14.04.2015 Views

Letër e hapur drejtuar Besnik Mustafajt, Ministër i ... - Albemigrant

Letër e hapur drejtuar Besnik Mustafajt, Ministër i ... - Albemigrant

Letër e hapur drejtuar Besnik Mustafajt, Ministër i ... - Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Letër e hapur drejtuar Besnik Mustafajt,

Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë

A b a s F e j zu l l a h i

Politika mjerane, e druajtur, me elemente (të nënshtrimit) dhe servilizmit të tepruar, në raste të

shpeshta neveritëse, përçarëse dhe denigruese e politikanëve institucionalë në Shqipëri, si nga

pozita dhe opozita, (me përjashtime të rralla, të vetmuara e të zvetënuara), si dje dhe si sot, në

vazhdimësi , po e luajnë lojën e dreqit mes vete, vazhdimisht për pushtet dhe jo për shtet të

mirëfilltë e kombëtar!

Kështu i kanë sjellë dhe po i sjellin dëme të konsiderueshme, me pasoja shpesh, të pa

përmirësuara, sa i përket çështjes kombëtare në përgjithësi dhe asaj të Kosovës në veçanti...!

Për këtë ekzistojnë dëshmi të shumta me mjaft argumente nga më të ndryshmet në të gjitha

rrethanat, sidomos kohëve të fundit!

Ja vetëm disa prej tyre:

Politika qorre e ndjekur nga udhëheqësit shqiptarë gjatë të ashtuquajturës LNÇ-re, duke

besuar dhe mbështetur tek të pabesët sllavo-çetnikë, si: Milladin Popoviqi, Svetozar Vukmanoviq

Tempo, Dushan Mugosha, Velimir Stonjiqi, etj., si këshilltarë e drejtues kryesorë ideologjikë të

PKSH-re, me Idenë e Komunizmit dhe të Internacionalizmit Proletar e të Vëllaznim-Bashkimit

mashtrues e të rremë fund e krye, kishin si rezultat përfundimtar fatin tragjik për çështjen

Kombëtare në përgjithësi dhe për Kosovën e për Çamërnë në veçanti!

Prishja e marrëveshjes dhe tradhtia, e mbledhjes së Mukjes dhe Konferencës së Bujanit nga

përçarjet e kurdisura nga elementi i theksuar sllavo-çetnik, me dhelpëri, dinakëri e mjeshtri të

përsosur për shkurtpamësit dhe të etshmit për pushtet, tek udhëheqësit Shqiptarë, pati sukses të

plotë dhe rezultati përfundimtar ishte: Trojet e Shqipërisë Etnike mbetën nën robërinë Serbo-

Sllave dhe Greke!

Disa formacione ushtarake të Ushtrisë Shqiptare gjatë LDB-re (duke filluar nga njësitet,

togjet, batalionet e deri tek-Brigadat, të udhëhequra nga Ramiz Alia dhe Shefqet Peçi), morën

pjesë dhe luftuan thellë në territorin e ish Jugosllavisë, duke lënë eshtrat e rekrutëve shqiptarë

jashtë atdheut!

Jo për t`iu ndihmuar vëllezërve të tyre të gjakut, të robëruar nga sllovo-çetnikët, por për

t`iu ndihmuar vëllezërve sllavë, sepse ishin të hipnotizuar nga propaganda e rrejshme dhe

mashtruese e „Vëllaznim-Bashkimit dhe internacionalizmit Proletar“ propaganduar me të madhe

nga ana e PKJ-ve me në krye Mareshalin Josip Broz Tito dhe PKSH-re! Mjerimi qëndronte aty

se iu besonin të pabesëve, andaj edhe vetë binin në të njëjtat pozita dhe veprime (me apo pa

dashje) sepse donin t`i bënin vëllezër ata me të cilët s`kishin asnjë afërsi, as për kah gjaku,

gjuha, kultura as tradita, pa i njohur dredhitë as ndërkëmbëzat e tyre tinëzare shoviniste, ku me

kohë binin në to dhe pasojat ishin, siç dihet: përçarje mesvete, varshmëri politike, ideologjike

edhe ekonomike ku, përfundimisht populli e ka paguar dhe po e paguan ende këtë me çmim të

lartë vazhdimisht dhe me pasoja mjaft të rënda në të gjitha drejtimet, deri në ditët e sotme! Me

këto bindje, duke i besuar propagandës së tyre për liri, drejtësi, barazi dhe pavarësi, luftuan

kundër gjermanëve edhe në territorin e Jugosllavisë!

