19.05.2015 Views

Nr.8 (112) Shtator 2008

Nr.8 (112) Shtator 2008

Nr.8 (112) Shtator 2008

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shtator 2008 1

MOKRA

Viti i dhjetë i botimit, Mujore, Nr.8 (112) Shtator 2008

gazetamokra@yahoo.com Kryeredaktor: FLORI SLATINA

ÇMIMI 20 LEKE

Shtatorët dhe sfida shkollore

Nga Istref HAXHILARI

Në vrundullin e punëve dhe

veprimtarive të zakonta përg

jatë muajve të tjerë të vitit,

përkundër tyre, shtatori sjell gëzim të

veçantë për cilindo, fëmjë apo plak,

nxënës a prind, mësues ose qytetar i

rëndomtë i vendit. Kësisoj ky muaj merr

vlerë ndryshe, dallon në serinë e të

tjerëve, sjell përngritje, shqetësime të

llojllojshme, përzgjedhje të vështira

mundësish, po më së shumti sjell gëzim,

shpresë dhe freski. Eshtë ndijesia

e ripërtëritjes, e ardhmja që formësohet

përmes vocërrakëve, lastarëve të trungut

jetësor, ndaj shtatori ripërtërin

gjithkënd, end buzëqeshje vazhdimësie

në fytyrat e të gjithëve.

Në qytetin e Pogradecit dhe Komunat

e rrethit viti shkollor 2008 - 2009

fillon me disa veçanësi, ashtu si në tërë

vendin. Shkollat e mesme të përgjithshme,

të risjella pas disa dhjetëvjeçarësh

me emrin e rëndë që kanë mbajtur dikur,

Gjimnaze, kalojnë nga sistemi

katërvjeçar në atë trevjeçar. Arsimi bazë

nëntë-vjeçar plotson qerthullin, kompletohet

duke rritur arsimimin e

detyrueshëm nga tetë në nëntë vite,

ndërsa cikli fillor kalon në sistemin

Afro 19.000 nxënës dhe mbi 900 mësuesë e punonjës ndihmës fillojnë sivjet sfidën e dijes në rrethin e

Pogradecit në të gjitha hallkat e sistemit arsimor, nga ai parashkollor deri tek gjimnazet. Në tri

Komunat e Mokrës mbijetojnë ende katër gjimnaze në Trebinjë, Proptisht, Rrodokal dhe Velçan, ndërkohë

që janë mpakur së tepërmi shkollat 9 - vjeçare në të gjithë fshatrat e tjerë.

NË POTKOZHAN,

në fshatin e Maros

Reportazh nga Fatos Baxhaku

Gjuha Shqipe

nuk u asimilua

nga gjuhët e huaja

Nga Zenun FERO

Mikrotoponimi e

pjesshme e

fshatit Dunicë

Nga Elsa BALLIU

’’ PAS HARRIMIT,,

POEZITË E NESTI MAÇOLLIT-

TËRHEQËSE,

SI VRAGËT E VENDLINDJES

Nga Haki BALLIU

Leksion kujtese

për Lasgush

Poradecin

Mokra nëpër

rrjedhat e

lashtësisë

Nga Llazi TONA

MERSIN VELO:

BISHNICA NA

KALITI NË PUNË

2 MOKRA

AKTUALITET

Shtator 2008

Shtatorët dhe sfida shkollore

Nga Istref HAXHILARI

Në vrundullin e punëve dhe

veprimtarive të zakonta përg

jatë muajve të tjerë të vitit,

përkundër tyre, shtatori sjell gëzim të

veçantë për cilindo, fëmjë apo plak,

nxënës a prind, mësues ose qytetar i

rëndomtë i vendit. Kësisoj ky muaj merr

vlerë ndryshe, dallon në serinë e të

tjerëve, sjell përngritje, shqetësime të

llojllojshme, përzgjedhje të vështira

mundësish, po më së shumti sjell gëzim,

shpresë dhe freski. Eshtë ndijesia

e ripërtëritjes, e ardhmja që formësohet

përmes vocërrakëve, lastarëve të trungut

jetësor, ndaj shtatori ripërtërin

gjithkënd, end buzëqeshje vazhdimësie

në fytyrat e të gjithëve.

Në qytetin e Pogradecit dhe Komunat

e rrethit viti shkollor 2008 - 2009

fillon me disa veçanësi, ashtu si në tërë

vendin. Shkollat e mesme të përgjithshme,

të risjella pas disa dhjetëvjeçarësh

me emrin e rëndë që kanë mbajtur dikur,

Gjimnaze, kalojnë nga sistemi

katërvjeçar në atë trevjeçar. Arsimi bazë

nëntë-vjeçar plotson qerthullin, kompletohet

duke rritur arsimimin e

detyrueshëm nga tetë në nëntë vite,

ndërsa cikli fillor kalon në sistemin

pesëvjeçar nga katër që ishte më parë.

Struktura e re e arsimit parauniversitar,

kompaktësuar në trajtë shteruese

këtij shtatori, sjell risi për vitin shkollor

të sivjetëm ndaj të mëparëshmëve,

një tregues përafrimi i shkollës shqipe

me strukturat analoge europiane.

Afro 19.000 nxënës dhe mbi 900

mësuesë e punonjës ndihmës fillojnë

sivjet sfidën e dijes në rrethin e Pogradecit

në të gjitha hallkat e sistemit

arsimor, nga ai parashkollor deri tek

gjimnazet. Në qytet godinat shkollore

të rikonstruktuara e pajisur me infrastrukturë

mjedisore e didaktike presin

kontigjentin më të madh të nxënësve,

ku synojnë të përfshihen edhe një numur

i lartë ardhësish prej komunave

urbane përreth, si edhe atyre rurale më

të largta. Shkollat e qytetit mbipopullohen

vit pas viti, tentojnë drejt konsolidimit

dhe ngritjes cilësore shumë-

Afro 19.000 nxënës dhe mbi 900 mësuesë e punonjës ndihmës fillojnë

sivjet sfidën e dijes në rrethin e Pogradecit në të gjitha hallkat e

sistemit arsimor, nga ai parashkollor deri tek gjimnazet. Në tri

Komunat e Mokrës mbijetojnë ende katër gjimnaze në Trebinjë,

Proptisht, Rrodokal dhe Velçan, ndërkohë që janë mpakur së tepërmi

shkollat 9 - vjeçare në të gjithë fshatrat e tjerë.

planëshe, dukuri e gëzueshme në

rrjedhën e re të kohës. Pogradeci me trevat

e tij, që hapi të dytën shkollë shqipe

në vend më 14 mars 1878 pas asaj të

Korçës, shquhet për dije, kulturë dhe

prosperitet.

Për fat të keq konsolidimi në rritje i

shkollave të qytetit shoqërohet me venitjen

e atyre të thellësisë, zbrazjen dhe

rënien progresive të përvitshme,

rrjedhjen absurde në kahun e kundërt

të zhvillimit.

Në tri Komunat e Mokrës mbijetojnë

ende katër gjimnaze në Trebinjë, Proptisht,

Rrodokal dhe Velçan, ndërkohë që

janë mpakur së tepërmi shkollat 9 -

vjeçare në të gjithë fshatrat e tjerë.

Numëri i nxënësve është reduktuar në

përmasa mjerane për shkak të migrimit

rrënues të pandalur dhe shkollat funksionojnë,

si një gjymtim i detyruar, kryesisht

me klasa të bashkuara. Mjediset

shkollore të shpëlara, jashtë kohe në

shumicën dërmuese, një pjesë e mësuesve

jashtë profilit pa arsimin përkatës

në fshatrat e largta, kanë përkeqësuar

ndjeshëm cilësinë e mësimdhënies, nxisin

braktisjen e fshehtë të nxënësve dhe

çojnë pashmangësisht drejt analfabetizmit

në rritje.

Përkundër dëshirës së kahershme të

mokrarve për arsim e dije, e sotmja e

Leksion kujtese për Lasgush Poradecin

trishtë bën kontrast ligështues me

gjendjen ku do të dëshironin së tepërmi

të ishin. Ata që kanë mundësi i dërgojnë

fëmijët e tyre në qytet ku shkëlqejnë si

përherë nëpër vitet e shkuara, po të tjerët

më të shumtë, që nuk e realizojnë dot,

u privojnë pasardhësve arsimin serioz në

parametra kohëtarë. Gjymtim i dhimbshëm,

tejet i mbrapshtë!

Strukturat kompetente të shtetit,

organet e qeverisjes lokale duhet të

shqetësohen seriozisht më së pari për

shkollimin si hap themelor i zbutjes së

kapërcyellit të stërgjatë e të dhimbshëm

të këtyre zonave, integrimin në zhvillimet

e vrullshme demokratike të vendit.

Reforma shkollore duhet të vërë gishtin

mbi plagë për të zgjidhur domosdo

këtë difekt seroz që kërcënon të ardhmen

e pritshme më shumë se gjithshka

tjetër. Duket se masivizimit të dikurshëm

të arsimit i ka ikur koha edhe si

teori po edhe në praktikë, ndaj duhen

projektuar shkolla të përqendruara me

mundësi konsolidimi afatgjatë, me konvikte

apo transport të organizuar sipas

modelit të vendeve të tjera të zhvilluara

me teritore të krahasueshme ose të

përafërta me vendin tonë.

Si një jehonë shekullkapërcyese e

gëzueshme e dëshirës për dije e kulturë

të mokrarve vjen këtë vit 100 - vjetori i

hapjes së të parës shkollë shqipe të

Mokrës, në Podgozhan vjeshtën e tretë

të motit të largët 1908. Ngjarje e madhe

në historinë kulturore të Krahinës

sonë po edhe shumë më gjërë për trevat

e rrethit të Pogradecit. Tashmë janë

të njohura përpjekjet titanike të patrotëve

shqiptarë për të arritur tek

evenimenti madhor i hapjes së shkollave

shqipe përmbi një shekull më parë.

Përmes gazetës sonë dëshirojmë të sensibilizojmë

të gjithë mokrarët, veçanërisht

ata të komunës Trebinjë, mësuesit

e shkollave dhe dashamirët e tjerë,

larguar herët apo tani së vonëshmi nga

vendlindja, të përcjellin me nderimet

që meriton këtë ngjarje madhore të gëzueshme.

Urojmë dhe shpresojmë që viti shkollor

2008 - 2009 të jetë sa më i mbarë

e produktiv për fëmijët mokrarë si për

të gjithë të tjerët kudo në vendin tonë.

Ditët e fundkorrikut të këtij

viti qytetarët e Pogradecit

përjetuan një ngjarje kulturore

shumë interesante, disi të

veçantë e të pazakontë. Botuesi dhe

bibliografi i njohur Mehmet Gëzhilli

çeli në sallën e Galerisë së Arteve të

qytetit një ekzpozitë tejet të pasur me

materiale të shumta të Lasgush Poradecit,

mbledhur me dashuri dhe

përkushtim mjeshtëror. Krahas veprës

letrare të poetit të madh në të

gjitha variantet e botimeve në Kosovë

e Shqipëri, përkthimeve të kryeveprave

të letërsisë botërore dhe pikturave

të tij plot fantazi, zinin vend

fotografi të poetit, portrete të piktorëve

pogradecarë e më gjerë në kohë

të ndryshme, disa prej të cilave të

panjohura më parë. Në këtë ekspozitë

impresionuese ishin vendosur të

gjithë librat e shkruara nga autorë të

ndryshëm për poetin dhe artikujt e

botuar nëpër gazeta të kohës nga më

të vjetrat që u përkasin viteve ’30 deri

tek gazetat e sotme në Shqipëri dhe

jashtë vendit.

Qindra korniza me material tejet

të pasur bibliografik mbushën sallën

e Galerisë si rrallë herë tjetër. Bashkëshortët

Mehmet e Liri Gëzhilli, me

skrupulozitet si askush më parë i dhanë

publikut pogradecar një thesar bukurie,

iskra të pafundme nga jeta e poetit; shkollimi

i tij në Austri, diplomimi shkëlqyeshëm,

doktoratura, titujt e nderit

dhe konsideratat e personalitetve të

artit për lirikun e madh të kombit shqiptar.

Gjithshka me punën e tyre qëmtuese

të admirueshme, kohë pune e gjatë

derdhur nëpër arkiva dhe biblioteka,

gjithshka me shpenzimet e veta, pa asnjë

donacion apo sponsorizim. A mund

të përfytyrohet filantropi tej këtij gjesti

fisnik? Të mrekullueshmit Gëzhilli më

sjellin në kujtesë personazhet e krishtërimit

të hershëm, të përkushtuar porsi

shenjtorë në misionin e tyre artistik.

Më shumë se ekzpozitë ishte një leksion

kujtese e artit të poetit të madh për

pogradecarët, një model se si duhet të

ruhet e transmetohet nëpër kohë pasuria

e pallogaritshme e Lasgush Poradecit.

