15.04.2015 Views

BPK RAPORT VJETOR 2005 - Banka Qendrore e Republikës së ...

BPK RAPORT VJETOR 2005 - Banka Qendrore e Republikës së ...

BPK RAPORT VJETOR 2005 - Banka Qendrore e Republikës së ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

BPK Raport Vjetor 2005

1/ IÇK-ja deri në vitin 2003 bazohet në vlerësimet e FMN-së.

Mjetet e huaja neto (MHN) të sektorit financiar në fund të vitit 2005 u llogaritën në 682.3 milionë euro,

një rritje prej 6.7% nga viti 2004. Mbështetur nga depozitat, pretendimet ndaj jorezidentëve u rritën

me 8.3%, duke u llogaritur në 748.7 milionë euro, duke mbetur kështu kontribuesi më i madh në

rritjen e korporatave të përgjithshme financiare. Edhe pse në rritje, detyrimet ndaj jorezidentëve

llogariten në një masë jo të konsiderueshme prej 8.9% të pretendimeve ndaj jorezidentëve.

Pretendimet e brendshme në vitin 2005 u llogaritën në 351.5 milionë euro, shifër që korrespondon me

një rritje prej 70.9%, kryesisht për shkak të rritjes së pretendimeve ndaj sektorit real (kreditë). Duke

pasuar këtë rritje të ndjeshme, pretendimet e brendshme përbënin 46.9% të pretendimeve ndaj

jorezidentëve, krahasuar me 29.7% në vitin e mëparshëm. Zhvillimet në MHN-të e BPK-së u ndikuan

në një masë të madhe nga rënia e vazhdueshme e llogarive të qeverisë në regjistrat e BPK-së, duke

pasqyruar deficitin buxhetor të regjistruar në vitet 2004 dhe 2005. Në aspektin sektoral, MHN-të e

BPK-së u ndikuan pozitivisht nga rritja e depozitave të ATK-së.

Paraja e gjerë në Kosovë në fund të vitit 2005 ishte në nivelin 1.166 milionë euro, një rritje e

ngadalësuar prej 3.7%, kundrejt 9.2% në vitin 2004. Rritja e parasë së gjerë ka ardhur kryesisht si

rezultat i rritjes së depozitave, ndërkohë që kjo rritje ka kompensuar rënien e vazhdueshme të valutës

jashtë korporatave depozituese. Valuta e vlerësuar jashtë korporatave depozituese arriti në rreth 300

milionë euro, 34.2% e depozitave të përfshira në paranë e gjerë në fund të vitit 2005.

Zhvillimet në sektorin e jashtëm të Kosovës janë karakterizuar nga një deficit në llogarinë korrente

(përpara asistencës së huaj), e llogaritur në 29.1% të PBB-së në vitin 2005. Impakti i rënies së

veprimtarisë donatore në Kosovë mund të vihet re në llogaritë e jashtme të Kosovës. Deficiti tregtar, si

një nga problemet më të mëdha për ekonominë e Kosovës, në vitin 2005 arriti në shumën 854 milionë

euro (34.8% e PBB-së). Importet tregtare mbështetën rritjen e importeve me 2.4%, ndërkohë që

importet donatore u rritën me 63 milionë euro nga 59 milionë euro në vitin 2004. Eksportet në Kosovë

përjetuan një rritje në 68 milionë euro nga 57 milionë euro në vitin 2004. Llogaria financiare dhe ajo

kapitale e Kosovës në vitin 2005 regjistroi shumën 60 milionë euro, krahasuar me 105 milionë euro në

vitin 2004. Kjo rënie u mbështet kryesisht nga rritja e MHN-ve të sistemit bankar. Kështu, MHN-të e

BPK-së u rritën me 50 milionë euro (kundrejt rënies me 109 milionë euro në vitin 2004), ndërkohë që

MHN-të e bankave të nivelit të dytë mbetën në nivele të qëndrueshme, duke u ulur nga viti 2004 me 3

milionë euro në vitin 2005.

40

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!