Ndërsa Partizanët sllavë çetnikë-serbë bënin masakra tek shqiptarët e pambrojtur në Kosovë e

gjetiu, duke i qujtur ata me lloj-lloj emrash përbuzës dhe fyes si: shiftar-i, ballist-i,

bashkëpunëtorë të fashizmit, tradhtarë, kundërrevolucionar, nacionalistë, irredentistë e çka jo

tjetër!

Kryen masakrën e njohur të TIVARIT ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke i mobilizuar me

dhunë, dredhi e tradhti ku, rrugëtimin prej Kosovës deri në vendin e kasaphanës (në Tivarin e

okupuar sot e kësaj dite) e bënë përmes Shqipërisë, këmbë, të uritur, keqtrajtuar, therur e vrarë

nga oficerët dhe ushtarakët partizanë serbo-çetnik, mjerisht, pa u ndihmuar nga vëllezërit e tyre

të një gjaku, si pasojë e ideologjisë dhe propagandës së kurdisur serbo-sllave!

Në anën tjetër zhvilloheshin veprimet e organizuara të kësaj natyre në drejtimin për Frontin e

Sremit, ku Shaban Polluzha kundërshtoi shkuarjen me ushtarët e vet... dhe ra në kundërshtim

me Shtabin UNÇ dhe LKJ asokohe fatkeqësisht edhe me Fadil Hoxhen, ku dhe plasi përçarja

dhe kryengritja, të cilën e vazhdoi deri në vdekje ku, ra në luftën e nderit për Liri dhe Pavarësi

Kombëtare.

Gjatë sundimit komunist si në Shqipëri dhe ish Jugosllavinë, Shaban Polluzha dhe luftetarët

e tij të lirisë u quajtën- tradhtarë, ballistë, bashkëpunëtorë të fashizmit e çka jo tjeter...duke i

hapur rrugë dhe lënë hapësirë veprimit sllavo serbo-çetnik për të kryer gjenocidin e heshtur e të

maskuar, e në momente të caktuara, edhe hapur në vazhdimësi ndaj shqiptarëve të Kosovës

Martire në të gjitha drejtimet!

Ushtarak dhe oficer të ndryshëm të Brigadës partizane të udhëhequr nga ushtaraku Shefqet

Peçi, gjatë qëndrimit dhe kalimit nëpër Kosovë kanë pasur shpesh kundërshtime nga shqiptarët e

Kosovës, për veprimet dhe ideologjinë e tyre të gabuar dhe miope!

Derisa ushtarakët e Shqipërisë propagandonin:“Vllaznim Bashkimin“ aq të preferuar me

serbo-sllavët, shqiptarët, analfabet në të shumtën e rasteve u kanë kundërshtuar (pa llogaritur

kundërshtimet në vazhdimësi të NDSH si Marije Shllaku, Ymer Berisha, Shaban Polluzha etj.)

ku iu thoshin: Shkiet kanë me ju tradhtua, dhe Kosovën kanë për ta robëruar e shkatërruar, siç

po e shkatërrojnë dhe po na vrasin për ditë!

Reagimet e oficerëve shqiptarë në të shumtën e rasteve kanë qenë të ulëta, kërcënuese dhe të

mjera si: Or kokë derr kosovar..., si flisni kështu për vëllezërit tanë serbë aleatë kundër

Fashizmit, se u japim plumbin në kokë...! Përgjigja e shqiptarëve nga Kosova, mes tjerash ishte:

„...këte s`e kanë kursyer as shkiet asnjëherë ndaj nesh, vetëm në rastet kur ju ka dhimbsur

plumbi, kanë përdorur bajonetat-thikat e mjetet tjera dhe pikë fal mos u çofshim... as Juve! Ja ku

i keni, jua pafshim hairin(vërtet sherrin, por prej zemrës së plastë u thoshin hairin), merrni e

qoni në shtëpi si vëllezër, jetoni me ta sikur qe ne kemi jetuar e do ta shihni pastaj se çfarë

vëllezërish janë, por për ne JO që s`janë, por as s`kanë qenë e as s`kanë për të qenë kurrë

vëllezër tanë... Qysh se erdhën e na u banë komshi, gjithnjë ua kemi pa sherrin e zi!

Ne i njohim, se jemi lindur e rritur me ta dhe shkau besë nuk ka, janë besëprerë,

bukëpërmbysësh, na kanë djegur, therur, vrarë e çnderua, në të gjitha format dhe mënyrat, kur

ju ka dhënë rasti dhe mundësia , ne këtë e dimë ma mirë se Ju!