Ngritja e përmendores se poetit buzë

liqenit nga Bashkia është vlerësim, ashtu

si edhe emri i tij për Qendrën Kulturore

të qytetit. Por a mjafton kaq?

Natyrisht jo.

Shkatërrimi i shtëpisë muze të poetit

ishte një gabim i madh i së kaluarës

që nuk mund të ndreqet. Po a është

normale që nuk egziston një vend i

posaçëm, një dhomë muze në mjediset

e Qendrës Kulturore, që për më tepët

mban emrin e tij, ku të huajt e interesuar

më së shumti, apo vizitorët vendas

të mund të admironjnë artin e tij, veprat

letrare, pikturat, copëza të vyera nga

jeta e tij e ngatëruar për kohën kur jetoi,

vlerësimet për artin magjik të lirikut

të famshëm, ngjashmërisht me bibliografinë

e admirueshme të z Gëzhilli?

Relikte të poetit mbahen të fshehura

me xhelozi absurde nëpër vende të

papërshtatshme, ekspozuar agjentëve atmosferikë,

që shkatërrohen dalngadalë

dhe një ditë do të zhduken bashkë me

poseduesit e tyre mendjeshkurtër. A

duhet lejuar më gjatë dekompozimi i

tyre, cilido qoftë çmimi për mbrojtje profesionale?

Pyetje të tilla pa fund të vinë vetiu

në mendje tek admiron këtë veprimtari

të mrekullueshme, që për shumë

nga pjesëmarrësit përbën ngjarjen më

të madhe kulturore të vitit.

Me thjeshtësi dhe dinjitet

princeshe e vlerësoi ekspozitën e bija

e poetit znj Marie Poradeci, ardhur

enkas në qytetin tonë me këtë rast të

shënuar.

Issi

Shtator 2008 MOKRA 3

Kryeministri Berisha inauguron përfundimin e rrugës së Rrajcës

Kryeministri Berisha inauguroi përfundimin e

punimeve për ndërtimin e rrugës së fshatit Rrajcë,

në rrethin e Librazhdit, investim i buxhetit të shtetit

me vlerë 20 milionë lekë.

AKTUALITET

Kryeministri garantoi

kryetarin e komunës

së Rrajcës se pavarësisht

dallimeve politike, qeveria

do të mbështesë çdo projekt

të tij që synon lehtësimin e jetës

së banorëve të kësaj komune.

“Në qoftë se me kryetarin e komunës

tuaj na ndajnë partitë na

bashkoni ju , na bashkon Rrajca,

na bashkojnë interesat tuaja,

ndaj unë ju premtoj se kjo

rrugë që inauguruam sot do të

vazhdojë deri në bashkimin me

aksin kombëtar”, u shpreh

Kryeministri Berisha duke iu

adresuar banorëve të Rrajcës.

Kryeministri Berisha premtoi

gjithashtu se së shpejti në këtë

komunë do të ngrihet sistemi i

vaditjes dhe i kërkoi kryetarit të

komunës që të përgatisë projektin

për këtë dhe qeveria do të

japë paratë.

“Unë ju përgëzoj për projektin

e shkollave këtu dhe ju garantoj

se për çdo projekt shkolle

për zonën ju do të merrni financimin

e duhur nga qeveria”, tha

Kryeministri. Gjithashtu Kryeministri

i kërkoi kryetarit të komunës

dhe ministrit të Punëve

Publike dhe Transportit të nisin

punën për projektin e ujësjellësit

të kësaj zone, dhe garantoi se

qeveria do ta financojë atë. “Unë

vlerësoj punën tuaj ku gjen

frymëzimin më të madh sepse ju

punoni në kushte të vështira.

Ajo që mund të bëjmë ne për ju

janë shkolla moderne që ju të

mos gjeni vështirësi për arsimimin

e fëmijëve tuaj , rrugë

moderne që ju të nxirrni prodhimet

tuaja në treg sa më shpejt,

infrastrukturë moderne që

NË KUADRIN E 32-TË VJETORIT, TË HAPJES SË SHKOLLËS

MESME BUJQËSORE NË PROPTISHT

Matura e parë e shkollës

mesme bujqësore në

Proptisht (1976-1982)

Nga Lavdimir FERO

(Ish nxënës i maturës parë)

Më 15 shtator 1976 filloj

Shkolla e Mesme Bujqësore në

Proptisht. Drejtoreshë ishte

Lavdie Molla, ishte dhe Drejtoresha

e shkollës 8 vjeçare në Proptisht,

ishte nga Korça. Nxënësit

ishin nga fshatëart e Mokrës së

Poshtme, Slatina, Proptishti,

Vërriri, Selca e Poshtme, Kriçkova,

Homçan, Slabinjë,

Hondishti, Velçani, Somotina,

Losniku e tjerë.

Nga fshati Slabinjë ishin

nxënësit Lavdimir Fero, Shyqyrkë

Çela, Fuat Ballliu, Gani

Fero, Kujtim Balliu, ky i fundit

vazhdoi një vit dhe e la . Mësuese

kujdestare kishim Elin,

nga Pogradeci që jepte lëndën e

fizikës, të shumtët e mësuesëve

ishin nga Pogradeci. Lëndën

buqjësi na e jepte Belul Lufo,

në atë kohë ishte kryetar kooperative

në Slabinjë. Në vitin e

3-të kishim mësues kujdestar

Ferit Çollakun nga Selca e

Poshtme, ndërsa në vitin 1979

erdhi mësuesi i rusishtes Guri

Sula.

Në shkollë ishin nga gjithë

fshatëart, nga fshati Proptisht

Qëndër ishin Nexhmi Shahini,

Skender Leka, Drita Leka, Violeta

Leka, Bylyre Leka,

Nga fshati Slatinë ishin

Agron Leka, nga Goliku Markbull

Kullolli, Dhurata Kreta,

Jeta Kreta ndërsa nga Selca e

Poshtme ishin Bylyre Çollaku,

Flutura Çollaku, Nga Homçani

ishin Barjam Muzaferi Enveri e

Ilirjana, nga Hondishti ishte

Arif Mara nga Bishnica Shefqet

Bego, Shpresa Leka, nga fshati

Velçan, Mersini.

Matura e parë e Shkollës

Mesme Bujqësore në Proptisht

mbaroi në qershor 1980, me 26

nxënës maturantë.

Në vitin 2001 nga Skënder

Leka u bënë përpjekjë për t’u

takuar, por unë isha emigrant

në Greqi. Shumë nga shokët e

shoqet nuk i kam takuar por të

gjithëve ju uroj shëndet e suksese

kudo ku janë, me anën të

gazetës ‘’Mokra ,,

Rikthimi i Tasos në GKA

Nga data 16-30 shtator 2008 në GKA do të çelet dhe

qëndrojë e hapur për publikun ekspozita e piktorit

Anastas Kostandini–TASO, e titulluar “WINE DAY”

Nga data 16-30 shtator 2008

në GKA do të çelet dhe qëndrojë

e hapur për publikun ekspozita

e piktorit Anastas Kostandini–

TASO, e titulluar “WINE

DAY”, e kuruar nga z. Ylli

Drishti. Në këtë ekspozitë, autori

do të ekspozojë një koleksion

prej 40 veprash në teknikën

e vajit dhe teknikë mix dhe

priret të sjellë imazhet e krijuara

gjatë viteve 2004-2008.

TASO, tashmë një artist me

emër, njihet nga publiku shqiptar

dhe ai jashtë tij, veçanërisht

për mënyrën e tij të veçantë

realiste të pikturimit, të një realizmi

magjik, por ai ka shfaqur

edhe prirje drejt kubizmit dhe

shpesh në punimet e tij ai ka-

pasuritë tuaja të marrin vlerën

që meritojnë”, u tha më tej

Kryeministri Berisha banorëve të

Rrajcës. Duke i falenderuar për

pritjen e ngrohtë vëllazërore,

Kryeministri i siguroi banorët se

do të vizitojë sërish këtë komunë

për të inauguruar realizimin

e projekteve të tjera.

’’ PAS HARRIMIT,,

POEZITË E NESTI MAÇOLLIT-TËRHEQËSE SI

VRAGËT E VENDLINDJES

Në këtë verë të nxehtë të

vitit 2008 më ke dhuruar dy autografe,

i dashur mik. Njëri mbi

shishen me raki, tjetërin në librin

me poezi. Shishen dy herë

e kam zbrazur dhe mbushur.

Librin dy herë e kam lexuar dhe

do rilexuar. Rakia më ringjall

kujtimin me babanë

tënd,Thanas Maçolli kur një

gjysëmshekulli më parë e

kishim mik në Slatinë dhe vëllai

im i madh ia ‘’shëroi,, dhëmballën

me ca gllënjka të bekuara

rrushi. Aq ju ndodh. Ndërsa libri

yt me vjen si një buqetë e

bukur poetike, të cilat më ftojnë

të festoj se janë tërheqëse si

vragët e vendlindjes.. Që të jëm

i sinqertë me ty i dashur mik,

si ’’hënëza jote nudo zhytur në

liqen,, unë poezinë z’di ta qullos.

As di ta hetoj e as ta analizoj.

Po kjo s’do të thotë të mos

ndiej vargun tënd plot gjallëri,

emocion, me frymë njerzore. Ti

o Nesti derdh art e jo banalitet

, dashuri dhe jo urretje, brengë

dhe jo mllef.

’’Pas Harrimit,, lexuesit i bën

një suprizë të bukur .

‘’Ishte marsi i barazuar

Shpresat strukur si gjelbërimi,,

Një zëth ma zgjoi, nga ku harruar

Dhe nisa vargjet, fluturimin,,

Në këtë strofkë duket sikur,

mban qëndrim autokritik nga

ku qe ‘’harruar,, ia di për nder

zëthit që të ‘’zgjoi,, dhe lumturohesh

që nis ‘’fluturimin,,

Ideja poetike këtu mund të jetë

lon nga realja tek irealja, nga

përfytyrimet e imazheve

gjysëmabstrakte drejt dekorativitetit,

nga një tonalitet i

ngrohtë gati monokrom në dizonanca

koloristike.

Nga Piktori Kostandini,

duke filluar nga viti 1979, GKA

ruan një koleksion prej 20 veprash

të realizuara në vaj dhe në

gjininë e grafikës në dru.

ndryshe, por unë kaq di dhe kështu

e lexoj. Madje i besoj optimizmit

tuaj. I pozuar mrekullisht,

si prona e poezisë pogradecare,

shkruar mbi portretin tënd..

“Sepse shpirtin e kam gjithë poezi,

Vdes i ngopur.

Po kam frikë se do të ringjallem si

Krishti

I etur përsëri,,

Pena jote bën pjesë në muzën

më të kërkuar poetike. Ajo nuk e

le lexuesin indiferent .Kur fillon

ta lexosh të duhet ta vazhdodsh

sepse e gjithë krijmitaria i ngjan

një amfiteratri, ku vargu të bën

të ndihesh i ri dhe i dashuruar,

prind dhe fëmijë, vëlla dhe motër

, shok dhe mik i lumtur dhe i

trishtuar. Kjo është lirizmi dhe

sfida e jetës. Përmes vargjeve na

përcillen shumë mesazhe. Te

’’Kushtima,, më erudicion dhe

më prek dedikimi për vajzën e

dajës tim, Qanien dhe drama e

të birit, i cili lëngoi aq gjatë aksidentin

në sharrat e Bishnicës.

Poema është realizuar si një balandë.

Prandaj po e vendos të

plotë:

Një mall.

Për Qemalin e nënë Qanien

Njeriu, e shtyrdh kujtesën

Të ndezi mallin...

E ndez për një këngë,

Për një vatër zjarri...

Për kujtime vjeshte ,

Për një vragë mali ...

E ndez,

per një gur varri...

Unë,

e ledhatova kujtesën;

një buzëmbrëmjë

e tre mëngjesë..

Ajo,

më pruri një mall të largët …

Një shtëpi mbi shkëmb ,

Një nënë e një bir si Ai!..

Një mall që dhemb …

Mall që sëshuhet lehtë …

S’ka se si ...

Biri në parajsë, Nënë udhës tij ...

Unë e ledhatova kujtesën

Dhe më ndezi mallin...

Me lot ndër sy.

Faleminderit, dhe Urimet më

të mira i dashur poet dhe mik!

Shpresoj të na kthehsh së

shpejti i ’’ringjallur,, ...

I etur përsëri .

