15.04.2015 Views

Funksioni i regjistrit të krediteve në forcimin e sistemit financiar ...

Funksioni i regjistrit të krediteve në forcimin e sistemit financiar ...

Funksioni i regjistrit të krediteve në forcimin e sistemit financiar ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Funksioni i regjistrit të krediteve në forcimin e sistemit financiar

Fjalim i z. Florim Maxharraj, zyrtar kryesor i operacioneve, BQK

Prezantuar në seminarin “Avancimi i informacionit kreditor dhe i Regjistrit të Krediteve të Kosovës” organizuar

nga USAID/BEEP dhe BQK

Hotel Victory, Prishtinë, Kosovë 13 qershor 2011

Të nderuar pjesëmarrës,

Kam kënaqësinë të flas në hapje të këtij seminari.

Sot ne jemi në vitin e gjashtë të funksionimit të Regjistrit të Krediteve të Kosovës (RKK), i cili u zhvillua nga BQKja

në bashkëpunim me të gjitha institucionet kredidhënëse të Kosovës dhe me asistencë financiare ndërkombëtare.

Që nga fillimi i funksionimit, RKK-ja ka kaluar nëpër një proces të zhvillimit gradual, i cili ishte i përcaktuar nga

rrethanat e përgjithshme në sektorin financiar dhe më gjerë. Nga viti i kaluar, po realizohet një bashkëpunim i

ngushtë me Programin e USAID-it për Përmirësimin e Mjedisit Afarist në Kosovë në kuadër të komponentit të tij të

lidhur me lëmin e kredidhënies, që ka për qëllim një avancim të gjithëmbarshëm në këtë lëmë. Sot do të dëshiroja të

flas për funksionin e regjistrit të krediteve në forcimin e sistemit financiar, duke u përqendruar kryesisht në

perspektivën e avancimit të paraparë të RKK-së.

Regjistri i krediteve si pjesë vitale e infrastrukturës financiare të shtetit

Regjistri i krediteve përbën një prej tri shtyllave kryesore të infrastrukturës financiare në një shtet. (Dy shtyllat e

tjera kryesore të infrastrukturës financiare janë regjistri i kolateraleve dhe sistemet e pagesave dhe të letrave me

vlerë.) Infrastruktura financiare është komponenti bazë i sistemit financiar. Cilësia e infrastrukturës financiare

përcakton efikasitetin e ndërmjetësimit financiar, mundësitë e kredidhënësve për të vlerësuar rrezikun dhe mundësitë

e kredimarrësve për të marrë kredit me kushte konkurruese.

Regjistri i krediteve siguron mbledhjen dhe shpërndarjen e karakteristikave fundamentale të kredimarrësve dhe të

rrezikut kreditor që ata paraqesin për kredidhënësit individualë. Pos kredidhënësve dhe kredimarrësve, regjistri i

krediteve është në shërbim edhe të funksioneve të mbikëqyrjes dhe të analizave ekonomike. Këto funksione të

fundit janë më të shprehura në rastet e regjistrave të krediteve në pronësi publike, siç është rasti i RKK-së. Në një

mënyrë të përgjithësuar do të mund të përkufizohej se regjistri i krediteve u shërben tri qëllimeve të gjëra që janë të

ndërlidhura mes tyre:

1. Ngritja e aftësive të institucioneve kredidhënëse për të kontrolluar rrezikun kreditor dhe mundësimi i

institucioneve kredidhënëse për të përmirësuar praktikat e menaxhimit të rrezikut;

2. Mundësimi i kredimarrësve për të marrë kredit më shpejt dhe me kushte më të volitshme; dhe

3. Lehtësimi i mbikëqyrjes së institucioneve kredidhënëse, zvogëlimi i rrezikut sistemik dhe përkrahja e

zhvillimit të tregut të kapitalit.

Këto tri qëllime të gjëra kanë të bëjnë me tri kategori kyçe të akterëve në sistemin financiar: institucionet

kredidhënëse, kredimarrësit, dhe autoritetet rregullatore financiare. Andaj, arritja e këtyre qëllimeve drejtpërdrejt

forcon sistemin financiar të vendit.

Rolet e institucionet kredidhënëse, kredimarrësve dhe autoriteteve rregullatore financiare

Institucionet kredidhënëse janë të interesuara për të pasur të dhëna të plota, të sakta dhe aktuale për aplikuesit e tyre

për kredi si dhe për kredimarrësit e tyre ekzistues. Të dhënat e këtilla u lehtësojnë atyre vlerësimin dhe

vendimmarrjen për dhënie të krediteve si dhe përcjelljen e ecurisë së kthimit të krediteve. Se sa arrihen të sigurohen

të dhënat e këtilla varet nga dizajni dhe funksionaliteti teknik i regjistrit të krediteve dhe nga rregullat dhe standardet

e raportimit, por edhe nga respektimi i kërkesave përkatëse dhe angazhimi aktiv nga ana e institucioneve

kredidhënëse. Andaj, institucionet kredidhënëse pos dobive të drejtpërdrejta kanë edhe obligime të qarta karshi

regjistrit të krediteve, të cilat janë po në funksion të dobive të tyre.

Kredimarrësit përmes regjistrit të krediteve sigurohen se të dhënat e tyre kreditore do të jenë në dispozicion të çdo

institucioni kredidhënës ku ata do të mund të aplikojnë për kredit. Kjo pashmangshëm i obligon kredimarrësit që të

jenë sa më të kujdesshëm në kthim të krediteve si dhe në anën tjetër i shpërblen për korrektësinë e tyre. Obligimet

dhe dobitë e kredimarrësve janë më të mëdha sa më gjithëpërfshirës të jetë regjistri i krediteve sa i përket

institucioneve kredidhënëse dhe llojeve të krediteve.

Autoritetet rregullatore financiare, siç janë bankat qendrore apo agjencitë mbikëqyrëse, si një prej funksioneve

kryesore të tyre e kanë mbikëqyrjen e institucioneve individuale kredidhënëse si dhe përcjelljen e zhvillimeve të

përgjithshme sektoriale. Qasja e autoriteteve të këtilla në regjistrin e krediteve mundëson një mbikëqyrje më efikase

të aktiviteteve kreditore të institucioneve individuale kredidhënëse si dhe pranimin e sinjaleve të hershme dhe

kryerjen me kohë të analizave mbi sistemin financiar. Po ashtu si një sistem i gjerë informacioni, regjistri i

krediteve shërben edhe për mbështetje të zhvillimit të tregut të kapitalit, që është në interesin e përgjithshëm.

Në fund, do të doja të theksojë se implementimi i praktikave më të mira të regjistrit të krediteve si shtyllë kyçe e

infrastrukturës financiare kërkon kohë, resurse si dhe angazhim të gjerë të akterëve të ndryshëm. Mirëpo me

angazhimin tonë të përbashkët si dhe me kontributin e veçantë të ekspertëve të USAID-it, besoj se në ditët në vijim

do ta finalizojmë planin e veprimit për një avancim domethënës të RKK-së dhe, rrjedhimisht, do të fillojmë me

implementimin e tij.

Ju falënderoj për vëmendjen dhe ju dëshiroj sukses në punimet e seminarit!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!