Ja këto shkurtimisht janë argumentet që ende ka njerëz te gjallë qe i kanë përjetuar këta

shembuj të theksuar sa t hidhu e tragjik aq edhe të thjeshtë dhe konkret ( autori i këtij punimi

këto i ka dëgjuar disa herë nga i ati Rrahimi mixha (xhaxhai) Qerimi, qysh si fëmijë, dhe

nga familja ka dy mixhallarë të masakruar Bilalli më 1945 dhe mixha Brahim vetë i katërti

anëtarë i familjes, në maj të vitit 1999, i cili ka qenë luftëtar i Brigades së Shaban

Polluzhës !

Çfarë ndodhi pas Shpalljes së Referendumit për Pavarësin e Kosovë dhe Shpalljen e Kosovës

Republikë!?

Parlamenti i Shqipërisë e pranoi. formalisht!

Asnjëherë nuk e dëshmuan me veprime konkrete se e kanë pasur sinqerisht për ta ndihmuar

dhe jetësuar në praktikë!

Me kohë si në heshtje, jo vetëm që u tërhoqën nga ai pranim formal, por pati aso veprimesh

të pa matura me deklaratat e tyre dhe kërkesat drejtuar udhëheqësve shqiptarë të Kosovës,

që të tërhiqen nga kërkesat e tyre maksimale (që në të vërtetë ishte kërkesa minimale për

Pavarësinë e Kosovës) sepse Kërkesa reale e drejtë, e ligjshme dhe e natyrshme do të ishte:

Bashkimi i Shqipërisë Etnike dhe me këso lloj deklaratash mendonin se do u hynë në hatër

qarqeve te ndryshme Europiane apo edhe vetë Serbisë, bile vizitonin Beogradin aso kohe fytyra

te ndryshme e politiknë që si dje dhe sot fatkeqësisht mbajnë poste në Shqipëri etj.!

Të mos flasim për egzodin dhe ngjarjet që ndodhen aso kohe në Shqipëri si pasojë e skamjes

dhe mjerimit rezultat i qeverisjes afatgjatë të sistemit monist pa lënë anash kurdisje nga brenda

dhe jashtë vendit duke vazhduar fatkeqësisht me ngjarjet poashtu tragjike dhe antikombëtare të

vitit 1997(I ashtuquajturi Revolucioni i vonuar demokratik) që patën ndikim negativ dhe

shumëdimensional në krijimin e imazhit në Evropë dhe botë për Shqipërinë dhe shqiptarët ,

mu ashtu si donin dhe dëshironin armiqtë e Shqipërisë Etnike si Serbia, Greqia dhe aleatet e

tyre mu në kohën kur në Kosovë në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme zhvilloheshin

përpjekje dhe ngjarje me rëndësi të veçantë për liri dhe pavarësi!.

Kjo kishte me qenë si vërejtje e mësim për politikanët e sotshëm, të cilët turr e vrap

kontaktojnë dhe përqafohen (me të thirrurit apo te thirrur) si me Drashkoviqa, Tadiqa dhe të

tjerë, duke ua bërë me dije të jenë të kujdesshëm dhe tua thonë troç atyre në sy se kanë

qenë dhe janë okupatorë të trojeve të Shqipërisë Etnike…Të mos tregohen si deri me tani aq

të ulët para tyre për vendin e vet dhe popullin e vet!

Sepse nga të njëjtit me te cilët kontaktojnë e bëjnë politikë nëse mund ti themi politikë, ende

sot e kësaj dite vuajnë vëllezërit e një gjaku që gjinden të okupuar, si shembull e kemi Kosovën

Lindore në territorin e Serbisë dhe rastin e Mitrovicës në sytë e ndërkombëtarëve duke i

kushtëzuar shqiptarët dhe përkëdhelur serbet pakicë në dëm të shqiptarëve shumicë qe

gjashtë vite me radhë nga administrimi civil i UNMIK-ut, që edhe vet e kanë pranuar ma në

fund dështimin (por pa përgjegjësi te askujt për këtë dështim te kurdisur dhe planifikuar

qëllimisht nga administrimi ndërkombëtar me prapavi në dëm te shqiptarëve dhe favor te pakices

serbe) andaj kësaj politike siç bëhet, s`ke se si t`i thuash ndryshe veçe mjerim dhe nënshtrim…

sepse vjnë tadiqa, drashkoviqa, qiviqa e sa e sa viça në Kosovë, të thirrur, të përcjellë të e

ruajtur nga UNMIKU.- e në Shqipëri të njëjtit thirren, priten dhe përcillen nga zyrtarë të

shtetit Shqiptar ku para tyre me krenari thonë: Kosova është Serbe dhe ne s`e pranojmë

Pavarësinë e Kosovës kurrë...etj.!