Miqësisht

Haki Balliu

Kryeredaktor Flori SLATINA

Zv/kryeredaktor Zenun FERO

Redaksia: Haki BALLIU, Pëllumb Zade, Zabit

ÇUKU, Sami LEKA, Mine FERO, Fahri MUÇO

Dega e Pogradecit: Kryetar Llazi TONA,

Sekretar: Istref HAXHILLARI, Bujar BALLIU,

Xhevahir SHTUPA, Elsa BALLIU

Haki BALLIU, kryetar i shoqatës “Pelioni”

Zabit ÇUKU, nënkryetar i shoqatës

4 MOKRA

REPORTAZH

Shtator 2008

Pogradecin e lemë pas shumë shpe

jt. Vezullimi i “gjolit” zhduket

sapo makina jonë kthen në Vërdovë,

në periferinë jugore të qytetit. Gjithnjë e më

pak fshat dhe gjithnjë e më tepër një lagje e

qytetit Vërdova e ruan atë gjallërinë që kanë

nisur të marrin kudo nëpër Shqipëri lagjet e

reja. Rruga nis të ngjitet maleve sapo kalojmë

shtëpitë e fundit vërdovare. Jemi nisur për në

Potkozhan, fshat i njohur i Mokrës, krahinës

malore. Asfalti është një gjë që duhet harruar

këtyre anëve. Makina rënkon mbi trasenë e

vjetër. Shoqëruesit tanë na thonë se dikur kjo

rrugë ka qenë e shtruar. Ndërsa lëkundemi fort

mbi gropat e rrugës, mundohemi të imagjinojmë

se si ka qenë dikur kjo rrugë ku kalonin

jo vetëm fshatarët e këtyre anëve, por edhe

makinat e mësuesve, kamionët e ngarkuar me

qymyrguri¦ Një fshatar i hipur mbi mushkë

bën habi teksa na sheh të udhëtojmë me makinë

të ulët. “Ku po shkoni kështu?”, pyet ai me

habi. Kur mëson se jemi nisur për në Potkozhan,

tund kokën me mosbesim: “Me këtë

makinë! Vështirë do ta keni ore djem”. Mosbesimi

i fshatarit na e ul disi shkallën e optimizmit

që kishim në fillim, megjithatë tashmë

I kemi hyrë kësaj udhe, të kthehemi pas nuk do

të ishte aspak mirë. Dhe kështu vazhdojmë të

kolovitemi mbi rrugën e dëmtuar rëndë, ndërsa

shohim me simpati shoferin tonë, që në këtë

udhëtim shpreh të gjithë mjeshtërinë e tij. Për

shumë kohë udhëtojmë thuajse në vetmi. Vetëm

ndonjë kope me dhi dhe ndonjë makinë e

ngarkuar me dru shfaqen hera-herës pas ndonjë

kthese. Neve na bën përshtypje bimësia e

pakët e këtyre anëve. Kishim dëgjuar se pyjet

kanë qenë një pasuri e madhe dikur. Sëpata ka

vazhduar punën e saj dhe tashti edhe toka e

pakët që ka mbetur përlahet nga shirat dhe dëbora.

Rrënojat e një ngrehine të madhe na kujtojnë

kohën kur këto anë dalloheshin edhe për

nxjerrjen e qymyrgurit.

“Ja këtu nis Mokra e vërtetë - bën me dorë

drejt një pllaje jo fort të shtrirë njëri prej miqve

tanë - këtij vendi këtu i thonë ‘Varri i Grekëve‘,

me siguri duhet të ketë varre të kohës së luftës

italo-greke. Këtu ka qenë fronti”. Nga “Varri i

Grekëve” Potkozhani nuk është shumë larg. Kur

mbërrijmë në fshat gjëja e parë që bëjmë është

të çmpijmë këmbët e lodhura nga udhëtimi.

Ku e ke plakun? Në krye të fshati na bën përshtypje

një kishë e vjetër. Eshtë e rrethuar nga

varre të vjetër, gurët e të cilëve kanë nisur të

vishen nga myshku. Eshtë kisha e Shën e

Premtes, krejt e gurtë. Kisha duhet të jetë e

fundit e shekullit XIX. Disa varre në oborrin e

saj janë të kësaj kohe. Në qetësinë e oborrit të

kishës pushojmë disa kohë nën hijen e disa

pemëve të mëdha. Bën çuditërisht vapë në

Mokër në këtë fillim shtatori.

Nga kisha deri në qendër të fshati nuk janë

veçse pak metra. Në një si lokaldyqankë të

improvizuar janë ulur disa burra nga fshati.

Këta na ftojnë shpejt të bashkohemi me grupin

e tyre. Kështu kemi njohur Ilirin, djalin nga

Potkozhani, me të cilin miqësohemi shumë shpejt.

Iliri do të na shoqërojë nëpër fshat. Shtëpitë

e këtushme janë krejt të gurta. Nganjëherë është

e vështirë t‘i dallosh në sfondin e maleve. Disa

fëmijë lozin hareshëm në kalldrëmin e mbetur.

“Janë fëmijët që kanë ardhur te gjyshërit për

pushimet e beharit. Jetojnë në qytet”, thotë Iliri,

i cili po na çon te një plak “që i di mirë këto

historitë e qëmotit”. Një plakë e imët na sheh

me kureshtje nga pas një gardhi. “Teto thirre

pak plakun se kam një fjalë”, i thotë Iliri, por

plaka nuk u beson edhe aq kollaj të porsaardhurve.

Vazhdon të shikojë me mosbesim

dhe tund kokën: “Plaku nuk është në shtëpi, ka

dalë ca këndej rrotull, mbase me bagëtitë”. Tetua

e mirë i do ca kohë që të bindet të thërrasë

plakun. Si mëson se jemi gazetarë dhe se duam

të flasim vetëm për fshatin dhe nuk kemi “punë

zyre” kandis et të shkojë të thërrasë plakun.

Xha Vangjel Burrnazi zbret nga një tarracë e

ulët e mbuluar nga një pjergull.

Xhaxhai ishte shtrirë të pushonte ca. Xha

Vangjeli duket se është njeriu i duhur që të na

flasë për fshatin. 85-vjeçar, për më shumë se

40 vjet ka punuar në gjendjen civile të komunës.

Ai na tregon gjerë e gjatë se ku janë kufijtë

e Mokrës - që nga “Varret e Grekut e deri në

Qukës, që tani e zë Librazhdi - se si që këtej zë

fill Shkumbini, i cili nga një vijë e hollë uji

bëhet ai lumi i rëndësishëm që e njohin të gjithë,

se si më parë pleqtë rrihnin kurbetin duke punuar

më shumë sigurgdhendës, se si i kanë ruajtur

marrëdhëniet e mira mes myslimanëve dhe

të krishterëve. “Ne si zonë mund të kemi qenë

NË POTKOZHAN,

në fshatin e Maros

Reportazh nga Fatos Baxhaku

të varfër. Këndej nga ne vetëm male ka dhe

dimri është shumë i ashpër, porse të shkolluar

kemi qenë. Këtu, në këtë fshat ku jemi, shkolla

shqipe është hapur e treta. U hap mësonjëtorja

në Korçë, pastaj në Pogradec, e treta këtu në

neve. Duke qenë kështu kemi qenë edhe me

zakone shumë të mbara. E di si jemi ne, njerëzit

e këtyre anëve? Njësoj si pisha që nuk e ndryshon

kurrë ngjyrën”, xha Vangjeli është zhytur

tashmë në kujtime të thella. “Edhe besimtarë

kemi qenë dhe jemi - vazhdon ai - fshati

ynë ka mbetur i krishterë. Të tjerët rreth

e rrotull e ndërruan fenë. Se si ka ndodhur kjo

ua rrëfej unë. Thonë se shumë kohë më parë

turqit vendosën t‘i kthenin të tërë në myslimanë

dhe kështu shkonin fshat më fshat e ca

me hir, ca me pahir I kthenin mokrarët në

myslimanë. Pleqtë e qëmotshëm rrëfenin se këtu

në fshatin tonë ishte një prift. Kur erdhën

turqit ai u ngjit majë një gorrice dhe u hodh që

andej e vdiq në vend. Turqit këtë ngjarje e panë

si një shenjë të keqe për ta dhe kështu e lanë

fshatin në fenë e parë”. Xha Vangjeli ka një

teori të tijën për të ardhmen e fshatit. Nuk

është nga ata që përloten kur kujtojnë të shkuarën.

“Tërë popullsia e komunës në fillim të

viteve ‘90-të ishte 12 mijë, tani kanë mbetur a

nuk kanë mbetur 3 mijë. Kjo gjë merret vesh

vetë - thotë plaku - ju shikojeni vetë. Patë tokë

gjëkundi këtyre anëve? Që nga 1939 e këtej

kanë kaluar tre breza. Popullsia shtohet dhe

toka është po ajo, në mos më pak. Si do jetojnë

këta njerëz? Prandaj ikin”. Xha Vangjeli dhe

plaka na shoqërojnë deri në krye të rrugicës së

gurtë. “Ja, i shikoni këto kalldrëme? Unë i kam

rregulluar me këto duar – thotë plaku duke

mos e fshehur krenarinë - ç‘të bëj se nuk jam

më i ri, pa krejt fshatit do ja kisha ndrequr!”.

U urojmë pleqve jetë të gjatë e bëjmë të ikim.

“Jetë të gjatë? Më shumë se kaq? - bën shaka

plaku – mire e kini ju se im atë jetoi plot 92

vjet. Thoshte se kur kishte qenë gurgdhendës

në Rumani i ishte fanitur një natë në ëndërr

Shën Mëria që i kishte thënë se do të jetonte

gjatë nëse kthehej në shtëpinë e tij në fshat. Ky

bëri kështu d he vërtet jetoi gjatë. Puna është

se mua ende nuk më është shfaqur Shën

Mëria”. Te Gegëpriftët Kastriot Gegëprifti ka

qenë mësues historie. Tani është në pension. E

takojmë në shtëpinë e tij, ndërsa gëzon me nipat

e mbesat që kanë ardhur nga qyteti për të veruar

te gjyshërit. Kastrioti është marrë gjatë me

historinë e zonës. Në fillim na tregon për historinë

e fisit të tij: “Ne e kemi origjinën nga

një prift që u vendos këtu nga Dibra e Madhe.

Këtij fshatarët e thërrisnin ‘prifti gegë‘ dhe

kështu pas tij erdhëm ne të tjerët. Deri vonë

ka qenë këtu në krye të lagjes tonë një gur i

madh që i thoshin ‘Guri i Gegës‘. Ishte havani

ku ai prifti bluante kafenë”. Kastrioti ka një

teori tjetër se si Potkozhani mbeti i krishterë.

“Kur erdhën turqit - thotë ai - hodhën para të

madhe për t‘ua mbushur mendjen mokrarëve

që të ndërronin fenë. Thuhet se prifti i këtushëm

u dha banorëve të fshati aq para sa do t‘u

kishin dhënë edhe turqit. Kështu, të parët tanë

mbetën të krishterë. Këtu kemi pasur tetë kisha.

Kanë mbetur vetëm Shën e Premtja dhe një

tjetër, më e vogël, por shumë më e vjetër, Shën

Mitri. Prift ka qenë edhe mësuesi i parë i shkollës

shqipe këtu në fshat, që u hap vetëm dy

vjet pas Mësonjëtores së Korçës. At Jovan Vako

quhej”. Kastriotit i kujtohet mirë një ngjarje

që pati ndikim në të ardhmen e fshatit: vizita e

Enver Hoxhës gjatë luftës. “Ja këtu në këtë

sheshin ku jemi ulur tani mbërriti një ditë një

grup i madh burrash të armatosur, hipur mbi

kuaj. Ne ishim të vegjël dhe na bënë përshtypje

ata burra hijerëndë. Asokohe as kishim se si ta

dinim se kush ishte Enver Hoxha dhe të tjerët.

Vite më vonë pas lufte burrat e fshatit këtë

vizitë e shfrytëzuan fort mirë. Kështu në fillim,

një grup prej tyre shkuan në Tiranë dhe i kujtuan

se ata e kishin strehuar gjatë luftës, tani

e kishte radhën Enveri t‘i ndihmonte. Në fillim

i kërkuan një shkollë, e cila u hap shumë shpejt.

