do të kontribuojë të mbetet shumë gjatë

edhe pas shkuarjes së dinastisë Fatimije nga pushteti. Kështu edhe në kohën e

Salahuddin Ejjubit kjo traditë vazhdon të jetojë në masat e gjera të popullit, ndonëse

më nuk është shënuar zyrtarisht deri kur sundimtari i Mosulit Muzaferudin Kevkeberi

(vdiq më 529 h) përsëri e zyrtarizon shënimin e ditëlindjes së të Dërguarit të Allllahut.

Ai, pra, ka qenë sundimtari i parë pas Fatimijve i cili zyrtarisht e ka shënuar

ditëlindjen e Pejgamberit me çka e ka tërhequr vëmendjen e bashkëkohasve dhe

historianëve të cilët në mënyrë lavdëruese shkruan për këtë iniciativë të tij, duke e

konsideruar si fillim të vënies në praktikë të një tradite të bukur (sunnetun hasenetun)

të cilën muslimanët e veprojnë edhe sot. Shënimin e tij të ditëlindjes së Pejgamberit

Ebu Shebe në librin e tij El-Bais e përshkruan kështu: “Ndër gjërat më të bukura, të

cilat në kohën tonë janë bërë traditë, bën pjesë ajo që për çdo vit bëhet në Erbil në

ditën e lindjes së Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e kjo është që njerëzit

atë ditë të gazmohen dhe stolisen, u ndihmojnë të varfërve dhe bëjnë vepra të tjera të

mira. Kjo vepër, përveç asaj që ndihmohen të varfërit, dëshmon se ai që e kryen, e do

dhe respekton Pejgamberin alejhisselam, e falënderon Zotin për begatinë më të madhe

6

e kjo është që All-llahu në atë ditë e ka dhuruar të Dërguarin e Tij të fundit, i cili është

mëshirë për mbarë botën”.

Nga kjo që u ekspozua mund të konkludohet se shënimi i ditëlindjes së të

Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk bën pjesë në festat e

theksuara me Sunnetin e Pejgamberit dhe nuk hyn në tërësinë e detyrave fetare.

5. Qëndrimi i dijetarëve ndaj shënimit të ditëlindjes së Pejgamberit a.s.

Është e nevojshme menjëherë të thuhet se manifestimi solemn i ditëlindjes së të

Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alehi ve sel-lem, nuk bën pjesë në ibadete siç janë

p.sh. namazi, agjërimi, zekati, haxhi etj. As vetë dita e lindjes nuk është ditë feste siç

është Bajrami i Ramazanit dhe ai i Kurbanit që bien më datat 1 Shevval dhe 10 Dhu’lhixhxhe.

Pasiqë kjo është risi në Islam, disa dijetarë islamë, në të kaluarën dhe në të

tashmen, kanë shprehur mospajtimin e vet me të, duke e konsideruar, në bazë të

haditheve, se secila risi është lajthitje dhe çdo lajthitje shpie në Xhehennem. (Këtë

hadith e theksojnë Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiju, Ibn Maxhe etj.). Në këtë grup të

dijetarëve islamë bën pjesë edhe Ibni Tejmije, Taxhudin Fakihani dhe disa të tjerë,

veçmas në këtë më të zëshëm janë ithtarët e mësimit vehabij. Mospajtimin e tyre e

arsyetojnë me frikën nga kulti i personalitetit në Islam po qoftë edhe nëse ka të bëjë

me vetë të Dërguarin e All-llahut. Mirëpo, ata harrojnë se asnjëherë askush nga

muslimanët nuk ka pohuar se shënimi i ditëlindjes së Pejgamberit është obligim fetar

përkatësisht ibadet i urdhëruar. Përkundrazi, është bindje dominuese te muslimanët se

kjo është vetëm një traditë e mirë, si një mënyrë më e rëndomtë e shprehjes së

dashurisë dhe respektit ndaj Pejgamberit të madh, ndaj jetës dhe veprës së tij.

Ky qëndrim gjithashtu është i bazuar në hadithe të të Dërguarit të All-llahut, si

p.sh.: “Kush e vë në praktikë një adet të mirë, i takon shpërblimi për të dhe shpërblimi

i atij që vepron sipas tij… E kush, prapë, e vë në praktikë një adet të keq, i takon për të

dënimi si dhe dënimi i atij që vepron sipas tij…” (Hadithet e kuptimit të tillë dhe të

ngjashme i shënojnë: Muslimi, Tirmidhiu, Ahmed ibn Hanbeli, Darimiu, Ibn Maxhe

dhe Nesaiu). Megjithatë, mendimin e shumicës dërmuese muslimane (ra’jel-xhumhur)

e mbështet fetvaja e hafiz Ibni Haxherit: “Shënimi i mevludit është risi (bid’at) në

Islam. Nuk e kanë bërë këtë muslimanët e parë të mirë në tre shekujt e parë pas

Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Përveç kësaj, në organizimin e mevludit

ka dukuri të mira dhe të këqija, andaj kush u shmanget të këqijave, e i vepron të mirat,

atëherë mevludi i tij është risi e mirë (bid’ati haseneh). Unë i kam shikuar burimet

fetare dhe për mevludin kam gjetur mbështetje dhe argument të fortë. Në Sahihun e

Buhariut qëndron se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur ka shkuar prej

Mekkes në Medine, i ka gjetur Ebrejtë duke e agjëruar « Jevmi-ashuren ». I pyet se

përse e agjërojnë, e ata i përgjigjen se e agjërojnë për arsye se Zoti atë ditë e ka

përmbytur Faraonin kurse e ka shpëtuar Musain dhe popullin e tij, andaj ata duke e

agjëruar atë ditë, i shprehin falënderimin e tyre Zotit. Muhammedi alejhisselam me atë

rast thotë: “Ne kemi më tepër përparësi që ta nderojmë Musain dhe i urdhëron që atë

7

ditë ta agjërojnë edhe muslimanët. Nga kjo kuptohet se është vepër e mirë të bëhen

vepra që i do Zoti çdo vit në atë ditë kur ka ndodhur ndonjë begati e Zotit. E ku ka

begati më të madhe se sa Lindja e Alejhisselamit » Andaj, shënimi i ditëlindjes së

Alejhisselamit duke kryer vepra të dashura për All-llahun është çështje e bukur » (M.

Hanxhiq).

Ndër dijetarët islamë të cilët, nga pikëpamja fetare, shënimin e mevludit e

numërojnë në traditë të bukur përveç Ibn Haxherit të përmendur, bëjnë pjesë : Ebu

Sheme, Ibn al-Xhezeri, Ibn Dihje, Es-Sujuti, Ibn al-Haxhxh etj. 9

Pamje nga tubimi i 23 prillit 2005 në Biel-Benne, Zvicër

9 Dy nëntitujt e fundit janë marrë nga “Sve stvoreno učini se veselo” (Përmbledhje e mevludeve në

gjuhën boshnjake), Sarajevë, 1988, fq. 7-16, sipas http://www.zeriislam.com/.

8

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!