Rastet e sipër përmendura , pa u thelluar në detaje dhe hollësi , vërtetë janë pak histori,

por janë aq të pakta në krahasim me realitetin dhe përditshmërinë, sikurse të bëhet një

krahasim me fenomenet e natyrës:

… Kur në një shkretinë s`ka ra shi, vite me radhë, dhe nga disa re bien disa pika e

riga shiu, ku për momentin shihen vetëm gjurmët e pikave dhe pas një kohe shumë të

shkurtër zhduken... dhe shkretia mbetet shkretinë me te njëjtën pamje mu si politika e

shkretë që bëjnë politikanët sojit të Besnik Mustafajt...!

Tani qëllimi i këtij shkrimi është që ti drejtohem drejtpërsëdrejti Ministrit të Punëve të

Jashtme të Shqipëris Besnik Mustafajt për bamet e tija në drejtimin e politikës institucionale

të Shtetit Shqiptar të cilin e përfaqëson ai e në veçanti deklaratat e bëra për çështjen e Kosovës,

që herë pas herë nga kritikat e shumta drejtuar nga të gjitha Trojet e Shqipërisë Etnike dhe

Shqipërisë së sotme politike dhe nga mërgata shqiptare kudo në botë, Besnikut s`ia lë

shenjë,bëhet i shurdhër, ku mes tjerash thot për të t`u arsyetuar, duke dredhur e përdredhur , se

janë qëndrime të tija personale!

Më dha rastin, që pa dredhur e përdredhur siç bën Besniku, personalisht t`i drejtohem me

këtë letër të hapur dhe t`them me sinqeritet, shkurtimisht atë se çfarë mendoi lidhur me

deklaratat e tija dhënë mjeteve te ndryshme të informimit apo edhe në institucionet e ndryshme

si brenda dhe jashtë vendit, lidhur me çështjen e Kosovës.

Ndoshta jo, me stilin dhe gjuhën e diplomacisë politike, sepse këto aftësi (është dashur me i

pasur Besniku…) siç është duke menduar ai si ka, dhe me sa po shihet deri me tani sipas

qëndrimeve dhe veprimeve të tija si diplomat, i ka hy vetja në qejf dhe begeni se ka njohuri

dhe dituri për politikë dhe diplomaci si në rrafshin kombëtar dhe atë ndërkombëtar...!

Kishte me qenë i pa drejtë, vlerësimi nga ana im, për të si shkrimtar, vlerësim ky që i takon

kritikëve dhe kritikës letrare.

Por siç thotë një fjali e urtë popullore: „... të rrimë shtrembët e të flasim drejtë...“ dorën

në zemër për politikë dhe diplomaci s`është kurrkund për të mirë dhe për hair, veç për sherr

dhe qeder e me pasoja të rënda e afatgjate, sidomos në rrafshin kombëtar dhe atë në shumë

drejtime e në veçanti në drejtimin politik!

Kolegu i tij Ismail Kadare, ka qenë kundër emërimit të tij për MPJ të Shqipërisë. Arsyet

e kundërshtimit i ka deklaruar publikisht, nëse s`ka pasur edhe arsye tjera të pa deklaruara.

Apo kështu e do politika!?

Veprimet e deri tashme të Besnikut, vërtetuan se Kadareja paska pasur të drejtë.

Në thesarin e pashtershëm të popullit, mes tjerash, ekzistojnë edhe këto thënie për ata që

s`i pranojnë kritikat dhe s`donë me dëgjuar këshillat e të tjerëve...thuhet: „…lëne se veshët

i bartë vetëm si barrë kot si kotit..“! Apo tjetra: „..bërja qorrit me sy, kot e ke..! Ose... fol e

rruaj ve, veja lesh s`ka, e as qoses mjekra s`i del...!

Besnikut, po i bien për shtati këto thënie dhe shumë të tjera të pa thëna!

Nga të gjitha ato kritika dhe shkrime në mjetet e ndryshme informative( pa lënë anash

vërejtjet kritikat dhe këshillat e drejtpërdrejta nga miqët e dashamirët e tij të vërtetë nëse ka

ndodhur që t`ia ken thënë e drejtuar Besnikut ) qysh nga deklarat e tij të parë në OKB me 22

shtator 2005 ku mes tjerash deklaron:“… Kosovës t'i jepet pavarësia e kushtëzuar nga