Pastaj, disi më vonë, në 1956 i kërkuan një

hidrocentral të vogël. Edhe ky u bë atje poshtë

me ujërat e Shkumbinit. Me të është ndriçuar

fshati deri në 1990. Po edhe më vonë kemi

pasur lehtësira të tjera në të drejtat e arsimit

dhe në punësime. Kështu, atë kafenë që i dhanë

Enverit e nxorën më pas njëqindfish”. Para se

të ndahemi me Kastriotin e përsërisim edhe

një herë atë pyetjen tonë tashmë standarde: Si

do jetë e ardhmja e këtyre anëve? “Nuk është

nga ato vende që duhet braktisur një orë e më

parë - përgjigjet mësuesi i vjetër – po kështu si

e kemi nisur, vështirë do ta kemi. Ujë nuk ka,

pyjet janë prerë, kostoja e prodhimit në bujqësi

është rritur shumë, nuk ka specialist, edhe

kur arrijmë të blejmë fara ato janë të këqija,

pastaj a e patë rrugën nga erdhët?”. Ne teto

Dhorka Teto Dhorka është një plakë e mirë, e

shëndetshme, gjithnjë e qeshur. E takojmë në

oborrin e shtëpisë së saj, teksa po bën gati mollët

për t‘i tharë për dimër. Tetoja dhe i shoqi Naumi,

janë të gëzuar. Pas katër vjetësh është kthyer

nga Italia djali i tyre bashkë me fëmijët dhe me

nusen. Shtëpia, edhe kjo e fisit të Gegëpriftëve

gjëmon nga hareja. Tetoja mburret me kostumet

e saj popullore. Eshtë ndër të paktat në

tërë krahinën që i ka ruajtur me xhelozi. “Këto

i kemi mbajtur deri andej nga fundi i viteve

‘50. Me këto shkonim në punë, me këto

punonim në shtëpi, kudo me këto. Pastaj na u

dha si urdhër që të visheshim ndryshe”, nis të

na i tregojë ajo me radhë kostumet që i nxjerr

nga sepeti. Neve na bëjnë përshtypje veshjet e

rënda që gratë mokrare i kanë veshur edhe në

piskun e vapës. “Nuk janë të rënda sa duken -

na e kupton habinë teto Dhorka - të tëra pjesët

kanë qenë të menduara që njeriu të punonte sa

më lirshëm. Pastaj këto janë bërë me material

shumë të mirë. Janë të freskëta në behar dhe të

ngrohta në dimër. Kur na u desh t‘i hiqnim

këto dhe të visheshim sambas kohës mezi jemi

mësuar me këto të rejat”. Ne rrekemi të fotografojmë

kostumet e vjetra - “janë mbi 80-

vjeçare”, thotë tetoja - por mirë do të ishte që

vetë Dhorka t‘i vishte si një herë e një kohë.

Këtu na del një “hall” i madh. Tetoja nuk është

më e parë, është shëndoshur ca dhe kostumet e

vjetra nuk e zënë më. Atëherë njëri prej nesh del

vullnetar dhe vesh një nga një kostumin e vajzës

së re, të nuses, të plakës. Nipat e Dhorkës

shkrihen së qeshuri me burrin që ngrefoset me

kostumet e gjyshes së tyre.

Pak vetë do ta njihnin Maro Mokrën (Potkozhanin)

nëse nuk do të ishte shkruar një

dramë për të. Drama pastaj ritransmetohej sa

e sa herë në RTSH në emisionin “Teatri në

Ekran”, që jepej çdo të premte në darkë. Kështu

që ky emër është bërë tashmë pjesë e kujtesës

së shumë brezave të rritur në 50 vjetët e komunizmit.

Maro Bitri, ka qenë ajo grua që i

pat dhënë në 1943 atë kafenë e famshme Enver

Hoxhës. Maro ka jetuar gjatë. Shtëpia e

saj është krejt afër asaj të Kastriotit, mësuesit.

Një djalë i ri me pamje të trishtuar na hap

portën e shtëpisë ku ende mbahet pllaka tipike

“Kjo shtëpi ka qenë bazë e LANÇL”. Djali jeton

krejt vetëm. Shtëpia tani nuk është gjë tjetër

veçse një përzierje mes disa rraqeve të vjetra

dhe gjetheve të thara. Djali i trishtuar është

nipi i Maros së famshme, të cilën e “takojmë”

në korridorin e shtëpisë së vjetër. Kush e di se

përse skulptori që e ka bërë ka pasur parasysh

një burrë në vend të një femre. Njësoj si shoku

ynë më parë, një portret burri me veshje femre,

që mban në njërën dorë nagantin dhe në tjetrën

një furkë shikon me inat nga dera kryesore.

Skulptura prej allçie e menduar për t‘u ekspozuar

jashtë është shumë e madhe për korridorin

e vogël, e vendosur aty dhe me atë shikimin

armiqësor neve na duket gatigati e frikshme.

Këmbejmë disa fjalë me djalin e heshtur dhe

dalim sërish në kalldrëmet e fshatit. Përballë

shtëpive të fshatit, një ngrehinë e kuqe me dritare

të shkulura që ngjajnë si sy të zgurdulluara

na tërheq vëmendjen. Dikur këtu strehoheshin

punëtorët e minierës. Tani, si shumë të

tjera këtej rrotull, ka mbetur pa zot. Iliri, miku

ynë që në fillim do të na tregojë një nga “shpikjet”

e tij. Një traktor i kuq me zinxhirë, nga

ata që kemi kohë që nuk i kemi parë, mbahet

ende në punë nga duart mjeshtërore të mikut

tonë. Iliri e vë në punë traktorin e vjetër, që

nis të “këndojë” si një i ri. Vetë ai na e tregon

sekretin. “I kam vënë një motor Mercedesi”,

thotë me sytë që i shkëlqejnë nga krenaria. Me

shtëpitë e gurta të Potkozhanit përballë nesh

bëhemi gati të marrim udhën e kthimit. Na

drithërohet trupi kur mendojmë se duhet të

kalojmë përsëri atë rrugën e vështirë që e patëm

kaluar një herë. (Marre nga “Shqip”)

Shtator 2008 5

MOKRA

DOSSIER

Mokra nëpër rrjedhat e lashtësisë

Dossier nga Llazi TONA

Ç’vend është ky o miq?

Kjo është Iliria zonjë

E njihni ju këtë vënd?

Po zonjë e njoh mirë.

Shekspir (Nata e 12-të)

Sipas historianëve të lashtësisë

Enkelejnët dhe Dasaretetet janë

nga fiset më të vjetra ilire.

Lashtësia e tyre është përrallore sepse

ata kanë pasur për mbret Kadmin e për

mbretëreshë Harmoninë, bijën e Arstit,

perëndisë së luftës. Në parkun shëtitës

buzë liqenit të Pogradecit ndodhet një

figurë monumentale e gjarprit.

Ilirët sipas ilirologut të ditëve tona,

Aleksandër Stipçeviç, kulti i gjarprit tek

ilirët është gjetur në pafkën prej argjendi

në reliev në një nga varret monumentale

në Pelion të Selcës së Poshtme të

Mokrës ku është rafiguar dhe mbreti i

Tebës Kadmi i cili shtegton tek fisi Ilir,

që u bë mbret i tyre dhe lindi djalin me

emrin Ilir, që u bë emri eponim i krejt

kombit, Ilir. Kadmi mbas vdekjes u

transformua së bashku me të shoqen e

tij, Harmoninë në dy gjarpërinj hyjnorë.

Kulti i gjarprit është parë edhe te rrënjë

të gjuhës sanskritishtes, që do të thotë:

me u mbështjellë, me u rrotullue, që

janë lëvizje tipike të gjarprit. Te populli

i madh i trititene të Lindjes ka ekzistuar

një hyjni gjarpër që është quajtur Ilurianka

(Moze FLMO)

Për historinë e enkelejnëve nuk është

vetëm një gojëdhënë. Mbretëria e parë

ilire është ajo Enkelisë e cila pat për

mbret Bardhyllin, i cili luftoi me kalë

deri në moshën 92 vjeçarë së bashku me

djalin e tij, Klitin dhe të nipin Bardhyli

i Ri kundër Maqedonisë së lashtë. Pas

luftërave iliro-romake (Shek. IV-II-të para

Krishtit ra në varësi të Perandorisë Romake.

Pas një shekulli gjatë Luftës Iliro-

Romake polibi historian na zë në gojë

Enkelanë duke thënë sa në atë kohë nuk

po përmendej më fisi Enkelanë por ai i

Desareteve, term ky nga gr. që po ta përkthesh

në shqip do të thotë Mjaltë Blete.

Desaretët në atë kohë kishin një territor

të madh që fillonte nga Lunarda

(Ohri) – Mokër – Skrapar – Berat ku

kryeqendër ishte Pehoni dhe qendër Berati

(400 vjet para Krishtit)

Sipas mjaft historianëve të tjerë të

asaj kohe Ohrida e sotme quhej Lunhida

apo Luhina (term ky nga latinishtja

e vjetër e Ballkanit që, po ta përkthesh

në shqip, do ta thotë “Dritë” e mori

emrin e plotë Desseratiau. Nga hulumtimet

e bëra në këtë drejtim, del se banorët

e kësaj treve merreshin me bujqësi,

blegtori, bletari dhe pylltari.

Ndërsa toponimi i Mokrës, sipas

Muzakës, princ shqiptaro-vllaho i mesjetës

në gjenalitetin që na ka dhënë,

shpjegohet si vend i maltenjëve (Termi

malli vjen nga gjermanishtja, që po ta

përkthesh në shqip do të thotë makinë)

ndërtohej anës rrugëve pranë lumit Shkumbinit

ose përrenjve të mëdhenj që

furnizonin lumin.

Kuptimi tjetër për Mokrën vjen nga

gurët e mullinjve, të cilët duhet të kishin

fortësi, të mos copëtoheshin shpejt,

të mos thërrmoheshin gjatë bluarjes së

drithit, të mos mbikonsumoheshin etj.

Me këto lloj gurësh të veçantë për

ndërtimin e mullinjve Mokra është

shumë e pasur. Përveç mullinjve me ujë,

për fshatrat e Mokrës ka pasur dhe mullinj

shumë të thjeshtë që mbaheshin

nëpër çdo familje. Mulliri apo mokra

përbëhej nga një gur masiv, ku në pjesën

e sipërme formohej një fole me përmasa

20 cm lartësi dhe 15 cm gjerësi. Në të

hidhej një sasi të vogël grurë e shtypej

me një çekiç prej druri bushi dhe thërrmohej

gruri për të prodhuar bullgur,

pra, zëvendësonte orizin. Në këto mokra

të thjeshta bluhej dhe qiqra në formë

miell të imtë, pra, esencë për të gatuar

bukë të veçantë për raste të dasmave,

gostira familjare apo festave fetare etj.

Dr. Moikon Zeqo në librin e tij “Grishja

e Florimontit” (termi Florimont

vjen nga latinishtja e vjetër e Ballkanit

që shqip do të thotë lulemalin), për të

treguar domethënien e mokrës apo mullirit

pyet dhe përgjigjet:

BISHNICA NA KALITI NË PUNË

Midis atyre që punuan dhe

sakrifkuan në ndërmarrjen

e Sharrave në Bishnicë ishte

edhe punëtori i dalluar zoti Mersin

Alim Velo. Lindi në Velçan më 4 shtator

1942. Mësimet e para i mori në fshatin

e lindjes. Me krijimin e ndërmarrjes së

sharrave ai filloi punë atje në vitin 1959,

dhe punoi për gati 40 vjet në Bishnicë.

Puna në ngarkim e shkarkimin e lëndës

drusore ishte shumë e vështire. Kërkonte

trup dhe fuqi fizike, por këto Mersini

i përballonte i kalonte dhe duke ndihmuar

shokët e tjerë për realizimin e

normës ditore e mujore. Për punë të mirë

dhe rezultate ai disa herë është vlerësuar,

falenderuar dhe shpërblyer nga

ndërmarrja. Kujton ato vitet e vështira

të punës së tij, në dëborë, me akull, në

kohë shiu, e të ftohtat e mëdha, por asnjëhrerë

nuk u tërhoqa e nuk u përkula

nga vështërsitë, sepse ne ishim

nevojtarë. Gjatë punës kishte edhe ngjarje

e të pa pritura deri dhe aksidente

tragjike. Të dhimshme ishin se disa

shokë u ndanë nga jeta. I kujtoi me respekt

sepse punonim bashkë për bukën

e gojës, për të ushqyer dhe rritur fëmijët

thotë Mersini. Kujton dhe vlerëson

me respekt shumë kuadro drejtues,

veçanërisht Halit Çela, e Ariz Biba sepse

janë të rrallë persona të tille, ishin

shumë punëtorë, ishin miqësorë me

puntorët, na ndihmonin dhe na

gjendeshin pranë kudo e në çdo kohë,

në gëzime, hidherime duke zgjidhur së

Ç’është goja? Ushqim për trupin.

Ç’janë dhëmbët? Mokra.

Gjatë mijëvjeçarit të dytë dhe të parë

para Krishtit lindi dhe u formua kultura

dhe etnosi autokton ilir. Në periudhën

e hekurt (shek.XII-V para Kr.) për

shkak të diferencimeve sociale dhe

lëvizjeve të fiseve, shpesh në luftë me

njëri-tjetrin shfaqen vendbanimet e fortifikuara

që u vendosën në lartësitë e

kodrave, por pranë mjediseve të pasura

me toka, ujëra e kullota. Kjo bëri që të

vendosen marrëdhënie skllavopronare

dhe formimi i shtetit ilir në shek.V dhe

II para Krishtit, që u shoqërua me

kthimin e vendbanimeve të fortifikuara

në kështjella si Selca e Poshtme, Podgorica,

Blaca etj.

