15.04.2015 Views

BPK RAPORT VJETOR 2005 - Banka Qendrore e Republikës së ...

BPK RAPORT VJETOR 2005 - Banka Qendrore e Republikës së ...

BPK RAPORT VJETOR 2005 - Banka Qendrore e Republikës së ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

BPK Raport Vjetor 2005

Manaxhimi i mjeteve të BPK-së në vitin 2005 vijoi të udhëhiqet nga dispozitat e Rregullores së BPK-së

dhe Politika e Investimit, duke nënkuptuar që mjetet e BPK-së u manaxhuan duke marrë parasysh

kufizimet e matura të rrezikut, duke i dhënë përparësi sigurisë së kapitalit dhe likuiditetit mbi të

ardhurat.

Objekti i BPK-së në dhënien e shërbimeve për komunitetin financiar është që të inkurajojë një sistem

efikas dhe të sigurtë të pagesave në vend. Ky synim kryhet përmes Sistemit Ndërbankar të Kleringut

(SNK), ku vëllimi dhe vlera e transaksioneve kanalizuar përmes SNK-së janë rritur ndjeshëm gjatë vitit

2005. Përveç kësaj, në vitin 2005 BPK-ja lançoi projektin Kos-giro, me qëllim kryerjen e pagesave me

vlerë të madhe dhe të vogël. Ky projekt do të kontribuojë pozitivisht në arritjen e objektivit kryesor të

BPK-së në rritjen e efikasitetit të sistemit të pagesave në vend përmes zvogëlimit të parasë cash në

qarkullim, rritjes së depozitave në bankat e nivelit të dytë dhe përmirësimit të likuiditetit të

përgjithshëm.

Me qëllim përmirësimin e infrastrukturës së informacionit të veprimtarisë së institucioneve kredituese,

në vitin 2005 BPK-ja vazhdoi zhvillimin e një regjistri modern të kredive, i njohur si Regjistri i Kredive

të Kosovës (RKK), lançuar në fillim të vitit 2006. RKK-ja iu siguron institucioneve kredituese

informacione mbi huamarrësit e mundshëm, gjë e cila do të përmirësojë informacionin mbi aftësinë

paguese të huamarrësit dhe do të rrisë aksesin e kredive.

Në vitin 2005, BPK-ja përmirësoi funksionin e saj në dhënien e informacioneve për publikun mbi

zhvillimet në ekonominë e Kosovës, me theks të veçantë në zhvillimet e sektorit financiar. Kjo u arrit

përmes përmirësimit të cilësisë së publikimeve ekzistuese dhe publikimet të reja, si p.sh. Buletini i BPKsë

dhe Seritë e Materialeve të Diskutimit.

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!