Serbia dhe Mali i Zi. „ dhe shumë deklarata dhe intervista duke përmyllur ishalla me të

fundit dhënë „ Evropës së Lirë „ botuar në gazeten „ Bota Sot“ të datës 2005-12-27 dhe

shkrimet në Gazeten Shqiptare :”... “Diplomacia shqiptare është shprehur për një pavarësi të

shoqëruar nga prania e komunitetit ndërkombëtar, civile dhe ushtarake, e cila do të sigurojë

mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe ndërtimin e shtetit ligjor e demokratik në Kosovë”,

theksoi ministri Mustafaj.dhe Koha Jonë: “... "Kemi premtuar te mbeshtesim fuqimisht procesin

per percaktimin e statusit final te Kosoves, e qe duhet te jete pavaresia. Dhe e kemi mbajtuar

premtimin", u shpreh Mustafaj...”, Administrimin civil ndërkombëtar UNMIK-un e kemi

qe gjashtë vjet dhe na ka dalë për hunde, mu ashtu si deklaratat e juaja, ndërsa premtimet

e juaja s`na duhen, sepse as qe i keni mbajtur e as që do t`i mbani, kush ma s`ju beson për

të mirë...!

Për shkak:

“ Besnik Mustafaj ka kërkuar mbrëmë në OKB që Kosovës t'i jepet pavarësia e kushtëzuar

Nju Jork, 22 shtator 2005 /TN /QIK - Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka kërkuar që

Kosovës t'i jepet pavarësia e kushtëzuar nga Serbia dhe Mali i Zi. „ duke e ripërseritur për

agjencinë franceze të lajmeve (AFP) se „ .. se “pavarësia e kushtëzuar është zgjidhja e vetme që

Kosovën do ta nxirrte nga statusquo-ja dhe që mund të sigurojë zhvillim paqësor dhe stabilitet

për tërë rajonin”..!

Të lumtë Z, MPJ, sa me ëndje e njeh dhe e pranon Fantazmën e Solanës Unionin Serbi Mali i

ZI dhe nga deklarata e Juaj shifet qart se ku është Kosova dhe nga kush këkoni pavarësi të

kushtëzuar ta komentosh tekstin më tej s`ka kuptim...!

Agjencia e lajmeve francese (AFP) në vazhdimësi dhe Politika Frënge ka qenë dhe mbetet

përkrahsja ma e madhe e Serbisë bile nga ndonjëherë ja tejkalon edhe Rusisë si (vëllai i madh i

Serbisë) kundër interesave kombëtare Shqiptare me ndihmën e të cilave në kancelarit dhe

diplomacitë e Evropës së djeshme që fare pak ka ndryshuar nga qëndrimet, mendimet, përkrahja

dhe simpatia për Serbinë edhe sot...)! E bënë copëtimin i Shqipërisë Etnike, gjithnjë duke i

parashtruar kushte dhe kushtëzime ashtu sikur tani që i parashtrojnë plotësimin e Standardeve

të ngarkuara Kosovës nga ana e UNMIK-ut dhe BE, me ekonomi të rrënuar dhe plaçkitur

nga Serbia dhe aleatet e sajë, me varfërinë në skajshmëri si pasojë e të njëjtëve duke

plotësuar nga administrimi i UNMIKU-ut ( ku ka lulëzuar dhe zhvilluar korrupsioni dhe

kriminaliteti ekonomik dhe politik ) me një papunësi mbi 70% , të cilen gjë nuk e bënë as për

Slloveninë, as Kroacinë, e të mos flasim më për Serbinë e Malin e Zi si kreatore dhe realizuese e

kasaphanës në ish territorin artificial të ish RFSJ në veçanti ndaj jo sllavëve si Boshnjakëve

dhe Shqiptarëve pa lënë anash edhe Kroatët sepse ishin të besimit të krishterë-katolik e jo

Ortodoks si Serbët.!

Lidhur me këtë vërejtjet dhe këshillat shumë të drejta dhe me vend e me kohë të Akademikut

të nderuar E. Stavileci, me sa po shihet ose s`po i lexojnë ose s`po i pranojnë...!“MOS

(UNIFIKIMI) I FJALORIT POLITIK SHQIPTAR 05 tetor 2005 / TN

-Z. Ministër, jo pavarësi “e kushtëzuar”, po pavarësi e plotë, me mundësinë e mbështetjes dhe

të fuqizimit nga bashkësia ndërkombëtare -

SHQIPTARET, SADO “TE NDARE”DUHET “TE ECIN TE BASHKUAR”

Ju vazhdoni më tej:

Tani po ndalemi shkurtimisht te deklarata e Besnik Mustafajt si MPJ të Shqipërisë . Tiranë,

2O dhjetor 2005 /TN /QIK –“ Në një konferencë të zhvilluar dje në Romë me temë: "Ballkani,

Kosova: Një sfidë për Europën", ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Besnik Mustafaj ka

përsëritur qëndrimin e tij për një pavarësi të kushtëzuar për Kosovën. Dhe ja edhe disa të dhëna

nga punimi i tij me temën: "Ballkani, Kosova: Një sfidë për Europën"