Pronat përreth Lionhidës, sipas historianëve,

kanë qenë të banuar nga fisi

ilir i enkelejnëve, mbretërit e të cilëve

në shek.V-IV para Krishtit, u vunë në

krye të shtetit ilir (Për Qiriazi Mona)

Në shek.I-IV-të para Krishtit në Enkelana

dhe Deseratria u shënua një zhvillim

të dukshëm, pranë të cilit kalonte

rruga ndërkombëtare Via Appia (rruga

e ujit) që më vonë në shqip mori

bashku çdo hall dhe problem që kishim.

Halit Çelën dhe Ariz Bibën, e kujton

me respekt Velçani dhe e gjithë Mokra.

Ata mbetën në kujtesën dhe me respektin

më të madh të çdo punëtori që ka

punuar në Bishnicë. Pas ndryshimeve

në vitet 1990 Mersini me tre djemtë,

Viktorin, Ermalin dhe Ardin shkuan dhe

punuan për disa vite në emigracion në

Greqi. Më të ardhurat e fituara ndërtuan

një shtëpi dhe banojnë në Pogradec.

Viktori dhe Ardi kane krijuar familjet

e tyre, të gjithë së bashku punojnë

në aktivitete private. Edlira ka mbaruar

shkollën e lartë për infermieri dhe punon

në sektorin e shëndetsisë . Sot Mersini

dhe bashkëshortja e tij Resmija janë në

pension e gëzojnë shëndet të mirë . Fëmijët

janë punëtorë dhe kështu na ndihmojnë

edhe ne si prindër. Me këtë rast

i urojmë shëndet, jetë të gjatë Mersinit,

Resmijes dhe fëmijëve të tyre.

Sami LEKA

emrin Egnatia, pra e gjata, që lidhte

Romën Brinasin-Durrësin dhe Apolloni-Selanik-Konstandinopojë.

Disa degëzime

të saj përshkonin dhe Mokrën, që

kalonte nga Qukësi në Peleon dhe që

andej prapë degëzohej apo kalonte anës

lumit të Shkumbinit e dilte në Llengë e

që atje dilte në Niçe –Lozhan-Devoll-Kapshticë

(Fig.2) e që andej në rrugën kryesore

të Egnatia kalonte nëpër Greqi e dilte

në Konstandinopojë. Ndërsa dega tjetër

nga Pehoni-Çermenakë-Qafthanë-Ohër-

Manastir-Selanik-Konstandinopojë.

Ndër ndalesat kryesore të asaj kohe

ku kalonte rruga Egnatia ka qenë Ardiana

si qendër pushimi e që më vonë u

quajt Kasstelë (lat.) që shqip do të thotë

shtëpi yje pra udhëtarët udhëtonin tërë

ditën dhe pushonin sapo të ngrysej dhe

niseshin mbi dalje se yjeve. Kjo kastelë

ndodhej në grykën e Shkumbinit. Nga

disa hulumtime të bëra për sa më sipër

treguam, na shtyn të mendojmë se kjo

ndërtesë apo kastelë mund të ketë qenë

Qafa e Thanës. Fshati rrëzë saj quhej

Urakë nga formohet dhe emërtimi Oraculis

nga lat. që shqip do të thotë faltore.

Pra, kemi të bëjmë me një kishë në

një shpellë eremite mbi bazën e një siganore

apo faltore pagane e perëndeshës së

blegtorisë së Thanës. Jo vetëm kaq, por

druri i thanës është një nga të parët që

çel që në fillim të pranverës dhe me këtë

degë të saj e mbushur me lule, desartetesit

stërpiknin dyert e shtëpive për të

pasur mbarësi në çdo familje.

Me ndarjen e Perandorisë Romake në

vitin 395, Iliria hyri në përbërjen të Perandorisë

Bizantine, mbi të cilën gjatë

shekullit V-IX pas Krishtit u dyndën

gotët, avarët, hunët, e sllavët. Pushtimi

sllav në shekullin VI u shoqërua me

ndryshimin e emrave të vendeve, që zakonisht

përktheheshin nga shqipja në

sllavisht në mënyrën të veçantë në trevat

e Desaratisë dhe rrethinat e saj siç

janë: Podgori, Pogradec, Podgozeron,

Starovë, Zagorcan, Zdesvaskë, Verdovë,

Çervenakë, Velçan Bërzeshtë, Debrovë,

Kriçkovë, Lozhan, Padgino, Çorovodë,

Berat, Selenicë, Novoselë e tjera.

Në mesjetën e hershme ilirët u quajtën

arbër më vonë shqiptarë. Arbëria

njohu pushtimin bullgar (viti 861-1018)

dhe më pas ra përsëri dhe hyn në përbërjen

e Perandorisë së Bizantit. Në

shekullin e IX bullgarët emrin Enkeleu

nuk e përmendën më, duke e zëvendësuar

atë me emërtimin Desseratia

Në shekullin XI një figurë e shquar,

patrici i madh, me emrin David Arianiti,

që ishte nga paraardhësve të një

familje të madhe e fisnike e aristokracisë

ushtarake Komnene. Ai udhëhoqi

luftën kundër Bullgarisë, futet në Ohër,

i cili në atë kohë ishte shpallur kryeqytet

i Bullgarisë.

(vijon)

6 MOKRA

Istrefi

(vijon nga numri i kaluar)

Me drapërin mprehur mirë, ua

mbështillte kokat si duaj gruri dhe, kur

gatitej t’i priste, zgjoheshin të lebetitur.

Gdhihej dhe sikur e harronin të

keqen, bluanin sërish hakmarrjen, po me

fuqi të prerë, pa guximin e mëparshëm

që gremisi njohësi jonë përmes shpatullës.

Dita dhe arsyetimet mes vedi u jepnin

guxim të ndiqnin gjurmët e hakmarrjes.

Të gjallët flisnin me zërin dhe

arsyen e të vdekurve. Vinte nata e errët,

tymnajë mbushur me të panjohura dhe

bestytni nga më të larmishmet, përzinte

guximin, burrërinë, i mbështillte me

krahët e errët dhe i frikonte si në përrallat

mëkatare ku heronjtë e vdekur lebetisin

të gjallët.

Kam përshtypjen se te kumti mjeshtëror

përmes shpatullës, filloi të zbehej

hakmarrja, të tkurreshin Krojanët

nursëzë. Ndoshta gratë e papërfillura

ditën në kuvend, u shtinin në vesh natën

frikën nga vdekja që do të vinte medoemos.

Kuvendi dyshe i natës, ku merrnin

pjesë një burrë e një grua dhe kjo e

fundit fliste kryesisht me zemër, kishte

forcë më të madhe nga pleqërimi burrërisht

ditën, kur i jepnin kurajë njëri -

tjetrit për të thurur gjakmarrjen.

- Pse të dalësh ti i pari, - i thoshte

gruaja burrit në dyshek, - po sikur Zoti

të na e sjellë ne vdekjen, ta zemë mua

apo ty, ose mos o zot fëmijëve, e përse?

Për një shami të nëmur.

Burri përkeqej, ligështohej, mundohej

ta mbante veten, po në thelb lektisej

përndiente të vërtetën kokëfortë,

ndaj sybuavitur nga pagjumësia, leqendisur

prej arsyetimit të saj, humbiste

guximin e parë. Krisja thellohej, ciflat e

padukura përimtoheshin ngadalë, por

me siguri dhe hakmarrja ngriu derisa

koha me peshën e vet konvergoi drejt

zgjidhjes logjike, të drejtë dhe njerëzore.

Në vrundullin e materies së kudondodhur

gjer në pafundësi, koha dallon

veçan prej të gjithë përbërësve të saj.

Vlera e një elementi përcaktohet nga

ngjeshja e copëzave të imta, që luan rol

vendimtar ndër shumësinë e cilësive të

tjera. Ari, platini, radiumi e të tjerë

metale të çmuar janë më të dendur nga

të tjerët, veçori që determinon supremacinë

e tyre. Po gjithsesi asnjë prej metaleve

të vlerësuara nuk ka peshën e kohës,

ndaj e rendis atë pa asnjë hezitim

në krye. Përfytyro një vajzë të bukur

njëzetvjeçare me të gjitha hiret e

moshës, përjeto në mendje bukurinë më

sublime që ka plazmuar natyra. Përpiqu

të sjellësh imazhin e saj pas shtatëdhjetë

vitesh kur të jetë plakë e shkuar,

krrusur, rrudhur me brazdat e dhimbshme

të fytyrës. Mbyll sytë si në një simultanë,

sjellje iluzive në njëkohësi të

ngjarjeve shpërndarë në periudha të

ndryshme dhe krahaso pamjet që përshfaqen,

dallimin lemerisës, përjeto

çmendurinë e krahasimit ! Vetëm koha

është e aftë të prodhojë shformime të

tilla të substancës njerëzore, përtej asaj

të vdekjes. Hëna, nusja e re pa jetë, është

po aq e bukur si ditën kur erdhi nuse

dhe habiti gjindjen, vdekja nuk e shëmtoi

siç do të kishte bërë me siguri plakja,

koha e pamëshirshme me peshë pambarimisht

të madhe. Askush nuk i reziston

kohës. Asgjë nuk është e pakthyeshme

dhe nuk zotëron reversibilitetin e llahtarshëm,

rrjedhjen e njëkahëshme të kohës.

Ma merr mendja se njerëz të fuqishëm,

kohëlargët kanë mençuruar njëlloj

për t’u përcjellë të tjerëve idetë, qëndrimet

dhe filozofinë. Krishti i drejtë,

me dashuri të pamatë për kohëtarët dhe

brezat e mëvonshëm, u përpoq t’i shtynte

turmat drejt besimit në një Zot,

fesë unike monoteiste me parime të larta

morale mishëruar në Bibël, tharmi i

kulturës së atëhershme dhe mëpastajme,

poleni i diturisë njerëzore, me fuqi të

pamatë parashikuese për zhvillimet e

pritshme. Bibla ishte përzgjedhje e ndihmesës

së përbashkët të mendjeve më

të fuqishme të njerëzimit përgjatë 1300

vitesh para Krishtit.

BASHKËBISEDIM

NDERIM

Buis

Nga Istref HAXHILLARI dhe Bujar BALLIU

Ai dhe miqtë e tij apostuj nuk arritën

të bindin njerëzinë, se hebrejtë

prekeshin në interesat thelbësore prej

besimit në një Zot, pasi jetonin me përgatitjen

dhe shitjen e idhujve të

panumërt, që populli çoroditur nga

predikues të shumtë, i blinte me çmime

të larta. Nuk është e lehtë të kthjellosh

e ndriçosh me fjalë turmat, siç ndodhi

dendur më tej nëpër spërdredhjet e

moteve. Beteja mes politeizmit dhe

ateizmit, kultit të idhujve gjithfarësh dhe

besimit të Zoti ka qënë nga më të ashprat

e njerëzimit, tejzgjatur në shekuj. Mizori

të llahtarshme, lemerisëse të paimagjinueshme

afirmuan kristjanizmin.

Përfytyro kthinën ku rrinë ulur trembëdhjetë

burra, që kanë marrë mbi shpatulla

fatet e botës nëpër rrokullimën e

shekujve e mijëvjeçarëve, mendje të

ndritura, shpirtra të dhembshur e ligështuar.

Gota e verës, e famshmja kupë e

argjendtë Graali, qarkullonte dorë më

dorë, ajka e mendjeve të pazakonta me

vështrim hyjnor në botën e mjegulluar

projektonte të ardhmen e njerëzimit,

gjindje që nuk dinin ç’bënin me paditurinë

e tyre. I pari i atij grupimi, ngjashmërisht

me njohësin tonë të shpatullave,

ndoqi rrugën diplomatike. Pasi

piu me fund kupën Graali, kumtoi se

duhej mrekullia, legjenda për të dritësuar

njerëzimin. Jezusi, më i mençuri i

asaj bashkësie të pashembullt plazmoi

kryqëzimin, vdekjen e vrojtuar dhimbshëm

prej të gjithëve haptaz dhe ngritjen

në qiell që nuk e pa askush. Turmat hynë

të nesërmen në shpellën e Betlehemit

dhe gjetën çarçafët bosh. Mrekullia u

arrit, s’mbetej pikë dyshimi se Zoti

shpalosi vullnetin e tij. Kështu zuri fill

krishtërimi, filozofia më jetëgjatë e

botës, falë mençurisë së një njeriu. Kupa

e argjendtë udhëtoi nëpër botë e nëpër

kohë, mbrojtur me përkushtim nga besimtarët

që nuk nguruan ta shpallin

vepër emblematike për gjithë krishtërimin,

ta shenjtërojnë si të ishte qënie

njerëzore, Shën - Graali, derisa u vendos

në muzeun britanik të kultit pas nje

odiseje të stërgjatë.

Sido të jetë e vërteta, Jezu Krishti

mbetet qënie e jashtëzakonshme, endi

përmasën e munguar, besimin të Zoti,

disiplinoi turmat dhe i përcolli drejt jetës

me parime e norma të larta morale.

Me siguri bota nuk do të arrinte zhvillimet

e kohëve moderne pa fenë e krishterë,

apo të tjerat që erdhën më pas dhe

njëlloj predikonin moralin njerëzor drejt

të cilit përqëndrohej sjellja e tyre.

Të mos harrojmë se Europa shpuri

qytetërimin ndër fiset aborigjene të

Amerikës dhe Afrikës, më së pari përmes

përhapjes së fesë kristjane si hap ftillues

për t’i shndërruar nga njerëz të egër

në qenie të kulturuara. Pa Krishtin dhe

krishtërimin, pa fenë dhe besimin në një

Zot, njerëzimi do të zgjaste shumë

zgjimin për të arritur kulturën aq evidente

të ditëve tona.

Kapërcyelli shqiptar nuk do të ishte

aq i dhimbshëm po të mos masakrohej

mizorisht feja, institucionet e saj dhe

të krijohej “ njeriu i ri “, mostër që nuk

deshi pas Zotit, as prindrit dhe të afërmit

e tij.

Le t’u falemi Krishtit dhe të tjerë

burrave të zgjuar pas tij, mes të cilëve

Muhameti vlerësuar nga dijetarët e

perëndimit, cilado të jetë e vërteta e

lindjes së tyre.

Ndoshta besimtarët e devotshëm do

të më qortojnë për herezi apo blasfemi.

Dua t’u kumtoj se meditimet e mia të

zgripshme teokratike janë himn për fenë

dhe vlerat e mëdha që mbart besimi. Nuk

ve në dyshim ekzistencën e Krishtit dhe

shenjtorëve të përndritur, as besimin

fetar. Jo, kurrë! Por nuk mund të besoj

naivitetin e detyruar të kohës tejet të

thinjur përballë mençurisë dhe zhvillimeve

moderrne, ndaj në përsiatjet e mia

synoj përmasën vërtetësore, ashtu si e

përfytyroj lindjen e besimit kristian.

Ndoshta nuk është tamam kështu, po

kush mund të argumentojë saktësisht

të kundërtën?

Herezia ka qenë sëmundje e

pavetëdijshme e gjthkahershme dhe fatkeqe

e njerëzimit. A nuk janë heretikë

piktorët e ikonave që vizatojnë Krishtin

dhe Zotin me fytyrë njeriu, për më tepër

të atyre që njohin më mirë? Nuk është

herezi të paraqesësh hyjnoren, të pavdekshmen

me pamjen e krijesave vdektare,

mbushur me mëkate pa fund, sikundër

është njeriu? Domosdo mëkaton “ se

cënon premisën themelore të besimit,

karakterin mbinjerëzor të fesë “

sikundër kumtojnë teologët. Sikur majmunët

të kishin ndërgjegje a nuk do ta

përfytyronin perëndinë me tiparet e fizikut

të tyre dhe jo pamje më të hijshme?

Gjithsesi herezia e njohur e Ariusit

dhe arianistëve që mohonin natyrën

hyjnore të Krishtit, është më pak e dëmshme

se mohimi i ekzistencës fizike të

tij dhe besimit te Zoti.

Bujari

Njeriu i kulturuar, në kuptimin e

vërtetë të kësaj fjale, e ndërton hapësirën

e mendimeve pa kufi. Shqetësimi

real i tij përmbledh vlerën e plotë të ekzistencës.

Qenie aktive e arsyeshme, me

synime të përcaktuara dhe vullnet skajor

për t’i përshfaqur në këtë botë, shpalosur

e dashur dhe e shtrenjtë në shumë

raste, herë -herë edhe cingune, noprane

e shpirtkazmë, detyrohet të vëzhgojë, të

arsyetojë e të veprojë, doemos të veprojë,

që të bëhet i vlerësuar, më së pari nga

vetvetja dhe të ndërtojë raporte të sinqerta

me botën e tij shpirtërore.

Bëhet kështu dallimi nga ajo skotë

njerëzore që livadhis mendimin në caqe

të njohura apo përfytyron e i ndërton

mendimit një ngrehinë ku ndihet rehat.

Mësohet me huqet e tij e të të tjerëve

përqark. Ndërton shtratin ku dergjen “

shqetësime “ inatosur me botën e cila

ia ka fajin për prapësitë e jetës. Njerëz

Shtator 2008

të tillë gjen kudo. Ca më shumë në “

mjediset intelektuale “. I vetmuar në

kotësinë sociale të veprimeve e predikimeve

të tij, e ka ndarë qenien nga shoqëria

me kufij inati, mospëpërfilljeje,

vetëkënaqësie e vese të vetëpranuara.

Gardhi, lartësuar rreth vetes e shmang

nga vlerat e vërteta që gjallojnë në shoqëri.

Duke përvetësuar një kriticizëm të

skajshëm, shumë herë jo natyror, buruar

nga mania për të mbuluar mangësitë

kulturore apo paaftësinë e realizimit të

“ veprave të jetës “, mundohet të zhvlerësojë

gjithçka; njerëzit, përpjekjet,

veprat, sidomos ngjarjet më sublime të

jetës. Cilësia kryesore: “ orgjinalë “në

sjellje e mendime. Ka gjetur edhe

“ bashkësinë “ admiruese që të

spikatë me “ idetë e performancën “. E

vetmja dëshirë e ekzistencës - dukja,

mundësisht shokuese për të tjerët. Mohon

gjithçka për t’i hapur vend vetes,

pasi bota është kaq shumë e mbushur,

sa nuk i ka mbetur asnjë hapësirë “ obeliskut

“të tij mendor. Të përditshmen

lënguese kjo skotë e mbush duke sharë

këdo e duke banalizuar gjithçka. Ndihet

zot në fronin e asgjësë, sepse siç ka

thënë një i mençur më lehtë është të

gënjesh vetveten, sidomos kur asaj i jep

të drejtën të sundojë hapësira ëndërruar

gjatë e kur nuk i ka arritur realisht i

gëzohet autokurorës, i sigurt se edhe të

tjerët do t’i dorëzohen mençurisë së tij.

Nuk është çudi që një ditë t’a ndiesh

veten pjesë aktive të këtij fronti, sepse i

ke lënë ditët të rrëshqasin butësisht në

masivin e duarkryqësisë e ndihesh

tamam. Ta jep këtë mundësi edhe qyteti

i vogël, ku të shumtët e njerëzve i njeh

apo të njohin, ke informacionin e mjaftueshëm

të ndërtosh kala të tëra të asgjësë,

ku ngjarjet kulturore nuk janë dhe

aq të shpeshta, ku mediokriteti ka rrezik

të kthehet në standard.

Realitete të tilla rritin ndjesinë e

ruajtjes prej rrëshqitjes. Nga ajo lloj

rrëshqitjeje që në fillim të baltos trup e

fytyrë e pastaj mësuar në batak ke

dëshirë t’i spërkatësh më të shquarit e

të gjitha fushave. Në fillim pak, fjalë të

nxjerra nga formularët e vlerës përjashtuese;

me të s’ia vlen të merresh, pastaj

me sasira pamatë për t’i përçudnuar

pamjen e për t’i marrë gojën.

Kështu e kisha parë gjithmonë këtë

“ elitë “ të gardhuar. Duke shfletuar një

libër të vyer të bibliotekës sime “ Plutarku,

Nga veprat morale “përkthyer nga

helenisiti i shquar prof. Sotir Papahristo,

botuar në vitin 1945, zbulova edhe

një tjetër meritë të kësaj pranie. Vjetërsia

e botimit bën ta marrësh në dorë

me kujdes të veçantë, ndërsa lashtësia e

thënieve ( Plutarku ka jetuar në vitet

46 - 120 të erës sonë ) i japin librit

ngjyresë, sepse ngjan me ata pleqtë e

moçëm që mbështjellë me tisin e së pakapshmes,

përçojnë mençuri të veçantë

e të magjepsin duke sendërtur mendime

me pamje të dukshme e të rrokshme.

Për dobinë e kundërshtarëve ai thotë:

“ Kopshtarët e mirë mbjellin hudhra e

qepë pranë trëndafilave e manushaqeve

dhe këtë e bëjnë pse kujtojnë se trëndafilat

e manushaqet, duke u ndodhur afër

qepëve e hudhrave, bëhen më të bukura

dhe marrin erë më të mirë. E me të vërtetë

kështu është; pse lëngrat e liga i

thëthijnë dhe i marrin rrënjët e hudhrave.

Kështu ngjet edhe me kundërshtarët që

na thëthijnë tërë të metat tona e s’na

lenë t’i përdorim kundra miqve “.

Në të tilla hulli më futi libri yt. Ai “

pa tendencë të hapur, na çon natyrshëm

tek e sotmja dhe e nesërmja “ do të theksojë

Prof. Dr. Adriatik Kallulli ( Gazeta

“ Telegraf` “, 18 korrik 2008 ). Këtë vlerë

të librit e kam ndier kur filloi të marrë

frymë jeta që po rilindte në faqet e romanit

“ Pesha e kohës “. Ndihej aftësia

për të thyer klishe. Risia e parë u shfaq

që në procesin krijues të veprës.

Të gjithë njerzit e letrave e kanë

pranuar si të padiskutueshme formulën

e ngjizjes së veprës që Heminguej e ka

përcaktuar “ është me rrezik për një shkrimtar

të flasë për veprën që e ka akoma

në duar, sepse kështu si të thuash

rrezikon “ ta thajë atë “. Ndërsa me ty

ndodhi ndryshe. Përse?

(vijon)

Shtator 2008 KUJTESE

MOKRA 7

Mikrotoponimi e

pjesshme e fshatit Dunicë

Nga Elsa BALLIU

1-Kozic————(sllav) mali i dhive

2-Dudovë—————

3-Shelimuar——————

4-Serdillëk—————

5-Faqe e Sheganit———————

6-Mishavar———— shavar…lloj bime që rritet në vende

me ujë—— vendi mbi shavar.

7-Berbero————Kur u kthye dikush nga nizami,nga mesi i

shek.XVVIII,ngriti një ndërtesë dhe e pëdori si berberanë.

8-Faqekuq————— vend përballë diellit,që e skuq dielli.

9-Meteriza——————

10-Serenivje—————

11-Xhyxhenë———————

12-Përtemala—————— vend matanë malit.

13-Çerenijë ————— (sllav) vend me dhe të kuq.

14-Kopaç————— vend që ka qenë korie,por është prerë.

15-Retishë—————

16-Mishëngjergj———vendi përmbi kishën e

ShënGjergjit.Sot nuk ka asnjë shenjë kishe.

17-Dedelujë————— vend ku del ujë

18-Sanakosë———— vend stanesh,sahanët me kos.

19-Dolist——(sllav) luginë me gjeth

20-Komskë—————

21-Terenxë———————

22-Rryenë———————

23-Golmanoshtë————————

24-Plizivicë………………..

25-Kopricë———————

26-Pradardhas…………. Vend me dardha

27-Bukje ————pllajë ku rritet një lloj kërpudhe e ngrënshme

që quhet bukje

28-Mësakule——————

29-Kallmi ………ndoshta nga sllavishtja hollm— kodër

30-Shtojëz————— vend ku ka bletë në gjendje të

egër,shtohen ojet e bletëve.

31-Fordin ———————

32-Udhë e bletës——————— rruga që të çon në shtojëz.

33-Sheshi i Milorit——sipas legjendës Milori luftëtar Skënderbeut

34-Pozhernë——————

35-Dragotinë—————vend ku rrinte dragoi.

36-Kovaçicë.............

37-Rëpirë..............

38-Djepi i dragoit—————gur i madh i gdhendur në formë

djepi fëmijesh ku sipas legjendës një nënë lidhi fëmijën e saj që

s’pushonte së qari as ditë,as natë.Pas disa ditësh fëmija u rrit

aq shumë sa u kthye në dragua.

Mikrotoponimia e fshatit

Homçan

1-Blatë ————vend me ujë

2-Ujevicë————vend me ujë

3-Fushëgjatë————emërtuar sipas formës.

4-Zvarishtë—————

5-Stërkasë———————

6-Pojskë—————(sllav) fushë

7-Hallm ~i————(sllav) kodër——sipas legjendës hall mbi

hall,sepse atje jetonte njëzog , i cili këndonte “ keqkeq,,.Njerzit,sipas

një radhe të caktuar i pëgjigjeshin“miremirë,,,por

një natë i ra radha dikujt që sapo ishte kthyer nga

mërgimi,prandaj u përgjigj “keq e më keq,,dhe kodra u shemb e

ra mbi fshat.

8-Vadha———sipas emrit të një peme,vadhës.

9-Vasidol ~i—————

10-Lugje ~et————vende të lugta.