“... Në udhëtimet e mia në Europë si shkrimtar e si diplomat, rrallë kam takuar njeri që ta dinte

se ky skaj juglindor i Europës kishte vetëm 421 mijë kilometër katrorë dhe 35 milion banorë,

përfshirë këtu edhe Greqinë e Slloveninë, anëtare me të drejta të plota në B.E. Sa për krahasim po

përmend se Franca është afro 550 mijë kilometra katrorë dhe ka afër dyfishin e popullsisë së

Ballkanit. Por duhet pohuar me kënaqësi se diçka thelbësore ka ndryshuar në pamjen e Ballkanit

të sotëm. Nuk kemi më si dikur disa qendra graviteti jashtë tij, qendra që ndikonin shumë në

përplasjet tona të përgjakshme brenda me njëri – tjetrin. Për herë të parë kemi të gjithë një qendër

të përbashkët graviteti dhe ky është Brukseli, qoftë me Bashkimin Evropian, qoftë edhe me

NATO-n...”

S`kam njohuri me kënd dhe me sa veta të pa ditur qenka takuar në udhëtimet e tija nëpër

Europë si shkrimtar dhe diplomat dhe rrallë paska takuar njeri që ta dinte se ky skaj juglindor

i Europës kishte vetëm 421 mijë kilometër katrorë dhe 35 milionë banorë, përfshirë këtu edhe

Greqinë e Slloveninë, anëtare me të drejta të plota në B.E. Sa për krahasim po përmend se Franca

është afro 550 mijë kilometra katrorë dhe ka afër dyfishin e popullsisë së Ballkanit...” dhe ky

problem na e paska brengosur të uruarin MPJ të Shqipërisë Besnik Mustafajn...! Vërtet çudi...!

Po, a si ra nder mend ndonjëherë Besnikut në udhëtimet e tija të pyet se sa km katror ka

pasur Shqipëria Etnike...?( Po ja përkujtojmë se hiq ma pak se 100 mijë km .katror në

kuadrin e 421 mijë km katrorët e tij të llogaritur ndash si diplomat, ndash si gjeograf a shkrimtar

), dhe sa për t`ja kujtuar se mu ato vende që i përmend dhe ato që si përmend ja grabiten

hiq ma pak se 75 mijë km. katrorë ), për kureshtje pyete homologun tuaj që je takuar dhe po

takohesh Vuk Drashkoviqin, dhe nëse do të tregon bile edhe me centimetër katror se sa kanë

pushtuar dhe sa ua kanë dhuruar në biseda dhe negociata politika dhe diplomacia e djeshme

nderkombëtare, ku sot e kësaj dite gjindet rrethi i Nishit, Prokuples, Kurshumlisë Toplicës me ma

se 720 fshatra që ma s`ka asnjë shqiptar qysh nga pushtimi dhe pa llogaritur Kosovën Lindore

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me rrethinat e tyre...!

Ju jeni me një vi me Drashkoviqin...!

“...Unë jam shprehur për pavarësinë e kushtëzuar,...”

Dhe teksti sipërshënuar s`do koment për t`ia drejtuar këtë letër të hapur Besnikut, me emer aq

të mirë dhe të këndshëm , bile kur lidhet edhe me domethënien e madhe të fjalës besë, që

fatkeqësisht ne shqiptarët ua kemi dhënë shpesh të pabesëve dhe na ka kushtuar shumë

shtrenjtë...! Edhe Ju i Uruari Besnik, mos u lodhni aq shumë për të drejtat e minoritetit serb, se

ka kush të interesohet për ta, dhe mos na e kushtëzo pavarësinë e plotë qe është larë me gjak

dhe sakrifica të shumta dhe ende s`është realizuar sepse në gjuhën e stërholluar të politikës

serbe dhe deklarimeve të Vukt Drashkoviqit, jeni me një vi dhe relacion, por se kur ta kuptoni

kopilin e Serbisë dhe thënien e Drashkoviqit, atëherë bëhet vonë, se kopilin ta ka mbjellë te

dera, dhe duhet ta lëmosh siç po shihet me ndihmën e deklaratave tuaja...! Ja se çfarë deklaron

Drashkoviqi:

“Në Ballkan nuk ka vend për dy shtete shqiptare "Serbia nuk do të lejojë që në territorin e

saj të formohet shtet i ri shqiptar", tha shefi i diplomacisë së SMZ-së Vuk Drashkoviq duke shtuar

se në Ballkan nuk ka vend për dy shtete shqiptare."Serbia ka për detyrë dhe interes ta parandalojë

shumicën shqiptare të Kosovës të formojë shtet të pavarur, e me këtë të vazhdojnë me vrasjet dhe

dëbimet e serbëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë", deklaroi Drashkoviqi në Beograd. Ai

përsëriti se me formulën "më shumë se autonomi, më pak se pavarësi" Beogradi në negociatat e

ardhshme për statusin final të Kosovës ofron "zgjidhje kompromisi dhe evropiane".