11-Shëndëlli……… vend ku ka qenë kasha me të njëjtin emër

12-Sarapat ~et—————————

13-Kollobicak ~u————————

14-Bregu i mollës—————— i mbjellë me mollë

15-Arat e Barokut—————————

16-Gropat——————— vende të rrethuara me kodra.

17-Sheshi i burmës———————

18-Korie e madhe —————— për nga sipërfaqja.

19-Barçë—————— dikur ka qenë baçë me pemë

20-Kroi i kalbur———— uji mban erë specifike.

21-Rrasë e dervenit........vend i keq për të kaluar,derr vendi.

22-Guriçkë ———————vend me gurë të vegjël.

23-Rredhi i grekut———— emërtuar nga Lufta e parë

Botërore ku kishin frontin forcat greke.

Nga Bujar BALLIU

Vjeshta atë mot qe e

lagësht si asnjëherë

tjetër. Këmbët

ngarkoheshin me baltë rrugës

e jo më të punoje nëpër ara. Të

zinjtë bujq ç’hiqnin. I shtynë

të mbjellat me shpresën se do

të reshtnin shirat që toka të

bëhej gati për farën e re.

Po më së fundi e mblodhën

mendjen. Në nobetet e shiut

hynë nëpër ugare, se po vinte

dimri dhe fara nuk hidhej në

kallkanin e akullit.

Kur hyri në lëmin para

portës së shtëpisë, Bujku buçiti

në të shara e të mallkuara.U

shfrynte qeve që çapiteshin me

zor, i gërçitej derës së quarit që

mezi hapej, iu lëshua njerëzve

që s’i dolën përpara t’a ndihmonin.

E kishte inatin me tërë

botën. Duke brushtullisur hyri

në odën e burrave.

- Qënke lodhur e s’sheh

kujt i shkrehesh, - e priti me

këmbët e para vëllai i mesëm që

ishte I parë në fshat.

- E kini më terezi ju të dy. Ja

ky, I vogli, ve përpara tufën e

bagëtive e gjithë ditën ndjek

ujin e ftohtë e strehat ku s’e ze

as shiu as era, ndërsa zotrote,

tund tërë kohën zinxhirin te

Gurët e xhamisë. E unë hahem

me dherin e me qetë, me baltën

e me shiun - shfreu Bujku e u

ul në këndin pranë zjarrit.

-E po s’do të bëjmë të tre një

punë, o byrazer. Kemi një tufë

fëmi që duhen ushqyer e drejtuar,

- e zbuti fjalën I pari në fshat.

- Jo, jo, - vazhdoi në të tijën

Bujku, - nesër ky, do të shkojë

të ngasë qetë.

- Po ku marr vesh unë nga

ajo punë, - foli për herë të parë

I vogli.

- Koka të të pëlcasë, siç më

ka plasur mua deri tani. Ti, - iu

drejtua Të parit në fshat, -

do të lëshosh bagëtitë, dhe

RRËFENJËZA

Puna kërkon të zonë

unë do të dal të merrem me

punët e parësisë.

- Nuk i qullosim ato punë

ne, po mblidhe mendjen.

- Si ta kini me qef, unë nesër

jam te Gurët e xhamisë, - dhe

pa pritur të shtrohej darka, shkoi

të flinte.

Të nesërmen u ngrit me

natë, u rrojt se mjekra kishte

kohë që s’kishte parë brisk e

ishte bërë drizë, u vesh me rrobet

më të mira që kish, futi në

xhep kutinë e duhanit dhe pa

pritur ç’do të bënin të vëllezrit,

mori rrugën për në qendër së

fshatit.“Ahu, pa të rri dhe unë

rehat se u rropata“. Ecte ngadalë

e rëndë – rëndë, edhe për t’i

dhënë një çikë rëndësi vetes,

por dhe të ikte ca koha, pasi

njerëzit akoma flinin e nuk do

të dinte ç’të bënte i vetëm në

mes të fshatit.“Hajt more, se

puna të mëson vetë. S’janë të

tjerët më të ditur. E bëka vëllai

më i vogël e s’e bëkam unë.“

Si piu dy - tre cigare, dielli

u ngrit një hosten në kupë të

qiellit, erdhën ata që s’shkonin

në punë dhe shtynin ditën me

llafe. Nuk ia zunë në gojë pse

kishte zënë këmbën e të vëllait

duke menduar se e gjatë është

dita dhe atë fjalë do ta tirrnin

më vonë…

Te kthesa e madhe u dukën

tre veta që nuk ishin nga fshati

i tyre.Dy njerëz të qeverisë, veshur

me uniformë, kishin vënë

në mes kryeplakun e fshatit

fqinj.

-Ika unë, s’kam vakt të merrem

me dovletin, - tha një plak

që u ndoq nga të tjerët pa folur.

Ai që kishte zënë këmbën e

të parit të fshatit mbeti vetë, po

s’kishte nga t’ia mbante. I priti

“miqtë“ me dorë në qafë, siç e

kërkonte e mira e punës.

- Ka humbur një pendë qe,-

nisi fjalën njëri prej të veshurve

me uniformë, - ky miku e lau

veten, - dhe i hodhi krahun

kryeplakut të fshatit përkarshi,

Me rasatin e 80 vjetorit të Monarkisë

- e nxori gjurmën pe sinorit të

tij. Tani të rroftë ty!

Kishte dëgjuar nga i vëllai,

por dhe nga të tjerë që me

njerëzit në bukë të qeverisë nuk

bëhej shaka, se të lidhnin me

rryp të dyfegut e ta bënin kurrizin

më të butë se barkun, po

qe se nuk u vije pas terezisë.Po

si t’ia bënte? As që e e merrte

me mend se si i kishin ardhur

gjurmët e hajdutit në fshat e se

si mund të vepronte me to pa

marrë njeri në qafë e pa e

prishur me këta burra nursëzë.

- Prisni ca këtu.S’jam unë i

parë.Unë pojak jam.

Iku duke nxituar.Vrapin e

mbajti te vëllai i vogël që akoma

s’e kishte nxjerrë në krye një

brazë.

- Eja se këta të uruar

s’drejtojnë dhe parmenda nuk

ze gjëkundi,-filloi të qahej

bujku, bërë i tillë nga halli.

-Po ta vesh plorin nga të

praptit e qeve t’u ndërrosh

krahun, kjo do të ngjajë.Po ik

thuaji Atij se kanë ardhur ca

njerëz e kanë sjellë në fshat gjurmët

e hajdutëve.Pa këtë punë e

ndreq unë.

I pari në fshat që ishte bërë

bari nga e keqja, rrinte ulur mbi

një gur dhe kishte zënë kokën

me duar.Asnjë kokë bagëtie nuk

dukej. Me të vënë këmbën në

pyll, roitën si bletë të buçitura.

- Aman bre se tretën nëpër

e driza e s’ka zot t’ua gjejë anën,

- u çlirua kur pa të vëllanë.

- Ato i mbledh unë, po ik se

kanë ardhur ca të qeverisë e

kanë sjellë gjurmë hajdutësh.

I pari në fshat mori frymë

thellë, vuri duart të lidhura në

mes pas shpine dhe dalëngadalë

u nis drejt qendrës së

fshatit.“Thashë se më humbën

të uruarat, pa punëve të parësisë

ua gjej anën“.

Tre vëllezrit vazhduan kështu

derisa u rritën fëmijët e ata i

ndërtuan punët sipas mendjes

e sipas kohës.

FESTA E 1-VJETORIT TË MONARKISË, 1

SHTATOR 1929 NË KORÇË

Përvjetori i parë i themelimit të Monarkisë Shqiptare,

përveçse ne kryeqytetin e vendit Tiranë, u festua

me madhështi edhe në të gjitha qytetet e tjera të

Shqipërisë. Veç të tjerash kjo bëhet e ditur edhe në

shkrimet, kronika dhe reportazhet e gazetës ‘’Gazet e

re‘’ e cila pasqyroi hollësisht manifestimet e bëra në

qytetet e Shkodrës, Korçës, Beratit, Sarandës e tje.

Lidhur me kremtimin e një vjetorit të Monarkisë në

qytetin e Korçës, gazeta në fjalë midis të tjerash shkruante:

‘’(Kremtimi madhështor i Proklamamit të

Monarkisë në të gjitha krahinat e Shqipërisë). Korçës,

1 Shtator. Dita e mbushjes së një moti që prej

shpalljes së Monarkisë Shqiptare u kremtua sivjet në

Korçë, me një madhështi dhe shkëlqim të posaçëm.

Kjo gjë i detyrohet rregullimit të mirë të programit

nga njëra anë dhe paradave ushtarake nga ana tjetër.

(Kremtimi i ditës 31 gushti) Që dje pas dreke zyrat

qeveritare, Bashkia gazermat qendrat e komuniteteve

fetare, shkollat, dyqanet dhe shtypit e rrugëve kryesore

të qytetit u zbukuruan me flamurë, me portretin e

L.M.T. Mbretit dhe me dafina. Me tu ngrysur ndërtesat

qeveritare etje, si dhe dy bulevardet u ndriçuan bukur

me drita elektrike, në mënyrë që të prezantonin më të

vërtetë një pamje feerike. Më orën 6 pasdreke përpara

Bashkisë u mblodhën nxënsit e shkollave, ku banda

luante marrshe të ndryshme. Pak më vonë arrijnë në

Bashki Perfekti, të gjithë kryezyratarët, komandantët e

ushtrisë e të gjendanmërisë, nënpunësit, oficerët, dhe

shumicë populli. Kryetari i Bashkisë prej ballkonit deklaroi

hapjen e kremtimeve me një fjalim të shkurtër,

që u prit me duartokitje, kurse banada e Bashkisë

ekzekutoi hymnin e Mbretit midis buçimës së 21 topave.

Që aty, djemtë e shkollave me drita në duar dhe

me bandën që u printe përpara dualn në rrugët kryesore

duke kënduar këngë kombëtare. Në rrugë shihej

një lëvizje shumë e madhe, e cila vazhdoi deri pas mezit

të natës. Në mëngjes banda shëtiti nëpër rrugë duke

luajtur marrshe kombëtare dhe pastaj qëndroi përapara

Prefekturës. Më ora 9 u bënë po në një kohë lutjet në

kishën e Shëngjergjit dhe, pasi u shkua në revistë prej

zotit Prefekt, kalua me një paradë me rregull të admirueshëm.

Pastaj menjëherë pas paradës, prefekti ynë

zoti Hil Mosi, që nga ballkoni i Prefekturës, mbajti

fjalën e ditës me një talent oratori që entuzjasmoi popullin.

Fundi i fjalës së bukur së zotit Prefekt u mbulua

me duartrokitje dhe me thirrjet: Rroftë Mbreti, Rroftë

Shqipëria ‘’. Pastaj filluan vizitat dhe urimet në prefekturë

dhe Bashki ,, Nga ’’Gazeta e RE,,

8 MOKRA

KULTURE

Shtator 2008

Gjuha Shqipe nuk u asimilua

nga ndikimi i gjuhëve të huaja

Nga Zenun FERO

Libri i autorit Petrit Mënaj “Shqiptarët në Maqedoni para sfidash për identitet,,

histori, opinione, analiza, intervista

OBLIGIM I MADH, PËR ATA QË SKUQËN ME

GJAKUN E TYRE TOKËN E TREVAVE SHQIPTARE

Në muajn maj 2008, doli nga

botimi libri i akademikut Shaban

Demiraj.’’Epiri, Pellazgët, e

trustët dhe Shqiptarët,, Tiranë

2008. Ai ka vlera të mëdha për

çdo zonë dhe për popullin shqiptar

dhe për Pogradecin.

Për popullin e hershëm të

këtyre trojeve nga një popullsi

paraindoeuropiane deshmojnë,

ndër të tjera, edhe disa zbulime

arkeologjike, që kanë nxjerrë në

dritë praninë e dikurshme të një

vargu vendbanimesh si ato në

Maliq, Vashtëmi, Burimas, Barç,

Dërsnik, Kamnik, në Rashtan të

Librazhdit e tjerë.

Tributë e para greqishtfolëse,

gjatë dyndjeve të tyre drejt viseve

të sotme pranë detit Egje për një

farë kohe janë ndaluar edhe në

Shqipërinë Qëndrore etjerë. Pasi

arritëm në Epirin Verior në periudhën

midis vjeteve 1900-1600

para erës së re kishin një

ekonomi blektorale, praktikoheshin

institucionet patriakale

e fisnore të popullit grek, Ata

gjetën një popullsi paragreke, siç

dëshmon edhe tempulli paragrek

i Dodonës (faqe56).

Disa albanalogë të huaj dhe

shqiptarë kanë arritur në përfundimin

që fiset “epirote” flisnin

një gjuhë të ndryshme nga greqishtja,

pra ishin një popullsi jo

greke, që flisnin në lashtësi

stërgjyshërit e shqiptarëve, që sipas

tyre, kanë qënë ilirët. Pushtimit

romak qysh 228 para erës

së re, ilirët i kanë qëndruar katij

pushtimi. Konsulli romak Paul

Emili, në vitin 167 para erës së re

dogji e shkatërroi shumë vendbanime

të asj treve dhe mori si

skllevër rreth 150000 epiriotë.

Romakët ushtruan një ndikim të

fuqishëm, gjuha zyrtare u vendos

latinishtja. Pas ndarjes së Perandorisë

Romake, në dy pjesë në

vitin 395 të erës sonë, greqishtja

erdhi e u bë dalngadalë gjuha zyrtare

jo vetëm në administratën

bizantine, po edhe e kishës

ortodokse në vendet ballkanike.

Shqipëria mbeti në pjesën Lindore

që u quajt Bizant. Në gjuhen shqipe

ndeshën edhe huazime nga

greqishtja e vjetër. Disa dukuri të

lashtë karakteristike të shqipes, siç

është ndar të tjera I a I > I 0 I, që ka

përfshirë si me fjalët e trashëguara

indoeuropiane psh mater > motër,

etj, ashtu edhe huazimin mbarëshqiptar

nga greqishtja e vjetër u a x

a v a > mokën / mokër.

E huazimet nga greqishtja e

vjetër në shqip dëshmojnë se të

parët e shqiptarëve kanë qënë

fqinjë veriorë të grekëve .(faqe72)

Elementi latin në shqipe paraqit

një gjendje gjuhësore më të

vjëtër se çdo njëra prej gjuhëve

Në muain maj 2008, ka dalë

libri i autorit Petrit Mënaj “Shqiptarët

në Maqedoni para sfidash

për identitet,, histori,

opinione, analiza, intervista.

Petrit Mënaj ka lindur në vitin

1953, në Drashovicë të Vlorës,

u arsimua në shkollën e mesme

të përgjithshme ushtarake

‘’Skëndërbej,, dhe në shkollën

e lartë të oficerave në Tiranë.

Shërbeu në ushtrinë shqiptare

deri ne vitin 1992, pas kësaj u

largua me dëshirën e vet duke

u angazhuar në jetën private.

Autori Petrit Mënaj, nuk

vjen rastësisht si krijues, ai

gjatë gjithë kohës në mënyrë

periodike ka botuar artikuj në

gazetën “Zëri i Rinisë,,

”Drita,,”Luftëtari,, në revistën

ushtarake “10 Korriku,, e tjerë.

Por Lufta e Kosovës, kontaktet

me shqiptarët e Kosovës, e

çuan në vitin 2001, në luftën e

Preshevës, në njësinë luftarake

të Metregjës, si drejtues ushtarak.

Me mbarimin e luftës së

Preshesvës, shkon në Brigadën

e 112 “Mujdin Aliu,, të ushtrisë

çlirimtare Kombëtare në Maqedoni,

si drejtues ushtarak ku

dha një kontribut të rëndësishëm.

Pas vitit 2001 ai u angazhua

në evidentimin e vlerave

të luftës duke e mbrojtur atë

nga falsifikatorët, duke botuar,

opinione dhe analiza në shtypin

e përditshëm, por dhe me botimet

e librave., Ai ka botuar librin

“UÇK-Mesazh dhe

shpresë,, në tre vëllime, me ditare,

histori, analiza, dhe intervista,

nga koha e luftës, por dhe

pas saj. Ka botuar romanin “Hijet

përshpërisin në Kondovë,,

Ka botuar romanin, poezi “viti

2001, baladë” Monopole-44 dhe

librin e ri, “Shqipatrët në Maqedoni

para sfidash për identitet,,

(Histori, Analiza, Opinione, dhe

Intervista), 2008 .

romane. Dy gjuhët, latinishtja e

greqishtja në kohët e lashta ishin

të vetmet gjuhë të shkruara

në Ballkan. Popujt në marrdhëniet

e përditshme përdorin gjuhën e

vetëme amtare. Kështu gjuha shqipe

mundi t’i qëndronte si helenizmit

ashtu edhe romanizmit.

Edhe mbishkrimet greke të

zbuluara nuk janë më të hershme

se shekulli i 3-të para erës së re.

Përdorimi i greqishtes në këtë

rast është i shpegueshëm, po të

kihet parasysh se greqishtja në

ata kohë ishte bërë, një gjuhë e

pardorimit ndërkombëtar, të paktën

në Ballkan, në Italinë e

Jugut dhe ne Lindjen e Afërt.Pas

Libri i autorit Petrit Mënaj

“Shqiptarët në Maqedoni para

sfidash për identitet,, vjen në

duart e lexuesëve si një dëshmi

e kohës, si një reflektim për të

nxjërrë përmasat e duhura në

këto shanse të rralla, herë vijnë

kur interesat e fuqive të mëdha

drejtohen në mbështetje te një

populli i vogël.

Libri vjen si homazh dhe si

respekt i lartë për të gjithë

brezat e shqiptarëve të këtyre

trojeve që i qëndruan me

heroizëm makinës sllave të zhdukjes

dhe asimilimit nga më

barbarët që mund të ketë njohur

historia.

Përmbajtja e librit është

ndarë në tri pjesë, në pjesën e

parë ‘’Një vështrim historikgjeografik

i trojeve shqiptare në

Maqedoni,, Në pjesën e dytë

jepet situata politike dhe shoqërore

para fillimit të luftës në

vitet 2001, dhe pjesën e tretë

jepen artikuj të ndryshëm.

Siç thotë dhe vetë autori, Ky

libër “vjen si obligim i madh për

ushtarët dhe oficerët që erdhën

më mua nga Shqipëria e sotme,

ku disa me gjakun e tyre skuqën

tokën e këtyre trevave

heroike,,.

Zabit CUKU

shekullit 4-të erës sonë greqishtja

e zevëndësoi latinishten përfundimisht

si gjuhë zyratre e administratës

dhe e kishës

ortodokse në trevat shqiptare.

Në Selcën e Poshtme janë gjetur

mbishkrime në një gur varri,

që datohet në shekullin 2-të para

erës sonë, në fshatin Vërri është

gjetur një gur varri që datohet në

shekullin 2-3-të erës sonë.

Këto shkrime greke japin

mjeshtrat e kohës, mbishkrimet

kanë një konceptim të qartë të

elementëve punë –mjeshtër. Karakteri

i gërmave të mbishkrimeve

të çon në fund të shekullit 3-të

para erës sonë, ose në gjysmën e

parë të shekullit 2-të para erës

sonë. (Neritan Ceka ’’Qyteti Ilir

pranë Selcës së Poshtme,, Tiranë

1985, faqe 106-108).Emri Mnxos,

kemi të bëjmë me mjeshtrin

kryesor, me arkitektin, i cili ka

zgjedhur faqen më pranë hyrjes

për të treguar punën e bërë prej

tij, Ky emër është i njohur me

repertorin e emrave Ilirë. Emri

Meko ndeshte edhe sot si tipik

në onomastikën e krahinës

Mokrës . Shqiptarët nuk u romanizuan,

siç u romanizua Dalmacia

dhe Dakia (Rumania e sotme).

Me ardhjen e sllavëve në

Ballkan në shekullin 6-7 të, të

erës sonë shumë treva të romantizuara,

u sllavizuan, siç u sllavizua

Dalmaci.Sundimi i Bizantit

u ndërpre nga bullgarët në shekullin

9-të deri në fillimin e shekullit

11-të, kur u prish shteti i

Samuelit, dhe pas vitit 1018, kaloi

përsëri në Perandorinë Bizantine.

Në shekullin e 11-të u nda

kisha e Lindjes nga ajo e perendimit,

ndërsa Pogradecit, Mokrës

i takoi kishës Bizantine

(Ortodokse) Qyteti i Ohrit në shekullin

10-të u bë një qëndër fetare

për Shqipërinë e Jugut, prej të cilëve

varesh edhe krahina e Korçës, Pogradecit

e deri Shpati i Elbasanit.

Pas pushtimit Osman, në

shekullin 14-të, janë ruajtur

defterët osmanë të regjistrimit të

popullsisë të vendeve të pushtuara.

Ishin emra tipikë shqiptare

në fillimet e regjistrimeve,

megjithse nën ndikimin e kishës

ortodokse nuk mungojnë edhe

trajta emrash të tipit grek, Institucionet

fetare të kishës

ortodokse në Shqipëri, kishin liri

të plotë të administronte popullsinë

ortodokse të perandorisë

atomane. Osmanët ishin të mendimit

se tipari dallues i një populli

ishte feja dhe jo kombesia etnike

apo gjuha. (Gjergji Gusho

‘’Mbi përhapjen e krishtërimit dhe

të kishave në rrethin e Pogradecit,,

Pogradec, viti 2000 faqe 27)

Patrikana e Stambollit kishte

simpati për nacionalizmin grek,

kështu Greqia u kujdes të greqizante

se më shumë popullsi që ishin

ende të nënshtruar nga Turqia,

rreth kufijve të saj. Greqia i konsideronte

grekë të gjithë ata që i

parkasin bashkësisë ortodokse.

Në krahinën e Mokrës kanë

mbetur disa toponime nga koha

e pushtimit romak, me origjine

latine, si Fëngë-(baltë), Bishnicë

(bosco) pyll, Laktesh nga (Lactum

est) qymesht, Shpellë nga

(speleo) Nicë (noce) arrë e tjera.

Ka edhe disa emra të huazuar

nga greqishtja e vjetër si mokën

(ë) mokër< makhana lakën (ë) /

lakër( ë) < lakhanon. Ardhja e

sllavëve në Shqipëri në shekullin

e 6-të, u shoqërua edhe me

ndryshimie toponimike, d.mth.

me ndryshimin e emrave të

vendeve, duke i perkthyer zakonisht

nga shqipja e gjuhës sllave

fjala “qytezë” u kthye në ‘’gradishtë,,

‘’nënqytezë,, në ‘’Pogradec,,

‘’kala’’ në ’’gradishtë’’

Defterët e regjistrimeve osman

kanë shënuar shumë toponime

në gjuhën osmane. Kthimi në

fenë myslimane, emrat nuk regjistroheshin

po nuk ishin në gjuhën

osmane. Edhe në shekullin e 21-

të në Mokër ka emra me prejardhje

nga turqishtja, greqishtja, por

emrat shqipatrë dominojnë .

Lufta e ashpër u bë me sunduesit

osmanë dhe shovinistët

grekë për hapjen e shkollave dhe

shkrimin e gjiuhës shqipe. Turqia

në Shqipëri lejonte shkollat

Turke, Greke, Iatliane. Kjo për faktin

se myslimanët i quante turq,

ortodoksit grekë, dhe katolikët

italianë. Më përpjekje të jashtëzakonshme

u hap e para shkollë

Shqipe më 14 mars 1887 në Korçë

dhe pas një jave në Pogradec.

Por lufta për shkollën shqipe

vazhdoi, klubi “Bashkimi,, i Manastirit

në takimin14-22 nëntor

1908. Ai bëri parpjekje për

zgjidhjen e analfabetit, la në përdorim

dy analfabete,atë të Stambollit

dhe të Bashkimit me gërma

latine. Por kjo u ndesh me

punën armiqsore të shovinistëve

grekë, të regjimit turk dhe klerit

, të cilët nuk lanë gjë pa bërë për

t’i imponuar popullit tonë analfabetin

grek ose turko arab. Administrata

turke urdhëroi që gjuha

shqipe në shkollë të shkruhej

më gërma arabe. Por protesta në

mitingune e Korçës, më 14 shkurt

1910, nga Pogradeci, Kolonja

, Devolli, Opari, Mokra, Gora,

e tjer, ishin kundër përdorimit të

përdorimit arab në gjuhën shqipe

Me gjithë punën e madhe që bënë

patriotët, problemi i analfabetit

mbeti i pa zgjidhur plotësisht.

Klubi “Bashkimi,,i Manastirit,

thirri përsëri Kongresin e dytë

më 2 prill 1910 në Manastir, nën

kërcënimet turke, për problemin

e analfabetit shqip, por nuk u

zgjidh përfundimisht. Por alafabeti

me gërma latine, u mbështet

nga populli shqiptar,dhe u bë

alafabeti gjithë shqiptarve, alfabeti

që kemi edhe sot.

Lufta për shkollën shqipe

vazhdoi me forcë edhe gjatë

Luftës Ballkanike dhe të luftës së

Parë Botërore, kundra pushtuesve

serbë, grekë bullgarë, austro-hungarezë

e francezë.

Duke u mbeshtetur në të

dhënat e mësipërme mund të

pohohet, se gjuha amtare shqiptare

ka qënë shumë e ekspozuar

ndaj ndikimit të latinishtes,

greqishtes, sllavishtet, osmanishtesh

e tjerë, por nuk u asimilua.

Në përgjithsi pranohet që numri

i huazimeve është i kufizuar

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!