Pra përsëritja qe sa kohë e deklaratës: "më shumë se autonomi, më pak se pavarësi"

Në prapavi dhe vizionin afatgjatë te politikes së djallëzuar serbe po ta deshifrojmi na

del barazi me :”Pavarësinë e Kushtëzuar” që ngulë këmbë Besnik Mustafaj...! Këte e dinë

me kohë edhe gjithë aleatet e serbisë , që janë duke mikluar e përdhelur sot e kësaj dite në

mënyrë perfide ashtu siç është politika serbe edhe pas gjithë asaj kasaphane të bërë ndaj

Boshnjakëve, Shqiptarëve dhe Kroatëve...!

Sepse kushtëzimet bëhen me mjeshtri dhe janë të asaj natyre që s`ka mundësi ti plotësojë

Kosova për shumë arsye...! Po edhe nëse bënë përpjekje t`i plotëson ato, pala serbe i minon siç

po bënë qe gjashtë vite në Kosovë, haptas bojkoton institucionet e Kosovës, bllokojnë rrugët

kur t`ju teket, s`paguaj rrymë e telefon dhe përmes decentralizimit sipas skenarit të Beogradit

,synimi përfundimtar është ndarja e Kosovës dhe atë përmes krijimit të enklavave serbe të

lejuara e ndihmuara dhe përdhelur vazhdimisht nga ana e UNMIK-ut dhe jo rastësisht qe

gjashtë vite Mitrovica e veriut është e ndarë dhe kontrolluar para syve te KFORIT Francezë dhe

UNMIK –ut, pikërisht si rezultat i Kornizës Kushtetuese te imponuar dhe veprimeve përçarëse

të faktorit politik shqiptar si në Kosovë dhe Shqipëri ...!

Kush ju autorizoj të flisni për Kosovën dhe të deklaroni:“… Kosovës t'i jepet pavarësia e

kushtëzuar nga Serbia dhe Mali i Zi. „ ?

Nga reagimet e menjëhershme nga Kosova e më gjerë del se: Ju paraprakisht s`jeni këshilluar

me institucionet vendore të Kosovës (njerëzit përgjegjës) që të flisni dhe përfaqësoni Kosovën

kudo qoftë!

Ka qenë dhe është e nevojshme dhe detyrë me rëndësi dhe përgjegjësi njerëzore, morale dhe

kombëtare që paraprakisht të bëhen takime dhe këshillime me njerëzit përgjegjës të

Institucioneve të Kosovës si (Presidencën, Parlamentin, Qeverinë, ASHAK dhe Presidencën,

Parlamentin, Qeverinë dhe ASHASH etj.) e secilit që merret institucionalisht me politikë në

Shqipëri dhe Kosovë për t`i bashkërenditur veprimet për interesin e përgjithshëm të çështjes

së pa zgjedhur Kombëtare...!

Ashtu siç keni vepruar dhe veproni Ju, jeni shumë i pa qartë, i dyshimtë dhe aspak serioz jo

vetëm për opinioni ndërkombëtar në përgjithësi, por dhe për atë shqiptarë në veçanti...!

Ju, jeni në kundërshtim:

Me deklarimin e popullit të Kosovës për Liri dhe Pavarësi të plotë.

Me deklaratat e Presidentit të Kosovës i Z. Ibrahim Rugovës qysh nga viti 1990 e deri në

ditët e sotme pa ndryshuar qëndrimin dhe kërkesën për njohjen e drejtpërdrejtë të Pavarësisë

së Kosovës nga faktori ndërkombëtar..!

Me deklaratat e Presidentit të Shtetit Shqiptar Z. Aleksandër Moisiut;

Me deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë Z. Sali Berishës ;

Me deklaratat e Zonj. së nderuar Jozefina Topalli, Kryeparlamentarja e Parlamentit të

Shqipërisë:

Me deklaratat dhe Rezolutën e Parlamentit të Kosovës;

Me Rezolutën e Parlamentit të Shqipërisë...!

“Rezolutë e Parlamentit shqiptar në mbështetje të vullnetit të popullit të Kosovës

22 nëntor 2005 /TN

Zëri i Amerikës (21.11.2005), Armand Mero

Teksti i rezolutës kaloi në disa faza të cilat u shoqëruan dhe me debate, veçanërisht mes

përfaqësuesve të opozitës së majtë dhe ministrit të jashtëm shqiptar Besnik Mustafaj, lidhur me

luhatjet në përkufizimet e qëndrimit zyrtar të Tiranës rreth këtij problemi dhe veçanërisht me

përdorimin e termit pavarësi e kushtëzuar. ..”

U doli rend ta kritikojnë Besnikun edhe përfaqësuesit e opozitës , jo pse ju dhemb

shpirti për Kosovën, aspak, por vetëm se Besniku sipas tyre i takon pozitës, por në fakt

vepron siç vepruan deri dje opozita e tashme..!

Deri sa ishte në pushtet opozita e tashme ,jo që se përkrahën çështjen e Kosovës në asnjë

nivel institucional kombëtar (se s`ka pasur) e në nivelet ndërkombëtare të mos flasim për

deklaratat e tyre të ndrydhura, kufizuar, mjegulluar të dyshimta e nga ndonjëherë edhe haptas

kundër Kosovës dhe vullnetit të popullit të saj për Liri dhe pavarësi...! Shembulli i deklaratve

të shumta në mesin e tyre edhe ajo në Lisbon e Kryeministrit aso kohe Fatos Nanos..” se

kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është Beogradi... pastaj e ish presidentit Rexhep Mejdanit ku

mes tjerash... Milosheviqin e shef si e keqja ma e vogël kuptohet edhe për shqiptarët... Kurse

MPJ Kastriot Islami mes tjerash përveç se kishte nënshkruar:”...Marrëveshjen me Serbinë për

Kosovën brenda Unionit serbo-malazias...”, Bile çfarë është edhe ma e ulët dhe nënçmuese për

ta kënaqur me mikpritje armikun e përbetuar të shqiptarëve MPJ të Fantazmës USM, thërret

këngëtare shqiptare për t`i kënduar dhe bërë aheng atij që me dinjitet e refuzon...! As Paskal

Milo s`ka bë gjë ma mirë me vizitat e tija te shpeshta Beogradit thënë troç, s`kanë bërë

asgjë për të mirë, por vetëm për të keq, dhe tani gjëja se po e kritikojnë qeverinë e tashme,

kurse ata i dërmuan çamët së rrahuri kur kërkuan miratimin e Rezolutës për çështjen çame nga

Parlamenti ku socialistet ishin shumicë dhe e kishin pushtetin ,si gjithnjë jo për popull por

për vete...!

Kur analizohen me kujdes dhe vëmendje të gjitha këto sjellje, veprime e deklarata me thënie

dhe kundërthënie nga më të ndryshmet, aq krijojnë mjegulli dhe dyshime, sa që dashur a pa

dashur sillet nëpër kokë pyetja e Kryeçetnikut Voisllav Sheshelit në Parlamentin Serb pas viteve

1990 si opozitë e Millosheviqit, ku mes tjerash thotë në pyetjen e tij përafërsisht kësi soji: “...çfarë

u bë me 16 milionë dollarët e investuar për destabilizimin e Shqipërisë...? ” sepse s`po i shihte

rezultatet që i dëshironte...! Për mua që unë aso kohe isha në Shqipëri, i vëreja rezultatet që

nga Jugu deri në veri vetëm se s`kishin ndalur në sipërfaqe, por që ma vonë u ndalen dhe

vërshuan me pasoja afatgjate të pa përmirësuara...!

Dhe Besniku, vazhdon avazin e tij, pa e prekur ndërgjegjja (nëse s`i ka humbur për arsye dhe

interesa që vetëm ai mund t`i din tani për tani...! Por diçka këtu s` është në rregull...! Në vendet

me demokraci të përparuar dhe ndërgjegje e vetëdije të nivelit Kombëtar e Shtetëror lidhur me

gabime të tilla siç bënë Besniku në vazhdimësi, pas gabimit të parë, pa lënë hapësirë kohore ta

bëjë të dytin, jep dorëheqje ose e largojnë ata që e kanë vu në atë postë me përgjegjësi për pa

përgjegjësinë e treguar...!

Me që kjo s`pa ndodhë në Shqipëri, fundi ka me qenë me pasoja mjaft të dëmshme në shumë

drejtime.. !

Shërbimi ma i madh që duhet t`ja bëni Kosovës dhe Shqipërisë është të jepni dorëheqje

menjëherë dhe të vjen në vendin tuaj ai që vërtet e meriton dhe kontribuon për çështje

kombëtare...!

Nga të gjitha këto që shkurtimisht u ceken, lidhur me rastin konkret, Besniku po na del i

pa besë, gjë që nuk e kemi pritur...!

Abas Fejzullahi

2005-12-30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!